Socialistët duhet ta hetojnë në rrugë shtetërore dhe parlamentare linçimin ndaj Veliajt në burg 

25 Dhjetor 2025, 19:39Editorial Mero Baze

 
Raporti i fundit i Avokatit të Popullit mbi rastin Veliaj, përtej linçimit dhe shkeljes së privatësisë ndërsa bënte një ndërhyrje mjekësore, rikthen debatin mbi motivimin që ka pasur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të linçuar Erion Veliajn në burg, proces i cili, në një farë mënyre, vazhdon akoma. 

Në arsyetimet e ish-ministrit Manja, që nuk i bënte kurrë publikisht, por vesh më vesh, thuhej se ishte nën presionin e SPAK për ta bërë këtë, gjë që duket shumë e dyshimtë që SPAK t’ia konfidonte këtë Ulsi Manjës, edhe pse mund ta kenë dëshirë ta linçojnë. Themi e vështirë, se nëse ata kanë kaq konfidencë me Ulsiun, sa t’i kërkojnë linçimin e një drejtuesi të lartë socialist, atëherë duhet që ta kenë pasur Ulsi Manjën njeri konfident për shumë operacione të tjera kundër socialistëve të arrestuar, përtej rastit Veliaj dhe kjo e bën atë pastaj një ish ministër problematik. 

 Me këtë nuk them që Ministri i Drejtësisë nuk duhet të bashkëpunojë me SPAK, por kjo do të ishte një rrethanë që do të fliste për “bashkëpunim special” mes tij dhe SPAK, dhe jo për një bashkëpunim për shkak të detyrës. Sepse, nëse do të ishte i tillë, atëherë ata nuk do të guxonin të rekomandonin masa speciale apo tortura speciale, siç përcaktohet edhe në raportin e Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Evropës, në këtë rast. Duhet një konfidencë shume e madhe mes SPAK dhe Ulsiut për ta bërë këtë. Vetëm të qenit dibran, nuk besoj se ta jep këtë siguri të shkosh deri në këtë pikë.

Dhe fakti që ky regjim special ndaj Veliajt vazhdon në burg, ndërkohë që Veliaj klasifikohet si i burgosur nën një regjim "standard" sipas përgjigjes zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve, fsheh diçka më tepër. 

Një tjetër shpjegim jo publik i zyrtarëve të burgjeve është pretendimi se kanë presion nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe nga BKH. 
Kjo është po ashtu e pabesueshme. Nëse SHISH vërtet ka rekomanduar masa speciale ndaj Veliajt, Drejtoresha e SHISH duhet hetuar jo thjesht për Veliajn, por se rikthen në shërbim politik një institucion i cili prej vitit 2002, së paku, nuk ka pasur akuza për përdorim politik. Pra, nëse është e vërtetë që ka dhënë qoftë edhe një rekomandim, kjo dorë duhet prerë. 

Më e besueshme mbetet që ndaj tij ka pasur një zell politik brenda PS-së për ta linçuar, duke parë angazhimet personale të prokurorëve të çështjes kundër tij dhe pozitat e dobëta politike të Veliaj në kohën që u arrestua duke menduar se zhurma dhe gjyqet popullore do të mbysnin zërat e dobët që kërkonin standardet e drejtësisë në këtë proces dhe ai do të ishte kurbani që do të ilustronte “peshqit e mëdhenj” të PS. 

Po të lexosh portalet e fundorrinave paguar  nga brenda PS që shtiren si opozitarë kjo duket dhe më e qartë, pasi ata sulmojnë çdo kënd që i del në mbrojtje Veliajt por jo socialistëve të tjerë që arrestohen. 

Prandaj është mirë që vetë socialistët ta hetojnë këtë që ka ndodhur, qoftë në rrugë shtetërore, qoftë edhe parlamentare, nëse është nevoja. Jo për gjë, por burgjet po mbushen me socialistë e zyrtarë të lartë, dhe ky standard që është aplikuar dhe vazhdon të aplikohet ndaj tij, duket sikur e trajton atë si të burgosur nga socialistët, dhe jo si socialist i paraburgosur nga SPAK, fatkeqësisht pa asnjë arsyetim ligjor. 
 

49 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;:",;:"

    Mendoja se meqe jemi Krishtlindje , Mero do te kendonte nje kenge tjeter , por jo ....edhe une po kendoj "kengen time" , e di , vendi i fundit ne " Tema HitParade"........Shohim cdo dite lajme dhe akuza per politikane te korruptuar , te sotem e te djeshem. Filani ka 300 shtepi , filani ka 1000 , filani ka 200 milione euro te fshehura.....Ne kete vrapim te cmendur e te pangopur drejt pasurive , keta harrojne nje detaj te vogel , nje realitet qe mund te ndodhe shume shpejt :VDEKJA !! Nderkohe qe sapo ke fituar me korrupsion " milionshin e radhes " , je i kenaqur dhe vret mendjen " ku ti fut qe te mos mi gjeje Spak-u" ....harron se per nje cast mund te vije VDEKJA dhe " i sekuestron ajo ne vend te Spak-ut". Vdekja te lejon te marresh me vete vetem 1 valixhe " valixhen e veprave qe ke bere ne jete , te mira ose te keqija"! ...Kur vdes nje politikan , te tjeret jane shume " gentelmen ". Vdiq Nano para ca kohesh , dhe per cudi edhe armiku i tij i betuar Saliu shpejtoi ta ngushellonte. Dhe te gjithe perdorin shprehjen "... u prehte ne paqe...". Kjo shprehje permban nje besim te fshehur por te vertete " jeta tjeter ekziston " , por e gabuar eshte bindja qe keta kane se kur t'ju vije ora "...te gjithe do te prehen ne paqe pavaresisht se cfare kane bere ne jete..." , fatkeqesisht kjo nuk eshte e vertete , jo te gjithe do prehen ne paqe , sepse do hapet ajo " valixhja e veprave " qe permendem me lart dhe ne baze te tyre Zoti do te vendose !!! Por per keta ( ashtu si edhe per te gjithe ) Zoti thote : "... sa kohe jeni ende gjalle keni mundesi te ktheni timonin e jetes suaj , te pendoheni..." dhe nese e bejne , Zoti mund ti fale ...dhe atehere ndoshta po , mund te shpresojne se "...do te prehen ne paqe...".......por mos u gaboni , Zoti nuk do ti mbroje keta nga ndeshkimi i drejtesise njerezore per ato qe kane bere. Kete detaj e gjejme edhe ne Bibel....Kur Krishti ishte i kryqezuar , ne krah te tij ishte i kryqezuar edhe nje hajdut. Ky kishte vjedhur gjithe jeten , por atje ne kryq ne castet e fundit te jetes , reflektoi , u pendua , Krishti e fali madje i tha edhe shprehjen siguruese "...sot do te jesh me mua ne Parajse.."...por kujdes , Krishti nuk e shpetoi hajdutin nga vuajtjet e kryqit...thene ndryshe nga ndeshkimi qe i kishte dhene drejtesia njerezore per krimet e tij.....Shume komentues ketu mund te pyesin "... po cfare pret Zoti , pse nuk e merr Saliun qe te shpetojne shqiptaret...???". Mund te jene 2 arsye : E para , Zoti e trajton edhe Saliun si gjithe te tjeret , i jep kohen dhe pret nga ai qe te ktheje timonin , te pendohet....E dyta , ndoshta lejon te jete ende gjalle qe edhe Saliu te perballet me ndeshkimin e drejtesise njerezore per krimet qe ka bere......por kujdes , koha e dhene nuk eshte e pafundme...."Zoti vonon por nuk harron..."......por mos harroni edhe dicka qe mund te tingelloje e cuditshme , absurde : " I pari ne parajse hyri ...nje hajdut ....kurse i pari ne ferr hyri nje apostull i Krishtit...Juda..."!!!!!!.......shpjegimi qendron ne faktin se si e perdoren pendimin....

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku hera

      e pare qe me pelqen.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Balluke Hasa

      O Mero, Veliajn e goditi, sic thua dhe ti ne menyre elegante, Edi Rama dhe Belinda Balluku. Te dy po shkojne ne te semes tashme. Kaq e thjeshte, kjo pune. Jepi SPAK! Ujin e zi dhe clironi PS nga vemjet Rama

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia e re po rrenon rendin demokratik

        Me se pari zsocialistet duhet te zevendesojne Edi Ramen me Erjon Veliajn, edhe pse eshte ne burg! Vetem keshtu mundet dumanizmi si metode fashiste e ushtrimit te drejtesise.

        Përgjigjjuni
      2. F
        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

        Mero! 'Socialistet' e Ketu Kam parasysh grupin e 45 'Deputeteve' ZGJEDHUR DIREKT si te VETEM nga Populli,ti kerkojme URGJENT dorheqje integralisti,anarkistit,salisjanit,neofashisti Bojaxhi....qe proferon me teper ta shkaterroje te ashtuquajturen PS e tia dorrezoje pushtetin 'babait' shpirterore te tij,SS-Serbit SALI,Neronit qe se bashku dogjen ish ShQIperi!

        Përgjigjjuni
        1. n
          niku

          Z Veliaj gezon mbeshtetjen e socialisteve te thjeshte ose shumices derrmuese te 850.000 shuplakave socialiste.Megjithe fushaten e linçimit mediatiko-politiko- juridik kunder tij dhe gjyqet popullore per brekë edhe kanatjere mbeshtetja ndaj tij nuk ka ndryshuar.Eshte detyra e tij (kur te mbaroje rrugetimin ligjor ,deri ne strasburg) ,te punoje brenda PS per vendosjen e standarteve me te larta europiane per te drejtat e njeriut ne Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salaria

            Merua perdor fjalen “kurban” dhe ne fund thote qe do i vije rradha edhe socialisteve te tjere. Aferim Mero!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lirindesi

              Kuptoni shoke rilindiote? Partizani ishte veshur si gjerman qe ju ta quani partitan a ballist a cqt… Se eshte lodhur shume Mero po sja u ka shkoqitur dot ashtu sic jeni mesuar; kater kembe mire dy kembe keq!

              Përgjigjjuni
              1. t
                tkiu

                Pidhmotra 20.16 ule koken se rilindasit ta @ine motren.

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tkiu

                  Ma ka parë njeri gruan time? Ka nje jave qe svjen ne shtepi...kaq gjate nuk eshte palluar ndonjehere. Ishalla vjen per vit te ri. Zakonisht rri pa brekë. Ika se po me ha bytha edhe mua dhe Toni Gogu ma kruan mire..

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Tan

                po që ke të drejtë, o mero! Bushtra po ha këlyshët e vet

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E turpeshme

                  Socialistet dhe Rama duhet te zgjohen nuk mundet nje kryetar bashkie te trajtohet si nje delinkuent kur mbi te eshte akoma présumé de innocente ....... nese sot trajtohet Véliaj neser eshte rradha jote

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Ulsi Manja eshte e keqja e partis socialiste dhe personalisht e kryeministrit,qe diten qe eshte krijuar SPAK dhe brenda ne kete struktur i quajtur Altin Dumani, Ulsi Manja me Argita Berishen kane formuluar listat e goditjes partis socialiste. Sali berisha nje vrases serial qe e ka djege shqiperin qe nga 1992 deri sot dhe perseri SPAK i ka hapur rruge per grusht shteti. Nese kjo ndodhe me ndihmen e SPAK Berisha po pregadit lufte civile per te ardhur ne pushtet. Por mendoj sa me shume te goditet PS aq me shume vota do ti shtohen,mazhoranca duhet te ngrihet ne nivelin e duhur Edi Rama te zgjedhe nje kabinet me njerez te formuar qe e kuptojne fjalen shtet, per fat te keq shikojme disa figura qe te vjn keq qe ju jep voten. Mendoj se nese PS nuk organizohet deme te tjera do te kete akoma

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Roja

                      Te lumte mendja dhe dora! Veliaj po trajtohet si kriminel. Ulsiu mos pretendon per K/minister dhe eshte trembur nga Erioni.? As krahasohet me te.

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        loni

                        Nje pyetje, si perkthehet ose cili eshte kuptimi i fjales lincim? poshterim? se nuk e di.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lincuesi

                          As Mero nuk e di mos u lodh kot

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vigilante

                            Ta shpjegoj une miku im se me siguri as mendje ndrituri Mero nuk e di. Lynching e mar nga Charles Lynch gjate revolucionit American ne Virginia, USA. Me dy fjale te varesh nje njeri pa gjyq. Vigilante i quajne ne american/english. Dmth si puna e Spiderman ose Batman . Ne shqip e perdorin pa kuptim si shume fjale te tjera ne anglisht

                            Përgjigjjuni
                          2. U
                            ULSI

                            ky qen bir qeni ,ulsi mabja duhet asgjesuar si i ndyre, si pa bese gje qe dibranet nuk e kane, veliaj duhet te marre masa e ti spjgoje ulsi duman diber lales, se drejtesia nuk eshte kjo qe rekomandon ulsi duman lala. te behet gati ulsi se ne nje fare menyre nuk ka hall pa u pergjigje. me e drejte mendoj une eshte te pergjigjet me koke ulsi i ndyre

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Propaganda e Meros

                              Sa u shqetësoke për hakdut Veliajn o Mero! Pse nuk shqetësohesh pçr shpopullimin e shqiptarëve, pse nuk shqetësohesh që nuk kishte ilaçe te onkologjiku, apo për pensionet e ulëta, për korrupsionin e qeverisë. Propagandë ngele o lumadh!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fpa

                                Po, qendrimi I grupit parlamentar te PS-se dhe kabinetit qeveritar ne emer te "paanshmerise" dhe qe respektojne "pavaresine" e sistemit te drejtesise eshte tregues i qarte i perfshirjes se nje regjizori dhe aktoreve, te vete PS ne kete teater. Titulli i ketij teatri "Camurrlleku i hajduterise"

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nastradini

                                  Mero te eshte prishur aq keq gjaku qe kur hyri Lali ne burg sa nuk te behet me vone as per genjeshtrat e trasha qe keput e qe jane te barabarta me ato te Berishes, Rames dhe te shkretit Lal. Tani na doli dhe Shish-i armik i Lalit bythecit se deri tek Ulsiu edhe haej nga ndonje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Prit se po te vjen dhe ty

                                    Lali I ka dhene apartamentin falas ngjitur me rrugicen e sales

                                    Përgjigjjuni
                                  2. C
                                    Ccc

                                    Teoria konspiracionit han bukë gjithmonë

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alfred

                                      Socialistet, nese ekzistojne, duhet te pastrojne haurin prej plehut sa nje mal qe e kane shkaktuar nje hordhi kriminalo-barbare! Gjithmone, nese ekzistojne te tille! Sepse patronazhistet nuk jane socialiste!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Franci

                                        As mos shpresoni qe socialistet te nisin hetim parlamentar per kete trajtim ndaj Veliajt. Socialistet shfrytezojne qe i voton rregullisht shumica e qytetareve shqiptare dhe jane ne gjume letargjik. Nuk e shikoni qe Dumani i shkerdheu socialistet duke arrestuar e hetuar zv. kryeministra, ministra, deputete e kryetare bashkish dhe ka frike te hape akuze penale Berishes per 21 janarin !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Besoni po te doni

                                          Mire beni ju qe shani Meron dhe mburrni SPAK-un qe po ben namin duke burgosur, paraburgosur e keqtrajtuar pjestare te mazhorances, duke shkelur hapur te drejtat me elementare te njeriut. Por mos harroni te beni nje krahasim a paralelizem te thjeshte, per te nxjerre ne shesh te verteten. Nga njera ane, SPAK-u po masakron Ballukun, Beqajn, Veliajn e te tjere nga mazhoranca, pa asnje fakt a prove konkrete dhe duke u mohon atyre te drejten te njihen me akuzat. E kam fjalen per fakte e prova konkrete e jo per biseda e thashetheme ne telefon. Ato jane thjesht fjale dhe per fjale denoheshe vetem ne monizem, por jo sot. Me kete nuk dua te them qe ata te mos marrin denimin e merituar nese provohet me fakte qe jane fajtore. Nga ana tjeter, SPAK-u nuk ndihet pothuajse fare per Gerdecin, nje krim shteteror i pahetuar, sic u shpreh Strasburgu, ku humben 26 jete njerezish, u plagosen dhjetera te tjere dhe u shkaterruan qindra banesa e biznese vetem e vetem per te pasuruar te birin e xha Saliut. Nuk ndihet as per 21 janarin, per kater njerezit e pafajshem te vrare ne mes te bulevardit dhe per shume te tjere te plagosur e te rrahur brutalisht, fakt qe e pranon me mburrje edhe vete xha Saliu. E pra, keto jane fakte uleritese, qe duhen gjykuar e ndeshkuar te paret. Ndryshe nuk mund te kem besim te SPAK-u. Ju, po te doni besoni, por une jam per drejtesi, jo per arrogance te prokuroreve e gjyqtareve, qe s'japin llogari para askujt.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Marenglen

                                            Veliaj eshte e ardhmja Partise Socialiste duan apo nuk duan disa rrotull Rames.Socialistet e duan,shqiptaret e presin qe ai te marre frenat e pushtetit dhe ta beje gjithe Shqiperine si Tirana.Aftesia e tij e jashtzakonshme si minister e kryetar bashkie por edhe si nje lokomotiv elektorale e ka kthyer ate ne zevendsuesin e padiskutueshem te Rames.Eshte e padiskutueshme qe gjithe ky korrupsin qindra milion urosh nga njerzit me te besuar te Rames deri edhe te z/vendesja e tij e ben KM ose te perfshire pra perfituesin kryesor ose minimalisht nje leshko qe nuk di se nga firojne parate e taksave qeshqiptaret i kane besuar ti menaxhoje dhe tua riktheje shqiptareve ne forme pagash,pensionesh, sherbimesh,sigurie por jo ti vjedhin bashkepunetoret e tij me te afert.Sot Rama eshte bere nje barre morale per Ps dhe mbeshtetesit e saje dhe zevendesimi i tij me nje figure te jashtezakonsbme dhe te provuar si Erion Veliaj eshte bere jo vetem e domosdoshme por edhe e pashmangshme.Lincimet qe po i bejne do ta bejne ate me te forte, Ai eshte sot Mandela i Shqiperise ,eshte nje hero qe po vuan nje burg dhd nje trajtim mizor per shkak te xhelozise se shokeve te vet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Partia Socialiste

                                              Rrofte kryeministri I Shqiperise Erjon Veliaj.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. h
                                              hila

                                              Une mendoj se puna me Erion Veliajt eshte e Lodraxhijve e druvareve.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Asd

                                                Ky ish-gazetar eshte bere i palexueshem me shtremberimet qe shkruan. Tani eshte e qarte se nuk eshte udhehequr asnjehere as nga vertetesia e ngjarjeve as nga interesi publik. Thjeshte "lufton" me gazete per interesat e tij personale.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. t
                                                  thirri mendjes o rrote

                                                  Avokat Shaboja e nis "me kembe te mbare'' detyren si Av. i POPULLIT me nje Perle - ''Lincimi i Veliajt"! Kjo sepse ekzaminimet mjekesore i jane bere ne prani te Policit (standart ky per c'do te ndaluar a te enuar qe ekzaminohet) ...sepse sipas Shabo Avokatit Ekzaminimi i Veliajt na paskesh qene INTIM (se c'fare Intimiteti paska prishur prania e Policit ne ekzaminimin e Velise kete vetem Shabo mund ta shpike)

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    sapa

                                                    Partia te vendose per gjykimin !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Patrioti cam i M...Bazes

                                                      Mero jep direktiven per Socialistet : duhet te hetojne...Kush SOCIALISTE mor kaqol, ku kane mbetur me te tille? Rreth e rrotull Rames ka vetem hajdute e Hajdute qe postet I mbajne vetem me kriterin baze " Vjedhjet e depozitimet e tyre prane qeverise. A mos te duket valle gje Socialist Ergysi aq pijedashes e manjak vererash te shtrenjta vetem nga qe eshte djalka i Bardhylit?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Ffj

                                                        Listen please

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. C
                                                          Ceno

                                                          Mero të kuptohemi Rama nuk ka fajë tërë ata ministra e bashkiak e deputet në gjykats Veliaj nuk ka fajë tërë ata drejtorë e bashkëpuntorë e te afërm në gjykata Ti fletë kodra pas bregut Po nuk u mbrojtë interesi i shumicës nga media gjyqësori politika ky vëndë do bëjë poshtë e më poshtë

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. r
                                                            rama, i pjelle, nga errresira e historise

                                                            Baze, ben naivin, qe ai nuk eshte.Te gjithe e dine se ky lincim dirigjohet, nga khalifi i ps, Ramiu, qe e beri bythen gjak, ne mbrojtje te mega te korruptuares historike, hanemes balluku, duke u perleshur me gjyqesoren.Kurse Veliajn, ai qe meritonte prej kohesh, ne karrigen e kryeministrit, vazhdon te lincohet, nga rama dhe spaku.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Nesti Ang.

                                                              Po Drejtori i pergjithshem i burgjeve, ka shef? Ai eshte Ministri i drejtesise? Po! Por, Ulsi eshte spiun i Argites, i pabese dhe po e kthen ne sulm personal keqtrajtimin e EV ne burg. Edi Rama, duhet ta "zbusi" pak ose ta shkarkoje Ulsi Manjen, sepse perveç faktit qe nuk ia mbush nga Drejtesia, eshte edhe nje Minister i keq, harbut me stafin e tij. Shpresojme qe Spaku te merret nje dite edhe me kete dibran injorant. Prandaj, PS-ja, s'duhet te çuditet me keta Prokurore Spakista/Sadista, qe idhull kane Aranit Celen dhe sigurimsat e shumefishuar te viteve 80-të. Rama te qendroje me shume ne zyre dhe te merret me "tufat" e Ps-se sesa te shkoje ne Bruksel. Ulsi Manja eshte mik i Argita Berishes, dhe gangrene per PS-ne. Edi Rama duhet ta dije kete. Edhe Erioni e di kete, por nuk ka me miq ne Ps. Mentaliteti i luftes se klasave akoma qendron ne politiken e brishte dhe hajdute shqiptare. Tungjatjeta.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Tirana

                                                                Socialistet te marrin frenat e pushtetit ne dore e te nxjerrin Lali Erin nga qelia se u qelb Tirana dhe se shpejti do qelbet vet edhe partia. Askush nuk e ben dot punen e Erjonit. U pa qarte qe mbatja e tij ne qeli me akoza idiote eshte per te futur ne kolaps Tiranen dhe vet PS.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. K
                                                                  KCK Live ne Surrel

                                                                  Or Mero Bazeria degjo c'te thote shokenia : sa te jete ne fron Rama ne burg do jete Velia !

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Maro

                                                                    Veting per drejtuesit e mediave.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje