E di që askush s’ka nerva të dëgjojë seriozisht mesazhet e Berishës para protestave që thërret, dhe ky është një fat për të. Por nëse thellohesh në ato që thotë, janë të gjitha kundër tij.
Sa herë që Berisha thërret një protestë, përpiqet të gjejë një model proteste që shpreson se motivon pjesëmarrjen. Nëse ja lexoni deklaratat në tridhjetë vitet e fundit që merret me protesta, më së shumti i pëlqejnë protestat e Beogradit. Që prej vitit 1996, kur i bënte thirrje Rugovës të mbështeste protestat e Beogradit e deri sot, gjithmonë u bën thirrje shqiptarëve të frymëzohen prej tyre.
E tillë është edhe thirrja e sotme që të rinjtë të frymëzohen nga protestat e Beogradit dhe Bangladeshit.
Sa për statistikë, prej vitit 1996 e deri te protestat e fundit në Beograd, janë ndërruar 5 presidentë pas Millosheviçit, që ishte bashkëkohës i Berishës, dhe një rezultat i tillë natyrisht i bën protestat frymëzuese. Në krye të këtyre protestave, sa herë që ndodhin, është një lider i ri që i udhëheq, një lider i ri që frymëzon dhe një lider që korr sukses ndaj pushtetit të radhës. Vetëm në Shqipëri ndodh që prej vitit 1997 protestat i udhëheq gjithmonë i njëjti njeri dhe nuk fiton asnjëherë. Arsyeja është se ai nuk udhëheq protesta popullore, por udhëheq protesta të dëshpëruarish që nuk janë në pushtet. Dhe ky është një ndryshim i madh. Protestat popullore zgjohen nga shpresa për ndryshim dhe shpresa për ndryshim nis nga ai që kanë në krye. Protestat shqiptare që nga viti 1997 kanë në krye Sali Berishën sa herë që ai është në opozitë. Dhe rezultati është gjithnjë i njëjtë: i udhëheqësi i tyre.
Në Bangladesh po ashtu. Protestat nuk është se i bën gjenerata Z, por i udhëheq gjenerata Z. Udhëheqësi i tyre është dikush që disa ditë para protestës nuk e njihte askush. Është dikush i lindur nga protesta. Dhe ai natyrisht frymëzon shokët e vet.
Gjenerata Z, në Shqipëri, e ka katragjysh Sali Berishën. Si mundet që një brez 20-vjeçarësh të luftojnë për të ardhmen e një 81-vjeçari dhe të jenë të frymëzuar?
E kuptoj qejfin që të jesh udhëheqës i një sheshi të mbushur, por sheshet e mbushura nga zemërimi nxjerrin udhëheqësit e tyre. Sali Berisha nuk ka shans të bëhet as udhëheqës i brezit të tij të pensionistëve, pasi është pensionisti më i pasur miliarder i Shqipërisë dhe pensionisti më i paguar nga shteti shqiptar, me pension 3 mijë euro në muaj.
Sali Berisha ka katër vjet që përpiqet të mbijetojë duke thënë se dikush në SHBA dhe në Tiranë kanë dashur të emërojnë opozitën dhe ta lënë Shqipërinë pa opozitë. Nëse ekziston vërtet dikush në këtë botë që ka emëruar opozitën në Shqipëri dhe vazhdon ta emërojë, është Sali Berisha. Ai ka caktuar vetë kush do të jetë në opozitë, kush do të jetë në shërbim të tij, kush do të jetë ai që do të shesë dhe blejë opozitën. Të tjerët ai i “vetpërjashton” nga opozita, si të fundit e tyre Ervin Salianjin.
Sali Berisha është shembulli më flagrant i njeriut që, pasi përpiqet të emërojë opozitën, pastaj përpiqet të emërojë edhe popullin opozitar, përpiqet të emërojë protestues, t’u bëjë atyre identitetin si i do, si në Beograd apo Bangladesh, madje edhe si i do: të rinj të bukur, të veshur me iPhone në duar, si gjenerata Z në botë. Por me një kusht, me një ndryshim, me një përjashtim: që udhëheqësi i tyre të jetë ai.
Kjo është kryesyeja pse nuk kemi një opozitë të lirë të shpërthejë, pse zemërimi popullor nuk shkon në favor të tij.
Por sot nuk është dita e tij, dhe ajo opozitë që do mundë këtë pushtet nuk do të jetë opozitë e tij.
Njesoj sillet Rama n pushtet si ky Saliu qe ke pershkruar ti n opozit
Edhe njëherë, si PËRHERË, edhe këtu, fajin e ka Altin Nest Ols Angon DUMANI, sepse nuk i dolën 15 vjet rresht duke studiuar dosjen e 21 janarit, dhe po e shtyn këtë në birucat e harresës. A do të dalë ndonjë BIR KURVE prokuror, të marrë të pandehur Altin Dumanin vetëm e vetëm për 21 janarin ? ? ? Sepse Ols DADO (VIÇIT), …..nesër i fillon avazi për dy gënjeshtra që i ka bërë shtetit, mungesa e magjistraturës dhe gënjeshtra bashkë me Ina Ramën, si prokuror asistues.
O Vlora 97!E di gërmën "ë", një "e" me dy pika sipër. E harrove 97 e Saliut në Vlorë? E morri provimin motra?
O, si nuk kam një Albin te forte, T’i bij m’u ne zemër Rames qe s’bezane. T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët, N’agoni te perdihet si vigan i vrame. O, si nuk kam një Albin te fuqishem! Rames, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga ”grusht” i Albinit… E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh Ps. Shqiperise i mungon nje Albin, nje Vjose, lidera qe ngjallin shprese. Skena politike jone eshte e mbushur me palaço cirku te ndryshem, fabrikime agjentuarash e ambasadash te cilet i sherbejne edhe dreqit, perveç interesit te shqiptareve.
Protesta ka si qëllim të regullojë gjërat që vuan populli dhe jo të sjellë në pushtet njerzit e kalbur.Protestat vlerësohen kur qëllimi nuk është shkatërimi i institucioneve të popullit por mbrojta e tyre etj etj.Shpesh protestat nuk tregojnë degradimin e qeverisjes por degradimin e opozitës...
Nuk ka opozite e proteste opozitare se kryetari i opozites eshte i emeruar nga Rama, mazhoranca! Kete dhe gomari e ka KUPTUAR! Opoziten reale natyrale NUK e lejojne te hyje ne tregun politik, me media, drejtesi e shoqeri te kapur tek copa e bukes! Kaq!!!!!!!
SEPSE NE SHQIPERI, kryetari i opozites eshte emeruar nga Edvin Vllehu. Opozita reale e natyrshme, nuk lejohet te hyje ne tregun politik, duke perdorur median e kapur, drejtesine mercenari te sali rames dhe parate e zeza! Kaq. E di qe nuk do ta publikoni, por mjaft qe e lexuat. Ka dhe media apo menyra te tjera per tu shprehur, por jo vazhdoni me censuren....!!!
Fjalthi - i riu - sa t'i pjellë shtatanik nga nëntë muaj që e do barra nga qëkur u ngjiz e se ç'ë desh dhe pa mbaresë jo jo sa për shkalitjen i bien 991 e përshkallëzim a i ranë 112 i gjeni, mbreslënës, promt. Nëntmujorsh! Çast. Shihni dhe përshkallëzuar në fjalthin ~ vlladë, shkërdhacë!
O, si nuk kam një Albin te forte, T’i bij m’u ne zemër Rames qe s’bezane. T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët, N’agoni te perdihet si vigan i vrame. O, si nuk kam një Albin te fuqishem! Rames, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga ”grusht” i Albinit… E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh Ps. Shqiperise i mungon nje Albin, nje Vjose, lidera qe ngjallin shprese. Skena politike jone eshte e mbushur me palaço cirku te ndryshem, fabrikime agjentuarash e ambasadash te cilet i sherbejne edhe dreqit, perveç interesit te shqiptareve.
Me të vërtetë mendojmë se sfidat e së ardhmes do t'i përballojmë akoma me këtë mbeturinë tribale të kohës kinezo sovjetike, që nuk ngeli qen antishqiptar pa e përdorur kundër kombit dhe shtetit shqiptar?!
Bravo migjeni... qe per kete vend mbetet gjithnje i ri, aktual... God bless you.
Duhen te rinj, me ide te reja. - - - - Keto te vjetrit nuk kane cfare te japin me, por kerkojne te perserisin pa sukses metodat 35 vjecare.