Sot jam bindur që këto Foltoret para Kryeministrisë, në këto kohë, janë gjëja më e dobishme që bën opozita. Dhe dobia e tyre nuk qëndron as tek sasia e njerëzve që i ndjekin, as tek mesazhet që japin disa drejtues politikë, të vendosur me grafikë nga Flamuri.
Dobia qëndron tek disa qytetarë që marrin fjalën dhe që janë dukshëm me probleme mendore.
Në këto kohë të vështira, kur opozita e ka të vështirë të justifikohet para shqiptarëve për impotencën e saj, edhe pas shumë skandaleve të qeverisë, hedhja në treg e budallenjve është një veprim i zgjuar.
Fjala vjen, kjo ndërhyrja e fundit amerikane në Venezuelë nuk ka çmendur vetëm shqiptarët. Kam parë dhjetëra video me IA apo meme se si forcat Delta rrëmbejnë kryeministrin anglez Starmer, apo dhjetëra liderë të tjerë në vende të tjera të botës dhe i heqin nga pushteti. Është një lehtësim i madh për pafuqinë e opozitave në botë ajo skenë. Aq më tepër që Maduro kishte probleme dhe me legjitimitetin e tij si president.
Tani, këta të opozitës sonë e nisën vetë këtë që thonë budallenjtë në gjithë botën. E tha i pari Berisha, pastaj gjithë shumëfishuesit e budallallëkut të tij, por e panë që ishte tepërim.
Ndaj tani kjo Foltorja vlen më shumë se çdo gjë tjetër në botë, pasi ata budallenjtë që shfaqen aty nuk kanë shumë përgjegjësi dhe mund ta thonë këtë. Njësoj përhapet në popullin opozitar si thashethem. Siç janë katandisur ata, nuk është se bëjnë ndonjë ndryshim të madh mes asaj që thotë Tritani dhe asaj që thoshte ai burri që ankohej se Edi Rama u ka ulur vlerën grave të tyre. Rëndësi ka që gjërat që nuk thuhen dot në seli, të thuhen në Foltore. Me përjashtim të Tritanit, që mund ta thotë çfarë të dojë, ku të dojë.
Kështu që, dhe sot nga Foltorja mësuam se Edi Rama do ta pësojë si Maduro, ndërsa Berisha po i bën naze emrit të Lea Ypit për kryeministre teknike; mesa duket do t'u krijojë idenë të vetëve se nuk bën aq kollaj pazar. Është duke u menduar.
Kjo mjafton që demokratët ta kalojnë këtë momentin e "Ramaduros" dhe të fillojnë të mendojnë kush mund të jetë kryeministri që mund të pranojë Doktori… Kurrë nuk kanë pasur një mundësi të tillë të artë të ëndërrojnë direkt e për kryeministër të ri, pa hedhur asnjë pushkë. Këto Foltoret ua mundësojnë këtë gjë.
Kurrë nuk më kishte shkuar mendja që do gjenin një formë kaq elegante për të shtyrë vitin e ri që sapo nisi, me kaq shumë optimizëm. Nuk është kollaj të shtiresh budalla, kur rrethohesh nga budallenj. Doktori ia arrin gjithnjë.
Je fantastik
Problèmi eshte se jane shtuar shume budallenjte te grupacioni Bufit....... Se shpejti Rama viziton SHBA dhe padyshim nje takim me présidentin Tramp . Mbas takimit çfare do thone bufonet ...
????????????????????
Jo Mero, lexo historine per fundin e kulteve ose sekteve.. lideri i sektit eshte i pari qe ndjen fundit dhe hakmarrjen me te madhe e ruan per besniket e vet me te medhenj. Eshte i gatshem ti shoh te vdesin, asnje meshire. PD ka qene dhe mbetet nje sekt krahinor dhe kriminal dhe do perfundoj si gjithe sektet e tjera ne bot pas vdekjes se liderit.
Mero ,e ke gabim me duket,doktori eshte I "zgjuar mes te zgjuarve "qe jane ne foltore.
Z Baze ,me nje fjale ,saliu , eshte njëri nga te paret ne bote qe hodhi gurin ne lumë me keto videot AI , te arrestimit te maduros nga delta force.
PeDe-rat e SHQUP-it, kjo bande bashipozukes e Salkermes nuk ka asnje shans per pushtet me apo pa Ameriken ne krahe.
O Mero,ju ka dal turpi,mund te bejn cdo budallallek qe ekziston,jan te vdekur te pa kallur.
Halli I madh qe I ka zene I lejon cdo budallallek. Ne pa Saliun do na behej dita e merzitshme,shyqyr qe e kemi se shtyjm diten.
O sa kam qesh me budallenjte, gomeret e Shqupit qe fluturojne me majen e preshit pa ju a futur akoma ne bythe. Hedh nje fjale idiote perbindeshi, krimineli monster nongrata nga Vicidoli dhe gjithe budallenjte, idiotet e PDse zihen me njeri tjetrin kush te thote me shume idiotesira, se ai do zgjidhet deputet ne listat e mbyllura, si puna e Klevisit te Faro Pordhes qe ka lindur debil.
Halltorja e Saliut e salisteve, abuzuesve me oren e Shqiperise... Por abuzuesit duhet te paguajne nje cmim... Ta paguajne dhe te qerohen... Rruges te marrin me vete dhe abuzuesit e krahut tjeter, dhe krah per krah, drejt e ne ferr!
Çfare duhet te bejè akoma ky kafshe bashkè me jashteqitjet e tjera te llojit, Lapa, Meta, Salianji etj , qè shteti te "zgjohet" nga gjumi dhe tè zbatoje ligjin(po ka akoma ndonje ligj).
Kohet e fundit Saliu në epitafin e tij të përjafshëm nuk e shkruan më foltore, por Fol Tore, d.m,th po flet Tora, pra Torja Tiranës kush e mbaan mend.
Per ato me optimistet : as Foltoret e Saliut e as shallvaret e Ramiut nuk mund kurrsesi te fshehin dot Minaren e vjedhjeve e korrupsionin e Beles se Beqo Ballukut.
Po Salianji?Pse u zhduk keshtu?Do bej namin, tha.Do riperteri partine-tha.
Edhe per sote nje BRAVO E MADHE SHKON PER MERO BAZEN si arkitekt i shkrimit dhe i fjales dhe pik.
Foltorja eshte nevojtorja e Sali hales qe shkon shurroset sa here ka nevoj.
Mos vallë Saliu duhet të dalë çdo natë, në mes të natës, i xhveshur me ato shalët e thatë e bythët me mut, që ti vijë keq njerëzve për udhëheqësin tonë legjendar. Mirë është të marrë dhe Sllobodankën pa lëre të marrë Karminën sa fuqi protestuese do kish.
Berishizmi, nevojtorja e pisët e jashtëqitjeve esadiste dhe prostitutave tribale. Një njollë e zezë për Shqipërinë dhe përgjegjësitë e shtetit shqiptar ndaj kombit.