Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

27 Janar 2026, 18:14Editorial Mero Baze

Si anëtar i qeverisë shqiptare gjatë pushtimit gjerman, Eqerem Bej Vlora ishte pjesë e një administrate që refuzoi zbatimin e politikave racore naziste dhe nuk dorëzoi hebrenjtë tek autoritetet gjermane. Një ndër argumentet që ai i ka paraqitur të plotfuqishmit gjerman për Shqipërinë ishte se Shqipëria është një shtet që mbështetet më shumë në të drejtën zakonore sesa në kushtetutë dhe se për ta “besa” për mikun në shtëpi është më e fortë se kushtetuta e vendit.

Edhe për atë, në atë kohë, kishte shumë pikëpyetje se si një personalitet aq i kulturuar i Shqipërisë ishte edhe një ministër pro Hitlerit dhe një mbrojtës i hebrenjve. Aq e vërtetë ishte kjo, sa Eqerem Bej Vlora, i cili kishte roje një ushtar gjerman te dera e shtëpisë së tij në fillim të rrugës së Durrësit, ftonte çdo ditë në shtëpi mësuesen zviceriane të fëmijëve, që ishte një hebreje nga Zvicra, të cilën ushtarët e njihnin dhe detyroheshin ta përshëndesnin sa herë hynte në shtëpi për t’u dhënë mësim fëmijëve.

Ky kufi i hollë mes palëve që nuk pajtohen me njëra-tjetrën është një ecje në majë të shpatës e politikës shqiptare në të gjitha kohërat dhe ndoshta i vetmi identitet që ka politika shqiptare në botë. Ne jemi vendi që kemi katër fe tradicionale që bashkëjetojnë me njëra-tjetrën, dy të besimit islam dhe dy kristiane; kemi dhjetëra rryma të reja fetare që hyjnë në Shqipëri pa asnjë shqetësim; kemi familje të përziera nga pikëpamja fetare dhe po ashtu një ateizëm mbizotërues, që është “fe” më vete për shoqërinë shqiptare.

Është kjo arsyeja që e bën Edi Ramën dhe fjalimin e tij në Izrael simpatik si shqiptar dhe të urryer nga fanatikët politikë dhe fetarë.

Arsyeja është se Edi Rama nuk është një udhëheqës ideologjik.

Është kjo arsyeja që edhe ata socialistë që e mbajnë veten vërtet të majtë në Shqipëri kafshojnë buzën kur e quajnë kryetar, por u duhet se me të janë në pushtet. Ai është një mik i afërt i familjes Soros, por kurrë nuk i bë ideolog i Sorosit; një mik i afërt personal i Presidentit Erdogan, që në fakt adhuron fuqinë dhe modelin e pushtetit të tij, por kurrë një pro-osman; ai është një nga miqtë më të mëdhenj në botën evropiane të udhëheqësve arabë në Emirate dhe Arabi Saudite, por pa u penguar të jetë një mik i Izraelit; një aleat shumë i mirë i “diktatorit të Budapestit”, siç bën humor me Orbanin, pa u penguar të kërkojë çdo ditë anëtarësimin në BE që po prish Orbani.

Duke mos qenë një udhëheqës ideologjik, por pragmatist, mos prisni prej tij asgjë tjetër përveç kësaj që bën: të qenit interesant si shqiptar.

Përpjekja për ta ballafaquar Edi Ramën me politikën e miqve të tij në botë është e dështuar. Ai nuk është përgjegjës as për atë që bën Izraeli në Gaza, as për atë që bën Arabia në Jemen, as për sherret brenda botës arabe dhe myslimane dhe as për paragjykimet evropiane për ta.

I mirëkuptoj të majtët radikalë që kanë kauzë masakrat dhe gjëmat që kanë ndodhur në Gaza. I kuptoj edhe idhtarët e islamit politik, që minimizojnë krimet e Hamasit, relativizojnë zhdukjen e pengjeve dhe mbajnë në dorë foto të fëmijëve të vrarë në Gaza, por Shqipëria është e pafuqishme të vendosë për fatet e paqes në Lindjen e Mesme.

Në kohën që jetojmë dhe rendin e ri botëror që po hyjmë, Shqipëria duhet të ruajë kontributet e saj historike dhe t’i kthejë ato në fuqi politike për sigurinë e mëtejshme të Shqipërisë.

Nëse raportet e Shqipërisë me Izraelin dhe historinë e tyre me hebrenjtë do t’i vendosim në atë që ndodh sot në Gaza, do të thotë të rishkruajmë historinë tonë për të qenë politikisht korrekt me zhvillimet e sotme. Kjo do të ishte, në fakt, vetëposhtërim i Shqipërisë dhe jo konfirmimi i një historie të madhe që ne kemi me hebrenjtë kur ata u gjendën përballë shfarosjes botërore të frymëzuar nga nazizmi.

Për të mbijetuar në këtë botë të re, ne kemi vetëm një fuqi në dorë: fuqinë për të mos pasur armiq të mëdhenj. Ata mund të na ndihmojnë të mundim edhe armiqtë e vegjël, të cilët as ata nuk i mundin dot vetëm. Humbja e këtyre miqësive të mëdha historike duke u sjellë si OJQ politikisht korrekte dhe duke iu përshtatur tendencave ditore të së majtës në botë do të ishte vetëposhtërimi ynë i madh.

 

64 Komente

  1. A
    AS

    Pike veshtrimi interesante!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama me fjale boshe ështe Perendimor. Me vepra lin

      Rama ështe njeri shumë i keq ështe hajdut me mentaliteti islamo-komunista -lindir me vepra dhe kët e ka bër me Shqiprinë, tash e shumë vite duke vjedhur bashkë me Turqit, apo me kompanite Turke dhe duke ndertue Xhamie vend e pa vend si askush tjetër që pasë çlirimit të Shqiprisë nga Turqia. Rama me fjale boshe ështe "Perendimor?" Por seçfare thonë Myslimanët dhe komunista e prapambetur nukë ja vlen as ti diskutosh.. ideology islamike dhe ideology komuniste jane kancer për mbarë njerzimin ku do në botë.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Sikur të rrije te korrupsioni, do bëje mirë, dhe do të të merrnim seriozisht. Kur kalove te islamizmi e komunizmi, e dhjeve. Fole me trutë e Berishës dhe Tomorr Alizotit. Fol me trutë e tua. Mos ja fal liderit. Mos shkruani si kalamaj - "iiii, sa i keq është Edi Rama." Edi Rama është nje njeri pragmatist dhe makiavelist. Është gati të perdorë çdo gjë per interes të tij. Per korrupsion, edhe unë kam mendimin që është.

        Përgjigjjuni
        1. e
          era

          fix fare, i shkreti ka nje frustrim te pakuptueshem dhe te pajustifikueshem me te majten. Ndoshta ti i ziu nuk e di se cfare perfaqeson termi i majte, lere me ekstremizmi apo radikalizmi i majte. Lexo pak o i mjere, te ka budallalleps lufta kunder saliut. Ai eshte dhjete here me moster se sa mundesh ti ta paraqitesh por je ne hava lidhur me te majten.

          Përgjigjjuni
        2. n
          ne

          Rama me fjale bosh…. Mos harro qe ne “Konferencen Islamike “ na anetaresoi Salikrimineli dv…te tjerat qe ke rreshtuar aty jane thjeshte fjale boshe

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleko

            Gsbohesh , vec Rama nuk ka idollogji ,sidomos ate fetare…harroe…Dukesh qe je mendje mbyllur…

            Përgjigjjuni
            1. k
              kirurg

              Xhamitë vend e pa vend, kudo në Shqipëri, edhe atje ku nuk kishte pasur më parë, janë lejuar e ngritur në kohën e sundimit të dhunshëm të Berishës së parë. Kjo sa për saktësi faktike, historike. Për këtë Berisha do të mallkohet brez pas brezi.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kirurg

                Xhamitë vend e pa vend, kudo në Shqipëri, edhe atje ku nuk kishte pasur më parë, janë lejuar e ngritur në kohën e sundimit të dhunshëm të Berishës së parë. Kjo sa për saktësi faktike, historike. Për këtë Berisha do të mallkohet brez pas brezi.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Titi

                Vertet u veteposhteruam?! Eshte pak te thuhet.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vokshi Gjakovës

                  Komentuesi Titi , vizitën e Ramës në Izrael , me siguri që po e shikon me mendjen dhe sytë e Saliut , të cilit nuk i pëlqen asnjë veprim politik i Ramës , si brenda dhe jashtë vendit . Në qse Saliu është lindur në gjysmën e pare te shekullit të kaliuar dhe rritur në bjeshkët e Tropojës , me dhitë dhe me qenin , në luftë me ujkun dhe ariun , pa ditur se si funksionon jeta në botë , Rama është lindur dhe rritur në kryeqytet nga intelektualë që e njihnin botën . Kjo është një diferencë e madhe në personalitetin , kulturën dhe formimin e tyre si politikanë . Me mendësitë ,dhe formimin e tij si komunist , Saliu mund te ishte për shembull , kryetari bashkitsë së Hasit , po jo një politikan siç hiqet të jetë . Pse ka këtë formim, prandaj PD-ja është katandisur atje ku është tash e 15 vjet .

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fabdi

                    O more Vokshi i Gjakovës, ma vetposhtrim se çka i bëri Ram hajvani as nji fmij i klasës par nuk dota kishte bo, si Ram kali dhe Sali trumpalla ka akoma te ne shqiptaret me bollok, por nuk ka mē Avni Rrustema me i hek wafe këta te poshter te Shq????ptaris.

                    Përgjigjjuni
                2. R
                  Rama do mbetet ne histori si lider i madh, pas Ske

                  Rama nuk duhet te gjykohet me trurin e Saliut dhe syzet e analisteve shqiptare. Ramen do ta gjykoje historia, dhe ai eshte ne rruge te drejte. Rama eshte disa hapa perpara shume lidereve medioker qe vene e vine neper bote. Ramen e kuptojne me mire se kushdo shqiptaret qe e votojne. Ata qe nuk e votojne as e kuptojne, sepse jane te indoktrinuar me komunizmin fanatik te Saliut. Rama eshte i ditur, por edhe ka keshilltare strategjike te persosur. Eshte Rama ai qe e beri Shqiperine relevante, kundrejt rendesise se vogel qe ajo ka kundrejt fuqive te medha. Rama eshte sa socialist aq edhe i djathte, dhe se pari eshte pragmatist i spikatur, kjo aftesi qe sot e orienton te navigoje me sukses ne nje bote te turbulluar. Nese Rama e ruan kete ritem dhe qasje, vetem te mira do shohin shqiptaret. Qershine mbi torte Rama do ta vendoste nese do arrinte te siguronte dakordesine e te medhenjve per ti bashkuar Kosoven Shqiperise nene. Ah, sa per korrupsionin, mos degjoni gojet e liga qe i ushqen Serbia e Rusi, e hiperbolizon ne extrem Saliu me Spakun e tij antishqiptar, jo se nuk ka korupsion. Mos harojme se nuk do kishte sistem ekonomik kapitalist, dhe nuk ka asnje per be ne gjithe boten. Kjo sepse vete sistemi kapitalist e ka ne koncept dhe gen korupsionin si lubrifikant te makines ekonomike kapitaliste!

                  Përgjigjjuni
                3. E
                  Ermal

                  Edi Rama eshte narcisist psikopat. Per te dal ne faqet e para te gazetave ben show sipas situates. Asgje strategjike nuk ka patur qeverisja e tij. Vetem nevojen e ethshme per te qene lajm.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    armand

                    "asgje strategjike nuk ka patur qeverisja....." Sot je zgjuar nga gjumi Ermali ?

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Armando

                      Aman o Armand se na hape barkun. Cfare strategjije a derrezi, po tallet gjithe dynjaja me mesuesin e shkolles se qenve.

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Ere mali

                      Ermal, ke thene te verteten. Edi Rama nuk eshte gje tjeter vecse nje SHARLATAN, qe ka kulturen e shkolles se qenve. Prandaj ben papushim ham, ham tamam si grate shterpa.

                      Përgjigjjuni
                    3. E
                      Endri

                      Rri rehat mero se shumica e shqiptareve, brenda dhe jashte territorit, e njohin staturen politike te Rames.Jo me kot e votojne shume e me shume pas cdo pale zgjedhjeje.Konet dhe zagaret qe ushqehen me kockat e llumit te politikes le te lehin,karvani vazhdon e ecen perpara pavaresisht gureve qe I hidhen neper rrota.

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        enter""

                        Po o po. Karvani ecen perpara drejt humneres. Si je me petronazhizmin?

                        Përgjigjjuni
                      2. p
                        penicillina

                        e sakte o mero, po kujt ja thua talibaneve te vicidolit

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Artan

                          Sì perhere brilant

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fdsa

                            Analizë e saktë

                            Përgjigjjuni
                            1. Çudi

                              Çuditërisht dhe fatkeqësisht nuk ke asgjë të heqësh apo të shtosh te kjo analizë. Pyes veten se nga e di Mero se Eqerem bej Vlora kishte një edukatore hebreje zviceriane?! Çudi vërtet?!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shqipëria pak më e madhe

                                Mirë mor zotni mirë, por në një shkrim të Auron Tares , thuhet se në Murin e Kujtesës , izraelitët kanë gdhëndur, krahas shteteve t tjerë edhe emrin ALBANIA dhe poshtë shkruhet, 200 hebrenj të vrarë........ . Dikush thotë se këta nuk janë vrarë në teritorin e Shqipërisë të sotme por të Shqipërisë të 1944-1944, në të cilën përfshihej Kosova........ . Pra këta 200 hebrenj janë spiunuar dhe dorëzuar tek gjermanët nga shqiptarët e Kosovës............ . Meqënëse ti ja jep meritën për shpëtimin e hebrenjve qeverisë shqiptare dhe sidomos një ministri të saj, Eqerem bej Vlora, unë shtroj pyetjen : - Pse në Kosovë nuk u përfill ndërhyrja e Eqerem bej Vlorës?..........

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Epirioti II

                                  Jane te gjithe (210) te vrare nga territori i Kosoves. Ish-Jugosllavia ka perqindjen me te larte te vrasjes se hebrenjve qe banonin ne te. Sllavet dhe Greket u bene me antihebrenj se vete gjermanet. Me shume gjasa kjo fryme dikoi edhe ne Kosove. Plus qe ne Kosove per shkak te bashkimit te Shqiperise me Kosoven qe beri Ducja dhe Hitleri kishte me shume kolaboracionista se ne Shqiperi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Armiqte e vjeter jane kthyer ne dashnore sot

                                    Dhe sot Greqia ben dashuri dhe aleanca ushtarake me Izraelin.

                                    Përgjigjjuni
                                2. v
                                  vendi i vogel, pordh te medha

                                  Ato per Eqeremin jan gjysem legjenda qe kemi qejf ti tregojm ti bejm qejfin vetes, por normal qe thelbi esht tjeter kund dhe nuk eshte keq te perdorim dhe fantazine. Problemi qe kane me visiten e Rames ne Izrael eshte thjesht Rama. Neser do shkoj Rama ne shtepine e bardhe te takoj Trump dhe do kene mundesi te shfrenojne fantazine perseri. Edhe perseri problemi do jet Rama. Te tjerat jane llogje e fantazi tipike te vendeve te vogla qe si thoshte xhaxhi me mire mut se i vogel.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gazetari..

                                    Mero te lumte.Kete analize e ben vetem ti dhe kryeministri.E kam thene dhe do ta them prape.Qeveria Rama duhet te kete ne perberjen e saj nje njeri si ty ose te te coje ambasador ne fendet me te fuqishem te botes..Respekt..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tash po te kalon dhe ty mero

                                      Edhe une per momentin, te jem i sinqerte,u ndjeva shume krenar si shqiptar, nga fjalet e rames, qe per hir te se vertetes ishin montuar dhe bukur.Por me vone thesi me kripe i bashkejetese se gjate me ramen si shqiptar, mi fashiti emocionet dhe me thirri kujtesen logjike: Trumbetoi, si gjithmone, me te madhe bashkejetesen fetare dhe kontributin e sundimit te tij, ne kete harmoni fetare.Kur e verteta eshte,qe sundimi i tij, i eshte kundervene ne menyre konstante dhe ne kundershtim me ligjet, te drejtave te komunitetit ortodoks, i cili dhe historikisht, ka mbajtur lart flamurin e humanizmit njerzor dhe ate te patriotizmit shqiptar.I ka cenuar ne menyre brutale te drejtat e prones kishetare, ka lene ne shkaterrim nje pasuri hisorike europiane, te afreskeve dhe ikonave kishetare, se bashku me ndertesat e kultit. Kryepeshkopi i ketij besimi Anastas, qe kaq shume beri, per ringjalljen shpirterore dhe fizike te ketij besimi dhe paralel me te per te ndihmuar ne menyre te gjithaneshme njeriun ne nevoje shqiptar, pa u nisur aspak nga besimi, aty grumbulloi miliona euro dhe u sherbeu refugjateve kosovare, qe mbriten ne token tone, si shperblim i kesaj vepre historike te mundimeshme humane,vec mosmirenjohje dhe armiqesi,qe ndyri dhe njollosi traditen tone shqiptare, qe Rama me paturpesi,vazhdon dhe mburret, kur e ka perdhosur ate.Kur neshtetesine shqiptare u jepesh soj-sorollopeve, aty dhe terroristeve islamike,sundimtari Rama, ja mohoi per gjithe kohen kryepeshkopit Anastas ate.Dhe me pafytyresine qe e karakterizon,ishte ne rradhet e para, per te ´´nderuar´´ kryepeshkopin ortodoks diten e largimit te tij nga kjo bote. Dhe perse i ben te gjitha keto cfaqie te neveriteshme, duke priorituar nje besim dhe duke ju kundervene tjetrit. A mos valle eshte fetar i njeres ane.Jo aspak! Nje diabolik si ai nuk ka fe!.Vec i ben thjesht si nje matrapaz i neveritshem votash. Dhe per grumbulluar vota,qofshin dhe nga ato qe qelben ere, ai shet dhe familjen.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Petro kanadezi

                                        Shumë mirë. Si shtet në miniaturë që jemi , si popull i vockël i shpërndarë në dy shtete dhe thuajse në tërë globin, neve na intereson ta kemi mirë me të gjithë, sidomos me shtetet më të fuqishme.Kjo që bën Rama është largpamësi në të mirë të Shqipërisë. I lumtë!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Korigjohu, mëso më shumë se të flasesh

                                          Në pesë shtete….Shqipëri, Kosovë, Mali i zi, Maqedoni dhe Greqi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Petro Kendezi

                                            Tamam largpamesi prej hajvani te pashkolle qe tall bythen gjithe mileti.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Petro Canada

                                              Ndoshta duhej te thoshje qe shqiptaret gjithnje Jane vasale te dikujt

                                              Përgjigjjuni
                                            2. V
                                              Vlora 97

                                              të qenit interesant si shqiptar... Je i sigurt? Te qenit interesat.po Shqiptar??? Ose nuk e njeh mire ose genjen

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Muli

                                                Jo vetem ne kete "Bote te re" ku po i dridhen këmbet edhe Gjermanise e Frances por gjithmone rregulli ka qene: me mire m... se sa i vogel! Kurse persa i perket Izraelit se kuptoj si guxojne e pellasin kto mbetjet komuniste...fjalimi nuk u mbajt ne shtepi te kryeministrit atje po ne shtepine e kuvendit te popullit te Izraelit. Dhe me popujt nuk behet politke por jepet e merret miqesi dhe respekt..Kaq! Po si zakonisht te rrjedhurit e te majtes (apo të djathtes) ekstreme do i bejne çorap edhe hesape kaq te thjeshta...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Luli

                                                  Mero Baze lexon shume,perpunon materialet kur shkruannje artikull…..dhe asnjere nuk ben nje artikull imitim te nje tjetri….as nje histori te pa lidhur me traditen e popullit tone….Nje Bravo te forte Mero Baze!!!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    AI - i "Shqipêrisë pa këneta"!

                                                    më vjen keq por duhej evituar Netanjahu ne këto momente! Ai është vrasës fëmijësh! Historia do ta dënojë si kriminel! Themi se "feja e shqiptarit është shqiptaria" dhe shqiptaria nuk lëpin i bythën vrasësve të fëmijëve! jam shumë i zhgënjyer nga Rama! Kaq!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Petrit

                                                      Edhe Kur bie shi ne Stockholm fajsohet Edi Rama…..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Turi

                                                        Ne skemi fuqi dhe kapacitet te bejm ligjin! Kur sbejm dot ligjin duhet te mbajm linjen pragmatiste qe i takon te bej i vogli. Ne e kemi fatin e kombit tone te lidhur perjetesisht me NATO dhe SHBA, skemi ca ti bejm qe dhe Çifutet i kemi patur dhe i kemi miq. Nuk kemi fuqi te bejm ne si duam ne,ne jemi bishti kavallos dhe mos shesim pordhe pa rigon kote

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Doktori

                                                          I bukur artikulli yt o Mero,por te themi ate qe eshte pak jane ne nivelin tend ta kuptojne. Ke shume komentues qe jane me nivel te ulet,alabake,,pordhacer, "mendje ndritur" sipas tyre,qe kujtojne se bejne vleresimin e Rames ,kur nuk kuptojne as diplomacine e Rames,as ideologjine e tij,as thelbin paqesor te botkuptimit te tij,as per nevojen qe ka shoqeria njerzore per tolerancen fetare,as per kahjen e politikes se Rames ,ne kete gjeopolitike te hallakatur,as per vleresimin qe ka bota per Ramen,as per kontributin e ketij njeriu qe ka dhene dhe jep per Shqiperine ne arenen boterore ,e shume e shume gjera te tjera qe pikpamjet e tua jane disa hapa kilometrike perpara nga komentusit nihiliste qe i gjen kudo neper shkrimet e tua brilante!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Geri

                                                            Israeli mund te jete aleati me i mire I Shqiptareve...pa diskutim. Per mua nje gabim i politikaneve te pakrupullt eshte theksi i vene politikisht sipas interesit te momentit ke muslimanizmi Shqiptar. Ky gabim po behet vecanarisht keto vitet e fundit e nga njerez ateiste koke e kembe. Po te ishin aq fetare Shqiptaret do e ndalonte Enveri fene? Asjush nuk pipetuu...po fare...Shqiptari e nderron fene sipas interesit momental.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Trapajane hesapi

                                                              ... dhe per rrjedhoje, duhet te pajtohemi me krimin shteteror Izraelit qe ka filluar qe ne 1948 dhe vazhdon edhe sot. Paqja nuk vjen me carmatosje te njeaneshme. Krimit I 7 Tetorit nga Hamas? Ne gazeten tuaj e kam lexuar, se ka nje variant qe KY sulm eshte organizuar nga rrjet agjenturor I Mosadit Izraelit ne rradhe e Hamasit, per te sjell e si rezultati rrafshimi e Gazes, shpernguljen massive te Palestinezeve ne egjipt, rindertimin e Gazes nga Trapi me resortet turistike lluksoze. Ketu I ka rrenje edhe teza se do te vine ne Shqiperi 100 mije Palestineze. Sa per Netanjahu si kriminel lufte, NUK kam them... eshte ceshtje e Drejtesise. Per dijeni, NUK jam majtist ekstrem, por lepirebythes nuk behem, qe te shkojne ne parlamentin Izraelit dhe te mbajte fjalimin histori me gjysmen e salles bosh.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. e
                                                                eli-tiv

                                                                ....Sakte..!!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. H
                                                                  Holy justice

                                                                  Ky EDVINI duhet ta dije se ai qe vret te pafajshem, pavaresisht se si i kane emrat Sali a Netanjah, duhen denuar, larguar, mallkuar dhe jo mbeshtetur, e aq me shume publikisht. Nuk ka dy morale, nje politik e nje shoqeror!!!!! U vetedemaskua natyra e tij gjoja humane dhe fetare. Ky njeri nuk perfaqeson shqiptarin, qe nga natyra eshte i drejte, fisnik, racional e besimtar I vertete. Mos degjoni perrallat e sllavo ortodokseve per ne!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. k
                                                                    kovid 19

                                                                    po mor shok

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. j
                                                                    jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

                                                                    Shkurt e shQIp Nje QENJE shume e rrezikeshme se jeton me alucinacione IREALEN e jo realitetin perfshi ate TRAGJIK shQIptar!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. G
                                                                      Ganimete Musliu

                                                                      Edi Rama, alias Ramaduro, është diktatori mizor i një lloji të veçantë. Edhe rrugaç, edhe mercenar, edhe bandit me pushtet: Është mercenar i Sorosit dhe mbi të gjitha mercenar i Aleksandër Vuçiq. Nxori në ankand Kosovën, me qllëim që pasuritë e saj t’ia falte Serbisë. U bë i flaktë me Open Balkan dhe deri diku ia arriti që Serbinë ta bëjë lider të Ballkanit. Luftoi fermerët e vendit të tij, mjafton që Batoni, devollët dhe fermerët serbë të shisnin produktet e tyre në Shqipëri. Sulmoi nga Beogradi, Ohri, Shkupi, Novi Sadi e Tirana si mercenar, si rrugaç dhe si bandit liderët e Kosovës, pse ata nuk iu bindën të bëheshin pjesë e projektit të Serbisë. Ja qiftë nonën Baba i Kombit Albin Kurti.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. B
                                                                        Behavioral sink

                                                                        Nga prostitutat tribale të UDBs,Asfalisë dhe sillogjeve, tek prostitutat e sionizmit fashist. Fatkeqësisht rruga e prostitucionit është e vetmja rrugë e ngelur për një vend që e sheh të kotë të ndërtojë stacione autobuzësh, stacione treni, industri, bujqësi, urbanistikë, flotë, hekurudhë, USHTRI, pyje, administrim risursesh strategjike, rritje popullsie, punësim, formim kuadri dhe krahu pune të specializuar dhe të ruaj sovranitetin mbi portet, naftën, mineralet, bazat ushtarake, pasuritë, paratë e qytetarëve, pasuritë e shtetit, pronat publike.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. e
                                                                          eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                                                                          Meqe ai gjunjezimi qesharak para Melones ne mes Tiranes nuk i sherbeu aq , ka vajtur ti zvarritet Beni Netanjahut ne Tel-Aviv qe ta mbaje ngrohte nen hallate nga ndonje Bad Dreams me Trump.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. T
                                                                            Treni

                                                                            Nuk e kam menduar këtë, por mendoj se kemi problemet tona boll. Izraeli është në një ngërç ndërkombëtar dhe ne nuk kemi pse të bashkangjitemi në këto momente të vështira. Aq. Jemi pro Ukrainës dhe aq. Nuk kemi nevojë për më shumë "miq" kot në arenën ndërkombëtare. Nuk ia vlen të humbasim favore me Erdoganin për hir të Netaniahut. Asgjë kundra Izraelit, asgjë pro.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. V
                                                                              Vallja shqiptare mbi thertoren

                                                                              Nëse deri tani ishim një gropë e zezë mizerje absolute, sot qeveria e Shqipërisë ka arritur të bashkojë miq dhe armiq të tërbuar me njeri tjetrin që nga Rusia, Kina, Irani, Turqia, BEja, Vendet Arabe, Azia, Afrika, Amerika Latine në mendimin që kanë për të, si diçka thellësisht e neveritshme dhe e paskrupullt . Një parodi sodomia dhe prostitucioni i një vendi të botës së tretë që përdoret dhe prostituon me dëshirë për llogari të një nomenklature mesianike, teknologjike, gjenocidale, kriminale dhe diabolike. Edi Rama e hodhi vallen sipas daulles së Netanjahut, mbi thertoren dhe gjakun e dhjetra mijëra fëmijve, grave dhe qytetarëve të pafajshëm Palestinezë të masakruar.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. N
                                                                                Next level

                                                                                Cilësohemi vendi më i urryer i botës. Me një rini që në vend të studimit dhe edukatës së punës është kthyer në tmerrin e planetit. Mafje, vrasje, vjedhje, grabitje, përdhunime, radikalizëm fetar, drogë, prostitucion. Me një politikë të tërbuar antishqiptare që pasi vjedh, vret, përdhunon institucionet e shtetit që drejton, shfaros institucionet e sigurisë dhe vetmbrojtjes, shet territore, zhduk Shqipërinë nga harta, sajon shtete Baktashinjsh dhe vorioqimarjotësh, dhe i shërben interesave të çdo armiku të kombit shqiptar , bredh derë më derë të diskretitojë Shqipërinë si vend narkotrafiku, pse nuk është në pushtet që të vjedhë. Shqipëria në mes të Europës është vendi më obskurantist dhe mizarabël i planetit, që dominohet nga psikopatia shtetformuese , qytetare, institucionale, diplomatike dhe shoqërore.. Pathosi dhe patetizmi folklorik që i recitojmë vetes, ose që na recitojnë për të na përdorur, nuk e mbulon dot mizerjen, degjenerimin total, mungesën e çdo skrupulli. Nuk kemi arritur asnjëherë nivele të tilla mizerje dhe obskurantizmi si këto 30 vjet dhe me një idjotësi të llahtarshme po ja pështyjnë në fytyrë gjithë planetit mizerjen tonë , duke u bërë qëniet më të neveritshme .

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. G
                                                                                  Goodman gallery

                                                                                  Mero ai eshte aq i vogel dhe i pa rendesishem sa qe asnje nuk e merr seriozisht, ky nuk eshte sa sukses as aftesi.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. F
                                                                                    Free Palestine

                                                                                    Kryeministër tik toku me diplomë vizatimi. Në vend të kthehet dhe të punojë se e ka vendin përtokë siç ja la pabuksi i Viçidolit para 12 vjetësh, e ka mendjen të shesë pordhë, të hapet bythësh, të rrijë 24 orë në tallavanë mediatike, të pështyhet me çdo kënd dhe të lëpijnë çdo mendere që i ushqen delirin, dellin e madhështisë dhe mizerjen e egzistencës së vet. E rreshtoi qeverinë krah Zervës, andartëve, Millosheviçit, Arkanit, duke shurruar mbi gjakun e gjenocidin ndaj kombit shqiptar. Me një mendje lehtësi të frikshme lodron lule më lule, deri sa gjen trangullin . Mendoj se është një individ thellësisht i papjekur, irracional, i përdorshëm, delirant, frikacak, hipokrit dhe njësoj si SBja, tmerrësisht i paaftë dhe shumë, shumë i rrezikshëm për të pasur në dorë fatet e vendit.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. B
                                                                                      Burimi*

                                                                                      Rama nuk është intelektual i pavarur,është kryeministër i Shqipërisë,është zgjedhur për t'i shërbyer Shqipërisë dhe është duke bërë këtë detyrë shkëlqyeshëm deri më tani.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. X
                                                                                        Xhezo Smokthina

                                                                                        Rama duhet të ruaj balancën midis obligimeve që ka për qeverisjen brënda vëndit dhe atyre jashtë vëndit, në mardhëniet ndërkombëtare. Lehtësisht mund të vihet re se detyrave brënda vëndit ai u ka kthyer shpinën, i ka lënë të gjitha në dorë të disa grave anglisht folëse, të cilat me sa duket nuk kuptojnë mirë ose nuk kanë njohuri për detyrën për të cilën janë ngarkuar, kur vetë ka marrë arratinë dhe mundohet me të gjitha forcat të paraprijë dhe t'u jap udhë zhvillimeve ndërkombëtare për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në botë.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                      2. e
                                                                                        enter""

                                                                                        Vajtja e Rames ishte nje fyerje per te gjithe ata te vrare barbarisht nga rregjimi nazist sionist. Dhe mbi te gjitha per te gjithe ata femije qe bastarted Izraelite vrane.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. K
                                                                                          Km

                                                                                          Shkelqyeshem Mos e thuaj. Me è drejte :-"eshte me I miri I TE keqijve" Imitues BESnik I Benito Musolinit

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. e
                                                                                            enter""

                                                                                            E di Mero qe kryengritjet ne Iran po i organizon Mosad??? Jane te gjitha me video. Keta kerkoje te shkaterrojne gjithe boten. E di Mero qe ne Patagonia te argjentines po u vene flaken pyjeve qe te clirohen tokat per cifutet qe do vijne atje sepse presidenti Argjentinas beri marreveshje????

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. K
                                                                                              Kuçova

                                                                                              Si nuk vet poshtërohemi, kur jemi i vetmi vend i botës që shkojmë edhe i japim dorën një qeverie të përfshirë në gjenocid, krime kundër njerëzimit, spastrim etnik, torturë, varreza masive?! Por po të shohësh çfarë i kemi bërë Shqipërisë, vet poshtërimi nuk na bën përshtypje. Veçse kështu po na poshtëron gjithë bota mbarë, duke na parë si jashtëqitje të rracës humane

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. T
                                                                                                TIRANA

                                                                                                Mero Baze - ate Vetposhterimin mos shko kot ta kerkosh deri ne Izrael se e ke ketu kembekryq ne mes Tiranes! Bela Balluku quhet e kerkuar prej me se 1 muaji nga Drejtesia per ti hequr imunitetin pas te cilit fshihet dhe e kapur fort pas atij fare Imuniteti nga Qeveria! Me teper se kaq Vetposhterim nuk ke pare e as ke per te pare me.

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. N
                                                                                                  Në krahun e gabuar të historisë

                                                                                                  Pas aparteidit, spastrimit etnik, urisë dhe gjenocidit, po përgatitet edhe skllavëria për ata pak Palestinezë që shpëtuan

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. 1
                                                                                                    1999

                                                                                                    Edvin Rama dhe Sali Berisha nuk strehuan në shtëpi një kosovar të vetëm gjatë gjenocidit të Kosovës , kur shqiptarët e varfër hapën shtëpitë. Mungesa e skrupujve dhe hipokrizia e kanë çuar të shurrojë mbi gjakun dhe gjenocidin e palestinezëve, duke u mburrur me sakrificat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë , që vetë nuk do t'a kishte bërë kurrë, sepse nuk strehoi një shqiptar kosovar të vetëm, jo të rrezikonte paratë, vilat, sarajet për çifutin. E kanë mësuar këngën. Hiqen të gjithë si Adem Jasharë që kanë sakrifikuar jetën, fëmijët dhe familjen për kombin, për të vjedhur, shqyer dhe prostitutar derë më derë.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. B
                                                                                                      Bota sot ka nevoje me shume se kur per ekujliber

                                                                                                      Bota sot ka nevoje me shume se kur per nje komunikim zbutes e jo ta nxitesh apo ta egersosh , dmth per te shuajtur sherin qe te mbahet ne EKUJLIBER me nje gjuhe dipllomatike , Rama e ka kete veti eshte tolerant dhe di te komunikoj ? Per konditat qe eshte vendi jone nuk eshte kollaj te gjeshe gjuhen e perbashket , gabime edhe mund te kete po e pergjithshmja pak a shume eshte ne ekujliber ? I del detyre qe te gjithe duhet te reagojme per ato qe shohim dhe degjojme , por jo te fyesh njeren fe dhe te lavderosh tjetren , apo Kryeministrin pse foli ne parlamentin Izraelit ???Merua e ka trajtuar me se mire kete teme , shume qarte qe ta kuptojne te gjithe ? Por ata qe kane mellef jo Merua apo Rama zoti te zbres ne toke sja u ndryshon dot mendjen ?

                                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                                      Lini një Përgjigje