Vendimi i SHBA për të pezulluar procedurën e vizave të emigrimit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova, bazuar në kostot që i ka shkaktuar SHBA-së secili komunitet lidhur me përkrahjen sociale, ka ngjallur një lumturi të pashpjegueshme tek udhëheqja e Partisë Demokratike të Sali Berishës. Në gëzimin e tyre ka diçka mistike. Edhe pse e kuptojnë se nuk është ndërmarrë kurrfarë operacioni për të ndaluar vizat e popullit shqiptar në Shqipëri, por procedura e emigracionit në SHBA, ata kanë dëshirë ta shqiptojnë me zë të lartë, por jo vajtues, faktin që tani i gjithë populli shqiptar është “non grata”. Madje edhe populli i Kosovës që qeveriset nga një njeri me duar të pastra, patriot dhe që nuk bashkëpunon me mafien ndërkombëtare si Albin Kurti. Pra, në një farë mënyre jemi shpallur sipas tyre “komb non grata”, dhe na ka lënë pas Serbia që dikur është bombarduar nga SHBA dhe që sipas këtyre do ta ndajë Kosovën me Shqipërinë.
Gëzimi është i pakontrolluar, më keq se fjalët që e pasojnë dhe argumentet që shpikin. Vetë SHBA e ka sqaruar disa herë brenda 24 orëve, jo për ne, por për të 75 vendet, se po ndërmerr një operacion social në SHBA kundër peshës financiare që ka në buxhetin e vendit mbajtja në këmbë e një sistemi ndihmash për emigrantët. Siç e thotë jo rrallë herë edhe Berisha, në SHBA ka ardhur një sherif i ri dhe ka rregulla antiemigrante. Për këtë kanë votuar amerikanët dhe nuk i ndalojmë dot të bëjnë çfarë të duan me rregullat e tyre.
Gëzimi i opozitarëve tanë nuk ka lidhje me arsyet që e kanë çuar SHBA-në tek ky vendim. Thellë-thellë ata janë të gëzuar, apo më mirë të themi do të donin që ashtu siç është shpallur “non grata” udhëheqësi i tyre, të shpallet i gjithë populli shqiptar që nuk i shkon atij nga pas. Është një hakmarrje që e ëndërrojnë dhe ky lajm u vlen vetëm i shtrembëruar. I vlen ashtu siç nuk është, që të përfytyrojnë gjithë shqiptarët tek sporteli i ambasadës së SHBA duke kërkuar vizë dhe duke ua refuzuar, si Sali Berishës dhe familjes së tij. Ata e shikojnë këtë si një mallkim që i vjen kombit shqiptar nga vuajtjet e Sali Berishës si “non grata”.
Fatkeqësisht për ta nuk është ashtu. Çdo shqiptar që ka një vizë apo që do një vizë për SHBA për turizëm, për biznes, për punë, për arsim apo aktivitete të tjera mund të shkojë në ambasadë dhe ta marrë. Ajo që është pezulluar është praktika e homogjenizimit të emigrantëve në qytetarë amerikanë. Ky është një lajm i keq për gjithë ata shqiptarë që duan të emigrojnë në SHBA, jo për ata që duan të jetojnë këtu. Ata kanë të drejtë të mërziten, por nuk i ndihmojmë dot.
Opozitarët tanë nuk janë të gëzuar mjaftueshëm me kaq. Duan që të mos jepet më asnjë vizë, meqë nuk i jepet vizë Sali Berishës dhe familjes së tij.
Ah po. Ka edhe disa kritere tani e tutje për këta që do aplikojnë për viza. Mes atyre kritereve është edhe obeziteti, sëmundjet e pashërueshme dhe ato të shëndetit mendor.
E sigurt është që gjithë këta anëtarët e kryesisë së PD që 24 orët e fundit kanë folur për “ndalimin e vizave” nga SHBA, është e sigurt që nuk e kalojnë testin e vizës. Jo se janë bashkëpunëtorë të “non grata”, por për shkak të kriterit për shëndetin mendor. Është mirë të mos e provojnë.
Vizat u hoqen sepse shqiptaret qe jane mesuar gjithmone si te perfitojne ate qe su takon,Me te vajturne USA,FILLUAN PUNE NE TE ZEZE PER TE PERFITUAR SI NDIHMA SOCIALE EDHE SHENDETESORE ,KU NGA SA KANE ARDHUR KETU 41% kane perfituar,Lere cmundohen te mbushin mendjen e popullit keta Talebanet e Pd
Me te gezuar se ata te PD-se jane idiotet shqiptare ne Amerike qe votuan per Trump. Mbyllin syte para vjedhjeve te miliardave qe Trump dhe shoket e tij miliardere bejne cdo dite por jane te inatosur qe disa pensioniste shqiptare blejne nje bidon qumesht me ndihme sociale. Bastarde anti-shqiptare dhe anti-amerikane.
24 , 324, 3467 . 28 , 12200..
Diagnoza është e saktë,ilaçe nuk ka.Të lumtë Mero!
NIKO VAZHDO GERMO SE QENIN E NGORDHUR KE PER TE GJETUR.TI DHE TE GJITHE SHQIPTARET SI PUNA JOTE.UJKU MJERGULL DO ,EDHE MERUA E GJETI DIAGNOZEN QE I DUHET KETIJ POPULLI.NESE VAZHDOJME TE BESOJME SE RAHMUTI DHE SALEHU DO BEJNE NDRYSHIMIN E KETIJ VENDI JENI 100%I GABIAR.VAZHDON LOJA MERUA HEDH TOPIN DHE NE LUAJME GODASIM NJERI -TJETRIN FORT KUSH DEL I FITUAR ,BALLUKU AHMETAJ ,LALI FIKU MUL NOKA ,MEDIU,ZENI ,MERUA DHE SIGURISHT TE MEDHENJTE SALEHU DHE RAHMUTI.PO TE KISH POPULL KETA PLEHRA I GJEJE TE VARUR NE MES TE TIRANES , QE NUK KANE LENE GJE PA I BERE KETIJ POPULLI.TUNG
S'ka lidhje fare .....çfare bufonet e Bufit thone. Eshte per ata qe kerkojne te emigrojne per bashkim familjare . Ne nje nje emision mbi emigracionin ne Angli per bashkim familjare duhesh qe te kishte te shtepia , pune te ardhura te mjaftueshme per ti siguruar jetesen , se sa eshte e vertete se di por ne gjykimin tim eshte i drejte .
Dhe thotë PD, pse nuk del në protesta populli? Pse populli nuk e voton PD?.......... Po si të të votojë? Si të vijë në protestë me ty? Opozitarët kënaqen me çdo fatkeqësi që godet Shqipërinë. Serbët nuk besoj se e shprehin kaq shumë kënaqësinë për lajmet e këqija nga Shqipëria se sa këta të PD-së........... . U përmbyt Shqipëria, këta ishin të lumtur, ra tërmeti, u kënaqën dhe mezi prisnin të falimentonte shteti, ra covidi dhe uronin të vdisnin të gjithë të majtët. Ja tani, forcohet regjimi I vizave me SHBA dhe këta ngazëllehen sikur ju hapën portat e kryeministrisë........ . Kështu fitojnë vetëm urrejtjen e popullit shqiptar.
Ju media dhe rilindja jeni keyefajtoret per ndeshkimin e shqiperise nga Trump sepse ju plehra mbrojtet, mbajtet ne media Sali non graten! Ndaj per bythen dhe interesat e uleta juaja, Trump me te drejte na penalizoi te gjitheve neve si shoqeri!!! Te gjitha shoqeritr qe kanr mbajtur te njejtin qendrim si ne, ndaj non gratave amerikane, Jane ndeshkuar!!!!
Sa i zgjuar qe je more cecen,si e gjete shkakun...
Pse u fut shqiperia ne ate liste eshte pyetja Teprimet e saliut jane tjeter tem Pse beni sikur i ngataroni
Pse u futé Shqiperia ne ate liste, sinqerisht vertete nuk e kuptone haaa , po eshte statistike o njeri ne dy emigrant njeri punone tjetri prek ndihme sociale. Nuk ka lidhje ketu politika. DASH ka pare qe nga keto vende , njerezit jane perfitues vetem politike nuk ka por thjeshte ekonomi.
Fiks fare , vetem këtë kriterin e shendetit mendor te hiqnin .. se te gjithe pd edhte me kartel psikiatrie..!!
Ndër më të shquarit e atyre që nuk mund të marrin vizë amerikane, për për të meta mendore dhe obezitet , është kërriçi I Faro Balli paçes . Megjithë se pretendon se është shkolluar në perëndim , ai ka mësuar atje edukatën e llumit të rrugës dhe është kthyer këtu si injorant funksional që të tremb kur i shkon afër .
PD, parti e Fazlliceve dhe PS , parti e Popoviceve, te dyja ne thelb e perjetojne njelloj, si sukses te perbashket demtimin e lidhjeve te shqiptareve me USA!!! Ka mbi 100 vjet qe shqeveris aleanca e Tradhtareve me te devotshem (greke serboboahnjak vllehe rome GORANE LGBT etjj) dhe Shqiptsret e perzgjedhur 0rej tyre nga me horrat injorante e sigurimsa! Kjo aleance duhet zhbere se synon diskretitimin e shqiptareve dhe rrenimin e tyre, fshirjen e tyre nga faqja e dheut!!!!!
...kurse Mero e perjeton kete pezullim vizash te SHBA si nje mbeshtetje e forte e pertej oqeanit per qeverisjen e pakorruptueshme Rama-Balluku...
Pse ka PD? Fatkeqesia me e madhe eshte se nuk kemi opozite...sindikata jo e normal pa dige pushteti derdhet e keta te gjithe shkojne brenda...opozita ruan dhe kta por se kuptojne. Rrofte spak.
Vijon Saga e turpshme e c'do janari - Punonjesit e Shendetesise ne tere vendin kane 10 dite qe nuk marrin rrogat e dhjetorit! Arsyeja krejt banale : " NUK ESHTE CELUR THESARI " ! Kjo eshte Rilindja e Rames, nje shtet qe amniston ata qe nuk paguajne detyrimet e taksat e nuk paguan rroga te Buxhetoreve.