Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

5 Shkurt 2026, 20:00Editorial Mero Baze

Zbardhja e argumenteve që dy prokurorët e çështjes Veliaj kanë përdorur për të mos zëvendësuar masën e arrestit me burg, në një gjyq prej disa minutash të dielën pasdite ndaj Veliaj, reflekton qartë tendencën për t’i treguar të pandehurit mungesë respekti për faktet dhe ligjin.

Së pari, të dy prokurorët, Altin Dumani dhe Olsi Dado, kanë si argument kryesor pse ai duhet të rrijë në qeli faktin se ka pajtuar avokatë të huaj për të lobuar për lirimin e tij. Ky është argumenti i parë dhe i fundit që kanë paraqitur para gjykatëses Etleva Deda, e cila nga audio ndjehet më shumë si e pandehur dhe duket se mezi pret që ata të hapin gojën për t’i miratuar automatikisht ato që thonë.

Pra, Erion Veliaj ankimoi masën e sigurisë “arrest me burg” me argumentet që prokurorët kishin më 10 shkurt të vitit të kaluar, kur e arrestuan. Por çdo herë që ai ankimon, ata i paraqesin arsye të reja pse duhet të qëndrojë në burg. Herën e parë i thanë: je sjellë keq në burg se ke folur në telefon. Këtë herë i thonë: ke marrë avokatë që lobojnë kundër prokurorisë.

Së dyti, ka një mungesë të thellë serioziteti në mënyrën si u referohen fakteve. Të dy janë të zemëruar që Veliaj ka paguar disa avokatë amerikanë, por Olsi Dado thotë se është paguar “një fond financimi rreth 221 mijë dollarë”, ndërsa Altin Dumani thotë se “është paguar një këst të paktën 300 mijë dollarë për mbrojtjen ndërkombëtare të tij”.

Tani, merre me mend sa seriozisht janë përgatitur për një gjyq disa minutësh, kur nuk kanë rakorduar as sa do të gënjejnë në sallën e gjyqit. Nuk e di si e kupton gjykatësja Deda shprehjen “një fond financimi rreth 221 mijë dollarë”, të përdorur nga prokurori Dado, por me siguri e ka lënë këtë në besim të “inteligjencës” së prokurorit. Domethënë, a ka ndonjë fond që ka financuar 221 mijë dollarë, apo thjesht aq mban mend nga libri i gjuhës i klasës së gjashtë.

Nuk kanë shumë rëndësi as gafat, as mosrakordimi dhe as niveli profesional që kuptohet qartë po të dëgjosh audion, ku duket sikur kanë kapur një diversant që ka zbarkuar në Tiranë dhe po i numërojnë dollarët e shpenzuar për “imperializmin”.

Ajo që është e qartë dhe e pakundërshtueshme është se gjyqi ndaj tij është linçues dhe profesionalisht skandaloz, ku prokurorët sillen sikur janë në gjak me të. Njëri thotë “më ka përmendur lejen e nënës dhe partinë e Saliut”, tjetri ironizon avokaten e caktuar kryesisht, duke i sugjeruar t’i kërkojë lekë Veliajt, pasi “paska paguar amerikanët”.

Do të mjaftonte kjo qasje tendencioze në gjyq, cektësia e përgatitjes deri te shifrat që përdorin dhe tallja me shkeljen e dhunshme të të drejtave të tij kushtetuese për të lexuar dosjen, që të kuptohet se çfarë është drejtësia e re në Shqipëri.

Për këtë arsye, mendoj se iniciativa më e rëndësishme që mund të marrë qeveria dhe Parlamenti shqiptar, për t’u treguar shqiptarëve se çfarë Reformë në Drejtësi kanë bërë, është ndryshimi i kuadrit ligjor dhe urdhërimi që çdo gjyq ndaj politikanëve apo zyrtarëve për korrupsion të jetë i hapur, dhe çdo hetim ndaj tyre të regjistrohet dhe të bëhet publik pas një kohe të caktuar.

Kaq do të mjaftonte për të kuptuar se në dorë të kujt është drejtësia.

Zbardhja e këtyre dy audiove ta sjell stomakun në fyt, për shkak të arrogancës, mungesës së profesionalizmit në disa raste dhe injorancës së gjuhës së përdorur kundër një të pandehuri.

E vetmja gjë që u duhet vlerësuar është se nuk i kanë kërkuar gjykatëses Deda — e cila dukej sikur ishte marrë peng — t’i fusnin edhe një të rrahur aty në sallë, sepse me gatishmërinë që kishte për të miratuar gjithçka thoshin ata, ua kishte dhënë tashmë të drejtën.

43 Komente

  1. l
    lavdosh

    me keq se ne rrumpalle drejtesine e kohes se Berishes. Dhe Rama rri e flet per godina drejtesie ! Nuk e kuptoj pse Rama nuk ndermere nisma politike per reformen ne drejtesi. Eshte normale qe te shikohet performanca pas nje periudhe , kjo behet per cdo punonjes, institucion etj. Te vine peshtire dhe per te vjelle kur ahikon seancat degjimore kur keta prokurore shkojne per te raportuar dhe deputetet e PS-se rrine si kunguj ne hu. Kjo me ben te besoj se te gjithe kane frike se mos vihen ne prehun e thikes se ketij sistemi qe vetem emrin ka Drejtesi dhe qe po degradon dite pas dite. Mjere ata shqiptare te varfer qe nuk kane mundesi te paguajne nen dore per tu cliruar nga kjo bande kriminelesh

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirikum

      Po duket se Edi Rama po ja kalon edhe Saliut ne mire(keq)ndertimin dhe funksionimin institucioneve te vendit. Keta si kane lene gje mangut atyre te plepave, qe erdhen nga stallat e lopeve dhe shisnin drejtesi qe u dukej sikur shisnin qumesht.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali Ram (a) Berisha...

        Se pari njehere publikoni audion origjinale te shohim si jane thene keto , jane keshtu si i paraqiti Mero apo jane nxjerre nga konteksti , se eshte si puna e atij ciftit qe pyeten gjinekologun : "Cfare do kemi vajze apo djale ? dhe ai u pergjigj : Vajze jo djale"...gjithe puna eshte ku e ve presjen dhe ndryshon kuptimi : "Vajze , jo djale " apo "Vajze jo , djale".....Kete qe paraqiti Mero e besuan te gjithe ketu tek Tema , kurse faktet e dosjes te publikuara nga spak si p.sh puna e 800.000 eurove breke nuk besohet quhet genjeshter. Pse keni besim me 2 standarte ? O besojini gjithe llafeve qe qarkullojne ose asnjerin.....Fakt eshte qe Lali ka hedhur para te madhe per lobim brenda dhe jashte (perfshi gazetat si kjo ketu , se nuk besoj se Mero shkruan per sevap ) , publikim artikujsh ne gazeta europiane qe kushedi sa kushtojne , zyre avokatie super te shtrenjta nga Amerika , dhe shto ketu edhe leket e brekeve .....ore ku i gjeti ky "rrogetar shteti" gjithe keto leke ??? Na i sqaro pak keto Mero meqe gdhihesh e ngrysesh me artikuj si ky , lobim per Lalin "e pafajshem"....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolegu i SPAK-ut

          Këta që komentojnë janë të punësuar në bashki, si shikon të njëjtin koment me emer si A B C etj

          Përgjigjjuni
          1. O
            O Sali, pse jo Kanunin n'vend te Spakut ?

            Ku je bre Sali trimi, je no edhe komentues eee, kopil i modh dukesh. A e ki shkrue vete apo ta ka shkrue Argita? Ckemi andej nga sekti yt qe ka zaptue PD dhe drejtesine e re te amerikaneve dhe evropianeve? A nuk do jet ma mir nese e vendosim Kanuni e keshtu vehe ma mire e ma shpejt drejtsia ne vend.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali Ram (a) Berisha...

              Une nuk jam Saliu , po do pak mend ta kuptosh emrin tim , ju shpellaret idiote dhe injorante nuk e kuptoni dot.

              Përgjigjjuni
        2. P
          Per korrektese

          Çfare ndryshimi ka Altin Dumani nga Adriatik Llalla? Po mirë mo mirë, dakord, asnje ndryshim nuk kanë. Edhe Altin Dumani, Kos erdhi, dhallë iku. Po çfare do bente edhe Dumani. Of më fal. Si bythë që ishte, një mut bëri. Vetem se populli kujtoi se do ishte trim. Por Dumani dhe Dado jane trims me kalamajte.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hristos Pendulis

            Rekord boteror “drejtësie“ nga PROKURORËT E SPAK. Turp tu vijë. Derri dhe majmuni, kur dolën nga pylli, shikonin me habi njerëzit në qytet, pse ishin veshur me rroba në të kundërt të tyre, që ishin akoma mbuluar me gjethe fiku. E ç’pret nga Dumani e Ols Dado, pylltarë den baba den, që s’kanë lexuar një libër artistik në jezën e tyre, të të bëjnë e japin drejtësi ? Turp për maxhorancën për këtë REFORMË NË DREJTËSI. Turp për këtë vënd kjo trupë prokurorësh. Turp për Edi Ramën, për këtë reformë LESHI NË DREJTËSI.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turi

              Do ish e mire kjo drejtesi po te vazhdonte hajduti Veliaj te drejtonte bashkine!!!!! Po dhitem se qeshuri.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Taqi selanik

            Mero djali Laberis vetem Shprehja ta sjell stomakun ne fyt mjafton I ke then te gjitha I ke telendisur perdhunuar te Dy prekuroret lapanjoz si Dumdumanin dhe karagjozin Olsi Bravo gjigandi Mero

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tami

              Shume e frikshme eshte kjo “drejtesi e re”, kushdo mund te gjendet ne kete pozicion. Te tille prokurore hakmarres as ne kohen e Hitlerit s’jane degjuar. Turp per kete fytyre fshatari Dumani dhe xhelat, injoranti Dado. Per kete drejtesi mburret mazhoranca Socialiste, ta gezojne!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Donald Trap

                Ja ke futur kot ,po ko fare z.Baze.Inkuraimin e kane po nga A merr ika ku la Civitet per te larguar vemendjen nga proçesi gjyqesor i kryekrimit Shqipetar Sali Berishes,qe tshme eshte harruar per te dy çeshtet madhore;1.Vrasja e 21 Janarit dhe 2.Kullat e Kompleksit Partizani.E gjithe kjo loje per arrestiùin e Erion Velise pa fakte padyshim qe ka arritur objektivin e gangestereve pertej Atlantikut per perfitimin e 7 milion dollareve.Kerkush nuk flet me per çeshten Berisha i cili dale nga dale po reabilitohet ,fale ketyre makinacioneve. Ky eshte thelbi i gjithe kesaj çeshte ku padyshim fale mefstesise se ketij mileti eshte bere e mundur dhe e realizuar qe Sali Berisha jo vetem te hiqet nga proçesi gjyqesr por edhe te provohet per reabilitim,siç ndodhi ne mbledhjen e Parlamentit Europian ku edhe referoi.Po e mbyll me shprehine e kahereshme ketu e 36 vite:Shqiperi te kam dhjerr s'te kuptova asnje here,pa Berishe e pa Bejlere.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Realisti

                  Dakord Mero, Dumanët janë në punën e tyre si hiena. Nuk në fakt a janë paguar ata avokatë, kush dhe sa I ka paguar...? Kaq gjë duhet lexuesi duhet ta dijë. Opinionet e tjera I bëj dhe vetë.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Avokatet

                    Pagesat ndaj zyrave avokate te huaja qe jane nga me te njohurat ne bote nuk jepen nen dor dhe as me firmen e Partise sic beri Saliu me Flamur Noken dhe shpiken atdhetar ne amerike qe dhuruan para per Saliun. Vllai i vet e ka then qe para 1 viti qe cdo shpenzim te mbrotjes do ti paguaj ai.

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    VK

                    Si guxon Veliaj te mbrohet? Keta prokurore jane nivel mizerabel, eshte skandaloze ky gjykim. Me e trupshme eshte sjellja e gjykatses. Nuk paska pat faj Erjoni qe ngrinte zerin. Partia Socialiste me Ramen ne krye duhet e para ti kerkojne falje publike per heshtjen dhe pastaj te marrin frenat e vendit ne dore se nuk moren 85 mandate qe te ushqejm parazitet e drejtesis se re me Nesti Andonin.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Perfundimisht sistemi i drejtesise me plote gojen eshte i shpartalluar dhe kurre i reformuar, apo i korrigjuar !

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sass

                        Edi Rama me 83 mandate duhet t mbledhe parlamentin dhe ta shkrij fare kete strukture kriminale, kjo eshte 100 here me e keqe se ajo e para keta po zhdepen ne leke me keq se para kesaj drejtesie. Nuk e duam integrimin europia nese kjo drejtesi do te vazhdoj ne kete forme qe nuk kursejne asnje pa e arrestuar kot fare vetem se para Altin Troplinit dhe Olsi Kakes duket me i pregaditur se ata dhe nuk i ka favorizuar gjate kohes ne zyra. Ky eshte SPAK qe Edi Rama me se shumti e permend si pjell e partis socialiste ku ne te vertet eshte e familjes fam keqe non grata.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nari

                          Spaku me shumicen e prokuroreve pocaqi qe ka ne rradhet e veta as nuk duhet te egzistoje,pale mos o zot t'u rinovohet mandati ashtu sic kerkon dum Dumani,i cili ne kohen e qeverise se Berishes,megjithese ka qene prokuror i Gerdecit dhe 21 janarit, nuk ja ka mbajtur menderja as te merte ne pyetje gardistet,se per rangje pak me larte ketij i shpetonte shurra ne breke.Ky "trimi me flete" edhe mbasi Strazburgu e quajti 21 janarin krim shteteror,nuk pranonte qe ta merte SPAKU si ceshtje ne hetim,por u detyrua vetem nga vendimi i gjykates se larte dhe megjithese kane kaluar gati dy vjet,deri tani ka bere nje mut qe te haje

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            GJEOLOGU

                            Ndërsa ty Mero Baze, me këtë mbrojtje të paprecedentë dhe “vullnetare” që po i bën Erion Veliajt, t’i sjellë me gjithë mend zorrët në fyt… Po edhe sikur vëllai yt të ishte nuk do të investoheshe kaq heroikisht në mbrojtje të një vemjeje si ai, vetëm nëse është sivëllau yt në aferat për të cilat akuzohet, për çka nuk do as mend dhe as kalem… Ore, se mos më thua që të ha meraku për drejtësinë e re në Shqipëri, për demokracinë që nuk po funksionon, se pastaj jo në fyt, por nuk do të na ngelet zorrë në bark…

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Henk

                              "Gjeologu". Ti a je në gjendje të kuptosh që këtu nuk bëhet fjalë për Veliajn po për (ç)drejtësinë fashiste që po instalohet në Shqipëri, e kupton apo llogjikon me trutë e Saleh bolshevikut??

                              Përgjigjjuni
                            2. d
                              drejtesi!!!???

                              me altin dumanin, ulsi manjan. olsi dadon, erion bamin e asim albana vokshin(i fallcifikuar) ne kushtetuese drjtesia eshte kethyer ne nje institucion per perdhunues per ata qe bien ne duart ketyre xhelatve. altin dumani olsi dado, erion bami e asim alkbana vokshi jane ata q po ekzekutojne pa gjyq reformen ne drejtes me agjenten e berishes ne SKAP-SKAP klodiana lala e ciula duhet arrestuar bashke me keta xhelat

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                I vjeter

                                Mero,me cfare paraqitet per kete ceshtje me duket se eshte kulmi i prapesive dhe negativitetet te ketyre prokuroreve e gjykatesve te spak e gjkko,pra nuk ke cfare ju shton me:duhet nderhyrje ne legjislacion dhe spastrim te merituar.Reagimi i nderkombetareve besoj se do jete korrekt ndaj ketyre veprimeve skandaloze.Ndonje pasoje duhet peballuar per te miren e vendit.Ju takon legjislativit,ekzekutivit dhe personave me integritet nga drejtesia.

                                Përgjigjjuni
                                1. n
                                  niku

                                  Mero , qytetarët shqiptarë meritojnë cilesinë me te larte te drejtesise ,te njejte me standartet e drejtesise europiane .Shumica e majte e mori persiper te sillte cilesine europiane ne çdo institucion te drejtesise dhe qe çdo gjyqtar e prokuror te ishte ne nivelin me te larte arsimor,intelektual, te ndershmerise dhe integritetit.Pra, sistemin I reformuar te mos ishte I ngjashem me juridiksat 6 mujorë të shkolles së plepave .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Real

                                    Kjo puna e drejtesise dukej qysh ne fillim,por ne ate kohe gelbaza nuk fliste,sepse nuk i interesonte, sepse ripjellja ne ate kohe po vendoste njerezit e krimit ne pozicione drejtuese. Eshte koha kur gjygjtarja me 5 mbiemra po instuktohej per cfare do te bente, pasi e kish kaluar edhe shkallen e dyte te vetingut, nga Pamela, nga motra e hadutes Balluku. Dhe sot, kur kjo drejtesia e re po fillon te haje vete pjellen e vet ne luften e vet kanibaleske, gelbaza me fletushken e vet ngre alarmin, jo se eshte i shqetesuar per parimet e drejtesise, por se po denohen njerezit e tije. Ne fakt opozita e ka ngritur me kohe kete shqetesim, qysh kur filloi lincimi i kryetarit te saj, per shkelje te parimit te drejtesise , por gelbaza u kujtua vetem tashti qe keto pasoja po i vuan Erion Veliaj.Ju lutem botojeni komentin !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Byrektore Shqupi

                                      O Real, mirë kjo Irena me pesë mbiemra por Saliut me dy baballarë si do t'ia bëjmë!!!?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        tetovari2

                                        Byrektore,kë bërë pyetje ikonike për 100vjet!

                                        Përgjigjjuni
                                    2. B
                                      Berti

                                      Dum dumani prokurori me frikacak me te cilin Berisha tall lesht cdo dite del ne mbeshtetje te noterit prokuror Ols Dado. Por nje keshille Dumanit qe te ruaj miqesine vetem ne pune me Olsin e te mos e fuse ne shtepi pasi ai… eshte ndare nga gruaja pasi ate e kapen me kunaten.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. n
                                        npk

                                        Dumdum dhe Dado tulla, as shqip s'arrijne te flasin rrjedhshem. Kultura pothuajse zero. Ne Diber e Pogradec s'kishte mesues gjuhe te mire?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sky

                                          Sinqerisht nuk kerkoj te hyj ne teknikalitete te tilla nese kane keta prokuror te drejte apo Erioni por jam shtangur me formimin e tyre intellektual. O zot si ka mundesi te jene te tille. Une kurre nuk kam degjuar ne jeten time qenie me te proceduar linguistikisht se keta te dy. Nejse fshatari di sa di fshati.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            shelegure

                                            E temershne,eturpshme,e pa imagjinushme,e pa besushme ,te jete kjo lloi drejtesie nuk meze meraku per velian por per kete shoqeri qe duam te ndertojme ,argumentat qe perdor prokuroria jan posht nivelit mesatar te shoqeris.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drejt haha

                                              Në kohën e Saliut ankoheshin socialistët se drejtësia është e kapur nga Saliu, ndaj dhe nuk dënohej korrupsioni i tij. Më pas e mori Rama drejtësisë dhe na tha " tani do e bëj siç di unë" . Dhe lind pyetja " çfarë muti do o Mero". Fakte të pakundërshtueshme: 1) MERUA ISHTE MBESHTETESI KRYESOR I SPAKUT- madje dhe tallej kur të tjerët ankoheshin se në gjkko nuk respektoheshin të drejtat e njeriut. 2) Erjoni,Rama, Ballukja,e të gjithë KANE VJEDHUR LEKET TONA- kujdes,,, jo korrupsion por VJEDHJE.3) Nuk funksionon ASNJE institucion shtetëror që prej 2013.4) Po, nuk ka gjë më të keqe se MOSRESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT- por Merua nuk e çek në aspektin e gjerë popullor, ku këto të drejta nuk respektohen ne radhë të parë nga qeverria- e kur peshku qelbet nga koka, të tjerët, thjesht kopjojnë qeveritarët. Fund...Në pidh te s'ëmës të vënë të gjithë. I votuam që të DENOHEJ KRIMI SHTETEROR I 22 JANARIT e jo që të takohet Taulant Balla përditë me Berishën e të bëjnë pazare.... NJE NDER TA, PAZARI PER KULAT E ZENIT TEK 9 KATSHET- që t'i Meroke shkruar i pari si sferre korruptive Rama-Berisha. A ka mundësi të vijë ndonjë ushtri e huaj e të gjithë po të gjithë " rilindasit" plumbin në ballë direkt.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Ramalluku i Surrelit

                                                Nuk kam hall te atij Lali per te nuk dua tia di, hall mbi hall kam Belen qe kam ne qeveri / asaj si tia bej se nga taka nuk me shqitet, pas atij Imuniteti perdite me qurravitet /

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Lym Dumi

                                                  Ore akoma nuk e kuptoni se kjo drejtesi eshte e gjitha e kapur? Me prokuror injorant se ky Dumani nuk gjen ne bote, shikoje edhe kur lexon raportet nuk te shikon ne sy , lere pastaj te zhbiroje krimin.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L. Dh.

                                                    Nuk jam jurist dhe me duket marrezi te beje njohesin dhe kompetentin ne kete fushe . Ama kur Degjon korin shurdhuese te kompetenteve ( a thua shqiptaret , me Saliun ne krye , Kane lindur juriste ? ) me fjalorin dhe patetiken e Vrasesit , te gjitheckaje ne kete vend , Sali Berisha , te krijohet ndiesia se keta , ne mos Jane duke u kthyer nga foltoret berishiste , urgjentisht duhet te shkojne atje .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. H
                                                      Holy justice

                                                      Kujtoni o Mero i meruari se mund tja hidhni ketij mileti, duke mos permendur e analizuar se ku i gjeti qindra mijera euro per avokate amerikane kur populli akoma mbrohet me avokate kryesisht??!! E di qe nuk do ta publikoni, si gjithnje!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Patrioti

                                                        E kam thënë disa herë: Nuk bëhet drejtësia me katundarë që u kanë zënë trutë dhjamë. DumDumani është prokurori më i dobët dhe problematik në drejtësi. Shikojeni kokën dhe palat e dhjamit prapa kokës për të kuptuar sa kokëtul është. Kjo drejtësi një orë e më para duhet çmontuar dhe një pjesë e tyre duhet të arrestohen dhe të dënohen rëndë për dëmet që i kanë sjellë sistemit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Katnari Tiranes

                                                          Holy justice edhe në internet mund te kontatosh studio ligjore presigjoze qe te sjellin avokatet shikojne materjalet e akuzes, bejne kontraten sipas çeshtjeve qe marrin persiper te zgjidhin, bejne preventivin sa do paguhen mbasi te fitojne gjygjin, qe nese nuk e fitojne ketu e kane te sigurt ne Strasburg dhe paskesaj jemi te gjithe në rregull, vetem se: 1. Veliaj do ti marri leket, por ditet e humbura në burg nuk ja kthen njeri dhe zgjedhesve te Tiranes nuk ja kthen njeri kryebashkiakun. 2. Leket e shpenzuar per ceshtjen Veliaj I paguajn taksapaguesit shqiptar dhe ketu llogarit jo vetem leket qe merr Veliaj dhe studio ligjore por dhe rrogat e prokuroreve, gjygjtareve, policeve dhe drejtorise se burgjeve. Keshtu pra o tyç me mire te dish se te kesh!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Sula

                                                            Dikur Z. Rama eshte shprehur afersisht qe "...ne se behet sebep Bejleri per te penguar hyrjen ne europo, kurre mos u futshim ne Europen e Bejlerit" tani une ruaj te drejten ti them ZRama qe me BROÇULLAT e drejtesise "te re", kurre mos u futshim ne Euroen e Altin Dumanit, Olsi Dados, gjyqtarit Bami etj. Populli te ka dhene 83 mandate. Zgjith me te miren midis Europes se Dumanit, Dados e Bamit dhe Shqiperis qe mer drejtesi normale

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. d
                                                              drejtesi e munguar

                                                              Ato qe thote Z.Mero,fatkeqesisht jane te verteta.Kjo menyre te vepruari ne hetim dhe gjykim do t'ua kishte zili edhe drejtesia e diktatures.Dikush mund te thote qe Z.Veliaj eshte hajdut,dikush tjeter thote eshte grabitqar e te tjera por,per aq kohe sa nuk eshte denuar nga nje vendim i formes fundore Ai eshte i pafajshem.Nga sa lexojme ne gazeta tregon se keta prokurore e gjyqtare jane hakmarres kur nuk u plotesohen deshirat e tyre.Kjo nuk eshte drejtesi por dreqesi.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Po kjo o Mero?

                                                                https://pamfleti.net/dosja/afera-e-ministres-evis-sala-do-shkoje-ne-spak-rritja-e-cmimeve-per-barnat--i320363

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. r
                                                                  rilindjotizim-sensibilizim

                                                                  Me tezat qesharake "Drejtesia e re nen urdhera te Saliut" militantet rilindjote kane kapur majat e budallallekut e te marrezise kolektive! (ato qe ja ushqejne keto marrezi me siguri duan te tallin trapin vence me ato qyqare)

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Ρrushi

                                                                    Nëse qeveria hesht dhe nuk merr masa për këta derdimenë gjykatëdsa do të shkojë shumë keq gjyqësori në Shqipëri. Ndërhyrja tani pas një muaji. Para reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. W
                                                                      Washington post

                                                                      Ate dokumentin e Bordit te Paqes, e firmosi ne Washington Spiropali. Sikur do ta firmoste Rama... Gjoja... Varileshtokracia

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje