E vetmja gjë që kemi për t'i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

18 Janar 2026, 19:33Editorial Mero Baze

Nuk di pse opozita i ka hyrë një debati të lodhshëm, më i lodhshëm se i Madurës, për të injoruar rëndësinë e Bordit të Paqes që po themelohet me iniciativë të Presidentit Trump dhe mbi të gjitha sqarimet e tyre të lodhshme për Presidentin Trump për veset e Edi Ramës. 
Fjala vjen, përfaqësues të PD thonë që ftesa u ka shkuar 200 vetëve ose gjithë anëtarëve të OKB-së dhe pastaj vazhdojnë me detyrimet që do të ketë Shqipëria, për t’u thënë qytetarëve shqiptarë që kjo është e rrezikshme.

Problemi i parë serioz për opozitën është se ftesa për Edi Ramën ka ardhur për të gjitha ato arsye që opozita mendon se Edi Rama është i papëlqyer nga Perëndimi dhe SHBA, dhe sidomos nga Presidenti Trump. Edi Rama ka marrë ftesë pikërisht për ato që opozita i quan "vese" të tij.

E vërteta është se ftesa nuk lidhet as me faktin që jemi anëtarë të OKB-së, as që jemi anëtarë të NATO-s, as me “rëndësinë gjeopolitike” të Shqipërisë. Po të ishte ashtu, do ishin ftuar dhe shtete të tjera nga Ballkani që janë anëtare të OKB-së apo NATO-s.

E vetmja gjë simbolike që vlen për Shqipërinë është se Edi Rama vjen nga një shtet që simbolikisht është vend mysliman dhe pro Izraelit, duke qenë njëkohësisht dhe shtet evropian.

Ftesa nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe nuk lidhet aq shumë me Shqipërinë, sa me kryeministrin dhe fuqinë personale dhe politike të tij. Po të kemi parasysh dhe vetë profilin e Presidentit Trump dhe konvencionet e tij në krijimin e këtyre iniciativave, Edi Ramën e favorizon më shumë fakti që është një lider i fortë politikisht, pa presione parlamentare, pa kosto politike nga pjesëmarrja në këtë iniciativë dhe pa burokraci shtetërore nëse i duhet të veprojë.

Praktikisht Edi Rama është i përshtatshëm për anëtar themelues për të gjitha ato arsye që opozita ankohet se Edi Rama i ka si mangësi në raport me SHBA-në. Në fakt, Presidenti Trump ia ka vlerësuar këto si përparësi.

E kundërta do të ketë rëndësi. Pjesëmarrja e Edi Ramës në këtë tryezë do të rrisë vëmendjen e Uashingtonit për Shqipërinë dhe do të forcojë politikën amerikane rreth Shqipërisë si një vend aleat.
Shqipëria praktikisht nuk do të ketë asnjë kosto financiare ose ushtarake, nuk do të ketë angazhime ushtarake në Gaza dhe as financime.

E vetmja gjë që ne do t’i shesim Bordit të Paqes është Edi Rama dhe këtë me një pazar të mirë, që nëse del çdo gjë me sukses quhemi të fituar, nëse nuk funksionon, nuk jemi ne të humburit.

E vërteta është se Shqipëria në këtë histori ka vetëm një rol simbolik, ndërsa kryeministri i saj ka një rol personal, si një politikan i drejtpërdrejtë, përtej gjuhës teknokrate, si një negociator i besueshëm dhe një aktor konfidencial me shumë udhëheqës botërorë të kësaj kohe.

Ai nuk është aty për atë që Shqipëria do të bëjë për Gazën, por për ato çka Shqipëria ka bërë deri më sot në raport me SHBA-në dhe politikën evropiane, si një vend pa risqe dhe aleat i sigurt.

Ndaj opozita është e lirë të përçmojë Edi Ramën si një autokrat i plotpushtetshëm dhe aleat i Trumpit, por nuk duhet të na lodhë shumë veshët me “protrumpizimin” e saj, pasi ajo që ka në mendje opozita dhe ajo që ka në mendje Trumpi janë një oqean larg njëra-tjetrës dhe një karrige larg Edi Ramës në një tryezë.

29 Komente

  1. M
    Munika

    Mendo c'do ndodhte sikur kjo ftese ti vinte kufomes non grata!!! Do ushtonte me hosanna shtypi I Qim Pekes

    Përgjigjjuni
    1. B
      Builder

      nderuar Baze. Në kushtet që jemi, “shitja e Edi Ramës” është e njëjtë si të shesësh Shqipërinë. Edi Ramën, nuk e kemi në shitje. Kjo puna e shitjes së Ramës, është tezë e vjetër e Sali Berishës, të cilit i ka hasur sharra në gozhdë, me Të (me Ramën), pavaresisht se ju e keni me ironi dhe tërsëllëmë shpotitëse këtë punën e shotjea së Ramës, indirekt, i sjell buzëqeshje Sali Berishes. Në mbyllje, krenar që kemi Edi Ramën kryeminister të vëndit tonë, e sidomos në këto kohëra, që po RISHKRUHET E RIKOMPOZOHET GJEO-POLITIKA botërore. Shëndet e jetë për Edi Ramën.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Money for nothin', chicks for free !!!!

        Bordi i paqes kerkonte dike ne europe por me mendesi te lindjes se mesme. E kush me mire se "Ajatollah Rama i pare" mund ta plotesonte kete kusht ???......as nuk me rruhet fare se cfare angazhimesh nderkombetare ben ky , ne rend te pare duhet te jete gjendja brenda ne Shqiperi ? A i deshperbleve ata te shkretet qe u permbyten ? A fillove te marresh masa qe te mos permbyten heren tjeter ?.....e plot te tjera , te beje keto njehere pastaj te shkoje te zgjidhe hallet e popujve te tjere !!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mirela

          ore gamor edhe sikur te kishte shkopin magjik, nuk do te mund te regullonte qe te mos permbyteshin prape. Se nderton e banon ne teritore ku kane qene keneta dmth gropa, apo ku dihet qe mbulohen nga uji nese hapen porta e baseneve te hidrocentraleve etj. Po ja i demshperbleve njehere, por ato permbyten sa here do perendia te shkarkoje shira te furishem.... dmth te mos kemi spitale e shkolla, te mos mirembajme rruge etj, por te demshperblejme te permbyturit. Le te kerkojne kredi me interesa te mbuluara nga shteti dhe te shperngulen ne teritore te certifikuara per ndertim dhe te sigurta.

          Përgjigjjuni
      2. V
        Vrenua

        Oi, oi , o doktor! Na e futi Edi Rama o doktor! Ta dija nuk kisha dalë nga Bigu. Po ça bëhet o doktor. Kundër kujt protestojmë ? Ditën që ne protestojmë Rama është në zyrën e Trampit...... . Po ik o ik, me gjithë Trapin. Njësoj si të tjerët dhe ai.

        Përgjigjjuni
        1. a
          arvanitasi

          mos fol me mero e ke qare

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lila

            Qarte dhe paster,po gjithsesi do te sajojne ndonje rrene tjeter per te keqen e tyre

            Përgjigjjuni
            1. d
              dd

              Eshte shume interesante nese eshte e vertete ajo qe thote z.Baze ne analizen e tij se Rama ka marre ftese pikerisht per veset e tij. Ndoshta edhe keshtu mund te jete por duket pas si e habitshme. Natyrisht ne qe jemi thjesht lexues e nuk i dime gjerat ne thellesi por se si tingellon.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Endri

                Nuk ka asgje te habitshme.Ato qe me nder me thene opozita I quan vese negative,jane pikerisht veset qe I duhet nje politikani per te qene i suksesshem.Dhe Rama ka shkelqyer si .politikan.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Daku

                Mero, kot lodhesh tu besh moral injoranteve!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fieraku

                  titulli shume kuptimplote.......Merua i ka then tew gjitha....sa per Berishen dhe Larot e tije...le te Hane nje...............M................t........me jane Nevveritur....Berisha me Dhjertore..apo edhe ky Llapaqeni Adriatik Llapaj....qe po Proteston me Karrige..ne bythet...... Politikane rrugecer..qe duan me shume Anarkine se Shqiperine.....i shikojme ne Protesta....

                  Përgjigjjuni
                  1. 4
                    4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

                    Edi Rama duam apo sduam ne(sidomos vampiri sali e co)ka lartesuar veten dhe Shqiperine ne arenen nderkombetare... Pamvarsisht atleteve dhe barsaletat,por zotrimi i gjuheve te huaja dhe oratorija e tij ka zvanitur sali vampir berishen dhe kohen kur lider te vendeve te Europes talleshin me te.... Vetem takimin me berlusconin te kujtosh kur ai tallej me kete malok injorant,berlusconi i kerkonte femra te bukura dhe ky si injorant zgerdhihej sa edhe hunda i futej te goja

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      i semure me diagnoze skizofreni

                      Po çfare do thoje nje non grata i gjorre, do genjejne Vrenozet . Ne komunist non grata te gjykoje Edi Ramen qe veç ka shumicen por ka edhe lidhje me dhendrin Kushner , Ivanka Tramp , Tony Blair.. sinqerisht Bufi kenetes eshte vertete i semure psiqik.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tkiu

                        Mero ,fati i keq i " upuzits", eshte pikerisht ky raport midis SHBA dhe Shqiperise dhe zotit Trump dhe Rames. Klithmat,ulerimat dhe çdo lloj tjeter zhurme nga sherbetoret mediatike te saliut, vjen nga fakti se nuk mund te bejne dot asgje kunder ketij zhvillimi pozitiv per Shqiperine ,pasi e dine fort mire se zoti Trump nuk bën shaka me ata qe pengojne planet e tij.Maduro ishte nje leksion per te gjithe kundershtaret e planeve te zotit Trump.

                        Përgjigjjuni
                        1. c
                          chp

                          Per Vrenozet e PD Lista e meposhtme e marre nga faqja zyrtare e Presidenit Tramp e specifikuar * The following countries have been invited from Donald Trump to participate as founding members of the Board of Peace: Albania –P/M Edi Rama Argentina –President Javier Milei Australia –P/M Anthony Albanese Canada –P/M Mark Carney Jordan –King Abdullah Pakistan –P/M Shehbaz Sharif Paraguay – President Santiago Peña Turkey – Turkish PresidentRecep Tayyip Erdogan

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            bimi

                            Mero!I merove me keto shkrime brilante dhe shpartalluese!Te lumte pena.E shumta qe duhet te beje opozita eshte heshtja.Hasem kije -thote populli-po haken jepja!

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alfred

                              Paske vendosur koken te kembet, kur ke shkruar kete "editorial", Mero djali! Me Edi Ramen Shqiperia vecse eshte rrenuar dhe shqiptaret jane varferuar! Per pak pushtet, Edi Rama shet gjithshka! Sic ka shitur deri me tash! Nje tablo krejt e permbysur kjo cfare ke shkruar!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pazarokracia vazhdon

                                Trump ka ftuar me emer e mbiemer dhe liderin komunist te Vietnamit...!

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  brunilda

                                  Jan berre te gjith injorantet e PD e i japin mend Trampi ,e analizojne ftesen e kthejne nga cdo ane e mundohen ta zhvleresojne e te thon qe nuk eshte personale ,ore gjith ky mundim i te gjithve injorantve te Pd tregon qe ftesa eshte e vertete e qe na nderon vendin tone e na ben qe emri i Shqiperis te ket vlere ,dhe kjo fal qeverisjes te kryesuar nga rama u vjen inat le te pelcasin ose me mir le te mbajne ne krye Saliun se kshu do ngelen gjithmon duke bere gam gam ,per cdo gje te mir e duke nxir e shar vendin e vet e sa me shum bejne keshtu aq me shum njerez do largohen prej tyre do ngel nje tuf korbash te zeza

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Media prostitute

                                    Po ktheni censuren dhe nenin 55 ju kelyshe te enverizmit salizmitt e Bervinizmit?!?! Publikoni te gjitha KOMENTET! Te gjitha! Perndryshe nuk do te kete Neser, per ju.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Media kelyshe e regjimit

                                      Prape nuk i hidhni?!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arbër

                                        Si gjithmon mjaf i sakte dhe objektiv i nderuar Mero!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Castriotas

                                          Sa miliona euro e dollare kena paguara per ta bere edvinin normal, qe ende nuk eshte bere, dhe nuk ka shanse! Miliarda paguajme Tony Blair Soros e dhjetera keshilltare qe ia shkruajne gjithcka qe ai vetem lexon, si papagall i mire! Ta shesim edvinin te nxjerim leket qe kemi paguar per te!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kot fare

                                            Ke te drejte Vetem me nje shenim: Malli i shitur, nuk kthehet!!!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              AS

                                              Shume keq qe ne Shqiperi behet politike jo me performancen e qeverise, partive, politikaneve, por behet me fotot, ftesat, ose fjalet e te huajve. - - - - - - Ftesa eshte politike dhe gjitheperfshirese nga US (https://time.com/7347276/board-of-peace-gaza-un-trump-billion-dollar-membership-fee/). Eshte me para per ata krere qeverish qe duan te qendrojne me shume se 3 vjet. - - - - - Per Shqiperine ftesa shihet si tregues suksesi, por i eshte derguar rreth 60 kryemistrave ne bote (https://english.elpais.com/international/2026-01-19/the-gaza-board-of-peace-60-countries-invited-for-a-fee-of-1-billion-each.html)

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lexues

                                                “pa presione parlamentare dhe pa burokraci shtetërore” - me pak fjale: lider çakmak ne nje republike bananesh. Fakti qe Berisha eshte njesoj nuk e shfajeson.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. U
                                                  UCK

                                                  Zagaret e Salikermes le te lehin, KM i Shqiperise do te jete ne krah te ShBA-se ne Bordin e Paqes.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. j
                                                    joel shkodra

                                                    Nuk e di si do te perfundoje kjo inisiative e Trumpit kur sapo u lajmerua se Makroni i Frances nuk do te marre pjese (pergjigje e fteses se Trumpit) sepse "ka gjera te tjera me te rendesishme per te bere". Se mos perfundoje edhe kjo si "Ballkani i Hapur" dhe pastaj s'kemi ku ta "shesim" Ramen.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      astrit

                                                      Shpresoj qe Zeusi Tramp te mos ndryshoj mendje!

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje