Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

17 Janar 2026, 18:40Editorial Mero Baze

Ftesa e Presidentit Trump për kryeministrin e Shqipërisë që të jetë pjesë e Bordit të Paqes, që do të administrojë Gazën bashkë me disa personalitete të njohura me ndikim në botë, është lajm i mirë për Shqipërinë. Është lajm i mirë jo vetëm për rolin që i jep Shqipërisë dhe Edi Ramës në krah të Perëndimit në një nga misionet më të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe për t’i dhënë një shuplakë narrativës idiote që përpiqet të mbajë gjallë Berisha brenda vendit, duke e paraqitur Shqipërinë si një “narkoshtet”, që është në listë të kuqe të Perëndimit.

Ftesa personale për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tregon rreshtimin e Shqipërisë në anën e duhur të historisë në politikën ndërkombëtare dhe lidhjet e forta që ka krijuar kryeministri i Shqipërisë me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, duke i dhënë peshë fjalës së Shqipërisë në një nga krizat më të dhimbshme të botës që ka ndikim të drejtpërdrejtë në paqen botërore.

Kjo është e gjitha meritë e të qenit të Edi Ramës kryeministër i Shqipërisë.

Dhe për këtë opozita e Shqipërisë duhet të dalë e ta falënderojë Edi Ramën që e ka bërë Shqipërinë të rëndësishme për botën dhe për aktorët më të rëndësishëm të saj të angazhuar në zgjidhjen e një krize nga më delikatet në histori.

E di që duket kërkesë e ekzagjeruar, por vetëm kështu mund të shmangin tronditjen e shkaktuar tek mbështetësit e tyre trushpëlarë që prisnin të zbarkonte Trumpi me forcat Delta, ta arrestonte si narkotrafikant dhe të sillte Berishën në pushtet.

Nevoja për të gënjyer turmat që të ndjekin pas, duke i mbajtur me shpresa të kota, të bën shpesh që të besosh edhe gënjeshtrat e tua dhe në këtë rast është një zgjidhje e mirë të bësh sikur nuk ka ndodhur gjë dhe ta falënderojë kryeministrin për këtë rol të ri të Shqipërisë në botë. Kështu edhe ata trushpëlarët që e ndjekin pas, do të besojnë që edhe këtë e ka rregulluar Berisha për të mirën e Shqipërisë dhe nuk është meritë e Edi Ramës.

Pavarësisht kësaj, është rasti të kuptojmë se Shqipëria është një aleat historik i SHBA dhe politika e SHBA për Shqipërinë nuk bazohet në miliona të paguara për lobistë dhe as nuk bëhet te kafja e SHQUP-it, por bazohet te fakti që është një vend aleat i rreshtuar pro saj.

Ndaj është rasti i mirë që opozita e Berishës të kuptojë se nuk duhet të harxhojë më miliona të nxijë Shqipërinë si narkoshtet, dhe as miliona të tjera për të pastruar biografinë e Sali Berishës si “non grata”. Me pak vullnet mund të flasin mirë për Shqipërinë dhe të zgjedhin dikë që e nderon dhe përfaqëson opozitën me dinjitet, që ta përfaqësojë po ashtu Shqipërinë në të ardhmen si kryeministër.

77 Komente

  1. M
    Munika

    Rama ben mire ti thote Trumpit ndonje fjale ne vesh, qe ose t'ja heqin sanksionet Saliut, ose t'ja rendojne sa te mos I mbaj dot me, e te shkoje ne te semes

    Përgjigjjuni
    1. b
      bah

      Trump kerkon 1 miliarde dollare nga ata qe duan nje vend permanent ne Bordin e Paqes. Trump nuk ben asgje per te tjeret nqs nuk mbush piksepari xhepat e tij. https://www.jpost.com/middle-east/article-883656

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        A, Kjo lloj ftese ju eshte nisur te pakten 100 vemdeve te botes. B. Ne ftesen e nisur te 100 vendeve nuk behet fjale per takim as per mbledhje. C. Pse nuk e tregon ftesen lideri global???? Dhe me kryesorja ja i mbajti dhe 2 dite me mashtrime lideri global delenxhinjte e rilindjes????

        Përgjigjjuni
        1. O
          Opinion

          Ore ju idiotet digital te Saliut jeni me keq se ata flat earthed qe ju tregon qiellin dhe henen e prap thone toka eshte e sheshte. Te vij Tramp ta thote ftesen me gojen e vet tek protesta e madhestore e Saliut me 50 veta para kryeministrise perseri do thoni jo po palistanezet, 1 miliard euro e idiotizmat e Saliut digital. Ikni vrisni veten me mire se shperdorini jeten pas Saliut, familja e vet me milirda e ju hani muttella per te.

          Përgjigjjuni
      2. H
        Hopa Bufi

        Komandot me hélicoptèr do vinin po i ndaloje Lela dhe i Qimi Pekes i thane jo kete rradhe. Nuk jam socialist por habitem me tru shkulurit bufonet e Bufit. Je ne opozite beje opozite dakord po jo me nje komunist psikopat me nje non grata qe nuk di çfare thote, nese ky mjerran ka problème shendetsore te meret familja , njerzit nuk jane te detyruar te degjojne kete palle Idiot qe nxjere nga goja vetem pislliqe . Cfare eshte kjo parti qe protestone sikur te jeté sindikat , a e dine keta bufone qe partia eshte institution , si mundet te votoshe njerez qe kerkojne te djegin shkaterojene thyejne institution e kryeministrise me molotov . Per sa kohe keta vandal do vazhdojne njerezit do votojne PS

        Përgjigjjuni
        1. E
          Endri

          Flet per opoziten sikur vetem berisha eshte me I keqi aty.Ai eshte hijena,te tjeret me radhe jane te gjithe kelyshet e tij.Ajo qe kane kuptuar shqiptaret e ndershem dhe te zgjuar dhe qe nuk e kane kuptuar disa si ty,eshte qe PD eshte organizate terroriste ku jane bere bashke dhe injoranca.Kujtdo qe ti vesh gishtin aty,asnje,nuk e meriton ti afrohet kryeministrise,jo me te drejtoje.Duke veçuar berishen,thjesht genjeni veten qe do ju besoje kush.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Endri e ke myt! Të lumtë!

            Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiperia atdhehu im

          Nuk e di o Mero por narrativat kur thuren pa nje baze nje moment do fiken ne ate mynyre qe nuk i le vend vetes as ta argumentosh pse e djallose. Partia demokratike nuk e meriton kte , une personalisht jam i majt por nuk ndihem mire qe kam nje opozite si kjo e jona , nuk ndihem mire as per shum miq te mij demokrate duke perfshire nenen time te persekutuar qe sdine te thone se cfar derqin po ndodh me Partine demokratike dhe shume demokrat te ndershem qe e duan partine e lirese me gjith shpirt , nje zhgenjim total dhe i pa merituar . Partite politike supozohet te jene nje aset kombetar per te miren e kombit te tyre dhe te mundohen te ndreqin njera tjetren per gabimet qe bejne dhe jo futen faje trashanike qe populli ti urreje .

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oficeri dulles

            O miku im kush eshte me PD eshte me PPSH . PS eshte parti shume reformuar ka dhe ne PS komunista po Jane shume liberale . Fanatiket dhe hajdutet e kriminelet Jane ne PD

            Përgjigjjuni
          2. p
            poshte komunizmi

            e bukur kjo o mero

            Përgjigjjuni
            1. J
              Java qe vjen do jete interesant me analistat

              Tash mbaroi Saliu, nuk ka cfare thote as Lelo e as PD. Po Fevziu, a ndjehet keq sot? Qim Peka do shaje Trumpin tash, dhe shpejt shkon me pushime bashke me Zenin ne Guantanamo. Kuriozitet do jete si do perdredhin analizat zagaret analiste te Saliut qe llomotisin ne 90% te televizioneve. Rama kastile nuk je pret atyre honoraret qe u paguan Zeni.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Te lumte Mero

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nga fshati titit

                  Prite MERO mos u nxito shiko cdo zbuloje ROBERT PAPA ne Amerike kur te blidhet BORDI shoku Robert do zbuloje si do arestohet Rama si ne mbledhjet BIROS se eshte I zgjuar ai djale se mburet nga we rri ne Amerike dhe e financin ZENI te shohim cdo te thote GRIDA SALIANJI per kete detyre te Rames nga TRAMPI.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lori

                    Ja ke futur kot e Mero ,po kot fare.Fale Melonit dhe Netanjahut behet i mundur kjo ftese per kryeministrin shqipetar .E theksuar edhe me pare qe po heshti Edi Rama i ka punet ne vije.Ndaj leri shakate e duçes e mos u bej karagjoz ne pleqeri ,pasi heshtja eshte me dinjitoze se s ky prononcim.Sa per Ramen ke nje te drejte qe ai eshte politikani me superior sot per sot pavaresisht se kujt krahu i perket te djathtes,te qendres apo te majtes.Ai fale edhe nvelit te ulet te shoqerise shqietare brenda teritorit bene te mundur qe ai edhe pse me nje ekip te perfolur per korupsin te larte vazhdon te udheheqe pa medyshje kete vend qe opozita drejtohet nga Vrenozet e karagjozet .e radhes . Edi Rama ka fatin qe ka rene ne nje lope siç eshte e majta qe e mjel sa here te doje per zgjedhjet e radhes fale nivelit te ulet intelektual qe ka sot ky vend ku truri e atdhetarizmi eshte perzene jashte kufinjeve e nuk behet asnje tentative per rikthimin e tyre per te kontribuar ne zhvilliin e metejshem te vendit .Edi Rama sot eshte nje kryetar kopetrive te madhe qe quhet Shqiperi e fale zotesise se tij intelektuale bene te mundur qe vathen e gjese se gjalle ta mbaje nen kontroll te perhereshem duke e distancuar here pas here nga ujku me emrin Berisha qe tashme i kane rene dhembet e per rrjedhoje nuk ka me fuqi jo me te kercenoje por as te ulerije me.Edi Rama eshte nje Enver i dyte por jo komunist por kapitalist ku edhe ky ndoshta do te ndahet nga kjo bote e politike ne moshen 86 vjeçare e do te qahet po si Enveri e ndoshta ndonje Sali i koheve te mevoneshme do ta çvarrose po nen flamurin e Amerikes.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      Duhet te jesh intelektual deri ne 7 breza te gjykosh Ramen si politikan,jo coban si ty qe dhe delet nuk ta vershellejne.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje qytetar

                        Ha ha ha , me dhjeve se qeshuri o Mondi .Rrofsh ,koment pergjigje brilant.

                        Përgjigjjuni
                      2. f
                        fjala

                        Lori, kur ofendon nje popull per nivel te ulet, nuk e di nga e ke ti origjinen e babait, pa te nenes mund ta keshe shqiptare, prandaj kujdes me fjalet "nivel i ulet" ! Populli shqiptar nuk eshte se jane te gjithe me universitete as si Kristali, por inteligjenca e tyre natyrale ne histori ka lene gjurme ne gjithe boten e perparuar. Valle kishte universitet Gjergj Kastrioti apo Ali Pashe Tepelena?! Por te dy marrdheniet i kishin me boten europiane ne nivelet me te larta dhe respektoheshin si dje qe Doniken e strehuan ne Napoli dhe varri saj ndodhet ne Spanje sot, po ashtu edhe Konti Montekristos si dhenderr i Aliut apo Lordi Bajron qe ka dhe bazorelievin ne kalane e Aliut, si dhe marrdheniet me Napoleonin e ç'te te numuroj une......mesoni historine para flisni dhe kerkoni adn kur flisni per popullin shqiptar se mos vete ju keni ndonje cefel "biografike" nga nena. Kete ben dhe Saliu, por ate e dime qe eshte djali Karaxhiçit se e mbajti ne preher tre muaj dimri Sheqerja. Do me ?!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Me prokurë të posaçme

                          Në fshatrat e Gjirokastrës "lor", i thonë atyre që kullosin lopët e fshatit kundrejt pagesës.

                          Përgjigjjuni
                        2. 6
                          66

                          Shqipëria është në anën e gabuar të historisë, po nuk ka nga t'ja mbajë

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mësuesi

                            Jam dakord me @"66", me kusht që të më tregojë se cila është ana e drejtë (e duhur) e historisë, nga duhet të shkojë Shqipëria.

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Demo Krati

                            Po kjo është një lojë e Trumpit, për ta paketuar Ramaduron dhe ta dërgojë në një burg të sigurisë të lartë....... . Trampi e publikoi listën e bordit të paqes dhe Ramaduro nuk figuronte askund.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari i Ilirisë

                              Nuk është për tru shpëlarët dhe idiotët si ty shkrimi i Meros.Se tru shpëlarët dhe idiotët do vazhdojnë deri sa të vdesë non grata, të mbajnë erën e të bëgërës që ai bën. Është për të inkurajuar ata që kanë dalë kundër non gratës dhe që po qelb dynjanë.

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Luna

                              Si gjithmon i sakt Mero !

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sali

                                Vertete Shqiptaret te ndjehen me fat qe u ndodh Edi Rama ne keto kohera te historise.E shpetoi shtetin nga krimineli sali qe po e shkateronte,I ka dhene prestigj shqiperise ne bote,Ndjehesh krenar tani kur thua jam shqiptar,Bravo

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Karagjozi genjen

                                  Per 5 min keni bere aq komente ju patronazhistet sa nuk di dmth.. Me pak fjale! Ku eshte ftesa? Se deri tani kemi ramen qe thote kam ftese po ftese nuk ka dale, dhe ne e dime sa rama do ta nxirrte direkt nje dokument me firmen e trump per t ja treguar popullit!! E dyta, rama ne qejf te vet thote jam pjese e bordit te paqes. Po te bordi i paqes e tha vete trump qe jane 7 persona. Te shtate jane amerikane, madje 6 amerikane dhe i shtati nje indiano amerikan! Nuk besoj qe ky indiano amerikani te jete Rama! Me shume mundesi, nqs ka ndonke ftese se mund mos kete fare po mund te kete letra per shtetet qe te marrin pjese ne rindertimin e gazes. Tjetra, ambasada amerikane asnje koment per kete gje! Pra ka ftese apo jo?!!! Shikoni se ky eshte karagjoz deri ne ate pike sa mund te genjeje pa pike turpi dhe thote ftese personale nderkohe qe vetem personale nuk eshte!!!! Nqs eshte, se mund mos jete fareee

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Demokrati

                                    O Karagjoz, po i i teti në atë Bord, pra Tonny Blair ish kryeministri britanik, çfarë është, indianoamerikan?!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. H
                                    Hasan pordha

                                    Shiko kur ti bije damllaja rrumpallës nga marazi hahahaha.....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shklmnb

                                      Më mirë të jeshë Sali PORDHA

                                      Përgjigjjuni
                                    2. L
                                      Loni

                                      do ishte me kuptim plote nese do ishte ftuar kryeministri aktual Britanik ne detyre, sepse po ngjan sikur Ramen e kane marr ne vend te raportit nga agjensite e inteligjences per arme te shfarrosjes ne mase.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Po ku ftesa???

                                        Ore mero, se helbete "pa shkolle" jemi e ca gjera s'i marrim vesh. Po ju, per budallenj na merrni neve? Po pse nuk doli ndokund ky lajmerimi se alla Trumpi e paskesh ftuar Ramen, pervecse vete nga goja e Rames? Se po ta thote Ambasada ose Departamenti i Shtetit, ashtu po , te drejte ka Padishahu yne. Po vetem me keto, me tha qe te shkoja po s'desha.... cike si jo e besueshme me duket..... mbase jam edhe gabim dhe shpresoj qe patronazhistat e sufllaqexhinjte te me vene ne dukje te metat dhe te me kritikojne sic iu ka hije.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kështu o posi!

                                          Ti qënke jo vetëm pa shkolle, por qënke dhe idiot!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Turp

                                            Po pse? Po na e gjej ftesen. Se mqns ra fjala, ai bordi i paqes eshte publik dhe aty karagjozi rama nuk figuron gjekundi

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Y
                                              Yyyppp Xhixhi

                                              Po o idiot shqupi po! Do e kete mashtruar qytetari digjital Ramen sic tall karin shpesh me Saliun dhe Rama tak fak doli dhe ja futi pordhes kot. Po shyqyr qe e kuptove ti qe eshte loje se desh e hengrem genjshtren per lajm. Ehhh shyqyr tani qetesohu se e zbulove zullumin e Rames prandaj ulu, relaksohu dhe mos ja ndaj syte koqeve te Rames se gati jane e do i bien se shpejti.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Po ku ftesa???

                                                Po na ler ne "idiotet e shqupit" aman. Ti i zgjuari dhe i ndrituri rilindjot; aman, na e gjej proven se ku i ka thene Trumpi Rames "Hajde ne Bord!" E thashe, po ta gjeje dikush, kerkoj ndjese publike dhe qe tani e tutje do i thurr lavde Padishahut

                                                Përgjigjjuni
                                              2. M
                                                Miku i Donald Lu

                                                Si rregull ftesat bëhen për vizita zyrtare shtetërore. Ky rast është tjetër gjë. Është një aksion ndërkombëtar me iniciativë të Presidentlt të SHBA, që do drejtohet nga "Bordi i Paqes" me në krye atë vetë. Rama ftohet të jetë pjesë e tij. E gjithë kjo, në rradhë të parë, duhet parë si një vlerësim edhe për Shqipërinë.

                                                Përgjigjjuni
                                              3. P
                                                Po ku ftesa???

                                                Po mire mo ti zoteri patronazhist e sufllaqexhi i shkolluar dhe jo-idiot, a ma gjen dot ku eshte prova qe Trumpi e ka ftuar Ramen? Po e gjete, mu thafshin gishtat qe po shkruaj dhe do vete qe tani te falem ne kisha e xhamia qe Rama te marre nga ditet tona!

                                                Përgjigjjuni
                                              4. N
                                                Nul Moka

                                                Orë mirë e ke por duhet marë mendimi edhe i ngrënësve të gjysmës të byrekut me gjizë të prishur në bodrumet e SHQUP.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. O
                                                  Opozitar

                                                  Nuk ka faj Mero qe ju thote idioter. Na jep email tend privat te ta dergoj Rama ty personalisht ftesen por besoj se edhe ateher ti po nuk e degjove nga goja e Trump, Netanyahut, Tony Blair dhe te gjithe lideret e BE nuk e quan prove. Jo vetem ta thone publikisht por mundesiht te te keshillohen njer me ty ne telefon se nuk eshte e leht te jesh komentues anonim tek Tema online.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Po ku ftesa???

                                                    Rama s'ka nevoje te me binde vetem mua, o "opozitar". Rama po te kete fakte, le ta tregoje publikisht. Ashtu sic tha qe me ka ftuar Trump-i, le te nxjerre edhe ftesen publikisht. Se eshte njesoj si te them edhe une qe me ftoi Trump-i per te marre pjese ne Bord, po s'me beson njeri... Kuptohet, ju keni sufllaqen per te ngrene, ndaj duhet ta besoni Padishahun...

                                                    Përgjigjjuni
                                                2. q
                                                  qimi

                                                  Joooo joooo,ju them un ty , or budallenj Letren nuk e ka shkrujt zoti Trump ,ajo leter ash shkrujt nga sorrosi I zi . Edvini I zi I drogs,kakoins ,krimbit ,asht at qy ka fryk nga doktori I liri demokracis, nga protestat mallështore qy liri demokracia organizo diten e hën.Opo oreeee,ne kuqov atu te pisha erdh doktor sali berish,ngrini lart ata dy gishta ,se me thon la civita ,oreeeee .rama ik ik ik.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Y
                                                    Ylli

                                                    Mendoj qe Trampi ngaqe nuk e arreston dot Ramen si Maduron se ushtria Shqiptare nuk eshte ajo e Venezuelës qe te mos shkrepi asnhe pushje gjate arrestimit te Maduros, ka vendosur te ndjeje nye rruge shume te zgjuar dhe pa kosto fare. Duje e thirrur Ranen atje do te beje edhe arrestimin e tij. KENI PER TA PARE SE CFARE DO TE NDODHE.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Marsel

                                                      Po Ylli këtë e ka thënë një gazetare trushpëlarë në një emision para një jave. Anduena Llabani quhet ajo që në datë 20 janar Rama do thëërritet në Amerikë , do merret në pyetje nga FBI e pastaj do arrestohet.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        SaliDuro

                                                        Hajde fantazi bebellëku hajde…..

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. R
                                                        Rini

                                                        O Mero si munde ta uroje ata kane paguar 6 milion € po te lobua per Ramaduro. Me duke ja futi perseri Ramaduro do te kete blere Mulin kete rralle ja cuan leket per Ramaduro, jo per Salen. Hahaha

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. F
                                                          Forca Saliani.

                                                          Shkrimi i zotit Mero si gjithmone eshte shume i goditur si te gjitha shkrimet, sidomos per opoziten e degraduar, nga nje plak i rrudhur ky i sotmi eshte nje thirrje dhe nje orjentim, i opozites si duhet te veproje, nje opozite me drejtim qeverri e ardhshme, per ata qe kane pak mendje akoma n q se kane eshte nje thirrje per reflektim.Ti thone kermes plak qe ik se bie era kerme, qe as sorrat ste hane.Ky vampir i keq qe e kishte bere Lazaratin kartel te droges, me plot kuptimin e fjales,te cilen e dine shume mire Shqiptaret dhe gjithe ambasadat e huaja, se shitej ashshashi me marken cilesor nga Lazarati i Shqiperise, ne gjith europen dhe nuk doli asnje deputet nga krahu i majte te thoshte neper bote keto qe i beri e po i ben kerma Shqiperise. Vetem e vetem per te mbajtur mbas vetes ca tru shpelare qe thot Merua. Ky karjerist i pa shpirt qe shkel mbi te vdekur dhe nuk i intereson asgje, pervec karrikes dhe egos se semure, tani i ben per te ruajtur miljonat e vjedhura me gjith familjen,duke mbajtur pas vetes kalbesirat nuk i genjen dot me as 80% te Shqiptareve qe nuk e votojne, por as boten qe ja dine dhe i vune vulen e hajdutit familjarisht. Tani me shume se kurre pjesa e shendosh e opozites qe mbeshtet Salianin dhe Saliu qe u ve sterkemsha duke i quajtur si njerez te vene nga Rama, duhet te dali hapur jo me ndrojte, ta largojne edhe me protesta sic beri ai kur mori vulen me leva,baromina e qysti. Ky ishte orjentimi i shkrimit te Meros qe thash me larte.Forca Salianiiiiiiii jemi me ty.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Sokol, NY

                                                            Nuk jetojme me ne periudha parahistorike qe nuk lexojme dot lajmet e huaja. Ne faqen e Shtepise se Bardhe ka nje njoftim te qarte ku ka dy borde te emeruara dhe disa keshilltare te larte. Shqiperia nuk permendet askund. Pse lind nevoja te genjeni kaq hapur? https://www.whitehouse.gov/briefings-statements/2026/01/statement-on-president-trumps-comprehensive-plan-to-end-the-gaza-conflict/

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Sokol Berisha

                                                              O Sokol Ny që dukesh si qytetari dixhital i nongratës nqse nuk i beson atëhere ke letrën orgjinale të firmosur nga Trump drejtuar Ramës. Apo mos gënjen dhe Trump vallë ? Mundet ????????‍♀️.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. T
                                                              Tersi

                                                              Duket si "qytetari dixhitalb"!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. G
                                                                Gjergji

                                                                Ky shkaterroi shqiperine, perzuri shqiptaret dhe po shkon te ndihmojr palestinezet e ndertoje gazen!!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Ballkanik

                                                                  Bordi i krijuar nga DASH dhe Trump i botuar në mediat botërore , është Bordi ekzekutiv dhe jo Bordi i Paqes në të cilën do të marrin pjesë shumë më tepër udhëheqës e politikanë botërorë . Ky bord nuk është krijuar akoma dhe nuk dihen emrat . Një prej tyre është kryeministri i Shqipërisë . Trump pret të dijë se kush është disponibël dhe për punë ditësh do të dalin dhe emrat . Ngado që t'a kapësh , ky është një vlerësim i lartë për Shqipërinë .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. P
                                                                  Pal!

                                                                  Rama duhet kur të vijë ora e çvendosjes së palestineszëve . Dhe Toni Bler ka menduar për kte

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. L
                                                                    Labi

                                                                    Eshte interesante te shikosh se sa helm e vrer ka derdhur diteziu Sali per Edi Ramen te idhetaret e vet, sa qe edhe ne kete rast historik per vendin ton, qe duhet te beje krenar te madh e te vogel ne kete vend, dalin me mendime e komente idjote: se Edi nuk eshte shume i mencur, por duket i tille nga qe drejton nje popull budalla. Pra duke pare komentet e ketyre idjoteve trushpelare, mos prit o Zoti Mero, qe te kete urime nga opozita. Ata tani jane duke menduar si te sajojne ndonje gje tjeter me shpresen qe Presidenti Tramp te terheq ftesen.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      Tellalli

                                                                      OK, labi !

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. J
                                                                        Jimi

                                                                        Ore ky La Civita ato 6 milion Eurot qe i dha Saliu i coi tek "Nen daja" per te lobuar qe Edi te vihet ne listen e Trampit per Gazen ! Keshtu qe mos e merrni per merite te Edit, por kontribut te Saliut. "

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. .
                                                                          .........

                                                                          Pritni zhabzinjt palestineze...100 mije....top...brenda 10 viteve 1 milion....ne fund prrfundojm si Libani..i viteve 80.....

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. A
                                                                            Andon Nasho

                                                                            E duam apo se duam Na pelqe apo jo Nje eshtee verteta e pa mohushme Edi Rama eshte lojtari me I madh I politikes Shqiptare sot per sot.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. L
                                                                              Lanabregsi

                                                                              O Mero,Saliu sa te ket budallenjt ne foltore eshte ne rregull,ai flet kodra mbas bregut ata i thon te du me shume se baba,ose me shume se femijet e mi. Kaq i intereson atij!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. D
                                                                                D

                                                                                Saliu dhe shpura e tij,duke perfshir dhe tenxheret e darkes,kan dal nga mendorja

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. S
                                                                                  SB

                                                                                  Akund nuk permended emri I Edi Rama ne bordin drejtues. Boll te futesh ne website te Shtepis se Bardhe . Pe e gjete me thuaj

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. M
                                                                                    MERO çensura

                                                                                    Shkrimi i Meros është propagandë e pastër, jo analizë. Ftesën e shfrytëzon për të ndërtuar kultin e Edi Ramës si shpëtimtar global, ku Shqipëria barazohet me një njeri të vetëm, pra Ramën. Ky quhet adhurim politik. Është teknikë e përdorur nga regjimet populiste, nga propaganda sovjetike apo fashiste. Çdo gjë e mirë i faturohet kryeministrit, çdo kritikë quhet idiote dhe çdo opozitar “trushpëlarë”. Ky është manual propagande, pra tall kundërshtarin, shpik armiq, shmang faktet. Në vend të argumenteve shpreh përçmim, në vend të provave, broçkulla.“Gjithçka është meritë e Ramës”. Tipike për propagandën autoritare, pra lideri paraqitet si burim i vetëm i suksesit. Mero kërkon që opozita të “falënderojë" kryeministrin. Kjo nuk është demokraci, është mentalitet oborri. Kur pushteti kërkon duartrokitje edhe nga kundërshtarët, kemi kaluar nga politika në servilizëm.Demokracia reduktohet në detyrim falënderimi, ndërsa politika në adhurim personal. Ky nuk është qëndrim pro-Shqipëri, por pro-pushtet.Një vend nuk bëhet i rëndësishëm sepse ka një kryeministër që lavdërohet, por sepse ka institucione, transparencë dhe debat real. Kur suksesi i shtetit lidhet me emrin e një njeriu dhe jo me funksionimin e sistemit, nuk kemi politikë të shëndetshme, por propagandë.Shqipëria nuk është pronë private e askujt dhe marrëdhëniet me Perëndimin nuk varen nga egoja e një njeriu. Ky nuk është tekst pro-Shqipëri. Është tekst pro-pushtet, pro-kult, pro-gënjeshtër. Dhe sa herë që shteti barazohet me liderin, nuk forcohet vendi, dobësohet demokracia.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. S
                                                                                      Shqipëria si kamp refugjatësh

                                                                                      Me shumë gjasë Ramën e kanë ftuar se do sjellin palestinezë në Shqipëri. Pra, shqiptarëve Trumpi hoqi vizat, dhe thërret Ramën të "sjellë pa vizë" palestinezët në Shqipëri. Dhe Mero e shet si sukses. Nuk është thesht propagandë, por dëshpërim, tërheqje vëmendje nga skandalet e qeverisë.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                    2. L
                                                                                      Lida

                                                                                      Anduena Llabani një gazetare e papjekur e gënjeshtare duhet të kërkojë falje publike për deklaratën( nga burime të sigurta ) që dha në një emision televiziv që Rama në 20 janar është thërritur në Shba e do të merret në pyetje nga FBI dhe mund të arrestohet. Por si ka mundësi xhanëm që në vitin 2026 të ketë akoma gazetarë kaq të papjekur e të papërgjegjshëm ?

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. B
                                                                                        Berti

                                                                                        E ci duhet Saliut se përse Trump propozon Ramën kur Saliu ka akoma pas vetes individë që e duan atë më shumë se kalamajtë e vet apo ai tjetri më shumë se babain e tij. Si ka mundësi që ekzistojnë akoma mostra si në kohën e diktaturës që i thonin o Enver merr nga ditët tona !

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. B
                                                                                          Boston !

                                                                                          Si gjithmone i sakte Mero Baze !Bravo....

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. n
                                                                                            ne

                                                                                            Kot e ka Trump, ne daten 24 Janar Rama rrezohet si KM fale kryengritjes se Salikufomes

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. T
                                                                                              Ton

                                                                                              Po normal Tonni Bler ka marre shume pune e arbitrazhe nga Edi Rama...jam i sigurt pa gare...mendoj...eshte vepra e tij. Por uroj mos kete premtuar marrien e Palestinezeve..gje qe do na linte perfundimisht jashte BE...por dhe mos na kete pataqitur si vend Musliman.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. P
                                                                                                Patrioti

                                                                                                Eshte fat dhe krenari e madhe per cdo shqiptar kudo qe ndodhet qe sot Kryeministri Rama eshte ngjitur ne piedestalin me te larte dhe sebashku me Tramp po udheheqin dhe po formesojne boten e seardhmes. Nuk ka qene rastesi qe Trump ka zgjedhur Ramen si bashkepunetorin me te ngushte jo vetem per te rindertuar Gazen e per te siguruar paqen afatgjate ne Lindjen e Mesme, por edhe per sfidat e medha te rendit te ri boteror pasi sot ne rrethet politike, diplomatike e gazetareske eshte i gjithe pranuar fakti se Rama eshte vizionari me i madh i kohes sone, pavaresisht qe udheheq nje vend te vogel me probleme te thella si korrupsioni i gjitheperhapur, pastrimimi parave te trafikut, krimit e korrupsioonit, varferise se tejskajshme te shtersave te gjera te popullsise sidomos atyre te popullit opozitar, mungesen e zgjedhjeve te lira e te ndreshme, shpopullimin e frikshem qe shkreton qytete e fshatra dhe bindjes se gjithe perhapur se njerzit e zakonshem e kane dhe do ta kene shume te veshtire deri ne pamundesi per te ndertuar jeten e tyre ne Shqiperi.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. R
                                                                                                  Rruga e Elbasanit

                                                                                                  Shqiptaret te gjithe pushtetare e opozitare duhet ta falenderojne Ramen - nen udheheqjen e tij ka me se 3 vjet qe marredheniet me SHBA jane ne rang "te ngarkuarish me pune" se Ambasada Amerikane ne Tirane ka po aq vite qe eshte pa Ambasador brenda!

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. A
                                                                                                    Arber

                                                                                                    Rama le te beje cte doje dhe te rregulloje Palestinen, po kam frike se mos kjo ftese ka te beje me sjelljen e palestinezeve ne Shqiperi qe do ishte fundi i Shqiperise sic e njohim ne sot. Palestinezet jane rrace e keqe qe shtohen si minjte dhe kane shkaktuar probleme re medha kudo ku kane vajtur.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. T
                                                                                                      Tirana

                                                                                                      Kolonel Tan Patatatja e ka lexu ket ftesen ?????? Po Qim Pekari?????? Po Anadhi .. sti Perci???????

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. e
                                                                                                        eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                                                                                                        Rama ne interviste para zgjedhjes se Trump president ne mandatin e pare - Trump eshte turpi i qyteterimit! Po i njejti Rame per po te njejtin Trump pasi zgjidhet president ne mandatin e dyte - Zgjedhja e Trump si president i SHBA eshte nje bekim per Perendimin! Kuptojeni vete se kur pjerdh nga goja e kur shtrengohet te flase me bythe ky Gallofi Surrelit.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. P
                                                                                                          Po

                                                                                                          Ore po nuk erdhi Tramp ta thote me gojen e tij ne protesten e Saliut para kryeministrise nuk besohet nga tufa e idioteve te Saliut.

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. M
                                                                                                            Ms.

                                                                                                            Pooo , shume te drejte ke . Berisha , Berishistet ( nuk Po I quaj opozite , se e tilla eshte e shenjte , sipas meje ) dhe berishizmi duhet te gezohen , te lumturohen , sepse sa me I shendetshem dhe I fuqishem te jete Rama , aq me shume cimentohet opozitarizmi berishist . Bravo , Mero !

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. P
                                                                                                              Pëdë s'ka më!

                                                                                                              Nuk e bëjnë dot! Të falënderojnë dhe të përgëzojnë Ramën për ftesën e Mr Trump? E pamundur! Nuk kanë tru, të kuptojnë se janë antikapë, janë idiotë, duke filluar nga Saliu e deri tek kërriçi! Nuk dinë të bashkëpunojnë si opozitë, për të fituar kredibilitet, se janë debilë dhe antishqiptarë! Bandë trafikantësh!

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. m
                                                                                                                mos e besoni po deshet

                                                                                                                Mos censuroni edhe ftesat qe vijne nga matane Atlantikut - Ftesa e Trump per Ramen eshte cift...ka dhe emrin e Bela Ballukut bashkengjitur!

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. A
                                                                                                                  Arbeni

                                                                                                                  Me pak vullnet mund të flasin mirë për Shqipërinë dhe të zgjedhin dikë që e nderon dhe përfaqëson opozitën me dinjitet, që ta përfaqësojë po ashtu Shqipërinë në të ardhmen si kryeministër.(Tema) Mero mos ja fut kot që sali maloku të ribëhet kryeministër.Kjo opozitë është njo opozitë e dështuar me kryekriminelin në krye që asnjë shqiptar nuk dëshiron ta shohë në Tv sepse si njeri i zi që është ,tremb fëmijët.Ky kriminel i ndyrë është njësoj si burri i nënës(babaqafori) për shqiptarët Shqiptarët e urrejnë këtë kërmë krimimale që i ngjanë në fytyrë dhe krime Karaxhiçit serb e jo më ta votojnë për t’u bër drejtues i shtetit.Kush tjetër nga opozita meriton të bëhet kryeministër ?Mos Flamut Noka dru me pre;apo paçe pilafi i Fariut që i shpëtojnë pordhët nëpër studiot e Tv.Po Paloqe gagaçi, ja vlen ?Po Vjollva sy vrëngra,po Zhelal Ziu i shamikuqes,a po mos Nallbati Devollit etj.Këta gjirize populli nuk do t’i shohë me sy.Kur të hipi gomari i zi mbi shtëpi.sali malok nongrata..harro mushkë Valarenë se Ali Pashanë e prenë.Kjo kërmë e ndyrë,ky baloz i zi nongrata është një gjiriz i ndyrë si dy haletë e Stacionit të Trenit në Rrogozhinë dikur që nuk pastroheshin kurrë nga goja do të nxjerrë vetëm helm për Shqipërinë.Ai do hedh vetëm baltë mbi vëndin e tij,sepse ashtu është gatuar shpirtzi.

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. Z
                                                                                                                    Zagaret e Bishes

                                                                                                                    shprehin hapur urretjen per Shqiperine me komentet e tyre plot mllef.

                                                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                                                    Lini një Përgjigje