Të pakënaqurit me teatrin e protestave

25 Janar 2026, 19:12Editorial Mero Baze

Janë bërë shumë njerëz brenda PD-së që vazhdimisht e kritikojnë partinë pse Edi Rama nuk rrëzohet me protesta të tilla si ajo e djeshmja. Dikush i do më të egra, dikush më paqësore, dikush më të mëdha, dikush më simbolike; dikush do grevë urie, tjetri do të hyjnë në Kryeministri dhe t’i vënë flakën.

Është interesante se shumica e këtyre sugjerimeve dhe pakënaqësive vijnë pikërisht nga ata që shkojnë në këto protesta.

I vetmi që është gjithmonë i kënaqur nga këto protesta është Berisha. Dhe kur janë një mijë veta, dhe kur bëhen dy mijë, dhe kur bëhen pesë mijë, ai ka fjalimin standard: “Ky ishte uragani më i madh i demokracisë, mbi 200 mijë vetë ishin në rrugë”, dhe vazhdon logorrenë e tij.

Tani, mes atyre pesimistëve që kritikojnë protestën duke marrë pjesë në të dhe Berishës, jam dakord me Berishën – pavarësisht gënjeshtrave për pjesëmarrjen.

Protestat janë ide dhe shkollë politike e Berishës. Ai i thërret zakonisht kur është në krizë brenda partisë, pikërisht nga këta tipa që e bezdisin me sugjerime dhe i kërkojnë të rrëzojë qeverinë. Sa herë këta shtohen, ai thërret protestë për t’i vënë në rresht pas tij përballë Ramës, dhe kjo i funksionon.

Natyrisht, protestat nuk janë as të mëdha, as frymëzuese, as kërcënuese dhe as të besueshme për të rrëzuar Ramën, por janë të mjaftueshme për t’u thënë këtyre që e bezdisin: “rini në rresht”.

Sali Berisha e di më mirë se ata që qeveria nuk rrëzohet me protesta të tilla me porosi. Për 30 vjet nuk ka rrëzuar asnjëherë qeveri me to. Përkundrazi, ai është rritur politikisht kur është pranuar si palë nga qeveria dhe ka moderuar qëndrimet.

Ai e di se Edi Rama nuk rrëzohet me këto protesta, por as nuk e ka këtë si qëllim. Madje, protesta të tilla janë ilaçi më i mirë për Edi Ramën në krizën që ka me drejtësinë dhe betejën kundër korrupsionit, sepse ia ribashkojnë socialistët rreth vetes kur shohin Berishën.

Por për Berishën, qëllimi i këtyre protestave është që ai të mos rrëzohet nga kreu i PD-së. Dhe kjo i funksionon.

Pjesa tjetër është teatër.

Ata që mendojnë vërtet se me këto protesta nuk rrëzohet Rama, por përkundrazi forcohet Berisha në krye të PD-së, nuk kanë pse shkojnë në këto protesta. Nëse kanë qëllim rrëzimin e Edi Ramës, duhet të luftojnë që PD të bëhet një parti e besueshme për ta rrëzuar Edi Ramën.

Nëse duan të forcojnë Berishën që ta kenë përjetësisht kryetar, le të shkojnë te ky teatër i protestave, sepse kështu u bëhet mirë të dy palëve: Berishës, që ka një vend ku të tundë flamurin para flakëve, dhe Ramës, që ka një arsye t’u thotë të vetëve: “rrini urtë, se ua solla këtë gogol”.

23 Komente

  1. S
    SPAK eshte fasade

    Me keto skena Edi Rama forcohet , psh une dhe familja ime behemi 9 votues , pa qene as socialist dhe asnjehere rrugaçe ( i rreferohem PD) nuk i votojme kurreeeee keta terroriste. Ndihem keq kur shikoje komunistin Berrisha qe valvit flamurin tim dhe njekohesisht jep sinjalin te djegin institutiocionin qe perfaqesone kete flamure , nje skizofren .... Qesharake... pak te ardhur nga malet , por qe i shperndanin ne bulevard qe ne eresire me nje kamera komplis te kazaneve mediatike qe dirigjohen nga krimi te dukeshin shume , por fale teknikes sot disponojme drone dhe llogaritja eshte teper e thjeshte. Ndoshta ose me sakte Edi Rames i interesojne skena dhune per ti treguar popullit , shikoni kafshen , por nuk i intereson popullit te shikoje skena te tilla dhune , ndaje duhet ligje dhe denim maximale per keta terrorist. Te shohim çfare Nesti Angoni do beje ......haaaaa Per here te pare Bufi deklaroi qe eshte ne centimetrat e fundit dhe e besoje. Dje Bufi i tregoje grupimit te katundareve Korçar qe ky grupim ngelet i katundareve Tropojan , kemi nje lufte katundaresh por qe zhvillohet ne Tirane ku nuk i lidhe asgje me kete qytet.... Dje mungonte flamuri i Amerikes ....na eshte merzitur Bufi kenetes . Per ta permbyllur i vetmi fajtore eshte SPAK dhe drejtesia e pisgosur .

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zyko

      Berisha ka zëvendësuar GOGOLIN e fëmijërisë së 70-vjeçarëve sot, sepse tremben fëmijët e sotëm kur u përmend fjalën Sali. Shko e fli gjumë (u thonë fëmijëve) se të vjen Saliu. Apo ha bukë, se vjen Saliu. Etj, etj….

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spaku asht kthy ne armik te popullit

        Spaku po varros shtetin, por ne fund do paguaje per kete maskarrallek.

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Super koment.

          Përgjigjjuni
        2. H
          HHH

          Mero per ato qe thua ke plotesisht te drejt, por ai mendon se duke forcuar pozitat si kryeopozitar ja u lehteson punen kriminelve te tij ne Spak qe ta mbyllin ne sirtar perfundimisht dosjen e 21 Janarit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turpi i kombit shqiptar

            I poshtri të ndyn, i nderuari të nderon, thonë kosovarët. Ky lloj pabuksi që dogji, vodhi, vrau, shkatërroi dhe u ndërzye me çdo lloj qeni antishqiptar , që shan, qurravitet, mallkon, që bashkë me familjen kanë tabelën e turpit në qafë nga gjithë bota demokratike si familje hajdutësh, nuk nderon askënd. Në vend të ishte mirënjohës si bir i ndritur i një populli të vuajtur, nga gjithçka që i dhuroi Shqipëria në çdo sistem dhe nga çfarë mizerje e nxorri, dëshmoi që ngeli vetëm dobiçi i urisë, tërbimit, inçestit, hajnisë dhe derës së prostitucionit dhe turpit

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hjeksi tropojan

              Nuk ishte një protestë me molotov kundër Ramës, ishte një mesazh për Trampin dhe amerikanët që pa pëlqimin e Berishës këtu nuk mund të hedhin miljarda investime. Zjarr nëpër ishujt dhe përreth hoteleve, destabilizim, shtylla tensioni në ajër, mungesë energjie, tuba uji në dinamit.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shvejk

                Ta kruaj me invesimet e Trump po e marrin nga krevati me bibilinat gjithe shurre.

                Përgjigjjuni
              2. R
                Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                Zjarr Tropojan mund te vije Zjarrfikesja te te shuaje zjarrin qe ke per shkaterrimin e vendit.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kosova

                  Tropojanët si disa himarjotë. Tradhëtarë. Prandaj janë bërë vëllezër berishistët me fredbejleristët

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Njerezit vleresojne parate me shume se moralin

                    Ka gjetur tenxheria kapakun.Aq tru kane ai lider u pershtatet...Po te vritet ndonje ne protesta do mare kufomen e tij dhe me koken e tij do caje deren e kryeministrise ndersa kufomen do e hedhe rrugeve ta hane qente sic beri ne Hajdarin.A e shihni te vene e Hajdarit? I shkon pas si dele.Po cili shqipetar do mesonte femijet te donin ate qe ka perdhosur arkivolin e te afermit te tij ? Mirepo ajo hengri turpin me buke sepse Saliu te vret e dergon nje mesazhier me valixhe me leke...dhe te ve para dilemes te zgjedhesh ...te vihesh ne rresht ose jo.Dhe ajo (tenxherja) zgjodhi Saliun(kapakun) dhe nje post pune bashke me permendoren per burrin e perdhosur

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Diaspora

                      Berisha turpe te te vije kure godina e kryemonistrise po digjej nga hedhja e molotoveve nga ata rrugacet e tu qe henden rrugevet per nje cope buke dhe kryesishte i paguan keta prandaj vijne dhe dhegim Shqiperine ndersa ti zoterote fillove te valevitesh flamurin Shqipetare Kuqe e Zi ne mese te flakevet dhe molotove. Turp Turpe per nje kr. partie.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Ms .

                        A Jo mor Mero , Jo , nuk eshte keshtu . Me keto cfare shkruan , vertete je plotesisht ne rregull me ato c'kerkon " Trapeza " , po me te verteten nuk ka lidhje . Ne kete rrugetim secili ka vendin e vete . Berishes , p.sh. , I mjafton kafkulli I bredhkes , dmth Banda e flamurnokerise me emrin opozite . Mero , nuk e pajisen kot Salon me vule e me tertipe... !

                        Përgjigjjuni
                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                          Nëqoftëse do t'i referohemi termave,i vetmi që kishte formuar rresht,ishte Salijani! Të tjerët ishin në kolonë për 20-të. Deputetët e listës të gjithë ishin aktivë për kacafytje me policinë, thuajse e marrin rrogën për këtë. E reja e protestës ishte pjesëmarrja i një 10 vjeçari, vizion i organizatorëve, do bëhet 20 vjet. Ata me thinja, janë ata të vitit 90-të.

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mos qeshni po mundet

                            Me i pakenaquri me protestat anti-Rama eshte vete Mero Baze si absolutisht me i pa varuri analist i dekadave te fundit ne kete vend! Per Bazen ato protesta qe te jene efektive duhet te hapen e mbyllen me brohorime e kenge "Edi Rama tungjatjeta"..

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              USA citizen

                              Marrja peng e rrotacionit ne 2021 prodhoi gjithe keto monstruozlleqe.

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                ne

                                Si u mor peng "rrotacioni " ne 2021?

                                Përgjigjjuni
                              2. M
                                Miradije Hoti

                                Mjesi shoke e shoqe u pershnes kudo qe jeni.Pas luftee shumee shqiptaree nga Kosova dukee u mundu mu bo patriot u martuan me lloj lloj prostitute nga shqiprija. Besoni shokee njof dy e ma shumee raste ku zotii kahreee i ka bo me kto femnaa te Shypnis. Para sa vitee prostitutat e Italise kane beree greve shkaku se Prostitutat nga shqiprija ju kanee ule qmimin.U pershnes kaloni mir fillim jave te miree.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Boksh Baruti

                                  Edi Rama, alias Ramaduro, është diktatori mizor i një lloji të veçantë. Edhe rrugaç, edhe mercenar, edhe bandit me pushtet: Është mercenar i Sorosit dhe mbi të gjitha mercenar i Aleksandër Vuçiq. Nxori në ankand Kosovën, me qllëim që pasuritë e saj t’ia falte Serbisë. U bë i flaktë me Open Balkan dhe deri diku ia arriti që Serbinë ta bëjë lider të Ballkanit. Luftoi fermerët e vendit të tij, mjafton që Batoni, devollët dhe fermerët serbë të shisnin produktet e tyre në Shqipëri. Sulmoi nga Beogradi, Ohri, Shkupi, Novi Sadi e Tirana si mercenar, si rrugaç dhe si bandit liderët e Kosovës, pse ata nuk iu bindën të bëheshin pjesë e projektit të Serbisë. Ja qiftë nonën Baba i Kombit Albin Kurti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Ai

                                    Turp tju vije qener qe duani te vidhni prap

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Thesin agà

                                      I kënaquar nga "protesta" të këtij lloji, ku militantët, idiotët e dobishëm e gjithfarë skicofrenësh vihen si bagëtia në resht dhe presin sinjalin (tundjen e flamurit) nuk është vetëm Berisha. Krahas tij është dhe sivllau i tij siamez me të cilin thurr plane si ai i ndryshimit të kushtetutës më 2008 për zgjedhjet, por edhe laperst e gazetarisë, që i shërbejnë me zell si njërit po ashtu dhe tjetrit në varësi të trashësisë së kockës që u hedhin për skërmitje.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        LLUMOKRACIA in action

                                        Rama ia mbush sheshin saliut ppr kutite jo, i mbush per vete!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          AS

                                          Bera kete pyetje ne ChatGPT: Cili eshte mendimi ne Bote per qeverine aktuale shqipetare? - - - - - - - - - - - - - Pergjigja qe mora eshte: - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -???? Perceptimi i Përgjithshëm Ndërkombëtar — Përmbledhje 1. Elemente pozitive në opinionin ndërkombëtar Njohja për përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE Eksperimente politike të shquara dhe angazhim diplomatik Disa përmirësime në perceptimin mbi korrupsionin 2. Çështje kritike Korrupsioni i vazhdueshëm dhe sfidat me sundimin e ligjit Polarizimi politik dhe çështjet e besimit në institucione 3. Skepticizëm ndaj inovacioneve simbolike nëse problemet themelore të qeverisjes vazhdojnë ???? Pamje e Përgjithshme në Dy Fjalë Vëzhguesit e jashtëm e shohin qeverinë shqiptare si një aspirante kyçe për BE-në, e cila po bën përpjekje të dukshme për reforma, por ende përballet me korrupsion të thellë dhe sfida në qeverisjen demokratike. Përparimi njihet, megjithatë mbetet skepticizëm nëse këto reforma janë të thella, të qëndrueshme dhe të mjaftueshëm të depolitizuara.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje