Përpjekja e shumë opozitarëve për ta përshtatur situatën në Venezuelë me situatën e opozitës në Shqipëri ka ngjallur një sërë reagimesh me humor, jo vetëm se krahasimet çalojnë, por mbi të gjitha se reagimet e opozitës nuk synojnë aq shumë “servilizmin” ndaj Trumpit, siç duan të duken, por servilizmin ndaj Berishës.
Përveç faktit që Berisha e ka quajtur qeverisjen Rama si qeverisje Ramaduro, as qeveria shqiptare dhe as opozita shqiptare nuk ngjajnë me ato të Venezuelës. Shqipëria është një shtet i strukturuar në formatin e një kandidati anëtar për Bashkimin Evropian, anëtar i NATO-s, një vend që është nën sferën e ndikimit amerikan në Ballkan bashkë me Kosovën, me një drejtësi që është në revansh ndaj politikës dhe krimit të organizuar dhe me një performancë të lartë ekonomike, nga më të mirat në rajon sa i përket rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar.
Përtej dashurisë që kanë adhuruesit e Berishës për çdo pështymë që ai nxjerr nga goja, Shqipëria nuk është narkoshtet, madje s’ka asnjë shenjë të sundimit të bandave në shtet. Falë SPAK, thuajse gjithë ato që quhen banda shqiptare janë sot para drejtësisë dhe dekriptimi i mesazheve të tyre tregon më së miri që ne dhe banditët i kemi budallenj, për fat të mirë. Nëse sheh historinë e tyre, e kupton që ke të bësh me banditë lokalë, primitivë, hakmarrës dhe tërësisht të pakonsoliduar në rrjete narkotrafiku nga ato që marrin jetë politikanësh dhe gazetarësh në vende si Meksika, Kolumbia, Ekuadori, etj., të cilat po ashtu nuk mund të quhen narkoshtete, por shtete nën trysninë e narkotrafikut.
Në këtë kontekst, gjithë kjo tymnajë qesharake e opozitës, që po shkakton humor në rrjet dhe po bëhet meme, ka të bëjë me faktin se shumë aktorë të opozitës, meqë u shfaq në skenë Maduro, u kujtuan se Berisha e ka quajtur Rama “Duro” dhe e panë këtë si rast të mirë t’i servilzohen Berishës si një lloj “gjeniu” që më në fund e zgjidhi punën se si do të fitojë opozita: “Do vijë Trumpi ta marrë Edi Ramën me helikopter dhe të sjellë Berishën në pushtet”.
Nga ana tjetër, kjo situatë e bëri edhe më komike opozitën, e cila vetëm disa muaj më parë kishte pasur një kurs tjetër politik, bazuar te sovranizmi dhe mosndërhyrja e SHBA në punët e brendshme të çdo shteti, sidomos të Shqipërisë. Socialistët së paku kanë qenë të hapur në këtë pikë që qeveria të qeveriset nga ambasadori i SHBA dhe BE, dhe madje për këtë janë linçuar, kurse opozitarët kishin pasur objekt lufte ndikimin amerikan dhe evropian në Shqipëri.
Ata shpallën linjën e tyre sovraniste si linjën që do t’i çonte në fitore. Nuk e di si befas e braktisën sovranizmin dhe u kthyen në ëndërrues të zbarkimit të aleatëve, si dikur politikanët e rrëzuar nga pushteti prej komunizmit, që mbanin veshin në radio kur do të zbarkonte aeroplani anglo-amerikan. Ata së paku kishin të drejtë dhe kishin një pritje realiste, pasi bënë bashkë një plan zbarkimi në Shqipëri, por “Trumpi” i atëhershëm nuk qëlloi kaq i aftë sa ky dhe dështoi, pasi u sabotua nga brenda.
Këta tanët tani hoqën dorë nga sovranizmi, kundrejt zbarkimit me helikopter, pa rregulluar një herë punët brenda shtëpisë së tyre, pasi helikopterët ulen si rregull për të zbuar “non gratat”.
Por ajo që është kryesorja: jo vetëm që qeveria shqiptare nuk ngjan me atë venezueliane, por mbi të gjitha opozita shqiptare nuk ngjan me atë të Venezuelës.
Opozita e Venezuelës ka bërë një betejë historike për demokraci, si përballë Chavezit, ashtu dhe përballë Maduros. Përballë Chavezit, opozita konsolidoi frontin opozitar, edhe pse humbi në tre raste, por përballë Maduros ajo organizoi beteja të mëdha, të cilat dhe i fitoi, por nuk mundi ta marrë pushtetin.
Lëvizja “La Salida” e 2014, e udhëhequr nga Leopoldo López dhe María Corina Machado, kërkoi rrëzimin e qeverisë dhe López u burgos.
Miliona venezuelas dolën në rrugë më 2017, pas krijimit të Asamblesë Kushtetuese nga regjimi i Maduros, i cili shmangu shumicën parlamentare; forcat e sigurisë vranë qindra protestues dhe mijëra u arrestuan.
Në 2019, opozita e shpalli Guaidón president të përkohshëm, i cili u njoh nga SHBA, BE dhe shumica e Amerikës Latine, por nuk arriti të marrë kontrollin real të shtetit.
María Corina Machado, një veprimtare politike e paposhtur, mori sivjet Çmimin Nobel për Paqe dhe arriti të arratisej nga Venezuela, përmes një aventure të frikshme, për të tërhequr çmimin.
Opozita e Venezuelës është shembulli më i ndritur se si një popull nuk dorëzohet përballë një regjimi, kurse opozita e Shqipërisë është shembulli më i shkëlqyer se si një politikan nuk dorëzohet përballë humbjeve, por mban peng opozitarizmin.
Opozita në Venezuelë ka nxjerrë për 12 vitet e Maduros së paku 4 udhëheqës të shquar opozitarë, ndërsa opozita shqiptare ka përjashtuar katër opozitarë, për të ruajtur statujën e vdekur të Sali Berishës, non grata prej SHBA.
Opozita e Venezuelës është pro-perëndimore, demokratike, pro-amerikane. Opozita e Shqipërisë e ka ndërtuar gjithë fabulën e saj – deri para disa muajsh – mbi sovranizmin ndaj BE dhe SHBA, për shkak të historisë së Berishës me Perëndimin, jo si vijë ideologjike.
Dhe për ta mbyllur debatin me këtë hare qesharake të opozitës që ëndërron helikopterët e Trumpit mbi Tiranë, duhet të themi se opozita nuk ka asnjë plan se si të vijë në pushtet, por kërkon t’ia sjellin atë. Domethënë: këta kaluan nga një opozitë sovraniste, që do të zbonte fuqitë e huaja perëndimore nga Shqipëria, në një opozitë që pret t’i bëhet pushteti nga qielli para kryeministrisë, ku ruan Adriatiku.
Dhe janë aq të bindur se kjo do të ndodhë, sa tani po zihen për emrin e kryeministrit të qeverisë teknike, në vend që të bënin debat për emrin e kandidatit për kryeministër, që duhet të udhëheqë opozitën drejt fitores. Por atë kanë frikë ta diskutojnë, se është Sali Berisha: non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, nën hetim për korrupsion dhe vrasje politike dhe kandidat për kryeministër të Shqipërisë.
Ky është i vetmi moment kur opozita jonë prodhon humor më shumë se gjithë humoristët e Vitit të Ri marrë së bashku.
Shkurt,opozita shqiptare udhehiqet nga nje kriminel si Sali haleja,qe ka vrare me mijra shqiptar ne 15 vjet qeverisje,bile ja ka kaluar dhe Enver Hoxhes.
Ha ha , jane acaruar ripjellesit. O mero , amerikanet nuk kane nevoje te vijne me helikoptere dhe aroplanmbajtese ne shqiperi. Kane SPAK dhe po u deshen dhe ca vota ne kuvend te gjithe delenxhinjte e ripjelljes votojne kunder rames, perfshi dhe ty qe ben nje editorial mbi nevojen e ndryshimit te te koruptuarve ne shqiperi.
Ben unë kam respekt për ty si opozitar, por nuk ju votoj dot, jo vetëm se kryetari juaj është një kriminel dhe i korruptuar, por sepse ju nuk dini të lexoni dhe të arsyetoni. Çfarë të pres nga një opozitë që thotë "është rradha jonë". Rradha për çfarë? Për të vjedhur?? Po pse me rradhë merret pushteti? Ja Lapaj ka zënë rradhën te dera e kryeministrisë ku çdo të hënë vjen dhe saliu në rradhë. Populli i ka thënë 4 herë rrjesht saliut mos u duk më në rradhë se ke marrë (vjedhur) 4 herë. Thirrini mendjes. Pushteti merret me votë dhe vota me besim për të ardhmen.
Ka një shqetësim në rritje të rripjellësve transgjinore, pederastë, pedofilë, zoofilë, perverse, shemale, dhe 26 sojsorrollopeve pa identet gjinor, pas ngjarjeve ne Venezuelë, ku Maduro "trimi" u arkivua si scam. Ju ngeli ne gojë, fut e nxirr Berisha. Ndërkohë në pusht-tet është Ramaduro Palloshi !! Duhet hequr Berisha nga opozita se keshtu Ramaduro do të vijë në terezi dhe do ta ndritë..!!??? Tobestrafullah o fshatari me pleshta Pleshtani brenda kafkës xxxl. Ymer Gël Baze. Pirdh pirdh se ja u mbushe mendjen transgjinoreve ..
Qeveria te qeveriset nga ambasadori i Shba? Me ne fund po flet qarte Mero.
Venezuela ne Amerike Latine siperfaqe eshte sa Gjermani France edhe diçka me shume se bashku , sistemin fédérative i majte extrême . Shqiperia ne Europe me e vogel se kapitali Vénézuélien sistemi kapitalist aleat i SHBA dhe antare ne OTAN. Por kemi nje individ qe ka te perbashketa me nje venuezlian me Maduro ai eshte Berrisha. Berrisha komunist , Maduro komunist , Berrisha antiamerkan , Maduro antiamerkan , Berrisha non grata , Maduro non grata. Maduro u arrestua , Berrisha akoma shpresojme qe nje dite kete kriminel qe ka vrare vjedhur shkateruar vendin ate qe SPAK nuk e beri ta beje département amerikan duke e lidhur zhapikun komunist dhe direkte ne Guantanamo
Të lumtë goja ...komenti më i bukur !
I vetmi ndryshim (dhe jo i vogel) midis Berishes dhe Maduros eshte se Berisha sot nuk drejton nje shtet. Pra, sot per Ameriken nuk ka vlere arrestimi i Berishes. Krahasimi duhet te behet midis kryetareve te shteteve.
Berisha eshte kercenim permanent per sigurine kombetare te Shqiperise, demokracine dhe mireqenien e shqiptareve. Por Edvin Rama qe i dha dhe vulen eshte me i zi se Sali Berisha, te dy jane me te zinj se bytha e fucive te naftes venezuelase! Nese Maduro e hengri se kercenoi interesat Americane, Trump ti coje ne hale keta te dy tanet e te singjashmit e tyre qs keta duan te na i imponojne si pasardhes, per ti dhene nje dore ketij populli jo me pak vlera, qe te ringrihet nje here e pergjithmone ne lartesine e fatit te tij!
Politikë maloku. Përveçse mutit, çfarë mund të dhjesë mendja e një zvarraniku pabuks, budalla, hajdut, karagjoz, sharlatan dhe të sodomizuar sa nga budallëku i vet aq edhe nga impulsi i pakontrolluar i pederastisë , që e bëri të prostituojë dhe të sodomizohet nga gjithë qentë antishqiptarë me rradhë.
Sa bukur e ke pershkruar veten. Sa qenie mjerane, fiksimaxhinj e pervers. Zbrazin gjithe flliqesine e tyre me sebepin e urrejtjes ndaj Berishes.
Shqipëria nuk ka opozitë: në vend të saj ka vetëm banda paramilitare që merren me politikë
Opozita shqiptare eshte si dhelpra qe vrapon pas topeve te dashit…
"Interesant" është edhe shkrimi i Adrian Thanos (kryeredaktorit të gazetaës Dita), i cili thotë se përshëndetja e të majtës shqiptare (rilindjes) për aksionin e SHBA në Venzuelë është thjesht çështje frike se këta të rilindjes janë të korruptuar, e si rrjedhim qëndrimet e tyre janë peng i këtij korrupsioni. Shkrimi i Z.Thano nuk është analizë politike; është akuzë morale e ndërtuar mbi një keqlexim të qëllimshëm të realitetit. Ai nuk kërkon të kuptojë çfarë po ndodh, por të prodhojë një ndjenjë superioriteti etik.Në shkrimin më sipër, Thano përdor një gjuhë që josh lexuesin, por retorika zë vendin e analizës, ndërsa morali përdoret si për të fshehur mungesën e dallimeve thelbësore. Trajtohet Venezuela si simbol, jo si realitet konkret. Dhe kur politika shndërrohet në simbolikë, rrezikon të humbasë të vërtetën. Regjimi i Maduros reduktohet në një detaj dytësor, ndërsa çdo reagim ndërkombëtar ndaj tij portretizohet si ushtrim i forcës. Por, shtypja, uria, shkatërrimi institucional dhe manipulimi i zgjedhjeve nuk janë metafora, janë fakte.Sovraniteti i një shteti nuk është një relike e shenjtë e paprekshme. Ai ekziston për t’i shërbyer qytetarëve, jo për t’i mbajtur peng. Kur një pushtet e përdor sovranitetin si mburojë për të shmangur çdo llogaridhënie, ai nuk po mbron parime, por privilegje. Thano pretendon një të majtë morale, parimore, të kulluar. Por kjo e majtë është më shumë nostalgjike sesa reale. E majta e sotme nuk mund të mbijetojë duke mbrojtur regjime autoritare vetëm sepse ato flasin gjuhën e anti-imperializmit.Venezuela nuk është viktimë e një agresioni të jashtëm, por e një pushteti që ka shkatërruar nga brenda çdo mekanizëm demokratik. Kur zgjedhjet janë farsë, kur opozita persekutohet, kur varfëria administrohet si mjet kontrolli, problemi nuk është “Perëndimi”, por regjimi. E majta nuk është refuzim refleksiv i Perëndimit. Nuk është as garë se kush e denoncon më fort SHBA-në. E majta është mbrojtje e lirive, institucioneve dhe jetës njerëzore, edhe kur kjo të çon në përplasje me regjime që e quajnë veten “anti-imperialiste”. Kur vjen puna te Shqipëria, shkrimi i Thanos rrëshqet plotësisht në populizëm. Luksi, verërat, kostumet, operacionet plastike — të gjitha këto janë të zgjedhura për të ndezur zemërim, jo për të ndriçuar mendime. Estetizimi i urrejtjes ndaj "elitës" nuk është argument politik. Është thjesht mënyra më e shpejtë për të fituar duartrokitje.Thano ngatërron qëndrimin ideologjik me interesin shtetëror. Politika e jashtme nuk është manifest filozofik, por një balancë midis aleancave, sigurisë dhe pozicionimit ndërkombëtar. Shqipëria është një vend i vogël, anëtar i NATO-s, me interesa strategjike të qarta. Të presësh që ajo të sillet si tribunë morale globale, nuk është “guxim i majtë”, por naivitet diplomatik. Vërtet, qeveria e Ramës është e korruptuar. Por, akuzat për korrupsion si shpjegim universal për çdo qëndrim politik është reduktive dhe konspirative. E majta nuk është nostalgji anti-imperialiste. Është më e lehtë të sulmosh Perëndimin sesa të përballesh me dështimin e një modeli politik që ka tradhtuar popullin e vet. Shkrimi i kryeredaktorit tingëllon si aktakuzë për të majtën, por funksionon si alibi. Nuk na fton të mendojmë më thellë, por të ndihemi më të pastër moralisht. Shkrimi ndërton një vijë të qartë mes “të mirëve” dhe “të këqijve”, mes parimit dhe frikës, mes së majtës ideale dhe realitetit të pistë. Por bota nuk funksionon kështu. Dhe pikërisht aty ku analiza refuzon kompleksitetin, ajo pushon së qeni e ndershme.
Po të flasësh me gjuhën e Thanos, dmth se paska dhe të majtë idealiste, atëhere jemi okay! Por ja që populli ka atë shprehjen: "Nga e thëna në të bërë na ndan një det i tërë", e cila nuk lë vend për ekuivok. Historia botërore, edhe ajo shqiptare e këtyre 100 e ca viteve shtet i pavarur, na jep shëmbuj të pafundmë se "idealet" janë leksione libreske për në auditore, në poezi etj. Në jetën e përditshme ato janë "brumë" për të bërë "byrekun e parimeve", në këtë rast të majta (se ka të tilla dhe të djathta), byrek që 'demagogët' ua hedhin si ushqim turmave, përgjithësisht hallexhinj, por dhe idealistëve, të cilat i ndihmojnë ata sa të merret pushteti dhe pastaj e dinë vetë 'ustallarët' se ç'do bëjnë me të. Harrohet kështu se jeta njerëzore në kompleksitetin e saj është krejt ndryshe. Ndaj dhe politikën, si i vetmi mjet që njerëzimi ka shpikur për të menaxhuar vetveten, nuk e fut dot në kornizat idealiste, por ajo në jetën e përditshme funksionon sipas asaj që quhet "real politikë". E këtu pastaj, sipas pozicionit që zë gjithsecili, ka hapësirë sa të duash për diskutim.
Opozite malokesh vetem dhe injorantesh dhe burgaxhinj ordinere te kohes xhaxhit dhe kta te xhamive .jan me pd .qytetaret jan me te verteten as me ramen jo por nga nje malok te ndyre qe se shofin dot me sy dhe I urryer nga qytetaret prandaj nuk fiton ky der maloku.
Gjithe kalemxhinjte e paguar nga parate e vjedhura te Inceneratoret e jo vetem, kane qe nga kapja e Maduros te rreken ti mbushin mendjen vehtes se Rama nuk eshte Maduro. Pikerisht se e shohin ngjashmerine si dy pika uji mes regjimeve te tyre te bazuar te Narkotrafiku. I vetmi ndryshim eshte se Maduro nuk i ofroi Amerikes ndonje ishull si Rama Sazanin, as dhe strehe per te strehuar Muxhahedinet e MEK ashtu si Rama ne Manze. Pra i vetmi dallim me Maduron e Venezueles ky Ramaduro i Ballkanit ka lepirjen e mollaqeve konstante per c'do administrate amerikane. Per kete po, ka ndryshimin e vetem.
Ndryshimi i madh eshte se pasurite nentokesore (naften) qe ka Venezuela, Shqiperia nuk i ka.
Dridhe like me lesh fabrike , dridhe moj bajame dridhe , dridhe moj stelina ta mar vesh e gjithe kanina, dridhe moj merushe qe lepin ato brekushe, dhe puna jote merush bithlepirsi i krejtve , nga Sali kerrma ne fillimet e tua , me pas Meta ordineri , e tash Rama brekushen , sic politika jane krejt njesoj dhe ju plera pushteti trete sic dhe quheni jeni krejt njesoj , bithelepirje e sahanlepirje ju shkoi jeta o karakurva.
Nuk ka humor mè tè madh kur, shpellari plak del nga SPAKU dhe, MENDER KAZANET, nuk e kane idenè çfare pyesin, dhe, çfare duan te pyesin shpellarin...si perfundim, i fusin nje te qeshur bashke me kufomèn e pakallur...
Pikerisht nga tmerri i panikut te ngjashmerise Maduro-Ramaduro edhe Spiropaleshja ben nje deklarate ne emer te Ministrise Jashtme ku i thur lavde e hosana Administrates Trump per kapjen e Maduros me fort se dhe bashkepunetoret me te afert te presidentit amerikan!
Mero. I saktë si gjithmonë. Opozita bashkë me Saliun, mbrapa diellit shkofshin.
Ngjan si shume me serbin...
Ju kujtohet foltorja e fundit,ku Berisha "valvitëte" flamurin shqiptar? Tregoi se nuk ishte me Trampin dhe BE !!! Me ëndrrat që ka parë,do t'a sjellin me helikopter ,pa njollën non grata.