Kushdo që ka hedhur sytë nga avioni ndërsa ulet drejt Rinasit nuk mund të mos i vrasë sytë ulëtësira veriperëndimore e Shqipërisë, e cila ngjan si një hapësirë ku dikush ka hedhur shtëpi nëpër fushë si gurë dominoje. Përveç pamjes së shëmtuar antiurbane me të cilën prezantohet Shqipëria, ajo copë Shqipërie që ne shikojmë nga avioni është një nga plagët e mëdha të tranzicionit shqiptar, e cila përsëritet disa herë nga Velipoja deri në Sarandë. Lëvizja e lirë e pas vitit 1990 dhe mungesa e shtetit serioz ka bërë që qindra mijëra familje shqiptare, kryesisht nga fshatrat e Shqipërisë, të vërshojnë drejt ulësirës shqiptare dhe të ndërtojnë shtëpi apo biznese në zona të kuqe, që preken nga përmbytjet apo që janë nën rrezikun e përhershëm të zhdukjes nga faqja e dheut, siç janë ndërtimet në rrezen e hidrocentraleve tona të Kaskadës së Drinit apo në dalje të luginës së Matit.
Zona të tëra në Shkodër, Lezhë, Katund i Ri, Këneta e Durrësit, Novoselë dhe ulësira e poshtme e Vjosës, si dhe një pjesë e zonës së Cukës në Sarandë, janë zona nën presionin e përhershëm për të qenë të përmbytura dhe më e pakta që duhet të bëjë shteti shqiptar është të shmangë dëmet njerëzore nga këto zona.
E di që të gjithë thonë se tani është vonë, por nesër do të jetë edhe më vonë. Ajo që është urgjente është hartimi i një plani thelbësor për spostimin e çdo banese prej këtyre zonave drejt territoreve të sigurta. Ky plan nuk mund të jetë as dyvjeçar as pesëvjeçar, por dhjetë deri njëzetvjeçar, sipas mundësive të planifikuara të shtetit shqiptar. E rëndësishme është që fillimisht të shpallen zonat e kuqe ku nuk duhet të banojnë më njerëz dhe nuk duhet të ketë më biznese, dhe pastaj spostimi të shtrihet në vite si një përgjegjësi e çdo qeverie që vjen e ikën në këtë vend.
Kjo rikthen përgjegjësinë e shtetit shqiptar për territorin dhe qytetarët.
Kjo histori që çdo vit, sa herë bie shi, ne duhet të ndeshemi me njerëz që kanë ndërtuar aty ku nuk duhet të ndërtojnë dhe çdo vit t’u premtojmë kompensim për dëmet, është një tmerr pa fund. Ne po investojmë që ata të jetojnë aty ku nuk duhet të jetojnë. Zonat e kuqe të përmbytjeve duhet të jenë të lira nga ndërtimet dhe bizneset, pasi vetëm ashtu ato kthehen në valvola shkarkimi të përmbytjeve, duke shpëtuar zonat e tjera. Kënetat apo xhepat e përmbytjeve, në rast fatkeqësie natyrore, janë amortizatori më i mirë i sulmit të parë të natyrës mbi territorin. Por ato duhet të jenë të zbrazura nga njerëzit.
Dhe ky proces duhet të fillojë një orë e më parë, bazuar në një plan kombëtar afatgjatë të mirëstudiuar për zhvendosjen e banorëve nga ato zona ku kanë ndërtuar në emër të lirisë së tyre personale, duke u kthyer në një problem kombëtar të përvitshëm shoqëruar me një faturë financiare të çuar dëm.
I vetmi investim i qëndrueshëm kundër këtij fenomeni është të fillojmë të mendojmë se si t’i heqim ata nga zonat ku do të jenë në rrezik të përhershëm, duke i lënë në një konflikt të përhershëm me natyrën dhe fatkeqësitë e sjella prej saj.
Ditën kur banori i parë do të fillojë të largohet nga ato zona, do të jetë dita e normalizimit të anarkisë urbane të Shqipërisë, e cila përveçse e shëmtuar është edhe e rrezikshme për ata që e kanë shkaktuar.
nuk behet kjo mero... teper vone.
Edhe un pesimist jam qe behet gje ne kte pik ku jemi...
Ndertimet me dhe pa leje, në rrjedhën natyrale të lumenjve (apo shtratin e lumit siç i thonë) , sjell detyrimisht përmbytjet. Ka qenë dikur, një inxhinjer, Kamber Shevroja i thonë, me përvojë të madhe në ndertimet e urave dhe mbrojties së shpatullave të urës, i cili, për kësi rastesh, shprehej me nerv që : “ nuk lejohet kategorikisht ti marrësh lumit, atë që është e lumit” sepse lumi është hakmarrës i madh” me këto fjalë të xha Kamberit, , po e mbyll.
Jo Mero jo, ne jetojme mes fekaleve ne bregdet, pse duhet te rindertojmecdo vit ata qe pushtuan toka e ndertuan pa leje? Nuk ngopen ata berishistat e zbritur nga malet!
Vone vone shume vone
Ke shume te drejte. Duhet ndertuar nje strategji afatgjate per te shpetuar nje here e mire nga kjo semundje dhe shemti shoqerore. Por me thuaj te lutem: kush mund ta ndertoje kete strategji? Ku jane specialistet, studjuesit, njerzit e ditur? Dhe ne fund: kush do ta implementoje? Cili do ta zbatoje? ....
Ç'a thua o Ladi, mirë do kishe vepruar ta mbyllje komentin vetëm me fjalinë e parë, duke bërë zakonin, por ti shkon dhe e dhjet muhabetin, pyet ku janë specialistët, studiuesit, njerzit e ditur!! Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vazhdon paturpsisht me pyetje "cili do t'a zbatojë?". Pse, pak të diplomuar kanë nxjerrë universitetet tona, që nga ai shtetror dhe deri tek "Kristali", i rankuar ky i fundit në 100 universitetet më të mira të botës? Pastaj, si kujton ti, pak rilindas ka që shtyhen nëpër zyra kush të zërë më parë një karrike të ulet sepse çdo zyrë ka tre-katër herë më shumë patronazhist se karrige? Dhe në fund, nuk t'i vret sytë fakti që këtë shkrim Merua duhej t'a shkruante në behar për t'i dalë përpara kësaj që ndodhi tani në dimër? Ajo që bënë Mero në këtë rast, shkonë pas asaj që thotë " mos jep mënt kur nuk t'i hanë as qentë".
Jooo! Ti Mero do të na kthesh përsëri në kohën e Enverit........ . Po ne më 1991 thamë do të shkatërrojmë çdo gjë që ka ndërtuar Enveri....... . Të kishim rrafshuar dhe digat e hidrocentraleve, do të kishim shpëtuar....... . Sot nuk do të kishim hapje të portave shkarkuese të tyre......... . Epo, po të ishte ajo kohë, ata që projektuan hidrovorin e ri në Durrës, Enveri do ti pushkatonte....... . Lubi Balluku do të varej në litar për tunelin e Llogarasë...... . Me burgim të përjetshëm do të dënoheshin të gjithë ndërtuesit e rrugëve në Shqipëri....... Nga Zvicra do të mernim lajmin se Arben Ahmetaj ka pësuar aksident, e ka shtypur treni......... . Avioni me të cilin udhëtoi Qim Peka, për të takuar Ahmetajn, pësoi difekt dhe ra në detin Adriatik.......... . Dhe shumë vite më vonë të gjithë këta dhe pasardhësit e tyre, do të merrnin statusin e të persekutuari politik.
Kjo behet ne qofte se i paguan sali vuku i cili beri nje corganizim te organizuar me urdher te udb-es,nderto ku te mundesh,prish sa te mundesh etj etj.
1/2 e Hollandes eshte nen nivelin e detit … por ka mbrojtje për prurjet e ujit nga toka dhe deti dhe përsëri përmbyten .. nuk ka deyrim shteti të ri-strehojë mijra banorë të ketyre zonave .. por ka detyrum ti mbrojë zinat ..
Vetem se Hollanda perdor mullinjte e eres per te levizur ujin dmth falas Ne kemi hidrovore me energji elektrike Perse duhet te paguaj une se e le mendja dike dhe ben shtepine ne kenete
Bravo Beni! Ti paguaje Argita dhe Zeni se i kane edhe votues.
GDP Hollande 13000 Miliarde Euro. Shpenzimet per mbrojtjen ujore ne vit 5 Miliarde. Eksperienca mbi 200 vjecare. Universitete te specializuara dhe Inginjere sa te duash. Shqiperia buxheti 10 Miliarde ne vit. Per mbrojtjen kunder ujit 30 milione ne vite. Asnje Inxhinjer te specializuar ne kete fushe. Inxhinjere qe te thajne per teorine se si duhet te behet neper televizione i gjithe populli. Te kalojne 200 vhete dhe do jemi ku eshte Hollanda sot.
Hollanda qe ka diga dhe ka fituar mijra ha,nuk ka cecene por ka banore hollandez qe nuk ndertojne ku i do bytha ne buze te lumit apo diges apo te prishin kanalet apo kolektoret e te ven nje tabel toke xanun,eshte toka jeme e bej cfare te dua e si te dua e ani qe natyra egersohet permbyten dhe ne qe kemi zbatuar ligjet te paguajme per keta..... Shikoni si i kane xanun qytetet,pa trotuare me rruge shtrema shtrema,hedhin plehrat ku i do bytha,kazani plehrave eshte aty,ai perton te shkoj deri atje.... Jane dyndur fshatare e maloke edhe plehrat i lene si lopa bajgen deri edhe te shkalla e pallatit,edhe kur i thua nje fjale te pergjigjey si harbute sikur je ti fajtor,qe nga nje here mendoj qe te jesh shvarzeneger e ti kapesh me shqelma e ti futesh ne kazan te plehrave...
Problemi me i madh qe kemi ne nuk eshte vetem tek infrastruktura e munguar, por edhe kur ato behen jane pa cilesine e duhur dhe tjetra, nuk i mirembajme me nje program te vazhdueshem. E bejme infrastrukturen dhe e leme ne meshire te Zotit derisa degradohet deri ne masen e fundit dhe pastaj na kushton edhe me shume, qe mos te flasim pastaj per njerezine qe nuk kujdeset as per teritorin qe rrethon shtepine e tyre.
Z.Mero ,keni të drejtë dhe mendimi juaj është ç'duhet por tani është shumë von.Pleqt tan dikur thoshin : kujdes nga uji dhe zjari se ato të lënë pa gjë , dmth. Zjari i bën shkrumb të gjitha dhe uji i mer gjithë ç'ke përpara .Mero ,më vjen keq por me që je njeri praktik që e njeh jetën dhe problemet do të thoshja prap ; Të gjithë i mer lumi poshtë ne na ka marë lumi lartë .Krimineli e bëri punën e tijë që i ngarkuan.
Sali qeni shkatërroi çdo gjë të mirë që ishte ndërtuar me djersën dhe mundin e popullit. Gjithë përvoja e mëparshme e pastrimit dhe mirembajtjes se kanaleve kulluese u hodh poshte. Urbanistika mori fund. Njerëzit mendje ngushtë zbritën nga malet dhe ndërtuan ku deshën, shteti nuk i pengoi. Politikanet e poshter e vulosen shkatërrimin, rrezikun, shpërdorimin parasë së popullit, me legalizimet e padrejta që kanë bërë çdo pragfushate zgjedhjesh. Ky vend është katastrofë e vertete, nuk funksionon gjë, s'di ku t'a kapesh.
UDHEHEQJA E SHQIPERISE ESHTE CESHTJE VIZIONI DHE JO VETEM ANTIKORRUPSIONI. Permbytja fatkeqesisht, nuk parandalohet se me parate tona demshperbleine ca militante per votat e radhes
Sikur zoti kryeminister mos krihej si kurvat dhe te vidhte me pak keto 13 vite, ndoshta ndopak do ishte bere
Situatë e rëndë , që bëhet dhe më e vështirë nga mungesa e hidrovorëve, e pastrimit dhe rregullimit të përvitshëm të kanaleve të kullimit rrëzë fushave që çojnë ujët në kanalet vaditëse. Mungon drenazhimi dhe kullimi i tokës në vjeshtë para shirave, sikur dhe 100m katror të jetë . Mungon konceptimi i gjerë dhe i përbashkët i një prodhimi bujqësor të bashkërenduar bujq e fermerë që prodhojnë drith ,oriz,kolza,sojë,lule dielli etj, që detyrimisht thith tepricën e ujit në tokë. Biznese e shtëpi , i duhet rrjeti i qarkullimit të ujit ,dhe i ujrave të ndotura ,stacione pastrimi. Gjithë ky investim i rëndësishëm mbron jetë, biznese dhe ekonomi.
Mero,mos kerko plan te ri per mbrojtjen e ultesires perendimore te vendit.Ne diktaturen e "shemtuar" kishte me detaje plane per te.Z.Erion Veliaj eshte ne paraburgim se tha dicka te vertete Qe plani per unazen e madhe te Tiranes ishte qe ne kohen e "diktatures"(K/minister A.Carcani).Po ashtu studimi i naftes ne Shpirag ishte kryer qe ne monizem.Si keto dhe shume te tjera kishin plane e projekte.POR,po te thuhet keshtu,si do te vidhen miljona nga arka e shtetit per "projekte te reja"? Levizja e pa kontrolluar ndodhi me qellim apo nga "pa dija" por,Legalizimet pse behen?Po te shohesh faturat e demshperblimeve per keto fatkeqesi natyrore ja kalojne edhe buxhetit te shtetit. Z.Mero,ju i dini shume gjera po aq mire sa shume qytetar te tjere dhe mendoj se duhet te dilni me fakte per keto demshperblime ne kete vorbull mashtrimesh.Te gjitha ato para jane parat e atyre pensionisteve qe marri pension vetem per nje cope buke thate.Megjithese jane shkateruar e prishur shume plane e projekte jam i bindur qe po ti kerkoni do ti gjeni.
Dakort por sot nuk ka institute shkencore per ta bere dhe mbi te gjitha mungojne njerezit e kualifikuar per kete pune te vlefeshme.Ata institute shkencore u eleminuan me ligjin e arsimit te vitit 2007 dhe eshte e pamundur te rigrihen per mungase te personelit te kualifikuar
Ke shume te drejte por eshte teper vone Mero per te zhvendosur familje e lagje te tera me banore; perben kosto te jashtezakonshme por kur ka vullnet te mire bashkepunim e mirekuptim cdo gje behet; E keqja jone eshte se ligji legalizimeve duhet te mos ishte me ne fuqi, duhet te kishte perfunduar shume vite me pare duke legalizuar deri ne nje vit te caktuar e kaq, cdo ndertim pas asaj date te ishte veper penale, nese duam vend te bukur sic edhe ti thua ne artikull e te respektueshem ne aspektin urban; Sot te kishte vetem disa rregulla legalizimesh te vogla kryesisht ne shtepiat ne fshat brenda prones se vet apo ndertime bujqesie e blegtorie po ne fshat por edhe keto me rregulla strikte legalizimi jo me ligj; Strategji kombetare jo vetem per kanalizimet, hidrovoret, ujrat, pyjet, gjelberimin (turpi jone qe po zhdukim te gjitha parqet ne zonat e banuara), mjedisin, plehrat, pastrimin, hekurudhat, rruget, ndertimin, etj etj etj, strategji qe mos ti kundershtoje asnje qeveri e pakta per 30 vitet e ardhshme; e ne keto grupe qe do i hartojne kryesore te jene akademike, profesore, pedagoge, personalitete te fushes qofshin keto edhe ne pension; Po marr vetem nje shembull eshte "turp" qe ne blejme uje, ne duhet ta blinim per "luks" ujin se duhet te kishim 24 ore uje ne rubinetat tone.
Mero dhe vet e di, qe kjo eshte nje UTOPI e paster.Dhe Baze di dhe ate, qe nga nje studim i bere nga Italia, kaosi i ndertimeve ne bregdet, nxitur vecanerisht nga makuteria e Rames, eshte demtuar ne menyre te pa rikthyeshme nje e treta e tij.Dhe cfare te vazhdosh me shume, kur jo me kot ky mocal oriental me ere, ne keto mbi tre dekada, ka prodhuar sundimtare rami dhe sali, qe e kane ne genin dhe ne formimin e tyre antishqiptarizmen dhe antihumanizmin, qe me mjetet me te mbrapeshta vazhdojne te sundojne mbi tufen e trembur dhe te qorollisur.