Edi Rama kërkoi që socialistët të hedhin themelin e një reforme të re kushtetuese në vend, që synon reformimin e Parlamentit, ndarjen administrative të Shqipërisë, e lidhur kjo edhe me ligjin elektoral dhe aspekte të tjera kushtetuese që mund të dalin rrugës.
Ideja e një reforme të re kushtetuese është e kushtëzuar nga dy faktorë vendimtarë.
Faktori i parë është opozita e Sali Berishës. Në parim, Sali Berisha pranon reforma vetëm në interes të tij politik. Në rastin konkret, Sali Berisha ka interes jetik mbijetesën politike në krye të opozitës për të vazhduar të jetë faktor bllokues qoftë edhe për reforma të tilla. Kështu që çdo përpjekje për reformë kushtetuese duhet të kalojë tek dëshirat e Berishës për një ligj elektoral që e mban atë në krye të opozitës. Një i tillë u bë më 2009. Nuk besoj se Shqipëria ia ka borxh, pas gati 20 vjetësh Berishë, t’i bëjë edhe një ligj për pleqëri. Kështu që ka pak gjasa që ai të bjerë dakord për ndonjë reformë kushtetuese. Socialistët është mirë ta paraqesin opsionin e tyre, por gjasat që Berisha t’u japë votën janë të pakta, nëse këta nuk i japin atij garanci që të ruajë pushtetin në krye të PD-së. Deri tani i kanë dhënë vetëm garanci financiare, duke i mundësuar familjes së tij të zhvillojë prona të fituara në mënyrë të dyshimtë dhe rrugë korruptive. Por kjo nuk është e mjaftueshme për Berishën. Ai e di që ato i humbet nëse humbet PD-në. Pasuria e tij më e madhe buron nga të qenit pronar i PD-së dhe jo pronar i tokave në bregdet. Prandaj ky proces mund të përfundojë i njëanshëm dhe i pavotueshëm në Kuvend.
Faktori i dytë vendimtar është Bashkimi Evropian. Shqipëria ka ambicie të ekzagjeruara që mund të anëtarësohet në BE në vitin 2029. Personalisht nuk shpresoj se kjo do të arrihet, jo thjesht si parashikim, por si pamundësi që ne të kryejmë reforma thelbësore dhe konkrete në fushën e shtetit juridik, mjedisit dhe bujqësisë, tre probleme të mëdha që Shqipëria është larg vëmendjes reale.
Në përpjekje për të fituar me çdo çmim konsensusin e Evropës, kryeministri Rama ka urdhëruar deputetët të mos kenë asnjë hezitim për të miratuar ligjet që ofrohen nga BE-ja dhe direktivat e ardhura prej tyre.
Një nga direktivat më të forta të tyre është beteja e drejtësisë me korrupsionin, e cila jo në pak raste i ka hapur rrugën linçimeve politike, mungesës së procedurës ligjore në hetime dhe heqje lirie, si dhe debateve mbi sigurinë juridike të qytetarëve shqiptarë, të cilët po marrin një drejtësi më të keqe se ajo që kanë pasur para Reformës në Drejtësi.
Mali i dosjeve nëpër gjykata, sorollatjet pa fund të qytetarëve shqiptarë, rikthimi i shumë çështjeve për rigjykim nga Gjykata e Lartë etj., i kanë bërë qytetarët shqiptarë më të pashpresë se kurrë për rezultatet e reformës në drejtësi.
Guximi për të reformuar Reformën në Drejtësi është në kundërshtim me frymën e BE-së, e cila tek gjithë Reforma në Drejtësi shikon si pozitive vetëm ndëshkueshmërinë e politikanëve.
Dakord jam, por Reforma u bë t’u japë drejtësi qytetarëve shqiptarë dhe jo si gijotinë për politikën shqiptare. Si e tillë, nëse e lë gjendjen kështu deri më 2029, këtu do të jetë kriminalizuar gjithë klasa politike dhe nga ana tjetër qindra mijëra qytetarë shqiptarë do të kenë marrë më pak drejtësi se sa kishin para vitit 2016. Atëherë bilanci do të jetë edhe më i keq. Ne do të dukemi një vend i njollosur nga drejtësia dhe njëkohësisht një vend pa drejtësi. Dhe kjo do guxim politik për t’u përballur. Ashtu siç thoshte Konica, në pritje të ëndrrave do të na kalben dëshirat.
Nuk po flas pastaj për anët teknike të standardeve të BE-së, që do të duhet të mbyllin një sy për t’i pranuar. Çështja e pronës, gjendja primitive e fshatit, mjedisi dhe fusha të tjera të zhvillimit si bujqësia janë probleme më vete, por për të cilat mund të ketë një shkelje syri.
Kështu që para Reformës Kushtetuese, Edi Rama ka mundësi të bëjë disa reforma ligjore të ligjeve të rëndësishme të vendit: Kodin Penal, Civil, ndarjen territoriale, ligjin elektoral, ligjin për shtypin, etj., për të shtruar rrugën drejt një reforme të plotë kushtetuese.
Dhe për t’i bërë të gjitha këto, ai duhet t’i rikthehet një qeverisjeje me përgjegjshmëri të lartë politike. Teknicienët janë pasuria më e madhe e këtij vendi për të na futur në Bashkimin Evropian, por qeverisja dhe qeveria duhet të reformohen bazuar mbi përgjegjshmërinë politike. Teknicienët mund të udhëheqin çdo agjenci apo njësi të integrimit në vend, por jo qeverinë. Kur u kërkon deputetëve të lidhen me bazën dhe të ruajnë raportet me elektoratin, duhet ta bësh këtë, dhe kur ruan përfaqësimin politik në qeveri në gjithë qarqet që ata të kenë ku të trokasin. Deputetët që shkojnë përditë në zonë elektorale dhe duhet t’i bien telefonit të një ministri që nuk është deputet, është pak paradoksale.
Në kushtet kur socialistët kërkojnë t’i përfshijnë në një betejë afatgjatë për të kontrolluar situatën në Parlament, situatën në terren dhe procesin e integrimit, ata duhet të kthehen në debatues të mëdhenj në këtë vend dhe njerëz që marrin peshë politike duke u përballur me problemet.
Sot Grupi Parlamentar Socialist ngjan si grup anonimësh, ku të gjithë bëjnë kujdes vetëm të mos i përmendë Berisha dhe nuk përfshihen në asnjë debat as për të mbrojtur qeverinë, as qeverisjen, pasi realisht ndjehen të huaj për të.
Ata nuk i njeh askush për luftëtarë. Politika shqiptare ia ka deleguar debatin politik paneleve televizive me gazetarë me honorare që të pyesin para emisionit me kë të bëhen gjatë emisionit. Ky është fundi i politikës dhe i përgjegjshmërisë politike të Partisë Socialiste dhe PD-së së Berishës. Është aq i theksuar si fenomen, sa edhe vetë Edi Rama zgjedh të bëjë debat politik me Fevziun dhe Klodiana Lalën në vend të Berishës. Dhe kjo nuk është fyerje për dy gazetarët, por për politikën shqiptare, e cila ka zhdukur aktorët politikë dhe ka deleguar debatin politik tek shtypi, dhe pastaj debaton me të.
Kthejeni politikën tek politikanët dhe mbajeni debatin politik tek ata dhe do të kuptoni që shtypi nuk ka më asnjë rëndësi. Përveç rastit kur të bën transparencën e mëkateve.
21 janari, është e do të mbetet GURI i themelit, i politikës shqiptare, e tronditur nga kryekrimineli Sali Berisha. Pa u goditur 21 janarin, mos kerkoni normalitet në këtë vënd.
Dakord 100% te denohen gjithe aktoret e 21 janarit !!!.... por jo vetem krimineli Sali qe vrau , por edhe Like floriri me videon dhe bllokun e zi .....por nje pergjgegjesi ( jo PENALE) POR MORALE duhet te mbaje edhe Rama , per aleancen e ndyre qe beri me Liken mbi gjakun e 21 janarit....ai investim i doli mbare se sot eshte Ajatollah Rama !!!
Morali është tjetër gjë i nderuar mik. Këtu flitet për përgjegjësi PENALE, që ka 15 vjet, që Dumani me shokë, po i vijnë anash, ose nga FRIKA e SALI BERISHES, ose janë të PA AFTË, ose janë TË KORUPTUAR nga SALI BERISHA.
" grupi parlamentar i PS si grup anonimesh" .. Po anonim jane, vetem ngrejne kartona dhe kete ju ka thene dhe sot E. Rama:" Te votojne te gjitha ligjet qe rekomandon Brukseli. Atehere cfare dhe me ke do debatojne keta mumjet( 80%) e grupit PS por edhe parlamentit??? Bujqesia prioritet ??? Por, ne fushaten elektorale ne zonat me te rendesishme bujqesore, Zegjineja dha cfaqjen e estrades se Roskovecit, Belinda reklamoi hijeshine femrore, Cenua foli per zhvillimin turistik te bregdetit, Antoneta zhvilloi e ndryshoi lukun e tani te shkojne e te ndihmojne bujkun e ta zhvillojne qe te behet I pranueshem per Europen??!! Z.K/ Minister, aman mos na hap barkun me deputetet boll I ke per karton dhe ata te lumtur jane se pagat ua rrite. Belinda dhane cfaqje estrade e sfilatenuk
Ke goxha ide , ti Mero ! Ama te gjitha vertiten rreth nje " Pike " , cmontimit te kesaj belaje me emrin SPAK . Berisha mezi e pret kete oferte , prandaj qetesohu ! Vec mos harro : nese e vertete do t' I futen kesaj aventure , do te perfundojne si Maduro , sepse e Kane kthyer kete vend ne Parrajses per vete dhe ferr per te tjeret .
21 janari nuk mund te zgjidhet nga Spak dhe Gjkko. Per pasoje keto institucione pa vlere kane rene ne syte tane. Ato me te drejte i do Usa per interesin e vet, por edhe ajo duhet te mbuloje tere shpenzimet per rroga e cdo tjeter shpenzim, deri tek qeraja e godinave e burgjeve qe punojne per to. Kaq e thjeshte eshte, shqiptaret jane te lumtur qe te luftohet krimi i organizuar i droges. Trump asnjehere nuk ka kerkuar te luftohet korrupsioni nga Spak, prandaj Rama duhet ta heqe kete perdhegjesi nga Spaku. Pa korrupsion nuk ka as demokraci e as kapitalizem, keshtu eshte ne cdo cep te botes demokratike.
"Kthejeni politikën tek politikanët!": Manual, Thirrje, Alarm! Gazeta TEMA, Mero Baze posacerisht, me kete shkrim, meritojne monument!
Tango kërcehet me dy veta! Në se partneri politikan bazohet në destruktim edhe tangoja do të jetë destruktim! Pra, nuk është zgjidhja me Berishën, por është që Media të bëjë gazetarinë dhe jo të zëvëndësojë PD-në!
Em mer Mero,ti e mendon po nuk e thua,I vjen anash,Spak-GJKKO jan dy te keqijat e sistemit te drejtesis,ato jan mbushur me berishist te sojit Gjin-Gjoni,bile dhe me te keqinj.Dadot e Spakut nen drejtimin e Dumanit keto tre vjet jan sjell me zyrtaret socialist me keq se sigurimi I shtetit te Enver Hoxhes me "armiqt"e partise. Kjo duhet te korigjohet urgjent!
Dumani,dadot,bullonat,Banot,tartabiq Pellumbi etj etj e kthyen drejtesin ne nje hanxhar padrejtesije kunder qeverise. Rasti Veliaj-Balluku,sidomos lincimi I Erion Velis,tregon se vetem drejtesi nuk eshte kjo.
Dumani tre vjet rresht e pshurri Spakun,deliri per tu dukur I fort beri qe ta kaloj vijen e kuqe(ligjin),plus u vu ne sherbim te Sali kriminelit.
Debati luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën shoqërore. Por gazetarët ose moderatorët tek të gjitha tv, të gjitha pa përjashtim, ndonjëherë edhe podkastet, pyesin e nuk presin përgjigje por përgjigjen vetë, ndërpresin e nuk e lënë tjetrin të thotë mendimin deri në fund, sepse s’janë dakort me përgjigjen dhe nuk u intereson. Pastaj flasin për gjëra personale, i devijojnë debatit e moderatori me agresivitet, kërkon t’i dalë e vetja. Nga ana tjetër kuvëndi nuk bën dot debat, dhe opozita sillet si kundërshtare jo si përgjegjëse ndaj atyre që i kanë dhënë votën. Më vjen keq se kudo debati çalon, edhe për gjëra më të thjeshta. Në çdo emision, mëngjesi e mbrëmje, hamëndsime, jo fakte e argumenta… s’të vjen të shohësh fare tv shqip.
Veliajn qe ishte ne vije te pare per protesten e 21 janarit e futen ne burg - saliu vrasesi ne liri, dhe rama perfituesi perbers ne kryeministri. Ikni o njerez, se ka vdekur kybvend
Rama ka ide koti për qeverinë , gratë, ministrat drejtsinë dhe shtetin në përgjithsi , dhe politikëbërjen Berisha shumë më keq plus që është jasht politike prej kohësh
Reformat e Rames deshtojne gjithnje sepse i ben ai e askush tjeter....emotione momenti...jane tullumbace. Mero me thuaj nje reforme te arrire? Nje vetem......
Sali Berisha pranon reforma vetem ne interesin e tij politik - mos o Mero se paske "zbuluar Ameriken"! Po pse ky Edi Rama ka ndonje reforme ne mendje pa pas interes direkt te tijin brenda?
Kur te vetequajturit politikane, sapo e kuptojne se kane humbur TOTALISHT besimin e popullit, gjene e pare qe bejne, e tradhtojne ate (dallavere me te huajt!!!) , ndersa duhej thjeshte te dorehiqeshin, te kerkonin ndjese e ti nenshtroheshin pa problem gjykimit! Rama Sali Ilir e veliaj, nuk jane me mes nesh per tu votuar, por per tu gjykuar!!!!
e ku ka lajm me te mire kur sheh se si kapet nga antimafia italiane arreston si qen tao taon qe festonte sikur hante preshin e tritan shehut ne bithe...janulla i vdekur asfalia vrases te femijeve shqiptar si erion veliaj dhe taulant balla vafshi ne djall or ju shofte fara u shfarofshi
Vazhdon saga e turpshme e c'do janari me mos-dhenie rrogash te dhjetorit prej 10 ditesh per tere sektorin e Shendetesise ne vend. Rilindja nuk perton tu beje "Paqe fiskale" atyre qe nuk paguajne taksa e detyrime prej vitesh por e ka me shume pertese tu jape rrogat e dhjetorit atyre mijra punonjesve te Shendetesise qe punojne me turne ne mbare vendin..
Vur emrin te te besoj se ke te drejte ti punonjes buxhetor, ndryshe je spiun, genjeshtar, provokues dhe injorant qe do te mohosh çdo gje. Une nuk e ve emrin se nuk kerkoj si ti, por komentoj thjeshte dhe jap mendimin tim konforme kushtetutes se Meros.
Emra e mbiemra te gjithe atyre mijra punonjesve te Shendetesise qe kane 10 dite pa marre rrogat e dhjetorit i ke ne gjithe spitalet rajonale e shteterore ti...pika-pika.
Po e ze nga fundi mos te harroj dhe po dal ne fillim. Debat politik ne mediat televizive shqiptare nuk egziston dhe nuk do te egzistoje me deri sa mediat te ndryshojne objektin e tyre. Ne media jane stacionuar ca "analiste" qe jane bere te besdishem per te hapur e pare kanalet televizive; me mire ca gra shqiptare qe po ndahen dhe nga burrat e ngelen duke shikuar big-brother. Edi Rama ben mire qe nuk shkon ne keto Media dhe nuk duhet shkuar. Jane prone e fytyrave me te urryera per shumicen e shikuesve, pa permendur emra dhe nuk i sherbejne Shqipêrise dhe shqiptareve, por KLIKIMEVE qe eshte moto e vdekjes se jetes shpirterore. Jam i te njejtit mendim qe duhet bere disa ligje para berjes kushtetutes shqiptare, si i permend dhe Mero me Larte. Kushtetuta shqiptare duhet bere me gjitheperfshirje me perfaqesues nga populli nga veriu ne jug dhe me experte pa parti qe nuk i gjene dot ne Shqiperi dhe ka veshtiresi, por Kushtetuta eshte domosdoshmeri pas kaq kohesh se kemi pare boshlleqe te interpretimit te saj qe kane shkelur dhe jeten e qytetareve dhe ne fund Kushtetuta e Republikes te Shqiperise ne asnje menyre nuk duhet vendosur ne parlament, duhet diskutuar atje dhe mund te behen riparime, por duhet ta vendos populli me REFERENDUM. Ne fakt eshte urgjente me kete zallamahi qe shikojme sepse kollona e demokracise qe duhet te ish drejtesia shqiptare me prokurore, gjykates , avokat, jane kthyer ne njerez te rendomte qe kane marre çelesat e popullit dhe po u a shterngojne fytin se polici kriminelit. Populli nuk eshte kriminel te ngelet ne dore te ketyre njerezve pa shpirt. Ne qoftese sot Shqiperia ndodhet ne kete situate, eshte katastrofa e drejtesise shqiptare. E thame dhe nuk u be !