U gëzova që më në fund Partia Demokratike kërkoi që seanca e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen Balluku të jetë e hapur. Këtu nuk është vetëm çështje e transparencës por dhe çështje e ballafaqimit të nivelit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me opinionin publik.
Kjo praktikë duhet të shtrihet domosdo dhe në gjykatën speciale kundër krimit dhe korrupsionit, së paku në çështjet kundër korrupsionit, ku nuk ka gjëra sensitive siç mund të jenë në seancat kundër vrasësve me pagesë.
Kjo ka shumë rëndësi që opinioni publik të edukohet jo vetëm me ligjet por edhe me qetësinë me të cilën ata që gjykojnë shkelësit e ligjit shkelin vetë me të dy këmbët ligjet që garantojnë liritë themelore të njeriut.
Seanca e sotme në GJKKO kundër Erion Veliajt, nëse do të ishte e hapur dhe do të transmetohej në publik, mund të rrënonte jo vetëm autoritetin e gjyqtarëve por gjithë reformës në drejtësi.
Problemi i parë ishte etik dhe psikologjik, pasi Veliajn e mbajnë në sallën e gjyqit në një kafaz, a thua se ai është nën akuzë për vrasje dhe atentate dhe është i rrezikshëm të lihet i lirë në sallë me një polic në krah siç ishte në Gjykatën Kushtetuese. Në gjykatën më të lartë të vendit, Gjykatën Kushtetuese, ishte i lirë dhe pa kafaz hekuri apo xhami, kurse në Gjykatën e shkallës së parë trajtohet sikur të jetë Zani Caushi.
Kjo duket që është porosi e prokurorit të çështjes për të vazhduar t’i tregojë atij hakmarrjen personale, por gjyqtarët në çdo vend të botës janë pikërisht për të ndalur këto shëmtira dhe për të vendosur një standard të gjykimit të qytetarëve. Nëse janë aty për t’i lënë si pre të linçimeve për hakmarrje personale apo politike, atëherë nuk janë gjykata, por shërbëtorë të epsheve politike dhe personale të prokurorëve.
Përveç kësaj, kjo skenografi poshtëruese kërkon të përcjellë një mesazh në gjyqin popullor ndaj tij, që është aq i rrezikshëm sa po e mbajmë në kafaz-një taktikë bajate që vjen më shumë nga dëshpërimi i prokurorëve që nuk gjejnë dot fakte sesa nga ndonjë procedurë që e trajton një kryetar bashkie në detyrë si vrasës. E gjithë kjo pasi publikut i ekspozohet vetëm një i akuzuar në kafaz që flet pa zë dhe duket sikur nuk ka çfarë të thotë.
Po ta transmetosh atë seancë në TV ashtu siç është, po të dëgjosh argumentet e atij që mbahet mbyllur në kafaz dhe gjyqtarit shurdhmemec, që bën vetëm gjeste për të treguar se nuk është duke dëgjuar kur ti flet, e kupton qartë ku e kemi katandisur drejtësinë.
Pastaj vjen kërkesa e dytë e Veliajt, ajo e nevojës që ai të njihet me akuzën fizikisht, pra t’i çohet ose në letër ose në një kompjuter për ta lexuar. Është një kërkesë jetike dhe themelore për një të akuzuar. Nuk ka të bëjë as me dëshirën e prokurorit apo gjyqtarit, as me pafuqinë e tyre për ta përmbajtur demonstrimin e urrejtjes ndaj një të akuzuari. Ky mund të jetë nga rastet e veçanta në botë, ku dy prokurorë dhe gjyqtari janë gati edhe ta vrasin të akuzuarin para se të mbarojë procesi vetëm që ata të mos quhen të dështuar.
Nëse ti e transmeton këtë seancë në TV live dhe njerëzit shikojnë se i akuzuari prej 9 muajsh nuk lejohet të lexojë akuzën që të kuptojë pse e akuzojnë, natyrisht krijon mendim tjetër për të akuzuarin dhe për gjyqtarin dhe prokurorët e tij. Nëse duan gjyqe popullore, ky është gjyqi i vërtetë popullor.
Gjyqe popullore me dizinformacion të rrjedhur nga sekreti hetimor, me shpikje që nuk janë as në dosje dhe hedhen si ushqim për qen në portale që të denigrojnë të akuzuarit, është kollaj të bësh derisa nuk ka zbatim ligji që t’i dënojë. Nëse duan gjyq popullor le të hapen seancat gjyqësore dhe të shikohet kush janë ata që akuzojnë dhe kush janë të akuzuarit.
Tani problemi është konkret: Erion Veliaj ka 9 muaj i paraburgosur pa u ngritur akuza dhe tani që ka një akuzë, atij nuk ia mundësojnë ta lexojë. Nuk ia mundësojnë me vetëdije.
Altin Dumani, kur u pyet për këtë çështje në parlament, tha se kompjuterët lejohen në burg dhe duhet t’i vihen në dispozicion të padënuarit. Ishte një gënjeshtër për të larë gojën pa pikë turpi.
Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve, e cila ka konsoliduar një traditë korrupsioni nën udhëheqjen e Ulsi Manjës, lejon telefona për kriminelë me nga 1500 euro në muaj nën dorë, lejon prostituta dhe orgji në burgje, por nuk lejon USB apo disk për të lexuar akuzën në burgje.
Pra e gjithë është një ping-pong. Dumani thotë lejohet kompjuteri, Ulsiu dhe pasardhësit e tij në burgje thonë nuk lejohet USB. Praktikisht, nëse Veliaj kapet duke lexuar akuzën me USB në burg, dënohet se ka USB, jo se ka kompjuter.
Ky qelbësirllëk i bandës së drejtësisë bëhet më i ndyrë kur ti këtë hall ia tregon GJKKO-së dhe ajo hesht duke e hedhur poshtë kërkesën dhe duke mos i dhënë asnjë zgjidhje.
Sot GJKKO nuk është se hodhi poshtë kërkesën e Veliajt, por nuk i dha zgjidhje çështjes se si një i burgosur ndaj të cilit thuhet se ka 60 mijë faqe materiale që mbështesin akuzën duhet t’i lexojë ato. Ose do t’ia çosh të printuara, ose do t’ia çosh në një kompjuter me USB të skanuara. Gjykata nuk jep asnjë zgjidhje, thjesht thotë “kërkesa juaj nuk pranohet”.
Tani çfarë duhet të bëjë një i akuzuar në këto kushte? Kush duhet t’i zgjidhë atij hallin për kërkesat që ka? Prokurorët e urrejnë, gjyqtari ka frikë prokurorin dhe nuk i jep zgjidhje. Atëherë si do ta lexojë ky akuzën?
Nëse ndjek lajmet e raportuara nga gjykata, as e kupton fare këtë dramë. Në shumicën e lajmeve janë gjërat e porositura nga prokurorët dhe gjyqtari shërbëtor i tyre dhe askush nuk ngre çështjen se çfarë ka kërkuar i akuzuari dhe si do njihet me akuzën.
Ndaj një zgjidhje efikase kundër denigrimit të atyre që akuzohen me gjyqe popullore është hapja e seancave gjyqësore për transmetim live. Nëse duan gjyqe popullore, le t’i bëjnë popullore. Dhe Bedri Spahiu kështu i dënonte armiqtë pas 1945 në Kinema “Kosova”. Populli e ndiqte nga jashtë me altoparlant.
Puna është se këta nuk i vijnë as tek thembra Bedri Spahiut në kriminalitetin e vet. Këta, nëse hapin gjyqet, i zë populli me gurë rrugës si të paaftë dhe linçues.
Kjo duhet të bëhet dhe për gjyqin e Sali Berishës, Ilir Metës dhe kujtdo politikani apo zyrtari akuzuar për korrupsion. Ata janë të votuarit e kësaj shoqërie dhe duhet të ballafaqohen me mbështetësit e vet për akuzat që kanë.
Mbyllja e gjyqeve dhe dizinformimi përmes “gazetarëve të SPAK”, është një krim më vete ndaj lirisë së informimit. Nuk po them pastaj për atë listën e zezë të gazetarëve që thuhet se ka hartuar Dumani, se e kemi ende të pakonfirmuar, por edhe të papërgënjeshtruar.
Ndaj mos prisni që ata ta pranojnë këtë kërkesë. Meqë PD ka kërkuar që kjo gjë të bëhet në Gjykatë Kushtetuese, le të bëhet bashkë me PS-në e të shkojnë në Kuvend të miratojnë dispozitë speciale për transparencën e gjyqeve kundër korrupsionit. Pastaj të shikojmë se ç’do të thotë gjyq popullor nga prokurorët dhe ç’do të thotë të jesh “popullor” si prokuror.
Kjo eshte "drejtesia e re" qe Edi Rama i dha Shqiperise.
Mero, e nis kete artikull duke shkruar: u gezova kur mesova se partia demokratike.....Sigurisht qe ti gezohesh kur meson se Berisha shan Spakun .qe mban prapa hekurave Veliajn, e seshpejti, Ballucken. Shoku yt i armeve quhet Berishe. Ne shtyp, je mbrojtesi me i madh i hajduteve te Shqiperise. Mos e lexoni, bojkot per Tema
Shko mer kokloqe, ste ka ra bytha me u mor me drejtesine, per naj prone taten apo naj budallik se do flisje ndryshe, kta kane mor per kot edhe turp per gjithe shoqerine qe pranon drejtesi komuniste si ne te vaftit, me keq akoma kto tipat si ty qe edhe i pelqe, me siguri teseren e partise punes e keni me kornize te hyrja shpise. Hajt terqeta
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Aaa
Ligjet e reformës i shkruajti Fatmir Xhafa. Prandaj Rama, të RISHIKOJË se KU dhe SI, ja ka futur deri në bryl, shkërdhata Fatmir Xhafa, i cili, asnjëherë nuk bëhet mik. Kot nuk thonë që ruaju nga i joti. Fatmir Xhafa është JAGO i PS.
Defkon, e ke gabim. Ligjet nuk i shkroi Fatmir Xhafa. Ato janë konsultuar gjerësisht dhe të aprovuara edhe nga pafrtnderët. Gjithsesi, askund nuk thuhet se prokurorët duhet tëkenë sjellje linçuese ndaj të akuzuarve,askund nuk thuhet se gjyqarët u nlnshtrohen prokurorëve. Në se kërkohet transparencë, ajo mund të jetë edhe pa gjykime të hapura, mjafon që prokurorët të mos përdorim "Gazetarët special" që publikojnë copëza dosjesh pë të poshtëruar e u bërë gjyq në publik të pandehurve dhe të akuzuarve ,kushdo qofshin ata. Nuk e kupton rrezikun se, pë shkak të boshllëqeve ligjore (kjo duhet pranuar) prokurorët po shpërdorojnë detrrëmn në emër gjoja , të ligjit?
Zoti bregdetar, alias Fatmir Xhafaj, kur shkruajte këto kodosh ligje, pse nuk shkruajte edhe kufizimet apo deri ku e kanë hapin prokurorët, dhe kush i kontrollon këta pis prokurorë, për mos kryerjen e detyrës, me dashje apo pa dashje. Ti e di mirë, nga eksperienca perdonale, se çdo të thotë nxjerrje e sekretit hetimor, apo korupsioni që kryen prokurori apo përndjekja për interesa personale. E shumë e shumë të tjera. Mallkuar qoftë Juri Kim, që të caktoi ty o Fatmir Xhafa, për të drejtuar Reformën në drejtësi, mbasi ti je djalli vetë. Ti oFatmir Xhafa, je një jago, që të vendos dorën në qafë e të fut gishtin në bythë. Gabimi më i madh i jetës së Edi Ramës, është që të vendosi ty o Fatmir Xhafaj, në krye të Reformës në drejtësi.
Nuk jam fatmiri. Edhe unë kam vrejtje si dhe ti që duheshin parashikuar masa ,brenda ligjeve,për të mos lejuar këto qëndrime Por kjo nuk na jep të drejtën të jemi të pa drejtë dhe të gjykojmë politikusht për këtë problem që klrkon zgjidhje akute. Si për çdo ligj tjetër edhe për ligjet që lidhen me drejtësinë e re,duhen bërë përmirësime dbe jamë besimplit se kjo do bëhet. Të përshëndes
Per aq kohe sa drejtesia te jete ne ndikimine forte te familjes non grata kjo pune do te jete
Me Velinë dhe Ballukun, drejtësia e Re dhe më tipiku SPAK-u, vërtetojnë katërcipërisht që kjo reformë është e dështuar që në vezë. Rama mund të thotë çtë dojë për të mbrojtur formalisht SPAK, por po nuk u muarrën masa DRASTIKE DHE TË MENJËHERËSHME TANI E JO NESËR - do të jetë tepër vonë. Njerëzit ndjehen të frikesuar. Këtu fillon braktisja e vëndit, nga sebepi i spakisteve koçixoxistë dhe nevzathaznedarë me shokë.
Ore Mero, po diskutimet kur merret vendimi pse nuk jepet, po mbledhjet e qeverise pse nuk jepen live, po mbledhjet e kryesive, kupolave mafioze pse nuk jepen, etj etj... Ore po votimi ne zgjedhje pse te mos jete i hapur? Nga kush ka apo duhet te kete frike qytetari per bindjen apo personin qe ai voton? Erresira e kutise se votimit mitra e gjithe erresirave te tjera institucionale e politike. Dhe jo vetem ketu ne shqiperi.... PER MUA TRANSPARENCA DHE PJESEMARRJA E NJEREZVE NE QEVERISJE, JANE VETE DEMOKRACIA. Por ti Mero me shume je i shqetesuar per fatin e erjon velise, rames e salise se per standartin dhe drejtesine....
Si qe kjo? Do rrish ne kafaz dhe s’te japim te lexosh as akuzen? Bravo Dumani, e shkerdheve si deshe kete vend, drejtesi talebani!
Ah more gazetar Mero dhe Bole-ino sa ju ka dhembur per hadjut Veliajn. I keni ven ne dispozicion editorialet dhe jeni gate te denigroni prokuror dhe gjyqtar vetem qe Veliaj te kaloj lumin pa u lagur. Aq shume ju ka dhene leje ndertimi, femijet ne pune, reklama pa fund, etc. Jeni gati te rehabilitoni edhe Berishen vetem qe hajdut Lali te dali pa u lagur. Interesa te medha, pare e madhe. Por, per qytataret vec degjeneroheni dhe humbni respekt dhe pike. Lereni drejtesin te bej punen, e vetmja here qe po goditen hajdut te nivelit Veliaj, Metaj, Ahmetaj, Ballukja, etc.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
"Jugu". A e lexove artikullin e Meros? Dhe nëse e lexove, arrite të kuptosh gjë? Apo je analfabet funksional, që dmth, di të lexosh por nuk e kupton atë që lexon. Meroja nuk po mbron Veliajn, po thotë që kjo mënyrë e të bërit drejtësi, me gjyqe popullore si dikur në komunizëm, është shumë e rrezikshme për ndërtimin e drejtësisë së re, kjo drejtësi ka vdekur që në lindje. Por ju salistat nuk keni si ta kuptoni sepse e vetmja drejtësi për ju është ajo alla Sali..
Nje hajdute(ne se konfirmohet)mbahet ne kafaz si i rrezikshem dhe nje kriminel si saliu lihet i lire,te udhetoj deri ne brazil per te share Shqiperine,lihet i lire te bej sikur shan dumdumin e gjyqtar,dhe dumdumi e co heshtin,lihet i lire te talli bythen me popullin e ti tregoj te njejten prralle cdo dite ceceneve dhe gazetareve lakenj
Qytetaria shqiptare duhet te reagoje ashper ndaj kesaj maskarade.
Mero ,e vërteta qe duhet thene ,eshte se ligjet e reformës nuk I ka shkruar as prokuroria as gjykata ,qofte ajo speciale ose e zakonshme. .Nese gjate hartimit dhe miratimit te ketyre ligjeve te reformës jane harruar (nga nxitimi ose mungesa e ekspertizes) hapesira per interpretime te ndryshme dhe ne kodin penal dhe kodin e procedures ka gjithashtu hapesira per keqinterpretime dhe mosrespektim te te drejtave themelore ,nuk mendoj se duhet kerkuar faji tek organet e zbatimit te ligjit.Detyra themelore per miratimin e ligjeve sipas standarteve europiane eshte e politikes dhe parlamentit .
Or ti QENJA NJERi Poqese ndihesh gazetar PSE nuk permend AmeriQi Apo Ke frike se ngelesh pa' varr? Edhe shqiptari me Idjot e DI Se Ketu 35 Vjet S'ka shtet Po vetem agjentura e ASFALI Dhe SS- Serbi Sali me teper se mbret! Tere KRIMET ndaj ketij Populli te mjere ne emer te 'Haleatit strategjik' AmeriQI Dhe te gjithe vazhdojne te rrine si te dhjere Perjashtu poliagnentit,Neronit SALI
Bravo për shkrimin Mero. Na ka gjet belaja me SKAPIN, që po të bëhen seanca të hapura do të diskretitoheshin plotësisht. Ata janë bërë si një çetë banditësh që marrin në qafë njerëz me hamendësime nga prokurorë të pashpirt që punojnë për kush dreqin e di.
Franca sot hodhi ide qe gazeta dhe artikujt ne gazete te kene nje Label , per te mare kete Label duhet te plotesoshe 130 krritere kjo do beje ndarjen e gazetes serrioze dhe gazetes shpifese . Ky Label duhet te behet edhe ne Shqiperi
Shume mendim i drejte. Duhet bere sa me pare. Keshtu i sherbehet transparences dhe jo Dumaneve e te tjere ne SPAK.
Prokurori Dado ne pamundesi te lidhe gruan ne Durres, po lidh Veliajn ne Durres. Barcalete tavolinash, burre loqe!
Ua futi sali vuku te gjitheve!80% e peokulesheve dhe gjykareve i ka tredhur kopili me kohe dhe palloshi qe ka shume mundesi qe bashkepunon me te ta kete ngrene karemin.
Sh urrejtje per Spak Nuk eshte tamam keshtu Nuk eshte mire Mbase kane gabime por me ne fund po cojne pas hekurave ata qe vjedhin gjakun e popullit. Shqiperine nuk po e rrenon Republika e Prokuroreve por Republika e Prokurimeve
... E gjithë kjo pasi publikut i ekspozohet vetëm një i akuzuar në kafaz që flet pa zë dhe duket sikur nuk ka çfarë të thotë...
YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH OLSI RAMES VELLAIT TE GREG KRISTAQ RAMES
O Mero na cave trapin me hallet e Fikut. Atij mire ti behet se e shkerdheu Tiranen vetem gradacela. Me baba Liken te lozin kala dibrance
Te lumt o Mero Baze. Nje shkrim brilant. Sgqiperia ka vuajtur per drejtesi dhe po vuan akoma me shume. Sa te jete gjall Sali Berisha,keshtu do vuajme. Erion Veliaj eshte denuar nga SPAK-u per inat. Me punetor dhe me i ndergjegjshem se Veliaj nuk ka. Por urdherat e dhena nga Saliu SPAK-kut e bejne fajtor pa faj ate.
Ah mor Mero, të qofsha falë!!! Po ku do e mesoja une emrin e Bedri Spahiut dhe kinema “Kosovës” ?? Te falenderoj nga zemra per syte e ballit. TANI: Kur do i bien qelbesirave ne gjyqesor, shokeve te Shkelxenit dhe Argites (alias SHKËRDHITËS), se felliqesira sllavo-helene Saleh ndaj kerkon gjyqe te hapura, qe t’ju beje direkt presion atyre qe nuk jane te rreshtuar pas tij. Pyetjen e kam per perendimoret une, se ndryshe si ka mundesi te lihen te shijnë si kali ne lëmë kjo tufë çakenjsh anti USA dhe BE ketu ne kete toke me qellim te qarte per ta fundosur kete vend. Kush i lejon keta mbeturina parazitare anti-kombetare te mësyjnë per te krijuar fabulen e mega korrupsionit ketu, qe keta felliqesira te marrin 3-pikeshin ne tavoline, se te dalin ne fushe te mejdanit e te bejne ndeshje dinjitoze nuk kane mendere keta ndyresira mediokre. Si ka mundesi o Mero te lejojne nje mendje të pëgërë diabolike te quajtur Saleh BERR-isha, qe te gatuaje e te servirë ne kete vend cdo lloj gjelle te felliquar me rreceta nga kuzhinat e ndyra sllavo-helene ???!!! Dmth hajduti thrret kapeniI hajdutin, te iki Balluku me Veliajn e te vijne Paloqja e Mrroka, apo bythderrja Vokshi, Harxhi, bashke me girlfriend-in e Grida Sumë-s dhe me krriçin e Fahri paçes. Populli ti jape 90 mandate PS-se ne 2029-ten, kurse FBI te beje punen e saj ne BKH dhe SPAK, se ka 35 vjet qe na ka pëllcitur durimi me te birin e Karaxhiçit te zbritur ne Tirane me valiçe druri dhe me triki leshi. AMIN !!!
Ç'është ky gazetar që kaq brutalisht dhe fare hapur vihet në mbrojtje të hajdutërisë duke sulmuar drejtësinë? SPAK është shpresa e vetme që i ka mbetur këtij populli të zënë për gryke nga bijtë e komunistëve, këta hajdutë bastarde që kurrë nuk ditën të bëjnë një shtet ku të sundojë ligji.
Ste ka rene lapsi ty prandaj, edhe ne kohen e enverit kshu paskeni qene si familje, hani buk kot dmth. Se edhe asokohe sundonte ligji, po te kapte lapsi enverit te conte direkte familjarisht per lac ose tepelene. Edhe bej grvr pastaj bytha jote.
Me këto që shkruan, Mero Baze do që të vërë në kontadiktë me BE Edi Ramën, si mundësi për t'a qëruar nga pushteti. Ai e di që, nëse Rama deklarohet kundër SPAK ditët e tij janë të numëruara, shpejt ka për t'a gjetur ajo që gjeti Berishën në '97-tën. Besoj që Meros edhe për ata që i kanë bërë kokën nuk duhet t'i ketë ardhur aq keq sa për Erjon Veliaj, ndaj po e vajton çdo ditë me kuje si në këtë shkrim.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Kjo eshte DREJTESIA qe PS-ja i dhuroi popullit shqiptar pas 13 vitesh ne pushtet. - - - - - - - - - Kjo eshte DREJTESIA qe Edi Rama e portretizon si arritje te PS-se para shqiptareve. - - - - - - - - Kjo NUK ESHTE DREJTESIA qe populli shqiptar ka pritur, pret, dhe do prese ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. - - - - - - - - Eshte shume dhe perseri shume e veshtire per te korrigjuar ADN e korrupsionit ne Shqiperi, por DESHTIMI nuk duhet shitur per SUKSES.
Aaa
olsi kok k..i dado nuk do drejtësi po hakmarrje për pallatin
Mbani mend o njerez, o popull, gjithecka munde te bejne prokuroret, gjygjtaret e policija, por ne kete bote do i lajne te gjitha. Sot nuk eshte ma diktatura e Enverit, pamvaresisht diktatoruceve qe gjenden ne cdo hallke shteti, nje dite do jene jashte ati posti qe kane, do jene ne mes te rruges sic i thone, po do vije edhe koha qe gjanat do sqarohen ma mire, se koha i nxjerr ne shesh te gjitha. Pra mjere ai qe ben keq, mjer ai qe punon me inat, mjer ai qe bahet sheptor i inatcorit e diktatorit. Kush ishte Sali Berisha para viti 2013, kush eshte sot, nje njeri i diskrititum nje njeri qe nuk ka vlere as tek ish militantet me te afer te vete, nje njeri nen shume akuza e krime. keshtu te gjithe ato Olsij Dumane etjer kjo rruge i pret.
Shoqe italianka Mogherinia naten e lejuan te shkoje te shpija, diten serish do ta marrin te hetuesija / po ja fiks fare kaq po kerkon dhe Eri Lali Velia, qe naten te shkoje ne zyre...e diten te kthehet tek qelia /
YMER SA HERE NE DITE MASTURBON OR YMER DO TE NGORDHESH SE NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL VETEM DUKE MASTURBUAR DUKE I SHIKUAR FOTOT DHE VIDEOT E TE GJITHE GAZETARAVE DHE POLITIKANEVE ME GRA DHEE DASHNORE NE TV ME FAMILJET E TYRE KURSE JUVE YMER NE SHTEPI I MJERUAR I VETMUAR I POSHTERUAR I TALLUR NGA TE GJITHE
Niku ka te drejte.
shume i drejte shkrimi! te lumte mendja dhe dora
Maxhoranca duhet te zgjohet nga gjumi. Duhet te vendose ligje per ta vene drejtesine ne binare. E para duhet te kontrollohen mire dhe te korrigjohen te gjitha ligjet e drejtesise se te. Duhet te vendosin nje limit kohe per hetim prokuroreve. Kur duan te marrim mase per deputetet dhe ministrat duhet te shkojne ne parlament per te demostruar provat qe kane. Se deri tani drejtesia e re nuk ka dhene asnje prove per aftesine e saj.
Mero paska gjetur sot dicka pozitive nga PD ?? Mos Mero se i bere me bark e te vjella rilindjotet matufe qe te bejne hosana perdite me nga 10 pseudonime te ndryshme.
Adrian ,ule koken se rilindasit ta kijn motren.
tkiu, une nuk kam moter por kam vella, prandaj rri aty ku je e mut ha!
Sakte!
U gjet fajtori. KY eshte Fatmir Xhafa qe ka bere ligjet per drejtesine. Por fakt eshte se te gjithe, si Mero Baze ne shkrimet e tij dhe mjaft te tjeret thone se drejtesia eshte shtremberuar se nuk zbatohen dhe interpretohen ndryshe ato qe percakton komisionin Xhafa. Pse? Eshte theksuar, Jane po Ata, Prokurore dhe gjyqtare te Plepave te rektor Kreshnik Spahiu, qe sot kerkon te laje mutin me shurre. Jane Prokurore dhe gjyqtare te Argitadrejtesi se qe edhe sot I lepihen Argites dhe Saliut. Ndaj nuk do te kete asnjehere drejtesi. Drejtesia "Duman"? I penduar I I Drejtesise Duman, u be i tille kur lindi drejtesia Duman. TE rastit Jane?
Po mire more Baze, po kur u arrestua Meta si te ishte kriminel, pse nuk reagove zotrote? Apo tani qe ke pazaret me Veliun qe te mbante ne pune tet bir? Gjithsesi shkrimi eshte i dejte, po ti nuk arrin te dallosh pertej perdes qe Rramiu eshte i zoti i kesaj pune-ne fakt e dallon dhe e di, po nuk e thua per arsyet e tua.
Nuk e ka fajin Xhafa, as ligjet e bera, as Mero, as Berisha, dhe as Rama. Problemi per Meron eshte vetem Veliaj, si ai te dal i pa fajshem, dhe per kete eshte gati te rehabilitoj edhe Berishen, po ashtu edhe ti ver shkelmin edhe Rames. Vetem hajduti Veliaj te dal pa faj se keshtu biznesi vazhdon.
60 mije faqe me broçkulla. Veliaj duhet me çdo kush ti siguroje ato dhe te gjeje mundesine ti dergoje per botim. Best Seller. Nuk do te kete gjyq me te bukur popullor per Olsi Dadon, Altin Dumanin dhe Erjon Banin.