Kryeministri Edi Rama është duke justifikuar dështimin e Reformës në Drejtësi dhe ky është një gabim më i madh se ajo që ka bërë pushteti i tij me vetë Reformën.
Debatet e tij publike me shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe çdo zëdhënës të tyre, apo gazetare të sponsorizuar nga OJQ e Reformes, janë përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë që ai ka si kryeministër dhe si kryetar i shumicës parlamentare prej vitit 2013, për atë që ka ndodhur me drejtësinë në Shqipëri.
Debatet janë jo vetëm pa vlerë, por edhe të rrezikshme, pasi krijojnë idenë që ai po sulmon disa institucione të shëndetshme të drejtësisë, duke e devijuar problemin nga thelbi i vet.
Thelbi i problemit është që Reforma në Drejtësi ka dështuar. Që të bësh betejë me një sëmundje që ia ke shkaktuar vetes, në fillim duhet ta pranosh atë. Edi Rama sillet sikur Reforma në Drejtësi është në rregull, por e prish kjo puna e pagave që kërkojnë gjyqtarët dhe prokurorët. Në fakt, ata janë të vetmit njerëz në Shqipëri që nuk e dinë sa e kanë pagën dhe jam pak i çuditur që bëjnë sikur e llogarisin.
Superpushteti që ka marrë prokuroria dhe Gjykata Speciale nga Reforma e dështuar në Drejtësi, nuk u ka dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësi, por ka rritur çmimin e saj. Rastet janë përditë para syve tanë: mijëra dosje të pagjykuara, një drejtësi që të vjen me një dekadë vonesë, një arrogancë e frikshme e prokurorisë që ka kthyer paraburgimet në bankomate korrupsioni dhe një çmim i shumëfishuar i korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
Ajo që bëhej me pak lek tani bëhet me shumë herë më shtrenjtë.
Dhe sikur të mos mjaftonte fryma repressive e SPAK-ut, tani jemi përballë një modeli të shëmtuar ku çdo prokuror rrethi ndjehet si prokuror i SPAK-ut dhe imiton të njëjtën frymë represioni.
Shikoni skandalin e mbetjeve në Portin e Durrësit nga kompania “Kurum”. Në histori të tilla krimineli ka emër. Emri i kriminelit është kompania prodhuese e mbetjeve toksike, e cila falsifikon përbërjen e mallit dhe nuk i deklaron mbetjet, si dhe kompania transportuese e saj që bën sikur nuk e di.
Pastaj piramida e përgjegjësisë shkon te porti dhe doganat dhe natyrisht te Agjensia e Mjedisit, nëse ato deklarohen mbetje. Por në momentin që ato nuk deklarohen mbetje, atëherë krimi bëhet më i rëndë për “Kurum”-in dhe transportuesin e tyre.
Po çfarë ndodh?
Kriminelët direkt të kësaj maskarade lajmërohen dhe arratisen në Turqi, ndërsa pesë djem e vajza të reja nga Agjencia e Mjedisit, dhe disa inspektorë dogane që u ka goditur turni, që besoj nuk e dinë fare çfarë është kjo histori, arrestohen me burg.
Arrestimi i 35 vetëve, nga të cilët shumica nëpunës të vegjël pa asnjë peshë dhe përgjegjësi, është më shumë një skemë korrupsioni sesa një “betejë heroike” kundër korrupsionit. Aty më shumë se korrupsion ka një krim të vetëdijshëm, përgjegjës për të cilin janë ata që prokuroria i ka lënë të ikin dhe pastaj i shpall në kërkim.
Pjesa tjetër është spektakël, që po ta llogarisësh me tarifat qarkulluese shkon mbi 2 milionë euro bakshishe sa të dalin.
E mora këtë si shembull të freskët represioni për të treguar se brenda dy ditësh kemi arrestime djemsh e vajzash të reja nëpunës shteti dhe lirim nga burgu, fjala vjen, të dikujt që akuzohet për tentativë vrasjeje.
Të gjitha këto detaje tregojnë se represioni është thjesht një mjet për të dëshmuar pushtet absolut dhe për të siguruar paprekshmërinë nga parlamenti dhe institucionet e kontrollit mbi drejtësinë, dhe jo drejtësi.
Edi Rama nuk ka nevojë të bëjë polemika me gjyqtarë e prokurorë. Ato mund t’i bëj unë apo ndonjë koleg imi si opinionist nëpër gazeta apo ekrane.
Edi Ramën nuk e kemi votuar si editorialistin më të mirë të vendit, por si kryeministrin më të mirë. Ai duhet t’i dalë zot asaj që ka bërë.
Nëse ka guxim politik dhe nëse ndjen përgjegjësi se Reforma në Drejtësi ka dështuar, duhet ta pranojë atë dhe të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe pasojat për ta korrigjuar. Nëse mendon se Reforma në Drejtësi është mirë, se qytetarët po marrin më shumë drejtësi, se vendi po shkon drejt standardeve evropiane të drejtësisë siç patëm ëndërruar kur mbështetëm Reformën në Drejtësi, atëherë të rrijë i qetë, se puna e rrogave nuk është problem. Hallall t’i kenë.
Puna është që shumë prej tyre nuk meritojnë statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, pasi po sillen thjesht si një bandë e pavarur gjobvënësish, inatçorësh dhe injorantësh në sistemin e drejtësisë.
Dhe kjo nuk zgjidhet më me polemika dhe debate të kota publike. Le ta fillojë korrigjimin e sistemit me Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, i cili është institucion brenda sistemit që mund t’u mbrojë qytetarët nga drejtësia e keqe, dhe nëse nuk funksionon, të vazhdojë me ndryshime ligjore që lehtësojnë qytetarët dhe u japin atyre mundësi të marrin drejtësi.
Aq lek sa duan ata për rrogë në një vit, i marrin në një javë si ryshfete me këtë superpushtet dhe mungesë dhënie llogarie që u ka dhënë politika. Një pushtet i pavarur kur është edhe i pakontrolluar, nuk ka arsye të respektojë ligjin. Madje as ta lexojë atë. Ai ka bibël interesat e veta dhe pushtetin e vet të pakufizuar që i keni dhënë.
Ata meritojnë të jenë të pavarur, por jo për të varur çdo njeri që ka punë me drejtësinë.
Kryeministri Edi Rama dhe shumica në pushtet janë përgjegjëse për dështimin e Reformës në Drejtësi, e cila praktikisht është thjesht një operacion special propagandistik që justifikon rrogën e ambasadorëve perëndimorë në Shqipëri, por jo nevojën e qytetarëve shqiptarë për drejtësi.
Shumëkush thotë se çmimi për të shpëtuar nga kjo reformë në drejtësi është konflikti me Bashkimin Europian. Nuk jam i sigurt për këtë, por nëse ky sistem drejtësie vazhdon me këtë papërgjegjësi, me këtë shkallë të lartë korrupsioni, me këtë butafori të arrestimeve paraprake për të zhvatur hallexhinj, atëherë nuk ka nevojë të prishemi me BE-në, se imazhi i Shqipërisë do të nxihet aq shumë si vend ku gjithë populli po shkon në burg, sa nuk na pranojnë as në unionet afrikane.
Dëmi që po u bëhet qytetarëve nga dështimi i Reformës në Drejtësi dhe dëmi që po i bëhet Shqipërisë nga ky spektakël arrestimesh është aq i madh dhe aq larg standardeve të drejtësisë evropiane, sa më shumë na largon kjo reformë nga BE-ja, sesa korrigjimi i saj. Në të dy rastet do mbetemi jashtë saj, me këtë gjendje të drejtësisë. Po të paktën të mbetemi jashtë me një drejtësi më të mirë.
Populli nuk e ka te keqen se u arrestua Veliaj e hajdute te tjere...se populli ja di luksin e arrogancen.....ky eshte halli jot. Ne kemi halle te behen gjyqet se duhen vite te kesh nje seance gjyqesore.
Hallit te madh qe duhen vite per nje seance gjyqesore, shtoi edhe ate qe vendimet dhe niveli profesional i gjyqtareve eshte skandaloz. Tani Drejtesia e Re ka dale nga zinxhiri dhe po kerkon te paralizoj funksionimin e shtetit dhe terrorizoje biznesit. Dhe bajga mbi torte eshte qe prokuroret dhe gjykatesit qe kaluan vetingun kane rifilluar zakonin e vjeter te gjobvenies. Ngjan si viti 1967.... ku shtetin po e trajtojme si Enveri kishat dhe bizneset si grupet armiqesore dhe qytetaret si viktima te Revolucionit Kulturor Kinez..... ndryshimi i vetem eshte parrulla Rrofte Partia e Punes eshte zevendesur me SPAK = Sundofte Partia Antishqiptare Komuniste e prokuroreve
Perse lodhesh kot z. Baze....... SPAK dhe GJKKO jane organizate kriminale ne duart e Salehut........ Ata jo vetem duhen shkrire por duhen arrestuar se jane pa perjashim HAJDUTA dhe VRASESA..... Ketu duhen prokurore dhe gjyqtare nga jashte se eshte è sigurt qe do japin drejtesi dhe do kushtojn me pak se keta PLERAT e Shqiperise
Lironi Veliajn se u bete gazi botes, e ka votuar populli, e con ne burg 1 vit Ols Dado se nuk mori katet shtese! Drejtesi e dhjere me Belen e Belon!
Reformat e reja po shkruhen ne Usa dhe BE, drejtesia do filloje perseri nga fillimi. Rama kesaj here po ia ben fora, i ka bindur nderkombetaret se kjo qe ata na diktuan ka deshtuar. Mundet qe Izraeli te na ndihmoje per te mbikqurur institucionet e reja te drejtesise qe do te reformohen deri ne fund te ketij viti,
Nese eshte keshtu Rama te dorehiqet....me kete reforme we beri i ka shkaktuar shume kosto qytetareve we po presin me vite per nje seance
O Mero me duket se kete radhe me shkrimin nuk mer pike , Ju si medja kur u be reforma thonit qe nuk eshte merita e Rames por e BE , SHBA , tani del qe eshte e Rames .Ka bere mire qe ka hapur gojen per kete keta gjyqtar dhe prokurore .Deri tani thonit qe amerika e ka paguar por dalka qe po I paguan shteti ..Si è do ujin gomari te ngrohte apo te ftohte , mundet qe ta spjegosh ?
Ndersa Rama gjithmone ka thene qe merita eshte e PS-se dhe se SHBA-te dhe BE-ja na kane ndihmuar per ta realizuar. Rama ben show me kerkesat per ngritje rroge te gjyqtareve per ti "treguar" popullit se sa shume i dhimbsen parate e buxhetit te shtetit. Nderkohe vidhen me miliona nga tenderat abuzive.
Edhe ne pensionistët do ta rrisim pensionin tonë. Nuk do të ketë pension më të ulët se 2 milion lekë...... . Në muajin Mars ne do ti marrim këto pensione dhe nuk pyesim njeri. As kryeministrin nuk e pyesim.
Mero ia thu por kujt ia thua? Gjysma e gjyqtareve dhe avokateve per te mos thene treçereku mbeten dritareve te kazanit mediatik duke dhene receta per çeshtje specifike e kerkush nuk u terheq veshin fale ketij sistemi rrugesh qe per model ndoshta na e kane zili e gjithe bota e trete.Sot drejtesia drejtohet nga gjykates,jurist,avokat me kursin e plepave ku edhe sikur ti perjashtosh nga sistemi "Tramp",ata perseri jane ne kembe si nje shtylle e domosdoshme e kesaj shkerdhatokra-cie qe na dhuruan miqt me gishtin ne bythe.Ndaj mos kerko buke gruni me miell misri Mero ,se po te qe ndryshe sot nuk duhet te ishte gazetar por gjeolog!Fshataret,maloket kane zaptuar çdo zyre drejtesie e per rrjedhoje s,ka birr kurve qe i shkul sepse drejtesine e kane kethyer ne toke te xanun.Habitem perse je i shqetesuar kur kjo drejtesi eshte dhurate e miqve te tu qe nga gjeolog te bene gaze.ar te shquar .Nese ne monizem thuhej se feja eshte opium per popullin ,sot eshte zevedesuar me gazetarine si fabrika me e madhe per prodhimin dhe interpretimin e genjeshtrave me te medha.Ne i nderuar nuk vuajme vetem per drejtesi .Profeti i shqipetareve dikur pat deklaruar: "Njerez te ndryshem ne kohe te ndryshme,veprojne ndryshe"!
S A K T ! SA S'ka ku shkon ,mbetëm 'prish shtëpi dhe rri në shi" ,dhe jo ,Prish shtëpi e bën kasolle
Mendoj dhe jam i bindur se SPAK dhe GJKKO jane banda ne kordinim me njera tjetren me mendim te drejt per drejt nga familja Non grata, nese shteti shumica e votuar nga nje milion shqipetar nuk zgjohen shpejt me e pakta qe ka per te ndodhur eshte grushti i shtetit. Edi Rama ka 83 mandate dhe besoj te mjaftushme qe ta reformoj kete sistem te korruptuar, por nese keta bandit po e provokojne popullin ne fund te dites lajmi keq fillon pikerisht tek ata. E fundit po provokojne nje popull qe i ka provuar revoltat e 1997-99
Sic po duken punet kjo reforma ne drejtesi do na dali si ajo terapia e shokut te viteve 90 ...vetëvrasëse sic e pershkroi vete tani pas 30 vitesh nje nga "profesoret e mëdhenj perëndimore" që na e serviri si shpëtim atëherë
i ke thene te gjitha me kete shprehje: qe ata prekurore dhe gjykates jane te vetmit ne shqiperi qe nuk e dine sa e kane rrogen
Konstatimi I z Baze eshte shume I drejte .Kryeministri dhe hartuesit e reformes duhet te tregojne para shqiptareve ne teresi (dhe ,me veçanti mbeshtetesve pa rezerva te kesaj reforme ,shuplakave te majta) rezultatet e arritura nga reforma pas 10 vitesh implementimi.Eshte momenti qe shqiptaret ta degjojnë njefarëlloj parashikimi se sa kohe do ti duhet sistemit te reformuar te drejtesise ne Shqiperi te arrije standartet e drejtesise europiane,1muaj ? 6 muaj? 1vit ? 5 vjet? 10 vjet ? 50 vjet? 100 vjet? 500vjet ?
Ata qe kane patur rastin te perballen me gjyqesorin shqiptar e dine shume mire se cfare bande eshte krijuar brenda atyre insitucioneve.
Debati qe Rama ben me drejtesin eshte real dhe qendron. Por problemi Meros eshte hajdut Veliaj dhe pse u arrestua ai. Nese ai nuk do arrestohej, Mero nuk do investohej te kritikonte reformen ne drejtesi dhe as Ramen, por do e mbronte edhe Spakun edhe Duamin. Dhe per nje plesht si Veliaj, Mero tani do te digjet gjithe jorgani, Rama dhe PS. Jo se Rama nuk meriton te largohet, por jo per kete debat me drejtesin se ne kete rast eshte ne anen e drejte dhe gjithe populli e perkrah. Vetem ky Meroja eshte kunder dhe ka arsye Veliajn qe e donte ta bente pasardhes te Rames.
Ndersa mendoj se nuk ka nevoje per reforma, por thjesht per nje rishikim ligji, i cili, sipas praktikes me te mire te botes se qyteteruar, ta beje gjyqesorin, prokurorine dhe te gjitha bandat e ketij sistemi te japin llogari per zbatimin e Kushtetutes dhe ligjeve te pushtetin legjislativ. Mos u trembni nga ndarja e pushteteve. Ne fund te fundit, njëri eshte pushteti i pare dhe imponues: vullneti i popullit, dmth legjislativi. Perndryshe do plase hakmarrja ne Shqiperi, sic ka plasur.
Çfar reforme në drejtësi është kjo kur vrasjet kriminale të Gërdecit dhe 21 janarit që vetëm në këto dy ngjarje u vranë 30 njerëz të pa fajdhëm dhe Sali NON GRATA me Fatmir GËRDECIN tallin bythën dhe i bëjnë karshillik drejtësisë.... Kjo është skandaloze dhe turp për milionat që marin këta plera ndër kohë kur ka pensione skandaloze.
Nga gjithe ajo zhurma e reformes ne drejtesi kemi prodhuar dy monstra qe i sherbejn MONSTRES Sali Berisha. 1-Spak 2-GJKKO Keto 6 vjet provat dhe argumentat jan shume.E filluan luften kunder qeverise me Saimir Tahirin,fundi ishte tragjikomedi,per te mos dal pa gje e denuan per 150 dollar.
Tahiri ka 10 vjet qe pret vendimin e gjykates se larte para se ta dergoj ne Evrope si gjithe te tjeret. Drejtesia e re shqiptare nje gjelle qensh.
Alarm ! Edi Rama ! Mos polemizo ! Fillon reformimin e deshtimit ! Juristet shqiptare Jane pjesa me Karakteri TE ndyre e edukates dhe kultures ! Po shkallmojne shoqerine ! Urgjent veprim NGA kuvendi per keta TE pa ngopura !Timo
Analize perfekte, i ke rene ne koke problemit. Nje nga njerezit qe kontribuar ne deshtimit te reformes, eshte Dumani me megallomanine e tij, pastaj te tjeret me radhe ne SPAK, GJKKO e shkallet e tjera. Me tej vulhumburi Metani i ILD, qe nuk e kuptoj pse nuk e shkarkojne, pa pritur te mbushe 9 vite ne detyre. Mire e thua, Rama te pranoje deshtimin e reformes dhe te gjeje rrugezgjidhje.
Deri dje Gjatoshi mburrej se i kishte dhene shpaten drejtesise. Sot ankohet qe ata kerkojne rroga faraonike., por vetem me gjysme zeri e thote ose, me sakte, le te nenkuptohet qe reforma ne drejtesi eshte nje deshtim. Po, e deshtuar eshte, se ata qe kane mbetur, prokurore e gjykates, nuk jane aspak me te mire se gjingjonet qe vetingu i nxori jashte sistemit. Nuk mjafton qe i kane mbushur burgjet me te parabugosur pa gjyqe (turp i botes, qe edhe bota cuditet); nuk mjafton qe dosjet ne gjykata jane bere kapice; nuk mjafton qe i shtyjne (nga frika a per ndonje arsye tjeter) gjyqet per krimet shteterore te Gerdecit e 21 janarit etj., etj., por kerkojne edhe rritje stratosferike rrogash, edhe pse rrogat qe marrin jane anormale per nivelin ekonomik te ketij vendi. A thua se ata nuk jetojne ne kete vend, nuk e dine sa jane rrogat e pensionet e njerezve te tjere, qe ndoshta kane bere e bejne pune me te dobishme e me delikate se keta gjykates e prokurore. A ka faj Gjatoshi per kete gjendje? Sigurisht.. Prandaj, u takon perfaqesuesve te sovranit, deputeteve te Kuvendit, qe ta sjellin ne vije kete gjendje. Ndryshe do te shnderrohemi ne republike prokuroresh e gjyqtaresh, disa prej te cileve e kane nisur karrieren te Plepat.
Problem është se reforma është bërë keq me ligje të papërshtatshle ku organet kushtetuese të drejtsisë janë pa funksion kontrollues. Pastrimi i prokurorve dhe gjygjtarëve u bë nga njerës të korruptuar të tipit Ina Rama . Kodi penal kodi proçedurës penale janë krejtsisht të papërshtatshëm me reformën etj etj Detyrë e shumicës qeverisëse ti ndryshojë gjërat menjëherë sidomos kushtet për paraburgim Si dhe pavarsinë individuale të prokurorve. Nga një kryepokuror reforma ka krijuar kryeprokurorë sa numri total i tyre
Shume sakte.
Shkrim,brilant!
Komandatit kane 2-3 vjet qe po i thone reformes i jane vendosur minat nga brenda. Ku jane gjyqtaret dhe prokuroret qe nuk kaluan vetingun per te cilet u premtua hetim nga SPAK? Cilat pasuri ju sekuestruan? Ishte premtim i Rames personalisht! Ke te drejte Mero per zyrtaret e rinj apo thjesht njerez te administrates qe ju eshte shkaterruar jeta nga shpifjet dhe dyshimet e arsyeshme qe perfundojne ne denime qesharake per shperdorim detyre sa per te justifikuar kohen ne qeli. Me skandaloze sjellja e punedhenesit te tyre qe eshte qeveria dhe vet Rama qe i flaku apo me shqip i shiti ne emer te reformes. Te gjithe do marrin pafajesi dhe demshperblim ne Stasburg. Pastaj Rama nese eshte ende kryeminister te bej llogarit sa do i kushtoj buxhetit dhe taksapagusit fatura e Stasburgut. Mendoj se do te jet shume me shume se rrogat e ngritura te gjykatsve. Mina shume shpejt do plas edhe te gjykata kushtetuse dhe ajo do jet gozhda e fundit e arkivolit te reformes se drejtesise. Njesoj si ne vendet fqinje si Kroaci apo Maqedoni.
90 minuta duartrokitje Mero Baze....... analize ekselente e momentit te veshtire qe po kalon vendi.
Nje analize e Meros baraz me 1000 protesta me karrige, molotov apo bashkim tryezash politike. Ose 1 milion ore televizive me Ramen perballe analisteve. Kjo eshte opozita e vertet, merret me thelbin e ceshtjes jo me pordhet evropiane, NATO Antlatike, demokratike apo edhe hibraike se fundi.
Benkers Kurum AKU janë një gangren e madhe për shqipëtarët
Një shkrim kryevepër i Mero Bazes! No Comment.
Rama te pranoje deshtimin e te japi doreheqjen....
Shtoni gjyqtaret. Kaq. Nuk ka nevoje per asnje reforme tjeter. Nese doni tjeter Rama te pranoje deshtimin e te iki
Une mendoj qe eshte nder shkrimet me te mira te autorit. Nuk po i lepihet kryeministrit, por e kritikon. - - - - - - - Drejtesia ne Shqiperi eshte per te qare nate e dite (vetem duke pare procesin e Gerdecit dhe 21 Janarit). - - - - - - - - Kryeministri ka deklaruar meritat e tij dhe PS ne krijimin e drejtesise se pavarur. - - - - - - - - Kryeministri duhet te marre pergjegjesite e tij per sistemin e drejtesise qe krijoi - Duhet gjyq (jo hakmarrje) per 4 te vraret e 21 Janarit qe dolen ne bulevard per te mbeshtetur PS.
Edi Rama e mprehu Kacine, per me ba beteje me Drejtesine / Me ate Kaci do ta shpetoje Shqiperine, duke mbajtur fort Bela-hajduterine / Tungjatjeta or Edi Rama, me gamor se ti jo nuk ban nana /
Ne sistemin e drejtesis kan hyr shume kriminel te Sali kriminelit si Oldi Dado. Parlamenti urgjent duhet te gjej mekanizma per ti vene nen kontroll keta bandit berishist,dhe ti nxjeri jasht sistemit sa nuk eshte vone.
Gjykatesit dhe prokuroret jan kunder drejtesis sepse ata jan nje parti kriminale qe perfaqesojne sali serbin turpi i kombit
Kjo drejtesi eshte totalisht ne sherbim te familjes Berisha,jane shoket,shoqet, studentet,magjistratet e Argides. Deri sa Amerika ishte prezence dhe mbykqyrete reformen kishin njecik frik prokuroret,e gjykatesit, u duk sikur Shqiperia gjeti vertet drejtesine qe duhej. Me ndryshimin e pushtetit ne Amerik me ardhjen e Trapit,gjithcka u permbys dhe filluan te dilnin nje nga nje problemet gjyqtaret dhe prokuroret e Spakut,u kthyen nga luftrtar te korrupsionit ne te korruptuar, u rrit cmimi i ceshtjeve dhe kerkesat per rrushfet nga ana e tyre behet hapur. Kjo kuptohet dhe nga deklaratat e kucedres plak per permbysje pushteti me dhune sepse Saliu pak nga pak e drejtoi drejtesine kundra qeverise per ta dobesoar sic do ai. Saliu i selekton se kush do te goditet nga mazhoranca,zveneskryeministrat e ministrat. E ka goditur ne pikat me te forta qe mburrej Rama me Erjon Veline e tje..Keni per te pare mbas protestes do ngreje kasolle ne bulevard dhe nuk do levizi dit e nate deri sa ta detyroje Ramen ti kerkoje bashkepunim sic kane bere gjithmone. Kesaj i thone ku ishim as gjekundi. Populli i shkrete kerkon me vite dyerve te gjykatave e sja kthen koken njeri ta shikoje jo me ta gjykoje e te jap drejtesi. Sot eshte trefishuar pazari dhe drejtesine e ben vetem leku,drejtesia ka vdekur. Nuk e di ne se ka ndonje mundesi te rregullohet ndonje gje nga reformat qe thote zoti Mero,por mua me duket e pa mundur. Vetem nese do mundet te kembengule bota te bjere gjyqtar nga jashte tu jape rrogat marramendese qe kane keta tanet. Por dhe ata duhet te fshihen si Djella te mos i shikojne fizikisht se kush e jep vendimin,vetem athere mund te kete shpres per kete popull. Rama qe mburrej per drejtesine e tani qe e kuptoji qe po e rrenojne me gjithe brekushe qe vesh,fillon e i shane nuk ka cfar te riparoje.