Cilësia më e keqe e drejtësisë, është kur askush nuk të dëgjon

12 Janar 2026, 20:14Editorial Mero Baze

Në debatin mbi cilësinë e drejtësisë, që ka prodhuar Reforma në Drejtësi, i cili ishte sot edhe shqetësim i Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë, duket sikur të gjithë flasin për përgjegjësitë e të tjerëve, duke anashkaluar të vetat.
Fjala vjen, Kryetari i Gjykatës së Lartë u kërkon gjykatave më të ulëta të jenë seriozë në argumentimin e vendimeve për një drejtësi cilësore, Ministria e Drejtësisë u kërkon të mos jenë të fiksuar te paraburgimi, SPAK flet me shifra dhe përqindje për të mos folur për probleme, e kështu me radhë.

Në të vërtetë do të ishte më korrekte që secili të fliste se si e ka demonstruar cilësinë e drejtësisë aty ku është.

Le të marrim rastin kur gjykatat e shkallëve të ulëta, ajo e shkallës së parë apo e apelit, kanë detyrim të zbatojnë vendimet unifikuese të Strasburgut apo Gjykatës së Lartë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin shqiptar në rastin e Kastriot Ismailajt, pasi i njëjti gjyqtar ka qenë edhe gjyqtar paraprak i çështjes dhe ishte edhe gjyqtar i çështjes në themel.
Pas kësaj pritej që GJKKO apo gjykatat e tjera, kur ndeshen me ankime të tilla, duhet të reflektojnë vendimin e Strasburgut.

Avokatët tanë ndeshen gjerësisht me këtë fenomen në dhjetëra gjyqe dhe kur u kujton vendimin e Strasburgut, as duan t’ia dinë.
Në një rast tjetër, te çështja “Metamorfoza”, gjykatësi kundërshtoi vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë për procedurën e shtyrjes së afateve të hetimit. Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë thotë se afatet hyjnë në fuqi kur zbardhet vendimi i gjyqit. Gjyqtari Dhimitër Laro deklaroi në sallën e gjyqit se ai nuk e njeh vendimin unifikues, pasi ka gjykimin e tij të pavarur, dhe vendosi që afati fillonte kur ishte marrë vendimi në sallën e gjyqit.
Nuk ka shumë rëndësi se sa dramatike mund të jetë kjo për ata që gjykohen, por praktika e mosrespektimit të ligjit nga vetë gjyqtarët dhe aq më tepër e vendimeve unifikuese tregon se çfarë cilësie gjykimi kemi.

Po ashtu ka raste ekstreme në aktet e prokurorisë. Ka pasur raste kur një prokuror i shkallës së parë ka humbur çështjen që ka hetuar në apel dhe i është drejtuar vetë Gjykatës së Lartë për apel, për një çështje që nuk është më kompetencë e tij. Dhe Gjykata e Lartë e ka pranuar ankimin.

Vetë Gjykata e Lartë, e cila vlen për të krijuar praktika unifikuese dhe standarde cilësore të gjykimit, nuk është ndonjë shembull aq pozitiv në këtë rast. Vetë ajo ka dhënë vendime të ndryshme për të njëjtën çështje.
Rasti më flagrant është ai i kompetencës që ka prokurori për regjistrimin e emrit të personit që i atribuohet vepra penale.
Vendimi Unifikues nr. 3, datë 27.09.2002 i Gjykatës së Lartë, i cili konfirmohet edhe nga vendimi tjetër unifikues i saj me nr. 2, datë 20.06.2013 dhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. 7, datë 16.01.2012, nuk e lë në diskrecionin e prokurorit regjistrimin e emrit të cilit i atribuohet vepra (të kallëzuarit) në regjistrin e veprës penale ku fillon afati i hetimit, por ia përcakton objektivisht kur ky emër del i qartë nga kallëzimi. Sigurisht, prokurorët nuk e zbatojnë këtë, pasi i japin kohë vetes për të zgjatur hetimet artificialisht dhe abuzivisht (vetë Prokurori i Përgjithshëm në seancën raportuese në Komisionin e Ligjeve e ka pranuar këtë abuzim masiv me afatet nga prokuroria).

Me fjalë të tjera, afati i hetimit sipas vendimit unifikues fillon nga momenti që kallëzuesi bën kallëzim me emër, pra nga momenti që, fjala vjen, “Nesti Angoni” ka bërë kallëzim se ai ka thënë qartë se Erion Veliaj duhet hetuar.
Ndërkohë, pa u ndryshuar kjo praktikë unifikimi, që ka fuqi detyruese normative për të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe vetë gjykatën që e ka normuar, Gjykata e Lartë e shkelmon me vendime individuale kolegjesh dhe nuk zbaton vetë unifikimin e praktikës së saj, siç është rasti i vendimit për Erion Veliaj.

Kolegji, në kundërshtim me vetë vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, vlerësoi në rastin Veliaj se “regjistrimi i emrit në regjistrin e veprave penale është diskrecion i prokurorit dhe ky i fundit nuk mund të imponohet për regjistrimin e emrit vetëm në kuadër të materialit referues dhe provave shoqëruese, nëse prej tij vlerësohet se ka nevojë për veprime hetimore shtesë me qëllim saktësimin, konfirmimin e personit të kallëzuar si autor të veprës penale. Dhe Kolegji përdor si referencë vendime (shih vendimin nr. 00-2023- 1049 (124), datë 20.04.2023 dhe vendimin nr. 00-2025-1467, datë 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë) që nuk janë unifikuese. Pra, ka më shumë se një vendim që është në kundërshtim me vendimin unifikues”.
Dhe kjo praktikë krijon pasiguri juridike

Por ndërsa kritikojmë drejtësinë, e cila është një pushtet i pavarur, akoma më e pashpjegueshme është puna e Ministrisë së Drejtësisë, e cila është edhe më jotransparente se vetë pushteti gjyqësor.

Janë së paku dy politikanë të lartë, Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, që i kërkojnë GJKKO-së të kenë mundësinë të lexojnë dosjen e tyre të SPAK-ut në qeli, duke iu mundësuar një kompjuter offline. Ligji nuk e pengon. Altin Dumani, në cilësinë e kryetarit të SPAK-ut, tha në Kuvend se kjo gjë nuk ndalohet. Kështu ia hodhi topin Ministrisë së Drejtësisë, nga e cila varet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ky debat ka së paku gjashtë muaj që bëhet. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk jep asnjë shpjegim konkret se si duhet të zgjidhet kjo çështje.

Derisa ishte Ulsi Manja, dukej edhe si një luftë personale e tij ndaj Veliajt për shkak të grupimeve brenda PS-së, dhe Drejtoria e Burgjeve kthente sytë nga ai si e pafuqishme. Por edhe tani që Manja është larguar, ministri i ri nuk ka asnjë iniciativë ligjore ose praktikë administrative që të saktësojë se të burgosurve u lejohet përdorimi i këtij mjeti leximi të akuzës në burg.
Nëse ndalohet, ta rregullojë me ligj të lejohet. Ose me urdhër të brendshëm. Në rast të kundërt, Avokati i Popullit të iniciojë një praktikë ankimore dhe të sugjerojë ndryshimin e ligjit.

Kjo rënie në vesh të shurdhër e kërkesave legjitime të dy të akuzuarve që duan të lexojnë akuzën që kanë dhe të gjithë u thonë çfarë u do qejfi, por asnjëri nuk u zgjidh problemin, është drejtësia më e keqe në botë. Më e mirë se kjo drejtësi është që dikush të dalë e t’u thotë: “Nuk ua japim dosjen se e ndalon ligji” ose “nuk kemi dëshirë”. Por kjo që askush nuk u jep zgjidhje se si duhet ta lexojnë ata dosjen është direkt përgjegjësi e qeverisjes, e asaj qeverie që kërkon të përmirësojë cilësinë e drejtësisë.

Vetë strukturat politike të qeverisë që merren me drejtësinë janë tërësisht të paafta për të bërë detyrat e tyre, duke e kthyer Drejtorinë e Burgjeve në një institucion arbitrar, ku vendosin lekët për çdo shërbim ndaj të burgosurve dhe jo ligji.

Për këtë arsye, debatet për një drejtësi cilësore duhet t’i shkundin të gjithë dhe jo të kthehen në një debat ku të gjithë drejtojnë gishtin nga të tjerët. Të gjithë duhet ta kthejnë nga vetja, pushteti politik dhe ai i drejtësisë. Ata vërtet janë të pavarur nga njëri-tjetri, por për të dhënë drejtësi, jo për të bërë padrejtësi.

12 Komente

  1. b
    bah

    O Mero mos kujto se Rama e kishte seriozisht kete temen e cilesise ne drejtesi. Thjesht ja u hodhi topin ne fushe te ashtuquajtura "institucione te pavarura, por jo te pa anshme te drejtesise". Po ti rruhej Rames per drejtesi cilesore me pakta qe duhet te kishte bere gjate ketyre 13 vjet ne pushtet duhet tu kishte dhene drejtesi viktimave te 21 Janarit. Erdhi ne pushtet me gjakun e tyre.Por familjeve te viktimave o premton drejtesi cdo 21 Janar dhe Zenit (djalit te egzekutorit) i mbush xhepat me miliona nga lejet e ndertimeve.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tarrasi

      hihihihihi. Mero ,mendoj se po lodhesh kot qe po kerkon gjera jashte realitetit , siç jane standartet europiane ne drejtesi dhe çdo fushe tjeter te jeteses se perditshme. Të çudit, fakti qe askush nga politikanet , te vjeter apo te rinj nuk I kerkojne keto standarte europiane ne drejtesi . Neve , sapo festuam 35 vjetorin e çlirimit nga kamunistat dhe fitoren e liri - demokracise me standartet e saj .35 vite nga jeta jone jane pak ,shume pak mo xha Braho ,ndërsa per europen jane 35 shekuj ,mo xha Braho,prandaj mund te duhen edhe 35 vite te tjera per te arritur keto standarte te europs . Te na rroje liri demokracia ,te na rroje integrimi , na rrofshin standartet kur ti kemi ,hihihihihihi

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Ky po ne nje vrime i bie Erion Veliaj. Mos shkruaj me se ka rrezik e mbajne ne burg vetem se shkruan ti per te.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jug

          Mero ke muaj tashme qe vetem shkruan si te mbrosh hajdut Veliajn. U lodhe duke argumentuar pse Veliaj nuk duhet te jet ne burg, kur qytetaret jane te bindur per hajdutllekun e tij dhe gruas dhe familjes. Kerkon qe Veliaj te lexoj ne burg gjithe dosjen dhe keshtu te kalojne afatet dhe te shpetoj paq me procedure si Basha me pare. Avokatet e tij e kan dosjen dhe e kan lexuar por jan bundur qe ai ka kryer veper penale dhe do burgoset per disa vite. Kjo ty nuk te pelqen se perfitimet kan qene te larta dhe e ke ven gazet ne dispozicion te shpetimit te Veliajt me cdo kusht dhe cdo cmim. Gati, gati, edhe gjatoshit je gati tja futesh, vetem te shpetoj hajdut Veliaj. Shume keqe dhe shume imorale kjo loje.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kallarja kuqe

            O jugu, kot pyetje kshu, ke fol me avokatet ti qe e ditke mire situaten? Se ata heren e fundit qe dolen sikur folen ndryshe. Se per ke qytetar e ke fjalen ti? Ate spo e kuptoj, si fillim dukesh jabonxhi nTirone, e dyta, di gjo ti kush nuk ka kap naj gjo n’ajer nga kta qe ke sot ne politike? Po nga keta qe ke ne prokurori dhe gjykatesa di gjo ti qe jane te ndershem edhe skane pa lek me sy? Ktu hajnia sheshit o mik, po shif futi naj got lalle ti edhe mos harro te votosh kur te vi rradha. Terqeta

            Përgjigjjuni
          2. D
            Demokrat prej natyre

            Drejtesia nese nuk eshte e pergatitur te jape drejtesi qofte dhe per ata te vetequajtur baballare kombesh a demokracie, nuk vlen. Aq me teper qe keta tanet nuk jane baballaret, por djajte e ketij kombi!

            Përgjigjjuni
            1. r
              realisti

              Eh mo Mero sa je lodhur e po lodhesh! Po mire ben,ju lumte!Ata qe kane gurin dhe arren ne dore e dijne vete kur e thyejne por, te pakten Ju me shkrimet tuaje ndriçoni popullin se si eshte e verteta.Se, ata e dijne jo se nuk e dijne por,turp t'ju vijne! Kur do te vijne ajo kohe qe organet e drejtesise kure te jene te pa anshem dhe te japin drejtesi te ndjejne kenaqesi??!! Zoti e din,apo ndoshta dhe Ai jo........

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mesuesi

                Mero , per te te thene , dic me poshte , me mjafton vetem leximi I titullit ( sec misheron titulli , me siguri qe ti e di ) . Dikur , ne mungese te teknologjise se sotme , anijet qe endeshin neper Terr dhe neper shkulmet e dallgeve , ai qe i shpetonte dhe i orientonte drejt limanit , ishte FANARI I vendosur ne bregdet nga Dora e nje Njeriu te mencur dhe te mire qe e donte jeten dhe njeriun ... SPAKU , qe ti e legenos njesoj si Berishen dhe berishizmin ( Berishes ia Ben mire dhe per kete te Kemi pergezuar ) , eshte FANARI i shoreses per shqiptaret , I vendosur aty nga nje dore HUMANE ... ( Se e kujt eshte kjo dore , ti , une , te gjithe e dime) . Ta leme ate mallkimin migjenian qe prodhonte ajo Apoteoza e misrit ....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ne nuk kemi drejtesi por padrejtesi te shtrenjte

                  Nuk ka asnje shprese per drejtesi ne ket vend ku pushtetin e kane plepistat e Sali vrasesit. Autokracia e vertete do te vije edhe ne Shqiperi, sic po ndodh ne Perendim. BE do ket mshel dyrt deri ather. Ed Rama do jet arratis ne Dubai. Ma pas do mundet te ndertojme nje drejtesi te pavarur nga Saliu. Ishallah autokrati yne do i ngjan Enverit.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vari l***t

                    Kur do e kuptoni o njerez qe Gjykata Kushtetuese dhe madje pas saj edhe ajo e Strasburgut, nuk e kane tagrin te te shpallin te fajshem a te pafajshem. Vetem gjykata e Apelit te denon ose jo. Jeni ndare o pro o kunder Lalit. Qofshin ata pro apo ata kunder jane te bindur qe Lali eshte shpallur i pafajshem dhe marrin kot si pushka e jevgut.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      R

                      Mero,Mos kerko cilesi nga drejtesia e banditeve te Saliut ne sistem,ata e kan nda mendjen,lufte me cdo mjet kunder qeverise

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesi e munguar

                        Mero,drejtesia jone nga e politizuar (por e barabarte per te gjithe) u kethye ne dreqesi ne favor te grabitjes per tu pasuruar.Pa asnje transparence sot fale grabitjeve kemi deri miliarder per vetem 35-vite kapitalizem.Te kerkosh DREJTESI sic duhet duhet te permbyset gjithe ky vend,te kethesh ligjet e para te pas luftes dyte boterore(te konfiskimit te pasurise te vene me allishverishe,droge e deri me vrasje).Kjo nuk mund te ndodh,sepse te gjithe qe kane dale ne politike kane vajtur per tu pasuruar.Idealiste nuk ka me.Luftetaret qe cliruan vendin nga fashizmi erdhen ne politike (ne mase) te pasur ose shtrese e mesme dhe u larguan prej saj me rrobat e trupit.Ata nuk u denuan se kishin kryer "krime" por se kishin pire kafe kur populli pinte cikore.Mero ,ne kete sistem ligjin e ben paraja.Jo me kot kadiu tha:Ky qitap qe kam une dhjet edhe mustaqet e mia e jo te tuat.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje