Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

31 Janar 2026, 20:31Editorial Mero Baze

Në kulmin e braktisjes edhe nga partitë më të reja opozitare në Shqipëri, Sali Berisha duket se kishte porositur sot një sulm ndaj gjithë ish “tradhtarëve” të tij në krye të PD-së, që nga Bamir Topi, Lulzim Basha, Astrit Patozi e Enkelejd Alibeaj. Nuk bëri përpjekje të gjente ndonjë argument, por thjesht u përpoq t’i krahasonte me veten e tij kur ishte komunist në vitin 1990 dhe vendosi të shkëputej nga Partia e Punës. Nuk di pse gjeti shembullin më të keq, që në fakt është kundër tij, jo kundër ish-bashkëpunëtorëve të vet, por me sa duket i intereson të mbajë ndezur frymën e përçarjes në PD kundër çdo kujt që i ka refuzuar partinë e familjes së tij.

Krahasimi me “disidencën” e tij në vitin 1990, përveçse është krahasim me një gënjeshtër, është kundër Berishës edhe sikur të ishte e vërtetë që Berisha ishte disident në vitin 1990.

Berisha ka filluar të belbëzojë në vjeshtën e vitit 1990 dhe i ka të shkruar dy artikujt e tij te “Drita” dhe “Bashkimi”. E gjithë çfarë flet është te pluralizmi i mendimit si “në kullat e Malësisë”, ku njerëzit dëgjojnë njëri-tjetrin. Nuk ka as disidencë dhe as ndonjë përpjekje për t’u shkëputur nga Partia e Punës, por një përpjekje për të rënë në sy brenda Partisë së Punës si dikush që është gati, nëse duhet, të ndryshojnë diçka nga stalinizmi i mëparshëm. Madje edhe më 11 dhjetor të 1990 ishte i dërguar zyrtar i Ramiz Alisë dhe teseren e Partisë së punës nuk e dorëzoi kurrë as simbolikisht.

Bamir Topi, Lulzim Basha, Patozi apo Alibeaj e kanë refuzuar Berishën duke u larguar nga partia e tij dhe nuk kanë treguar asnjë shenjë që duan të kthehen e ta reformojnë partinë e tij. Janë shumë të qartë që ajo është si një arkivol ku brenda rri një i balsamosur që, po u çel, prishet brenda minutës si çdo kufomë që merr ajër.

Ata thjesht kanë ikur në punët e tyre duke refuzuar Sali Berishën dhe pengmarrjen e PD-së prej tij.

Berisha është i shqetësuar pikërisht për këtë, për faktin që ai e ka bërë PD-në një parti të palakmueshme nga ata që e njohin dhe kanë ikur prej saj. Dhe ata janë shumë. Për 35 vjet Berisha ka larguar çdo themelues dhe çdo drejtues të PD-së. Asnjë ish drejtues i lartë i PD-së që nga viti 1991 nuk është më në PD për shkak të Sali Berishës. Dhe ata mund të mos kenë parti apo aktivitet politik, por përfaqësojnë pikërisht atë elektorat të heshtur të ish-PD-së që refuzon Sali Berishën dhe nuk e voton, duke e lënë rrugëve si një plak të mjerë.

Në kulmin e dëshpërimit, kur Berishën po e refuzon kushdo që po i kërkon të bashkohet me të, atij i shkon mendja pikërisht tek ata që e kanë refuzuar atë.

Në fakt, akti i tyre është i vetmi akt intelektual, si i gjithë atyre që kanë refuzuar Berishën brenda PD-së. Sali Berisha është uzurpuesi i PD-së dhe refuzimi i tij është një akt intelektual. Pseudo-intelektualë janë ata që përpiqen të retushojnë portretin e Berishës, të cilit tani, përveçse duhet t’i pastrosh baltën e korrupsionit, njollat e gjakut dhe turpin e “non grata”-s, duhet t’i gjesh edhe dikë që të shpjegojë se kur lajthit dhe thotë broçkulla, ia kanë bërë magji këta armiqtë.

I vetmi akt intelektual që mund të bëjë dikush brenda PD-së është pikërisht të refuzojë pushtetin familjar të Sali Berishës në PD, ashtu siç të bëje një gjest intelektual në diktaturë ishte të refuzoje Enver Hoxhën.

Sali Berisha s’e bëri kurrë atë gjest, as disa muaj pasi diktatura ra. Këta që sulmon Berisha, së paku e kanë bërë detyrën e tyre si intelektualë brenda PD-së. E kanë refuzuar partinë familjare të tij dhe e kanë lënë sot mes një tufe mjeranësh, të cilët jo me intelektualë që nuk konkurrojnë dot, por as me pavijonin nr. 5 në Tiranë. Me ata mund të mbretërojë sa të jetë gjallë, por si mbret i budallenjve që Shqipëria i neverit.

12 Komente

  1. P
    PD Parti Derrave

    Bufi i djathte me tester te PPSH ne xhep. Bufi i djathte mik i familjes se diktatorit Hoxha. Bufi i djathte doktor shurre i Hysni Kapos gjyshi vogelushit Bushati. Bufi i djathte spiune i sigurimit te shtetit. Bufi i djathte dhender Serbie. Te djathte si Bufi kenetes ne ate grupim jane shume kemi pionierin Tritan Shehu alias Preshi ne foto me diktatorin Hoxha. Te djathte kemi djalin e Tonin Paloka sekretar i PPSH ne ministri. Te djathte kemi Ylli Rakipi e Fahri Balliu gazetar te Zeri Popullit. Te djathte kemi dhe Fevziu ish sekretar i rinise komuniste. Ooooo ka shume te djathte. PD eshte parti komuniste , PS eshte parti e djathte ky eshte réalitéti

    Përgjigjjuni
    1. P
      PD asht nji sekt i urryer zombi

      Bravo! PD ka qene, eshte e do te vdese si parti komuniste dhe pjellash te sigurimit te shtetit.

      Përgjigjjuni
    2. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      Sali berisha eshte nje dallkauk komunist i tipit uriahip dhe krahason intelektualet qe i kane ikur ose i kane ber mutin,me ata qe i rrine me uturak ne dore... Por a mund te krahasohen keta intelektual me mziun me mushke dhe daulle,me mul molotovin qe pshurr te parlamenti e qe djeg karriket e drejtesia hesht sikur po djeg mullarin te shtepija vete.. Te gjithe lepirsat qe i rrine ketij krimineli me uturak jane nga me budallenjte dhe kopje e saliut... Kete thote krimineli e kam thene qe ne 90ten kur i servilosej ramizit....kush e mban mend kur ramizi e pyet kete malok komunist servil i ndyre:po he mo sali ti si thua per pluralizem,dhe uriahipi me stilin e tij zorraxhi:po ja shoku ramiz(duke u dredhur si kurvat)populli shqiptar nuk eshte i pregatitur per pluralizem... Ja ky eshte dallkauku sali kur me vone ramizi e dergoi ne qytetin studenti te qetsonte tropojanet... Dhe ky dallkauk uzurpoi pd me shoket sigurimsa e komuniste dhe u be krimineli me i ndyre i vendit me shkatrrime vjedhje e vrasje

      Përgjigjjuni
      1. A
        AS

        Ne flasim per gafat shqiptare kur gjithe bota merr vendime te tmerrshme. - - - - - - - Europa duhet te harroje NATO-n. - - - - - - - - Duhet te perqendrohet tek ekonomia. - - - - - - - - Duhet te shohe cdo shtet me respekt dhe jo t'i imponoje (nuk e ka me fuqine per te komanduar) - Per shembull, ne 1926 ekonomia angleze ishte 4 here me e madhe se e Indise, kurse sot eshte 4 here me e vogel se e Indise. - - - - - - - Europa duhet te kishte biseduar per marrdhenie te mira qysh ne 1990 me Rusine dhe jo te bente sherbetorin e US per te futur ne NATO me kuc dhe me mac. - - - - - - - - Nese do kishte bere Rusine pjese te saj, do ishte diplomaci, ajo qe ka bere dhe vazhdon te beje, eshte mendje shkurtesi. - - - - - - -Tani Europa po e provon ne kurriz te saj qe ne bote nuk ka moral por interesa - Per shembull, US po i merr nje pjese (Groenlanden) vetem per interesat e veta.

        Përgjigjjuni
        1. V
          VO

          Te lumte Mero,vetem nje kerkese:Kurseja pak ironine,se e bere lecke te shkretin.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tung

            Mero, i ke thene te tera. Jo vetem PD, por edhe Lapaj, po ashtu edhe Gonia ballisti nga Sevasteri, konkurojne vetem me spitalin e te semureve mendore. Keta kujtojne se duke thene genjeshtra nga mengjesi ne darke apo kur bejne gjoja protesta me 200-300 veta do bejne namin. O dereznje nje vere ne uje ate po beni dhe do beni.

            Përgjigjjuni
            1. U
              U

              Saliu me ata qe I kan mbetur jan jo vetem qesharak por dhe bandit te coroditur,si ai qe donte me shume se femijet e tij.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pazarokracia vazhdon

                Mik ka vetem Ramen Sali pazari. Te tjeret mbeten armiq. Kur tja rrase Rama do kujtohet per miqte armiq, por padyshim do te jete shumeeeee vone.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kaq eshte mjaftueshem

                  Fjalia e dites: Berisha...mbret I budallenjeve" ne Pd.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agimi"

                    Për shoqërinë shqiptare është kompromitim që një fundërrinë morale,një ndotje njerëzore,një kriminel sadist si Sali Berisha qarkullon në televizione e portale nga mëngjesi deri në mesnatë.Cila është analiza që duhet të bëhet se çfarë bënë kjo kufomë që kutërbon pandalshëm,kujt i plasë se çfarë rrjedhje toksike nxjerr nga goja ky monstrum.Po çfarë dreqin bënê SPAK që nuk e përplas në burg për krimet e 21 janarit këtë gërdallë irituese.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LV

                      Sepse ata ( " Armiqte " ) e mbajne ne pushtet si "Kryeopozitar " . Z. Mero , une , si nje ish mesues i gjuhes shqipe , plotesova strukturen e nje fjalie shkakore . Kaq .

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iliri

                        Kjo qëndron por dhe diçka tjeter qe më bëri përshtypje në intervistën e fundit te Fevziu me bëri përshtypje që u referohej njerëzve të vdekur si nano ,Olldashi,Arbnori,apo dhe Ramiz Alia persona që nuk mund ti përgjigjen.mbase jam gabim por më bëri përshtypje

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje