Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

3 Shkurt 2026, 20:20Editorial Mero Baze

Takimi i radhës i Ervin Salianjit në Fier vlen për të kuptuar se demokratët nuk i binden më Sali Berishës. Ultimatumet e Berishës kundër atyre që marrin pjesë në takimet me Salianjin duket se nuk vlejnë më. Nuk vlejnë as deklaratat se Salianji është i vetëpërjashtuar “se ka shkelur vijën e kuqe”, e cila nuk dihet se çfarë është.

Salla e Fierit ishte plot me fytyra të reja të opozitës që kërkojnë bashkimin e saj. Dhe bashkimi është e vetmja gjë që nuk bën dot Sali Berisha për opozitën.

Kjo rënie e autoritetit të Berishës te demokratët në bazë ka filluar të reflektojë pak nga pak edhe te deputetët e PD-së, por edhe te aktorë të tjerë politikë të opozitës.

Pas kundërshtimit të prerë të Berishës për të bojkotuar Reformën Territoriale, disa deputetë i rezistuan në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe e detyruan atë të bënte sikur nuk kishte bërë thirrje për bojkot. Jo se ai do të marrë pjesë në tryezë, por do të kërkojë një arsye të re për bojkotin dhe jo atë mospjesëmarrjen arrogante pa asnjë sqarim.

Kjo tregon se vetëdija e disa deputetëve të PD-së për bojkotin e Reformës Territoriale më 2015 ka qenë shumë e fortë si një gabim i madh i PD-së, që u kushtoi më pas vite të tëra në fushata elektorale.

Dhe Berisha u zbyth pa shumë lavdi nga vendimi i tij personal për bojkot. Tani mbetet të presim se çfarë arsyeje të re do të shpikë për ta bojkotuar atë.

Por edhe përtej PD-së, të gjithë aktorët e tjerë opozitarë e kanë refuzuar qartë Berishën.

Agron Shehaj e ka refuzuar, mes të tjerash, si rrezik për humbjen e identitetit të partisë së tij, por edhe për qëndrimin agresiv të Berishës ndaj drejtësisë, e cila e ka akuzuar për korrupsion.

Arlind Qori po ashtu i refuzon të dy polet e politikës për shkak të profilit të tij politik antisistem.

Adriatik Lapaj është në dilemë nëse të futet në çadrën e PD-së në bulevard apo të vijë PD-ja te çadra e tij, por duket se nuk është i lumtur që po dozohet si menaxher protestash dhe jo si politikan.

Dashamir Shehi, një politikan veteran i së djathtës, tha sot se Berisha nuk është më i vlefshëm si aset opozitar.

Arsyeja është se ai nuk e bën dot opozitën as të bashkuar dhe as fituese.

Ky rrethim i Berishës, që nga demokratët e bazës e më radhë te deputetët e grupit parlamentar dhe aktorët e tjerë opozitarë, në fakt vizaton një izolim të tij nga të gjitha anët, duke u bërë figura më e papranueshme e opozitës. Ai sillet si monark i demokratëve, por ata po e refuzojnë duke mbushur sallat për Salianjin. Sillet si diktues i çdo vendimi politik të PD-së dhe zbythet përpara deputetëve që ia hedhin poshtë idenë e bojkotit. Flet për bashkim të opozitës dhe refuzon çdo faktor opozitar.

Më keq se kaq nuk mund t’i ndodhë dikujt që pretendon se do të udhëheqë opozitën drejt fitores. Ndaj duket edhe më realist propozimi i fundit i Salianjit që kandidati për kryeministër të jetë ai që do t’ia dalë të bashkojë opozitën – të vetmen gjë që Berisha nuk e bën dot.

11 Komente

  1. B
    Bake

    Mero je shume i sakte ne te gjitha shkrimet e tua....... Vec se kete radhe kur thua opozitare per Agron Shehajn. Ervin Babale Salianes. dhe Adriatik Lapangjozin ja ke fut kot...... Keta jane vemje te Salehut tip zvarranikesh

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bledi

      Salla e salianjit ne fier me disa rreshta bosh .. ndoshta takimi me i dobet pas Shkodres. Megjithate me shume se cdo gje degradimin e shpreses anti berishe nga veglat e Rames e tregon katandisja e tyre tek ai qe deri dje e quanin salianusi dhe tek dash pijaneci qe nuk merr dot as votat e fisit te vet. Per mire ose per keq Berisha e ka te garantuar primatin e opozites per sa kohe sfiduesit e tij jane Lapaj e Shehaj te cilet me shume shajne njeri tjetrin se Berishen e Ramen.

      Përgjigjjuni
    2. x
      xhoxhi

      Unë nuk jam Karl Marksi por opozita ska nevojë të bashkohet por ka nevojë të largojë Berishën me disa mafiozë që mban mbas vete.Popullit i ka erdhur në majë të hundës me Ramën sepse duke qënë Berisha në krye të P-D-së, duke bërë disa punë janë lëshuar të gjithë të vjedhin.Po të ikë Berisha duhet të dalin njerëz normalë për të udhëhequr.Unë kam 36 vjet ku që nga viti 1990 kam thënë se me Salinë që ka mbledhur gjithë llumin e shoqërisë nuk do ketë sukses.Ka fituar vetëm me vjedhje dhe krime dhe sot thotë Rama fiton me vjedhje.Pra mos zgjatem po nuk u larguan ata që mallkojnë kjo parti eshtë e vdekur.Sot dogjoja një deputet të kësaj partie që tha:ne e kemi halen. në bashtë këta thonë jemi për në europë.Ky njeri çfarë dëm ka po të pranohet Shqipëria në B-E..?Ose Saliu dhkon shan e nxin Shqipërinë kudo jashtë?Shqipëria ka 100 probleme por nëse pranohet çfarë pasoja do ketë?Pse në NATO mos i plotësuam kërkesat?Jo por na pranuan.Vizat që u hoqën etj etj.E thashë këtë për të treguar se kjo parti është me probleme dhe bën punë armiqësore për Shqipërinë.Në çdo emision dëgjojmë Rama armiku jonë në parlament,armiku jonë qeveria,armik kudo atëhere si mund të regullohet Shqipëria me të tillë njerës?Rama do iki kur partia demokratike të ndryshojë mallkuesit që nuk janë pak.Po mos ndodhë kjo gjë punët do jenë kështu dhe ndoshta keq e më keq...

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        PD nuk eshte opposite z. Baze . Eshte fronti demokratik . Opozita nuk krijohet me zor obo bo ngeli vending pa opposite. Kur te piqen kushtet per opposite do dalin vete njerezit e duhur dhe te vertete jo keta qe emeroi Ramiz Alija . Lereni opoziten te lindi nga natyra jo kopila si muli, sala, kerrici kellici cuni fariut,paloqja

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Nuk besoj eshte e vertete, por nje loje per te sjellur te merrziturit ne vathen e Saliut.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Babalia pas burgut

            Pa thyer qafën Sala , demokratët do të mbeten në opozitë dhe do të vërtetohet ajo thënia e lapidare e Zj Juri Kim : "me Saliun në krye , demokratët do të hanë bar "

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kajmakeria e Rilindjes

              Rrethim me i rende eshte ai i Rames, se e ka nga Hajdutet seriale. Me Belen ne krye sot e me Beqajt, Ahmetajt, Kokat, e tjere dje.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DL

                Eshte e vertete qe ciklit te kesaj dukurie ( produkt I diabolizmit ... Qesharake ta quash opozite ) Po I vjen fundi . Le te presim dhe te shikojme se kush do te humbase dhe kush do te fitoje nga KY fund ...

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjakova

                  E tmerrshme! 35 vjet pas rënies së regjimit, në vend të flasim për ushtri, për rrjet hekurudhor të shpejtësisë së lartë, për metro, për administrim risursesh strategjike, për pavarsi nafte, për vepra të mëdha inxhinjerike shqiptare, për flotë detare transoqranike, për teknologji dhe industri, për bujqësi moderne dhe pyllëzim masiv, për strategji dhe shkencë, ne vazhdojmë e flasim për një katunar pabuks, zvarranik, mjeran, dobiç, prostitutë, antishqiptar, kafshë, sharlatan dhe batakçi që i ka ngecur në fyt Shqipërisë prej 35 vjetëve dhe nuk shqitet. E çuam orën e Shqipërisë, në orën e mesjetës së këtij motërqiri që si " bir të popullit" nxorrëm nga uria për t'a bërë njeri 65 vjet më parë, por që ngeli pjellë e vrimës së mizerjes

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Askushi

                    Gjakovova pershkrim ekselent .Reespekt !

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saliduro

                      Edhe Salhiu nuk është pa aleatë. Ka Mediun, Nard Ndoken, Gjuzin, Jenisherin, Bushatin, Staroven.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje