SPAK duhet ta “besojë” Berishën për grushtin e shtetit më 21 Janar

19 Nëntor 2025, 19:04Editorial Mero Baze

Në gjithë arsyetimet e tij për vrasjen e katër qytetarëve më 21 Janar, Sali Berisha ka pasur dy argumente të shpikura. Argumenti i parë zgjati rreth pesë orë. Ai ishte se vrasjet i kishte bërë Edi Rama me çadra pistoletë, thika me helm, nxjerrë nga nepërkat e Mashkullorës (Nuk di pse e lidh Mashkullorën me helm nepërke) dhe armë të tjera artizanale, pasi asnjë vrasje, sipas tij nuk ishte bërë me armët e Gardës. Këtë e deklaroi në orën 19:30 të datës 21 Janar, dhe ky argument zgjati deri në orën 24:00 kur dolën pamjet se nga ishte qëlluar dhe kush kishte vrarë.

Atëherë, të nesërmen në mëngjes, filloi pistën e re: se vrasjet u bënë për të shmangur grushtin e shtetit të Edi Ramës në bashkëpunim me Presidentin Topi dhe Kryeprokuroren Ina Rama, njëri “horr bulevardi”, tjetra “lavire bulevardi”.

Nuk ka dhënë më asnjë shpjegim tjetër që prej vitit 2011 kur vrau katër vetë.

Për të mos e rënduar me akuza të tjera, duhet t’i sugjerojmë SPAK-ut ta marrë seriozisht argumentin e Berishës dhe, kur të shkojë të hënën tjetër në SPAK, t’i kërkojë ta formulojë si akuzë. Pra, të formulojë një akuzë zyrtare se ka pasur grusht shteti, se në krye të këtij komploti ishte Edi Rama, Presidenti i Republikës, Kryeprokurorja, katër gazetarë dhe të tjerë. Ai ka ngritur edhe komision hetimor për këtë çështje dhe ka “argumente”.

Ose, po të dojë, të çojë dhe akuzën e parë, atë që bëri në orën 19:30, ku fajësoi për vrasjet njerëzit e Edi Ramës në opozitë. Madje Aleksandër Frangaj pati bërë edhe emision special në Opinion për këtë çështje, ku argumentohej se ai burri me çadër kishte vrarë Ziver Veizin dhe pastaj ishte zhdukur.

Tani Berisha të zgjedhë kë të dojë nga pistat e veta: ose të parën, ose të dytën, ose të dyja bashkë, dhe t’i dorëzojë në SPAK si akuzë. Kjo mund ta bëjë më të lehtë procesin. SPAK mund të hetojë Edi Ramën, Bamir Topin, Ina Ramën dhe ne katër gazetarëve të akuzuar si “puçistë” dhe ose të provojë atë që thotë Berisha, ose t’i shtojë Berishës një akuzë tjetër për kallëzim të rremë dhe ta mbyllim këtë histori të alibive të tij.

Me këtë rast kënaqen edhe ata trushpëlarët e tij, që çdo ditë kërcënojnë se do sulmojnë me armë Edi Ramën dhe do marrin pushtetin, dhe sa herë u kujtohet 21 Janari-që nuk ka sulmuar askush me armë-thonë se ishte grusht shteti. Me atë kriter, Sali Berisha ka bërë 50 herë grusht shteti që nga viti 2013 para Kryeministrisë, por nuk i është prekur asnjë qime floku, megjithë nevojën që ka për një dëshmorë.

Prandaj është mirë që të merret seriozisht gënjeshtra e tij dhe ose të kthehet në kallëzim penal, ose të kthehet në akuzë për “pengim hetimi”. Me këtë rast zbardhen edhe vrasjet, edhe “grushti i shtetit” që ekziston vetëm në kokën e Berishës, por jo për kokën e Berishës.

19 Komente

  1. Y
    YMERIT I MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ E TALL ANDI B

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK LLULLES KAR BOLES , idajet BYTHQIRIT

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na myten arbanistanet

      Eh mer shqypbelbezues, paske mesu pak shqip? Tani shko e meso dhe me shpreh nje mendim ...

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ymeri

        Jo te gjithe bejne ate qe bën ti mor mjeran...

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xxxx

          Ky me shkronja te medha eshte Analfabet Funksional ( Ref.: Banka Boterore, 2011).

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salaria heroike

            Ik o Ymer Ik. Naten e mire...

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Je një uturakmbajtës i sali malokut.Vjen era çeçen bythoreje ????????????????????.Të vjen goja era mut i sali malokut.Fuck you gay.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Treni

              Mero Puçisti :)

              Përgjigjjuni
              1. v
                vari l***t

                Nuk i ke keq argumentet qe perdor per Saliun, Por ne kete portalin tend botohen edhe lajme 'sensacionale' ku bashkepatriotet tane trajtohen si delja e zeze ne disa vende te BE. Jo me larg se dje botuat nje lajm sesi 8 shqiptare kishin organizuar nje atentat ndaj nje prokurori ne Belgjike madje pertej lajmeve belge kishit shtuar edhe nja 1 milion euro. Po sot qe ata shqiptaret u liruan Perse nuk e botoni lajmin epo edhe ti dava antishqiptari je. Ata te 8 shqiptaret u liruan sepse jo vetem qe nuk kishin organizuar ndonje atentat por as verbalisht nuk e kishin kercenuar ate palo prokurorin. Jeni edhe me keq se serbet e greket, por ata te pakten jane te deklaruar si antishqiptare.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po

                  Po prokuroret e asaj kohe qe nuk ben detyren por u zbythen nga frika e Saliut a duhet te merren ne pyetje nga SPAK? Eshte krim shtetrore dhe shteti nuk eshte vetem kryeministri por edhe organet e drejtesise si policia, prokuroria dhe gjykatsit. A nuk eshte "shperdorim detyre" dhe "korrupsion pasiv" pengesa e hetimeve per 4 vrasje apo mos fillimi i hetimeve? Eshte vrasje shteterore o Mero nuk mund te fshihen te gjithe pas Saliut. Te gjithe duhet te merren seriozisht, edhe doktoret e spitalit qe genjyhen publikisht per te fshehur krimin edhe ata qe fshehen gardistet si minj ne budrumet e kryemistrise.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Spiro

                    Për SPAK-un, ka ardhur ORA e të vërtetës. Ose të bëjnë e japin drejtësi, ose të mbyllin sqepin, të dorezohen duke u dorëhequr të paktën me dinjitet, dhe kjo strukturë e posaçme të mbyllet, duke u ribërë vetëm një Prokurori, dhe ti kërkojnë të falur boterisht Sali Berishes. Rrugë tjetër, nuk ka. Gjithë ky trajtim, gjithë këto privilegje, gjithë këtë mbrojtie fizike e familiare ka përfunduar në arka peshku dhe të brendëshme grashë. Ku ishe, asgjekundi, e ç’bëre, asgjë.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malua

                      File Spiro,keshtu e katandisen kte vend keta vrit e vidh po je politikan nuk te gjen gje,peshku dhe breket jan si ai 10 ose 20 lekshi qe lejme bakshish ne ne mengjes per kafen, per keta!Shiko me thelle se me nje nivel fillestar drejtesie keta mbushen burgjet e moren arratine pa le tu hysh me themel nuk ngel njeri qe ka punuar ne administrat pa denim!Keshtu qe nuk eshte fare faji Spak sepse e te doje nuk ka cfare ju ben ketyre ne kte moment jan 100% te perfshire.Endaksi palikari shiko pak me larg jo deri te vendi punes!

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Perrallat e plakut ozum

                      Gjeja me e neveritshme eshte pyetjet qe i bejne keto te ashtuquajture gazetare dhe rrine e degjojne perrallat e plakut pa' bere asnje korigjim.Thote qe Garda zbatoi ligjin.Cilin ligj te qellohet mbi persona qe ishin jashte teritorit te kryeministrise dhe nuk perbenin asnje rrezik kanosje per ta dhe ata qe mbronin.Nuk degjova nje ti bente pyetjen se i qendron akoma deklarates si. snaiperi i peste per te qelluar.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Duhet

                        Politikanet abuzues duhen te pastrohen! Te tjeret duhet te kuptojne qe duhet te futen ne binaret e sherbimit ndaj popullit! Kur populli te ndjehet normal atehere le tu jepet rroge 10 fish qe te jetojne ne harmoni me vehten, me familjen dhe popullin.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cfurku

                          ------------------------------------------------------------------------------------------------Spaku është si çarku,------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- duhet një mi------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- për provën e tij.---------------

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Yzxhvgeiklsdhifghjqworxcnhva

                            Z.Komentues Y , te lutem shume nese keni mundesi ta shkruani ate listen tuaj te famshme se na ka marre malli.E di qe e ke te veshtire se jane shtuar shume kandidatet per ate liste por s'ke cfare ben do sforcohesh nje cike por me qe jemi edhe ne prag festash jepja publikut ate kenaqesi.Redpekte .

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Holy justice

                              DUHET TE KUPTOJME QE NJE HERE E PERGJITHMONE SALIU EDVINI ENVER MEHMET E ATA SI KETA QE DO TE VIJNE ME PAS, JANE NJEREZ SI GJITHE TE TJERET DHE DO TE JAPIN LLOGARI PARA DREJTESISE SI GJITHE TE TJERET! FLAMUJ, TESERA E LOGO NUK DO TE JENE ME KURRE SHPATE,, MBUROJE A PERKRENARE E TYRE. NJE SHOQERI E DREJTE VLEN TE JETOJE.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bedri Islami

                                Mero Baze per 1997 " Rrebelimi komunist i 1997 u drejtua kunder nje pushteti legjitim ..." eshte i njejti Mero Baze qe po i kerkon SPAK te besoje sot ate qe ai vete e ka pas te qarte dikur.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Munika

                                  Me kete drejtesi te pjerdhur, ky vend eshte kthyer ne xhungel. Mbahen qelive njerez, pa akuza ose me akuza pordheliqesh dhe lihet I lire ky kriminel nderkombetar qe mban ne shpine shume jete te humbura shqiptaresh

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mallkimi i numrave-2 te Rilindjes

                                    GJKKO jep sot vendimin - largim nga detyra e bllokim pasaporte per zevendes - Ramen ose nr-2 i Rilindjes pas burgosjes se Lali Velise qe po ngroh vezet brenda qelise : shoqe Bella Ballukun...por vetem gazetes Meron nuk i ka vajtur akoma sinjali per kete! (

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje