Një kafe pa faturë për Berishën

28 Nëntor 2025, 19:06Editorial Mero Baze

I vetmi problem që ka Berisha me këtë “kafen” e më të votuarve në PD jashtë zyrave të PD, është që ta ndajnë mendjen nëse do jenë në PD, apo jashtë saj.
Fakti që disa individë në PD janë më të votuarit dhe nuk janë në krye të PD, është shumë më i rëndësishëm se fakti që ata mund të kenë ndërmend të bëjnë një debat të ri politik brenda PD. Vetë fakti që ata nuk janë në krye të PD, ka rrëzuar në një farë mënyre sloganin e Berishës në kohën e rimarrjes së PD pas shpalljes “non grata”, që ishte “më të fortë, më të bashkuar”.

Tani më të fortët nuk janë më të bashkuar me ekipin e PD, çka tregon shumë se e gjithë lëvizja e Berishës nuk ishte as për t’u bërë më të fortë, as për t’u bashkuar, por për t’u rikthyer ai në krye të PD si pronë private.

Kjo që ka ndodhur nuk është lëvizje. Ky është gjest. Dhe kur një gjest tregon më shumë se një mijë fjalime dhe komente për të fshehur gjestin, do të thotë se PD është përballë një problemi të madh, që ka të bëjë me faktin se ata që u përdorën nga Berisha për t’u rikthyer vetë në krye të PD, nuk e pranojnë më këtë që ka ndodhur.

Nuk pranojnë së pari fshirjen e parimit të meritokracisë brenda PD, duke lënë jashtë përfaqësimit ata që janë më shumë të votuar nga elektorati. Një parti më e fortë, natyrisht që bëhet nga ata që marrin vota më tepër, dhe fakti që ata janë në një kafene dhe jo në zyrat e PD flet qartë.

Nga ana tjetër ky është një dëshmi e përpjekjes së Berishës për ta paraqitur PD të bashkuar rreth tij, tani që është më e ndarë se kurrë. Dhe PD është më e ndarë se kurrë jo nga kafeja e këtyre, por nga pastrimi që ka nga shumë grupe brenda saj. Tani me Berishën ndihen të tradhtuar të gjithë, edhe radikalët, edhe ata që besuan broçkullat konservatore të Berishës, edhe ata që besuan se do vendoseshin norma demokratike, edhe ata që besuan se do kishte primare, edhe ata të rinjtë e shkolluar që iu bashkuan me idenë se do reformohej, edhe drejtuesit e Forumit Rinor etj. Pra PD nuk po e pastron kafeja e më të votuarve. Ajo është e pastruar. Këta thjesht kanë bërë një gjest publik për të treguar se nuk janë dakord me kënetën që kërkon të ruajë Berisha.

Dhe i vetmi shqetësim i Berishës ishte që ata duhet të shkonin në zyrë të tij. Aty brenda zyrës së tij ai është gati të pranojë gjithçka, të pranojë kritikat, të pranojë sulmet, të pranojë padrejtësitë që u ka bërë. Boll të jenë brenda zyrës së tij, ku ai është kryetar.

Ai do që edhe reformimi të bëhet nën udhëheqjen e tij.

Aty me Flamurin dhe Albanën, që kanë gjithë jetën që emërohen dhe nuk zgjidhen, vetëm që të votojnë Berishën kryetar, ai ndihet i sigurt. Kur thotë jashtë zyrës, ka parasysh që jeni jashtë partisë. Dhe kjo quhet një kafe faturën e të cilës ai nuk e njeh. Është duke u thënë se do paguani për këtë që po bëni.

24 Komente

  1. S
    Sateri

    Sidoqofte ngritja e flamurit qe beri Skenderbeu ne Vlore I ndihmoi per te zbuluar nje grup te rrezikshem armiqesor qe drejtohej kunder lexhendes se pjerdhur

    Përgjigjjuni
    1. G
      Grida 15 vjet më e madhe se Salianji

      Taksirat për këtë vënd, që drejtimin e PD, do ta marrë një që i thonë përseri me Sali…anji….. Përseri në thelb, rrënja është Sali, produkt i BABhalé….

      Përgjigjjuni
    2. I
      Iso

      Mero! Ti e njef mire sali vukun por mos kjo kafja qe kane pire keta zvarraniket eshte loje e kopilit serb?!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flamurin në Vlorë e ngriti Skenderbeu sipas Mul No

        Të gjithë këta reformatorët e PD, duhet të ruhen e të kujdesen për jetët e tyre personale, nga ndonjë “aksident” automobilistik (si Olldashi), nga ndonjë “kafe” (zv.ministri brendshëm Poni, ambasadori Tepshi, qofshin të dy për rahmet). Saliu “ju don fort” por ruani mirë kokën.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TV

          Po ti harrove Zhulalin, Gazideden, Azemin, …

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pikë pikë pikë

            Po Pjeter Arbnorin mo e harruatë ?

            Përgjigjjuni
        2. S
          Stardust

          Eshte skeme e vjeter ne PD. Prej vitesh shikojme te njejtin teater. Grupe apo individe qe bejne sikur largohen nga PD dhe me pas rikthehen sikur mos te kishte ndodhur asgje. Politikane amatore te tredhur qe genjejne me te njejten genjeshter elektoratin e tyre te tredhur.

          Përgjigjjuni
          1. t
            taipi

            Mero ,nëse ky grup do kete sukses ne PD ,do sjelli nje fryme te re opozitarizmi .Kjo mund te sjelli nje fryme ndryshimi në kënetën e politikës shqiptare ,madje mund te sjelli ndryshim edhe brenda PS dhe metodës teknike (jopolitike) te qeverisjes .Duke u nisur nga ngjarje e meparshme me grupe dhe rryma brenda partive ,mund ta kenë te veshtire arritjen e objektivit .

            Përgjigjjuni
            1. k
              kuksiani i varfer

              Ky njeri nuk e bani nje dite te mire per kete vend, eshte ba si bole kandari, po tallen gjithandej, e thirrin tash e pare ne gjykate, shkon si knjaz, del prej andej dhe leh si qeni ne hane...perfundimisht e mori ne qafe kete popull duke e lane pa opozite, dhe kur nuk ka opozite edhe demokracia xhiron ne vend.....

              Përgjigjjuni
              1. s
                sali

                Me kafe apo kafe te gjithe keta jane te kllonuar Berishiste dhe nuk ndryshon tek ata apo te pd,Do jete njesoj

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tironsi

                  dikush duhet te bej nje liber per skemat e kopilit serb.

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tironsi

                    dikush duhet te bej nje liber per skemat e kopilit serb.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dursakja

                      Saliu, Njeriu i Zi, po përsërit udhërrëfyesin e tij, Ramiz Alinë që donte të debatonte në zyra, të bënte mbledhje se e pa më në fund se i kishte dalë situata nga duart. Të njëjtën gjë dhe Balozi i Zi, e ndjen veten keq në këtë situatë dhe do të përdor çdo rrugë dhe mënyrë për të mos i dalë partia nga duart dhe shpesh flet me nota mashtruese, të dashur miq, dhe si me shumë respekt për anëtarët e PD dhe mitingashët në mitingje. I ka ardhur fundi, por ky do të jetë fundi i tij nëse populli tregohet i vendosur në kufinjtë e distancimit nga ky manipulues profesionist dhe mashtrues i kualifikuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xhemal

                        U mblodhen salinjt kunder Saliut...eshte thjeshte humor..PD asnjehere nuk Ka qene parti politike por nje grup klanesh per interesa te ndryshme e te gjithe te frymezuar nga ideollogjia e dhunes,urrejtjes,percarjes,zhvatjes, shpifjes,ndarjes,perjashtimit..ne ate shporte gjeni gjithecka,koministe te falimentuar,ballistet,fashiste,naziste,liberale,demokrate a,Jo demokrate nuk Ka,zogiste qe fluturojne me presh ne bythe,matrapaze,spiune ..ne nje shporte ku Jane mbledhur veset ,,shembujt Jane sheshit cdo dite i shikojme,lexojme ne emisione TV zhgarravine,portale etj ku behet edhe thirrjre per pernbysje me force,se ndryshe nuk vene ne pushtet(ne fakt vetem zhurme bejne se shumica e shqipetareve i Kane braktisur),Jane kethyer ne dordolec arash qe as zogjt nuk trembin..mbeten me shprese qe nje force e jashteme,nga do qe te vije tu jap dhurate drejtimin e Shqiperise...Shqipetaret nuk harrojne kurre tragjedite qe kaluan kur ne pushtet ishte Salizmi 1994,96,97,98,2008,2011,e qindra marrezi te tjera ne ekonomi,arsim,kultures,shendetesi,ne ruajtjen e teritorit, ambientit (shqiperine e ketheu ne nje hale te madhe),ndertoi geto rreth qyteteve qe do dekada,e dekada te rregullohet,rrafshoi industrine,buqesine ,energjine,pasurine nentokesore,etj etj prishi edhe burimet ,kanale e ujit,vreshtat ,do gje te ndertuar me mundin djersen e gjakun e miliona shqipetareve,zhvati me grupin e tij,tere kursimet e njerezeve,familjeve,vrau,plagosir,perdhosi dinjitetin e shqipetareve kudo Brenda e jashte vendit..vetem per marrezine e ndarjes se tokes,prones u vrane 10000, jete(nje lufte e vertete). Lodhesh ti numerosh..prandaj nga Saliu ,grupimi i tij mos prisni asgje te mire. miu minj pjell..

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati i vertet.

                          Mero keta i vijne rrotull mortjes por nuk kane asnje shanc ta heqen Saliun se kur ishte momenti qe e hoqi Luli keta i mbajten uturakun per te siguruar nje vend dhe i lepine dhe menderen,e sollen me force me hunj e me vare tani jo particka te bejne keta por cfaredo gje tjeter Sala eshte ullur ne fron dhe kush ngre kok e godit me shkop ne kok dhe keta i thone jo na fal se ne se kemi me tya se ti je i pa zvensushem ne pd. Keshtu qe shanci i vetem i tyre eshte kur ta heq zoti.

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            meshirojeni ushtarucin Mero

                            As arrestimi qe i behet Nr-2 te Rilindjes pra Kryetarit Bashkise Tirane ne fillim te vitit, as dhe GJKKO qe jep vendimin per pezullim nga posti i zevendes Kryeministres aktualisht Nr-2 i Rilindjes pas akuzave ndaj saj, ...nuk e nxjerrin dot kurrsesi Mero Bazen nga llogorja e Saliut qe te shkruaje per nje Kafe me fature per Edi Ramen!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demokrati.

                              O ti komentus edhe Edi Rama te arrestohet populli nuk e shikon dot Saliun tuaj kaq mynxira qe ai i ka bere ketij populli kuurre nuk do vije ne pushtet jo se nuk eshte i nevojshem rrotacioni eshte madje shume, por popullin nuk e genjen me dot,populli di te votoje ka ditur dhe me para por Saliu ja vithte e impononte fitoren me marifete,sot nuk i ka me ne dore ato ka vetem nje vule dhe dhe ca lepiresa qe i rrine nga mbrapa. Duhet crrenjosje me rrenje nga pd e katandisur si mos me keq,sic hoqi Shqiperia Enverin ne 92-shin duhet te hiqni ju Berishen e Berishizmin,po se keni kuptuar kete rrini se mire jeni aty ku jeni.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

                                YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT??????? !!!! YMER PO TE MBANE GIJA ERE MUTI PRANDAJ NUK TE OFROHET ASNJERI AFER

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Poloka

                                  Gurguleja që po ngrejnë anal istet e kazanit mediatik se i ashtuquajturi grup i kafesë së babales do qullosë gjë, asgjë nuk do të ndodhë. Në fund të ditës nga PD do të dalë edhe një partickë e re, si shumë të tjeta para kësaj, e cila do ketë fatin e tyre. Kështu PD, do jetë një slogan pa asnjë ide dhe të ardhme.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mesuesi

                                    Mero , jemi ne kushtet e nje absurdi . E gjithe narrative antiberishe I ngjan atyre rrangulliqeve me bombula oksigjenit ose mbeturinave te inxheksioneve per te mbajtur mbajtur gjalle S. Berishen ! Edhe e shajme , edhe e mallkojne , madje lutemi qe ta marre sa me shpejt mortja qe e ka harruar , dhe nderkaq , non stop , I sherbejme beniketidht qe ta Kemi gjalle sa me gjate !? Vertete e cuditshem dhe e trishtueshme ! Persiatja jote per ate faturen , Pertej stilistikes gjuhesore qe rrjedh hijshem , eshte kot . Gjithcka qe ndodh ne kullen e Berishes , eshte produkt vetem I Berishes ... Eshte loje , eshte per te hedhur hi syve se ne stanin berishist ka shendet , ka ...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      rapsodi popullor

                                      Vjedhje nate e dite nga c'do zyre e kesaj qeveri, e Mero nje avaz me fajin me Sali / burgosen per vjedhje ministra, kryebashkiake, deputet, e Mero per Sali vazhdon e uleret / burgoset Lali e Bela nen hetim me pas, e prap me Sali akoma ky Mero nje avaz / me Sali ka rrojtur e me Sali ne goje do te mbese, e kur ti vije vdekja "Fajin e ka Saliu" do therrese /

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Y
                                        YMERIT I RRJEDHE NGA KARI QELBESIRE DHE MUT

                                        MERHUM YMER NXJERRE KARIN SE PO VJEN FRRYK CYPI PO TA FUT BYTHEN NE KAR HAHA HAHA -YMER PSE JA PUBLIKOVE DOSJEN E EDI RAMES KUR I ATI I TIJ KRISTAQI JA PALLIJ GRUAN EDVIN DROGES DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gjok

                                          Tja kishe vene titullin.. nje kafe pa sheqer. .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arsenal fan

                                            Mero ti ke një tharm politik të jashtëzakonshëm! Duket sikur politikanët kanë hequr dorë nga politika për tja lënë në dorë një gazetari! Thënë kjo lidhur me temën duket sikur Berisha (nënkupto PD) duke hequr dorë nga respektimi i rregullave të lojës demokratike, jo vetëm që nuk erdhi në pushtet sic pretendonte dhe deklaronte Berisha, por u kthye në dekor politik qesharak dy lekësh i pushtetit të plotë të Edi Ramës. Ata që nuk deshën të ishin dekor u kthyen në dekorin më perfekt të pushtetit. Dhe kjo nuk është gjë e mirë, edhe kështu mund ta rrezikosh demokracinë, duke zhdukur alternativën dhe duke përjetsuar një pushtet që për alternativë ka vetveten.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje