Sali Berishën tani po e vret Sali Berisha

15 Dhjetor 2025, 19:08Editorial Mero Baze

Ishte një skenë pas mbledhjes së kryesisë së PD dy ditë më parë, kur Salianji po fliste për gazetarët dhe po shpjegonte me shumë nerv se çfarë akuzash i kishin bërë mbështetësit e Berishës brenda dhe nga dera doli Sali Berisha. Ua bëri me dorë gazetarëve, me delirin e njeriut që prish çdo festë nëse del para gazetarëve, por nuk i foli njeri. I pa njëherë i hutuar pse s’po reagonin, pastaj mbajti pak këmbët, dëgjoi se çfarë po fliste Salianji. Për dreq, në atë moment po thoshte se nuk kishte pasur kurrë lidhje me krimin e organizuar. Berisha pati një si marrje këmbësh dhe u fut i dëshpëruar në makinë.

Ishte hera e parë në jetë që ai nuk u përfill në selinë e tij nga gazetarët, pas një mbledhjeje kritike me shumë debate, ku natyrisht që kërkohej mendimi i tij.

Të gjithë prozhektorët ishin te Salianji, i cili si meritë të vetme kishte që kishte rezistuar ndaj akuzave dhe ua kishte kthyer mbrapsht.

Berisha, i cili është konsumuesi më i madh i medias në historinë e politikës shqiptare, edhe kur nuk ka për të thënë asgjë, u injorua nga media pikërisht në një moment që qoftë edhe për balancë ai mund të ishte interesant. Por asnjë nga ata reporterët e rinj nuk ia afroi mikrofonin. Drama e Sali Berishës për herë të parë është drama e një njeriu që është i qartë për të gjithë. Dhe për ata djemtë e vajzat e rinj reporterë që kanë lindur dhe janë rritur duke parë Berishën në televizor gjithë jetën, ai nuk ka më asnjë gjë interesante për të thënë. I ka konsumuar të gjitha.

Grupi armiqësor i Salianjit është i 40-ti në historinë e jetës së PD dhe të gjithë me një skenar: po kritikon për të ndihmuar armikun dhe je i paguar prej tyre. Kjo skenë ka që nga dhjetori i vitit 1991 me Neritan Cekën që përsëritet. Të gjithë armiq dhe ai gjithmonë aty pa lëvizur.

Ka gjithë jetën që përdor të njëjtin argument për të mbetur në krye të PD, por është hera e parë që të gjithë janë të qartë se çfarë po bën dhe pse po e bën dhe nuk ka më askush asnjë interes për të.

Ka gjithë jetën që përpiqet të ndërtojë skenarë me konspiracione dhe armiq që po e prekin atë, prekin Shqipërinë, por është hera e parë që askush nuk është i interesuar ta dëgjojë.

Ka gjithë jetën që përdor llumin e PD kundër çdo intelektuali apo udhëheqësi të PD që e konteston, por është hera e parë që të gjithë janë të interesuar për armikun dhe jo për të.

Ka gjithë jetën që investon të ketë media të tij, gazetarë të tij, madje edhe media familjare, dhe është hera e parë që as mikrofoni i televizionit familjar nuk u drejtua nga ai në atë moment.

Kjo është një pikë kthese e fortë në historinë e imponimit publik të Sali Berishës. Për herë të parë ai është i parëndësishëm, i panevojshëm, i padëgjueshëm dhe mbi të gjitha i pavlerë.

Të gjithë e dinë se çfarë ndodhë. E dinë që ai do ta përjashtojë Salianjin dhe mbështetësit e tij, e dinë që do ta izolojë edhe më shumë PD-në, e dinë që do të vazhdojë të bëjë pazare, e dinë që do ta sulmojë atë nga gruaja, nga familja, nga shoqëria, e dinë që nuk do ta lëvizë Flamur Nokën nga mbajtja e uturakut, e dinë që nuk do të bëjë asgjë nga ato që thotë… ndaj nuk presin më asgjë prej tij.

Dhe ky është i vetmi problem që ka Sali Berisha. Atë tani po e vret Sali Berisha. Nuk e vrasin kritikët e tij. Nuk e vrasin kritikat e Salianjit si kritiku i fundit i tij. Salianji thjesht sa e bën më të dukshme fundin e tij të dhimbshëm, ku të gjithë janë të qartë dhe nuk presin gjë prej tij.

Atë tani nuk e merr inat askush për asgjë. As për faktin që në shesh nxjerr 30 vetë, as për faktin që kapet duke bërë pazare, as për faktin që gënjeu për çdo gjë që premtoi në foltore, as për faktin që ka fëmijët miliarderë, as për faktin që flet broçkulla kundër drejtësisë dhe pastaj shpreson që përmes drejtësisë të rrëzojë Edi Ramën, as për faktin që nuk të lë të prekësh as Flamurin.

Atë tani të gjithë e shikojnë si diçka që u ka ngelur në derë. Dhe kur një plak në atë moshë të ngel në derë, pasi ka privatizuar shtëpinë, je i detyruar të bësh sikur kujdesesh për të. Askush nuk pret asgjë prej tij, përveçse të vdesë. Dhe ky është dënimi më i madh që një politikan mund të marrë në fund të jetës së tij.

45 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !"'?,;:"

    Se shpejti del ne botim libri me kujtime " 30 vjet prane shokut Sali" me autor Meron , vazhdim i best- seller-it " 30 vjet prane shokut Enver" i Sulo Gradecit !!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mondi

      Me autor zotnine tate.Do e blejne te gjithe per te fshire bythen.Nga 30 vjet qe kemi me nder me thene ne demokraci,mero ka 20 vjet qe I peshtyn ne surrat babes tat sali shtazes.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:",;?!,

        Po , ca vjet Mero ishte pro Saliut , pastaj doli kunder ....por gjithmone eshte prane "shokut Sali" , e ndjek kemba kembes duke reklamuar cdo veprimtari te tij , edhe kur teshtin apo me nder kur Saliu kryen nevojat personale , Mero e regjistron dhe e shkruan...keshtu qe libri ka shume kuptim.Edhe Sulo Gradeci kur shkroi librin per Enverin nuk ishte kaq prane tij sac eshte Mero prane Saliut....

        Përgjigjjuni
        1. n
          ne

          Liku...ke ngaterruar Mul Noken me Mero Bazen, mblidh "kallaballekun" sa nuk eshte vone. Mero eshte gazetar dhe ka te drejten te jete njeri i lire per te thene dhe bere ate qe mendon.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban :-,;:!

            Po, edhe une kam te drejte te them mendimin tim.....por ti mos e bli kete librin,....prit ate te Nokes , por nuk e kam degjuar Noken te flase per Saliun kaq shume sa Mero...

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Liku...sigurisht ke te drejte te thuash mendimin tend qofte edhe pse s'ka asnje vlere, por jo te fyesh te tjeret pse nderrojne mendimin e tyre. P.sh. gjithkush pervec teje e ka pare Mul Noken te flase ne mbrojtje te Saliut me mijera here duke ja kaluar edhe Sulo Gradecit.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ,.":;,.;

                Fyer ???!!!!! Me cito nje fyerje qe kam bere dhe do kerkoj falje !!!.....por te thuash nje te vertete qe Mero ka qene me Saliun dhe pastaj nderroi krah nuk eshte fyerje. ...dhe numero sa artikuj ka shkruar Mero per Saliun , llogarit fjalite dhe krahasoji me fjalite e Nokes per Berishen. Dhe flasim prape...por kujto Mero flet perdite...Noka ne parlament 2 here ne jave...

                Përgjigjjuni
      2. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !"'?,;:"

          Ate objektin qe e permend gjithmone , parkoje te rruga qe ndoqe kur linde.....a me kuptove ???

          Përgjigjjuni
        2. M
          Milet dumbabist

          Na u deshen 35 vite, 40 grupe armiqesore, gjithe ato tragjedi e zvarritje, qe te vinte ky brez, pas brezash te tere te vuajtur, pa llogaritur 45 vitet me Enverin, qe populli yne i zgjuar shume te kuptoje se si duhet te sillet me nje HAJVAN qe e ka vene po vete ne krye!? Jo... ky milet AKOMA nuk ka mesuar ASGJE. E sa te vdese saliu, do te gjejne nje "BABE" tjeter e ta mbajne ne krye nja 40 vite te tjera.

          Përgjigjjuni
        3. J
          Janina

          ……dhe megjithë atë, për Sali Berishën pritet ngordhja si qën, e jo vdekja si njerëzit.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !"''!?,;

            Persona te caktuar mblodhen prova dhe nen nje emer anonim Nesti Angoni shkuan dhe denoncuan Lalin ne Spak.Nisi proces dhe ceshtja shkoi deri ne gjyq........po sikur te gjithe ju qe me te drejte keni urrejtje maksimale per Saliun , mblidhuni bashke , grumbulloni gjithe provat kunder Saliut per cdo gje qe nga viti 1992 , gjeni nje emer anonim dhe beni nje denoncim ne Spak per te......te pakten beni dicka te dobishme , sa rrini e shani ketu , se me sharje nuk i beni dot gje Saliut , .....ku dihet mund te jape rezultat denoncimi...!!!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheJ.eN.Bi

              Liku ,je rekord,sikur të kishe serverin tënd kushedi sa para do kishe fituar nga replukat.Nuk e di si të ka shpëtuar dhe nuk e ke mësuar se Nesti Angoni është Prokurori Olsi Dado.Ai ka edhe gurin edhe arrën.Kurse këta që urrejnë Saliun apsat e kashtësi kanë.Dhe kështu nuk kanë ç'ti bëjnë Saliut me gjithë dëshirën e madhe që kanë.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"?,;.!

                Ah , me ka shpetuar kjo info sepse , sic thoni ju Olsi Dado eshte i kapur nga Berisha , pra i bie qe provat i ka " gjeneruar Saliu" , une s'kam komunikim me te , Meroja i rri ngjitur Saliut , i di madje dhe oraret kur ha,pi, shkon ne tualet....keshtu qe Meroja mund te konfirmoje kete qe thua per Nestin dhe Olsin...

                Përgjigjjuni
                1. x
                  xheJ.eN.Bi

                  Liku...kështu si replikon ti populli i thotë: hane shan ,hane Bagdat.Ose ,njëri i bie gozhdës tjetri patkoit.Duket që t'i i bie patkoit dhe për ta mbajtur e ke gomarin....

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ;:?!,;:"

                    Ok , por nuk e kuptova , kush eshte Gomari qe dua te mbaj une ..??? Nuk po e shihni qe ju ka kapur te gjitheve "krimbi i replikave" ? Dmth me shume fluks vizitash dhe aktivitet tek portali i Meros ...dmth me shume para per Meron !!......a me kuptove ???

                    Përgjigjjuni
            2. Z
              Zagali

              Kur te ngordhin Saliu do shkrehen me mijra automatik ne ajer ne te gjithe shqiperine si shenje gezimi tamam si ne 1997 kur ra nga fiku.

              Përgjigjjuni
            3. m
              mirel

              Sali Berisha...me ne fund i vdekur i pakallur.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Bo bo bo, farmak je o Mero, por je shume i sakte.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Besford Kallojer Fadil Edepsēz Memele Gjoleka

                  Mero Baze je fantastik respekt pēr inteligjencēn , trimērin, e dinjitetin e lart Respekt.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhezo Smokthina

                    Sali Berisha në jetë bëri atë që deshi vetë, edhe një ditë para vdekjes dikush do t'ja hapi derën e makinës për të hyrë brënda saj, sa të jetë gjallë ai ka shërbëtor për t'i krijuar lehtësirat që i kërkon mosha. Sa për politikë, kot e sulmon, Shqipëria është në dorën e tjetërkujt. Pse ti si gazetar nuk do të analizosh veprimet e atij që drejton vëndin, për këtë besojmë se nuk është fajtor Berisha. Sikur dikush me të Meta mendore, ti aq ke ditur dhe di të bësh, të merresh vetëm me Saliun. Gëzohesh si një fëmijë, deri dhe xhelozohesh për qëndrimin e atyre gazetarëve që i kthyen bythën Sali Berishës, kur vetë, me artikullin që shkruan, nuk bënë si ata, por bënë zakonin, meresh me Berishën. Në këtë forum janë me qindra ata që shtypit prej shumë e shumë vitesh i kanë kërkuar që të mos merreni me një të marrë si Berisha, por juve ngaqë nuk doni të merrni me atë që ka Shqipërinë në dorë, e keni gjetur të udhës të merrni me Berishën, duke lënë të livadhisë atë që ka gjërat në dorë. Opozitë ka në çdo vënd demokratik, por kurrë shtypi nuk e gjen të keqen tek ajo. Natyrisht mund t'i sugjerojë forma dhe mënyra se si mund të vijë në pushtet, por vetëm kaq. Misioni i shtypit është të marrë në analizë qeverisjen, analizon premtimet e bëra të partisë qeverisëse dhe sa e si janë realizuar ato, vë në dukje gjithë të metat që konstaton gjatë ushtrimit të qeverisjes. Por e zgjata shumë. Dhe për t'a mbyllur, unë vërtet do t'a konsideroja një arritje të madhe të demokracisë tonë, për të mos thënë se duhej shpallur feste kombëtare, dita kur Mero Baze do vendoste të mos thoshte më asnjë fjalë për Sali Berishën, të mos i jepte oksigjen me shkrimet e tij, por t'a linte ashtu të vetmuar dhe braktisur nga shoqëria për të gjitha ato të këqija që bëri kur ju dha besimi nga ky popull i vuajtur që të shërbente me nder e drejtësi, por që ai kurrë nuk u ngrit në lartësinë e detyrave që ju besuan.

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xheJ.eN.Bi

                      O Xhezo...cili është fakti që Rama është bërë si Mbret? Nga që nuk ka opozitë ,apo nga që nuk meret Merua me Qeverinë?O Xhezo,kush mund ta rrëzojë qeverinë një opozitë e shëndosh dhe konstruktive ,apo Merua me Editorialet,sikur edhe 3-4 në ditë.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xhezo Smokthina

                        Zoti J

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xhezo Smokthina

                          Zoti J and B, komenti im ka për objekt vetëm këtë editorial, problemi që ju ngrini nuk është objekt i shkrimit.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Andreas

                          Amin o Xhezo! Se ketu mbeten duke lavderuar "penen" e Meros qe ngjyhet gjithnje ne te njejtin kallamar per te shkruar gjithnje te njejtin hartim ketu e mbi 20 vjet!

                          Përgjigjjuni
                        3. J
                          Juve

                          E nisen me revolucion vazhduan me mosbindje civile pastaj protesta më pas e bënë foltore tani në 22dhjetor besoj se do festojnë me kapuçat e viti të ri urime gëzuar festat dhe vit të mbarë të gjithve

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cufe

                            A mor Mero po ku pjerdh Salehu per Sali annusa aq sa pordhi per Neritanra te Ceket........ Ikin nga ikin bejne si te inatosur dhe koken e futin te poturet e Salehut perseri

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Q

                              Xhezo Smokthina,rall shkruan,por gjithmon na can mender bythen.Fjale imzot,fjale!

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Z

                                Saliu eshte i programuar te vdesi si qen I Zgjebosur.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  SM

                                  Saliu xhezo dhe nje dhembe te krimbur te ket eshte I rrezikshem,prandaj ti je 100% gabim.Kjo fara e keqe nga shpellat e Vicidolit do cfarosur perfundimisht,Mero po jep nje kontribut ne kete drejtim,dhe do inkurajuar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Po qe ka te drejte berisha

                                    Ne nje vend ku: # 200.000 dosje presin per gjykim # nuk ka ilace per kimioterapi # cdo muaj vritet( theret) nje adoleshent # ndotja e ajrit eshte 600% mbi nivelet normale # nje shoqeri private del me humbje per 18 vjet… rast unik ne bote ne parajse e ne pafundesi # prokuroria mbledh telefona te cdo individi qe i del perpara, por harron te mbledhi telefonin e dhendrit te berishes, te berishes vete, te biznesmeneve qe akuzohen po per te njeten gje # nje vit shkollat behen me dreke e vitin tjeter pa dreke # vende arkiologjike e monumete te kadegorise se pare ndertohen hotele # me ujin bregdetar me te ndotur ne bote(93%) # me renien e popullsise me te madhe ne bote # korrupsioni ne qeverri dhe ne cdo istiticion nuk diskkutohet a ka por sa eshte perqindja ,merua merret me a ia hoqen apo ia vune mikrofonin berishes

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Parti e klonuar

                                      Z. Mero eshte PD qe e meriton Berishen. E gjithe PD, merri nje per nje, me ndonje perjashtim teper te rralle, jane njeri me klloun se tjetri.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rroku

                                        A ka ndonje te ri ne moshe, te pakten, nga VERIU ne PD? Asnje, se i bejne hije Sali Hoxhes. Kjo tregon se eshte injorant dhe i pakarakter. Nga veriu mbledh gorane gollobordas malazese serboboahnjak spiune karashurra dhe hajdute injorante e trapajane... SALI GABZERRI

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Regjim i veterene

                                          Me partizane si Enveri dhe militante si ky sali GABZERRI nuk behet shqiperia jone e dashur

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Ymer Abazi

                                            Struci Mero akoma me koke ne bajgat e Sales e nuk e nxjerr qe andej per qamet te shohe se si Ed Ramen po e vdes fizikisht ajo e vdekura politikisht Bela e Ballukeve !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Robert Bushi

                                              O liku o RROT KARRI po mjaft mor derdimen se le nam nē çdo koment lik KARRI. PO shko mor mut e puno se gruas tēnde i ra bretku tu punu e ka bo pidhin telef se ti spunon vetēm komenton e ha. E gruja shkret ska lon kar pa thy pēr ty o liku. Un qē shkruaj jam 21 vjeç sdudjoj e punoi prandaj o liku dhe ti duhet tē punosh qē gruas pidhin tja çlirosh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"',;:!

                                                Kete objekt qe permend meqe i ke vene edhe RROT para , parkoje tek rruga qe ke ndjekur kur ke lindur.....a me kuptove ??!!!

                                                Përgjigjjuni
                                              2. R
                                                Robert Bushi

                                                O liku o RROT KARRI po mjaft mor derdimen se le nam nē çdo koment lik KARRI. PO shko mor mut e puno se gruas tēnde i ra bretku tu punu e ka bo pidhin telef se ti spunon vetēm komenton e ha. E gruja shkret ska lon kar pa thy pēr ty o liku. Un qē shkruaj jam 21 vjeç sdudjoj e punoi prandaj o liku dhe ti duhet tē punosh qē gruas pidhin tja çlirosh.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Robert Bushi

                                                  O liku o RROT KARRI po mjaft mor derdimen se le nam nē çdo koment lik KARRI. PO shko mor mut e puno se gruas tēnde i ra bretku tu punu e ka bo pidhin telef se ti spunon vetēm komenton e ha. E gruja shkret ska lon kar pa thy pēr ty o liku. Un qē shkruaj jam 21 vjeç sdudjoj e punoi prandaj o liku dhe ti duhet tē punosh qē gruas pidhin tja çlirosh.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Robert Bushi

                                                    O liku o RROT KARRI po mjaft mor derdimen se le nam nē çdo koment lik KARRI. PO shko mor mut e puno se gruas tēnde i ra bretku tu punu e ka bo pidhin telef se ti spunon vetēm komenton e ha. E gruja shkret ska lon kar pa thy pēr ty o liku. Un qē shkruaj jam 21 vjeç sdudjoj e punoi prandaj o liku dhe ti duhet tē punosh qē gruas pidhin tja çlirosh.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Mesuesi

                                                      Mero , vetem refuzimi dhe baktisja e "Varros" Sali Berishen . Edhe analiza jote sarkastike , e meton kete te vertete . Vec AJO C'ka duhet theksuar , eshte se ne kete derexhe Saliu Po shkon me kembet e tij . Mediat nuk ka se si te kene ndonje Merite , sepse pre 35 vitesh Po na shurdhojne me emrin Berisha ( kryefjale e retorikes se saj ) , sikur ai te jete I derguari I Zotit . Dhe e fundit : KY editorial eshte nje nga ato tekste qe sikur dalin me nje te nxierre te frymes . Nje tekst esklamativ qe noton mbi emocionet berishiste ....

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

                                                        YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KOL KYCIT TANI

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Y
                                                          Yp Xhixhi

                                                          Bela B-ja po q*het, e Mero B-ja vazhdon krihet !!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. X
                                                            Xxx

                                                            O Likuuuuu, Mero shkruan për Saliun, se ka akoma qorra si ti qe i vene pas, t'ju hapi syte

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:",;?!.

                                                              O i nderuar , zer radhe sa te dale ky libri per Saliun blije dhe vare ne mur !!!!....ate librin e Enverit na detyruan ta blinim, s'kishim c'benim....kete me Saliun , vetem Mero dhe komentuesit si ty mezi e presin !!!!

                                                              Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje