Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11 Dhjetor 2025, 18:41Editorial Mero Baze

Procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK zbuloi një nga problemet e Reformës në Drejtësi: institucionet false që janë krijuar dhe që kanë në dorë një proces shumë larg nivelit të tyre profesional, intelektual dhe të integritetit që kërkohet.

Kandidatët për kryetar të SPAK dukeshin yje në raport me anëtarët e KLP-së që do të votonin për ta. Edhe pse kishte plot diferenca mes tyre, edhe pse dukej qartë kush ishte profesionist që fliste për procedura profesionale të prokurorisë në raport me provat dhe hetimin, dhe kush fliste me slogane, përsëri ishin shumë më lart se ata që pyesnin.

Kur mendon se një trup si KLP do të votojë dikë, për të cilin dukej sikur ishte mbledhur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ta mbikëqyrte, ti duhet të kesh pritshmërinë se dikush prej tyre do të guxojë të bëjë ndonjë pyetje profesionale: të flasë për cilësinë e hetimit, për rolin e provës në nisjen e procedimit penal, për arrestimet paraprake, për humbjen e çështjeve në Strasburg dhe mos përfundimin e shumicës së çështjeve të nisura; për gjithë problemet që kanë shoqëruar SPAK-un në mandatin e parë, mandati që është pa dyshim i suksesshëm, por me probleme që nëse thellohen mund ta hedhin në erë.

Më të prirur ishin vetë kandidatët të flisnin për këto probleme sesa anëtarët e KLP-së. Shumë prej tyre dukej sikur flisnin për hallet e veta. Njëra pyeste se “a do ta ndihmonin po të kishte ndonjë hall në SPAK?”, dhe këtë pyetje ua bënte të gjithëve, sikur ata ishin aq budallenj sa t’i thoshin: “po, po, do të të ndihmojmë, do ta shkelim ligjin”. Tjetri pyeste si shpjegohet gjithë “këtë sukses”, e të tjerë bënin pyetje banale.

Kjo seancë publike, në të vërtetë, është një nga ato gjërat e dobishme që duhen bërë për të kuptuar kujt ia kemi besuar drejtësinë.

Shumica e KLP-së dukej e kapur nga SPAK ose servile ndaj SPAK, duke shkatërruar në esencë rolin e një institucioni që duhet të përzgjedhë mes më të mirëve nga kandidatët.

Përfytyroni të hapeshin live edhe gjyqet e këtyre, sidomos gjyqet kundër korrupsionit, për të kuptuar se si hetohen dhe gjykojnë produktet e këtyre institucioneve.

Akoma më shumë jam i paqartë se si e kanë përjetuar ambasadorët për rreth 7 orë këtë cilësi pyetjesh, edhe pse dukej haptazi që nuk kishte ndonjë problem me kandidatin, por me spektaklin. Dhe meqë kandidati ishte i sigurt, gjithë ai kujdes për spektaklin duket se shkoi dëm. Madje përveçse dështoi si spektakël për shkak të cilësisë së KLP-së, prodhoi edhe një problem tjetër: krijoi përshtypjen se aty vendosën ambasadorët.

Ata në fakt duken sikur vendosin. Realisht vendosi halli banal i çdo anëtari të KLP-së në raport me SPAK, apo me pushtetin. Ambasadorët mund të shërbejnë vetëm si alibi për ndonjë marrëzi që mund të ndodhë në punën e SPAK. Ata thjesht i kanë krijuar kryetarit të ri të SPAK dhe anëtarëve të KLP-së alibinë se vendimet i morën “ata”, ndaj nëse gabojnë, nuk kanë faj, se “i zgjodhën ambasadorët”.

Por punën do ta bëjnë ata që na panë sytë dhe na dëgjuan veshët.

34 Komente

  1. V
    Vëzhguesi

    Skandal ishte ky teatër qesharak i sotëm me ato pyetje sa bajate dhe aq mediokre nga njerëz komplet mediokër ,servilë në maksimum. Mjerë shqiptarët për këshillin e lartë të prokurorisë që kanë si dhe klgj.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ydhi

      Ashtu është, KLP e turpëshme. Spikaste me mediokritetin e saj znj Mandro, që e kishte shqetësimin nëse do mbizotëronte halli i saj apo kushtetuta? Pika profesoresha e juridikut, logjikë bibe.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !'?,;:.!

        Derisa foli Mero , ca te themi ne tani. Edhe komentuesit ketu filluan qe tani ta etiketojne drejtuesin e ri te Spak si ushtar i Saliut ! Por lexoni artikujt , ambasadoret e Shba , BE , Uk kane dhene vleresimin maksimal per te, Madje kane dhene vleresim maksimal edhe per Dumanin. Prandaj o Mero , derisa ju i quani ushtare te Saliut drejtuesit e Spak , kurse ambasadoret i vleresojne , a ka mundesi te besh nje deklarate te qarte nese sipas teje Ambasadoret kane lidhje me Saliun qe zgjedhin ushtaret e tij , dhe ti je me ambasadoret apo kunder tyre ? A ta mban te besh nje deklarate te tille ???!!!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aliku

          Liku, mos u mundo te shpegohesh kaq gjate. Mero eshte ne ane e hajduteve. Arsya dihet. Gjithe jeten ka perfituar duke ju sherbyer atyre. Sikurse ky artikull.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            Ti Aliku sebashku me shokun tend Liku, jeni ne anen e vrasesit serial Sali kriminelit, gjithe jeten i keni sherbyer nje kriminelit!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ,."';,?!

              Ke ndonje prove per kete akuze ?? Me gjej nje koment timin ne Tema ku mbroj Saliun. Postoje linkun ketu. Por mos ngaterro mendimet e ftohta asnjeanese. ....ah po , e vetmja prove qe mund te gjesh eshte se une nuk kam bere sharje me liber shtepie per Saliun , sic e do tradita ne Tema ...me fal une nuk shaj askend por me pelqen ironia , sarkazma dhe tallja pa sharje e " politikaneve te ndershem"....

              Përgjigjjuni
          2. 1
            1997

            Kur flet Sali krimineli, Liku nuk ndihet fare!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban,,::;;,,,

              E ke gabim , mesa duket nuk je lexues i rregullt !!!! Por harroje , sharje me liber shtepie nuk do gjeni kurre ne komentet e mia as per Saliun e as per te tjeret dhe as per ju qe me shani me liber shtepie edhe mua per fajin tim te madh.....nje mendim !!!!(

              Përgjigjjuni
            2. h
              hila

              O liku, a mos marrin vesh ambasadoret edhe gjuhen edhe kushtetuten e ligjet me themel? Besoj sado te afte te jene nuk munde te kuptojne as 20% Po ato anetaret e KLP si tu duken? si te ishin servilet e xhaxhit e shpellaret tru shpelare te Salih Karaxhiqit. Kjo eshte turpi me i madh per shtetin tone e shtetet e atyre ambasadoreve qe duken ne ate vend. Ka edhe menyra te tjera per te diktu cilin te zgjedhin. Megjithate te na rroje SPAK e KLP se Drejtesija eshte nen nivelin e kohes se xhaxhit, te pakten ne aparence. Hajt dru me pre.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban ,;;:,""'

                Jam dakord vetem me 1 fjali tenden " ...drejtesia eshte nen nivelin e kohes se xhaxhit....".... Ne kohen e tij nuk guxonte njeri te prekte 1 qindarke nga " pasuria e popullit" , ndryshe perfundonte nja 15 vjet ne burg minimumi !!! Le te vije xhaxhi nja 3 muaj , se aq i duhet atij per te mbyllur gjithe gjyqet e " politikaneve te ndershem ".....

                Përgjigjjuni
            3. A
              Ana

              Qe eshte vetem nje injorante, kjo qe nje gje qe duhet, por te ishte ne kete Nivel? Dhe persistonte ne budallallekun e saha, nuk terhiqej. Sa turp! Po cte thuash, shih shoqen e saj Semini ne Gje kuahtetuese. Cfare niveli!

              Përgjigjjuni
            4. K
              Kutuzovi

              Pyetjet e bera nga anetaret e KLP ishin si ato pyetje qe beheshin ne mbledhjet e organizates se bashkimeve profesionale ne ndermarjet e kohes se socializmit.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arjan

                O mero gjiza o dylber ke ndonje shkrim per kriminelet e vegjel qe po shkaterrojne trashegimine multitude te Shqiptareve ne FINIQ.Ministrat e qeverise se RAHMUT HALESE DUAN te rrembejne diss pika te vogla MIJERA hektare afer murit rrethues se finiqit.Ministja kumbaro ne burg.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Treni

                Unë vazhdoj ha ashtu te komentet. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka kapacitetin të prodhojë më shumë se kaq. Rexhep Qose e dinte këtë, ndaj e quante popullin shqiptar "romantik". Ne jemi akoma të dashuruar me këto spektkle farsë, ndaj aktorët e dinë si ta luajnë teatrin.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Estrade amatoresh

                  Nuk e njohe procéduren ne fillime mendova se ishin gazetar ata qe pyesnin dhe po me bente pershtypje vocabulaire i varfer qe perdornin , po mendoja a kane hapur nje liber keta mbas marjes se dipllomes.......joooooo Pyetje débil ..a kane frike femijet tuaj ..... Ishte humore une ndoqa nje passage te nje gruaje Dolorès haaaaa si ka mundesi kjo kishte kapur ate shkalle ne emer te feminizmit apo te aftesise profesionele..... Visage , ti shikoje vetullat i kishte lyer me nje penel bojaxhinjesh dikush munde te thoje ç'lidhje kane vetullat ..eshtetika tregone boten e brendeshme kulture

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luani

                    Shkurt pirdhi mu ne te..!!

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cfurku

                      -------------------------------------------------------------------------------------------KLP një istitucion burokratik------------------------------------------------------------------------------------------------------------ me disa njerëz mediokër---------------------------------------------------------------------------------------------------------------- që s'janë të aftë as të flasin--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- e as të heshtin.--------------------------

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtesi qe e shkerdhen politika dhe halabakeria

                        Me duket se ky klodian braho e ka kusheri spartak brahon, dhe jo vetem per faktin qe te dy keta jane skraparlinj... Thone ne Berat qe kapi nje qen nje dhi dhe doli nje skraparli...

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          niku

                          Mero, duhet theksuar se prokuroret kandidate treguan qytetari dhe profesionalizem ne pergjigjet e tyre.Ndersa keshilli i larte ishte ne realitet paralel. Madje këshilltarët mund te ishin fantastike si juri per audicione talentshow ,me pyetjet dhe komentet e tyre.Se dyti ,duhet ritheksuar se brekët e shtetit tone kane 35 vjet qe kane rene pertoke dhe pamjet live per 5-6 ore na e rikujtuan shume qarte kete realitet.

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            vilajeti si europe erdogani

                            Por cfare prisje o Baze, kur kryetari i pare i spakut,kraja ish hetues i enver hoxhes, i dyti, ne pamje dhe permbajtje dumani, nje katundar 24 karat maqellare, ja dhe ky i treti, ka zbritur nga skerkat e skraparit, bensike te enverit.Dhe per me teper, kur e ke dhe qeverine qe qelbet ere gjithandej, cfare te kerkosh me tej.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Opozitar

                              Ashtu eshte, per ty vetem aristrokati nga Vucidoli ja vlen.

                              Përgjigjjuni
                            2. B
                              B

                              Shumica e juristeve pas 90 jan nivel juridik me pak se mjaftushem,dhe te mendosh se keta ordiner do na japin drejtesi! Shikoni nivelin e Olsi Dados te Spaku dhe gjykoni se kush po I bene hetimet.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                X

                                Mero deri sa kemi dhjer shkollat,natyrisht dhe juristet do dalin jo vetem te dhjer por dhe te permjer,shtoj kesaj qe dhe shumica jan contingent I Saliut.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cubi

                                  Asgje e re nga fronti sali qenit. Nje verr ne uje. Ushtari saliut si gjith te tjeret..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    E verteta

                                    Shtet bananesh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Paske shkruar cdo gje qe thashe kur i pashe keta bajga te cilet nuk benin as per te pastruar halet me prezantimin qe kishin, mos te flasim per ate idioten qe edhe qeshte kur bente pyetje pa asnje lloj profesionalizmi. Te hapej barku.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        mmoisiu

                                        Pse nuk moren prof. Kambo ti bluante te kater konkurentet dhe ti bente te largoheshin nga SPAK, nuk qenkemi per kete pune do mendonin ?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dakord

                                          Turpi më i madh ishte pyetja që iu bë zonjës Doloreza nga një grua idiote aty që e pyeti për sfidat e drejtimit nga një grua. Doloreza iu përgjigj se puna e prokurorit kërkon profesionalizëm, integritet dhe jo gjini.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            meshirojeni ushtarucin Mjero

                                            Aha...qenka zhgenjyer Mjero qe me perkushtim gazetaresk "te pa varur" ka qemtuar gjate tere nates e ka zhbrimuar per ate Braho te SPAK e qe i ka dale ASPAK ai qe do donte : nje amnistues per Veline, nje kavalier per Belen e nje sherbetor per Ramen!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

                                              YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT ????? Hahaha E MORE YMER SI TE MBANE GOJA ERE MUTI NUK KA FEMER NE PLANET E CILA TE OFROHET AFER SE E TRONDITE 10 METRO LARG YMER TE ESHTE QELBUR KARI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE ARBEN MECOS

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sokol Spetim Karaudhi

                                                O loqe Andi Bushati dhe trap nga kokë e këmbë.80% e komentuesve janë koqe dhe ti je loqja.Gjithmon të njëjtat gjë shkruan ,kërkoj AI të të shkruaj një koment tjetër dhe të dukesh si biçim i shkolluar.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. A
                                                AS

                                                Ne filmin "Untouchable" (Te Paprekshmit), Kevin Costner nderron komplet trupen gjykuese (sepse ishte e blere nga Al Kapone) per t'a futur ne burg ate. - - - - - - - Shqiperia duhet te "marre borxh" ne ndonje shtet te perendimit githe Gjykatat, Prokurorite, dhe zyrat e tjera qe kane lidhje me drejtesine ne vend. - - - - - Jo pergjithmone, por sa te minimizohet korrupsioni dhe krimi masiv.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje