Tek ne i kërkohet popullit të frymëzojë opozitën

16 Nëntor 2025, 20:51Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka krijuar tanimë dy botë të ndryshme politike, botën politike të partisë së tij dhe botën politike të popullit opozitar. Janë dy botë tërësisht të izoluara nga njëra-tjetra. Bota e partisë i kërkon botës së popullit opozitar të luftojë që të fitojë bota e partisë.

Bota politike e partisë së tij, është e pandryshueshme, nuk pranon ndryshime, nuk pranon reformim, nuk pranon emra të rinj, nuk pranon konkurrencë, nuk pranon intelektualë mbi nivelin e Flamurit, nuk pranon luftëtarë mbi nivelin e Gazit, nuk pranon gra të bukur mbi nivelin e Albanës, nuk pranon trima mbi nivelin e Palokës, nuk pranon oratorë mbi nivelin e Klevisit, nuk pranon të ndershëm mbi nivelin e Gjin Gjonit, dhe kështu pafundësisht duke mbrojtur statukonë brenda partisë.

Qëllimi është që të mos ndryshojë garnitura administrative që i siguron Berishës ndjesinë që është kryetar. Dhe për t’i ruajtur këta nuk duhen nxjerrë në beteja, por duhen ruajtur.
Kur ka zgjedhje u bëjmë thirrje opozitarëve të pavarur të kandidojnë. Po humbën, përgjegjësia është e tyre dhe e qeverisë “që u vjedh votat”. Kështu së paku u tha për zgjedhjet e fundit të 9 Nëntorit. Edhe pse është fjali tërësisht alogjike, se pse duhet të vjedhë vota qeveria në një garë që e ka të fituar me njerëz anonimë, kjo nuk e shqetëson Berishën. Rëndësi ka të duket sikur ka pasur një plan.

Tani që do të duhet të bëjë protesta ka të njëjtin skenar. I bëjnë thirrje popullit opozitar të Shqipërisë të protestojnë për ta. Ka plot njerëz të dëshpëruar dhe me halle në këtë vend dhe ata duhen prekur në sedër që të dalin në protesta, “për hallin e tyre se po të jetë për Berishën ai mirë i ka punët”.

Kjo retorikë është vazhdimi i skemës së betejës me kandidatë të pavarur, ku udhëheqja opozitare u fut në bunker dhe populli opozitar në arenën e gladiatorëve.
Në çdo protestë opozitare në botë, frymëzuesja është opozita politike dhe njerëzit janë mbështetës të saj. Është opozita politike ajo që ngjall shpresë, tregon besim tek ndryshimi dhe afron shanset që ai të ndodhë. Tek ne është e kundërta.

Opozita jonë kërkon që populli të bëjë protesta që të ngjall opozitën dhe ta frymëzojë atë, madje dhe ta reformojë. Nëse dështon protesta, dështon populli. Nëse protesta ka sukses, atëherë do të thotë se populli e ngjalli opozitën.

Pra tani kemi një hierarki opozitare që ka zaptuar monopolin politik të opozitës dhe pret që betejat t’ia bëjnë opozitarë që nuk kanë lidhje me partinë, se ndryshe u dëmtohet pushteti i opozitës dhe një popull të cilit i kërkohet të frymëzojë opozitën që i ka ikur frymëzimi për shkak të moshës së kryetarit.

Për këtë kryetari opozitës i del borxh popullit. Ka lajmëruar protestë çdo të hënë. Kush nuk do që opozita të ringjallet s’ka më të drejtë të kërkojë llogari opozitës pse nuk fiton. Ata e kanë bërë të tyren. Tani topi është në fushën e popullit opozitar.

13 Komente

  1. V
    Votusi

    Cdo popull meriton opoziten qe ka.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vrenozi kryetar i pd

      Edhe pak...erdhi dita qe s'do dine ku te futen!!! Vicidolet, Paloqet, Kurvat gra e bura, Jevgjit me fisarmonike, Noket Maloke, Kokeqoshet Mokrare dhe gjithe Stani me Lepura i quajtur pd.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ajo qe kuptova une nga ky shkrimi eshte se: Nese 1 zvkyeminister tenton te vjedhi 700 mije euro duhet protestuar deri mundesisht te djegim kryeministrine , ama nese nje zvkryeminster vjedh 50 milione euro nuk duhet protestuar. Dhe mendoj qe ka te drejte, sepse ne 700 mije euro nuk ngelet gje per gazeten , ndersa ne 50 milione euro po. Bile del edhe per sufllaqe.

        Përgjigjjuni
        1. s
          s'ben

          ben...keshtu ju ndodh atyre qe qorrazi besojne vetem Syri.TV dhe Gazeta 55, mjere ju.

          Përgjigjjuni
    2. s
      si KURVI

      Derri i qiu nënën Sali Mutit, tashti ngrihet Sali Muti, dhe i thotë Derrit - o Baba.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleanca për glorifikimin e " lexhendës"

        Jo,Mero djali,jooooo,topi nuk është në fushën e popullit,topi është në fushën e drejtësisë me pa- përpara,e cila po të kishte kryer detyrën që i është ngarkuar,Sali Brek-s'kisha do ishte sotë te shtat penxheret deri sa të kthente patkonjtë nga dielli Bashkë me të do ishte zhdukur edhe sistemi që "AI" krijoi,se po u hoq strumbullari, mullari bie. N.q.s. kjo do ishte bërë në kohën e duhur sot nuk do diskutonim,e lagu s'e lagu,apo do kërkonim gjurmët duke pasur ujkun përpara. Fakti që drejtësia ka frikë( dhjet në brek nga doktor mortja) tregon se fashizmi berishist është akoma aktiv. PS: Edhe fakti që ne s'kemi bythë të shkruajm me emrin tonë por përdorim pseudonime e mbështet k'të.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haaaaa

          Bufi eshte frikacak.....kur shikone police mbush breket. Gjekmarkaj i bie te fiket , shikone figura , degjone sera , i duket sikur e rrahin police. Paloqe i futé tre kater dopio rraki dhe fluturon. Flamuri pa shkop ofendon gazekaret qe i shkojne pas bythe . I bukuri pace pilaf pordhe mbasi ka hedhur nje kg xhelo mbi floke ngre dy gishtat. Jevgu Kerriçi me firzamonik . I madhi i Qimi Pekes me budallan e portokallise emision per Vrenozet

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigrandi.

            O zot sa mbrapa kohes eshte kjo opozite me ne ktye nje plak qe sman dot veten ne kembe, sa fatkeqsi per kete opozite qe vete mbrapa ketij njeriu te matufjepsur nuk ndoth as ne vendet afrikane qe jane me fise jo ne nje vend ne mes te europes. Po zgjidhni nje njeri tjeter o njerez cfaredo qofte brenda kampit tuaj ta shikoni ndryshimin e popullit qe do tju mbeshtet,hiqeni kete gjene e vjeter qe nuk motivon as familjen e tije, ka me mijra njerez qe presin ndryshimin por me Saliun tuaj harrojeni se do vije,vetem sa beheni per humor dhe do kujtoheni si shembull na ishte nje here...si Donkishoti e tje... Cjane keto forma meskine do te ndrtoni kasolle ne mes te Tiranes, qofshi ju qe jeni.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bervinizmi eshte apartejd

              Varileshte analize! Salia le te jete Enveri i fundit qe Jugu dhe VERIU prodhon ne jete te jeteve!!!!!!?

              Përgjigjjuni
              1. m
                meshirojeni ushtarucin Mjero

                Popullit i takon te frymezoje opoziten e duhet te jete gjithmone opozite me pushtetin. Se sa per "te pa-varur" mediatike te kallepit Mjero Baze ata gdhihen e ngrysen duke frymezuar pushtetin me lepirje vence mollaqeve te tij!

                Përgjigjjuni
                1. e
                  eli-tiv

                  .opozita ka dale ne pension....me zgjedhjet e fundit siguroi pensionin ...cdo gje ndodh rreth tyre jane aktivitete pensionistesh qe nuk kane punuar e me jo tani....Tani jane ne sherbim te liri berishes.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mesuesi

                    Gjithcka qe ndodh ne kete Bote , eshte produkt I nje mardhenie ose I nje marveshje mes paleve . Edhe e keqja jone , e keqja qe na ka zene , e tille eshte . Po cilat Jane keto Perendi Olimpi qe konkludojne per jetet tona , qe na dehin me te verteta e tyre , qe na ndersejne ndaj njeri-tjetrit , qe na trajtojne si kavje duke na hequr zvarre ne baltovinen e mizeries ...?! Njera nga keto " Perendi" , gedhendur ne ballinen e gazetrs se Meros (gazetari me origjine nga treva e Laberise , me I shquari dhe me produktivi , per kohen qe jetojme . ) , lenda dhe kolona qe e mban me kembe kete gazete , eshte Sali Berisha . Duhet thene se kjo gazete , me nje ekzaktesi kirurgjikale I shton cdo dite dic te re mozaikut te portretit te ketij perbindeshi . Dhe Ben shume mire . Kryen kesisoj nje detyre humane dhe , pse Jo , patriotike . Ama kjo eshte njera pale . Emri I pales tjeter , sa me shume stigma godet ( me te drejte ) Berishen , aq me shume Pala tjeter , emri tjeter , zhytet ne terrin e harreses . Per sa kohe do te vazhdojme keshtu , e keqja do te vazhdoje te harliset ...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Spiro

                      Sharlatan njeri je ,qe u bere ky qe je nga kush te beri,por harron se kjo dhune perverse per ndarje krahinash eshte e stisur nga te tjere e ti nje "gazetar" ,me ate qeshjen tinzare e pa stile ua rinderton njerezve te vendit tim si urrejtje pafund dhe urrejtje karshi nji njeriu qe te beri ty dikush,por jo njeri. Çdo njeri do shkoj i qete ne fundin e tije, ne 2mx1mx2m ,ndersa ty as purgatori nuk te pranon sepse je djale i piset edhe kur "qesh". Kaq kaq,por ti meriton te shikosh akoma ne jete nie njeri qe te beri njeri ,ne 100 vjetrorin e vet ,nese do jeshe KESAJ bote. Spiro me dashuri (ish shoku i kujt te mban ty ne jete,por si ty bese nuk Ka ,sepse edhe paraja lidhet te levize tutje e teje)

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje