Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

29 Janar 2026, 19:49Editorial Mero Baze

Ajo që ka ndodhur me Sali Berishën në Strasburg nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, po qe se Berishës nuk do t’i duhej të gënjente medoemos demokratët se ai është një personalitet i pranuar nga ndërkombëtarët. E rënda është se ai dëshmoi më shumë se çdo kundërshtar i tij se jo vetëm që është një udhëheqës i superizoluar, por edhe një udhëheqës banal.

Albana Vokshi, si anëtare e rregullt e delegacionit, mund të fliste në seancë ndoshta më mirë se Berisha brenda minutazhit që i takon, por natyrisht jo jashtë teme. Dhe kjo do t’i kishte prishur PD-së më pak punë sesa i prishi Berisha.

E gjithë ajo skenë banale e Sali Berishës, që përveçse hyn pa ftesë në sallë, përveçse e lënë të flasë vetëm një minutë dhe ia ndërpresin fjalën, dhe pastaj ai e vetëregjistron fjalimin duke folur me vete për të gënjyer demokratët këtu, bëhet vetëm që ai t’u mbushë mendjen demokratëve të PD-së se nuk është një udhëheqës i izoluar nga Perëndimi.

Kjo është një gënjeshtër me kosto të lartë, pasi përveçse e nxjerr veten një njeri banal, ua forcon demokratëve dëshpërimin se ata nuk i pranon njeri me Sali Berishën në krye.

Shumë herë më mirë do të ishin ndier që në vend të tij të fliste Albana, që i takonte vendi në mbledhje, dhe pastaj mund të gënjenin këtu çfarë të donin.

Nga ana tjetër, ajo skenë në Strasburg është një leksion i fortë për parlamentarizmin në Shqipëri, ku tribuna e Kuvendit zaptohet me dhunë dhe Sali Berisha prish rregullisht çdo seancë plenare, shoqëruar nga badigardët e tij që paguhen si deputetë. Ai nuk respekton kurrë minutazhin e caktuar dhe maksimumi që merr si vërejtje është ndonjë psherëtimë e Niko Peleshit që i thotë: “të të vijë rëndë të të vijë”.

Në fakt, me këtë gjest e bëri një të mirë, pasi tani ai standardi i sallës parlamentare të Strasburgut, që ia ndërprenë fjalën si qen i rrahur, duhet të jetë standard i sallës së parlamentit shqiptar, ku më shumë ndizen fishekzjarrë e molotovë sesa mbahen fjalime.

I njëjti person, i gjendur para një gruaje që drejtonte seancën në Strasburg, u detyrua të mbyllte gojën dhe ta regjistronte fjalimin te dera e WC-së për të gënjyer demokratët në Tiranë. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe këtu, me ndryshimin që s’ka nevojë ta regjistrojë para WC-së së parlamentit, por e mban para kamerave që e presin jashtë.

Në një farë mënyre, ajo që i ndodhi Berishës është të kërkosh të vësh vetulla dhe të nxjerrësh sytë. Ai donte t’u tregonte demokratëve se skandalin që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë do ta çonte në Strasburg, por në fakt, me atë që i ndodhi, tani duhet detyruar që standardin e asaj që ndodhi në Strasburg ta sjellë në sallën e Kuvendit në Tiranë, ku duhet t’i tregohet vendi që i takon, aty ku rri ngrehur mes Tritanit dhe Flamurit.

20 Komente

  1. c
    cou enver te shikosh saliun nga shpella

    Ta tregoj une ty o komunist se asgje nuk ka ndodhur ne Bruksel,keto i sajon edi rama me narkoshtetin....mos me trego mue se jam lexhend.... Ju desh vetem nje minute drejtuses qe ta kuptoje se saliu eshte nje i semure psiqik... Cna bere more enver qe po na denon edhe pas vdekjes me kete malok qe e solle nga shpella dhe nuk u be kurre njeri

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sakica

      Qënit plak e të egërsuar, i duhet treguar SHKOPI që të fusë bishtin ndër shalë, e të shkojë të ngordhë në strofkullën e vet në Vuçidol të theqafjes së gopit të Shiqeres.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Ku ka turp Sali kerma.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Po Rama e mundesoi te llapte sivellaun e tij Sali kur ishte ne arrest shtepie e pa te drejte komunikimi me publikun e jo me ne kuvend sot! Ne mos ia shkruan Rama brockullat qe Saliu tbote ne kuvend. MEDIA PSE NUK E SHPALL NON GRATA SALI BERISHEN, NESE JENI MEDIA ME FYTYRE NGA PERENDIMJ??!!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Linza

          Jam bere kaq sa jam, po nuk kam lexuar per ndonje burre demokrat, fashist, nazist, komunist, ndonje kryetar bande etj kaq njeri LEGEN. Qofshin ata qe votojne kete plehre!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ata qe e votojne Saliun qofshin e mosq.....

            Ata qe e votojne, nuk jane te cmendur si ai, por jane nje turme pa fare tru, e kur nuk ke tru nuk ka mundesi te kesh mendje e te cmendesh, as te kuptosh se ke je e cfare ben. Ke vetem nje fjalor fukare si refleks te kushtezuar te krijuar nga fjalimet e varfra nga fjalori e permbajtja te Sali krricit kriminel, hajdut e vrases. E keto turma para-njerezore jane mbledhur ne PD-ne qe krijoi sigurimi i shtetit.

            Përgjigjjuni
          2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            Kur nuk flet në Parlament,e vetmerr fjalën jashtë tij. Gazetarët mblidhen sikur do pjell florinj. Një ligj që e lejon të flasë këdo vetëm një herë, brënda Parlamentit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Perpara me dy gishta se kena sali efendine.

              Kuci ben pershtypjen atij.Ai Ka nje mision,te shpetoje familjen nga llumi qe eshte xhytur.Kishte te drejte Fatos Nano.Prania e tij ne politiken shqiptaret i Ka sjell nje dem te jpatiparueshem, ,duke penguar integrimin e Shqiperise.Eshte bere si nje mut pas kepuce,qe nuk e heq dot.Atyre qe ka rrotull u vjen per shtat duke perfituar.Ata qe e vuajne Jane demokratet e thjesht qe Kane ngelur rrugeve.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatjoni

                Ca te komentosh mer amon, ai njeri esht per no coment thjesht nuk u gjet nje Avri Rustem i dyt ta heqi qafe qe te shpetoj ajo Shqiperi e shkret nje her e mir nga ky tradhetar qe vetem perbalt kudo vendin e tij

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqipëria në arkivol

                  Grekët kanë ngritur çarkun në Europë kundër kombit shqiptar. Qëllimi i vërtetë i tyre nuk është demaskimi i qeverisë shqiptare me gojë të opozitës, por demaskimi i aftësive shtetformuese dhe politikanit shqiptar si kafshë, si maskara, si psikopat, si jashtëqitje. Dhe diarreja e Berishës, një figurë komplet të diskretituar që nuk shqitet dhe totalisht psikopat, është mënyra për t'i thënë Europës që këta lloj kafshësh nuk mund të hyjnë në Evropë dhe as " minoritetin" mund t'a lëmë në dorë të politikanëve të këtij niveli, prandaj duhet një asociacion dhe vetëqeverisje për komunat minoritare. Plan ky për të cilin po punon si i shitur edhe Sali Berisha me PDnë. Me tradhëtarët shqiptarë; median, oligarkët , bankat, drejtësinë, sigurimin e fshehtë, politikanët, kishën praktikisht është ndërtuar tërësisht rruga e VorioEpirit .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Miri

                    Drejtësia shqiptare si dha dënim ama zoti e bërë karagjoz para gjithë dynjas

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirana

                      Shume e thjeshte zgjidhja: në Kuvendin tone duhet të improvizohet një WC diku në krah të mikrofonit, per të gjithe ata qe duan të flasin siç foli Berisha ne Strasburg

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nexhati

                        Nuk e kuptoj se çfarë mund të presësh nga një njeri i kontaminuar deri në gen . Atij nuk i bën përshtypje asgjë . Çdo budallallëk atij i duket nornal këtij mashtruesi qysh në gen , i pa cipë dhe pa nder . Këto janë veprime tipike të një krimineli apo hajduti mashtrues të cilat i praqet edhe në ekran . Jo vetëm kaq , po dhe Vokshi me banden e tij që e ndihmojnë të kryejë këto veprime , mund ti quash pa frikë si një grup i strukturuar kriminal . Zaten ashtu janë dhe ashtu mundohen të veprojnë edhe në përfaqësimet e tyre ndërkombëtare . Për Salën dhe bandën e tij , tashmë këto veprime konsiderohen si normale .

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gaetano

                          Kuvendi ne Tirane?kuvend? Fjala kuvend? Ku ne shumicen e rasteve u mblidhnin burra patriote e mendimtare, burra qe per gra kishin zonja ne cdo kuptim te fjales. Kuvend ky togezim fjalesh, ku eshte vendi, eshte zemra per atdheun. Tashme nuk quhet me kuvend I shqiperise, Po kuvemi… Dy prijes betejash legjendare ne kemi tashme,njeri qe I ngjan mbretit zog, me aftesine sic ai pati, te ndihej I priviligjuar nga florini, neper angli, France, amerike, afrike, por qe te gjith e shfrytezonin pasi ishte nje mbret pa kurore, sikurse ramen e preferojne si nje papagall shume ngjyresh interesant, por I bezdisur tek sa imiton shqiponjen krenare vend e pa vend,pa force qe nuk tremb dot as harabelin nuli. Ky tjetri? Sikunder cdo qenie ne bote ka ciklin e vet te shterrimit te prodhimtarise ne nje moment kohor, eshte simboli i gjarperit, deri ne moment te jetes, helmi I tij eshte ne gurmazin e tij.ai e di aftesine e tij, prandaj shfaqet neper ekrane, prandaj mes bulevardit qe e ka spekatur me helmin e tij, vendlindjen e tij, bejlerin qe ja realizoi endren mbi jugun e 97-tes, helmi I tij dha frutin mbi heronjte e kosoves te jene ne hage. Kacavjerrja e tij nga breket demode te pameles, beri efektin helmues te tij ne sallen europiane. Sado gjarperit ju mbyll goja, helmi I tij sperkati kombin shqiptar te shikohet akoma me shume si barbaret e ballkanit. Dhurate kjo nga nexhmija e ramiz,e USAs qe e izoloj per veten po na e oksigjenoj kete specie te ishte verdall ne folene e shqiponjave. I eshte bere derman helmit te akrepit, te bletes, po helmit te gjarperit kurre dot. Kush ta ndaloj ne Kuvemin tone Mero? Spiropali me buzekuqin e saj, Tao Tao, brace, apo Dumani? Se Rama dihet, I fut nje corap sot me ngjyrim te kujdo shteti ku shkon qe e vejne te flase e kendoj refrenin, skeni pare gje akoma pa ikur dhe rinia e fundit mbi dheun shqiptar. Kuvendi eshte simbolika e familjes ku prindrit caktojne rregullat e mbarevajtjes. Familja shqiptare eshte shpartalluar tashme perfundimisht. Dhe akoma pretendojme te quhet kuvend nje bordello qe fjalla virgjeri ka vec nje emer, hajduteri. Fjala bese qe dikur ishte simboli yne, tashme ka simotren e vet, popull I pabese per vehten e tij. Prandaj askush nuk na ka qasur, nuk na qas, dhe mbas luftes se katert do vazhdojme te themi, jemi te paret nga fundi I ballkanasve historikisht. Shqiptaret paguajne keta mostra me gjakun e tyre, qe te sperkaten me helm dhe te quhet populli I droges. I vetmi vend ne bote qe kemi fituar imunitetin e helmit te gjarperit jemi ne. Si nje manguse kunder kobres, qe vdesin njekohesisht me njeri tjetrin prane. Drama jone nder shekuj, jemi vetja jone.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jimi

                            E po edhe kjo nuk ishte pare e degjuar !? Para 114 viteve ne kohen e sundimit turk te Shqiperise, kur mbushnin moshen, te rinjte shqiptare thirreshin nizame per te kryer sherbimin e detyrushem ushtarak. Per arsye te ndryshme kishte familje qe nuk e dergonin djalin per te kryer sherbimin e detyrushem, por ne vend te tij mund te ofronin nje vella, nje te aferm apo dike tjeter dhe keta quheshin "Bedele". Keshtu beri dhe sulltani yne sot ne kohen moderne. Ai shkoi "Bedel" ne parlamentin europian, ne vend te "asqerit" Vokshi. Po nuk thone kote : Perendia, para se te marri shpirtin, te merre mendjen !

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Muzaka i Ri

                              Njerez të keqë ka kudo, ne çdo fushë. Ka palaço e maskarenj, në politikë, ne mjeksi, ne biznese , gazetari dhe popull i thjeshtë. Por me këtë nuk duhen pergjithsuar, në asnjë fushë,sepse maxhoranca prapë janë të mirë. Edhe drejtues dhe simpatizante të PD, nuk janë vetem Saliu dhe ata që ai i ka zënë për bolesh. Pjesa negative janë ata që i shkojne me zjarre ne dorë nga pas, po pjesa tjetër që rri ne shtepi, që është shumica? Opozita na duhet si uji, sa më shpejt dhe sa më e organizuat, por jo me ujë te qelbur që nuk e pi as lopa. Zgjedhjet ne PD janë afer, vini mend dhe na jepni opoziten që meriton vendi dhe demokratet që rrinë ne shtepi, mjafte me Salira dhe Tritana. Pas tre vjetësh jan zgjedhjet, erdhën, pas dere.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                O popull dele...

                                Νuk gjej fjalet me te renda ose me mir ti them vetes se nuk jam pjes e nje populli qe ketu e 40 vjet "prodhon"e ve ne drejtim te tij nje kriminel ,vrases tradhetare armik te shitur e mashtrus qe desh e coi Shqiperin ne humner ,e akoma nuk dim saktesisht cila dor e shpetoi Kombin shqipetar ne momentin e fundit ,per tja dorezuar pushtetin nje HAJDUTI e mashtrusi psikopat qe per tre mandate rjesht ju hodhi trut e gomarit duke luajtur me pushtetin qe shqiptaret i besuan ,per tu pasuruar per 5 breza e te sillet si nje diktator i ri qe sakrifikon cilindo koleg qe i rezikon pushtetin Mbrojtja qe po i ben kesaj ANAKONDE qe esht pjes e kesaj hajnie nen drejtimin e tij flet hapur me cilin kemi te bejm ! Paprekshmeria e perbindeshit te Vicidolit edhe kjo esht pjes e kesaj mareveshje makaber ne kuriz te ketij populli te shteruar qe e udheheqin mashtrus, hajdut e kriminel TURP TURP TURP per ditet qe po perjetojm ,,,,,,,,,,,,,,,

                                Përgjigjjuni
                                1. n
                                  nuk mbulohet dielli me shoshe

                                  Leksioni i vetem qe i shko ketij Kuvendit te Tiranes eshte mos behet me tej karagjoz duke e fshehur pas Imunitetit ate Belen e Rames!.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Për Esadistin e besës të sillogjeve

                                    Atë benzinë që i hedh shtetit dhe Shqipërisë në 35 vjet, atë benzinë meriton edhe mbi lëkurën e vet dhe familjes së vet hajdute.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arbeni

                                      Kur je një burrë legen si sali maloku nuk të bën përshtypje asgjë.Do t’i thosha Sllobodankës(Lirisë) që mos ta lërë zgjidhur këtë qen plak sepse meroi dynjan.Porosit një zinxhir për të dhe lidhe për qafe sepse po na çan menderen krimineli m.tit.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje