Një nga “krimet” që ia numëronte Lulzim Bashës “Foltorja” e Berishës ishte edhe bojkoti në vitin 2015 i Komisionit të Reformës Territoriale dhe, si pasojë, përdorimi i kësaj ndarjeje sipas tyre në favor të socialistëve.
Të hënën është afati i fundit i pjesëmarrjes në këtë komision dhe pas dhjetë vitesh PD duket se po shkon drejt të njëjtit vendim, tani me udhëheqësin real të saj, atë që ia ka diktuar vendimin edhe Lulzim Bashës.
Arsyeja pse Berisha refuzon të marrë pjesë në reformën e ndarjes territoriale nuk është se nuk do të pyetet. Nuk është as fakti që socialistët mund të imponojnë një ndarje që ai nuk e pranon. Berisha nuk merr dot pjesë në këtë histori edhe sikur të miratohet varianti i tij.
Arsyeja është se ai nuk e shikon reformën territoriale si një reformë shtetërore, por si një justifikim elektoral.
Sali Berishës nuk i bën punë asnjë ndarje territoriale. Sido që ta ndash Shqipërinë, ai humbet. Ndaj, nëse merr pjesë në këtë projekt dhe pastaj natyrisht do të humbasë, ai humbet një nga alibitë kryesore që ka për humbjet në zgjedhjet lokale.
Në zgjedhjet e fundit lokale të udhëhequra prej tij, Partia Demokratike fitoi vetëm 5 bashki nga 61 gjithsej dhe ato më shumë për shkak të sherreve brenda socialistëve sesa për fuqinë elektorale të PD-së.
Për këtë arsye Berisha e ka “të nevojshme” të mos marrë pjesë në këtë reformë, me qëllim që ta ketë të përhershme alibinë e humbjeve të zgjedhjeve lokale.
E vërteta është se ndarja territoriale nuk ka ndonjë peshë mbi humbjen elektorale, pasi ai në zgjedhjet e fundit fitoi në Memaliaj, një bastion i majtë ku PS fitoi 75 për qind të Këshillit Bashkiak. Kjo do të thotë që rezultati elektoral nuk ka lidhje me territorin, por me kandidatin dhe partinë që konkurron. Por Berisha nuk ka më as parti që frymëzon, as kandidatë që konkurrojnë për të fituar. Ndaj, para se të hyjnë në garë, ata duan një alibi të gatshme për humbje dhe atë tanimë e kanë gjetur. Bojkotojnë reformën territoriale, “nuk e njohin” atë siç bëjnë me çdo gjë që nuk u pëlqen dhe pastaj janë të qetë duke pritur humbjet.
Ndaj mos u lodhni t’i shpjegoni Berishës se reforma do ta ndajë Shqipërinë më mirë, do ta bëjë më efikase, do të decentralizojë pushtetin apo do të përmirësojë hartën elektorale. Nuk i hyjnë në punë. Ai e di se çfarë e pret në zgjedhje dhe pushteti është e vetmja gjë për të cilën ai mendon.
Tani, ndryshe nga udhëheqësit e tjerë që të gjithë mendojnë se si ta fitojnë pushtetin, ai ka vite që mendon se si t’i justifikojë humbjet. Dhe një nga justifikimet është edhe ky bojkot.
o Mero edhe nje super laborator per ADN e njeriut te ishte nuk do nxirrte rezultatin me mire se ti duke e pare vetem ne surrat Sali talibanin
Gjithë çka thotë Baze është një mbulesë për të vërtetën e thjeshtë, Berisha dhe Rama për qëllim kanë të mos ngjallet dhe vijë në pushtet e djathta tradicionale, kundërshtarja reale e tyre. Të dy, çdo veprim që ndërmarrin e bëjnë në konsult me njëri tjetrin, misioni i tyre është të përjetojnë sundimin e të majtës, prej nga e kanë dhe origjinën. As që u shkon ndër mënd të ndërtojnë një shtet si shtëpi të përbashkët për të gjithë shqiptarët, detyra e tyre e vetme është kujdesi për pushtetin e të majtëve. Dhe ata e dinë mirë se kjo arrihet vetëm nëpërmjet sigurimit të fitores së Partisë Socialiste në përmasa sa më të mëdha, absolute, gjë e cila do të shërbente si arsyeja kryesore për të dekurajuar dhe bërë të pakuptimtë krijimin e çdo forcë të re politike. Mendoj, zor se mund të gjëndet mbrojtës më të zgjuar dhe rafinuar në shërbim të ekstremizmit të majtë se Berisha.
"...zor se mund të gjëndet mbrojtës më të zgjuar dhe të rafinuar në shërbim të ekstremizmit të majtë se Berisha." Ky konkluzion i mençur dhe perfekt i @streptomicinës është materializimi i plitë i platformës së "Katovicës", ideuar dhe planifikuar për t'u vënë në zbatim, në kushtet e Shqipërisë pas rënies së diktaturës, kur R.Alija si skile e vjetër, në momentet e cofjes, mbasi lejoi pluralizmin politik, delegoi tek PD dhe PS, dy gjysmat e PPSH, emisarët e tij: në njërën, atë të renë, pra në PD, delegoi komunistin (më të zi) ekstremist të sprovuar nga veriu Sali Berisha, ndërsa në të vjetrën PS-në, delegoi një komunist liberal nga jugu, siç ishte Fatos Nano. Këta të dy, sipas marrëveshjes së tyre në Trieste në mars 1991, gjatë gjithë periudhës 1991-2005, punuan herë hapur e herë pas kuintave, për zbatimin e asaj platforme, e cila sot konsiderohet e përfunduar plotësisht. Këto dy parti, pavarësisht se sa rrinë në pushtet, kurdo që ta bëjnë rotacionin, atë do ta bëjnë midis tyre. Ndaj të dyja bëjnë Kushtetutë, Kode dhe ligje që ua sigurojnë dhe garantojnë këtë, njëherazi nuk lënë të ngrejë kokën asnjë parti apo lëvizje jashtë suazës monopol të tyre.
Humbi ne zgjedhje nuk u largua i futi nje kenge u vodhen zgjedhjet masaker elektorale.... Do humbi prape , po e njejta kenge u vodhen zgjedhjet . Mos pjesmarje eshte nje alibi per te justifier humbjen. Vete PD duhet te reflektoje ose te deklarohet qe nuk duam pushtet duam privilègjet e Opozites
Mjaft me me kfiminelin berisha ai eshte i lidhur me spak aspak qe e mbron nate dite vrasesin e protestusve ne bulevar.Vrasesin e njerrzve ne Gerdec.Vetem perendia e madhe do te vere dore dhe sali rame berisha do te japi llogari per maskaralleqet qe ka bere kunder popullit shqipetar.
Berisha duhet bojkotuar si politikan dhe njeri! Me dëmet që i ka bërë shtetit dhe shumicës së shqiptarëve as emri nuk duhet ti përmendet… oligarkët e medjave Fevziu e baton haxhiu duhen etiketuar si mbrojtës të së kriminelit për interesa financiare personale… Mjaft me berishën kte kufomë keqbërse të pakallur të politikës shqiptare që dhe pa berishën mbetet një stan njerzish të pacipë.
Nuk fshihet dot Minarja e vjedhjeve te Ballukes as te shallvaret e Rames e as te brekushet e Sales or Merooooo, prandaj nxirre koken nga rera ku e ke rras si struc e mesohu te thithesh ca oksigjen se te kthellon trurin.
O patriot! A s'na thua pse shqiptarët e larguan nga pushteti në 2013, Sa-lehun me një milion "shuplaka", vit kur Ballukun nuk e njihte njeri?! Nuk po të pyes se pse në 2021, është shpallur "non grata"? Dhe qysh nga ajo kohë, pra 2013-ta, ai dhe PD prona e tij, kanë shkuar poshtë e më poshtë, dhe po qe gjallë (se për burgun jam skeptik), edhe në vitin 2029 pushtetin do ta shohë kur të shikojë majën e veshit të tij. Dhe këtë më mirë se kushdo e di ai vetë, por e keqja është se kur do ta mësojnë qorrat që i shkojnë pas, të cilët me premtimet e tij, si dhelpra presin t'i bien 'koqet dashit'.
Po se nuk ka parti, sheshet dhe ato pak vota ia dhane Rama e lachivira per ta mbajtur Palestine ceshtjen e PD, gjithnje te pazgjidhur dhe gjithmone ne tavoline si ceshtje! BERISHA I SHITI ZGJEDHJET QE KUR BERI PAZAR ME RAMEN PER TE HEQUR LULIN. POR Rama eshte ende ne negociata me Saliun qs mire qe hoqi LULIN, por jo te rrije vete, por tja jape PD jozefines, Ines, atehere sigurohet 100 perqind qe femijet e miqte e tij nuk do te kene problem kurre dhe se do te shijojne parate e grabitura shqiptareve. Saliu e di qe nuk ka parti tashme, ndaj nuk i duhet te hyje. Detyra e tij ESHTE te mbroje PD te mos e marre luli. Kaq eshte puna e ketij qeni besnik te Rames dhe veseve te tij te dekonspiruara. Mund ta publikoni?!
Media, ne zot, ne kini, bojkotojeni sot e mot sali Edvin e te ngjashmit e tyre joshqiptare dhe kelyshe te vesit e djallit vete!