Kosova i dha fund procesit më të gjatë në historinë e ndonjë vendi për përtëritjen e parlamentit dhe qeverisë. Kriza e filluar me zgjedhjet e Shkurtit 2025, pasoi një periudhë të pashembullt mungese dialogu dhe arrogance duke përjashtuar nga çdo skenar dialogun mes palëve.
Mbi njëqind seanca parlamentare të çuara dëm për Albulenën dhe Dimalin, një toksicitet i panevojshëm politik dhe një manovër e pashoqe për të mos formuar qeveri të re as me kompromis as me shumicë votash, çoi në një raund të ri zgjedhjesh që fatmirësisht përfunduan me një shumicë të qartë parlamentare në favor të Vetëvendosjes.
Të gjithë ata që lavdërojnë procesin zgjedhor të ditës së votimit në Kosovë kanë të drejtë, por të na i kursejnë lavdërimet për ushtrimin e demokracisë në formimin e një qeverie dhe përtëritjen e një parlamenti, pasi deri tani Kosova ka dhënë shembuj ekstremë të kokëfortësisë dhe gati shkatërrimit të shtetit për hir të pushtetit, si në rastin e bllokimit të parlamentit në vitin 2014 pas fitores së PDK, ashtu dhe në rastin e fitores së VV në vitin 2025.
Dhe zgjidhja erdhi nga votuesi, jo nga politika. Erdhi nga votuesi, pasi Vetëvendosja, duke qenë se ishte partia e parë me vota, më shumë se dy partitë e para pozitare, përfaqëson aktualisht një forcë politike në Kosovë, që udhëheq jo vetëm vendin, por dhe opozitën. Praktikisht tre partitë e mëdha opozitare udhëhiqeshin në politikën e tyre nga Vetëvendosja, pasi nuk kishin opsion të tyre, por kishin objektiv bllokimin e Vetëvendosjes. Përderisa në horizontin e opozitës nuk është shfaqur ende një fuqi e re që bën ndryshimin, Vetëvendosja ka gjithë të drejtën të qeverisë vendin, duke marrë përgjegjësitë për fatin e tij.
Votuesi i Kosovës dëshmoi se nuk ishte i emocionuar as nga sanksionet e Bashkimit Evropian dhe as nga izolimi i SHBA apo kontestimi i tyre publik për Albin Kurtin. Ata votuan si një shoqëri e pavarur nga SHBA, BE. Ata po ashtu injoruan impresionet e shtypit që e shikon pa perspektivë të ardhmen e Kosovës, në konflikt me Perëndimin.
Kjo i jep të gjithë të drejtën Albin Kurtit tani të jetë një udhëheqës jo bashkëpunues dhe refraktar ndaj propozimeve evropiane për Marrëveshjen me Serbinë apo planit amerikan për Ballkanin, që paralajmëron sanksione nëse dikush krijon probleme të diplomacisë perëndimore për Ballkanin.
Në rrafshin ekonomik, Albin Kurti u ka shpallur luftë bizneseve më të mëdha në Kosovë, të cilat po orientojnë tani investimet jashtë Kosovës, duke i etiketuar ata si “oligarkë” q¨I pinë gjakun popullit. Kjo natyrisht nuk e fuqizon ekonominë e Kosovës, por fuqizon ideologjinë majtiste dhe betejat imagjinare me kapitalizmin e lig, që shfrytëzon popullin.
Beteja kundër korrupsionit mbetet një propagandë për aq kohë sa kryeministri Kurti refuzoi dhe një urdhër gjykate për t’u intervistuar nga prokurori.Bilancin kundër korrupsionit duhet ta bëjë drejtësia dhe jo politika, por në një vend ku prokurorin e heq dhe e vendos politika, kjo ngelet në nivel propagande, pasi akuzat për korrupsionin mbesin pa adresë.
Për pesë vite rresht, Albin Kurti e udhëhoqi Kosovën duke e futur atë në sindromën e rrezikut të një lufte, nga e cila ai do ta shpëtonte po të ndodhte.
As lufta ka ndodhur, as shpëtimi!
Dhe këtu ka sukses për shkak të opozitës së Kosovës.
Opozita në Kosovë hyri në spiralen populiste të Albin Kurtit, duke u kompleksuar nga nacionalizimi folklorik, nga betejat false me serbët në veri apo nga mëditjet sociale për shtresat në nevojë, që e kthejnë Kosovën në një shoqëri konsumatore.
Dhe kjo e bën Albin Kurtin një udhëheqës real, që prodhon politikë, kurse opozitarët konsumues të politikave të tij.
Së pari, se nuk janë të bashkuar, por as bashkëpunues. Opozita dështoi në të dy zgjedhjet të dilte e bashkuar, me një emër për kryeministër, një projekt për president dhe një program të qartë rreth të ardhmes së raporteve Serbi–Kosovë, që janë pjesë e planit ndërkombëtar për ta avancuar njohjen e Kosovës dhe për ta futur në BE apo për të bërë hapa pas.
Idetë e tyre ekonomike janë më të mira se të qeverisë, por ato i mbyt populizmi dhe fryma e nacionalizmit folklorik, nëse nuk i kthejnë në një program të besueshëm brenda një koalicioni reformator.
Mbi të gjitha, opozita më e madhe në Kosovë, ajo e PDK, duhet të zgjidhë problemin e lidershipit real, dhe jo një të deleguari të atyre që janë në Hagë. Ata janë historia e PDK. E ardhmja duhet të jetë dikush që e lë emrin e vet në historinë e asaj partie. Të dy kryetarët e ndërruar brenda vitit duken si dikush që “ka ardhur në dasëm në vend të babës” dhe nuk janë frymëzues.
LDK edhe më keq. Lidershipi i Lumir Abdixhikut është një periudhë e palavdishme jo aq nga rezultati zgjedhor, sa nga fryma e grupazheve, përjashtimet e bazës së vjetër të LDK dhe megalomania e një rruge të re në një parti ku e vetmja gjë që vlen është historia.
I vetmi politikan stabël në Kosovë mbetet Ramush Haradinaj, i cili ka gjithë jetën që merr të njëjtin rezultat, dhe është tërësisht i qartë në ato që kërkon dhe bën, pavarësisht votave që merr. Ai nuk ka ndërmend të ndryshojë më, as veten, as mandatet. Nuk ka arsye.
Albin Kurti u tregua i guximshëm duke e injoruar planin ndërkombëtar për Kosovën, qoftë atë të SHBA dhe atë të BE, dhe nuk i kushtoi asgjë. Opozita duhej të provonte qartazi të kundërtën, por nuk e bëri dot, duke dëshmuar se nuk janë të aftë të bashkëpunojnë as me njëri-tjetrin, e jo më me qeverinë, për të mirën e Kosovës.
Fundi i zgjedhjeve më të gjata në historinë e Kosovës përfundoi ashtu siç e kishte tendencën qysh në fillim, me një votë të sigurt për Albin Kurtin, por me një pengesë të re përpara pas tre muajsh, kur do t’u duhet të zgjedhin Presidentin e Kosovës.
Formalisht do të ishte mirë që të kishte një president me konsensus dhe të opozitës dhe të mos i përdorë kartat e zgjedhjeve të reja, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.
I vetmi shans për Vjosa Osmanin janë trazirat e brendshme në LDK, nëse Abdixhiku jep dorëheqjen dhe krijimi i një fluksi votash pro saj, të mjaftueshme për të zgjedhur presidentin. Ndryshe do të jetë sërish sfida e zgjedhjeve të reja, pas tre muajsh, duke e kthyer Kosovën në një shtet eksperimental se si zgjedhjet nuk ndryshojnë dot asgjë, përveç opozitës.
Ty nuk të del e keqja ndaj VV dhe Kurtit por pas kësaj fitore të VV kishe një shans të "sherohëshe", të pëlcisje nga inati!!!
Ngushëllime të sinqerta Mero. E ke shkruajtur këtë artikull në formë elegjie. Dhe nuk ke faj fare. Ke vite të têra që e lufton të majtin Kurti dhe ai prapë se prapë fiton. Ti ja vë fajin opozitës. Unë ia jap meritën Kurtit. Që ështê i ndershêm dhe i pakompromis. Ti e do Kosovên të pushtuar nga oligarkêt, si këtu në Shqipëri. Por Albin Kurti nuk është Edi Rama. Një socialist fallco. Çfarë tê të them tjetër o Mero xhani. Veçse bêj durim edhe 4 vjet të tjera. Njëlloj siç u them edhe berishistëve. Durim deri nê 2029-tën. Nuk keni çfarê të bêni tjetêr. Veçse t'i bini legenit, siç keni bërê deri tani!
O Mero Baze aman Albin kurti ēshtē Burr nuk ēshtē hajdut. Punon fort pēr Kosovēn, hallall i qoft .
O Kaso Gangua,nuk e kuptoj si punon Albini,duke e izoluar Kosovën nga Amerika dhe Bashkimi Europjan? Kjo quhet punë,pa të shohim nëse do ti marë 8 milard nga Europa me politikën që ndjek.
Nuk me interesone kush fitone e kush humbet ne ate krahine Serbe nen rrezoluten 1244 te OKB , interesi ka qene zéro Ajo qe me la mbresa ishte konférenca per shtyp e Lumnir Abdixhikut , nje bravo te madhe , ne nje kompeticion njeri fitone e tjetri humbet por humbesi duhet te mari pergjegjesin , dhe fjalia e tij ishte kulture e gjalle ( Pershendes fituesin , ne humbem, populli vendosi, do therresi kongresin.....) Ne Shqiperi Bufi kenetes humbi po humbi keqqqqq fare , filloje rrefrenin nuk njohim zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi protest protest madheshtore nderkombetare hiiiii , nuk largojem se u vodhen zgjedhjet dhe vazhdon saga 35 vjeçare me gjyshin komunist
PIRDHU ne QIPRO Shqiperia Natyrale eshte ne formim Gjith bota e civilizuar e di pervec majmuneve qe bejne sikur nuk e dine ... Pirdhuni hiena
O ti derrrrrr ta dish mir se Dardania s'është krahinë e Sërbisë po lshtë Republika e Kosovës o majmun der patronazhisti që han mut në llogari të Ram gomarit
Robqir Realisti ai eshte robqir si puna jote qe e lidh cdo gje me Ramen
Qenke thartuar shume o Mero. Ke nje vite dhe me shume qe vetem vjell vrer per Kurtin por ai ta dhe jua ngriu buzeqeshjen dhe ironite ne buze. Nuk ju la me ndere ju, Rames, dhe gjithe te tjereve qe me shume levdojne Vucicin se Kurtin. Brovo per Kurtin qe me guxim dhe zgjuarsi lexon popullin e vet dhe di te bej politike.
Pavarsisht mendimeve qe shume kane per Albin Kurtin, i duhet dhene merita e fitoreve te votave. Populli Kosoves eshte me ne vendimet qe ai merr. Qeveria shqiptare duhet t'a pranoje vellane e vet me menyren si koncepton drejtimin e shtetit kosovar.
As qenka shtete Kosovo haaaaaa gallate magjypesh. Kosovo eshte territoire Serbe nen rrezoluten 1244 o palle ... Ju po me kujtoni ballistet nga inati komunisteve u bashkuan me okupatorin gjerman , edhe ju nuk doni Ramen jeni gati te ulni breket te antishqiptari Kurtovitç
Eshte territor shqiptar ku qihen femrat e families tende robqir shqipfoles.
Per korripsion ti vini anesh Kurtit....nuk e shantazhon dot kush....Kosova ka demokraci e Shqiperia autokraci.....
Cfare flet ore Mero? Kosova edhe në kohen e nje krize institutionale nga PDK dhe LDK,vazhdonte te qeverisej normalisht. Sa per procesin zgjedhur ne Kosove votat u numuruan per 3 ore dhe fituesi nuk u kontestua. Në fakt fituesi nuk eshte kontestuar Asnjehere ne Kosove. Kosova beri zgjidhje te mençur,zgjodhi dhe rizgjodhi nje njeri te pakorruptuar si Albin Kurti. Shqiperia duhet të marre shembull nga Kosova,se si ndertohet e drejtohet nje shtet. Por nuk behet stan me lepuj,ashtu si Edhe Shqiperia nuk behet shtet normal,press kohe popullata atje fest on me fishekzjarre faktin we nje minister-hajdute po I shpeton burgut.
Normal e nuk kontestohen se nuk ka Sali Berisha atje.
Albin Kurti, është “kërpush” i popullit të Kosovës. Në gjuhën shqipe, kërpushi është personifikimi i vemjes gjakpirëse me pasojë vdekjen e viktimës. Të tjerat, mendojini vetë.
Jo mero baze jo,Albini lufte i ka shpallur hajnis pra paligjeshmeris dhe informalitetit,jo vetum,bizneset e ndershum punojn dhe perkrahen e zhvillohen nga shteti.A e din mero baze,se shume biznese e politikan kane mbijetu nga buxhet e jo nga puna e djersa e tyre,e dine mero baze se shume politikan sot jane miljoner,jo nga bizneset e ndershum por nga zhvatja e buxhetit te shtetit,e dine mero baze se sot ata politikan dhe njerzit e tyre i shperlajn parat e hajnis ne biznese mbules.I dine mire keto pune mero baze,ne Shqipni jane ne zenit,per ate nuk ka zhvillim te mirfillt,paraja e flliqt falimenton bizneset e ndershem.Ne Kosove,ne i dim dhe i shohim,Shqipnija per ne nuk eshte shembull me i mire i zhvillimi.Po habiteni si eshte e mundur me fitu Albin Baba zgjedhjet edhe perkunder propagandes dhe shume miljonave te derdhun kunder tije.Fole se paku nje here ne jeten tende nje fjale te mire dhe te drejt per Albinin.Shqiptaria,ne kohen moderne, kurr nuk ka pasur politikan me te drejte,trim,human,zhvillimor dhe te menqur sikur Albin Kurti-Baba i Kombit.
Ktheje syte nga nena Serbi atje keni ADN. Xhelozi provinciale ndaj te bukures Shqiperi , krahine kosoves territoire Serbe nen rrezoluten 1244 eshte nje geto me njerez mesjetar te varfer e te pazhvilluar te pabese ku femra blihet si lope ku vllai mer grua nusen e vllait .... Nuk ka shqiptar qe komentojne ne gazetar e krahines se koqevarise ndersa keta mesjetar ngelen duke nxjere vrrere... Njerez qe ndryshojne flamure hymne jane njerez qe nuk meritojne rrespekt. Shpresojme cqexse shpejti shteti Serbe te vendosin rregull ne territorin e saj
25 mije femra ja shkerdheu ushtari serbe pjesen tjeter e paska shkerdhyer Kurtovitç , e konsiderojne baba . Krahine Serbe e degjeneruar
Presidentja zgjidhet me 61 vota mbas raundit te dyte. Mos ja qaje hallin dhe mos mashtro. Nuk ka zgjedhje te reja oer 4 vite
Ndryshimi politik midis Kosovës dhe Shqipërisë është i njëjtë me ndryshimin midis nderit dhe pandershmërisë. Atje bëjnë çdo përpjekje për të qeverisur ndershmërisht, këtu i kanë shpallur hapur një luftë totale çdo veprimi që mbart në vetvete sadopak nder dhe drejtësi.
Eshte koha e populizmit njesoi si ne USA qe Kure partit tradicionale dobesohen fiton populizmi pa populizmi dihet eshte me pasoja po e shohim ne USA e ne kosove e gjetk i kemi par si politika e tyre con uje ne mullirin Rusit e Serbit.
te dogji prapanica o mero gelbaza.
albin kurti eshte i vetmi qe me qellim ose pa qelim punon per serbine dhe rusine, kaq idiote jane ata qe kane ngelur ne kosove, me vjen keq
O, Mero Baze, shoket e tu, "analiste" e redaktore te "mediave" ia dhane fitoren Albinit! Ai fare s'ka pasur nevoje per fushate - ky shkrim i yti eshte shembull i mire. Ajo qe me befason ashte verberia patologjike dhe injoranca jote. Kosova eshte ende nje e panjohur e madhe per ty dhe bashke mendimtaret tu!
Cifti i Meros dje e kane marre vesh se ne Kosove banojne shqiptare! Ka rruge te gjate Mero te njohe kufijte e shqiptarise!
Merua eshte I detyruar te behet legen.Do ndjeke urdherat e padronit te tij.Nuk eshte kollaj te besh hotel ne bregdet.
U lodge shume mero dhe si ti shume pisqolla mediatike por populli me kosove ta dha pergjigjen ty dhe padronit tand aktual (rama ) dje berisha . Tani radhen e ka Shqiperia te shporri klasen e korruptuar politike. Urime per vit te ri
Kurti e ka detyrim moral te shperndaje disa certifikata mirenjohje per disa "gjitholloge" te spikatur, qe kane kontribut me peshe ne rezultatin e thelle qe VV arriti ne keto zgjedhje! Mirenjohje te vecante meritojne Mero Baze, Baton Haxhiu, Milaim Zeka dhe soji i tyre!!!!
O Mero Baze ri urt dhe ti se dikur ti ke qen ushtari Saliut prandaj ri urt. Apo meqē Saliu stē dha çfar doje ti ti u tērbove e veten mē dhēmb kafshove.
Ky shkrim i Meros me vlerë