Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

22 Janar 2026, 19:46Editorial Mero Baze

Për katër vite, Sali Berisha ka arritur në politikën shqiptare atë që asnjë udhëheqës tjetër nuk ka guxuar as ta bëjë dhe as ta ketë si rezultat. Ai është sanksionuar nga SHBA dhe i është kundërvënë SHBA-së me gjithë forcën, pa asnjë kompleks. E fshehu ca kohë pas Lulzim Bashës, duke bërë sikur e kishte hallin me të, pasi ai e kishte shpallur “non grata”, por pasi e zboi atë, mbeti përballë SHBA-së dhe e vazhdoi betejën.

E vërteta është se SHBA nuk ia hoqi sanksionet dhe ndoshta nuk ia heq kurrë, por ai realisht i zhbëri ato në sytë e demokratëve dhe mbështetësve të tij.

Është i pari udhëheqës politik në Shqipëri që një sulm kaq të rëndë nga SHBA jo vetëm e përballoi, por e shndërroi në lëvizje politike dhe fitoi.

Fitoi mbi sistemin tonë gjyqësor, duke marrë në mënyrë të dyshimtë kredencialet e partisë; fitoi mbi sistemin e drejtësisë, që nuk guxonte ta prekte as “non grata”; dhe mbi të gjitha fitoi në sytë e mbështetësve të vet, të cilët 100 për qind e kanë zhbërë “non gratën” e SHBA-së nga mendja e tyre dhe ia quajnë dekoratë.

Kjo është një fitore e paimagjinueshme për ndonjë udhëheqës tjetër politik në vend. Këtu ai i ka mundur të gjithë, edhe Edi Ramën, pasi ka dëshmuar se elektorati i djathtë shqiptar nuk është, siç pretendohet, demos pro-amerikan. Në rastin e parë që iu dha, e djathta shqiptare mbështeti një antiamerikan pa asnjë kompleks, duke u justifikuar me gënjeshtra të shpikura: “e ka bërë Sorosi”, “e ka bërë Lul Basha”, “e ka bërë McGonigal”, “e ka bërë Edi Rama”, etj.

Të gjithë e dinin që gënjenin veten, por mbështetjen për Berishën e dhanë deri në fund. Madje edhe ata që konsideroheshin korierë të ambasadës së SHBA-së në Tiranë nga selia e PD-së, në fund, mes SHBA-së dhe Berishës, zgjodhën Berishën dhe u bënë deputetë të tij.

Kjo është fitorja më mbresëlënëse politike e Berishës në karrierën e tij dhe ndoshta nga të paktat fitore të tilla politike në gjithë ish-Lindjen komuniste.

Fiks ashtu siç e bëri vetë, me aq mundim, atë fitore; fiks ashtu siç e ndërtoi fitoren me kauza të gënjeshtra për të maskuar betejën e tij me SHBA-në; fiks ashtu e zhbëri për gjashtë muaj.

Qysh nga zgjedhjet e 11 majit, kur iu desh të paguanin 6 milionë dollarë për të hequr sanksionet “non grata” për Berishën dhe familjen e tij, ata, në vend të rezultatit që ende nuk e kanë arritur, u servirën demokratëve dokrra rreth “blerjes së SHBA-së” prej tyre dhe ndryshimit të pushtetit përmes SHBA-së.

Pra, njeriu që e përballoi i vetëm SHBA-në, që i dha identitet betejës së tij me SHBA-në duke marrë zvarrë gjithë të djathtën shqiptare antikomuniste kundër SHBA-së, e dorëzoi fitoren e tij duke paguar para që ta zhbëjë.

Të gjorët demokratë, që kishin katër vjet që shanin nga mëngjesi në darkë SHBA-në që kishte sanksionuar udhëheqësin e tyre, fshinë postimet e vjetra dhe u bënë të gjithë proamerikanë.

Beteja e javës së fundit ishte edhe më frustruese për ta. Ftesa që Edi Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes i konfuzoi dhe iu desh të shpiknin përditë nga dy gënjeshtra, me shpresë se do ta mbanin në këmbë narrativën e tyre gjashtëmujore.

Opozita u përball sot me gjithë gënjeshtrat e saj të gjashtë muajve të fundit dhe, e autosugjestionuar nga shpikja e një beteje të SHBA-së me Edi Ramën, zhbëri gjithë identitetin politik të Berishës për katër vitet e fundit, duke ia hequr atij të vetmen vlerë politike që prodhoi: vënien e personalitetit të tij mbi atë të SHBA-së.

Dhe ndodhi ajo që pamë në Parlament. Edi Rama u tall me nge në një seancë e cila duhej të ishte solemne, dhe ata votuan të gjithë në rresht emrin e tij për ta përfaqësuar në Uashington, nga i njëjti kompleks që i ka mbajtur gjallë gjashtë muajt e fundit: ideja se ata kanë “blerë” SHBA-në dhe ajo do ta heqë nga pushteti.

Tani, jo se do fitonte ndonjë gjë të madhe po të mos e votonte, por së paku do mbetej vetvetja. Tani është thjesht një pagator që, me lekët e vjedhura, kërkon të pranohet nga “armiku”, të cilin e mundi pa lek për katër vite.

Kështu ndodh kur gënjen të tjerët për çdo gjë dhe, në fund, gënjen edhe veten.

20 Komente

  1. X
    Xhike

    E ka thënë bukur Namir Lapardhaja sot ….” Kur ta vë…. Kadiu” ….. Kështu është edhe kjo opozitë me nongratën Sali Berishë në krye.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali

      Nje koment per kete ....po me shume per nje shkrim te Cim Pekes...... Ibret na i beri ky Trampi i shkret,PD,analist e deputet. Po degjo Cim! mos hapesh fjafle....se dhe qe votuan....jane ilegal. Po s'na doli fjala,qe sot eshte ndryshe....se kemi per gje te themi....."Ktheje dallandyshe.".... Se Sala si plak eshte I lajthitur... Dhe ne te tjeret...me te rroitur. Te gjith folen,te gjithe thane .... Po zonja xhozi ngeli pa fjale... Se per Mul Noken te gjith e dine...po sfoli ai "burri" Se prish burrerine. Mark Gjek Marku me penen e tij..... ne nje rast si ky...te bardhen flete,nuk mund ta nxij....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Mero ne bordin e Paqes eshte edhe Kosova me Vjosa Osmanin. Vetem kerrici i Vucicit e beri sikur ishte nje ftese speciale vetem per te.

        Përgjigjjuni
        1. U
          UÇK

          Kerrici i Saliut pergojon kerricin e vucicit...O tempora, o mores.

          Përgjigjjuni
        2. 1
          1

          Po ta vleresoni fjalen TURP sot ishte dita qe sic thote populli qeni qepen te hante,nuk do e votonin ate qe u paraqiti Rama.Mu dhimbsen sot te tere.Ne fjalen e tij Rama i poshteroi,nuk u la me fytyre .Nejse gje e mire eshte qe per metingun e dt.24 do kalojne 3 dite dhe turpi kaq mban ,te shtunen para metingut ti fusin dhe nje gode vere ,dhe jane ne regull me militantet trushplare qe do u vene

          Përgjigjjuni
          1. I
            I

            Sot Mero komploti Sali-SpakDumani kunder Edi Rames ka mare nje goditje fatale.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arjan

              O ZOT FALI SE NUK DIJNE CFARE THONE.SHQIPERIA ESHTE NE DORE TE BANDAVE KRIMINALE ORDINERE KY THOTE SALEHU SPACI E LESHI MORI GODITJE.TI RRUASH PARTISE IIIIII.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lexues i Gazetes TEMA

              "....njeriu që i dha identitet betejës së tij me SHBA-në duke marrë zvarrë gjithë të djathtën shqiptare antikomuniste kundër SHBA-së" - shkruan zotni Mero Baze. Jam kurioz, a mund t'iu kumtoni lexuesve tuaj disa nga emrat e kesaj "te djathte antikomuniste"? Nuk iu duket ca si bastarde qe te quhen "te djathte" dhe "antikomuniste" Berisha dhe suita qe ka pas vetes?

              Përgjigjjuni
              1. E
                E vërteta

                Bravo! Por Mero flet me sarkazëm mendoj unë.

                Përgjigjjuni
              2. P
                Peshtyma

                Te degjuar e kam;se Trampi paskesh pyetur sekretarin e shtetit nese ishte e vertet qe shqiptaret kishin paguar 6 miljon dollar .Po i thot ai por pa mundur ta sqaronte deri ne fund se T rampi nxitonte .Keshtu qe Trampi vuri ne liste Edi Ramen .Saliu e nuhati gabin dhe i shkruan Trampit se jam une qe u kamderguar 6 mil. dollaret e jo Rama.Eh kish thene T rampi ....dava shqiptaresh.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SPAK

                  Burazer , po me miqesine lex sorros -palloshi ca behet , apo hik o kembe se te dhjeu bytha. Kot pyes un i varfri , kot. Se jemi dhe ne ca qe nuk na rruhet as per palloshin as per malokun . Kot e .

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  AS

                  Kryeministri kanadez ne Davos iu referua Havel (ish presidenti i Cekise) per "regjimin komunist qe beri te mundur qe njerzit te jetonin brenda genjeshtres". ---------- Cfare lidhje ka kjo me artikullin?

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    konsevator

                    Edvini I zi I drogs,kakoins ,heroins,kartelit sinalloi I meksiks, asht at qy tall .I. me upuzitn ,me toktorin e liri demokracis , me analistat edhe opinjonistat e shqupit n banake televizjoni ,me juridiksat e argits neper institucjone .rama ik ik ik,sorosi I zi ik ik ik.oreee ,ne kuqov atje tek pisha erdh toktor sali berisha opo ngrini lart ata dy gishta ,se me thon la çivita,opooo,oreeee.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Opozitar

                      Iku dhe sovraniteti.. problemi me idiotet e Saliut eshte qe idiotsine e kane kthyher ne normalitet dhe budalleqet qe thone nuk ngjisin me shume se 3 dit.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mesuesi

                        Mero , je perfekt ne paraqitjen natyraliste te piruetave , tipike te diabolizmit komunist. Ndersa une do te shtoja : KY teater langaraqesh personazh kryesor ka sekretarin e Partise se Punes , Sali Berishen, ne harmoni te plote me te tjeret . Eshte nje teater I rralle , duket I gjithekohshem , sepse Po I afrohet shekullit dhe fundi nuk ka shenja . " Lexuesi I gazetes "Tema" " , me shume te drejte , te ka terhequr veshin ... Eshte e pafalshme te pranosh dhe te deklarosh si te djathte taborrin e rrugaceve berishiste si parti e djathte , si pervijues te Mitat Frasherit apo Eqerem Bej Vlores ?!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ardiani

                          Nga euforia per ate Bord te Trumpi eshte harruar fare halli e sikleti per Belen akoma fshehur pas imunitetit po aq sa fshihet Minarja ne shallvaret e Rames.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Endri

                            Eshte fshehur per dumdumet si ty.Ne fakt aty e ke,balle per balle,duke te treguar si zbatohet ligji e kushtetuta.Jo se kemi shpresa te ndreqen shpellaret kokcepsha se juve vetem kokrra plumbit ju vjen hakut,por per ti bere 100 aro qe jane 83 ne kuvend.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kol Balla

                              Endri, beji te fala Beles, nga Koli i thuaj...

                              Përgjigjjuni
                          2. B
                            Bureto

                            Mero në kete shkrim në shume aspekte ka te drejte, por jo në një. Para se ta shtjelloj kete po riprodhoj se çfare shkruan ai: "Berisha është sanksionuar nga SHBA dhe i është kundërvënë SHBA-së me gjithë forcën, pa asnjë kompleks. Është i pari udhëheqës politik në Shqipëri që një sulm kaq të rëndë nga SHBA jo vetëm e përballoi, por e shndërroi në lëvizje politike dhe fitoi. Kjo është një fitore e paimagjinueshme për ndonjë udhëheqës tjetër politik në vend. Këtu ai i ka mundur të gjithë, edhe Edi Ramën, pasi ka dëshmuar se elektorati i djathtë shqiptar nuk është, siç pretendohet, demos pro-amerikan. Në rastin e parë që iu dha, e djathta shqiptare mbështeti një antiamerikan pa asnjë kompleks, duke u justifikuar me gënjeshtra të shpikura: “e ka bërë Sorosi”, “e ka bërë Lul Basha”, “e ka bërë McGonigal”, “e ka bërë Edi Rama”, etj. Të gjithë e dinin që gënjenin veten, por mbështetjen për Berishën e dhanë deri në fund.". Keshtu, pra shkruan Mero dhe pikerisht me këto gabon! E përzien kot te "djathten shqiptare", aq sa ajo është, me konglomeratin e perfshire si antarësi apo si militantë te PD e mbetur të Sali Berishes, por dhe historikisht. Se ç'perfaqesojne keta te dytët, pra militantet, i ka pershkruar mjaft mire psikiatri dhe filozofi i shquar amerikan, prof. Eric Froom në librin e tij "Psikologjia e turmave". Në rastin e Shqiperise, pra, ata qe votonin apo që nje pjese e votojne ende dhe sot jane shtresa e popullsise qe urrenin regjimin diktatorial; një pjese e antaresise se PPSH apo dhe sigurimsa që nga halli i kishin sherbyer regjimit te kaluar, por e nuk e donin ate; pothuajse e gjithe shtresa e të perndjekurve dhe të persekutuarve politike të tille edhe ish anetare te PPSH; ata qe perfituan më se shumti nga reformat alla berishiste me sloganin "Bashkefajtore dhe Bashkevuajtes", si ai i "Çekut të Bardhe", "Ligji 7501 i Tokes", dhe ligje te tjera per privatizimin e prones shteterore. Pra ky ka qenë në vitin 1992 elektorati qe e solli në pushtet Sali Berishen. A ishin keta te djatht?! Jo, joooo! Per shkaqe historike e djathta shqiptare ishte pothuajse inekzistente, por edhe aq sa ishte ajo vertet per nevojen e largimit te regjimit diktatorial komunist sigurisht qe iu bashkua levizjes per ndryshim dhe, në 22 mars 1992, votoi koalicionin PD-PR-PSD (dhe ky ëe teresine e vet, jo i djathte), që e solli kete ndryshim. Deri ketu e djathta shqiptare, ajo tradicionalja, kontribuoi per Sali Berishen, "komunistin antikomunist, ose komunistin e zi"-sipas Vaslav Havel. Prej ketu dhe në vazhdim në luften e tij per pushtet brenda partise, ai filloi luften edhe kunder asaj të djathte brenda saj të perfaqesuar nga Petrit Kalakula, Tomor Dosti, Uran Butka, Tomor Malasi etj. Kjo ndasi u thellua edhe me pas tragjedise se 1997, e cila pasoi zgjedhjet e qershorit te atij viti, ku shume shqiptare, shumica te djathte, votuan me 38%, sipas KQZ, rikthimin e Monarkise. Kjo ishte nje shprehje e qarte se shqiptaret ende e kishin një dell "të djathte', por më shume e kishin kete si reagim ndaj PD dhe PS, (dy gjysmave te bajges te PPSH, ndare në mes nga rrota e qerres se hostorise, sipas D.Agollit). Eshte fakt që sot shtresa e te djathtes historike, kryesisht ajo e pronareve legjitime, dhe e te persekutuarve politike nga ajo shtrese, dhe nje pjese e mire e liberaleve demokrate, nuk e votojne Sali Berishen, por per shkaqe historike dhe ideologjike, as PS. Të dyja pothuajse i kane te percaktuara domenet. Ama shtresa deçizive, ajo që e ka penguar dhe e pengon rotacionin, eshte pikerisht e' djathta' shqiptare që e neveritur nga politika e te dy paleve, ka preferuar indiferencen, e perfshire keshtu në te ashtuquajturin "elektorat gri". Kjo fashe domethenese, afro 300 mijshe, nuk do votoje ndonjehere PS, por e sigurt as PD e Sali Berishes, e cila per te ardhur ne pushtet pa ate e ka te pamundur. Dhe ketu vi në fillim te asaj qe thashe ne fillim, se pse nuk ka qenë e mundur qe pas shpalljes "'non grata" te Berishes nga SHBA, "e djathta shqiptare", t'i bashkohej atij dhe nuk eshte ajo që e riktheu ate në krye te PD. Në ka një shtrese në Shqiperi që eshte proamerikane (SHBA-ve), pa kushte dhe pa asnje ekuivok, kjo eshte e 'Djathta Shqiptare', që shume (sidomos te majtet) e ngaterrojne thjesht dhe vetem me ballistet, legalistet, por akoma me pak jane ata qe rrahin gjoksin dhe shiten se jane të tille, që qe si rregull jane ata me dy gishtat lart, si psh, sa per garniture, si psh. çuni i Balli(st) Fahriut, që jo të djathte nuk jane, por janë pjese e një sekti te uryer berishist dhe që si te tille, do avullojnë bashkë me të.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edi

                              Dhe ti o Burreco vertete beson se ta lexon kush kete carcaf si dacibao kineze qe ke arnuar?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje