Ndërsa Sali Berisha do të shkojë për herë të parë para prokurorëve për 21 janarin, ai është duke rikthyer edhe një herë vëmendjen për standardin me të cilin drejtësia shqiptare la në heshtje krimin më të madh politik të 35 viteve, që mund të ndryshonte në mënyrë dramatike fatin e demokracisë në Shqipëri sikur më 2013 të mos kishte ndodhur rotacioni politik.
Vrasjet e pagjykuara dhe të pandëshkuara të 21 janarit, ngjallën frikë në shoqërinë shqiptare dhe filluan të ngrenë kultin e Berishës si një lider i paprekshëm dhe i pandëshkueshëm nga drejtësia. Një komision hetimor qesharak drejtuar nga një ish ministër drejtësie sharlatan, që përpiqej të imitonte Koçi Xoxen, u përpoq të frikësoj gjithë trupën e drejtësisë, duke u sjellë si prokurorë I tyre. E vetmja që u qëndroi me dinjitet në sallë ishte Ina Rama. Ata po ashtu u përpoqën të frikësojnë shtypin, duke na shpall ne katër gazetarët kryesor kritikë me qeverinë në atë kohë, si puçistë, por për fat të keq, nuk guxuan të na thërrisnin në komision duke e anuluar ditën e fundit. Do të ishte një rast I mirë së paku të talleshim me vrasësit që fryheshin mbi karriget e komisionit.
Nëse kthen kokën pas dhe shikon se si është sjellë prokuroria me këtë çështje, duket se në horizont ka rezistuar vetëm kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka qenë edhe traget i sulmeve të pacipa nga Sali Berisha. Gjithë trupa e prokurorisë së Tiranës që dokumentoi gjendjen në terren dhe më pas gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit, janë sjellë më shumë si të akuzuar, se si akuzues.
Në natën e 21 janarit, ndërsa prokuroria e Tiranës dërgoi prokurorët në terren, ata u penguan para Kryeministrisë të dokumentonin plumbat në portën e Kryeministrisë, e cila u hoq në sytë e tyre nga gardistët dhe punonjësit e administratës. Ata u sorollatën gjithë natën dhe nuk mundën të merrnin dot as serverët e Gardës dhe as serverin e Kryeministrisë, duke u shpërfillur sikur të ishin emigrantë të punësuar dhe jo prokurorë të shtetit.
Prokuroria e Përgjithshme, e cila koordinonte hetimin përmes drejtorëve të prokurorisë, ndërhyri në shumë raste për t’i rezistuar injorimit që shteti u bëri prokurorëve, dhe mori përgjigje nga Sali Berisha duke i ngritur një komision hetimor dhe duke u përpjekur ta poshtërojë me gjuhë seksiste si “lavire bulevardi”, duke aluduar për “grushtin e shtetit” të shpikur.
Tani kam dëgjuar disa nga njerëzit e drejtësisë që shpëtuan Sali Berishën nga gjykimi për këtë krim, të fajësojnë ish-kryeprokuroren, por kjo është një alibi që më shumë i turpëron.
Asnjë nga prokurorët e çështjes as në shkallë të parë dhe as në apel, ku ishte edhe zoti Dumani, nuk guxuan të shpallin mos kompetencën duke nxjerrë në pah nevojën për të thirrur në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si persona drejtpërdrejt përgjegjës për tragjedinë. Ata e trajtuan çështjen si prishje të rëndomtë të rendit dhe në sallën ku gjykoheshin gardistët, të mbushur plot me militantë të PD, të vetmit që dridheshin nga frika ishin gjyqtarët, jo vrasësit.
Të mërkurën Sali Berisha do të paraqitet në SPAK pas gati 15 vitesh. Për koincidencë, kryeprokurori i SPAK është Altin Dumani, i cili ka qenë prokuror i kësaj çështjeje në apel, që nuk ka guxuar atëherë të thërrasë Sali Berishën. Pra kemi të njëjtin krim, të njëjtin kriminel, të njëjtin prokuror. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se pas gati 15 vitesh është humbur beteja për të mos e rihapur këtë çështje, dhe i njëjti kriminel do të dalë përballë të njëjtit prokuror për të njëjtin krim, për të cilin nuk është pyetur për gati 15 vjet.
Pra e vetmja gjë e re është Reforma në Drejtësi. Dhe ajo është në provim për ta kaluar klasën duke filluar prej 19 nëntor 2025 e në vazhdim.
Me gjithë mend e ke o Mero, që Dumani të marrë të pandehur Sali Berishen ? Nuk do të ndodhë kurrë që Sali Berisha të merret i pandehur. Dumani është rrahur qysh këlysh nga Sali Berisha, dhe është agjent sekret i SHIK-ut personal të Gazidedes, në sherbim të Sali Berishes. Dumani është agjent i botës së errët të nëndheshme të Sali Berishes. Të tjerat janë bomba tymuese.
Po,po Dumani eshte agjent i Sali Berishes. Nuk ka per te ndodhur gje me hetimin dhe gjykimin e Saliut. Cdo gje do jete formale. Per te denuar Salin,ne radhe te pare duhet te zbulonen dhe te asgjesohen bandat e armatosura te tij.
Merua po i thotë me goditje nga larg Dumanit që mqs dikur nuk bëre gjë se kishe çelësat e kashtës në dorë provoje sot kur ke gjithçka që të duhet për të hetuar të njëjtin krim që dikur nuk mundesh. Nqs Dumani nuk bën asgjë atëherë do bjerë edge kështjella Dumani si diçka prej rëre. Nqs Dumani arrin ta plasë Sali kriminelin brenda atëherë fiton edhe Dumani respektin e merituar por edhe drejtësia në Shqipëri.
Asgje mos prit prej DumDumanit, ai edhe dy tre jave eshte ne krye e pastaj ju a le ne preher dobicin dhe u thot mirupafshim…
Të.gjithë njerzit e drejtësisë të përfshirë në këtë çështje të manipuluar e të tërhequr zvarë të merren të pandehur për shpërdorim detyre, fshehje të vërtetës dhe pjestarë indirekt në krim.
Do Re zhh, nga emri dukesh si koreano-verior. Me që po thua me siguri të plotë, se zoti Dumani, Kryeprokuror në SPAK, qënka "... agjent sekret i SHIK-ut personal të Gazidedes në shërbim të Sali Berishës" dhe po ashtu "agjent i botës së errët të nëndheshme të Sali Berishës", mos ndoshta duhej të paraqitje qoftë dhe një fakt të vetëm për t'u dhënë vlerë dhe bërë i besueshëm për këto që thua? Unë mund t'ju bëjë të ditur IP tuaj dhe fare kollaj mund të zbulohet vëndi dhe kush jeni, të mjafta këto për t'u paditur nëse gjithçka thoni nuk janë të vërteta, por shpifje të ulta që meritojnë ndëshkim shembullor. Nëse ju urreni për vdekje Sali Berishën, besoj nuk ke arsye t'a shoqërosh këtë urrejtje me absurditete për Prokurorin e Përgjithshëm të SPAK.
@....! Reagimi tënd rreth komentit të @malokut etj, do të përligjet nëse ndodh ajo që Mero shkruan në paragrafin e fundit. Ka ndodhur si ka ndodhur me Dumanin në procesin e tragjedisë së 21 janarit, për të kryer detyrën e vënies para përgjegjësisë penale Berishën dhe këdo tjetër të përfshirë në atë masakër, ka sot rastin të vërtetojë se ai nuk është ashtu siç pretendon @maloku, gjë që gjithsesi edhe vetë e kam me rezervë. Por SPAK me Dumanin në krye duhet t'i thonë vetes "enough is enough!". Durimi ka kufi. Jemi para një krimi shtetëror me sensibilitet të lartë shoqëror dhe të mos kryesh detyrën si prokuror i shtetit dhe në emër të tij, do s'do, do marrësh mallkimin e popullit. Mosveprimi, dëshmuar nga piruetat e drejtësisë, në veçanti të prokurorisë, qysh prej 21 janarit 2011, të bëjnë vetvetiu të besosh se mosndëshkimi i fajtorëve të atij krimi, ka qenë dhe është i qëllimshëm, thënë këtë, i bën edhe ata bashkëfajtorë në atë krim. Është momenti, dhe është në dorën e tyre, të tregojnë se nuk është kështu. Për mosndëshkimin e fajtorëve për "vrasjen e shekullit" nga drejtësia, posaçërisht nga SPAK dhe GJKKO, pak rëndësi ka se ç'thonë për ta të indinjuarit e zhgënjyer, ndaj dhe deri kur kjo të ndodhë, ata kanë gjithë të drejtën e Zotit për gjithçka mendojnë dhe thonë në adresë të tyre.
Rrofsh e faleminderit BURETO për përkrahjen morale që na bëni, sidomos MBAS kërcënimit të hapur të bëra nga prokurori anonim me ……pika, shok i Nest Angonit. Prokurorë të tipit me pika…… nuk e kanë vendin në prokurori, por duhen nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë.
…………. anonimit me pika……, që duhet të jetë prokuror i tipit Nesti Angon, do ti thoja që mendimet tuaja, kanë vlerë kërcënuese nga një prokuror dhe në se rezulton i tillë (mbasi paskeni akces në AI-të e aipadeve) jeni ju për tu ndjekur penalisht për kërcënim direkt. Dumani ka 15 vjet që ndjek këtë çështhje, si në kalendat greke të pëlhures së Penelopës, dhe me Sali Berishen akoma bëhet “balet”. Ka edhe të tjerë, që dijnë ta punojnë AI-në dhe të verifikojnë telefonin e -……….- anonimit me pëjka. Dibrançe kjo pëjka. Saliu të shkojë atje ku ka vëndin. Dumani me shokë (jo me Angonë) të bëjnë punën mirë sepse edhe paguhen mirë.
NO FUCKEN COMMENT, DO RE ZHH...I KE THÈNÈ TE GJITHA...!
Jepi drejtim Mero. Beni pershesh kur gjetet shesh. Persa kohe voton vetem administrata. Por do vije koha kur t'ju terheqin per zverku.
Ish ministri i drejtësisë muti i mutit, Eduart Halimi….burë me këpucë me taka, si gratë, për tu dukur i gjatë…
Mos ia qani hallin Ed Halimit sepse eshte miljarder ne euro dhe dollare.
Analize brilante si gjithmon.
I lumte bitha Berishes qe akoma ja Kane friken. Dumani ishte ,eshte dhe do te jete nje frikanacet me rrugacet. Ina Rama duhet dekoruar per qendrimin e saj. Ne Shqiperi Saliu pjell cfaredo I do bitha dhe te gjithe ja hane. Nuk besoj qe drejtesia do vendoset . Nje tufe me rrugacet do shtetin qe ta djegi me Cdo kusht. Te shohim Duman-shejtan,
Ato ofendime dhe kercenime qe i bene Saliu prokurorit Dumani,jane pjese e marveshjes midis Saliut dhe Dumanit. Une,thot Saliu do beje sikur do te shaj dhe ti do besh sikur do me kundershtosh. Prandaj hetimi nga Dumani per Salin eshte formal,sa per t'i Ne fund asgje. Saliu si kont. I pafajshem,nuk ka vrar njeri ne proteste,por i vrau Edi Rama me stilolapsa dhe çadra pistolete. Keshtu do jete ne fund vendimi i GJKKO.
Ngjara e 21 janarit 2011 ështe treguesi më i qartë se si e ka kuptuar dhe zbatuar demokracinë Berisha dhe,nqs nuk bëhet drejtësi,ky vend nuk ka për tu bërë kurrë dhe vetëgjygjësia do të vendos,mos sot,nesër.
Altin Dumani preferon te thirret me mbiemrin Dado. Ne te ardhmen do te shohim se si ai dhe Erion Bani do e nxjerrin Berishen jo vetem te pafajshem por do i paguajne edhe demshperblim per ceshtjen e 21 Janarit dhe te klubit Partizani. Rama e socialistet do mbajne nganje fjalim per viktimat e 21 Janarit do bejne si te pezmatuar me vendimin, dhe do lajne duart njehere e mire me kete ceshtje. Familjet e viktimave nuk do te marrin dot drejtesi.
Le te presim dhe pak dit, mundesit e Dumdumanit jane te vendose nje here e mire eshte apo seshte BURRE, eshte apo seshte FRIKACAK, eshte apo seshte i ndershem e i drejte. Durim pak dit.
Neser ne PROVEN GJENERALE nuk eshte as Dumani, as Cela, as Sadushi-eshte ne proven e zjarrit DREJTESIA E MUNGUAR NE ALBANISTAN.
Dumani ka shansin te shkruaj historine si pasardhes i Dibres se Skenderbeut, ose si Si qullac i dibres se Ahmed zogut
Mero..mire e thua:Duket se kemi nje "Koicidenze"...?Por ajo qe do te theme eshte:Altin Dumdumit i erdhi "Zogu" ne Dore qe te behet i Pasur....do te marre disa Miljone nga Berisha....ose se paku edhe nje-bene pune...sepse e di qe ne Shqiperi nuk ka "Demokraci" ka vetem "Drejtesi" te te fotit dhe "Drejtesi te rkimit Politike".... Kur Berisha pagoj nje Barkederre si @ Lacivita..pse mos te Paguaj edhe Dumanin??Se mos jane Parate e tije??
Unë nuk e kuptoj se pse dhe nga kush u vu Dumani në krye të SPAK dhe jo Ina Rama?! Dyshoj se është vënë (nga socialistët, tip Rama) që Berisha të mos dënohet!
Kete pune e zgjidh vetem nje trupe prokuroresh dhe gjygjtaresh te huaj. Kwta tanet te rruajne leshte.
Do Re zhh! E sakte,te dy si legena qe jane luajne teater.Legeni i madhe e"shane" legeni i vogel ben sikur se degjon!
Je i sigurt per kete ina ramen o mero? Qe eshte e paster?
Nuk e njoh veprimtarinë e Ina Ramës. Për të, qoftë dhe si grua, pata një ndjenjë empatie vetëm kur në 22 janar, dëgjova sulmin verbal ('lavire bulevardi') të gojështhururit Sa-leh Berisha. Si shumë mendova: Epo kur të sulmon 'monstra', me siguri që ajo ka qenë në rregull me detyrën. Rrjedha e ngjarjeve deri në ditën e sotme dhe me çfarë me zë dhe figurë, tregojnë vartësit dhe kolegët e saj në studiot e TV, ma kanë lëkundur mendimin fillestar. Si Prokurore e Përgjithshme (alias 'Silvia Condi') në dy momente ajo ka shpërdoruar detyrën: Në çështjen penale për "vjedhjen e shekullit" siç ishte e ashtuquajtura "Rr. e Kombit", ku sipas KLSH (Kontrolli i l Lartë i Shtetit) ishin kryer 28 shkelje ligjore dhe ishin shpërdoruar rreth 230 mln $. për të cilat i pandehuri L. Basha doli i palagur me 'procedurë' (shkelje afatesh nga prokuroria që drejtonte I.Rama), dhe e dyta kjo e 21 janarit, kur ajo në vend që çështjen duhet ta hetonte vetë, (drejtoria e krimeve të rënda) në vartësi të saj, ia kaloj për kopetencë prokurorisë së Tiranës, e cila bëri atë që sot e dimë, një 'vrimë në ujë': Fajtorë ishin gardistët Llupo dhe Prendi që vranë nga 'pakujdesia' dhe u dënuan përfundimisht me 1-3 vjet burg?! Dhe sot mu për këto dy afera, por sidomos për të dytën, kryefajtori i vërtetë Sa-leh, jo më larg se dje, na kujtoi se kjo çështje është hetuar njëherë, pra quhet e mbyllur?!?! Hetimi dhe thërritje e tij sot në SPAK është vetëm politike dhe fajtori i vërtet i asaj ngjarjeje është Edi Rama, të cilit me të dalë nga SPAK, do t'i bënte një gjyq publik të paparë!!! Ja pra, shkurt, këto janë vetë dy nga ato veprime e mosveprime të Ina Ramës, që na kanë sjellë në këto situata absurde dhe që të çojnë ta konsiderosh edhe atë për "shpërdorim detyre", bashkëfajtore.
Ina Rama ishte dhe mbetet prokurorja që ju nënshtrua publikisht shantazhit agressiv e public të Berishës. Ajo nuk ndërmori asnjë akt juridik për qëndrimet antiligjore të Berishës si pengimi i drejtsisë si dhe për shantazh ndaj saj… Ajo pa pikë turpi lejoi ngritjen e komisionit hetimor pa e ankimuar në kushtetuese si komission në kundërshtim me ligjin për një vepër nën hetim. Zonja së paku për të treguar dinjitet profesional e njerzor duhet të jepte dorëheqjen me qenë se nuk kishte guxim profesional të bënte drejtsi për viktimat dhe shtetin. Mero ke aftësi të jashtzakonshme të mbrosh të pambrojtshmen aftësi e zhvilluar në diktatura dhe Berisha është mjeshtri…
Ashtu eshte Pal, dhe per me teper, eshte po kjo kryeprokurore qe mbylli vrasjen e Kosta Trebickes si nje aksident i rendomte.
Të gjithë akuzojnë Berishën dhe kanë të drejtë.Unë mendoj se duhet filluar nga ata prokurorë e gjykatës që mbyllën këtë krim të shëmtuar.Ina Rama duhet të thotë të vërtetën e asaj dite ku u vranë katër protestues të pafajshëm.Nga ana tjetër Berisha ka folur me zë e figurë se do kisha vrarë edhe 1000 vetë.Pra çfarë prove duhet akoma?Ngjela thotë më kanë thënë amerikanët se Berisha mori kallashin dhe deshte të vriste edhe vetë.Ky kriminel duhet dënuar një orë e më parë sepse ky njeri nuk la nënë pa e veshur me të zeza.
Në se nuk zbardhet ky krim SPAK të japë dorheqjen...
Mero, analizë realiste.Saliu eshte mjeshter I shantazhit edhe presionit psikologjik.Shumicen derrmuese te pjeses drejtuese ne sistemin e drejtesise,policise ,sherbimeve ,administrates etj etj ka emeruar saliu si shperblim ne vitet 1992-97 dhe 2005 -2013.Natyrisht qe ai I di me detaje te gjitha "nderet" qe ju ka bërë me punesime ose shkollime te pamerituara ketyre punonjesve dhe jua pret bibilushin nese nuk I sherbejne atij.
Dumani eshte Lepur i Salehut.......... Duhet Xhevat Hana per keto pune, por e hoqi qafe Salehu
O mero prokuroria dhe eshte quajtura drejtesia e re jan nje flluske sapuni. Ata ne shumicen e tyre jan plepista,jan ushtaret e sali qenit,si mund te bejn drejtesi keta ?????. Asnjeher nuk do ta kemi. Popullin po e rrasin ne burg per ndertimin e nje koteci pulash.apo gjera ordinere.
Komentuesit shprehin me te drejte mosbesimin se mund te merret i pandehur Sali vrasesi. Po sido te veje puna, populli do fitoje, ose Saliut i dergohet dosja tek Bani i Saliut ne GjKKO, ose populli shpeton nga SPAK-ku qe do te shkrihet. E rendesishme eshte qe Saliun tashme e ka denuar populli! Saliun e ka denuar Strasburgu indirekt per 21 janarin.
Jasu , Mero ! Po keta ithtaret e gazetrs tende flasin me gjuhen e sh. Berisha , mor tungjatjeta ! Ne gjithe retoriken e tyre brilante , gjithe nerv e urrejtje , vetem britmat " Berishaaa " dhe " Rrofte Berishaaaa " mungojne ... Prandaj ndaeni mendjen , jeni me drejtesine apo me Berishen ?
Le të heqin dorë nga kjo çështje Amerika dhe Europa dhe do të shohim se ku do te shkoj kjo punë.Neve jemi shoqëri e korruptuar dhe e pamoralshme,neve duhet të tjerët të vijn të na trimërojn për ti bërë zap kriminelët e pastaj dalim e krekosemi se po bëjmë diqka.Lavdi Amerikes dhe Europës se neve nuk na vlen lëkura për dy pare.
Burimi 22.42 ,nuk eshte faji I shoqërise sone,qe ti ul koken kur gruaja jote e pamoralshme niqet.
Degjoj aresyetime te shumta ne rrjete sociale apo ne biseda te lira te qytetareve qe ngjarja I 21 Janarit nuk eshte thjeshte ceshtje kush e dha urdheron. Jo mendoj! Pas deklarimit te Berishes 14 vjet me vone se 21 Janari ishte "krim shtetror pa dashje" eshte tjeter gje. Eshte krim shtetror I paramenduar dhe se S. B. LUL basha, Andrea prendi dhe ndonje tjeter kane disputation paraprakisht ne kuader te "masave per mirjtjen e protestes" kane mekatuar dhe kane bere diskutim njelloj si njerezit e organizatave terroriste dhe prandaj duhen akazuar si grup terrorist shtetror, pergjegjes plotesishte per vrasjen e 4 shqiptareve ne bulevard pasi protesta kishte mbaruar. Asnje person prtestues nuk ishte brenda murit rrethues te KM. Vrasja e 4 qytetareve ne keto rrethana ngjane si vrasje ne plotesim te nje ptogrami te paramenduar. SPAK mos lejoni tua hedh S.B. dhe anetaret e organizates terroriste shtetirore udhehequr nga S.B. Akuza duhet te ngrihet mbi organizimin e kesaj organizate terroriste duke abuzuar me pozicionet shtetrore. Duhet hetuar dhe akuzuar si grup terrorist pasi jane 4 te vrare dhe 137 te plagosur. Nuk duket " pa dashje"! Kjo histori nuk eshte ceshtje kush dha urdherin ! Por kysh e organizou dhe ekzekutoi planin.
Me e rende se vrasja makabre ne 21 janar 2011 me urdher te Usaliut Biberishajt Eshte deklarata Usambasadorit Arvizi qe e quajti "burre shteti" nje vrases me kollare. Tolerimi ose me sakte mbrojtja e fshehur qe po i ben Usaliut inteligjencia amerikane ka sjell si rezultat gjunjezimin e shtetit dhe dinjitetit kombetar.. Ka ardhur koha te pyesim Pse Amerikes i intereson nje Shqiperi e varur ne kryq me USalitar ne gryke
E Kam thene,banda berishiste ne Spak perfaqesohet nga dyshja Olsi Dado-Dumani Nesti Angonin e sajoj kjo dyshe nen dirigjimin e Sali kriminelit,asnje dyshim Mos kini. Arrestimi I Veliaj per sutjenat e gruas eshte veper e Dado-Dumanit me urdher te Saliut. Vrasjet e 21 Janarit u bene nga Prendi-Llupi me urdher te Saliut. Sa shkruajta gjykojeni,a Kam te drejt.
Dumani eshte kelysh i amerikaneve, pra Sali qenin e mbrojne miqte tane "te beses", amerikanet dhe s'ka per t'u denuar kurre...!!! Merua e di kete, por thjesht tall bythen me kete popull hajvan, qe per nje "gavete fasule", apo nje perralle te bukur, shet nene e babe (gruan po e po)...!!!
I njëjti krim, i njëjti prokuror, i njëjti kriminel dhe e njëjta FARSË …15 vite më pas
E para Mero, nuk thuhet "traget" por target, ne kuptimin shenjester. E dyta, analiza nuk eshte e plote derisa jashte saj lihet Bamir Topi, presidenti me "p" te vogel, maja e piramides shteterore. "Horri i Bulevardit", i thirrur publikisht keshtu nga SB, nuk u ngrit ne lartesine e rolit te tij kushtetues, perkundrazi pranoi neperkembjen e turpshme. Prokuroria duhet ta therrase Bamir Topin si FAJTOR ne krim. Loni
I ra kallai kusise se Dumanit. Harram rrogen qe ka mare te plate per pune gjysmake
Asgje nuk do te ndodh. Vrasja shteterore zgjidhet me vullnet politik qe Rama nuk e jep per arsyhet e veta. Nje super zhgenjim. Shteti kriminel qe vret dhe fshihet pas fustanit te Ina Rames ende edhe sot. Sa per Dumanit duhet te ishte i pari qe duhej te thirrej ne SPAK se bashku me prokuroret e tjer ne ate kohe qe nuk hetuan vrasjet por penguan zbardhjen e krimeve. A nuk eshte kjo "shperdorim detyre" apo "korrupsion pasiv" meqe i kane qejf keto akuza sot?
Po ai edhe sot tha se 4 protestusit nuk janë vrarë nga brënda kryeministris
Mero djali, nuk te mungon zgjuaresia, por guximi per te thene te verteten:Tani mbas 15 vjetesh nuk kemi nje kriminel, por dy kriminele, ku krimineli i dyte, Dumani, eshte dhe i rezikshem, mbasi e ka lene te lire ate lloj krimineli, qe se bashku me beun e surrelit, vazhdojne ta gremisin kete vend europian.
Mero , te gjithe keta duartrokitesit e tu , bashke dhe me ndonje artikulues elokuent dhe korrekt me ligjesite gjuhesore te shqipes se shkruar , si Z. Bureto , sikur kerkojne drejtesine e Aranit Celes dhe Nevzat Aznedarit , o djale ! Sepse DUMANi , dmth SPAKU , eshte kelysh Amerike , thote ndonje , Ben teater me Saliun , nje tjeter , ndersa vete Saliu e quan e c'nuk e quan , Troplin , terrorist ... ! Harrojeni , ju nostaligje te Ferrit Dantesk , Celet dhe Haznedaret nuk ngrihen me nga varri .
Hipokizia e drejtësisë së “reformuar” që po jep rezultate duket ashiqare kur të tjerët i thërasin madje i izolojnë për korrupsion pasiv vetëm me dyshime apo duke treguar aftësi të pa para ndaj ndërtimeve pa leje të koteceve ama jo të pallateve Kjo është drejtësia demokratike
Pirdh,pirdh o Mero.Per ke te merkure e ke fjalen dhe se do pyetet Saliu nga Dumdumi apo Dumdumi do pyetet nga Saliu? Nderkohe qe minimalish Saliu duhet te ishte duke vuajtur denimi me burgim te perjetshem,ai vazhdon e tallet me njerzit qe sot ironikisht drejtojne drejtesine,pasi keta drejtues nuk guxojne ti hedhin syte e jo me ti bejne edhe pyetje. Nje gje me bene pershtypje,si nuk kuptoni xhanem qe te gjithe qe emertohen ne poste te larta te çdrejtesise firmosin per mosndeshkimin e kryekrimit te ketij vendi ,me urdher nga ata qe e montuan enkas per kete dite,ku Saliut edhe pse i afruan nje shume marramendase per te tjetersuar kete vend ai nuk e pranoi shumen ku si shperblim i dhane fuqine per te bere gjithçka mbi kete vend dhe popull falas.Ndaj ai sot i trajton drejtuesit e àdrejtesise ne ate fare feje duke qene i bindur qe ata jo vetem qe nuk do e denojne por nuk kane guximin as ta therrasin. Jam i bindur qe Ju zoti Baze e dini shume mire qe perse ai nuk shkon dhe per interes te fitimit beni editoriale te tilla te pavlera per shoqerine por me vlere fitimprurese.Familjet e viktimave kane vetem nje rruge per te vene drejtesine ne vend,plumbi do plumb e jo me the te thash. Emri i ketij kriineli minimalisht duhet te ishte harruar dhe jo me te jete fizikisht akoma ne rend te dites per kete shoqeri pa vlera dhe moral. Poshte diktatura e budallenjeve.
Dumamin lereni te beje punen e vet ka te tjere qe e kontrollojne. Kane ndryshuar kohet.
Lereni Dumanin te beje punen e vet kane ndryshuar kohet