Të dielën pasdite, gjyqtarja Etleva Deda në GJKKO në Tiranë organizoi një seancë urgjente për të shqyrtuar një kërkesë për zëvendësim mase nga Erion Veliaj. Gjyqi u zhvillua pasdite dhe merrnin pjesë dy prokurorët e Veliajt dhe gjyqtarja. Kërkesa për zëvendësim mase ishte bërë nga Veliaj të premten, vendimi për seancën u mor të shtunën, ndërsa shqyrtimi u bë të dielën pasdite, një procedurë rekord e pandodhur më parë me kërkesat për zëvendësim mase, që zvarriteshin me muaj. Arsyeja është se prokurorët e SPAK-ut që urdhërojnë gjyqtaren e donin fushën e lirë sot që të mbyllnin seancën e gjyqit paraprak ndaj Veliajt.
Gjyqi i së dielës përfundoi po ashtu në kohë rrufe. Prokurori i Erion Veliajt, Olsi Dado, ka paraqitur si argument kundër kërkesës së Veliajt një shkrim të blogut “Reporteri”, ku thuhet se Veliaj ka paguar dy avokatë amerikanë për të lobuar në Uashington dhe shtypin perëndimor. Blogu në fjalë është një projekt i financuar nga donatorët që mbikëqyrin Reformën në Drejtësi, që ka shërbyer më së shumti për të monitoruar vetingun dhe veprimtarinë e SPAK-ut, duke qenë pjesë e propagandës për punën e tyre.
Argumenti i shqiptuar nga Olsi Dado është se Erion Veliaj nuk mund të jetë i lirë, pasi ai ka lobuar në Uashington kundër vendimit të SPAK-ut për ta arrestuar, çka tregon sipas tij se ai është i rrezikshëm po ta lësh të lirë, se vazhdon lobimin. Natyrisht, gazetarët e BIRN nuk e kanë shkruar kaq trashë sa e kupton Dado, por ata në këtë rast janë pjesë e porosisë për të mbrojtur linçimin e Veliajt nga dy prokurorët e SPAK-ut.
Pra, që ta kuptojmë qartë, kur Veliaj ka kërkuar për herë të parë në Apelin e GJKKO apelimin e masës së arrestit, Olsi Dado ka përdorur portale fundorinash për të argumentuar se ky nuk meriton të dalë, se është sjellë keq në burg, pasi ka folur në telefon me njerëz kundër SPAK-ut. Këtë radhë ka avancuar, pasi ka marrë si provë shkrimin e një portali që financohet për të propaganduar punën e SPAK-ut, duke shkuar deri në përdorim për linçime ndaj të akuzuarve.
E vërteta është se Veliaj ka punësuar dy avokatë të huaj amerikanë për të mbrojtur të drejtat e shkelura të tij, të cilët SPAK-u nuk i ka lejuar as të paraqiten në sallë të gjyqit, as të shkojnë në burg për ta takuar, ndërsa tani po përpiqen të ndëshkojnë të akuzuarin pse i ka marrë ata si avokatë.
Pra, e drejta për t’u mbrojtur me avokat të huaj është kthyer në rrethanë rënduese dhe si shkak që Veliaj duhet të qëndrojë në burg.
Sipas prokurorëve dhe gjyqtares Deda, Erion Veliaj nuk duhet të ketë fare asnjë mbrojtje që mund të ketë arsye për të dalë në liri. Herën e parë shpikën që ai kishte folur me njerëz jashtë qelisë në telefon, duke folur keq për Ulsiun dhe prokurorët, kurse këtë radhë paska bërë një akt edhe më të rëndë: paska paguar avokatë amerikanë që të dalë nga burgu, dhe kjo është trajtuar njësoj sikur të ketë hapur ndonjë tunel nëntokësor në qeli për t’u arratisur. Dhe nuk di pse qe nevoja të turpëronin këta propaganduesit e BIRN-it, që bëjnë sikur kanë “zbuluar” avokatët e huaj, pasi ata janë shfaqur publikisht dhe pagesat po ashtu janë të detyruar t’i bëjnë publike.
Edhe Enver Hoxha avokatin nuk e ndaloi qysh më 1944. Ajo u ndalua më 1967 në kuadrin e solidarizimit me revolucionin kulturor kinez. Ky qëndrim i ri i prokurorëve të SPAK-ut, që e quajnë krim marrjen e avokatëve perëndimorë, është revolucioni i ri kinez në drejtësinë shqiptare. Dhe tipikja e revolucionit kinez ishte faza e parë e demaskimit me “dazibao” nga gazetarët e revolucionit.
Si të mos mjaftonte seanca linçuese e ditës së diel, sot kjo mendësi e prokurorëve u shfaq përsëri në sallën e gjyqit paraprak, e drejtuar nga e njëjta gjyqtare dhe të njëjtët prokurorë.
Si prokurorët, ashtu edhe gjyqtarja Deda janë shfaqur të vendosur që të pandehurit Erion Veliaj të mos i japin mundësinë të lexojë dosjen për të cilën akuzohet. Avokatja e caktuar nga shteti me procedurën “kryesisht” i tha gjykatës se e ka të pamundur të informojë Veliajn mbi dosjen me një takim njëorësh në qelinë e tij në Durrës dhe se nuk mund të mbajë mend 60 mijë faqe dosje, ndaj duhet t’i jepet mundësia të pandehurit të lexojë dosjen në kompjuter pa internet ose fizikisht. Madje avokatja ka theksuar faktin se “taksia për të shkuar në Durrës më kushton më shtrenjtë se pagesa që më jepni ju”. Dhe kjo ka mjaftuar që prokurorët të ngrinin si argument faktin që Erion Veliaj po lobon me avokatë në SHBA dhe, ndaj, e ka mundësinë të gjejë avokat në Shqipëri, se ka paguar 200 mijë euro në SHBA.
Pra, për dy prokurorët e Veliajt nuk kanë rëndësi të drejtat e një të akuzuari, nuk ka rëndësi që mbrojtja është një e drejtë kushtetuese e pacenueshme e tij, por i trajtojnë përpjekjet e tij për t’u mbrojtur me avokatë ndërkombëtarë si një krim ndaj drejtësisë shqiptare dhe si “fakt” paraqesin një fletërrufe në një blog të sponsorizuar po nga ndërkombëtarë.
Tani, në këtë nivel ku ka degraduar ky proces dhe qëndrimi emocional tërësisht joprofesional i dy prokurorëve ndaj të akuzuarit, na tregon se jemi para një precedenti të rrezikshëm hakmarrës nga një prokuror që është i paditur për emërim klientelist jo ligjor, që ka nisur çështjen me “autokallëzim anonim”, që me shumë gjasa është i tij personalisht, dhe me një procedurë që tenton të kriminalizojë përpjekjet e të pandehurit për t’u mbrojtur me avokat, një mendësi represive që duhet të marrë përgjigje nga drejtësia evropiane, jo nga këto blogje të paguara nga “diplomatë” evropianë në Tiranë.
Spak-GJKKO jan kthyer ne hanxhar ne dore te Saliut per te goditur qeverine.
Ik merr sufllaqen tani, se SPAK-un e ka bere PS-ja tha dikur lali fiku
Po, por Olsi dadon e ka pjelle Milto... I vetmi qe nuk beri ASNJE dite burg, nga grupi anti parti me Pjeter Arbnorin e te tjeret qe hengren burgun. Milto doli edhe i persekutuar pastaj, u be edhe noter, e morì burse per Olsin qe deshtoi ta bente artist, ne shkollen me te mire qe hyje vetem me mik te madh. Sigurimi vazhdon kujdeset per pjellat e spiuneve, dhe i fut ne cdo hallke... edhe ne SPAK. More vesh oooo....
Ka nje gje qe nuk shkon ne gjithe kete histori. Erion Veliaj harxhon 800 mije euro per breket e gruas dhe vetem 200 mije euro per avokatet amerikane????
Rrej rrej se dicka nga 800 mije perrallat me Spak do ngelet.
800,000 SESHTE ASGJE O BUF I RAHMUTIT DHE SALEHUT,MENDO PER VETE MORE DERR LERI LALI FIKUN SE BEN DASEM 400,000 EURO ME FIQTE QE SHISTE .
Çudi!!! Ka idiot në këtë botë që i vënë çmimin 800 mijë Euro për një palë brekë, ndërkohë nuk shikojnë 8 milionë Euro për lobimet e një maloku.
Lali as nuk e deshiron fare te lexoje dosjen e tij.Ne vend te kesaj ka lexuar dhe studiuar gjithe precedentin "Lul Basha" per te fituar gjyqin pa u bere gjyqi.Kjo duket ne te gjithe veprimet qe ben : Merr nje avokat , e largon , vjen avokatja "e sevapit" e caktuar nga shteti , vjen nje avokat tjeter qe thote "..une isha avokat i Lalit vetem per sot.."...e gjithe keta avokate kendojne kengen tashme te njohur "nuk lexojme dot dosjen se eshte ne usb". Lali qe s'ka leke te printoje dosjen , por ka leke te financoje gazeta te huaja per te publikuar shkrime per te.Pastaj fillon me padi mbi padine per prokurore ose gjykates qe s'kane bere shkolle...dhe meqe Ols Dado s'ka bere shkolle , gjithe provat e gjeneruara duhet te konsiderohen Null ...e dmth "...ti gezoje breket firmato Ajola...". E pastaj na dalin ca shoqata kryebashkiakesh nga Europa qe u pikon ne zemer per Lalin e kerkojne lirimin e tij........Rruga qe duhet te ndjeke Lali per te provuar "pafajesine e tij" eshte : Printo dosjen dhe lexoje , Te filloje Gjyqi , Mbrohu dhe provo pafajesine tende , Nese nuk e gjen ne asnje shkalle te gjykatave shqiptare shko ne Strasburg,E nese del i pafajshem merr edhe demshperblimin e duhur per burgun e padrejte.......Por sigurisht me keto hapa i bie gjate...eshte me e shkurter rruga "Lul Basha".....!!!!!
Po laptopin pse nuk ja japin kot pyes per nje shok
Kush tha se s'ka laptop? Po CV dhe dosjen e Ols Dados ku e lexoi ? Po postimin per 21 janarin nga e beri ?
Liku, boll me idiotesite e tua, na mjaftojne ato te Dados e Dumon Sales!
O Erion , boll postove nga qelia ne Durres.Fut Usb dhe lexo dosjen !!!!
O gamor. Ka nje diference te vogel fare ne mes, Luli e bente zgjatjen nga maja e fikut, Lalit ja kane mor fikun e kan cu ndurres te burgu. Sipas teje ka interes ai qe eshte mrene me e shty procesin????? Hajde menje hajde, na mytet ju kamunistat
Sigurisht qe ka interes ta shtyje procesin , sa te mbarojne afatet dhe del pastaj i qeshur si "Lul Basha" njehere e nje kohe. Te gjithe funderrinat e ketij vendi Sala , Mediu , Meta , Bela , Lali....te gjithe kete pune kane per te bere.....po ti ne vend te postosh ketu , shko bej ndonje gamor dru e mbaj familjen se Lali e ka siguruar jeten per 3-4 breza me qumeshtin qe ka mjele nga bashkia !!!!!
Gamor dru do boni ju jabonxhit qe ju solli Sala mtirone, se vizen deri nMilot e kishit, sa per veten i kam bo ca kamiona me dru jashte shqiperise, se kur na erdhet ju u desht me ik ne Tironsat me i lone ven katunarve si puna jote, siç ka thone i modhi Qazim beu, po zdrypi katnari mqytet atdheu osht mrrezik!!! Sa per afatet, qeke i pa informum, se paraburgim te mbajne 2 vjet pa teklif fare, nderkohe po kaloi per gjykim, fillojne afatet e reja ene del jarebi kur tmarosh pune, po ti qeke gazep i ri, ene ngatarro jarin me dollarin me sa duket. Boj kujdes se ka inflacion edhe jari, o rrit leku. Hajt terqeta
Nuk te ve faj per mendjen qe ke, se "...katunoria osht e pafojshme.." , Qazim Mulleti prefetto di Tirona , dora vete !!!!.....meqe ra llafi , ato kamionat jashte Shqiperise mos i ke patur me "miell" dhe i ke vene dru siper per ti maskuar....dhe tani jeton si mbret ne Tirane edhe ti , prandaj je bere zagar i Ajatollahut Rama I....por 95% e popullit jane hallexhinj , mezi nxjerrin muajin......beji te fala Lalit kur ta takosh , " ..NGA ATA QE U PRISHE SHTEPINE PA KOMPENSIM..." e kupton vete ai ...!!!!
Kam hap pasticeri edhe shes torta per loqe si puna jote, po tani e nxorre kaptinen, paske kap naj toke tironsash ene paske bo shpi bytha jote, ke zbrit nga mali me dhi, se gamori nuk ja dikte, kishte frena dore dhia? Juve fismidhjeve qe na keni mor tokat ene pasunine me dhune ju kena lone zotin, se me kafshen nuk meresh dot. Sa per Ramen, apo saliun tat, duhet tkishin ik me presh airlines nga shqiperia urgjentisht, ene ti lejne venin naj cuni te ri me cik formim, se perpos fjales ne qe emigruam nga halli kena bo i qerre shkolle neper europe, po ti paske mbaru kristalin, prandaj tu deshte turra druve per te shpia pa leje se kshu keni perfundu ju gamoret.
Eshte e drejte boterore printimi i dokumenteve ne kete rast dosjes, qofte dosja 10 faqe apo qofte ajo 100 mij. Ose thjesht jepi pc ta lexoje ne burg dhe kohe te mjaftueshme ta lexoje.
E kush tha se s'ka laptop Lali ne burg ? Po leximin e CV dhe dosjeve te Ols Dados ku e beri ? Po postimin e 21 Janarit ku e beri ?
Ti Sali Ram Berishs ose je vertet idiot ose ndonje plak qe nuk e ka idene. Postimet ne faqen e Facebook nuk i ben Erjoni personalisht ashtu sic postimet ne Facebook nuk i ben as Rama dhe as Saliu personalisht por kane manaxher te mediave sociale qe merren me postimet dhe laptop nuk ka sepse ashtu na tha drejtoria e burgut, prokuroret e SPAK dhe avokatet e tij.
Me dole ne shteg....atehere ai qe i ben postimet , le ti printoje edhe dosjen dhe tja coje ne qeli ti lexoje !!!!!
Ne gjithe boten paguhet per printing...te pafuaje...lek ka ..pastaj Spakun Lali e beri e ka thene vete...
Po,po, SPAK dhe GJKKO jane kthyer ne haxhar ne doren e Sali Berishes per te prere koka njerzish,kundershtaret politik te tij. Keto dy instanca te drejtesise se re duhet te shkrihen dhe nuk e duam kete reforme drejtesie. Ajo eshte kthyer ne nje fatkeqesi per vendin tone. Ata jane tte shiturte Saliu dhe drejtesi nuk ka. Parlamenti shqipetar duhet t'a shperbeje kete drejtesi selektive.
Kemi shkelje flagrante te ligjeve per cdo dite nga perfaqesuesit e drejtesise, te cilet paguhen per te zbatuar ligjet. Kuvendi i Republikes ka ndermend te vendose rregull ne kete vend te cmendur ku nje grup magjistratesh te politizuar po shkelin ligjet dhe po krijojne nje anarshi qe nuk eshte pare as ne kohen e drejtesise te Adriatik Llalles? Po me kete drejtesi pretendoni te futeni ne Europe ju?
Kush është përgjegjës që drejtësia shqiptare ushtron persekutim politik ne emer te ligjit? Ky është krim i dyfishtë!
AGJITACION DHE PROPAGANDE
Nuk ta kap llogjika,me nje "jo prokuror",qe duhet perzene dhe ndeshkohet qe mos kete te beje kurre me drejtesine etj etj dhe pafund sajesash te pista te tjera.Nuk ja vlen te besh arsyetim normal.Ku vemi?
Mund te besh reforma edhe te mira ne leter sa te duash edhe me experte te huaj,por truri- mendja e mbrapshte edisave prok-gjyqt. do tjeter trajtim,do perzgjedhje dhe trajtim te kualifikuar,por dhe kufizime qe nuk cenojne hetimin e gjykimin korrekt.
Përveç Jurij Kimit si përgjegjësja nderkombëtare KRYESORE E REFORMËS SË leshit NË DREJTËSI, përgjegjës kryesor nga shqiptaret, për këtë KODOSH reforme, është direkt JAGOJA Fatmir XHAFAJ, i cili si hetues i sigurimit të shtetit, QELLIMISHT ka lejuar këto GAFA dhe ANARKIZMA në kodin e PROÇEDURES PENALE, vetëm e vetëm, diskreditimin dhe shkaterrimin e PS, për egon e tijë personale dhe objektivave të SHEFAVE TË TIJTË sigurimsa të dikurshem.
Vetem hajduteve nuk u pelqen reforma ne drejtesi. Rofte Spaku
Rrofte SPAKu me Olsi mashtrusin e banden mafjoze qe e kane emru ne ate vend. Ne Shqipni nuk ka Drejtesi por Anarshi, mafje ne drejtesi ne Opozit ndopak sigurisht edhe ne Qeveri.
Hila, hila edhe ti je hajdut.
Dum Zenin kryeminister, Spakut qe eshte shpresa jone e ka qit personin me te paster ne Shqypni. Kryeministria e Zenit dhe Spaku seline duhet ta kene ne Gerdec.
Nje situate surreale e pa preçedente sjell pasiguri dhe ngjall frike. Kemi fqinje qe nuk e duan zhvillimin e Shqiperise. Me fonde shteterore, te planifikuara ne buxhet, paguajne horrat antishqiptare (50 milion euro e kishte Greqia, ju kujtohet?..), ndoshta disa SPAK-ste jane te kapur...
Nje prokuror si Olsi Dado qe shkruan letra anonime dhe i ve emrin e gjoja (Nesti Angoni) dhe pastaj ngre akuza duhet shkarkuar urgjent dhe futur ne burg.
Pordhe, shani Olsin dhe mbroni Veli Hajdutin
Pse olsi jot ska kap naj lek thu ti? Po gjete nje prokuror ti qe jeto me rroge, e ke fitu bastin
Dumani tre vjet ne krye te Spakut e banalizoj drejtesinj,jo vetem e beri qesharake por dhe e kriminalizoj.
SPAK dhe GJKKO jane organizate kriminale ne duart e Salehut.... Akoma shpresoni ne drejtesi?????!!!!!
Cu kenaqa, Spak fut ne burg dhe Sali, dhe Mete dhe Veli dhe Baluke, dhe...... Rame.Ytttttt. Hajdute.
veliaj u be si Konti Monte Kristo
Ha ha ha ha. Nje tufë horash me speak dhe disa gjyqtarë të paafte ne GJKKO po e bëjnë Erion Veliajn si Konti i Monte Kristos, dhe madje si Mandela. Erion Mandeliaj. Por këtu nuk.ka rendesi Veliaj. Kur ja bejne Veliajt që ka qenë dikushi, ne të tjereve na marrin neper këmbë dhe nuk ankohet dot njeri. Ku, tek avokati? Ata nuk e pjerdhin avokatin
Me ndryshimin qe nuk del me nga hekurat.
Jo me kot , Olsi Dado u be pale me kryeprokurorin e SPAK - ut , z. Dumani , per ta pasur si mburoje , sepse qe te dy jane arkitektet e kesaj corbe qe mund ta zgjidhe vetem gjykata e Strasburgut !
Jo ne Strasburg, por mbrapa diellit te shkoni, hajdute do mbeteni
Nuk ka bo njeri me shume per ket Tiron, qe te jet persekutu me shume ne histori, sa gjynof. S’boemi njerez si perfundim!
Vertet, ka bo numin dukme vjedh ma shum se askushi.
O katundi, duket ke zbrit vone ne qytet. Lali është kryebashkiaku me punëtor i tiranés. Ai do dali nga burgu dhe ju do u vijë turp për ato që thoni.
Po tu qep gestapo e saliut nuk ke shpetim
Kur fut Salen brenda nuk eshte gestapo!!!
Kjo eshte drejtesia e re e formuluar nga familja non grates, Erion Veliaj i zgjedhur per te drejtuar bashkine me te madhe te vendit izolohet ne burg si kriminel i rrezikshem, ndersa Sali terroristi qe ka vrare, vjedhur dhe cfare si ka bere ketij populli shkon e u bene mutin ne deren e SPAK i shane nga nenat,motrat,grate dhe iken pa e pyetur njeri se pse flet me kete fjalor. Partia socialiste me Edi Ramen duhet te ngrihet ne nivelin e duhur sikur te rrezikohet sinqerisht integrimi europian,te ulin me kembe ne toke keta snajper qe thone qe ne jemi zoti ne toke, indiferenca ndaj tyre eshte nje krim qe po i behet vendit duke kriminalizuar kedo qe ketyre plehrave tu mbusht mendja, nese sot nuk vepron mazhoranca neser do te jete shume vone . Kujdes nga USI MANJA ky dergon uji ne mullirin e SPAK se bashku me Berishen dhe familjen e tij.
hihihihihi ,mero prej 35 vitesh jetojme ne epoken e "m#tit te madh".Reforma ne drejtesi ka autore ,te cilet , duhet te sqarojne opinionin publik per te gjitha keto difekte te njepasnjeshme qe po shfaqen.Nderkohe ,nese pagat shtohen per sistemin e varfër te drejtesise ,atehere eshte gjeja me e drejte eshte qe te ulen pagat minimale dhe pensionet e 700.000 pensionisteve te pasur shqiptare .
Gjykata po luan 100 përqind ashtu siç do Velia, duke bërë shkelje të njëpasnjëshme procedurash. Me gjykata që zbatojnë ligjin dhe të drejtën, Erjon Veliaj nuk ka asnjë shans që të dalë i pafajshëm me gjithë atë pasurim dhe ato përfitime që ja kanë dokumentuar. E vetmja shpresë që të shpëtosh në raste të tilla kur provat dhe faktet i ke të gjitha kundër, është që të përdorësh shkeljet procedurale të gjykatave për të dalë si viktimë gjykimi të padrejtë në Gjykatë Kushtetuese ose te Gjykata e Strasburgut.
Ku e di ti, o jurist, se gjith ato pasuri dhe përfitime, që thua, që ja ka dokunentuar SPAKU, e bëjnë fajtor Veliajn. Mua më ngjan që "domunentimet" e SPAK-ut, në këtë rast janë kallfe, ndaj nuk ja japin personit të akuzuar. Si letra anonime, ashtu mund të jenë të stisura dhe provat dhe pa një ballafaqim faqe për faqe me akuzat; mbasi as avokati nuk ka dijeni mbi vërtetësinë e provave, nuk mund të ketë gjykim të drejtë. Pa, fjalët e botës e vrimat e gardhit, nuk mbyllen. Kthimi i të drejtës së të zgjedhurit në krye të detyrës, duhet të bëjë automatikisht nul të gjithë procesin hetimor, sepse ka filluar me shkelje të procedurës dhe ligjit; dhe të nisë një hetim i ri me një trupë tjetër hetuesish, duke u hetuar në gjendje që të mund të ushtrojë funksionet kushtetuese të të zgjedhurit.
Juristi perdor tekniken "rrej rrej se dicka do ngelet" - parimi i sigurimit te shtetit dhe Sali Berishes!
Drejtesia e re eshte kthyer ne anarshi totale,rrumpall si dhe Sali rrumpalla,me kujton drejtesin e Gjin gjoneve te plepave,vetem drejtesi nuk behet. Shumica prokuroreve dhe gjykatesve komandohen nga Saliu.
Është shum e thjeshtë SPAK është i pa zot që ta dënoi Erjon Veliajn prandaj nuk e lejon të mari avokat të huaj,strumbullari i kësaj komedie është ndërtuesi Olsi Dado.
olsi dado duhet te zevendesoi. erjon velian se nuk na duhet fare. erjoni na duhet se na I beri tiranen drit. dhe esht. djal i pa lodhur
SPAK eshte kaput nga falangat e Salikermes.
Perfundimisht, sa degjoj emrat e Olsi Dados, Dumanit dhe te disa gjyqtareve qe bejne vertet ato qe thone Dumani dhe prokuroret e SPAK-ut (e paska pasur seriozisht qerratai Duman kur e tha kete fjale), bindem se ketu nuk behet fjale per "drejtesi te re", por per nje grup represiv, qe masakron disa njerez (nuk e di me urdher te kujt), dhe shtyn per ne kalendat greke gjykimin e njerezve qe kane bere krimet shteterore te Gerdecit e te 21 janarit. Kete te fundit edhe Strasburgu e quajti krim shteteror te pazbardhur. Nuk e di se cfare pret Kuvendi i Shqiperise, qe ka kompetenca te plota per t'i dhene fund kesaj maskarade. Se ai Gjatoshi, qe ia paska dhene shpaten SPAK-ut, celesat e kashtes ka ne dore.
Kjo është komplet një lojë e sali halesë, me falangat e tij në SPAK që njerëzit të urrejnë SPAK dhe sali haleja ti thotë popullit që e shikoni që kisha të drejtë që e shanja SPAK. Mero gjej pak nëse ai prokurori i SPAK që donte të qinte gruan e Veliaj, a e ndërtoi pallatin dhe se sa apartamente ka marrë?
Eshte e frikshme qe SPAK dhe te gjitha institucionet e tjera ligjore (gjykatat etj.), jane lemerisht te kapur nga agjenturat anti-shqiptare nepermjet falangave Saliste ne tere vendin. Kjo eshte histori qe dihet we nga ‘85-a e ketej se ai qe kishte biçak iku. Po Amerikanet ku e kane mendjen qe i lejojne keto palaço te bejne shtetin lemsh e li? Kete shqetesim kam une, se per gje tjeter neve na kane telendisur nga 85-a e prapa dhe dihet kush eshte qellimi i sllavo-heleneve ndaj Shqiperise. Boll më me kete makabritet o Amerike e dashur!!! Breket e Ajoles qenkan big deal, kurse KERRMA e kombit SALEHU vret diten per diell me te gjitha provat ne shesh, thyen embargo, bën nje pafundesi te zezash qe bien ndesh me Shqiperine dhe me Perendimin, dhe akoma e lini te lehë si qen i zgjebosur dhe te kerkoje pushtet ky felliqesire qe duhet ti mbahen kockat ne burg PERJETESISHT. Veproni! Pastroni te gjitha hallkat e prokurorise dhe gjygjesorit nga te pa aftet dhe agjentet. Rrasni ne burg SALEHUN dhe enturazhin e tij, pastroni Shqiperine nga Jugu deri ne Veri nga ushtaret e krimit te organizuar qe i sherbejne SALEHUT dhe interesave jo Shqiptare, dhe shpetojeni kete vend dhe merrni kontroll te plote dhe absolut, ne te kundert armiqte e Perendimit do e shqyejne kete vend, dhe pastaj do ju demtojne Juve. VEPRONI! Vendosni precedente dhe diskurajojini te gjithe mbeturinat sllavo-helene ne Shqiperi. Faleminderit !!!
spak jo vetem po tejkalon kompetencat por edhe po i tregon publikut se eshte teresish - JO i pa-anshem. Kjo mungese tregon edhe nje here se keta prokurore ose nuk kane mbaruar magjistraturen ose kane probleme me shendetin mendor. Pse? Sepse te ngulesh kembe me kokefortesi per te shkelur ligjin tregoon qe personi ne fjale si prokuror apo edhe gjykatesi ne fjale si gjykates nuk zbaton ligjin por zbaton mllefin dhe inatin e tij qe po kundershtohet. Pra keta prokurore te SPAK dhe gjykates kunderargumenti i avokateve dhe i te pandehurit e shohin jo si zbatim i ligjit por si ofendim personal, dhe per pasoje e shikojne te pandehurin si armik personal dhe jo si i dyshuar per shkelje ligji. Parlamenti shqiptar duhet te marre massa ndaj ketyre trogloditeve sepse prokuroret dhe gjykatesit jane te pavarur por jo te pavarur ndaj ligjit, dhe duhet te kene per baze lirine e te drejtave te njeriut e cila reflektohet me PA-ANESINE GJATE GJYKIMIT.
Qendrimi ne nje godine e SPAK dhe GJKKO TE SHTON DYSHIMIN SE GJYKATESIT NUK JANE TE PAVARUR APO TE PA-ANSHEM. Pse? sepse ne Gjykate jane perballe: Gjykatesit, Prokurori i shtetit dhe avokati me te pandehurin. Duke qene brenda nje godine GJKKO dhe SPAK E KANE ME TE LEHTE TE DENOJNE APO TE AKUZOJNE PA RESPEKTUAR TE DREJTEN E MBROJTJES SE AVOKATIT TE TE PANDEHURIT. GJKKO DUHET TE JETE LARG PROKURORISE QOFTE PER RESEKT TE KOMPETENCAVE TE VETA QOFTE PER RREZIKUN E KOMPROMENTIMIT TE FAKTEVE E TE DHENAVE, QOFTE EDHE PER MUNDESI KORRUPSIONI. SPAK jo vetem po tejkalon kompetencat ne rastet ndaj te dyshuarve, te pandehurve apo atyre qe jane ne hetim, por edhe po i tregon publikut se eshte teresish - JO i pa-anshem. Kjo mungese tregon edhe nje here se keta prokurore ose nuk kane mbaruar magjistraturen ose kane probleme me shendetin mendor. Pse? Sepse te ngulesh kembe me kokefortesi per te shkelur ligjin tregoon qe personi ne fjale si prokuror apo edhe gjykatesi ne fjale si gjykates nuk zbaton ligjin por zbaton mllefin dhe inatin e tij qe po kundershtohet. Pra keta prokurore te SPAK dhe gjykates kunderargumenti i avokateve dhe i te pandehurit e shohin jo si zbatim i ligjit por si ofendim personal, dhe per pasoje e shikojne te pandehurin si armik personal dhe jo si i dyshuar per shkelje ligji. Parlamenti shqiptar duhet te marre massa ndaj ketyre Trogloditeve sepse prokuroret dhe gjykatesit jane te pavarur por jo te pavarur ndaj ligjit, dhe duhet te kene per baze lirine e te drejtave te njeriut e cila reflektohet me PA-ANESINE gjate gjykimit.
Po mire nje e dy...po pse o...te gjithe te Berisges jane . . Dhe vellait te tij tha japesh dosjen nuk ka cben? Eshte e kositur
Po si shume leke kushtojne keta avokatet? Me cfare I paguan apo me firmen e Arbrit ?
Nuk me intereson çfar ndodh me personin Erjon Veliaj. Ajo që më shqetson është të zbulohet (dhe të ndëshkohet në se ka shkelje) rruga në karjeren e Olsi Dados deri ne prokuror te SPAK, apo kur ti vije rradha dhe drejtues i institucionit. Nuk është rastesi që të emëruarit me shkele, ne karjeren e tyre çfaqin dhe perversitete, si ne rastin e prokurorit Dade.
Dhe po iku Olsi kushdo ta mari dosjen njesoj do veproje...kot e beni personale....
Ne Shqiperi drejtuesve u duket vetja zot....behen arrogante, grapes, makuta...gjithe te zeza...njerezit I trajtojne si miza.Rendesi ka qe e kuptoi qe nuk eshte zot...kaq. te tjeret te zene mend ....nuk I doli Zot as Alexi as Edi as leku si ben derman. Rrofsh sa malet o Spak.
Old Dado kuader I kurseve te Qipros. No moment.
Po çfarë e mbron ate hajdut motërqir që nuk po le gjë pa bërë për ta zvarritur gjyqin.
Shume komentues,nga mosdija,e kane bere gjyqin e Z.Erion Veliaj.Pa dashur te jemi juriste duhet te pranojme ekujlibrin e llafeve dhe gjykimin nga turma.SPAK-u duhet te pranoj te gjitha kerkesat ligjore te te akuzuarit,kushdo qofte.Sa me transparent te jete aq me shume e rendon poziten e te akuzuarit.Ndoshta SPAK-u nuk eshte i zoti te bier prova te pa kundershueshme dhe vje verdall.A duhet qe i akuzuari te njohe dosjen?PO! Po pse nuk ja japin e ti mbyllin gojen?Po GJKKO-ja ,pse nuk zbaton ligjin por eshte kethyer ne notere te SPAK-ut?Per mua ketu kemi te bejme me ligesi. Jam me shume komentues qe kerkojne te kryen procedurat sipas ligjit.Prapa kesaj ligesie ndoshta kemi edhe paaftesi.Nga paaftesia mund te demtohet ligji,i akuzuari dhe drejtesia.Populli kerkon te behet drejtesi,te gjykohen krimet e vrasjeve e korupsioni.Kerkon te vihet pika mbi "i" dhe te perparoj vendi.Nuk dua te besoj se keta prokurore e gjyqtare jane vegla te njerit e tjetrit. Ata jane ne ate detyre me nje status qe populli u ka besuar.Le te kryejne detyren dhe ti lene kapricot.
HIRE THE HACK ANGELS // A CERTIFIED CRYPTOCURRENCY RECOVERY EXPERT A few months ago, I found myself in a precarious situation when I fell victim to a deceptive trading platform. I lost £730,000 to a fraudulent cryptocurrency investment broker. I was scammed multiple times by individuals who promised to recover my lost funds but only added to my distress. I was devastated. I reached a point where I was unsure if there was any hope left. It was then that I confided in a close friend who noticed my struggle and offered to help. He introduced me to a crypto recovery group known as THE HACK ANGELS RECOVERY EXPERT. The expert team worked tirelessly to trace and retrieve my funds, they focused on helping individuals and businesses recover their lost or stolen assets. The team's expertise in utilising cutting-edge technology and industry knowledge to track and locate stolen assets, if you are a victim and need your funds returned, use any of the details below: WhatsApp ( 1(520)200-2320 Email at [email protected] Website at www.thehackangels.com They helped me regain my peace of mind in addition to returning my cryptocurrency back to my wallet.
Spas Aspak nuk beri asgje vec ngateresave te paneojshme.Spaku bashkepunob me sali rame berishen i cili vrau protestuesit ne bulevard dhe nuk e gjeti asgje.Po krimet tjea te sales Gerdec piramidat shkaterimin e vjedhjet e gjithe pasurise si nuk u ndeshkuan njera po nje ceshtje ka 5 a 6 vjet dhe nuk i del ne krye .Nuk ka cfare pritet spak eshte aspak eshte kot duhet te refuzohet asnje pune e kryer vetem paga te larta te mara nga populli e pensionistet.