Duhet të pranojmë se lajmet rreth drejtësisë dhe debatet për nevojën e standardeve në hetim dhe gjykim nuk janë lajme popullore. Nevoja për të pasur një pushtet gjyqësor të pavarur dhe të aftë të çojë para drejtësisë zyrtarët e lartë, dhe arkitektura artificiale që ndërtuam nga ana tjetër për Reformën në Drejtësi, duket se e kanë zhdukur këtë debat.
Në tërësinë e vet, opinioni publik është i kënaqur që SPAK është kthyer në një gijotinë për çdo zyrtar të lartë nën akuzat për korrupsion, dhe nëse tenton të bësh debat për standarde, shkelje ligji, apo akoma më keq mungesë provash, ti do të përballesh me një ushtri njerëzish të fyer. Dhe kjo vjen nga fakti se vëmendja ndaj këtyre mungesave është bërë popullore kur me to janë përballur zyrtarë të lartë, politikanë që ndajnë opinionin publik, dhe jo fatet e qytetarëve të thjeshtë.
Njësoj si ata, drejtësia vepron te ne dhe ndaj qytetarëve të thjeshtë, pa mbështetje, pa zë dhe pa shpresë se një ditë do të ketë një gjykim të drejtë për ta. Por askush nuk është kujtuar për ata.
Gati një vit më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se do të kishte dëgjesa parlamentare dhe debate publike rreth mënyrës se si po funksionon Reforma në Drejtësi; si po krijohen standardet e hetimit dhe gjykimit që po i japin fund pandëshkueshmërisë; dhe si po funksionon balanca e pushtetit brenda drejtësisë, por nuk është bërë asgjë. Të gjithë janë të kompleksuar se nëse tani diskutojnë standardet e drejtësisë, duken sikur janë kundër Reformës në Drejtësi. Madje sot edhe Sali Berisha, që shan çdo të hënë Altin Dumanin, ishte dakord që të mos preket më Reforma në Drejtësi. Dhe atij i duket në favor.
Ajo që po ndodh sot nuk është thjesht një krizë institucionale, as një krizë kushtetuese, dhe as një krizë qeverisëse në kuptimin klasik të humbjes së shumicës parlamentare. Kriza aktuale është një krizë politike e qartë, e prodhuar nga mosveprimi i politikës në ushtrimin e përgjegjësive të saj kushtetuese.
Politika sot shfaqet e paralizuar dhe e dorëzuar në ushtrimin e funksioneve të saj. Mazhoranca, e bllokuar nga komplekset që ka ndërtuar rreth mbrojtjes së reformës në drejtësi që vetë realizoi. Opozita, e etur për pushtet pa kaluar nëpër zgjedhjesh, pasi është refuzuar në mënyrë të përsëritur nga qytetarët. Forcat e reja politike, që në mungesë të ideve dhe projekteve qeverisëse, përpiqen ta zëvendësojnë politikën me drejtësinë, duke u shfaqur në rolin e prokurorit publik. Media, nga ana e saj, është e ekzaltuar nga ky proces, sepse është shndërruar në arenën ku zhvillohet gjyqi publik, një “Big Brother” kombëtar i drejtësisë, ku hetimi dhe dënimi konsumohen si spektakël.
Ndërkohë, në debatin publik po artikulohet gjithnjë e më shpesh edhe ideja se ndërkombëtarët po e përdorin drejtësinë si instrument ndikimi politik, më tepër në funksion të interesave të taksapaguesve të tyre sesa të qytetarëve shqiptarë. Por, pavarësisht rolit të të gjithë këtyre aktorëve, një e vërtetë mbetet thelbësore, në këtë krizë politike, përgjegjësia kryesore bie mbi forcën që mban pushtetin, mbi aktorin sovran të sistemit demokratik, atë që ka marrë mandatin më të madh nga qytetarët shqiptarë për të qeverisur, Partisë Socialiste të Shqipërisë
Si çdo krizë politike, edhe kjo nuk lind as brenda një dite dhe as nga aktet e një institucioni të vetëm. Ajo është produkt i një serie (mos)veprimesh institucionale dhe politike, të shtrira në kohë. Prej vitesh tashmë, forca politike e cila drejton vendin, me të drejtë, adoptoi një tezë që mund të konsiderohet virtyt institucional: “ne nuk merremi me drejtësinë”. Kjo u kuptua si mosndërhyrje në dosje konkrete dhe si shkëputje nga një kulturë shekullore ku politika kontrollonte çdo çështje penale me ngarkesë politike. Por në kohë, kjo tezë u shndërrua në diçka shumë më të dëmshme: në heqje dorë nga funksioni kushtetues i politikës, për të vendosur kufij, për të balancuar dhe për të korrigjuar pushtetin gjyqësor. Politika hoqi dorë nga atributet që vetë Kushtetuta ia jep për të mbajtur drejtësinë brenda ligjit, duke lejuar deformimin e ligjit nga një pushtet që, sipas kushtetutës, është i detyruar të ecë vetëm brenda tij. Me fjalë të tjera, drejtësia u lëshua pa duar.
Në një shtet të së drejtës, politika nuk i thotë drejtësisë kë të hetojë apo kë të dënojë. Por politika ka detyrimin kushtetues t’i vendosë drejtësisë kufijtë dhe mekanizmat e kontrollit, për të mbrojtur interesin publik nga abuzimi i çdo pushteti. Kur kjo nuk ndodh, problemi nuk është drejtësia “e fortë”, por politika e dobët dhe e heshtur, që heq dorë nga ushtrimi i sovranitetit të deleguar nga qytetarët. Pasoja është kjo që sot duket qartë: një sistem drejtësie që vepron gjithnjë e më shpesh jashtë standarde procedurale kushtetuese; masa sigurie që shërbejnë më shumë për ndëshkim publik sesa për mbrojtjen e hetimit; gjykata që konfirmojnë mekanikisht kërkesat e prokurorisë, jo nga bindja juridike, por nga frika se mos nesër bëhen vetë subjekt i hetimit; institucione të qeverisjes së gjyqësorit që, më shumë se sa qeverisës të sistemit, duken të varura prej tij.
Kjo nuk është drejtësi evropiane. Ne kemi kaluar nga paprekshmëria e politikës, tek pushteti i pakufizuar politik i drejtësisë. Ky parim nuk është “akuzë” por themel i eikulibrit të pushteteve. Drejtësia, ashtu si çdo pushtet tjetër në Republikë, nuk ndërtohet mbi supozimin e virtytit absolut të aktorëve të saj, por mbi llogaridhënie institucionale, kufijt kushtetues dhe kontroll demokratik. Kur këto mungojnë, pushteti nuk bëhet më i fortë; bëhet më i rrezikshëm, bëhet më abuziv.
Dhe në këtë kuadër nuk është aspak problem se SPAK po heton këto fenomene apo politikanë; ky është një detyrim kushtetues. Problemi lind kur drejtësia nuk vepron më brenda ligjit dhe Kushtetutës, por shndërrohet në ligjvënës de facto, duke anashkaluar me shkathtësi kufijtë kushtetues. Problem akoma edhe më i madh është se politika e ka lejuar këtë. Kur arrestime dhe masa sigurie paralizojnë bashki, ministri dhe agjenci shtetërore; kur kryetarë të zgjedhur largohen de facto nga detyra pa vendim përfundimtar; kur prezumimi i pafajësisë shndërrohet në dënim publik, atëherë nuk kemi më thjesht problem drejtësie. Kemi problem qeverisjeje të shtetit dhe përgjegjësia për qeverisjen e shtetit, si një tërësi institucionale, është politike. Kryeministri dhe mazhoranca e mbajnë këtë përgjegjësi drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve për të mbrojtur rendin kushtetues dhe funksionimin e shtetit; ata nuk mund të sillen si spektatorë. Ky model drejtësie është ndërtuar nën qeverisjen e Partisë Socialiste, me miratimin dhe me heshtjen e saj.
Në emër të reformës, u relativizuan standardet evropiane të procesit të rregullt ligjor; në emër të luftës kundër korrupsionit, u normalizua ideja se qëllimi justifikon mjetin. Por kjo është një logjikë thellësisht antievropiane: Europa nuk e mat drejtësinë me numrin e “golave” të shënuar, por me cilësinë e “lojës” dhe zbatimit të rregullave të saj.
Shqipëria nuk ka nevojë më për spektakël ndëshkimor, por për politikë që merr përgjegjësi dhe udhëheq edhe me kosto elektorale. Pavarësia e drejtësisë nuk është privilegj apo imunitet nga ligji, por përgjegjësi shtetërore. Kjo krizë nuk zgjidhet as me retorikë kundër drejtësisë, as me viktimizim politik. Ajo zgjidhet vetëm duke pranuar të vërtetën themelore: kjo është krizë politike dhe si e tillë, kërkon zgjidhje politike, me mjete politike dhe me aktorë politikë që kanë peshën e përgjegjësisë politike : Vendosje të qarta kufijsh kushtetues. Rivlerësim serioz institucional. Rikthim real dhe efektiv të rolit të Kuvendit. Standarde evropiane të zbatuara në praktikë, jo slogane të përsëritura në deklarata.
Ky është momenti për guxim politik. Pa amnistuar askënd. Duke mbështetur drejtësinë, por jo gabimet e aktorëve të përkohshëm të saj dhe as fishekzjarrët çorientues që e shoqërojnë shpesh veprimtarinë e saj. Reforma në drejtësi nuk u bë as për spektakël, as për statistika dhe as për të ndërtuar “heronjtë e rinj të integrimit”.
Mero ti I vjen pak verdall problemit,nuk mundesh ndryshe,por fakt eshte se ne Spak-GJKKO ekziston nje grup zjarri berishist si ai qe vrau protestuesit ne 21 Janar 2011. Mos dyshoni per kete!
Nuk e di pse ka nje qasje llahtarisht naive, opo femijenore fare, qe gjyqtaret dhe prokuroret qe kaluan vetingun jane te pakorruptuar! Eshte matematikisht idiote si qasje.
Enderroj ......Qe nje nate , nje avion i Delta Force amerikane , te vije dhe te marre duke i terhequr zvarre te gjithe funderrinat e politikes 35 vjecare te demokracise shqiptare : Saliun , Ramen , Meten , Ballukun , Lalin , Mediun...e te gjithe. ti cojne ne nje burg ne Amerike , neper qeli vetiake 1m x 2m , dhe me kamera 24 ore. Dhe te transmetohet 24 ore ne Shqiperi ne nje kanal tip "Burg Brother". Pas kesaj , 2 gjera te mira do te ndodhin : 1) Shqiptaret do te shfryjne gjithe zemerimin e akumuluar nder vite ndaj ketyre funderrinave qe ia bene jeten ferr 2) Politikanet e rinj qe synojne te qeverisin , do te shohin se cfare fati paten "koleget e tyre" dhe nuk do te guxojne te prekin 1 qindarke nga leket e popullit , apo te bejne padrejtesi...se ndryshe do kete dhoma gati edhe per ta ne Burg Brother !!!........shpresoj qe endrra te realizohet nje dite !!!
Dire Straits nuk ke kuptuar asgje. Nga politika dhe mesimet e historise jo e jo, por as nga mentaliteti i populli shqiptar. Sikur endrra jote te realizohet, pakenaqesite qe ke tani do te te kthehen ne makth se historia e ka provuar ate qe vjen pas dhe ka emrin SKETERRE, e zeze, e kuqe, e bardhe apo blu nuk e di por di me 100% qe do jete SKETERRE.....Çdo politikan perfaqeson shpirtin dhe karakterin e nje pjese te popullit shqiptar. Ku gjen ne bote prinder qe blejne patenten e femijes 18 vjec pa kaluar provimin e patentes dhe pastaj kur femija i vdes vete apo shtyp dike tjeter thote e ka fajin shteti, duke harruar qe origjina e krimit eshte prindi vete qe e nxjerr ne jete femijen duke kryer nje veper penale me rrezik jeten..... Ai Big Brother me qeli 2x1 qe te pelqen ty perfundon ne dore te Hitlerit, Enverit, Kim Jongut te ri ose me keq akoma per ty ne skenarin "write a suicide note on a hundred dollar bill" (citim nga Dire Straits)
Ndoshta nuk kam kuptuar asgje nga politika , por nje gje e kuptoj mire : Ti duhet te jesh nga ata njerez qe i lepihen pushtetareve , kushdo qe ata jane per te siguruar jetesen. Dhe nuk te pelqen Burg Brother , sepse te vjen keq per pushtetaret e shkuar qe te kane ushqyer ne ate kohe , dhe per pushtetaret e sotem qe po te ushqejne.......atehere nese endrra ime realizohet , ti mos shiko Burg Brother qe propozoj une , por shko neper qelite ne Amerike dhe jepu ndonje cigare "pushtetareve te pafajshem" !!!
T lumte goja. Po edhe keta si autori ktij shkrimi qe i mbrojne me marifete fjalesh te sperdredhura
Bravo zoti Mero! Gjithemon i saket. Shkrim brilant.
Këta që i shpëtuan vetingut ose ishin njësoj të korruptuar se të tjerët, por dobiça dhe kaluan lumin, ose më budallenj. Sidoqoftë dështuam të bëjmë bukë gruri me krunde. Kjo drejtësi është pikë për pikë me atë të shokut Enver, por më harbute, se ëshzë edhe më injorante.
Kur njerezit e zgjedhur nga populli dhunohen nga nje drejtesi ciladoqofte ajo nuk eshte drejtesi por banditizem, mafje e mirefillte. Nese PS e Kryeministri nuk merr masa Populli duhet te ngrihet sa nuk po bahet ma shum vone e tu tregoje ketyre njerezve te drejtesise se cfare duhet baje.
Demi me i madh qe I beri vendit Rama, ishte lenia pa opozite duke shfrytezuar nje njeri te dobet si Basha.
Mero Baze, diku nga mesi i shkrimit, ke mbyllur një paragraf, me këtë fjali : “ Me fjalë të tjera, drejtësia u lëshua pa duar”. Pikërisht, duke analizuar këtë shprehje “lëshuar pa duar”, pra, “ ka lëshuar timonin pa duar”, në zhargonin popullor, tironcit e vjetër, i thonë kurvave që shkojnë e bëjnë seks, me kë ti dalë përpara, ose shoferët kur lëshojnë timonin pa duar, bien bë greminë…. Prandaj, në mbështetje për sa shkruani, i rikujtoj edhe njëherë SPAK-ut, se edhe për 12 ditë është data 21 janar duke u mbushur plot 15 vjet, krimi i pa shëmbullt në botë, krim shtetëror, i urdheruar nga Sali Berisha, dhe SPAK me ALTIN DUMANIN (i dhjefshim dumanin siç thotë shkodrani Arben Kraja), flenë gjumë mbi dokumenta, ose kanë frikë nga Sali Berisha, ose janë të kooruptuar prej tijë. Të zgjedhin kë të denë. Pa denuar 21 janarin, të tjerat janë brima në ujë, ose janë shurrë pule. SPAK baraz mw shurrë pule.
Po mirë more zotëri, ju me të drejtë kërkoni që urdhërdhënësit e vrasjes së atyre fatëkeqëve të vihen para përgjegjësisë, por vërtetë nuk e ke të qartë faktin tjetër që është Edi Rama po aq fajtor sa dhe Berisha? Pse e them këtë? Ja pse e them: Shkak për nisjen e protestës nga Partia Socialiste u bë videoja ku paraqitej Ilir Metaj në kushtet e flagrancës korruptive, i cili me bllok në dorë i bënë presion ministrit të partisë së tij të bëjë atë që kërkon mafiozi Gimi kundrejt rryshfetit. Atëherë, më thuaj zotëri, nëse je i ndershëm të paktën me veten, çfarë mendimi ke për Ramën, i cili shkaktarin e nxitjes së njerëzve për demonstratën e fut në qeveri dhe më pas e bënë dhe President me votat e Partisë së tij Socialiste? Në atë kohë Rama mburrej se politika është lojë shahu dhe fiton ai që di të los më mirë. Tani, vërtetë do shumë mënd për të kuptuar, se qëndrimi i Ramës, një makiavelizëm llahtarisës, një tallje kaq hapur me gjakun e atyre të mjerëve, na qënkësh zgjuarsi politike kur ajo është fund e krye poshtërsi njerëzore? Tani me ç'sy e faqe ti kërkon dënimin e Berishës, kur është Rama ai që nuk e lejon, sepse është i përzier kokë e këmbë në atë tragjedi dhe nuk e di se çfarë mund t'i ndodh atij vetë në këtë rast nga drejtësia?
Fix fare! Spaku eshte nje fole katunaresh me mentalitet tribal qe kene frike .
Reforma ne drejtesi u be egzaktesisht per te kunderten e asaj qe Baze shkruan ne fjaline e fundit te editorialit te tij.Pra u be per spektakel dhe statistika. Kur krime shteterore si 21 Janari te gjykuara si te tilla edhe nga Strasburgu nuk jane prioritet per "drejtesine e re", por denoncimi i Nesti Angonit eshte prioritet qe meriton burgosje te te akuzuarit atehere reforma ne drejtesi ka humbur cdo kuptim dhe eshte vetem per spektakel. Drejtuesi i ri i SPAK ka vite qe zvarrit nje tjeter krim shteteror Gerdecin. Po behen 19 vjet nga krimi qe hodhi ne ere nje fshat te tere dhe ky legeni nuk ka pasur kohe te ngreje akuza per Shkelzenin e te atin.
Shkruan 5 komente dhe botohen 2. Ja keni futur pordhësju Tema.
Z.Mero! Ti ke te drejte por nje gje eshte e sigurte:-kopili serb ja futi Rames e PS-es me reformen ne zhdrejtesi 80% e prokuroreve dhe gjyqtareve jane te tredhurit e sali vukut.
Ata jane terroriste te Saliut, e kan kap mat edhe Ramen qe perdridhet si karavidhe tani. Evropa duhet te kerkoje urgjent leshimin e Veliajt, dhe te mos njohe me As Ramen si KM e as Spakun si nje grup terrorist i Saliut.
Drejtesia dumaniste duhet te arrestoje edhe Ramen sepse ky mut burre i ka dale per zot sektit te dumanisteve te Saliut dhe i paguan tri here me shume se vehte! Mire Rama per vehte ka ku gjen para, po pensionistet cfare te bejne?! Nje prokuror i qelbur berishist si Dado merr rroge sa 50 pensione mesatare, gje qe nuk ndodh askund neper bote.
Qarte, sakte, ndershem. Te lumte Mero
Mero, verejtjet dhe sugjerimet e tua ,per arritjet dhe problematikat e sistemit te ri te drejtesise qendrojne plotesisht.Por ,barra e pergjegjesise bie mbi te votuarit e shumices dhe kryeministrin . Burrat e shtetit ,kane synim ,ofromin e standarteve me te larta( dhe te barabarta) per çdo shtetas si ne drejtim te drejtesise me standarte te Europes perendimore ,arsim ,shendetsi etj etj.Ky test ,qe parashtron ti ne shkrimin me siper ,do I vertetoje shqiptareve nese Rama dhe PS jane te afte te ofrojne drejtesi me standarte europiane(qe realisht ta shkepuse shtetin shqiptar nga mendësia lindore aziatike ) apo thjesht bejne llogje bosh neper ekrane dhe jane pak me te mire se saliu.
Cpate? Po i tregon besnikeri " palloshit"???
Ka dy gjëra këtu. E para mefshtësia proverbiale e kryeministrit. E dyta: mbështetja që gjen SPAK-u dhe të tjerët te ambasadat e huaja; Po të duash të vësh rregull në drejtësi, siç propozon Mero, i ke ambasadat e huaja në kurriz. Njëlloj siç po ia bêjnë Orbanit. Dhe atëhere bye Bye BE. Ky është edhe problemi i Ramës, përveç paaftësisë dhe mëndjelehtësisë së tij. E kam thënë 100 herë: Rama është shumë i lehtë për kryeministër. Nuk ka stofin e burrit të shtetit. Të gjithë tallen me të dhe askush nuk e ka frikë. Prandaj edhe vjedhin. Duke filluar nga zëvendësit e tij.
Institucione inkuizicioni - kjo është përmbajtja e SPAK-ut dhe e BKH-së. Vuruni emrin që përputhet me veprimet dhe sjelljen arrogante të tyre. Dhe ata që e kanë detyrë t'i sjallin në binarë sillen vetë si të jenë jashtë binarëve. Justifikimet mund të jenë të gjithfarëllojshme, por asnjëri nuk qëndron. Të gjitha pushtetet duhet të sillen në përputhje me Kushtetutën. Kështu do të respektojnë edhe funksionet e njëri-tjetrit.
Reforma në drejtsi ishte një pastrim mekanik dhe subjektiv i saj duke lënë një numër të madh gjygjtarësh dhe prokurorësh si ish të korruptuar. ( merre me mend Ina Rama ishte pjesë e komisioneve të pastrimit dmth një e korruptuar do pastronte korrupsionit) Reforma nuk u mbështet me studime paraprake e serioze. Spak është organi më i lartë i drejtsisë i cili ben vetingun e magjistrave hetmin dhe kontrollin e tyre njenjtë me hetuesinë e kohës se Enverit
Kemi aritur ne nje dejtesi politike te pakufizuar. Thenje nga zoti Mero. Kjo eshte e vertete. Mjere atij qe i bje radha te shkoi te kjo drejtesi. SPAK,GJKKO dhe BKH,jane instrumenta qe te marin shpirtin,te denojn edhe pa fakte e te fusin ne burg. Hidhu perpjet,thuaj sa te duash qe jame denuar padrejtesisht, nuk te degjon njeri. Po t'a beri davan Kadiu thuhen ne kohet e shkuara,nuk ke ku te ankohesh.Ne si popull,po shikojme qe po denon me shume nga PS-te dhe nga PD edhe pse Sali Berisha me dhenderin e tij jane nen akuz dhe gjyq e denime per ata nuk ka. Fatmir Mediu po bene vite dhe nuk po i bene gje GJKKO-j. Po u ferkojne koken. Me i mjeruar eshte qytetari i thjesht po i ra fati me drejtesine.nuk e mbron njeri.
Pa mohuar ndonje arritje ne luften kunder krimit te organizuar, kam pasur gjithmone rezerva per disa menyra veprimi te SPAK-ut, sic jane: perhapja e fragmenteve te dosjes hetimore te te pandehurve ne media, per t'u bere atyre fillimisht gjyqin "popullor", per te bere spektakel para publikut; mbajtja ne paraburgim e te pandehurve per nje kohe te gjate e pa nje vendim gjyqi (kete e vinte ne dukje edhe nje gazete izraelite keto dite, ne mos gabohem); disa deklarata skandaloze te Dumanit me shoke per gjykaten dhe te pandehurit; zvarritja e pafund e dosjes se Gerdecit dhe asaj te 21 janarit, qe edhe Strasburgu e quajti krim shteteror i pazbardhur etj. Me veprime te kesaj natyre, te krijohet pershtypja se ky vend nuk drejtohet nga parlamenti i zgjedhur prej popullit dhe as nga qeveria e dale nga keto zgjedhje, por nga e ashtuquajtura "drejtesi e re". Prandaj dhe xha Saliu ka te drejte te tallet me kete drejtesi: nga njera ane, i shan me liber shtepie kur e therrasin per dosjen "Partizani", qe po behet terkuze dhe, nga ana tjeter, i mburr kur marrin te pandehur ndonje nga mazhoranca. SPAK- u mund te kete mbeshtetje nga publiku, qe kerkon drejtesi dhe pret ndeshkimin e korrupsionit, por keshtu nuk ecet. Mero ka te drejte.
Drejtesia e re nuk bohet me drejtesise me brimen e vjeter!
" Dire Sraits dhe Xhezo Smokthina " I Kane thene saktesisht te gjitha . Dhe e dyta , me e rendesishmja , zeri I ketyre zotrinjve perfaqeson shumicen e shqiptareve . Sigurisht kjo mbeshtetje e madhe , eshte dhe shprese e madhe . Pa dyshim , kjo ndieshmeri dhe KY vleresim , na Ben te ndihemi krenar , sepse , si popull e shikojme veten ne krahun e fisem , te lirise dhe DREJTESISE . Mero , si dhe ti , jam lab . Nostalgjik , lokalist I thekur ... Te Kam vleresuar dhe te vleresoj per stilin e vecante , te mekuar e te sterpikur me koloritin e Laberise , me saktesine gjuhesore dhe me tematiken me te ndieshme te kohes ( per keq ) , te BERISHIZMIT . Me vjen keq , por me kete shkrim , na rikujton ato letrat lutje te avdalleve qe I drejtonin Enverit , dikur , dhe sot Sali Berishes dhe Edi Rames . Zotri , shqiptaret e Kane mandatuar E. Ramen si kryeminister dhe Jo si Neron .
Demi me I madh nuk eshte mos veprimi por pergojimi. Keta Pisa per tu dukur sikur jane te shqetesuar hedhin pjese te akuzave ne opinionin publik dhe fitojne nje respekt nga dalldia e turmave kjo afermendsh qe ju jep nje kredo sepse personat qe jane nen hetim nuk jane dosido dhe ja mbeshtetja popullore. Keshtu demi eshte I pariparueshem askush nuk e ka mendjen tek ceshtjet e mbetura pezull sepse efekti I brekeve te Ajoles eshte me I prekshem. Kush thote qe Spakun e ka bere Rama ja fut pordhes ai eshte krijuar si mekanizem per te bere rotacionin ne kete vend. U be nje kohe e gjate kjo menyre qeverisje ku cdo gje e tejzgjatur con ne stanjacion dhe krijon xhepa te medhenj korrupsioni sic po ndodh ,mungesa e alternativave po I detyron partneret nderkombetare qe me ane te Spakut te pakten te bejne pastrimin nga gogolet e korupsionit sepse per nderrim pushteti sbehet fjale kur perballe Rames eshte menxyra e ketij vendi. Synimi i Spakut eshte vete kryeministri por pengohet nga nderkombetaret kjo do krijonte nje Kaos ne qoftese kjo do ndodhte sot sepse do duhen vite qe stabiliteti te vendosej nga anarkia ku dhe sot se pothuajse eshte ku e ashtuquajtura opozite me po te njejtin retorike me po te njejtit njerez me gjuhe fyese aspak etike dhe lloj lloj sharlatanesh neper studio televizive dhe neper rrjete sociale veprojne jo si qytetare por si celula naziskinesh te etur per gjak dhe pushtet. Nuk eshte real pastertia e organeve te drejtesise asnjere nuk ka qene por vendosja e njerezeve te duhur ne keto organe vendimarrjeje eshte shume e veshtire sepse kane kaluar ne duart e dikujt qe I njeh shume mire dhe I ka ndihmuar te bejne karriere prandaj me e mira do te ishte nje trupe nderkombetare te huaj, me shqiptare mos prit kurre drejtesi njerzit e formuar nga Dora e Argites nuk mund te peshtyjne aty ku kane ngrene,shiko dhe si reagon maloku kur thiret dhe bej krahasimin kur thiret nje tjeter nga Spak pordha, misioni te cilit nuk eshte denimi I Berishes por rotacioni.
Partia Socialiste FATKEQESISHT eshte e shtrenguar e katandisur nga ‘Rilindja’ e Don Edvin Kristaq Aneta Rama Koleka, bashkeshorti i 4-et e/o i 5-te i Pronares de facto te ABI Bank, Donna Linda Rama Basha, si Corleone e Sicilise ne vitet ’70-’80 te shekullit te kaluar.
Ore po kjo drejtēsi qē ēshtē e kujt ēshtē ? Kjo drejtēsi ēshtē e Sali Sheqere Vuçiç Bajgēs pse bēni tani mē kot llafollogji.
SPAK dergon per gjykim Bec Benetin. Pas ministrave te Rames edhe kryebashkiaket e tij njoni me hajdut se tjetri. Vetem Rama vete eshte i ndershem te qeveria...dhe pas tij per ndershmeri i vjen vetem Merobazeria.