Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

11 Janar 2026, 20:19Editorial Mero Baze

Edi Rama duket se i ka dhënë një shtysë të re debatit mbi reformimin e Reformës në Drejtësi, pas takimit me Ministrinë e Drejtësisë në Francë dhe vlerësimit të drejtësisë aktuale, e cila sipas tij nuk është as cilësore dhe as e paanshme.

Përpara tij këtë gjë e kanë thënë drejtues të opozitës që po përballen me gjyqe, gazetarë që po ashtu kanë marrë shembuj të standardeve të ndryshme të krijuara nga gjykimet e zyrtarëve të lartë, sidomos në mosrespektimin e procedurave penale dhe fushatat represive të paraburgosjeve.

Por duhet të biem të gjithë dakord se debati kundër Reformës në Drejtësi nuk është një debat popullor. Opinioni publik nuk është asnjëherë në anën e atyre që kërkojnë drejtësi cilësore apo të paanshme apo profesionale, si të doni quajeni. Opinioni publik është mbarsur me idenë e pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve në vend dhe tani është super i kënaqur që ata po ndëshkohen. As u hyn në punë fare se si po i dënojnë, a po gjejnë prova, apo e nderojnë drejtësinë apo po e turpërojnë etj. Këto u duken luks i madh.

Për këtë arsye, ndryshe nga unë që jam gazetar apo të tjerë që janë profesionistë të fushës së drejtësisë, që nuk jemi shumë të interesuar se çfarë mendon populli në këtë rast, kryeministri por dhe opozitarët duhet të kenë një qasje më të kujdesshme në sulmet ndaj drejtësisë. Dhe kjo qasje duhet të ekspozojë para opinionit publik atë që drejtësia u bën qytetarëve të thjeshtë, jo Ilir Metës, Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Sali Berishës etj.

Kryeministri i ka gjithë mundësitë që përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera të ekspozojë para parlamentit dhe opinionit publik statistika reale se çfarë i ka bërë drejtësia e re shoqërisë shqiptare.

Nëse në vitin 2015 ishim të shqetësuar pse nuk dënoheshin politikanët por vetëm qytetarët, sot ne jemi në një gjendje dramatike shumë herë më të rëndë, pasi mijëra qytetarë më shumë se sa në vitin 2015 nuk po marrin drejtësi, ndërsa ndëshkimet ndaj politikanëve po përdoren si alibi për t’ua mbyllur gojën padrejtësive ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Numri i dosjeve të pagjykuara ka shkuar në mbi 200 mijë, një proces gjyqësor i nisur për një qytetar të thjeshtë do mbi 5 vite të mbarojë, ndërkohë që burgjet janë mbushur me të paraburgosur duke zënë vendin e parë në Evropë, sipas raporteve të Këshillit të Evropës.

Kryeministri duhet të nisë betejë për të mbrojtur qytetarët, jo bashkëpunëtorët e vet. Ata duhet të mbrohen nga standardet që duhet të vendosë drejtësia, por ata nuk mund të diskriminohen pozitivisht duke lënë burgjeve me mijëra qytetarë shqiptarë pa drejtësi dhe pa të ardhme për t’u gjykuar.

Gati një vit më parë kam bërë një shkrim rreth arrestimit të bujshëm të 17 policëve doganorë shqiptarë të dyshuar për korrupsion në pikën kufitare të Morinës dhe 26 të tjerëve nga Kosova.

Policët tanë të arrestuar për 5 euro u rrasën në paraburgim deri në një vit pa i pyetur askush, duke shkaktuar drama të mëdha familjare, ndërsa ata të Kosovës u pezulluan tre ditë, iu dhanë vërejtje dhe u rikthyen shumica në vendin e punës ku ishin.

Drejtësia pa procedurë është sot një kamxhik në kokën e çdo qytetari. Gjyqet pa afat janë sot plaga më e thellë e çdo qytetari të Republikës që ka punë me drejtësinë.

Superstruktura e re e drejtësisë është jofunksionale dhe ka shkaktuar drama të mëdha për qytetarët që duan ta prekin drejtësinë dhe të përfitojnë prej saj.

Asnjë raport zyrtar nuk ka sot as Ministria e Drejtësisë e Ulsi Manjës as e pasardhësit të tij për impaktin që ka dhënë Reforma në Drejtësi për qytetarët shqiptarë. Ka vetëm thashethemet e Ulsiut për prokurorët dibranë dhe përcjelljen e shokëve të tij në burg.

Nëse kjo nuk bëhet, nëse shqiptarët nuk ballafaqohen me rezultatet e këqija të Reformës në kurriz të tyre, nëse nuk ka një debat publik real se ç’dëme po i shkakton drejtësia e re qytetarëve, çdo debat tjetër i nisur nga qeveria apo i anatemuar nga opozita konsiderohet debat për hallet e politikanëve dhe është betejë e dështuar. Dhe e keqja është se do të jetë betejë e dështuar ndaj një drejtësie të dështuar. Çka është dy herë më e keqe, pasi beteja për të ndryshuar një të keqe që e kemi bërë me ligj dhe mbështetje pa kushte është betejë kundër dështimit tonë të përbashkët.

Pas politikanëve beteja do të shkojë tek biznesmenët, të cilët janë motori ekonomik i vendit; do të frenohen investimet dhe vendi mund të hyjë në kolaps në emër të jakobinizmit, dhe pastaj dëmet e shkaktuara nuk do të jenë 50 milion apo 100, por miliarda lekë që do t’i gëlltisë kriza financiare. Të jeni të sigurt që opinioni publik është gati t’i shikojë edhe biznesmenët në litar, se nuk ua fal faktin që janë të pasur, edhe pse jeton prej një ekonomie që bazohet mbi kapitalizmin dhe fuqinë e bizneseve.

Vetëm kur shqiptarët të kuptojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka dështuar se ka futur kot në burg apo në paraburgim pa arsye zyrtarë lart apo biznesmenë, por se ka larguar shanset që qytetarët të marrin drejtësi, atëherë mund të jemi gati të reformojmë Reformën në Drejtësi. Deri atëherë, merruni me hallet që u ka shkaktuar Reforma në Drejtësi shqiptarëve dhe jo me ndëshkimet që po i bën politikës. Kjo e fundit rrezikon të kthehet në një arsye të fortë që deformimet e thella të Reformës në Drejtësi të mbijetojnë, vetëm pse kanë shqetësuar politikën. Dhe kjo do të jetë vrasja përfundimtare e shanseve për drejtësi.

39 Komente

  1. D
    Duhet reformuar

    Te reformoshe nuk do te thote te pengosh drejtesine.... SPAK u duhet reformuar ose duhet mbyllur , nuk munde te vazhdohet me gjyqe publike pa dale ne gjyqe . Zonjes Balluku i eshte bere gjyqin publike pa dale ne gjyqe, njesoje si gjyqi ndaje gjyshit te saj ne epoken komuniste... Njeri thote hajdute vodhe 50 milione dollare tjetri tunelin pa hekur sipas deshires se kazaneve a kane keto kazanet nje kontroll audiovisuel !. Véliaj i doli fushtani 900 mije euro , kasafort e mbushur me dollare , dolen per turp te asaj palo drejtesi dhe breket e gruas . Dhe thuhet po ikin shqiptaret , po pse duhet te rine ne ate vende bajge.. Tigrit i doli accesoire sexuel. Dalin copeza mesazhe nga dosjet kur thuhet sekrete dhe i jepen Bardhes dhe kazanit te Berrishes . Kameramani Berrishes me kamera diten e ndalimit te Véliaj, pyetje thjeshte kush e lajmeroi.....!. Poziten e opozite duhet qe SPAK un ta vendosin ne shinat e drejtesise , ose çelsin.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zim Zoni

      Pavarësisht se ke plotesisht të drejtë i nderuar Baze, me apo pa dashje, (nuk mund ta them dot), “të ka shpëtuar apo rrëshqitur pa thënë”, KRYEKRIMI i 21 janarit dhe KRYEKRIMINELI Sali Berisha, na çan bythën çdo ditë e natë, dhe kjo KODOSH DREJTËSIE, me në krye KRYEPproKURORIN NDERKOMBËTAR Altin Dumani, ka fytyrë e na bën karshillëk, me brekë grashë apo arka peshku. Edhe 10 ditë, bëhen 15 vjet pa u denuar ky krim. Çduhet të thotë politika ? Çduhet të thotë drejtësia ? Çduhet të thotë kryeprokurori nderkombëtar Altin Dumani ? Turp. Vetëm turp.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!

        " Katunaria osht e pafojshme"....Qazim Mulleti , prefetto di Tirona...dora vete !!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits !!!

          Ej shyqyr , ka dy dite qe kam provuar 30 here te postoj komente ne Editorial te Temes , nuk shfaqen ....shyqyr qe u shfaq citati i Qazim Mulletit !!!

          Përgjigjjuni
      2. h
        hila

        Bravo z.Mero je nder te paktit I mencem dhe i drejte per te gjitha shkrimet e mendimet qe jep. Duhet ti futesh politikes e te jeshe Kryeminister qe di vesh ne rruga te mbare punet ne ate vend, te pakte jane shoket tuaj ne ate vend.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qe te mos na vrase te gjitheve dumanizmi

          Drejtesia e deshtuar duhet shfarosur si fare, nuk reformohet dumanizmi sepse eshte pjelle berishiste. Kjo fare duhet vetem asgjesuar.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sa per sqarim

            Ore nje pyetje kam une, cfare do kuptojme me “opinioni publik”? Se une me gruan, motren, vellain, babin e mamane jemi dakord me kete qe ka shkruajtur Baze. Ne ca opinioni jemi, se dhe ne shtetas e votues ne Shqiperi jemi? Po ky opinioni publik, ku voton? Se une di me siguri qe PS ka marre 83 deputete nga 140.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bismarku ka pas te drejte

            Nuk eshte vetem drejtesija ku ne kemi deshtuar,por ne te gjitha fushat ne keto 35 vjet. Vertetohet ajo qe kane thene se shqiptaret nuk mund te vetqeverisen...

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edrivin Drama

              Kur do e perdor penen per te r analizuar dhe aportuar te verteta. Ashtu sic duhet te ishte cdo here per 1 publicist, analist te pavarur. Sh e sakte ajo qe thua . Qe SE PARI duhet me gojen e vete ekzekutivi, me ane te statistikave te verifikushme, te tregoje gjendjen situaten e gjyqsorit, akuzes, drejtesise ne pergjithesi. Nga raportimi i sakte, del qarte qe per popullin drejtesia seshte me mire se ka qene. Dhe me ate raste permisohen ligjet oer te arrit standarte. Duke fillu nga Gj e Apelit qe sduhet te jene 1.. etj etj, etj etj

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fajin e ka Ramiu

                Me sa di unë në Shqipëri ka një ministri drejtësie. Dhe një ministër drejtësie që varet nga Edi Rama d.v. Pse nuk propozon ligje kjo ministri që të përmirësohet gjendja?! Ndryshe kush e bëri Ulsi Manjën ministër drejtësie dhe pse?! Nga do që ta rrotullosh muhabetin, fajtori është vetëm një: ai quhet Edi Rama. Llafet e tepërta janë fukarallëk

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Po ke faj

                  Fajin e ka injoranca the interneti ku i jep mundesi edhe budallait te komentoje veprimet e nje qeverie

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sass

                  Tragjedine ne partine socialiste e ka sjelle Ulsi Manja, kure Rama ta kuptoje demin e ka bere, ky eshte ne bashkepunim me Berishen dhe femijete tij dhe SPAK me pa tjeter. Si dhuke dhe SPAK. Po e mbylle me turp si non grata me partine

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nroqi

                    Edi Rama leri komplekset e integrimit,Spak dhe GJKKO kan dal nga rruga e ligjit dhe zotit,ke 83 deputet qe ti kan dhene shqiptaret,vepro sa nuk eshte vone. Mjaft livadhisen gjingjonet e drejtesis,Dumani,Dado,Prenci etj,keta po i bejne karshillek shtetit dhe shqiptarve,ka ardhur koha qe ketyre zagarve te Sali hales tju tregohet vendi.

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tpc

                      E sakte. Rama eshte i fiksuar me BE dhe harron qe nje reforme e vertete ne drejtesi eshte ajo qe i duhet shoqerise shqiptare urgjentisht.Reforme e vertete ne drejtesi na duhet per veten tone e jo qe ti mbushim mendjen BE qe te na pranoje.Nje reforme qe dhe nqs BE zhduket nga egzistenca neser,sistemi te kete themele te forta.Gjithashu hyrja ne BE nuk eshte zgjidhje magjike qe garanton nje sistem demokratik e te drejte .Hungaria eshte shembulli se si mund te jesh ne BE dhe te jesh diktature. Ka ardhur koha qe Rama te pranoje qe reforma eshte ne prag deshtimi dhe te filloje ri-berjen e saj. Eshte e turpshme qe ushtaret e Argites kane kontroll me te madh ne drejtesi tani se sa kur Sala ishte ne pushtet. Megalomaniaket dhe te politizuarit si Bani,Dumani,Dado,Prençi,Ulliri,Davidhi,Olldashi etj etj duhen larguar sa me pare nga sistemi.Ata nuk kane asnje lidhje me konceptin e drejtesise.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Degjeneratat e drejtesise se re duhen burgosur

                        Drejtesia e re duhet futur ne burg, ndryshe edhe ajo qe do vije me pas nuk do te jete me e mire. Drejtesia nuk ka lidhje me keta tani kriminelet e hajduterit e drejtesise se re. Mire e kishim drejtesine e Gjin Gjonit, paguaje paret e nuk te fuste ne burg, thone! Keta dumanistet te futin ne burg qe tu paguash parate, thone.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asnje shprese tek BE

                          Nuk ka BE per ne, ajo po cdes para syve tane. BE mbeshtet dumanizmin, kjo eshte c'eshte! Trump ka te drejte kur thote se BE nuk do te zgjase per shume kohe. BE eshte njemkufome qe ka humbur rrugen ne oborin e Evropes. Korrupsioni po e mbyt BE-ne. Shqiptaret duhet ti kthejne kurrizin BEse. E vetmja shprese e tyre eshte Usa dhe Turqia.

                          Përgjigjjuni
                      2. U
                        U

                        Si mund te presesh drejtesi nga prokuror te politizuar,dhe sidomos berishist,si,Dumani,Dado,Prenci etj?

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Burgu eshte fundi i ketyre lloj prokuroreve

                          Pa merak, se te tre keta prokurore nje dite jo larg do hetohen e do denohen! Ndryshe jemi te gjithe te humbur e te vdekur.

                          Përgjigjjuni
                        2. n
                          niku

                          Thelbi I diskutimit per cilesine e drejtesise eshte pikerisht ky qe permend z Baze.Duhen standarte ligjore europiane te ne dhenien e drejtesise per çdo shtetas shqiptar ,pa dallim pozite politike,ekonomike ,sociale .

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lavdosh

                            Mero djali, ketu me poshte eshte nje email qe i nisa E Rames perpara fushates se zgjedhjeve te kaluar. Edhe sot tingellon me mire se kurre Email Mars 2025 Notes on reform or improvements of justice system To improve justice reform and deliver on election promises, Albania could focus on the following: 1. Strengthening Judicial Independence: Ensuring that judicial appointments and decisions are free from political influence is crucial. Transparent processes and merit-based selections can help build trust in the system. Here you have demonstrated your support for Independence of the judiciary, however this must be stressed more 2. Combating Corruption: Implementing strict anti-corruption measures within the judiciary and public administration can resonate with voters. This includes monitoring officials' assets and enforcing accountability. People must hear that things are better than 2013, but who else than you and PS can address the issues and improve the system 3. Engaging Citizens: Involving civil society and the public in the reform process can foster trust and ensure that reforms address real concerns. Clear communication about progress and challenges is key. 4. Electoral Reforms: Addressing campaign finance transparency, media regulation, and misuse of public resources can strengthen democratic processes. These steps can also prevent allegations of unfair practices. Here the current issue with Foreign interference in the system and PD’s lobbying contracts should be stressed and resonate with electorate 5. Delivering Tangible Results: Highlighting achievements in justice reform and presenting a clear roadmap for future improvements can reassure voters of the government's commitment to change. 6. Professionalism: Iit would be a good idea to present a plan on how do you plan to increase the professionalism of the system, practical ideas from detention, early investigation, procedures and even a change of Penal Code to address the problems and make the system work better for large popuulation By focusing on these areas, Albania can not only improve its justice system but also build credibility and trust with its electorate and its partners. A link with EU membership talks can resonate with electorate Email Mars 2021 - Mea culpa dhe drejtesia shoqerore Sapo procesi i Vetingut te filloje dhe shoqeria te shikoj rezultatet e para, mendoj se eshte ne nderin e maxhorances tuaj qe te filloni ate qe do ta quaj Korigjimi i Gabimeve te Drejtesise Dihet qe sistemi i kalbur i drejtesise ka favorizuar kriminelet, te korruptuarit, te fuqishmit dhe politikanet. Por ky sistem eshte treguar i pameshirshem me te dobetit, me ata qe kane kryer krime te vogla (petty crimes) dhe me peshqit e vegjel. Ka me mijera familje shqiptare qe vuajne pasojat e nje vendimi te gabuar gjyqesor, nje aksioni policor te gabuar dhe veprimeve jo profesionale te Prokurorise. Kur Prokuroria e Krimeve te Renda ka kurajon te kerkoje arrestimin e nje deputeti dhe ish ministri vetem me muhabete telefonash, a e imagjinoni sa te pafajshem jane denuar nga mungesa e profesionalizmit te Prokurorise shqiptare? Mendoj se ju mund ta ktheni te gjithe kete ne nje aksion te madh per te pajtuar shoqerine, per te vene ne vend disa gabime dhe per te korrigjuar aq sa mund te korigjoni nga e kaluara. Ketu keni me shume mundesi per te afruar shtetin me njerezit, per te rritur besimin e tyre ne aksionet tuaja. Ky mund te jete nje aksion i madh Mea Culpa e nje shoqerie qe do te eci perpara me: - Vetingun - Padi per krimet e meparshme te padenuara, venia ne jete e drejtesise - Mega amnisti per ato kategori qe mendohet se jane denuar me shume nga mungesa e nje sistemi drejtesie te kalbur - Dekriminalizimin e shoqerise Dihet qe nga rrumpalla e 25 viteve te tranzicionit shoqeria shqiptare u kriminalizua (dikush duke vjedhur energjine, ujin, token e tjetrit, duke mbjelle/trafikuar pak hashash, duke paguar ose duke marre nje bakshish, duke fshehur taksat etj etj). Fushata per Modernizimin e shtetit, reformimin e sistemit te drejtesise duhet shoqeruar me nje fushate per Dekriminalizimin e shoqerise duke filluar me politiken. Fatkeqesisht kete fushe dhe iniciative ju ja keni lene ne dore opozites, nderkohe qe jeni Ju dhe maxhoranca juaj qe po beni me shume per kete. Aksione te vogla qe ju vene ju ne drejtim te ketij procesi do tju rrisin kredibilitetin dhe besimin ne popull. Te gjitha keto do te sjellin nje fryme te re drejt krijimit te nje paqje sociale, ndarjen nga e kaluara dhe nje vizioni te ri per te ardhmen. - Nje Shoqeri me te drejte dhe me sociale Te gjitha aksionet tuaja do te cojne ne nje Shqiperi me te mire dhe me sociale. Por per shumicen e Shqiptareve kjo duhet te kthehet ne rezultate konkrete qe prekin jeten e tyre te perditshme. Psh ju mund te krijoni nje Fond Social me te ardhurat e konfiskimit te pronave te krimineleve dhe te korrupsionit. Ajo mund te perdoren psh per banesa sociale, programe komunitare per rehabilitimin e viktimave. Me te ardhurat nga konfiskimi i pronave te vjedhura dhe te tjetersuara ju mund to beni drejtesi duke i vene ato ne funksion te rikompesimit. Me pak fjlae Ju keni mundesi qe te ktheni paqen sociale nepermjet aksioneve te vogla qe edhe mund ta quani Paqe dhe Drejtesi Sociale. Shqiperia eshte e ndare ne kampe dhe vetem duke afruar aksionet tuaja me projekte te vogla qe kane impakt ne shtresat ne nevoje, ju mund tja dilne te realizoni endrren/projektin tuaj "Per Shqiperine qe duam" Ju uroj vazhdim te mbare

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sali

                              shume e sakte

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tefta

                                Si gjithmone je shume i sakte ne problemet qe ngre. Ky popull duhet te kuptoje qe nje reformim nga mazhoranca e reformes ne drejtesi do te beje qe vete shtetasit te marrin drejtesi cilesore. Per te nxjerre nje statistike per problemet e ndryshme qe ka populli te hapet nje faqe intrrneti dhe te dergohen aty te gjithe problemet Ku ne raste te vecanta te dergojne dhe vendimet e gjykatave qe i quajne te padrejta. Atehere ky popull qe kenaqet me burgun e tjetrit do te shikoje me syte e tij se cfar ka ndodhur keto vjet qe eshte aplikuar drejtesia e re. Kete jua propozoj dhe ju si gazete serioze dhe qe ka shume lexueshmeri.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pak nga të gjitha

                                  Saktë e ke po opinioni as nuk u pyet kur u bë reforma . So t kërkojet depolitizimi i drejtsisë ndryshimi i ligjit organik të spa dhe detyrave të tij mbi të gjitha kontrolli i Spak mbi sitemin e drejtsisë nepermjet detyrave te tij funksionale kontrollin e perndjekjen e çdo magjistrati si dhe vetingun e tyre detyra që e vendos Spak un në krye të sitemit të drejtsisë duke nxjerrë jasht loje organet kushtetuese të drejtimit e kontrollit të drejtsisë dhe ky është faj i politikës pa men të Ramës e Berishës e konsulenteve idiotë te tyre fatmir chafa ulsi manja e oerd byluykbashi. Nuk po e kra hasoj Spak me hetuesinë e Enver hochës megjithse i ngjan . Detyrë e politikës është rishikimi i kodit të procedurës penale dhe kodit penal njenjtë se europa Shtimin e studenteve te magjistraturës deri në disa fish të numrit normal për largimin gradual te gjithë magjistratëve ish të korruptuar që janë shumë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqipetari Gjermani

                                    Fatekeqsia me e madhe ne Shqiperi eshte se te gjith i Presin nga Kryeministri.. NUk eshte keshtu......asnjehere nuk kemi per te bere Shtet..nese vete Shtetaret nuk e kuptojne se i Sherbej Popullit...Respektoj Vendin time...dhe beje per vendin time... 1-Ne Gjermani..Ndryshohen Qeverite..bejne Koalicjone....kane Opozite..gjithe se si Bashkepunojne me njeri-tjetrin si POlitikanet ashtu edhe Partite Politike..pse i them keto??? 2-KUshdo qe vjen ne Pushtet...nuk ndryshon Sistemin Spcjale...nuk ndryshohen Ligjet Baza...(Grund Gezetz)...GJermania nuk ka KUshtetute Federale...por Ligjevenesit..para se ta Miratojne nje LIgje e shikojne mbare dhe prapsht... 3-Sistemi Gjyqesore ne Gjermani FUNKSJONON dhe as do tja dije kushe .....per Presidentin apo Kancelarin.....koma edhe keta te fundit nuk Ngaterrohen me Problemet e Drejtesise...p.sh:Kame pasur Gjyqe Pune..me Punedhenesin.....Gjithcka ka mbaruar brenda 40-te Diteshe.....akoma edhe pa Avokate Mbrojtes ne Gjermani ka c´eshtje GJyqesore..qe njuk eshte i domosdoshem Avokati..por nese gjedhe nje Avokate...e bene Pazarin qe ne fillim ...dhe ai nuk te kerkon me shume se sa eshte Gtrarifa e percaktuar me LIgje.. ..Ne Shqiperi..te gjithe i kane Syte te SPAK-u????????????u Tmerrova kur shikoj se thane per Vbeliajn se ka 16-te mije Faqe Dokumente Aktakue apo edhe "Fakte????????????? Ajo qe dua te them:Pse Prokurorite e Rretheve nuk Funksjonojne??Apo GJykatat??? @@Ne se shikojme se POlicet e Doganes qe moren Bakshish 5-euro...dhe u futen nje vite ne Burge ..kjo eshte e Tmerrshme.....dhe ne Shqiperi nuk ka LIgje....Policet..shume shume duhet te tu jepej nje Vrejtje....dhe Transferoheshin diku..por jo BUrge....akoma me shume shume shume munde te Denoshenin me nje Gjobe...prej 100-te eurosh???POr jo BUrge... SPAK-u..ka sjelle shume Konfujon te njerezit e thjeshte......me Mosmenaxhimin e Proceseve Hetimore...me varritje...dhe Prokuroret e Spakut duken se kapen Majen e Zeusit"..duke bere c´te duan dhe ne Emer te Drejtesise... POr kur kemi 200-te mije dosje....??????????????Dhe shkruajme per nje Proces Hetimore si te Veliajt 16-te mij faqe......i bie...qe une Fshatari qe me kapen duke "Vjedhur dhite e mija"..te rri brenda ne Burge deri sa te gjeje SPAK-u..Provat..qe jame i paajshem...... NJe nga arsyet qe njerezit ikin nga Shqiperia eshte Pikerishte Drejtesia..e Korruptuar dhe jo Funksjonale....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fredi

                                      Pene e arte je po fatkeqesia eshte se populli nuk kupton

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        shelegura

                                        I sakte Mero po nuk ndryshoje gjendja ne mnyre urgjente vendi doshkoje keq.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          realisti

                                          Po Mero shume e sakte! Na duhet drejtesi per gjithe shqiptaret. Vetem ai qe e ka humbur lirine din ta çmojne Lirine. Dhe,LIRINE e kane humbur dhe po e humbin shqiptaret çdo dite nga prokurore dhe gjygjtare te korruptuar qe ferkojne duart kur ndodhe nje aksident se thone na doli gjahu ne shteg. I burgosin njerzit pa kurrfar hezitimi,ndan prinderin nga nga femijet dhe nuk mendohen aspak se kush do te i ushqejne keta femije. Edhe sikur dhe bageti te jene nuk duhet bere kjo kaq lehte! Edhe organet e drejtesise duhet te udhehiqen nga parime humane! Drejtesia eshte e shenjte dhe keshtu duhet te mundohen te jene edhe punonjesit e drejtesise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. .
                                            ... Lantenak .

                                            Bravo , Mero ! Per tifozerine e DREJTESISE ala Aranitcele je Muza dhe argumenti gati hyjnore ! KY guxim I cartur Gazetaresk , KY stoicizem epik dhe kjo stature prej Anteu ( te tuat , sigurisht ) nuk e kuptojme Tek cila muze I Kendell buzet e zhuritura ?!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              K

                                              Dumani e ktheu Spakun hanxhar ne dore te Sali kriminelit per te goditur qeverine.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Popull fatkeq jemi

                                                Vetem Kanuni do bente drejtesi ne ket vendin tone ku drejtesia eshte armiku i shumices absolute!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  drejtesi e munguar

                                                  Z.Mero,ke te drejte kur sandartet te jene te njejta per cdo qytetar.A ka mundesi te ndodh kjo?Qe ne hartimin e ligjit eshte ndare se ku gjykohet nje (deputet,minister,politikan e.t.j) dhe ku gjykohet nje qytetar i zakonshem.Per shume vepra qytetari pergjigjet gjithe jeten kurse per pushtetaret parashkruhet pas disa vitesh.Pse?Nje qytetar per vepra penale shume te vogla,qofte edhe per nje cigare ashash arestohet e qendron ne paraburgim kurse nje politikan edhe per pervetesime te medha i kerkohet qejfi.Ky eshte sistemi ne te cilin jetojme dhe qe e kerkuam.Zullumet e drejtesise Shqiptare nuk mund te shkruhen.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gaetano

                                                    Mero… ne shqiperi do jete gjithmone historia si ne filmin kur u tha… Pjeter mustakuqi, memecit i erdhi goja. Kush is eshte spaku? Pjelle e lumit berishe, meta e rame. Per me teper klauzole e nje populli cyryk I pagoje, pa kushte, pa deshira, pa endra, pa te ardhme, popull qe nenshtrimin e adhuron, i perbuzur, i pa desheruar, por I lavderuar per tik tok, ushtar I ndragetes,ca shtepi jonxhe bari ne angli, ca pa tabon ne USA. I veheni spakut? Kush e krijoj, kush e paguan? Kush e mban, kush e udhezon. Spaku nuk and eshte vaksina te shpetoj popullin nga grabitjet, eshte thjesht nje vaksine kovidi qe i duhet supremacise. Te kishte frike korrupsioni spakun, zyrave shteterore do I shpetonte shurra nga frika me cfare heqin hallexhinjte gjykatave. Mero ti je non e zanotit te njohesh cilindo qe kane qeverisur nje stan pa emer. Ne kemi pranuar te jemi, afganas dhe gaza e ballkanit, ne jemi thjesht eksperiment si komb. Kemi qene, jemi dhe do jemi. Mijera familje te ngujuara, mijera prona te xanun, gerdec dhe janar ku u be ajo qe po behet ne iran! Film i pare kur mjeshtri dikur tha, shqiperi te ka dhjere nje bejler, su kuptove asnjehere. Jemi te vlefshem per te ndertuar e per te sherbyer neper bote. Po nje kala rozafe se ndertuam dot vete, sikur nje spak imagjinar. Ah po kryeministrite italione, apo uren e tabakeve qe na con te rruga e elbasonit. Po turqenia e ka bo dhe ate ure dikur. Ata ishin kater si ne filmin dikur! Berish, Nano, meta e rame. Ata ishin kater dhe keta te spakut. Ata jane kater fe qe u shtua dhe baba Mondi Ata jane kater krahina shqipetare qe ngelen ne enderimet tona. Ata jane kate aleate strategjike ne pretendojme. Ata jane kater parti te reja te krijuara tashme tek ne. Bir selmon I nones ke te qaj me pare. Ata ngelen kater tel vizionet tona, aty ku spaku eksitohet te shohe si monika edukon rinine e lejuar nga spaku si person ne kerkim. Fatkeqsisht kenga e doktor florit do zej cdo njerin nga ne. Vargje disidente, po qe kalojne kufirin e cdo vote tonen. Sepse vota e cdo shqiptari ska pas vlere, dhe sdo kete kurr me vlere.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. n
                                                      ne

                                                      Reforma ne drejtesi po sabotohet nga nje pjese e gjyqtareve dhe prokuroreve qe jane kthyer ne vegla politike te Salikufomes.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        D

                                                        Ka ardhur koha,bile ka kaluar,qe banda kriminale e Saliut ne Spak-GJKKO te vihet para pergjegjesis per krimet qe ka bere me thashethemet gerdalles se Vicidolit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          L

                                                          Triumvirati I Saliut Dumani-Dado-Prenci duhen flakur urgjent nga sistemi I drejtesis.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            E

                                                            Pa asgjesuar ceten berishiste ne Spak as Mos tu shkoj ne mendje se do kemi hetime te paanshme. Dumani keto tre vjet e shperdoroj skajshem besimin e shqiptareve te Spaku. Ky skuthi I vuri vetes detyre qe me artifice ligjore dhe me thashethemet e Saliut te godasi qeverine.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              VVV

                                                              Do bere nje ligj per ti kaluar ne nje riveting Spak-GJKKO.Nuk ka rruge tjeter,ndryshe gjin gjonet Duman,Dado,Bano,Tartabiq Pellumbi,Dritan Shemsi Prenci,Olldashi etj etj do vazhdojn punen me thashethemet e Sali kriminelit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Z
                                                                Zgjohuni, sa s’eshte von.

                                                                Qe drejtesia e ka dhjere, kjo shihet, por qe eshte nje produkt i skenareve te felliqur te mijve te kenetave e mostrave te tyre ne politiken shqiptare dhe kjo dihet, aq sa dihen qe votat vidhen e tjetersohen me fuqin korruptive te pushteteve. Por qe me ket artikull i keni rene dritares per te hapur dyert dhe kjo shikohet e kendohet. E them kete se t’ju kishte qare shpirti per popullin do ta kishit bere me pare dhe jo te kercenit sa tek berishat aq edhe tek nano, meta e ramajt. Te shkruajshe eshte dije e kultur, por te shkruajsh e te protestosh eshte sa dije e kultur aq dhe me teper njerzore e hynore.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje