Iluzioni i Berishës se Gjenerata Z duhet të shpëtojë gjeneratën S

9 Dhjetor 2025, 19:41Editorial Mero Baze

Të lindurit në vitin 1944 i kap Silent Generation, e thënë shkurt gjenerata S. Të lindurit rreth 1997–2012, janë ata që quhen gjenerata Z.

Të dy gjeneratat lidhen me një vit lufte në Shqipëri. Gjenerata S, ajo e Saliut, ka lindur kur vendi ishte në flakët e Luftës së Dytë Botërore, kurse gjenerata Z ka lindur në vitin kur Shqipëria ishte në flakët e luftës civile, provokuar nga Sali Berisha.

Tani Sali Berisha kërkon që shpëtimin e tij politik ta ketë nga gjenerata Z.

Gjenerata Z, pas vitit 1997, është rritur me smartphone, internet, rrjete sociale, informacion global, WhatsApp, Instagram, TikTok, etj. Ata kanë si vlerë kryesore të qenit origjinal, lirinë personale, mirëqenien personale dhe një ndjeshmëri të madhe ndaj temave si: shëndeti mendor, identiteti, barazia gjinore, të drejtat e njeriut, etj. Mbi të gjitha janë sfidues të autoriteteve që duan t’i kontrollojnë. E shohin punën si diçka që duhet të ketë kuptim dhe fleksibilitet. Gjenerata Z kërkon më shumë ndërrim vendesh pune, emigrim, punë online, freelance; nuk pranojnë lehtë punë “vetëm për bukë goje”, pa perspektivë ose dinjitet.

Të gjitha këto tipare e bëjnë gjeneratën Z një fuqi të madhe ndryshimi në shoqëritë e sotme, pasi vendosin autoritetet shtetërore nën presionin e krijimit të një shoqërie të re, të panjohur dhe shpesh të vështirë për t’u përballuar.

Natyrisht edhe në Shqipëri ekziston kjo gjeneratë. I kemi në mes nesh, janë fëmijët tanë, janë një brez i tërë që shpesh na duket i padobishëm dhe i palidhur me atdheun dhe vlerat që ne mendojmë se janë të rëndësishme për një shoqëri.

Dhe ata mund të bëhen faktorë ndryshimi në Shqipëri. Mund të sfidojnë pushtetin, mund të ngrihen, mund të ndryshojnë politikën e gjithçka tjetër.
Vetëm një gjë nuk kuptoj: pse Sali Berisha, i gjeneratës S, që është rritur si komunist dhe po vdes si i tillë, mendon që gjenerata Z do të ngrihet për ta sjellë atë në pushtet?

Të parin poltikan që gjenerata Z flak në kanal, është prototipi i politikanit Sali Berisha. Por me sa duket Berisha mendon se gjenerata Z mund të gënjehet si studentët e Dhjetorit, që ata të bëjnë kryengritjen pastaj ai të rimarrë pushtetin?

Madje jo vetëm Berishën, por ata do të fshijnë edhe këta eksperimentuesit e përcar opozitar, këta që secili thërret nga një ‘protestë kombëtare’, por kanë njerëz sa për të mbushur një sallë mbledhjesh. Gjenerata Z nuk ngrihet në protesta për të ringjallur të vdekurit, por për të varrosur të gjallët që i kemi nëpër këmbë.

Gjenerata Z është armike e autoritarizmit dhe rregullave. Nuk do të thotë që sjellin domosdoshmërisht një gjë të mirë në shoqëri, pasi mund të sjellin edhe anarki, por Sali Berishën nuk e sjellin kurrë në pushtet.
Se kur thuhet Gjenerata Z, nuk do të thotë se janë “të Zenit”. Si këta protestuesit që mbledh para Kryeministrisë.

15 Komente

  1. A
    Artan

    Perle

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !!!!!!!!

      O Mero , o yll i gazetarise , o pishtar i fjales se lire dhe promovues i anti censures !!! Sot me ke bllokuar nja 15 komente !!! Po pse ke frike o njesh !!! Po fjale jane asgje tjeter !! Mos ki frike se nje koment bej une dhe vershojne pastaj nja 10 komente me sharje me liber shtepie qe e bejne komentim tim te padukshem !!!.............................................................................................................)Po ju nuk e keni kuptuar termin gjenerata Z qe tha Berisha !!! Ai e kishte fjalen per te rinjte qe kane blere Samsung Z Fold 7 ! Dmth gjenerata Z !!! Mesa duket Saliu ka nenshkruar kontrate me Samsung per promovimin e ketij telefoni. Po pse ? Sepse Saliu eshte "VIP" , gjithe diten ne TV , cdo dite konferenca shtypi , cdo jave protesta te kryeministria , hyrje dalje ne SPAK....pse mos jane me publike kengetaret ????.... Kushedi sa leke do nxjerre Samsung nga reklama me Saliun....." Blini Z Fold 7 ".....

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gegë e Tosk

      Gjenerata S, me pikantin Sali Berisha, ka bërë seks me DHINË për herë të parë, dhe nuk ka asnjë pikë takimi, apo konfrontimi me gjeneratën Z, që flasin italisht e anglisht njesoj sikur të kishin lindur e rritur në itali e angli, që zotërojnë kompjuterin njesoj si gjithë europa, kanë telefona tepër inteligjentë, kanë aipad dhe gjithëçka ka rinia e kësajë bote. Me Sali Berishen, tallen edhe vetë nipërit dhe mbesat e tijë. Fajin e kanë femijët e Saliut, që nuke marrin dhe ta kyçin në shtepi, sepse për sebep të tijë, shkopinjtë do të bien edhe mbi ta.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjyshi komunist

        Tregone gjyshi çdo mbremje na ishte seç na ishte ............... Gjyshi ka pjerdhur por me te pjerdhur jane Buffonet......e gjyshit

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Bravo

          Përgjigjjuni
          1. U
            USA citizen

            The role of Z generation is to put silent the silent generation...

            Përgjigjjuni
            1. n
              niku

              Mero ,kryeministri po rikthehet tek fryma e 1 milion shuplakave socialiste qe besojne te standartet europiane ne drejtesi , mjekesi,arsim etj etj .Mendoj se ky rikthim tek vlerat e majta do sjelli fitoren e mbi 55 bashkive ne 2027 dhe fitoren e mbi 94 mandateve socialiste ne 2029.Saliu dhe kelyshet e tij le te vazhdojne te lehin ,zhvillimi europian ecen perpara.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjenial gazetar

                Gjenial, si gjithnje!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dick Martin

                  I madh

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SHQS

                    Flm Mero per shpjegimin dhe ndryshomin ndermjet Gjenerates S dhe Gjenerates Z. Eshte cilesor!

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Haku

                      ????????

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demokrat prej natyre

                        Gjenerata Z qeron gjeneraten Silent, ate te Saliut...

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maro

                          Bej nje artikull per ekonomine o Mero. Si po shkon?

                          Përgjigjjuni
                          1. U
                            Ura

                            Car iluzioni ai ka mbaruar punë me shqiptarët.gabimi dhe faji është i gjithi i atyre që i bën pas

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Psikologu

                              Nje pyetje z.Baze:Gjenerata S kuptohet qe eshte Saliu ,po gjenerata Z mos eshte Zeni??????

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje