Përmbytjet si fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi shtetërore

8 Janar 2026, 18:55Editorial Mero Baze

Përmbytjet, të cilat për fat e kanë mbajtur me hatër qeverisjen e Edi Ramës në 12 vite, janë një rast i mirë për të na kujtuar nevojën e një politike afatgjatë shtetërore për të ringritur një sistem të sigurt të mbrojtjes së tokës në Shqipëri. Shqipëria e ka pasur një sistem të tillë gjatë komunizmit. Në vitin 1990, Shqipëria kishte 280 mijë hektarë tokë të drenazhuar dhe bonifikuar, që nuk përmbytej më nga uji, mbi 10 mijë kilometra kanale kulluese, rreth 700 stacione pompimi dhe një sërë hidrovoresh, që shërbenin për të mbrojtur tokat nën nivelin e detit, si dhe mbi 3 mijë vepra hidroteknike, si: diga, ura, sifonë, kanale të mbuluara, tunele ujitëse, kanale devijuese, vepra shkarkimi, etj.

Privatizimi dhe copëzimi i tokës, zhdukja e fermave të mëdha bujqësore dhe mungesa e një politike afatgjatë nga shteti, gjatë 35 viteve, shkatërruan thuajse gjithçka.

Të gjitha investimet e bëra në këtë drejtim nga qeveritë janë sporadike, të pjesshme dhe të paintegruara në një plan të përgjithshëm kombëtar, që synon të mbajë në këmbë sistemin e bonifikimit në vend.

Studimet mbi humbjen e tokës nga erozioni tregojnë se Shqipëria ka një normë të lartë mesatare të humbjes së tokës, rreth 20–30 ton për hektar në vit, dhe në disa zona të pjerrëta kjo shifër mund të arrijë edhe mbi 100 ton/ha/vit, në kushte ekstreme. Kjo nuk është domosdoshmërisht sipërfaqe e humbur, por sasi e dëmtuar toke nga erozioni.

E gjithë kjo ka nevojë për një vëmendje shtetërore me politika afatgjata, pasi investimi në të gjithë sistemin – dhe jo në segmente të caktuara sipas fuqisë lobuese të zonave të veçanta apo deputetëve më të fuqishëm politikisht – është pjesë e sigurisë kombëtare. Politikat afatgjata janë të vetmet që e garantojnë atë.

Edhe gjatë komunizmit, në pesëvjeçarin e fundit, ra fuqia mirëmbajtëse e sistemit, për shkak të krizës ekonomike, dhe rreth 30 për qind e infrastrukturës nisi të degradonte. Pas vitit 1990, degradoi gjithçka.

Shteti shqiptar sot është një shtet i pasur dhe mund ta bëjë këtë. Bonifikimi dhe mbrojtja e tokës përputhen edhe me momentin ekonomik të Shqipërisë, pasi jemi në kulmin e zhvillimit të turizmit dhe kjo politikë ndihmon që bujqësia të ndjekë turizmin dhe të shndërrohet në një ekonomi të qëndrueshme afatgjatë.

Natyrisht, kjo ka nevojë të shoqërohet me reforma të dhimbshme mbi tokën dhe pronësinë, sipas ligjit 7501, duke i detyruar me anë të ligjit poseduesit e parcelave të vogla të bashkojnë tokën në ekonomi më të mëdha dhe rentabël, në formën e kooperativave, ose ta ofrojnë atë për shitje me çmime toke bujqësore, vetëm për qëllime bujqësore.

E gjithë kjo mund të motivojë investimet dhe t’u japë kuptim investimeve të mëdha shtetërore.

Për këtë arsye, përmbytjet si kjo e tanishmja janë një kujtesë e mirë për atë që duhet të bëjë shteti dhe qeveritë, në një të ardhme sa më të afërt. Investimi për mbrojtjen e tokës dhe dhënia fund e kaosit urban – ndërtimi në tokë buke, ndotja e mjedisit dhe shkatërrimi i kanaleve – është urgjent.

Pa përmbytje, ne do të shikojmë fytyrën e vërtetë të Shqipërisë, me miliona plastmasa të varura në pemët buzë Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Matit e Drinit. Humbja e pritave malore në përrenj dhe rrjetat që mbledhin mbeturina plastike, po i kthejnë lumenjtë malorë në lumenj “indianë” të ndotur dhe të frikshëm, për nga sasia e mbetjeve që shkojnë drejt detit.

Kjo është një emergjencë tjetër kombëtare. Duhet të jetë objekt i debatit politik në vend dhe prioritet i qeverisë dhe qeverive që do të vijnë më pas, pasi kjo është pjesë e sigurisë sonë kombëtare dhe e pasurisë sonë kombëtare.

Kjo pjesa tjetër populiste – që kur përmbyten banorët e kënetës, që kanë shkuar të ndërtojnë mbi një kënetë, të cilën nuk e thau dot as Jakomoni, as Hrushovi, as Mao Ce Duni, as Enver Hoxha, por papërgjegjësia e tranzicionit ua la ta “thajnë” – është humor i zi dhe kalon shpejt.

Është e njëjtë me fatkeqësinë e banorëve të Novoselës, që kanë shkuar të ndërtojnë buzë Vjosës, apo atyre të Lezhës e Shkodrës, që ndërtojnë në fusha, në deltat e lumenjve dhe mbi kolektorë.

Nuk është faji i tyre, por nuk është as hall që ua zgjidhim dot brenda javës, nëse nuk vendosin të largohen pak nga pak andej.

Beteja politike duhet të përqendrohet te një politikë afatgjatë kundër përmbytjeve, pasi betejat afatshkurtra – me kompensime, shpërblime dhe arnim – i fiton qeveria. Po qe se bie tërmet, pandemi, përmbytje apo zjarr, qeveria ka aq lekë sa t’i qetësojë njerëzit dhe nuk fiton dot gjë duke i politizuar ato. Kjo është e provuar.

Përvoja ka treguar se beteja të tilla i fiton ai që ka pushtetin. Betejën për një Shqipëri të sigurt nga përmbytjet duhet ta fitojmë të gjithë, duke i bërë presion çdo qeverie për një politikë që të shpëtojë tokën e Shqipërisë nga përmbytjet dhe t’i kthejë lumenjtë e këtij vendi në bekim, dhe jo në fatkeqësi.

15 Komente

  1. T
    Ta gezojne rrumpallen demokratikase falangat e Sal

    Gjynah jane te imtat e gjedhet ne fushat e perbytura. Sa per dythundraket qe kane ndertuar sipas qejfit ne ish keneta e toka buke, qe shkateruan kanalet e kullimit e hidrovoret, Zoti i ndihmofte si fillim. Mot do jete e njejta histori, pervit tash e tutje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits

      Mos u merzitni shoke fshatare ! Gjendja do rregullohet ne mandatin tone te 13. Se jo per gje , po kemi patur ca shpenzime te vogla si qeveri dhe parti....po ja , Lali bleu breke per Ajolen , Bela donte nja 50 milione euro te vogla per pare xhepi , Mirlinda bleu ca cokollata dhe biskota per 10 milione euro te vogla.....tani ju e shikoni vete qe nuk mbeten leke per lumenjte e hidrovoret.... Por mos e rruani fare ....qeveria eshte ne krye te detyres dite nate !!!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Po o Mero, por ato vepra ishin te komunizmit e duheshin prishur. Demokracia me "tokat e xanuna" gjeti parajsen ne mes te sheshit dhe e gllaberoi. Tani duhen lene te ngopen me te, se mbase e kuptojne qe zoti s'ben perjashtime.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Terroristi salih bin laden e ka krijuar gjith kete katrahure ne shqiperi ku zbrazi te gjitha fshatrat duke zene tokat,duke ndertuar ku kan dashur pa e ditur se a ka shtet,cdo fatkeqesi ne kete vend ka emerin e ketij sharlatani qe mori 20 milion dollare nga serbia dhe e beri vendin toke e djegur. Kam kerkuar te varet ne litar por me duket vetem spektakel

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Vete fakti qe ti o Mero si per mire e si per keq shkruan per komunizmin e para 35 vjet eshte trishtim. Hajdutet dhe kriminelet me pishtaret e demokracise ne duar i vune flaken shqiperise per ta vjedhur. Anti-komunizmi eshte manipulimi me i madh qe ju eshte bere njerezve dhe ende ka idioter qe e ndjekin qorrazi. Enveri qe i ndrifte shpirti ne ferr e la cdo cm token me inventar dhe tapite nuk i preku por i la ne kasaforte. Erdhen banditet qe i thane vetes ish pronare e ish te perndjekur politike dhe i bene tapite lesh arapi. 12 mij te vdekur per prona vetem keto 35 vjet. Enveri beri reforme agrare pa shkrehur nje fishek e shfarosi feudalizmin. Jo vetem kaq por i vuri ne rradhe te kendonin.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Ndoshta duhet menduar per ringritjen e ish ndërmarrjeve te Bonifikimit,siç kane qene dikur,dhe kane bere tap ujrat,ndertuar kanale,pastruar,kane komanduar hidrovorët dhe nuk ka patur permbytje te ketij lloji

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ehhh

              Kemi ndertuar qytete pa kanalizime. Kemi qytete si Durresi Lezha nen nivelin e detit. Kemi mungese kulture nga qytetaret me hedhurina . Kemi korrupsion ne nderime rruge trotuaret. Kemi kohe te keqe . Te gjithe se bashku bejne gjemen ....

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Fatkeqesi me e madhe tani ishte te degjoje Fevziun,ishte ne hall pse ministrat dhe perfaqsuesit e qeverise nuk japin shpjegime te Fevziu sikur Fevzo te jete inxhinjer bonifikimi. Bie fjala ca do i thote kryetarja Durresit Fevziut,pse jane ndertuar shtepite ne kenete,pse nuk ndertohej para 90,Fevziun nesd e ka zene kureshtja te dali te kisha Lacit e te shikoj ndertimet dhe kipton pse permbyten,nese Fevziu mendin seriozisht se kjo situate erdhi ashtu per nje ose dy vjet,kto janr pasojat e para 35 vjeteve,kane qe ne 90 njk pastrohen me kanalet kulluse,i lutem Meros ta fusi td rubrika qyfyrevd mrekullite d Fevziut.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  P S E ?

                  Shume mire i radhit te gjitha keto ti Mero djali , por ne , te keqen me te madhe e kemi tek njerezit ! Gati gjysma , ne mos me shume , jane analfabete funksionale dhe nuk te lexon e as te kupton se cfar thua . Fakti qe ne po qahemi nga permbytja nje jave te tere , njerezit lemerisen e dridhen ne keto nete dimri , si qershia mbi torte kemi zjarrin e madh qe na shpertheu sot ne qytetin e Tiranes , flaket e te cilit dukeshin deri ne kodrat per rreth Durresit , na tregon edhe nje here qe njerezit tane , qe kane mbetur ende ne Shqiperi , nuk jane ne rregull nga trute e kokes !

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Plaku matuf

                    Qe kur vdiq merhumi nuk ze njeri pune me dore ne shtet dhe shkohet me c’i qi t’emen .nashi merhumi na ngordhi per buke por gjithe beharin eksakavatoret pastronin kanalet kulluese e ne gusht ministri i ndertimit i raportonte birose se stacionet e pompimit dhe kanalet kulluese ishin gati .ana negative ishte se punetoret e bonifikimeve ishinnte denuar api me biografivte keqe e benin pune sklleverish por ne dimer shmangej permbytja .nashi suksesi i pulitikes matet me selfiet qe lartgjatesia ben me melonin apo makronin e jo me c’ben per popllin .

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Emigranti

                      Ai Merhumi ndertoi vendin me plane perspektive ne te gjitha fushat e vecanerisht ne fushe e bujqesise.Kurse sot jane prishur dhe mire tu behet se vete I keni demtuar dhe mos I vini faj njerezeve te vecante por kapni kazma e lopata dhe shtrojuni punes.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labi

                        Ne ate kohen e merhumit si e quan ky me siper Tirana kishte vije te verdhe ndertimi,nuk beheshin ashtu si sot pallatet e sheshet,nese kjo permbytje e Durresit do ndodhte athere nja dy a tre do i kishe ne kokerr te burgut,sot ka gallate, del proteston tjetri se do demsherblim nga shteti,kur e ndertoj shtepine nuk i morri leje shtetit,ne Lezhe e kam pare vete se si ishte ndertuar shtepi mbi kanalin kullus e siper tubave te hidrovorit,

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiptaret po shijojne ate qe meritojne

                          Shqiptaret e meritojne ate qe pesojne sot nga Zoti me shirat, nga Rama me shperdorimin fantastik te buxheteve, nga Saliu vrasje, prerje, djegie, vellavrasje, shkaterrim te prones qe e mbushi Tirane me falangat e tij nga pjesa me e prapambetur e Shqiperise qe la pas Enveri.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Satër

                            Sa më shpejt të filloj bonifikimi i vendit!. Aksionin ta udhëheqë zonja balluku me bandën e saj si specialiste në tendera!.

                            Përgjigjjuni
                            1. c
                              chp

                              Me c'na pane syte keto 33 vite dhe cfare ka shkruar Mero per kamunizmin e keq sot me mire te kishte botuar keto vargje ** O Enver te kam rixha Ngrehu neser me sabah Behu dhe nje here i ri Ne dac hajde si sozi Mer komanden ne kete vende Se te prete populli tente Qe ti vesh gjerat ne vende Se Shqiperine e shqyen qente * shenim: vetem nje gjysem dite te vinte dhe te shkonte perseri te varrezat

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje