Po sikur Trump të mos e ftonte Edi Ramën?

19 Janar 2026, 19:45Editorial Mero Baze

Nuk e di pse opozita përpiqet të mbajë gjallë këtë debatin për ftesën e Presidentit Trump për Edi Ramën, por me sa duket nuk i del e keqja që nuk u zbatua skenari i Maduros edhe këtu. Dhe tani nuk e kam fjalën vetëm për opozitën e Berishës, por edhe për këta të tjerët.

Dëgjova Agron Shehaj që tha se këtë ftesë e ka marrë edhe Presidenti i Bjellorusisë, që është diktator.

Tani mirë mbështetësit e Berishës, që janë të dëshpëruar se kjo ftesë anulon helikopterët e forcave “Delta” që do vinin ta arrestonin, po ç’kusur kanë edhe mbështetësit e Shehajt që besonin se ai konsultohej me Trumpin para çdo deklarate që bënte. Madje ishin gati të besonin që ai po zbatonte planin amerikan kundër Ramës dhe Berishës në vend.

Tani, meqë kjo çështje nga dramatike u bë qesharake, kam një pyetje: nëse do të ndodhte e kundërta, si do reagonin këta nëse Presidenti Trump nuk e ftonte Edi Ramën tek ky Bordi i Paqes?

Jam dakord për një moment me të gjitha kritikat ndërkombëtare për këtë Bord, me të gjitha vërejtjet që Agron Shehaj ka bërë se është ftuar edhe Presidenti i Bjellorusisë dhe me të gjitha vërejtjet që kanë këta të PD-së se ky Bord është kot se do paguajmë 1 miliard dollarë Trumpit.

Po sikur të mos ta kishte ftuar Presidenti Trump Edi Ramën?

Atëherë do të dëgjonim një kor të tërë trushpëlarësh që do ta shpallnin Shqipërinë vend antiamerikan për shkak të Edi Ramës, që Presidenti Trump nuk e përfilli (në fakt nuk ka përfillur shumicën e Ballkanit), dhe që kjo ndodhi sepse Edi Rama ka lidhje me Sorosin dhe krimin e organizuar e gjithë marrëzitë e tjera.

Dhe e gjithë kjo vjen nga fakti se opozita jonë ka humbur rrugën në oborr dhe nuk përpiqet të bëjë politikë bazuar mbi të vërtetat e dhimbshme të realitetit shqiptar dhe të ngjallë shpresë tek njerëzit me ide apo projekte të tyre, por ka vendosur të vijë në pushtet duke u mbushur mendjen njerëzve se në pushtet vihet duke blerë SHBA-në.

Kanë një vit që gënjejnë demokratët, madje u marrin edhe 6 milionë euro për t’i gënjyer që do blejmë LaCivitën të na sjellë në pushtet dhe tani rezulton që as zgjedhjet nuk i fituan me të, as “non grata” e Berishës nuk u hoq. Tani atë që nuk e bën dot me lek, mendojnë se po e bën kundërshtari i tyre dhe çdo sukses ndërkombëtar të Shqipërisë e lidhin me një faturë apo pagesë që Edi Rama i ka bërë për hallet e veta.

Ata tani janë gati ta konsiderojnë një ftesë që e nderon Shqipërinë si një ftesë të blerë, tek aleati i tyre Trump, duke e fyer edhe atë, pasi e paraqesin si një tregtar ftesash. Sikur të mos ishte ftuar, do ta paraqisnin si një dështim të Shqipërisë për shkak të Edi Ramës, që në fakt prapë nuk do të ishte e vërtetë, pasi aty janë vetëm 60 vende nga e gjithë bota.

Kjo qasje poshtëruese që ata kanë, në radhë të parë për veten si njerëz që mendojnë se mund ta blejnë pushtetin në SHBA dhe pastaj edhe për sukseset e raporteve të Shqipërisë me SHBA, është arsyeja pse ata janë katandisur në një grusht trushpëlarësh që duken njerëzit më qesharakë në këtë vend.

Tani ndaleni mendjen dhe na thoni: a do ishte më mirë të mos e ftonin Shqipërinë, apo më mirë që e ftuan? Se pastaj atë pjesën nëse duhet pranuar ftesa apo jo, meqë është ftuar edhe Bjellorusia, e shpjegon Agroni.

16 Komente

  1. C
    Castriotas

    Kjo ftese eshte bere me lobbying miliardash nga taksat tona. SPAK te hetoje dhe ti vjellin keto para Rama e hajdut _mashtrues_lobistet e Edvinit! Ne Shqiperine e kemi Gaze, per merite te Edvin Saliut e do te ndertokemi Gazen!!!! Tony Blair etj pse nuk lobojne per njohjet e reja te Kosoves, anetaresimin e Kosoves ne OKB, te sjellin kompani te medha serioze angleze, amerikane, gjermane etj por mbushin valixhet me taksat tona, para droge dhe me keto para vecse rikthejne nen rrogoz diktaturen serish???!! Sa shume po na fyejne ne SHQIPTAREVE ketp kopilet e pushtimeve?!

    Përgjigjjuni
    1. W
      Walk of Life !!!

      Po normale , pse nuk kemi leke ne per te demsherblyer te permbyturit , apo qe te mos permbytemi me , apo per pensionistet ..... sepse ne 35 vite ata qe kemi ne krye i bene leket rrush e kumbulla: shumica ne xhep , nje pjese per te bere foto lart e poshte , nje pjese per lobime...... "Ajatollahu Rama i pare" i ka rregulluar gjerat brenda vendit , dhe tani meqe ska cte beje ketu , i ka vene syrin ndonje karriere nderkombetare. Mbani mend ca vite me pare , qarkulloi per shume kohe ketu se Rama ishte propozuar per sekretar te NATOS. Tani qenka problemi i paqes ne Lindjen e mesme , kokat e medha nuk munden ta zgjidhnin , dhe kerkojne mendimet e nje njeriu qe merr vesh nga te gjitha : qe nga piktura e basketbolli ...e deri te satellitet ne hapesire..........Mjere populli ne cduar sharlatanesh ka rene !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        Ti je nje majmun i deshperuar . Duket ke kolen me dhjam, por trurin e demton dhjami Mos pyet dr plak krim per politike se pak ju duket 1990—-1998 ???????? O te mjere shkeputu nga tufa…. Idiot ne shkaterrim

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kutuzovi

        Eshte ulje te meresh e te komentosh ato qe thot Agron Shehu. Ai eshte nje kalli miseri i papjekur qe as pulat nuk e hane. Ate e rrahu Flamur Noka te foltorja e parlamentit dhe u be si iriq para tij. Agron Shehu,Llapaj,Qorri jane parti hiçi qe gerthasin e lehin si qent e lagjes qe qe bredhin neper koshat e plehrave.

        Përgjigjjuni
      3. L
        Ladi

        Agroni; nje fshatar i depiluar...

        Përgjigjjuni
        1. E
          E

          Agron Shehaj si ballist parimor pulengrenes thot vetem te verteten.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ik o malarik se nuk je per politike

            Malariku shehaj,na e nxjer Trumpin aleatin e saliut njeri te keq se ka ftuar edhe lukashenkon!!!! Lerini te shkretet ne mjerimin e tyre se nuk dine si ta dredhin. Te mos e kishin ftuar do ulurinin si bisha qe jane,edhe ai qe do saliun me shume se baben e vete do hidhte valle me lapajn

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bake

              Mero si ghithmone i sakte dhe konciz...... Me lejo te bej 2 verejtje te vogla...... 1----"mbeshtetes te A. Shehajt" po ku ka mbeshtetes ai 20 kg....... 2.per"mendojne"ata Dmth Paria e demokrateve... Ata vetem me bythe mendojne se mendja ju ka ikur ne drejtim te paditur

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ing. MERO !

                Zagaret e Vampirit te Viçidol - it aq tru kane Prandaj jane Zagare.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  filat

                  Në opozitë mbizotërojnë shpellarët dhe si derra që janë nuk kuptojnë se çfar do të thotë NON GRATA.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Botë e qelbur

                    Ata mund të mos kuptojnë se çdometheënë NonGrata ama non-gratën e duan më shumë se babanë e tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vulehumburit

                      Pjeserisht dakort me analizen qe bene z.Baze!Veçse nje pyetje kam per Ju kur aludoni qe "opozita e ka humbur rrugen ne obor"!Kur e ka patur ate qe ta humbase tani????????

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Para Laci

                        Ca jane kto budalleqe? Kjo eshte ide qe udhehiqet nga Trump, jo Amerika. Kto para do ishin me te vyera to investohen ne Shqipri sesa to paguhen per ti lepire bythen Trump-it. Rama ne ate board do dukej si dhi e zgjebosur me bishtin perpjete kur Shqiptaret njekohesisht po korkojne azil gati kudo neper bote. Do ishte turp per Ramen dhe per Shqiprine. Nderto Shqiprine ne fillim, pastaj Gazen.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mihonfsh Tetria

                          Paramendoni me qenë ramushi apo hashimi apo homza në vend të Albin Zotnisë……., o Zot o Zot çfar turpi do të kishte qenë ……. ani me këta emra ,,rramush” ,,hashim” ,,abdullah” ,,mustafa” ,, kadrri” hasan” , “bedrri”.. marrja e Zotit.. Albini është fatbardhësia e Kosoves dhe shqiptarëve të vërtet — Yll i Kosoves… dhe Kombit Shqiptar. Nonën npidh ajatollah Rames….!!

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            X

                            Mjaft more se na e bete terkuze kete ftesen e Trapit ne "Bordin e Paqes" te Gazes ku marrin pjese vetem ca mafioza nga diktaturat e botes. Presidenti i Frances e refuzoi ftesen e Trumpit dhe nuk pranoi te behet pjese e bordit. Mbas tij e refuzuan me radhe edhe Anglia, Gjermania, Holanda, dhe do ta refuzoje dhe Kanadaja. Gjithe shtetet e medha demokratike nuk kane pranuar te marrin pjese ne bordin e Trapit. Eshte nje mbledhje diktatoresh si Putana i Rusise dhe Lukashenko dhe ca budallenj nga vende te korruptuara qe kane paguar leke. E gjithe kjo e krijuar nga Trapi per te kthyer Gazen e shkaterruar nga lufta ne nje rezort turistik amerikan pasi te kene perzene popullin. Nje lider shteti serioz nuk merr pjese ne kete bord te turpshem. Kot nuk kane refuzuar Franca, Gjermania, Anglia. Trapi do te shfrytezoje shtete me peshe per te legjitimuar kolonizimin e Gazes dhe ne fund i erdhi vetem Edvini i Albanise dhe nja 3 budallenj te tjere.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Viktori

                              Pas nje ftese te Trump ne nje Bord "paqe", dalldia ka plas ne oborrin e prapem te kryeministrise ku jane shiltet e mediave te paguar nga paret e vjedhura te Inceneratoret - Ku more ka ftuar ai Trump kete Rame, ne WHITE HOUSE apo MARALAGO? Ne ate fare Bordi mor si Lukashenkon e Putinin, aty ku Makroni e ka refuzuar ftesen domethene!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje