Grenlanda jonë

21 Janar 2026, 20:42Editorial Mero Baze

Në kulmin e një debati që po çmend botën, rreth fatit të Grenlandës pas ambicies së Presidentit Trump për ta bërë pjesë të SHBA-së, Shqipëria e vogël, dhe e mbushur me sherre të mëdha brenda saj, ka si hall kryesor: a është ftesa e Trumpit për Edi Ramën apo për Shqipërinë?

Ky sherr do të spostohet nesër në Kuvend, ku do të votohet konfirmimi i Shqipërisë se do të jetë anëtare e Bordit të Paqes dhe opozita natyrisht që do ta votojë pro, pa harruar të thotë që Shqipëria është narkoshtet, që ne jemi vendi që po destabilizojmë Amerikën Latine me trafikun e drogës dhe që Evropa duhet të na mbyllë dyert për anëtarësim, etj., mallkime të rënda të padëgjuara nga asnjë armik i Shqipërisë në botë.

Tani, nëse jemi vërtet narkoshtet, nëse po destabilizojmë me drogë Amerikën Latine dhe nëse nuk duhet të na pranojë Evropa, siç pretendon opozita e Sali Berishës, nuk shikoj asnjë arsye që opozita ta votojë këtë ratifikimin e Shqipërisë si anëtare e Bordit të Paqes. Nuk ka kuptim që Sali Berisha të votojë pro pranisë së Shqipërisë në një institucion të ri ndërkombëtar, ku janë gjithsej deri tani 50 deri 60 shtete nga e gjithë bota, në një përpjekje për të vendosur paqe në Lindjen e Mesme.

Një njeri që ka qëndrime parimore dhe e ka seriozisht për ato akuza të rënda ndaj vendit të tij, gjëja më e lehtë që mund të bëjë është të votojë kundër hapjes së dyerve të Shqipërisë për në Bordin e Paqes, për të shpëtuar dhe Presidentin Trump dhe imazhin e tij. Derisa nuk meritojmë Evropën, derisa jemi narkoshtet dhe po destabilizojmë botën me trafikun e drogës, përse dashka të jemi edhe anëtarë themelues të Bordit të Paqes?

Opozita duhet ta shpjegojë votën e saj. Ose duhet të tërheqë akuzat ndaj Shqipërisë, ose votën ndaj të qenit vend themelues i organizatës së Bordit të Paqes.

Aq më tepër që në krye të vendit është Edi Rama, ai që ka në ngarkim gjithë këto akuza për Shqipërinë plus dhe ca të vetat.

Dhe për ta çuar deri në fund cinizmin me hipokrizinë e opozitës ndaj Shqipërisë, para se të niset për në Davos, ku bota po çmendet nga çështja e Grenlandës, Edi Rama po darkon në Vlorë me vajzën e Donald Trumpit, ku po i lutet të investojë në Grenlandën tonë të vetme, ishullin e Sazanit, duke qenë i gatshëm t’i krijojë gjithë sigurinë juridike dhe të infrastrukturës.

Për fat, as për këtë opozita nuk ka kundërshtime. Eshtë dakord  fal Donald Trumpit.

Dhe, meqë jemi tek Grenlanda jonë, nëse ajo realizohet, Shqipëria kalon në një nivel tjetër të investimeve të mëdha të huaja në vend dhe bëhet një magnet i ri për sigurinë juridike dhe politike të investitorëve perëndimorë, pikërisht për shkak të modelit të Sazanit, Grenlandës sonë, që po lutemi aq shumë të na e marrin.

Dhe nuk kemi aq shumë hall për suksesin në biznes të zonjës Trump apo Kushnerit, por për faktin që pas kësaj, opozita nuk do të thotë më që çdo investim në bregdet është i baronëve të drogës. Tani diçka ka ndryshuar. Jo të gjithë ata që investojnë në bregdet janë baronë të drogës. Nga kjo akuzë përjashtohen tani Sazani dhe aty ku ka marrë leje Shkëlzeni, ku shfaqen pronarë toke Selmanllari, Shtufi apo Beshiri.

Prandaj duhet t’i gëzohemi Grenlandës sonë dhe të bëjmë sikur nuk e kemi mendjen te ky sherri për Grenlandën në botë. Atë nuk e zgjidhim dot.

Ne, Presidenti Trump po na bën nder duke na lehtësuar nga akuzat e Berishës për narkoshtet dhe për investime droge në bregdet. Nuk është pak, po të mendosh që Berisha u kishte premtuar demokratëve se datë 20 janar Rama do shkonte tek Maduro dhe sot voton për të.

17 Komente

  1. 4
    4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

    Saliu do votoje pro sepse ne dt 24 Rama hidhet ne lane dhe ne dt 25 sali krimineli shkon ne davos

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      Nuk eshte shkrimi me i mire i autorit. - - - - - - Nuk jam i sigurte qe anetarsia ne Bordin Drejtues se Gazes duhet te jete pjese e politikes ne Shqiperi (nuk eshte e rendesishme per Shqiperine dhe nuk duhet shkruar shume per te). - - - - - -Nuk jam i sigurte qe Shqiperia (ose kryeministri) duhet te bejne pjese ne Bordin Drejtues se Gazes pa bere me shume kerkime / analiza te rolit te ketij bordi (a po kerkon US te anashkaloje OKB dhe te krijoje organizate qe i pelqen Trump?). - - - - - - - Nuk e mendoj me vend takimin e kryeministrit me nje investues te huaj. Qeveria mund te krijoje kushtet per investim, por takime personale me te huajt (vecanrisht me dhendrin e Trump) krijojne ndjenjen e inferioritetit te shtetit shqiptar. - - - - - - Shkrimi duhet te pergezonte opoziten per bashkimin e votave me maxhorancen dhe jo te kritikoje. Kombi duhet te shkoje perpara, jo te diskutohet kaq shume e kaluara. - - - - - - Shqiperia eshte hedhur 100% ne turizem kur dihet qe turizmi nuk ngre mireqenien e njerzve. - DREJTESIA, PRODHIMI INDUSTRIAL, dhe KORRUPSIONI ZYRTAR jane zgjidhja me e mire. - Do ishte me mire qe Kushner te ndertonte nje linje prodhimi makinash se te ndertonte nje ose disa hotele ne Sazan.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salushi

        Reply to AS ! Qenk budalla. vazhdo t'i bjesh dajres se çar.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Kush ishe ti dhe njehere? Askushi.Kap ndonje psikolog .Ke shenja te delirit te madheshtise..

          Përgjigjjuni
        2. N
          Një plus një bëjnë …….Altin Nest Angon Dumani

          E gjithë kjo o Mero Baze, ka vetëm një REZULTANTE, ka vetëm një emër, PANDËSHKUESHMËRI, nga SPAK dhe veçanërisht nga “KRYE”PROKURORI NDERKOMBËTAR Altin DUMANI. Të tjerat, janë pordhë me rigon, me aromë Shupenze.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Do vije dita edhe per dadot e dumanet e Saliut

            Pa merak, do vije dita qe dadot e dumanet do dalin para ligjit per bemat e tyre ne detyre dhe jeten lloksoze te pa justifikuar!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Taulant

            Mbas Pashaportes Evropjane kerrici Vucicit kapet tek Ivanka. E arriti qellimin e kyhehu vendin ne azil pleqsh.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliri

              Ty te ka dale gjumi vone o kerric zog gomari! Ti ka tymose trute plaku Te uroj sherim. Shko tek mjeku, shpejt

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kazani

              Mero, Sazani nuk është "Greenlandë"! Por ishull me 5 yje. Dhe të investohet në të nuk është me të lutur. Dhe nuk do të thotë që "të interesuarit" ti shoqërosh me eskorta policie (hapuni se po kalojnë këta). Për pushtetin e vetë dhe për të mbajtur lidhjen, e-Drama po sillet sikur e ka ishullin e Kristaqit dhe të Anetës! (Gjithësesi t'a kuptoj editorialin, dhe kurkush nuk është kundër zhvillimin dhe investimeve, por të jemi realist nuk ka fare transparencë dhe me pronat e Shqiptarëve po bëhet ça ju do trapi këtyre (deri dje Saleh-ut me Fazlliçra e sot këtyre të tjerëve)).

              Përgjigjjuni
              1. T
                Teme

                Te falesh nga nje cope toke per cdo president amerikan eshte jo productive . Si po sshkojne punet BE do e shikojme me dylbi. Msa eshte shkelur disa here. Gara per Kompanie Europiane nuk ekziston. Qofsha i gabuar por Shqiperia nuk do te fitoje gje. Taksa zero, punetore te huaj ..Sazan e Zvernec mbase Narte te betonizuara...

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E verteta

                  Sazanin tone e bene pjese te territorit te republikes “shushunjat komuniste”, ne vitin 1947. Jane te vetmit qe kane nenshkruar marreveshje per te zgjeruar territorin e republikes ne 113 vjet te shtetit shqiptar. Sot, ngaqe kemi teprice sovraniteti dhe pavaresie, detyrohemi t’ia falim miliardereve qe enderrojne festa te stilit Epstein.

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    find the difference

                    Ftesa e Trump eshte per Shqiperine sic eshte per mbi 11 shtete perfshi Bjellorusine, se te ishte ftese per Ramen do ishte ftese edhe per Lukashenkon, por keta Trump nuk i ka ftuar atje ku ftohen kreret e shteteve, ne Shtepine e Bardhe a ne seline e tij ne Maralago.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toromani

                      Zhvillimet në Sazan Zvërnrc areoport e bregdetë janë shumë të mira për shqipëtarët dhe për turizmin e shtrënjtë Ato do japin të ardhura dhe do punësojnë shumë shqipëtar Nuk ka lidhje me Gruenlandën

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kymete Bajrami

                        Presidentja jone Vjosa Osmani ma e mira ...po shkelqen o yll ...bashke me baben Albin veq perpara se zemren mal na bote.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asd

                          Po sikur Trump te mbylle nje sy (me Ramen si i dyshuar ne aferen Macgonigal) sepse i pelqen Sazani? A nuk ia vlen gjithnje qe te mbeshtetemi tek parimet? A nuk duhet te jete kjo vija jone udheheqese? Europa po thote qe Groenlanda nuk ka nje çmim. Po Sazani?

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            prec ulaj

                            O, si nuk kam një Albin te forte, T’i bij m’u ne zemër Rames qe s’bezane. T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët, N’agoni te perdihet si vigan i vrame. O, si nuk kam një Albin te fuqishem! Rames, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga ”grusht” i Albinit… E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh Ps. Shqiperise i mungon nje Albin, nje Vjose, lidera qe ngjallin shprese. Skena politike jone eshte e mbushur me palaço cirku te ndryshem, fabrikime agjentuarash e ambasadash te cilet i sherbejne edhe dreqit, perveç interesit te shqiptareve.

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              nje punonjes buxhetor

                              Grenlanda jone - sot 22 janar 2026 dhe punonjesit e sektorit Shendetesise ne tere vendin nuk kane marre akoma rrogat e dhjetorit 2025 !!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje