Shqipëria duhet të qeveriset nga politika, jo nga administrata

27 Nëntor 2025, 19:16Editorial Mero Baze

Para disa ditësh mu desh të shkoja në një nga zyrat e shërbimit të administratës publike e cila kishte një organizim shembullor pothuajse perëndimor. Dhe mu në kulmin e vetëndjerjes si qytetar perëndimor që po merrja një shërbim cilësor, një nga vajzat që më shërbente, meqë më njohu, më pyeti nëse unë isha me “Partizanin apo Tiranën”, që siç e zbërtheu me të qeshur, donte të pyeste nëse isha me Ballukun apo Veliajn.
Edhe pse ishte pak me njëfarë humori, në fakt më kujtoi se sa pak rëndësi ka një administratë e mirë pa një karakter politik.

Partia Socialiste sot po përballet me zhveshjen e saj nga identiteti politik dhe kthimin në një forcë menaxhuese votash dhe administrate. Socialistëve nuk u mungojnë as kapacitetet qeverisëse, as njerëzit që sigurojnë votat në fushatë elektorale. Partisë Socialiste i mungojnë politikanët socialistë.

Nga të gjitha goditjet që mund të marrë një qeveri, më e rrezikshmja është ajo që vjen nga brenda saj, nga pafuqia e saj politike. Një forcë politike kaq e madhe në pushtet, me kaq shumë menaxherë dhe administratorë, me kaq shumë mbështetje njerëzore dhe njerëz civilë, befas ngjan si një pulë e trembur pasi nuk mendon më politikisht, por administrativisht.

Dhe më së shumti kjo shikohet tani, që pas Erion Veliajt po përballet me drejtësinë Belinda Balluku. Rasti i parë - ai i Veliajt - u kalua gjysmë si konspiracion e gjysmë si atavizëm i luftës së brendshme ndaj grupeve armiqësore. Por rasti i Ballukut i rrëzoi të gjitha hamendjet dhe u tregoi socialistëve se duhet të përballen politikisht edhe me drejtësinë që kanë ndërtuar vetë.

Kjo është simptomë e një krize shumë më të madhe: shkëputjes së politikës nga vetvetja dhe hapjes së derës që institucionet e tjera të zgjerojnë hapësira që nuk u takojnë, por që populli shqiptar ia ka besuar politikës dhe vetëm politikës.

Nuk është sekret që brenda Partisë Socialiste ka shumë njerëz që nuk e duan Belinda Ballukun. Ashtu siç kishte nga ata që fërkuan duart kur u godit Veliaj. Po aq sa ka edhe sot të tjerë që presin me padurim rënien e dikujt tjetër, për arsye të vjetra, të reja, të supozuara ose thjesht të hamendësuara. Por problemi nuk është Belinda. As Erioni. As emrat e mëparshëm, dhe as ata që presin radhën nesër. Problemi është kënaqësia vetëshkatërruese me të cilën një pjesë e PS-së shikon goditjen e njeriut të vet, duke harruar një të vërtetë themelore: kur bie një socialist padrejtësisht, bie gjithë partia, dhe pas saj fillon të bjerë edhe vetë qeverisja.
Kjo parti nuk mendon më politikisht, por si klane pushteti, të lidhura me figura të veçanta që shfryhen si tullumbace kur shikojnë se tek njeriu që kishin varur ëndrrat e jetës, ka trokëllitur drejtësia.

E gjithë kjo ndodh sepse ka rënë karakteri politik i qeverisë. Ministrat flasin pak, debatet shmangen, qëndrimet politike janë zëvendësuar nga komunikata teknike. Moral politik nuk ka. Askush nuk guxon të hyjë në thelbin e çështjeve dhe askush nuk merr më përsipër vetë-inicativë politike. Pse? Sepse frika është bërë këshilltari i padukshëm i qeverisë. Frika nga SPAK. Frika nga perceptimi publik. Frika nga mëkatet e së shkuarës. Frika nga zhurma mediatike. Frika nga pakënaqësia e brendshme. Frika nga lideri dhe nga linja politike që ai vendos. Dhe një qeveri që udhëhiqet nga frika është qeveri vetëm në letër, jo në substancë.

Drejtësia është e domosdoshme. Duhet të jetë e fortë. Duhet të jetë e ashpër kur kërkohet drejtësi. Por drejtësia nuk mund të jetë qeveri. Në momentin kur një gjykatë penale merr fuqinë të pezullojë ministra pa vendimin e Kuvendit, atëherë jemi futur në një territor shumë të rrezikshëm: ekzekutivi bëhet i ndryshueshëm me masa sigurie; balanca kushtetuese shtrembërohet; një gjyqtar i vetëm mund të diktojë përbërjen e qeverisë; politika futet në defensivë të përhershme; drejtësia nis të luajë rol politik pa u votuar kurrë për këtë.
Njësoj kur një kryetar bashkie në detyrë rrëmbehet nga zyra në periudhën e hetimeve pa u ngritur ende akuza, futet 9 muaj në burg, dhe pastaj për ti bërë presion i hapin cështje pas cështje për ti thënë të mbyll gojën.
Reforma në Drejtësi u ngrit që të pastrojë politikën me vendime gjyqësore të bazuara në prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, jo që të marrë në dorë qeverisjen e vendit pa votë. Qëllimi i saj ishte të ndëshkonte fajtorët, jo të zëvendësonte politikën; të forconte shtetin, jo të ndryshonte ekzekutivin me masa sigurie. Ajo nuk u konceptua si pushtet që do diktoj pushtetin politik, por si pushtet që do të jetë i pavarur nga politika, jo nga ligji.

Në këtë terren, ku institucionet e reja po përfshihen nga epshi i pushtetit, Shqipëria nuk ka nevojë për qetësi të rreme apo heshtje të frikshme. Ka nevojë për përplasje kushtetuese, jo politike; për përplasje të forta, por konstruktive, midis pushteteve. Kjo është mënyra e vetme që një demokraci funksionon: pushtetit i duhet kufizuar epshi i momentit; drejtësisë i duhet rikujtuar kufiri i kompetencave; qeverisë i duhet rikthyer detyrimi dhe hapësira për të qeverisur; ndërsa Kuvendit i duhet kthyer roli i gardianit të balancave. Institucionet nuk janë bërë për t’u marrë vesh gjithmonë. Janë bërë edhe për t’u përplasur, por brenda rregullave të respektit shtetëror. Kur përplasen siç duhet, aty vendoset kufiri: deri ku shkon drejtësia, ku fillon politika, ku vendos qeveria apo Kuvendi. Këta kufij nuk i cakton heshtja e frikës. I cakton vetëm përplasja konstruktive, ajo që forcon sistemin dhe e mbron shtetin nga devijimet e vetë institucioneve të tij.

Është iluzion të mendosh se një opozitë kaotike mund të zërë vendin e PS-së në qeverisje. PS është e vetmja forcë politike me njerëzit, përvojën dhe strukturën që mund ta çojë vendin drejt Bashkimit Europian.
Problemi sot nuk është opozita. Problemi është se PS-ja ka filluar të funksionojë jo si forcë politike, por si një administratë e madhe në pritje. Dhe Shqipëria nuk qeveriset dot nga administrata. Shqipëria qeveriset nga politika.

Përfundimi i pashmangshëm në këto kushte është i thjeshtë: o e ushtron mandatin, ose nuk e meriton atë. Kjo është logjikë bazike politike. PS-ja ka marrë një mandat historik politik, më të fortin e 33 viteve. Populli ia ka dhënë jo për inate të brendshme, jo për heshtje, jo për frikë dhe as për gëzim të fshehtë me goditjen e njëri-tjetrit. Ia ka dhënë për të qeverisur me forcë politike me votat e tij, jo me administratë teknike. Për të mbajtur balancën e pushteteve të forta, jo për t’u dorëzuar para teknokratëve. Për të çuar vendin në BE me dinjitet, jo me frikë. Socialistët duhet të sillen si forcë udhëheqëse dhe jo si forcë që i udhëheq drejtësia. Ndryshe do të humbasin dhe shansin e BE-së dhe shansin e të bërit drejtësi.

21 Komente

  1. F
    Fluger

    Në PS, ka filluar të mungojë fryma e militantit, sepse është zëvendësuar me frymën e parasë, e karierës, interesit, e më jep të të jap, ma fute -ta futa, vleresohen vetëm teknicienët, të cilët, edhe roja i zyrave të PS nuk i njeh. Në këtë parti, shpërfytyrimi partiak ka ndodhur, duke u zëvendesuar thjeshtë me interesaxhinj, e që nuk e kanë problem nesër, të nderrojnë kahje politike, pa i u dredhur qerpiku, apo nxirë e skuqur fytyra po qe se e kanë një të tillë. Nga kjo gjendje, nesër, kur Ramës ti mbushet mëndja të largohet nga kjo punë, është pothuaj e pamundur të gjendet një pasardhes, njesoj siç po ndodh me PD-në sot.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bufiiiiiii ku e ke Latifin me kapele

      Kjo eshte ajo qe Bufi nuk e ka kuptuar, sa me pak dalje televizive me pak lapsuse me pak perballje me pak goditje. Bufi e ka kthyere PD ne nje sindikat , del idioti dhe fillone tregone peralla sikur shqiptaret jane femije dhe gjyshi tregone perallat e mbremjes , skizofreni..... Rama e ka kuptuar asnje débat ne kazanet e mbremjes per te diskretituar zagaret e mbremjes si Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Cani Çurri Robert Kaka Papa Pilinçi Kujtim Gjizen Abilekaj Eni Vasili Erla Mehilli Rakipillari Peka Sonila siliconi Krasta Duma Barbaramo nuk mbarojne qe i kryejne sherbime Rames pa e kuptuar as vete . Pasi njerzit shikojne vetem njeren pale qe flet ...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mesuesi

        Mero , c'e ke gjithe kete sekelldi me drejtesine ? Ku , kur , si " Futur hundet " drejtesia ( SPAKU ) ne punet e qeverise , ne qeverisjen e vendit ? Mero , KY pretendim , eshte absurd . Vetem , nese akuzat dhe masat paraprake ligjore te DREJTESISE ndaj hajduteve te formezuar dhe frymezuar nga modeli BERISHIST , I konsideron "Qeverisje " prej SPAKuT , kjo eshte drugij mersele , madje , Pertej mjeteve gjuhesore , je ne te njejten vale me madheshtorin Berisha .

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          Mero si gjithnje i sakte e koherent. Meroja eshte i drejte e me te verteten per drejtesine, asnje presje sia gjen pa vend. Drejtesija ne shqipni eshte shum negative, arrogante e pa kultur e pa drejte. njerezit e drejtesis munde te jene te shkollum por jan pa edukat,pa kultur juridike e njerezore, jan shumica bandite, kaprricioz=dru me pre.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lymi

            Mesuesi, une e shikoj sekelldine tek ty e jo tek Mero, mbasi per ty edhe respektimi i parimeve dhe limiteve kushtetuese eshte absurditet, po ne nje demokraci te vertete jane shtyllat e saj. Pastaj, konceptet e tua jane tmerresisht te gabuara, "prokuroria" nuk eshte DREJTESIA, eshte kjo e fundit qe flet me vendime, ndersa prokuroria duhet te provoje akuzat perhere, por pa mbajtur ne izolim personat nen hetim qe nuk paraqesin rrezikshmeri dhe pa furnizuar pseudogazetaret e paskrupullt me materiale te jetes private te te hetuarit, mbasi "supozimi i pafajshmerise" mbrohet nga kushtetuta!

            Përgjigjjuni
          2. I
            Ilir alimahmuti zari i radhes i saliut

            Si ka mundesi qe dy televizionet te ashtuquajtur kombetare njeri ka emrin KLAN, tjetri emer ne anglisht? Keta vetem kombetare sjane! Mbreme bene qoka per Sali Berishen ku te dy televizionet po i benin reklame ilir alimahmutit me porosi te Sali Berishes meqe e ka alimahmutin djalin e mikes a dashnores se tij jera kruja? Dhe salia po na e quan reformim PD?!!?! PD me sali e te tij biologjikr apo dashnoret e kopilat e tyre eshte e vdekur. As rahmet nuk meriton!

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxx

              Fiks fare ky editorial

              Përgjigjjuni
              1. H
                Historian

                Analiza e Meros eshte shume kuptimplote dhe e argumentuare.Edhe ata usrtallate qe i fryjne kesaj tollomace e kuptojne qe Merua eshte jo vetem i vetete ,per ate qe shtron,pr edhe i guzimshem qe frymezon nje vlere te kerkuare perpara situates qe ndodhet sot qeveria dhe vet vendi....faleminderit kush nuk me kupton....

                Përgjigjjuni
                1. h
                  historiani.

                  Mero ,nuk kuptoj pse nuk me lejoni komentet.Une jam nje idhulli i leximeve dhe komenmteve te thella tuajat, dhe deshiroj j'ju mbeshtes sinqerisht ,pasi me vjen keq qe disa goje ju ofendojne me nje fjalor te rende.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Miku yt

                    Mero, konstatime drejta vlejnë se formulojnë problin, por kjo është gjysma. Tjetra u jep vlerë konstatimeve dhe i trabsferon në vlera. Pa zgjidhjen, krijuesi i problemit, ka vetëm vlerën e shumta të nxitësit të ndryshimit. Edhe pse kjo nuk është pak.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xhimi

                      Po ka kapacitete në administrat Por nuk vidhet pa djenine e shefit dhe kjo edhe për ministra e bshkiak që ka përgjegjsi Rama Ligjet duhet të përcaktojn përgjegjsin penale vjedjet e vartësve që kanë firmosur me urdhër politik Këta futen në politik për të vjedhur dhe për të mbrojtur vjedhjet

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patronazhisti dixhital

                        Shqiperia qeveriset nga Administrata? Shko e ver syze or Mero! Ajo Administrata eshte nje detashment i qeverise qe sherben e paguhet prej saj (madje edhe pa vajtur ne pune fare) vetem per kontigjen paramilitar ne zgjedhje duke ndenjur roje nderi neper dyer e qendra votimi, duke instruktuar qytetaret se ku eshte Numri i PS qe duhet ti vene kryq siper, duke numeruar ata kolege te tyre qe nuk kane ardhur akoma per votim per ti telefonuar qe te paraqiten shpejt per te mbrojtur vendet e punes a duke i vajtur e marre neper shtepi. Ky eshte i vetmi atribut i kesaj qe ti quan "Administrate", pastaj ne periudhen mes zgjedhjeve natyrisht kane detyre paresore evidentimin e atyre qe kane perreth ne pune a neper komshinj duke i klasifikuar ne "tanet" "kundershtare" apo " te pavendosur" qe ti paraqesin keto "studime'' te tyre, atje ku kane marre letrat per ato vende pune..

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fajin e ka Rama

                          Për mua faji qëndron te Rama. Është i dobët si drejtues. Prandaj edhe ca maskarenj, si Dumani, Bani e kompani kanë marrë shumë fuqi. Institucioni më i fuqishëm në një vend me të vërtetë demokratik është dhe duhet të jetë parlamenti i zgjedhur nga Sovrani. Dhe jo Drejtësia. Drejtësia duhet thjesht të zbatojë ligjet e aprovuara nga parlamenti. Një nga këto ligje mund të jetë që akuza në bazë të së cilës është arrestuar dikush, duhet t'i dorëzohet të akuzuarit brenda 48 orësh maksimumi. Ky duhet të jetë ligj i detyruar të zbatohet nga të gjithë hallkat e drejtësisë. Dhe ka plot ligje të tjera që mund t'ia presin krahët arrogancës së maskarenjve të drejtësisë. Gjërat duhen vënë në vendin e vet. I pari është Parlamenti, pastaj qeveria dhe pastaj drejtësia etj etj. Drejtësia nuk duhet të jetë e varur nga qeveria apo administrata, por ajo duhet të përgjigjet para të zgjedhurve të popullit. Pavarësia e gjyqësorit është kthyer në plotfuqishmëri e një grupi njerëzish që kanë mbaruar një fakultet plepash dhe kanë marrë më shumë fuqi se u takon. Fajin e ka Rama.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ina

                            Gazetari Mero , eshte nder me te miret qe ka Shqiperia , shkruan bukur , sakt eshte i drejte ne problemet qe ka vendi . Bravo z. Gazetar , te pelqej shume dhe i lexoj me vemendje shkrimet e tua . Te tille gazetar ka nevoje vendi ..

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              ndreqje gabimi

                              Ina, ke lapsus! Duhet te shkruaje : per te tille gazetare ka gjithmone nevoje Pushteti !

                              Përgjigjjuni
                            2. X
                              Xhezo Smokthina

                              Turp për ty Bazë, qënke burrë pa karakter. Ty të shajnë në mënyrën më të fëlliqur deri edhe gruan, nënën e fëmijve të tu dhe ti i boton, komentet që kundërshtojnë argumentet e tua në artikull ti i çensuron.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Armendi:

                                Le të hyj Shipëria në BE si anëtare fuqiplotë pastaj do të rregullohen të gjitha rend e me rend.Uroj që z.Rama të e realizoj këtë mrekulli historike për të gjithë shqiptarët kudo që janë,pastaj problemet e administrimit dhe të ligjit do të rregullohen ditë e përditë më mirë.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Ne doren e Saliut o milet, vetem ai e qerron Spak-

                                  Debati mes shqiptareve duhet te jete si ta largojme Ramen nga PS. Nese kjo arrihet, Shqiperia shpeton, ribehet zonje e shkon krenare drejt BE-se. Prandaj populli duhet te dale ne protesta masive kunder ciftit kriminal Berisha - Rama, nese Dumani-Bani nuk e arrestojne njeheresh kete dyshe famekeqe qe vret njeri me plumba e tjeri me kapadaillet. Por Dumani-Bani nuk jane aspak patriote, jane dy vemje qe i sherbejne qorrazi dyshes Berisha-Rama.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kristi

                                    Sakte Mero!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Populli

                                      Respekt z.Baze,analize e perkryer dhe realiste.Edi Rama i ka vene detyre vehtes qe siç e ngriti kete force edhe po perpiqet ta shateroje ku gjithçka mos ti mbetet idealizmit te simpatizanteve,por makinacioneve te zhderviellta te tij per te bere te mundur realizimin e perbetimin e tij qe as ai vete nuk e di perse i eshte bashkangjitur ketyre idealeve te shoqerise majtiste ,kur vete ai e ndjen vehten me afer te djathtes .Zhgenjimi do te jete i madh i kesaj shtrese popullore kur pas realizimit te endres se tij personale per te hyre ne histori,do te zhgenjeje shume simpatizante te majte deri perse jo ne shperberjen e saj si Saliu me te djathten edhe Edi me te majten. Uroj qe lajthitja mos ti filloje ne moshen e Saliut as te Erdoganit ku kryetaret e Beshkive i quajne rrezik madhor per marrjen e pushtetit.Si Edi edhe Erdogani nuk eshte rastesi qe kryetaret e bashkise me te madhe te kryeqyteteve respektive i kane prangosur ne burgje per mos kanosje pushteti. Jam i bindur qe pas kesaj lajthitje Shqiperia do te kaloje ne nje 97-te te dyte ku kallashnikovet do te zevendesohen me drone. Shqiperia historikisht ka lindur gjithnje tradhetare e nuk eshte çudi qe kjo skene te rriperseritet .Jam i bindur qe si ti realizohet endra per pranimin ne BE si anetare si te mos i realizohet kjo ender terbimi i tij do te jete tejet i ngjashem me terbimin Salinjan. Anetaret e PS-se nuk kane perfituar kurrgje nga prania e tij si lider e anasjelltas Edi Rama fale kesaj force sot eshte bere edhe Tramp edhe Erdogan. Uroj qe te mos kete lajthitjen e tyre .

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje