Përpara Kryeministrisë ishin grumbulluar rreth 30 vetë, për të përkujtuar 8 Dhjetorin 2025. Në fillim doli një djalë i ri që dukej që ka probleme me të menduarit normal, dhe provoi të bërtiste. Nuk duartrokiti njeri. Pastaj i futi një ulërimë një shkallë më lart. Prapë nuk lëvizi njeri nga vendi. Pastaj e uli pak zërin dhe e çorri duke thirrur se kjo është parti e Sali Berishës. Pas kësaj u dëgjuan dy-tre duartrokitje dhe ai zbriti, për t’i lënë vendin një tjetri që harroi pse ishte ngjitur të fliste, kërkoi falje dhe u ul prapë.
Në fund doli një vajzë e vogël që dha lajmin e madh se SHBA ka ndryshuar, BE ka ndryshuar ndaj dhe PD do fitojë. Ishte një justifikim perfekt përse nuk duhet të ndryshonte PD këto 35 vjet, por duhet të priste të ndryshonte SHBA dhe BE.
Pastaj kamera u fokusua në bulevard te turma me 30 vetët. Në një cep si i ndrojtur ishte Salianji me dy gra, ndarë qartazi nga 28 vetët e tjerë. Pastaj dikush i foli dhe ai e përshëndeti. Pastaj një tjetër u afrua dhe ia dha dorën. Të tjerët nuk u përzien në këtë veprimtari armiqësore.
E gjithë skena ishte një trishtim i madh kur mendon se ata që ishin mbledhur aty duan të imitojnë 8 Dhjetorin e 1990.
Nëse aty dikush do kish shkuar me nipin apo ndonjë fëmijë adoleshent dhe t’u thoshte atyre se po përkujtojmë 8 Dhjetorin, me siguri fëmijët do mendonin se 8 Dhjetori ka qenë një tragjedi dhe përkujtohet me trishtim dhe dhimbje.
Në të vërtetë 8 Dhjetori është një ditë fitimtarësh në historinë tonë. Më së paku është një ditë që shënon fundin e një regjimi dhe futjen e Shqipërisë në sprovën e vështirë të demokracisë dhe pluralizmit.
8 Dhjetori 1990 është një ditë kur të rinjtë u ngritën kundër të vjetërve, ndërsa 8 Dhjetori i 2025 është një ditë ku plaku i vjetër që ka marrë peng foshnjën e lindur më 8 Dhjetor 1990, është kundër të rinjve.
8 Dhjetori i 1990 është një ditë kur liria politike fitoi mbi frikën brenda Partisë së Punës, kurse 8 Dhjetori i 2025, është dita kur frika brenda Partisë Demokratike ka fituar mbi lirinë për t’i folur apo për t’i dhënë dorën edhe një kritiku modest të Berishës.
8 Dhjetori i 1990 është dita kur fëmijët u dolën zot prindërve, për frikën që ata kishin për të ardhmen, ndërsa 8 Dhjetori i 2025 është dita kur të rinjtë nuk i dalin dot zot, as vetes, por presin nga prindërit t’u shpëtojnë të ardhmen.
8 Dhjetori i 1990 ishte dita kur opozitarët e regjimit vranë frikën nga e shkuara, kurse 8 Dhjetori i 2025 është dita kur opozitarët nuk vrasin dot frikën nga kryetari i tyre.
Nuk po krahasoj shifrat me 30 vetët e sotëm në bulevard, pa llogaritur ata me të meta mendore. Por dua të theksoj se askush nuk ka të drejtë ta festojë 8 Dhjetorin si ditë vakie, si funeral dhe ta identifikojë me dështimin e vet. 8 Dhjetorin nuk e bëri Partia Demokratike; 8 Dhjetori e bëri Partinë Demokratike.
Tani pas 35 vjetësh PD mund të vajtojë fatin e saj, por jo 8 Dhjetorin. Nuk ka pse fatkeqësinë e vet ta identifikojë me 8 Dhjetorin. Kjo është ditë që përkujton guximin e të rinjve. Në politikën e sotme guximi i të rinjve ka vdekur. Por dhe për këtë arsye, 8 Dhjetori vlen për t’u kujtuar qoftë edhe si homazh për guximin e vdekur.
Është një ditë që duhet mbrojtur me ligj dhe protokoll shtetëror si ditë fitimtarësh. Nuk është dita kur të vdekurit e gjallë të mblidhen para Kryeministrisë me shpresë se do ringjallen.
DEGJOVA NJE FARE PEDAGOGU QE FOLI PER RREZIMIN E DIKTATURES SE EDI RAMES,PO A DI KY FAR PEDAGOGU SE CFARE ESHTE DIKTATURA APO E KA DEGJUAR NGA UDHEHEQESI I TIJ SALI RAM BERISHA.PO TE ISHTE DIKTATURE KY FARE PEDAGOGU IDO ISHTE ARRESTUAR NE VEND,PRANDAJ MOS FLISNI PER DIKTATURE KUR NUK E NJIFNI ATE.
Pa ironizuar apo replikuar me asnjë njeri. 8 dhjetori, duhet ruajtur dhe mbrojtur vetëm nga Sali Berisha, mbasi ka uzurpuar dhunshëm, si spiun, PD, Rininë demokratike, dhe gjithë këtë vënd për 35 vjet rresht.
Pene e holle je Mero Baze. Vetem te kujtoi se te mungon diçka qe te dergon ty dhe te tjeret dhe vete popullin shqiptare, atje ku duhet dhe kerkon KOHA. Mero, ju nuk merrni ne llogaritje FORCEN E GRAVITETIT(!) qe jemi te detyruar me dashje a pa dashje, ta respektojme se asht pjese e te gjitha gjallesave qe ju ka zhvilluar 'mekanizmin' e levizjes(çvendosjes). Pra klasa politike dhe pinjollet komuniste duhet te largohen dhe te ju a lene vendin e qeverisjes te popullit shqiptare, klases nacionaliste dhe pinjolleve te saje. Te lutem mos mi ndalo nganjehere komentet sepse ty te duken sikur nxisin perçarjen kombetare por ata kane magjine e te kundertes, e bejne me unike(njeshe) Shqiperine, pa dallim rracash, krahinash, besimesh, idesh dhe ne kohen me te shpejt(rekord) e çojne drejt realizimit te Shqiperis se plote dhe rikthimit te harmonise qe u sabotua pas 29 Nentorit 1944 nga mesimet dhe praktikat LENINISTE. Faleminderit
@Gjergj, respekte per komentin! "Forces se gravitetit", si nje nga ligjet e Njutonit, po i shtoj dhe ate të inercise, i cili mendoj se perveç trupave me natyre fizike shpjegon edhe sjelljen e 'trupave shoqerore'. E them kete sepse situata 35 vjeçare e demokracise hibride në Shqiperi, sipas meje mund te shpjegohet edhe me "Ligjin e inercise', sipas të cilit, '"Trupat kane veti të ruajne gjendjen e qetesise (inercise) apo të levizjes së njetrajteshme per sa kohe mbi ta nuk vepron një force tjeter e jashtme!". Eshte mu per kete inerci ende sot vertitemi midis dy partive ne zanafille si pjella të PPSH, në krye të të cilave, njëra prej 35 vjetesh ka drejtues 'Sa-lehun e ububueshëm' dhe tjetra prej 20 vjetesh ka autokratin Edi Rama. Po ata perveç kulisave te tyre në skene e prapaskene, ligjeve qe i hartojne në interes te tyre bashkarisht, jane aty edhe falë ndonjë merite makiaveliste individuale, por kurrsesi per te perligjur jetegjatesine e pajustifikuar te tyre si lider te atyre partive, per rrjedhoje edhe te jetes politike dhe qeverisëse vendit. Ajo që shpjegon të gjithe kete, gjithmone sipas meje, eshte se ata janë aty edhe për inerci, e cila nepermjet votes se shqiptareve, dhëne sipas kraheve politike ku jane të pozicionuar, herë symbyllurazi e herë për interesa të çdo natyre, i votojne ata formalisht si brenda partive, ashtu dhe në zgjedhjet politike, në saje te cilave ato realizojne rotacionin qeverises, por gjithmone brenda qerthullit të tyre. Si dilet nga kjo gjendje inercie? Po ja me atë që na meson "ligji i inercise". Do duhet një force qëshoqerine ta nxjerre nga gjendja e qetesise si pergjumja, indiferenca etj, ose te ndryshoje shpejtesine e levizjes. Sigurisht që kjo nuk behet me të thënë. Do duhet të piqen kushtet dhe keto do të vijne përmes rruges evolucionare të shoqërise shqiptare, e cila gjithashtu eshte ligj i natyres ose i dialektikes siç quhet ndryshe.
Bureto, shume dakord me ty, e di mire dhe inercine e trupave por ne Shqiperi nuk qe gabimi i saj por kalimi ne nje sistem tjeter referancash, nxori ne pahe(dukje) se zbatimi i Leninizmit ne ekstrem dhe me thelle se ne Rusi e Kine, ka prishur popullin dhe lene me "Deformim Mbetes". Si duket shqiptareve ju qe gunguar kurrizi nga stermundimi dhe ish filozofet e Partise se Punes nga kjo perfituan e do perfitojne, ndaj ose duhet te kthehet Mbreti Leka i Pare, ne Fronin mbreteror si rregullues i menjehershem i mungeses se berjes se dekomunistizimit dhe Shqiperia rregullohet pa lufte, ku dhe femijet e komunisteve mund te ushtrojne detyra ne rrangje te pranueshme(!), keshtu drejtohet dhe gunga e kurrizos, per here te pare e arritur ne Shqiper dhe per nje periudhe dhjete vjeçare, populli i vuajtur e armiqsuar shqiptare nga komunizmi dhe diktatura Hoxha shkone drejt pajtimit kombetare ose grusht shteti me intervenim nga(2 !) qe shkaktone pasoja per komunistet dhe i nxjerre jashte orbites demokrateike si Bolshevik te pandreqshem, me "Deformim Mbetes". Duhet te marrish ne llogari se familja ime nuk ka perfituar asgja nga koha e Zogut, veçse ka gezuar lirine e Mbreterise se tij dhe ka jatuar me djersen e ballit ne pronat e veta e ndihmuar dhe popullin e zones. Faleminderit
.. Kur lexoj e dëgjoj çfarë thuhet për luftëtarët e demokracisë duke qenë qenë dëshmitarë i kësaj kohe.. Kam filluar të mos të besoj në historinë si shkencë dhe heronjtë e dëshmorët e treguar prej saj.!!!
Dale mo Liku....të tjera na thoshte te shkrimi i djeshme,kaq shpejt e harove? Pse opozitë është inekzistence me planin Merr në krye?Opozitë ka.
Lapsus..Pse opozita është inekzstente me plakun Mere.
Kur lexoj kete artikull e kuptoj qe ndoshta shume nuk duan demokraci , iu pelqen monizmi !!!. Nje artikull qe fsheh kenaqesi dhe tallje qe sheshi kishte 30 vete, Ne fakt eshte per te qare , por jo si ngushellim per Saliun. Eshte per te qare se opozita nen drejtimin e nje karte te djegur si plaku Mere , eshte pothuajse inekzistente.Cdo te thote kjo ? Sot Rama ka 83 deputete , nese Saliu vazhdon ne krye te PD , pas 4 vjetesh do arrije 100 e me shume. Dmth ben cte doje edhe me kushtetuten , po te doje shpallet edhe mbret !!! Kete doni ???? Dmth u rrezua nje bust para 35 vitesh , dhe tani te ngrihet nje tjeter ??? Epo rrinit me Enverin e Ramizin atehere !!! Nuk kam preference cili krah politik do jete ne krye , e vendos populli me vote , por mendoj nje opozite e forte i duhet demokracise !!!!
Ti qe kerkon nje opozite te forte ,a ke fuqi ta krijosh ? Mos mer inat Ramen qe mori 83 deputete , nuk eshte faji i tij edhe ne qofte se neser mer 100 deputet apo shpallet MBRET ? Byjrum “Ja sheshi , ja mejdani , Ja dhe Muco Kapedani “ ne jeni te zote , verini thonjt ne fyt atij qe ju katandisi KOKOSHI nje THELE , sali kriminelit mashtrusit me te madh te te gjithe koherave ?
I nderuar , ku e kam thene une qe ka faj Rama qe merr 83 apo 100 deputete ??? Bravo i qofte , fitoi zgjedhjet , ok !!!Une qaj hallin qe nese PD vazhdon keshtu , ai bust qe rrezuan ne 1991 , do zevendesohet me nje tjeter. Por ate bustin e pare u desh 50 vjet qe ta rrezonim... Mua nuk me pelqen , keshtu mendoj. Nese juve ju pelqen ok !!! Une qe nga 1997 , bojkotoj cdo zgjedhje , dhe po te shohesh shifrat e votuesve, keshtu bojkoton shumica e shqiptareve. Pse ??? Sepse vota sherben vetem per rotacion te menaxherit te korrupsionit. Pres nje alternative qe te me ndryshoje kete mendim !!!
Konstatim perfekt, analizë epike: " Nuk është dita kur të vdekurit e gjallë të mblidhen para Kryeministrisë me shpresë se do ringjallen."
Shume i sakte Mero. Duhet te jete feste kombetare me te gjitha nderimet e duhura, ashtu si festat e tjera.
Ciri fiu ciri fiu, Ciceron në cel Saliu. SPAK-u në sulm këtë radhë i ka dhënë peshqesh të rrallë. I ka dhënë peshqesh të vyer, “Lubinë” në çark ka mberthyer. Sokëllin burri malësisë: Ngrehuni t’i biem hajnise. Ngrehuni, thotë, dhe Flamuri, se derman bën vetëm huri. Narkoshtetin, sa të jetë bota, s’do ta mundim ne me vota. Ngrehuni ju të munduar, dymbëdhjetë vjet të lënguar. Pilafi nuk mban më ujë — ngrehuni të bëjmë rrëmujë. Në ekranet e TV-ve gjithollogët ngrehin zëne: “Një tërmet me shtatë ballë, thonë -do tundi PD-në.” Në këtë vakt kur zjen kazani doli luan Sali-jani. Me doktor Ilir “kadinë”, thonë — do ngjallim Salinë. Thonë se duhet një shkundje, Baza të energjizohet, Me Berishën bash në krye Opozita të forcohet. I shkreti Alimehmeti, fjalë matur dhe i shtruar, Jep e merr të bindë miletin për Berishën i betuar: “Ne nuk kemi dalë për fronin, por për një kauzë të drejtë; Berisha, i qofshim falë, mbretëroftë sa të ketë jetë.” Lela, zgalem në furtunë, me dyshim e sheh këtë punë. Një Fatma të re qëndisi, Selijanin e telendisë. I tha shkoqur, pa doreza: “PD-së ti ja ke me hile; sapunën s’e hamë për djathë, se kemi Saliun skile.” Tridhjetë e pesë vjet kaluan, Saliu hypur në kalë; kalit patkojt i kanë rënë , hingëllin dhe thotë: jam gjallë. Ç’është kjo që po shikojmë, një furtunë a tjetër tallje? Analistet ne dilema: “Shizmë e re apo ringjallje?!” Do te ngrihet..do ringrihet Si i vdekuri ne balada po nuk shkuli berishizmin s’i ben derman as viagra.
Per ju fshataret,malsoret dhe fushoret bujqer eshte vertet dite e shenuar sepse vodhet,dogjet vrate dhe ironikisht u quajtet demokrate. Ndaj Mero edhe pse je distancuar nga prijsi lexhendar si keshilltar,ku perfitimi pdyshim qe ka qene me i madhe se sa diploma e inxhinjerike,pasi ate e more per ne monizem,ndersa penen per ne Berishizem ku edhe ia pe hairin. Eh z.Baze edhe pse shkruan shqip sillesh si grek doç,doçi.Per ju fshataret qe kjo kohe,ndaj Shqiperia dhe shoqeria shqipetare ka shkuar me mbrapa nga çfare ishte ne monizem.
Ciri fiu ciri fiu, Ciceron në cel Saliu./ SPAK-u në sulm këtë radhë i ka dhënë peshqesh të rrallë. I ka dhënë peshqesh të vyer, “Lubinë” në çark ka mberthyer. Sokëllin burri malësisë: Ngrehuni t’i biem hajnise. Ngrehuni, thotë, dhe Flamuri, se derman bën vetëm huri. Narkoshtetin, sa të jetë bota, s’do ta mundim dot me vota. Ngrehuni ju të munduar, dymbëdhjetë vjet të lënguar. Pilafi nuk mban më ujë — ngrehuni të bëjmë rrëmujë. Në ekranet e TV-ve gjithollogët ngrehin zënë: “Një tërmet me shtatë ballë, Thonë -do tundi PD-në.” Në ktë vakt kur zjen kazani doli luan Saliajni. Me doktor Ilir “kadinë”, Thonë — do ngjallim Salinë. Thonë se duhet një shkundje, Baza të energjizohet, Me Berishën bash në krye Opozita të forcohet. I shkreti Alimehmeti, fjalë matur dhe i shtruar, Jep e merr të bindë miletin për Berishën i betuar: “Ne nuk kemi dalë për fronin, por për një kauzë të drejtë; Berisha, i qofshim falë, mbretëroftë sa të ketë jetë.” Lela, zgalem në furtunë, me dyshim e sheh këtë punë. Një Fatma të re qëndisi, Selijanin e telendisë. I tha shkoqur, pa doreza: “PD-së ti ja ke me hile; sapunën s’e hamë për djathë, se kemi Saliun skile.” Tridhjetë e pesë vjet kaluan, Saliu hypur në kalë; kalit patkojt i kanë rënë , hingëllin dhe thotë: jam gjallë. Ç’është kjo që po shikojmë, një furtunë a tjetër tallje? Analistet ne dilema: “Shizmë e re apo ringjallje?!” Do te ngrihet..do ringrihet Si i vdekuri ne balada po nuk shkulen berishizmin s’i ben derman as viagra.
Motra ime i ka perjetuar keto ngjarje. Ishte e ka ngelur trime dhe friken nuk e ka njohur, por edhe pse e re, e kuptoi direkt teatrin... Sapo degjoi duartrokitjet dhe thirrjet, ju be e qarte qe nuk ishte per te. Kam degjuar me shume kenaqesi nje interviste te piktorit Helidon Haliti, ku pershkruante ato dite che se si i Jati- burre i mencur nuk e kishte lene te perziej .. pikerisht se kishte degjuar ato duartrokitjet e thirrjet e famshme. Respekt per Zotin Haliti! ---------- 8 dhjetori eshte dita e " Zoja e paperlyer", eshte festa e pafajesise ne kohen e pritjes, te Ardhjes. Nderkohe qe shkruaja, mu kujtua kjo koincidence e hidhur. Historia e Jone eshte nje pritje e Ardhjes dhe e Drites, te shnderruar ne " En attendant Godot" -------- Uroj me rastin e 8 Dhjetorit, drite e begati per Shqiperine e Shqipetaret anembane!
Perversitet i gazetarisë, i politikës, i historisë, kur hiqen sikur nuk kuptojnë se 8 Dhjetori 1990 ishte krejtësisht një farsë, se në atë 8 Dhjetor në shesh nuk ishte opozita reale, por opozita perverse. Kështuqë perversitetet bashkohen!
Une qe me shume te shaj Mero, me detyrove te te them BRAVO!
Mero je lap i qut vetem nga ty do vdesi maloku .mbaje mend kte qe pi shkruaj nuk e kap dot 2027 maloku vitin tjeter e ke me kancer ne tru do vdesi si nje mi kanalesh.i cmendur dhe I vetmuar.
Konfirmuan që janë vemje më të mëdha Salianji dhe alimehmeti
Gabon rende o Mero Bazja, 8 dhjetori i ketij 2025 nuk eshte kurrfare dite fitimtaresh! Eshte vecse nje Dite Zuzaresh ku njeri zevendes-Zuzar eshte ne qeli ne Durres e tjetra zevendese-Zuzare eshte nen akuza per vjedhje dhe e pezulluar nga Gjykata qe te shkoje e vjedhe prape ne qeveri te krye-Zuzarit, kaq!
Boll se na hapët barkun! Të vetmet ndryshime që kishte 8 Dhjetori nga lufta e Haxhi Qamilit jane: 1) studentëve u punonte busulla saktë (po vetëm ajo ama) 2) fituan. Sa për të tjerat: Haxhi Qamili do kishte bere me pak dëme ne kete vend po te kishte fituar...!
Komentet per kete editorial , duhet theksuar se Jane , sa serioze , Po aq edhe trishtues per ate cfare pritej dhe cfare erdhi pre date 8 Dhjetor ... " Fajtor per gjithcka , eshte vete Njeriu " , thote diku F. Kafka . E pra , edhe per kete gjendjen trishtuese te pas 8 Dhjetorit ... fajtore jemi vete . Jemi , sepse , sic thot nje komentues , I besuam nje bande maskarenjesh qe e demtoi Shqiperine me shume se Ajo e Haxhi Qamilit ...! Dhene ne , si popull enderrimtar , pse Jo dhe fatal , presim dhe enderrojme ... Perjetesisht ne Pritjen te Godose ! ( Trishtuese , prej , dhe ne )
Tetë dhjetori do të kutohej si ditë fitoreje sikur të kishte dy palë që ishin përballur,këtu nuk ka pasur asnjë palë,thjesht Partia e Punës hoqi dorë nga pushteti dhe kaq.Fakti që nuk ka pasur fitore atëherë dëshmohet edhe sot,35 vite pas jemi aty ku ishim,në kaos moral.Falemderit SHBA-së për reformën në drejtësi dhe BE-së për mbikëqyrje se nuk e di ku do të ishim.Deri më tani nuk kemi dëshmuar se kemi fituar ndonjëherë.
1 █ Per : Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ! Ne Çamërit ( të 2 jemi nga Rrëpica e Çamërisë ) jemi të zgjuar . O Liku , ecën ( lëviz ) ndopak me Isaac Newtonin ti , apo jo ? ☻Liku , pyete pak atë Fishta i Ri : Sa " % " ndihesh se i perngjan Mësuesit Gjergj Fishta ? ☻Liku , thuaji " Buretos " : je shumë i sakt per audiencen , por nje fizikant e vlerson të cunguar arsyetimin tuaj .
1 █ Per : Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ! Ne Çamërit ( të 2 jemi nga Rrëpica e Çamërisë ) jemi të zgjuar . O Liku , ecën ( lëviz ) ndopak me Isaac Newtonin ti , apo jo ? ☻Liku , pyete pak atë Fishta i Ri : Sa " % " ndihesh se i perngjan Mësuesit Gjergj Fishta ? ☻Liku , thuaji " Buretos " : je shumë i sakt per audiencen , por nje fizikant e vlerson të cunguar arsyetimin tuaj .