Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

26 Janar 2026, 20:17Editorial Mero Baze

Një javë më parë SPAK organizoi një operacion surprizë te një kullë në qendër të Tiranës, ku në bashkëpunim me një emision investigativ italian zbuloi një call center që zhvaste qytetarë evropianë, kryesisht italianë.
Shumat që përfitoheshin janë marramendëse.

I pari që reagoi ishte Sali Berisha, duke deklaruar se pas call center-it fshihet motra e Taulant Ballës. Dhe pas kësaj teknologjia e demonizimit e përhapi lajmin në çdo portal të kontrolluar prej tij. Lajmet janë ende online, pavarësisht betejës ligjore që ka nisur e dëmtuara.

Ndërkohë hetimet e prokurorisë zbuluan se pas call center-it gjenden tre tropojanë, të cilët janë pjesë e enturazhit të njeriut kryesor të Sali Berishës.

Pas asaj nuk ka më asnjë koment as nga Berisha, as nga ata që "gjetën" pistën e motrës së Taulant Ballës.

Që ka gjetur motrën e Taulant Ballës kuptohet pse e ka bërë, pasi Taulant Ballën e ka akuzuesin e tij te dosja “Partizani” dhe çdo gjë që ndodh kërkon ta lidhë me të. Nuk i ndërhyjmë në inatin e tij.

Por interesante është që opozita, e cila nuk lë fantazi pa zhvilluar në raste të tilla, ka kyçur gojën dhe nuk flet më asgjë për call center-in në qendër të Tiranës, as për atë njeriun që menaxhonte ruajtjen e saj dhe heqjen e materialeve brenda natës. Tani bën sikur nuk ka ndodhur fare, ndërkohë që tre vëllezërit tropojanë në kërkim nuk janë kapur ende.

E njëjta teknologji baltosjeje ishte edhe në rastin e Ballukut; në dosjen e saj kishte boll episode joetike të cilat mund t’i shijonin, por në fakt Berishës i shijonte të shpikte se ajo ka 300 apartamente dhe kjo është në dosje. Në fakt as në dosje, as në terren nuk ekzistojnë, por tanimë janë bërë pjesë e fjalorit politik të Berishës dhe njerëzve që flasin në emër të drejtësisë në Shqipëri.

Kjo praktikë nuk merr dot fund duke i bërë moral Berishës. Kjo është një praktikë e cila po zë vend në kulturën politike në Shqipëri edhe falë SPAK-ut, i cili e ka përdorur disa herë mekanizmin e gjyqeve popullore kur ka akuza të dobëta dhe kërkon t’i justifikojë represionet me populizëm.

Dhe kjo tani u kthye në traditë.
Sa herë dikush është në hall, shpik diçka në emër të SPAK-ut dhe baltos palën tjetër me idenë që këto janë çështje në hetim.

Në disa raste SPAK ka reaguar, siç ishte rasti i Gazmend Bardhit një vit më parë, dhe nuk ka pranuar që të hidhet baltë mbi të.

Është mirë që, ashtu siç ka krijuar kulturën e gjyqeve popullore, të krijojë edhe kulturën e keqpërdorimit të emrit të SPAK-ut për llogari politike.

Do të mjaftonin këto dy raste, të cilat kthehen pastaj në mite popullore, për të kuptuar se SPAK po kthehet në një institucion që po përdoret për të justifikuar shpifjet e politikës dhe luftërat e pista politike kundër njëri-tjetrit.

Dhe kjo pastaj e kthen atë nga një pushtet gjyqësor në një aktor politik që, në vend të zbardhë të vërteta kriminale, i mbulon ato me shpifje politike.

17 Komente

  1. 1
    1

    Kjo gjetja me 300 apartamente ,eshte e bukur.Mire lexhenda qe e perdor kete si fakt ,se atij i falet keshtu ka bere qe ne fillimet e tij dhe tani nuk ndryshon dot,poketa te tjeret qe e kopjojne dhe e perserisin mot a mo,nuk pyesin vehten :Ku jane keto 300 apartamente?Te genjejne por me lezet qe edhe te besohen pak

    Përgjigjjuni
    1. 3
      300 aparamente jane te berishisteve ne drejtesine

      300 apartamentet jane vertet, por ato i kane prone Dumani, Dado, Premci, Babi, Pllumbi dhe disa te tere te sektit Berisha ne drejtesine e re. Thone qe e njohura Klodiana Lala, si e brendeshme ne Spak, i ka numeruar nje me nje dhe listen e tyre e ka dorezuar ne Ambasaden Amerikane.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demo Krati

      Në zgjedhjet e vitit 2029, SPAK do të kandidojë në zgjedhje si parti politike me kandidatët e vet...... Dhe rrezikon ti marë mbi 50% të votave Partisë Demokratike.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anarko-Sindikalisti

        Ky SPAK-u do na lere ta degjojme kaseten qe ka dorezuar sot A.Hoxha, ne lidhje me 21 janarin? Meqenese çfare s’kemi degjuar keto kohe. Pallosha, bukurosha, brekushe, tunele, apartamente, kollsentra (sipas fjalorit onlajn te shqipes), verera 10,20,30,35 mije evro (sipas rastit), rrembime, izraelite, arrestim te KM ne Amerike etj, etj…

        Përgjigjjuni
        1. k
          kjo ishte e bukur????????

          ????????????????????????????????????????????

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Saliu thot 300 apartamente se I kujtohen 300 petrita

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me brekët përtokë

            Po i kërkon shumë një prokurorie në panik, anarki dhe drejtim të paditur, ku edhe brekët e lexhendës që i thuri propaganda, i kanë rënë përtokë

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populli

              Vetem ne shqiperi degjon akuze "korrupsion pasiv" ose "shperdorim detyre" dhe tufa e idioteve e nxitur nga media dhe qente e Saliut bejne pazare me miliona, miliarda apo kulla e apartamente e deri tek brekt e grave apo epshet seksuale. Sapo degjova nje idiot qe bertiste Balluku hajdute e ka kapur SPAK per korrupsion dhe e pret burgu. Edhe ky ishte nga politikant e rinj! Me e forta qe keta duan edhe ta heqin si krim penal shpifjen nderkoh qe bota jo vetem qe i forcon ligjet kunder shpifjes (edhe asaj online nga anonimet) por vetem sot BE ka filluar hetimet mbi inteligjencen artificiale ne X qe manipulon fotot duke zhvesh femrat.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora 97

                Jeni ber fare sahanlepires Turp

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miopi

                  SPAK-un e krijuan ata qe me 21 Janar 2011 urdheruesin per vrasje dhe urdherzbatuesin i cilesuan respektivisht burre shteti dhe yll ne ngjitje.Gjithkush e mban mend qe serverin e KM e morren per ta rilexuar dhe e fshine. Derri sa te leh balua ne çdo sokak (salia)era mut do bjere çdo prag,fale vegles se tij SPAK.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesi ne komprementim e siper

                    Keta maskaralleqe qe beri Berisha duke perdorun Spakun u bene pasi u lejuan nga Dumani i trembur deri ne palce. Ngelet per tu pare nese edhe Braho do te lejoje si Dumani degjenerimin qe Berisha i ben Spakut cdo dite duke i dhene zemer grupit berishian te prokuroreve Dado, Prenci etj.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      deda

                      po ça u merni me berishën mor amani.Atij që kur e goditën me grusht në miting i ka ikur mendja. Tani ai ka mend sa një fëmi ose sa një budall

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raqka

                        Nuk mund të ndryshohet karakteri i njeriut në moshën 85 vjeçare . Ai është formuar gjat gjithë viteve të jetës . Nuk mund të bëhet demokrat Sali Berisha , kur deri në moshën 60 vjecare ka qenë sekretar i Partisë Punës , pra një komunist militant . Për sjelljet dhe veprimet e tij antidemokratike dhe korrupsionin masiv është dekoruar nga aleatët euroatlantikë me urdhërin e lartë NON GRATA . Pa ikur ai nga drejtimi i PD-së , demokratët nuk do të vinë kurrë në pushtet dhe Rama do ta përdorë atë si lugatin e shqiptarëve .

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                          "Gjuha vete ku dhemb dhembi" thote populli, e Meros sot i shkon aty ku i dhemb me shume atij vete se sa Rames, tek Bela Ball-ukut aktualisht e njohur si "e Tunelit te Llogarase''!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci qytetar

                            Vetem emisionet e gazetarit patriot Marin Mema Shqiperia tjeter t'i mbledhin e ti shikojne te gjitha, cfare kerkohet ne fshatra vetem rruge uje drita pa nderprerje, asgje me shume; gjerat elementare te nje shteti normal qe kane 35 qe vetem presin fshataret t'u behen; Bile ka fshatra qe jane shume afer rrugeve nacionale apo qyteteve dhe vuajne e vuajne as 10 km rruge kerkojne; Pse nuk jua bejne rruget ujin dritat se te tjerat i rregullojne vete banoret ne fshat e bile thone qe po ju bene keto ka plot qe duan edhe te kthehen apo te kene shtepi ne fshat, e kjo sjell zhvillim; Por duhet te kesh politikane vizionare e patriote si gazetari Mema qe jo vetem percjell problemet por propozon edhe zgjidhje te thjeshta te tyre, e ka ardh koha qe sduhet te bien ne vesh te shurdher. Gjynah per bukurite e pasurite natyrore qe kemi te mos i shijojme e jetojme me pak shpenzim madje.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Po për këtë di gjë Mero?

                              https://pamfleti.net/dosja/pas-atsh-se-teatrit-pallatit-te-kongreseve-dhe-stadiumeve-edi-rama-ben-kur-i318691

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                I Indinjuari 35 vjeçar

                                Po te kete nje ligj te forte kunder genjeshtres ,psh. kush genjen nga politikanet ,kur ti vertetohet genjeshtra te perjashtohet perjetesishte nga politika dhe administratat publike ,ç"far do te behet VALL?????????? Se ka ndonjeri na nje mendim te me pergjigjet per kete hall te madhe qe ka pllakosur shqiperine tone dhe nuk po gjen zgjidhje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje