Kam parë disa herë postimet e Agron Shehaj dhe forcimin e qëndrimit të tij si një politikan i ri që beson se Edi Ramën e rrëzon vetëm SPAK. Është pozitive që një politikan ka qasje të jetë mbështetës i drejtësisë së re, pasi qysh prej fillimit këtu palët u ndanë: një palë u bë armike e drejtësisë, tjetra mbështetëse e saj, dhe të dyja palët po e pësojnë pavarësisht qëndrimeve të ndryshme. Natyrisht, më e dëmtuar është qeveria, pasi tani gjithë aktorët politikë më të rëndësishëm të qeverisë janë nën ndjekje penale. Disa me fakte, disa me hipoteza, të tjera me perceptime, por e vërteta e hidhur është se shumica e aktorëve politikë të Edi Ramës janë të akuzuar.
Në këtë prizëm, të bëhesh me drejtësinë është gjëja më e lehtë, por edhe më dembele për një politikan të ri. Qasja për të mbështetur drejtësinë duhet të jetë një qasje e gjithë klasës politike, duke mos e futur drejtësinë në kulisa politike dhe duke e lënë të bëjë punën e saj. Duke u ndarë në raport me drejtësinë – një palë duke sharë, tjetra duke e ndihmuar – e pastaj këta të rinjtë duke pritur që ajo të vrasë Berishën dhe Ramën që të fitojnë këta, e bën drejtësinë e re institucionin më të përdorur, madje më të keqpërdorur në vend.
Drejtësia e re duhet të jetë mbi palët dhe të çojë para ligjit gjithë ata që abuzojnë me të, por nuk është mekanizëm rrotacioni politik.
Një politikan i ri si Agroni e ka avantazh të qenit pro drejtësisë, meqë është i paprovuar në politikë, por kjo nuk duhet të jetë pro drejtësisë për këtë shkak, dhe aq më tepër të jetë me drejtësinë e re me shpresë se ajo do rrëzojë Edi Ramën.
Ky është një dëm që i bëhet drejtësisë së re, më i madh se akuzat që i bën Berisha dhe mërmëritjet e Edi Ramës kundër tyre, pasi nëse dy të parët flasin për probleme të drejtësisë me karriget e tyre politike, kjo qasje e Shehaj dhe ndonjë politikani tjetër të ri është më banale, pasi këta mendojnë se armiqtë duhet t’i vrasë drejtësia dhe këta të shkojnë me lugë në brez në pushtet.
Një pushtet i rrëzuar nga drejtësia nuk prodhon drejtësi dhe as politikë; prodhon kaos dhe një republikë të prokurorësh dhe maxhistratësh. Njeriu që përmbysi Republikën Italiane në fillim të viteve ’90, Antonio Di Pietro, përmes operacionit “Mani Pulite” dhe më vonë u bë edhe vetë politikan, sot ndihet njeriu i përbuzur në Itali dhe tani po kalon pleqërinë në një bujtinë, duke reflektuar si e bëri Italinë më të keqe, duke menduar se po vendoste drejtësi duke bërë politikë. Ai ishte dhe mbetet një njeri i ndershëm, por dëmi që bëri duke e kthyer drejtësinë në operacion ndëshkimor politik e mbajti të destabilizuar gjatë Italinë dhe nuk bëri dot një drejtësi më të mirë.
Ndaj kjo qasje e mbështetjes politike ndaj drejtësisë së re, me shpresë se rrotacioni do kryhet përmes drejtësisë, është një keqpërdorim i madh i drejtësisë.
Nëse rrotacioni në vend vjen nga fakti se Dumani apo Braho dhe shokët e tyre arrestojnë gjithë qeverinë dhe gjithë zyrtarët e lartë, në pushtet nuk vjen as opozita dhe as Agroni si duarfërkues i këtij operacioni. Në pushtet vijnë Altin Dumani dhe Klodian Braho, madje edhe mund të votohen në rast të ndonjë “revolucioni juridik”, meqë s’kemi emër tjetër si ta quajmë. Ata që rrëzohen nga drejtësia për arsye politike, kanë më shumë arsye politike se drejtësia të bëjë betejë me ta dhe t’ua shkatërrojë të ardhmen republikës.
Ndaj duhet ta mbajmë larg drejtësinë e re nga fryma e ndëshkimit dhe përdorimit të saj për rrotacion politik.
Politikanët e rinj janë fatlumë që janë të lirë të mbështesin drejtësinë e re, meqë janë një parti, një kryetar dhe nuk kanë kë të arrestojnë. Por që të marrin pushtetin duhet të bëjnë parti, pasi ata që rrëzohen nga drejtësia, nuk e shikojnë shpëtimin te ata që presin të vijnë në pushtet nga drejtësia. Kush fiton nga shpata, nga shpata vdes, dhe kush mendon se në pushtet shkon nga përmbysja e pushtetit përmes drejtësisë, ikën po prej saj. Pasi në pushtet pa sukses nuk janë politikanët, por prokurorët – nuk janë ata që marrin vota, por ata që shpërfillin ligjin, pasi janë të vetmit njerëz të paprekshëm të republikës. Dhe ne po e përjetojmë fazën e parë të këtij “revolucioni juridik”.
Së paku, Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj i kërkojnë gjykatës: “Na jep kompjuter të lexojmë dosje, se na lejon ligji,” dhe gjykata thotë: “Nuk ua jap.” Çfarë është kjo? Republikë e ligjit? Si nuk i jep kompjuter të lexojë dosjen, pasi e ke dënuar, ndërkohë që ligji ia jep? Kush je ti që del mbi ligjin dhe për çfarë shteti ligjor flet pastaj? Në këtë fazë kemi hyrë. Prokurorët nuk pyesin më për prova, gjykata nuk pyet më për ligjin, dhe të gjithë ata që duan të marrin pushtetin shpresojnë se pasi kjo kastë prokurorësh dhe gjyqtarësh të shtrijnë për tokë qeverinë, do t’u thonë këtyre: “Bujrum, tani merreni ju.” Nuk ka për të ndodhur. E duan për vete. Ose minimumi: për të vënë nën vete këdo që të jetë në pushtet.
Shkelqyeshem zoti Mero!
Cdo politikan gjen rruget e tij per te ardhur ne pushtet , apo jo Mero ! https://www.youtube.com/watch?v=wcE0U80E7yY
Kështu mendojnë të gjithë opozitarët. Tregojnë se nuk janë politikanë.......... . Këta duan të rrëzojnë Edi Ramën....... . Dhe kujtojnë se do të vijnë në pushtet....... . Mirëpo, nuk duhet të rrëzojnë, qoftë edhe ta fusin në burg, Edi Ramën......... Duhet të rrëzojnë PS...... . Dhe këtë nuk e kuptojnë....... . Sepse do largohet Edi Rama dhe do të bëhet kryeministër Erjon Braçe.......... . Euu..... . Me Erjon Braçen nuk ka zgjedhje........ Dhe vijon avazi.
Mossss , e hapa me kureshtje per te pare si i kishte kaluar dita sot shokut Sali , por s'paska info , qenka teme tjeter por fjala Berisha aty qenka , por ne frekuence me te ulet.....e quaj gjithsesi zhvillim pozitiv , sepse edhe kur le duhanin fillimisht e fillon duke reduktuar numrin e cigareve ne dite.....nuk lihet menjehere......sa per temen , pushteti merret vetem me vote.Voten e hedh populli. Por mesa me rezulton , ka shume pale zgjedhje ku shumica ka votuar per "BOJKOT".....ndoshta sepse votimet ne Shqiperi prodhojne vetem...." Emerimin e menaxherit te ri te korrupsionit"
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Te uroj shendet , i nderuar !!!
Ka nje thenie per prokuroret: qe jane thjesht police me diplome juridiku. Politika kerkon filozofi, e une deri me sot nuk kam njohur ndonje polic filozof.
Më vjen keq o Mero që harxhon kohën me një njeri të vogël , injorant funksional dhe i edukuar qysh në vegjëli me frymën berishiste , si Agron Shehaj që bashkë me 1/2 e deputetit tjetër ( nuk i kam fiksuar as emrin) , thonë se kanë krijuar një partiçkë dhe kërkojnë të bëhen protagonistë të politikës shqiptare . Lum partia që i ka si 2 manekinë në atë palo parlament .
Edhe mundet Mero, por per te zezen e tyre e kane, se me nje fershellime te Edi Rames, i marin per bythe nga zyrat dhe nuk gjejne vrime ku te futen, ne Europe jo e jo por as ne Amerike, nuk do gjejne dot derman
Po Bjordi po, ne ate ane fli. Se ato prokurore nuk jane thirr ne ambasade e prandaj i kane shpatullat e ngrohta. Po foli era matane oqeanit, ska fershellime e lepires is ty ta shpetoje brekushen. Me keq se Sali halja do perfundoje.
Le te behet drejtesi, pa edhe bota te permbyset Mero djali
Në rast se ky vënd degradon, dhe “kalon nën pushtetin spakist”, atehere me të drejtë, PS dhe Edi Rama - (pa harruar skuthin Fatmir Xhafa) duhet të nxirren jashtë ligji, si krijues të “Kuçedrës” SPAK, dhe ky vënd të ribëhet nga e para, duke vendosur guvernator të përgjithshëm të plotfuqishëm, duke nxjerrë jashtë ligji çdo parti për një periudhë minimumi 10 vjet, me një pushtet të kontrolluar nga lart poshtë në mënyrë të rreptë e ligjazbatueshmeri të lartë, duke rivendosur denimin me vdekje, dhe shtetëzim të të gjitha aseteve të tundshme e të patundeshme, brenda e jashtë shtetit, të të korruptuarve. Në se nuk bëhet kështu, mut e më mut do të shkojë kjo punë, për këtë vënd.
Ky Goni nuk perton dhe t'a kthen pergjigjen ne rrjetet sociale,sapo t'i permendesh emrin.Goni del kudo qe flet vetem denoncon me copa letrash apo kartona ne dore,bashke me nje tjeter qe ka dhe nuk i degjon nje here te flasin per ligje apo tema e ditës ne parlament por vetem denoncime,paçka se jane edhe muhabete kafenesh.Drejtesia ështe per t'u përkrahur por kur te duket se rruga nuk ështe e drejte dhe mbi parimet e ligjeve te BE deputetet duhet te flasin,se ështe e drejta e tyre dhe detyrimi bile duke ndryshuar edhe ligje,qe jane njelloj me ato te BE dhe SHBA
Hihihihihi ,dhiz iz a mirakull ov fridhim ov liri demokracia.z Mero duhet pranuar se nje pjese e udheheqesve te politikes( kryesisht te se majtës) fluturuan me presh ne tajare ,gjate periudhes se miratimit te struktures ligjore te reformes ne drejtesi. Zbritja nga fluturimi dhe ulja me këmbë ne tokë po rezulton e hidhur dhe nuk po kuptojme dot ,nese liderat politike dhe 140 deputetet I kane lexuar ligjet para se ti votonin ,I kane kuptuar ligjet qe kane miratuar ,kanë bere ndonjëfarë projeksioni apo skenari si mund te zhvillohen situatat apo ja kane kane futur kot më kot ???!!! hihihihihihi
Populli foli në Maj me 83 deputetë për Ramën. Çdo deformim për të ndryshuar këtë formulë me metoda jo demokratike e ka emrin puç, pavarsisht nga kush bëhet, nga ushtarakët, prokurorët, opozita apo ndonjë tjetër!
Spak e Gjkko shpejt do kene nje fund te turpshem, se bashku me tutoren e tyre Agiten e Saliut. Te gjithe te burgosurit pa ligj e gjyq nga kjo drejtesia e Argites do fitojne ne Strasburg. Fatura e demshperblimit per ta do jete teper e madhe. Atehere populli do rrezoje qeverine e Rames nese ai me ligj te vecante nuk konfiskon pasurite maramendese te Argites dhe prokuroreve e gjykatesve te drejtesise se re. Nese mbetet ndonje lek pas demshperblimeve, po me ate ligj ato para duhetbte shkojne per bamiresi.
Ajo qe thote Mero eshte nje kend veshtrim jo i paarsyeshem. Por nga ana tjeter nuk jep nje mendim se si i behet dhe kush e frenon qeverine te vjedhe gjithe parate dhe pasurite publike te ketij vendi duke krijuar nje rreth te mbyllur : vidh zgjedhjet qe te vjedhe Shqiperine dhe vidh Shqiperine per te vjedhur zgjedhjet. Ja ta zeme se opozita eshte e turbullt, e percare, nuk jep besim, ja ta zeme edhe sikur nuk ekziston fare ose eshte fare e paafte si do dilet nga ky rreth vicioz pa kaluar ne kaos, pa perseritur 97-en, pa permbysur institucionet dhe pa vazhduar eksodin biblik qe po e shpopullon Shqiperine ? Eshte e qarte se e vetmja shprese eshte drejtesia e ndikuar dhe e orientuar mbi te gjitha nga SHBA.Vetem SHBA nepermjet drejtesise ka forcen dhe ndikimin e padiskutueshem per te rivendosur sundimin e ligjit dhe per ti dhene nje goditje nockdawn korrupsionit qeveritar dhe per ta futur Shqiperine ne rrugen e shtetit ligjor dhe te zhvillimit demokratik.
Taras bulba ,drejtesia e ndikuar nga kushdo qofte nuk quhet drejtesi e paanshme ,por drejtesi e ndikuar.Shumica derrmuese e votuesve shqiptare presin drejtesi te drejte per vrasesit e socialisteve me 21 janar dhe gerdecin .1 milion shuplakat socialiste dhe Edi do fitojne mbi 94 mandate ne 2029,58 kryetare bashkie ne 2027.Parti e dyte del partia e z Qorri,e treta del partia e saliut.
Politikanët që nuk kërkojnë rregullimin e ligjit organik të Spak e sidomos ligjin 95 nuk marrin vesh nga drejtsia akoma më zi kur nuk flasin për të drejtat e njeriut dhe kur e quajnë të drejtë ngatrimin e ligjit person i zgjedhur me fuksion të zgjedhur janë më zi se të korruptuar janë të paaftë e diktatorialë Shehu është tipik i bisnesmenit hajdut që do të përfitojë nga pushteti
Jo me kot kam thene, keta muter te c'drejtesise duhet te zhvishen lakuriq tani ne dimer ti vesh ne mes te bulevardit si lopet e tu hysh me domate.
https://gazetadita.al/baton-haxhiu-zhurma-e-luges-ne-pjate-dhe-hajnia-qe-shitet-si-modernizem-ne-olimpin-e-fevziut/
Mero , te gjithe , edhe ata qe SPAKUN e quajne organizate kriminale dhe Altin Dumanit I Kane ndertuar mbiemrin , edhe ata qe trumbetonin autoresine per kete institucion , e dine mire se nga erdhi tharmi per ngjizjen e kesaj drejtesie . Shumica e shqiptareve qe e mbeshtet kete krijese dhe qe vetem Tek Ajo beson dhe shpresoni se mund te shpetoje nga kthetrat e pergjakura te mafies berishiste dhe ortakeve te tij .... Aspak per rotacion Politik . Ai ( rotacioni ) do te vine natyrshem , pavaresisht , permes votes , kur te gjithe hajdutet dhe grabitesit te jene akomoduar neper biruca .
Me duket se je ne oreks per humor,zoti Baze,kur tenton te heqesh nje paralele midis dreQesise se re me ate italiane te Antonio di Pietros. Eshte turp te krahasosh misionarin dhe njeriun e ndershem Di Pietro me spaksat e konostudios "nesti angoni" . Mandati i fuqishem i 11 majit per Edi Ramen eshte fuqi edhe me garantuese per te,qe te ndermarre akte te forta per shpetimin e shtetit te shqiptarve nga cdo skenar ogurzi antishqiptaresh te perbetuar;qe nuk ia dalin dot te mundin vullnetin sovran te shqiptareve ne shumice te cilesuar,me garen e demokracise. TUNG.
Edi Rama eshte katandisur si Sali Berisha, del e ben ´´te virgjerin`` ne marredheniet e Tij me Pushtetin dhe me Mafien ..... pasi ka qene: --- 2 vjet Minister --- 11 vjet Kryetar i Bashkise Tirane (qe ne fillim INSTALOI 'OKTAPODIN' TE PARKU RINIA ...) --- 12,5 vjet Kryeminister --- e nderkohe, 20 vjet Kryetar i Partise Socialiste ..... ------- Ftakeqesia Kombetare eshte se sot, Partia Socialiste e Partia Demokratike, pas ndryshimeve Kushtetuese te vitit 2008, jane transformuar si Corleone e Bagheria, duke u zhytur koke e kembe ne ‘omertà’ mafioze = 1. Forma di solidarietà, spec. diffusa tra i membri della criminalità organizzata, diretta a proteggere i colpevoli di azioni illecite nascondendone l’identità o tacendo informazioni utili alle indagini dell’autorità giudiziaria. —– Silenzio indotto con le minacce e la paura. ———— 2. Riserbo assoluto all’interno di un gruppo o di un ambiente sociale, con cui si coprono le malefatte altrui e allo stesso tempo si salvaguardano i propri interessi. ------- ------- o Sali e Edvin ----- puna e juj, aferim, ----- gamore ju, gamore kush ju vuni (Ramiz Alia - Rexhep Mejdani) ----- SOT a NESER valon Trump-i!
Bravladi
Sec paska nuhat Mero. Nuk paskemi lajme te mira per liderin global. Vetem nje gje nuk kuptoj, pse thuhet qe po iku Rama vjen Berisha? Berisha ka vdek, iken Rama vjen nje figure e paster e PS me disa parti te vogla se qeverise ndryshimi dhe pak kontroll mire i ben. Na kane ca trapin me faktin qe po iken keto te korruptuar e sekt antikombëtar, do vije Saliu qe nuk w voton me as Liria. Jo mo jo, ka plot te rinj e te reja, ky mosbesim ta shpif.
Si gjithmon Mero Baze.je njëshi.
E vranë dhinë, është një libër andej larg nga amerika latine….. Këtej nga ne, ka filluar të vijë erë mish dhije i prishur, që po qelb gjithë këtë vënd. Çfarë ka mbetur pa na e futur kaq thellë, apo ç’duhet bërë që mos të na e fusin më ? Revoltë popullore, është pak të thuash. Ne jemi popull me prirje koruptive, sepse vijmë nga fukaralleku i tejskajshëm që mjafton të kishim bukë thatë dhe fishekë pambarim….
Nuk ka PS, dhe aq me pak PS ne pushtet. Keto qe drejtojne qeverine sot ne Shqiperi jane pjesa me llum e shoqerise,qe ja kane vene vete emrin vehtes. Rilindje ose ripjellje. Ky eshte nje sekt qe pjesen me te madhe te saje e ka nga kanceri qe i thonin LSI . Ato vjedhin buxhetin,qe me to te vjedhin pushtetin ,dhe me kete pushtet mbrojne hajnat e pushtetit qe me kete cikli ,te vazhdoje pa fund te drejtojne dhe vjedhin . Veprimi i SPAKUT ben qe keto hajna te rehatohen aty ku e meritojne,dhe vendi te hyje ne normalitet,pa hile dhe pa vjedhje te votimeve.
Jap e marr te kuptoj : " C'eshte kjo drejtesia e re?"....Ku ndryshon kjo nga ajo e vjetra??? Perse duhesh? Ata qe u shkarkuan ishin te keq te pa dreqshem dhe keta qe po i zevendesojne jate mire te pa korruptushem? Keta te rinjte kane zbritur nga ndonje planet tjeter? PRA CILA ESHTE ESENCA E DREJTESISE SE RE?????????????????????????
Mero a do ta dish cfare numri ka dosja jote? Ku i gjeti leket yt bir etj etj??? Nuk do kapen te gjithe. Por ty ta kane shenuar qe nuk je me zgjedhje te lire
Respekte Mero, por nuk e di pse u lodhe duke iu referuar një urithi si Agron Shehaj.
Flm z. Mero qe shkruan editorial me argumenta, qe tregojne edhe aspekt studimor. Kjo I bene editorialet e tua te lexueshme, te dobishme dhe te qarta. Besoj se nuk duhet te stepesh nga injorant "intelektual" qe ti e dine ku e kane burimin. Nuk bindin qytetaret! E demtojne me shume Nongratn!
Mero njërzit e kanë kuptuar se qeveritarët deputetët dhe politikanët e vjetër janë të koruptuar të lidhur me krimin qënrojnë në politik për të mbrojtur zullumet Rama i ka mbrojtur të gjithë në fillimet e hetimit ka thënë i ka shokë(Dako Sajmir Tahiri Ilir Beqaj Veliaj Balluku) Po kështu edhe Berisha që kishte për krahë dy xhelat financiar Ergitën dhe Zenin Politika e Re do marri votat në mbështetje të drejtësis dhe duke luftuar korupsionon që në fillimë dhe brënda vetes së saj
Merua flet per ata qe kane mendje
YMER PSE TE MBANE GOIA ERE MUTI DHE TE TALLIN ANDI BUSHATI BLENDI FEVZIU ARMAND SHKULLAKU ANDI BEJTJA FLAVIO CARRI ARTAN HOXHA
Shume analize e sakte ... ska lidhje me Agronin ka lidhje me perbindeshin qe ka lindur dhe qe me demek do bej drejtesi por ne fakt po bejne politike
YMER KUR E KENI FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT????????
Ballistet,parardhesit e Agron Shehajt prisnin me luge ne Bres qe nazistet gjerman te shpartallonin partizanet dhe ata te mernin pushtetin. Edhe ky ballisti Shehaj po pret me luge ne bres qe Duman-Dado te rrezojn qeverin dhe te vij ne pushtet.
Kushdo qe ka dal nga bytha e Saliut,si ky Agron Shehaj,nuk ka asnje shans te vij ne pushtet.
Komentues i ores 16.31 LISTEN .populli pret.
Berishistet e Spakut dhe drejtesise ne pergjithsi nuk kan asnje shans te mashtrojn shqiptaret,sepse veprimet e tyre fusin uje ne te kater anet. Ne zgjedhjet e ardhshme,kurdo qe te mbahen,Edi Rama dhe PS do Marin 94 mandate te vlefshme qe te shpartallojn banditet e Saliut si,Dumani,Dado,Bani,tartabiq Pellumbi etj etj berisht.
Sa me shume banda kriminale e Saliut ne drejtesi bene padrejtesi aqe me shume shqiptaret votojn PS.
Rames i eshte ngjitur ne mendje Shqiperia 2030, se edhe e ka vendosur ne pankarte tek selia e Ps-se. Po kaloja dje me nje mikun tim francez, dhe me tha po ç'ju duhet te hyni ne Europe, ju jeni me shume se europiane. Po ja, naltmadhnia do t'ia shtoje edhe nje flete biografise. E them kete, se po te mos ishte premtimi i "Shqiperia 2030" (gje qe eshte pak surrel -aliste), Dumin dibran, polic me shkolle, Braho skraparlliun qe i merrte provimet me raki Skrapari, dhe Ols noterin, do i kishte pushuar nga puna. Spaku s'duhet te jete mbi Qeverine, se ajo ia jep rrogen dhe ate rroge e merr qyl. Braho s'do ta kete te lehte, se nuk ka shume pergatitje profesionale dhe i mungon edukata qytetare. Si provincial, ai mendon akoma ne kafaz dhe Aranit çela, duhet te jete idhulli i tij. Dum-dum dhe Braho, me gjithe ate injorantin shkodran qe i hapi vallen rrogava disa milioneshe, ne epoken e komunizmit do ishin bere Anetare Byroje.