Këtë fjali e publikova mbrëmë shpejt, por jo si figurë retorike dhe as si reagim emocional, por si përshkrim i një realiteti të ri kushtetues që u krijua dje, jo nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, por pikërisht nga mosmarrja e tij.
Me pamundësinë për të arritur shumicën e kërkuar, Gjykata Kushtetuese hapi një precedent që Kushtetuta nuk e ka parashikuar: mundësinë që një gjyqtar i shkallës së parë të pezullojë ushtrimin e një funksioni kushtetues, siç është ai i ministrit.
Kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me emër konkret ministri dhe as me mënyrën se si një funksion është ushtruar nga një individ i caktuar. Objekti i saj është ekskluzivisht funksioni kushtetues si institucion. Kush e personalizon këtë debat, ose nuk e kupton natyrën e kontrollit kushtetues, ose e deformon atë për qëllime politike apo personale.
Nëpërmjet kësaj mosvendimmarrjeje, Gjykata Kushtetuese, ka ndryshuar në mënyrë substanciale balancën e pushteteve. Praktikisht, ajo ka vendosur pushtetin ekzekutiv në një varësi funksionale nga pushteti gjyqësor, duke transformuar në heshtje arkitekturën e republikës parlamentare. Precedenti i krijuar është i qartë në implikimet e tij. Nga sot, një gjyqtar i shkallës së parë mund të pezullojë një ministër, të gjithë Këshillin e Ministrave, madje edhe Presidentin e Republikës, pasi as për këtë funksion Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht institutin e pezullimit. Nëse mungesa e një parashikimi eksplicit konsiderohet hapësirë për ndërhyrje, atëherë asnjë funksion kushtetues nuk është më realisht i mbrojtur, përfshirë edhe vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata u nda në dy qëndrime, me nga katër gjyqtarë secili, të cilat, për arsye të ndryshme, janë të dyja të papajtueshme me rendin kushtetues.
Qëndrimi i parë pretendon se pezullimi i ministrit kërkon autorizim paraprak nga Kuvendi, duke mos e njësuar mbrojtjen që neni 242, paragrafi 2, i Kodit të Procedurës Penale i garanton të zgjedhurve edhe për ministrin. Ministri, njësoj si deputeti, nuk është subjekt i pezullimit nga detyra. Mandati i tij ndërpritet ose përfundon vetëm sipas procedurave kushtetuese, por nuk pezullohet. Pranimi i kësaj teze do të cenonte barazinë kushtetuese të imunitetit ndërmjet deputetit dhe ministrit, duke prishur ekuilibrin e njësuar të mbrojtjes që Kushtetuta ka parashikuar ndërmjet këtyre dy funksioneve.
Qëndrimi i dytë mbështetet në tezën se, meqenëse Kushtetuta nuk e rregullon shprehimisht pezullimin e ministrit, ky është një boshllëk që duhet plotësuar nga kushtetutëbërësi. Ky arsyetim është po aq problematik, sepse niset nga një premisë e gabuar: se mungesa e një rregullimi eksplicit do të thotë mungesë mbrojtjeje kushtetuese.
Të dyja qëndrimet anashkalojnë plotësisht nenin 73, pika 1, të Kushtetutës, i cili garanton imunitetin funksional të deputetit. Ky imunitet nuk është privilegj personal, por një garanci institucionale, e domosdoshme për ushtrimin e pashqetësuar të funksionit përfaqësues. Sipas standardeve të konsoliduara të së drejtës kushtetuese, përfshirë interpretimet e Komisionit të Venecias, vota nuk reduktohet në aktin formal të shprehjes pro, kundër apo abstenim, por përfshin të gjithë procesin parlamentar që paraprin dhe shoqëron vendimmarrjen, si pjesë integrale e ushtrimit të funksionit. Çdo masë që pengon, kufizon ose neutralizon këtë proces përbën cenim të drejtpërdrejtë të imunitetit funksional.
Ndërkohë neni 103 i Kushtetutës është i qartë: anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit. Kjo do të thotë se imuniteti funksional i ministrit është identik me atë të deputetit. Për pasojë, çdo ndërhyrje në procesin vendimmarrës të një anëtari të Këshillit të Ministrave përmes një mase gjyqësore pezullimi është, në thelb, e barazvlefshme me ndërhyrjen në procesin vendimmarrës të një anëtari të Kuvendit. Nga kjo rrjedh se as deputeti, as ministri, as Këshilli i Ministrave dhe as Presidenti i Republikës nuk janë të pezullueshëm nga detyra. Ata mund të shkarkohen vetëm sipas procedurave kushtetuese të parashikuara shprehimisht. Pezullimi përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në mënyrën e ushtrimit të funksionit kushtetues dhe si i tillë, është antikushtetues.
Gjykata Kushtetuese nuk e mori fare në shqyrtim këtë dimension themelor të çështjes.
Në këtë kuptim, me vendimin e djeshëm për të mos marrë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk ka zbatuar Kushtetutën. Ajo e ka ndryshuar atë nëpërmjet interpretimit kushtetues dhe kur Kushtetuta ndryshohet, ndryshohet vetë Republika.
Ndaj, le ta gëzojmë Republikën e Re!
Ke plotësisht të drejtë Plaurent, është martëzi, që një gjyqtar paska të drejtën të pezullojë një ministër, kryeministër dhe president të republikës !!
Te shkarkohen komplet Gjykata kushtetuese. Persona që sabotojnë shtetin duhet pastruar menjiherë sa nuk është vonë. Parlamenti është organi më i lartë dhe ka kompetencat.
... Republika e Mirdites, per Kushtetute kishte e ruajti Kanunin e Leke Dukagjinit, bre ! -------- ..... kete 'ddrraaa´-ne', me cfaredolloj bulmetnash t'qelbta gatute, e ngrofet e ringrofet te gjithe bashke me ne krye SA-LEEH
Shoke dhe shoqe , me lejoni qe ne emer te Presidiumit Te Kuvendit Popullor , te propozoj ne postin e zv.Kryeministres per Republiken e re , shoqen Bela , bije besnike e Partise dhe Popullit....
O djema , po kujtoni ndonjehere edhe Lalin e shkrete , se sa doli puna e Beles u harrua ai i shkreti, u harruan edhe audio pergjimet .....Eh moj Bela , sa e forte qe qenke , sjell verdalle nje milet te tere....mjere kush do ta ndaje qeline me ty !!!!
Këtë republikën e re sapo e patë tani që u shpall hapur fare por Edi ynë I dashur kishte kohë që e bojatiste. I flisnin të gjithë rrotull që ka gabime në vendime apo përfshirje të njerëzve të korruptuar por ai hiç, vazhdonte me të tijën. Tani ti bëjë shurrën baçes!
Deri këtu “ Ndaj, le ta gëzojmë Republikën e Re!” keni thënë ju zoti Ndreca. Do të shtoja edhe “ të prokurorëve SPAKISTË me në krye da-do (Dado-Dumanin) e mandej kallamkusurët spakistë që vetëm juristë nuk janë”.
Marrezia ka emer.Quhet Edi Rama.Quhet PS. Kane te njejten sjellje frikacakesh ndaj Berishes si Fatos Nano. Por kete rradhe kane krijuar me deshiren e tyre puçin me te fuqishem institucional duke u dhene Argitasve ne drejtesi fuqi qe nuk e kishin as ne kohen e Berishes.Sot gjykatat e prokuroret jane thjesht nje studio ligjore ne pronesi te familjes Berisha. Eshte tradhetia me e madhe qe Rama e PS i kane bere popullit Shqiptar. Kane krijuar nje sistem drejtesie me te korruptuar e me partiak se ai i kohes se Berishes.
Plaurent, kete drejtesi e sollet ju deputetet e PS. Prandaj po ju duhet te mbyllni prara se tu arrestoje e paraburgose te gjitheve, dhe do haroheni si Likja! Like budallin e paraburgosi Saliu qe te paraburgose edhe Ramen dhe vete te marre pushtetin si Robert Mugabe.
Ha ha ha Deri tani në kor oçozita thoshte se reformen ne dretesi nuk ishte veper e PS dhe Rames, tani thoni e beri PS dhe Rama
z. Plarent Ndreca lëshon një kushtrim për "Republikën e rënë". Me tone apokaliptike, ai përshkruan një realitet ku ekzekutivi është marrë peng nga gjyqësori dhe ku Kushtetuta është shkelur, jo nga veprimi, por nga "mosveprimi" i Gjykatës Kushtetuese. Por, nëse e zhveshim shkrimin nga petku i rëndë i termave juridikë dhe frikës për "prishjen e ekuilibrave", ajo që mbetet është thjesht një manifest për ruajtjen e status quo-së së pandëshkueshmërisë. Analiza e z. Ndreca, ndonëse e kopsitur bukur retorikisht, çalon në tri shtylla kryesore, të cilat janë pikërisht ato që e mbajtën Shqipërinë peng për tre dekada. Thelbi i argumentit të Ndrecës është se një Ministër, si bartës i një funksioni kushtetues, nuk mund të preket (pezullohet) nga një gjyqtar i thjeshtë. Kjo logjikë zbulon një mendësi feudale të veshur me kostum kushtetues. Sipas kësaj qasjeje, Ministri nuk është një nëpunës i lartë i shtetit që i bindet ligjit, por një "i zgjedhur i shenjtë" që qëndron mbi procedurën penale. Z. Ndreca harron qëllimisht se "pezullimi" nuk është shkarkim politik. Pezullimi është masë sigurie. Kur një ministër hetohet për korrupsion, ai nuk pezullohet sepse gjyqtari nuk pëlqen politikat e tij (kjo do ishte antikushtetuese), por sepse qëndrimi i tij në detyrë mund të prishë provat ose të rëndojë veprën penale. Të thuash që Kushtetuta e ndalon këtë, do të thotë të thuash që Kushtetuta është shkruar për të mbrojtur krimin brenda zyrave të shtetit. Autori shpreh tmerr që një gjyqtar i vetëm mund të bllokojë një ministër. Ky "tmerr" është pikërisht thelbi i Reformës në Drejtësi. Në një Republikë funksionale, një gjyqtar i shkallës së parë, kur ka ligjin dhe provat me vete, është më i fuqishëm se Kryeministri, Presidenti apo Ministri. Kjo nuk është "varësi e ekzekutivit nga gjyqësori", është Sundim e Ligjit. Për vite me radhë, politika shqiptare u mësua të kontrollonte gjyqtarët. Tani që ekuacioni po përmbyset dhe gjyqtarët (të mbështetur nga SPAK) po kontrollojnë ligjshmërinë e politikanëve, kjo po shitet si "grusht shteti". Jo, z. Ndreca, ky nuk është deformim i Republikës; ky është normalizim i saj. Është e vështirë, madje e pamundur, të lexosh këtë analizë pa pasur parasysh kontekstin personal të autorit. Kur një zyrtar nën hetim për korrupsion shkruan se "pezullimi i ministrave është antikushtetues", kjo nuk është më një analizë akademike; është një strategji mbrojtjeje. Z. Ndreca flet për "imunitetin funksional" të deputetit dhe ministrit. Por imuniteti funksional ekziston për të mbrojtur opinionet politike dhe votën, jo për të shërbyer si mburojë kundër akuzave për vjedhje, shpërdorim detyre apo korrupsion. Të barazosh hetimin për korrupsion me "ndërhyrjen në vendimmarrjen politike" është sofizëm i rrezikshëm. A po na thotë autori se vjedhja është pjesë e funksionit kushtetues të ministrit? Ndreca e mbyll me ironi: "Ta gëzojmë Republikën e Re!", duke nënkuptuar një republikë të deformuar. Në fakt, po, le ta gëzojmë! Nëse "Republika e Re" është ajo ku një gjyqtar ka guximin të pezullojë një ministër të fuqishëm sepse dyshohet se ka shkelur ligjin; Nëse "Republika e Re" është ajo ku imuniteti nuk është më biletë për të dalë pa lagur nga zullumet financiare; Nëse "Republika e Re" është ajo ku balanca e pushteteve nuk do të thotë "ti mos më prek mua, unë s'të prek ty"... Atëherë, kjo është pikërisht Republika që qytetarët shqiptarë kanë kërkuar prej 35 vitesh. Ajo mund të jetë e frikshme për ata që kanë abuzuar me pushtetin, por është e vetmja shpresë për ata që duan të jetojnë në një shtet të së drejtës. Kushtetuta nuk është bunker për politikanët, z. Ndreca. Ajo është kontratë për qytetarët. Dhe me vendimin (apo mosvendimin) e saj, Gjykata Kushtetuese thjesht konfirmoi se në këtë kontratë, askush nuk është mbi ligjin.
Problem tek ne ështe se të gjith ministrat janë hajdut sepse që nga 90 e deri sotë të gjith kryministra përjashto Majkon dhe Fino, kanë qënë dhe janë hajdut ordiner si në lindje. Prandaj më mirë një rrepuplike të re se rrepuplikën që kemi pasë dhe kemi që nga 1945 e deri më sot...
Kur shteti shqiptar ndjen nevojën e një kostitucionalisti me emrin NCRECË,dmth se ka falimentuar në gjitha segmentet e tij.Dhe në fakt shteti shqiptar eshte i falimentuar nga istitucionet dhe do kishte falimentuar edhe ekonomikisht sikur mos ishin "remitancat" e drogës.
Qe kur treshja Dumani-Bani-Dado egzekutuan kryebashkiakun e Tiranes si numrin 1 pas Rames u duk se filloi grushti i shtetit dhe mbaroi ne 6 shkurt 2026...Tashme Lapidari i Rames qe i ngriten votuesit qe ne 2013 eshte rrexuar ne menyren me mafjoze te mundeshme pikersht nga ai sekt nen perendim qe predikuan ne 1991-1992 anijet qe prisnin ne Otranto dhe Ceku I bardhe i dyshes R-B Rama ,Mero dhe ky Plarensi qe atehere duhet te fillonin luften mediatike sepse sot eshte vone..Grushti i shetit mbaroi...Metastazat e berishistit Don Lu,guerilasit e drejtesise te Argites dhe lobi grek i vorio epirit ne Amerike kane bere nje pune shembellore ne Spak per te shpetuar vampirin e viqidolit.. .Baca SalIh u kry !
.....e megjithate, ne cdo zgjedhje do marrin te gjatin !
Me ne fund shqiperia ke junten e prokuroreve te familjen non grata, 83 mandate jane te mjaftueshme per ti thene STOP kesaj drejtesie qe eshte e dal nga vetingu i Argita Berishes. Ulsi Manja dhe Altin Dumani duan te ekzekjtojne shumecen e qeveris dhe te marrin pushtetin me dhune
i njejti koment me shkoi ndermend dje menjehere pas daljes se lajmit. Megjithate tre dite do te zgjase edhe kjo cudi.
Në shkrimin e tij, Plarenti e absolutizon imunitetin, barazon pezullimin me shkarkimin, ngatërron mosvendimmarrjen me precedent, dhe e lexon Kushtetutën si tekst mbrojtës për individin, jo si sistem balancash. Vendimi (ose më saktë mungesa e tij) i Gjykatës Kushtetuese nuk rrëzoi rendin kushtetues, por tregoi pikërisht tensionin normal mes pushteteve në një shtet të së drejtës. JA DISA ARGUMENTA: 1. Nuk ka “precedent të ri” kushtetues. Plarenti e paraqet mosmarrjen e një vendimi si krijim precedentësh antikushtetues. Në realitet, mosarritja e shumicës së kërkuar nuk prodhon normë të re kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar pezullimin, por thjesht nuk ka arritur konsensus për ta rrëzuar ose konfirmuar atë. Precedenti lind nga një vendim me arsyetim detyrues, jo nga mungesa e tij. 2. Gjykata Kushtetuese nuk ka “vendosur varësi funksionale” të ekzekutivit. Pretendimi se pushteti ekzekutiv është vënë nën varësi nga gjyqësori është teorikisht i ekzagjeruar. Pezullimi si masë procedurale nuk është shkarkim, as ndërprerje mandati kushtetues. Ai është instrument i drejtësisë penale, i përkohshëm dhe i rishikueshëm, që nuk cenon ekzistencën e funksionit, por vetëm ushtrimin e tij gjatë hetimit. Barazimi i pezullimit me transformim të regjimit kushtetues është hiperbolë politike, jo analizë juridike. 3. Ngatërrim i qëllimshëm mes imunitetit penal dhe imunitetit funksional. Shkrimi ndërton gjithë argumentin mbi nenin 73 dhe imunitetin funksional, por bën një gabim thelbësor: Imuniteti funksional mbron aktet e kryera në ushtrim të funksionit (vota, fjalime, vendimmarrje parlamentare). Ai nuk përjashton masa procedurale që synojnë garantimin e procesit penal, kur vepra e dyshuar nuk lidhet me aktin parlamentar si të tillë. Pezullimi nuk ndëshkon votën, as nuk kriminalizon funksionin, por synon të shmangë ndikimin mbi hetimin. 4. Neni 103 nuk e bën ministrin “të paprekshëm”. Është e vërtetë që ministri gëzon imunitetin e deputetit, por kjo nuk do të thotë imunitet absolut nga çdo masë gjyqësore. Kushtetuta nuk njeh “imunitet nga pezullimi”, njeh vetëm kufizime specifike për arrestimin dhe ndjekjen penale. Në mungesë të një ndalimi kushtetues eksplicit, ligji procedural penal mbetet i zbatueshëm, për aq sa nuk bie ndesh drejtpërdrejt me Kushtetutën. 5. Argumenti “mungesa e parashikimit = ndalim” është juridikisht i pasaktë. Plarenti pretendon se çdo gjë që nuk është shprehimisht e parashikuar është e ndaluar. Ky është interpretim i gabuar i Kushtetutës. Në të drejtën kushtetuese vlen parimi i kundërt: Ndalohet vetëm ajo që Kushtetuta e ndalon shprehimisht ose në mënyrë të qartë implicite. Përndryshe, çdo procedurë penale ndaj funksionarëve do të ishte praktikisht e pamundur. 6. Krahasimi me Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese është i pasaktë. Presidenti dhe gjyqtarët kushtetues kanë regjime të veçanta kushtetuese përgjegjësie, të ndryshme nga ministrat. T’i fusësh të gjitha funksionet kushtetuese në një kategori të vetme “të papezullueshme” është thjesht gabim dogmatik. 7. Gjykata nuk e “ndryshoi Kushtetutën”. Interpretimi kushtetues nuk është ndryshim kushtetute. Ndryshim ka vetëm kur shtohet një normë e re, kur përjashtohet shprehimisht një normë ekzistuese. Asnjëra nuk ka ndodhur. Pretendimi për “Republikë të Re” është retorikë politike, jo përfundim juridik.
Or tej qe ke bere nje carcaf me komente ,nuk me thua sa anetare ka Gjykata Kushtebytha 8 apo 9? Pse votimi ishte 4-4 e jo psh 5-4? Ku ne pith te kurves ishte i nenti? Tell me.
Analizë shumë e saktë. Të lumtë!
Po te isha si Rama do gjeja nje gjykates e prokuror kamikaz dhe do pezulloja gjykaten kushtetuse per kunj...qe ta kuptonin c amulli krijuan.
Ide e bukur. Duhet provuar. Jo vetem me GJK por edhe kunder prokuroreve te SPAK.
Sa poshte kane rene hajdutet e Ali Babes qe presin ti mbroje nje tjeter hajdut fodull si ky.
Edhe nji budalla me teper, nuk bohet qameti ...
O njerez nuk e kuptpni qe ketu ne shqiperine tone te dashur vendimet ne gjykata i mrr argita Dhe sa kohe te jete ajo qe komandon çdo vendim te rendesishem si rasti ne fjal do behet si do ajo se ndtyshe ka pune me UDB .
Po dhe Salen Argita e mbajti brenda 1 vit ne arrest. Sa idiote qe jeni.
Idiot je ti or mik qe ende se ke kuptuar qe Saliu e zgjodhi vet te rrinte ne shtepi e te fliste nga ballkoni.
Sala duhet te kalbet ne burg se ka vrar njerez se bashku me fatmir mediun
Jo o idiot, Salen e mbylli ne kulle Irena Gjoka, qe sot Argitasit e Prokurorise se Pergjithshme po kerkojne ta shkarkojne. Me kete po perpiqen te shpetojne edhe Fate Mediun qe po gjykohet po nga kjo per ceshtjen Gerdeci. Ik tani e mos e ngri me koken nga uturaku Saliut se ta hane pjesen te tjeret e sojit tend bathorist.
Merreni si te doni
Gjykatesit jane pjese kesaj shoqerie, dmth jane pak a shume si ky Platenti qe ka dal te bej avokatin e me te "fortit" sot ne treg, qeverise. Lepiresat ketij vendi nuk do ti mbarojne, tipa Merosh e Plarentesh, halli eshte a do shtohen burrat?!?
Plarenti ka vite qe flet per mundesine e ketij kaosi ligjor dhe nuk ka ndryshuar qendrim. Tjeter gje se qeveria dhe Rama benin veshin e shurdher dhe syrin qorr.
Po kujt I qahesh ti? Ju e bere kete reforme. Une uroj qe te korruptuarit te arrestohen te gjithe e nuk ma mdjen . Gjithsesi Spak ju ka futur te dridhurat juve qe nuk keni lene poshtersi pa bere. Ti je nen hetim nga spak me duket. Halli eshte per miliona Shqiptare qe marin drejtesi te vonuar se nuk ka gjyqtare nga reforma juaj. Vite e vite pa seance ne pritje...mjere avokatet e profesionet e lira, mjere bisnesi qe ne apelin administrativ e mer te drejten mbas 10 vitesh. Per kete jeni ju fajtore. Minimumi Rama duhet te dorehiqet per demet e shkaktuara ne shoqeri. Cdo e keqe ne ate vend po vjen prej kesaj drejtesie. E ne fund o Ndec...ishim me mire kur ishim keq.....pra para 2015 te.
Per mendimin tim, SPAK-u u nxitua me kerkesen antikushtetuese te pezullimit nga detyra te zv.kryeministres Balluku. Ndekohe, ai eshte ne rruge te drejte kushtetuese per kerkimin e heqjes se imunitetit te Ballukut ne Kuvendin e Shqiperise. Normalisht Kuvendi do t'i hape driten jeshile organit special te akuzes per Korrupsion dhe krim te Organizuar ta hetoje Belinda Ballukun jashte influencave te dy pushteteve: Legjislativit dhe Ekzekutivit. Nese Kuvendi nuk e hap driten jeshile per hetimin e Belinda Ballukut nga SPAK-u, do te vertetoje se Shqiperia po administrohet nga Diktatura Personale e Kreut te Partise Socialiste, Deputetit dhe Kryeministrit ne detyre.
Tq gezojme dhe ishalla PO TE QIHET NONA EDHE TY NGA SPAK O HAJDUT! ME MIRE REPUBLIKA E PROKUROEVE SESA REPUBLIKA E RAMES, BELINDES APO DHE E JOTJA.
Bravo Plarent! Ke te pakten disa vjet qe e ke paralajmeruar kete kaos ligjor ne PS. Sot shteti nuk fuksionon ne praktike dhe qeveria nuk mund te marre vendime me ministra qe nuk dine kujt ti japin llogari prokurorit apo kryeministrit. Te pakten te ishte marre nje vendim, por pa vendim eshte katastrofe. Tani PS te gjej nje prokuror te saj idiot e te kerkoj ne gjykate pezullimin e gjykatseve te kushtetutes nga detyra deri sa te gjej provat per "shperdorim detyre". Gjykatsa kamikaz ne shkalle te pare ka plot.
Plarenti nuk e kupton qe gj k nuk ka dy qendrime.Èshte vetem nje qendrim me konsensus per tu ndare 4 me 4.Asnje nga antaret e gj k nuk ka mar mundimin te lexoj kudhtetuten se u mjaftojne urdhat e atgites
Eshte koha te filloni ndryshimet , bolle me te qenit inferior para te huajve sikur te jemi njerez me Q.I inferior par rapport avec les autres. Shkarkoni gjykaten kushtetuese si te pa afte dhe shkeles te ligjit , deri sa i 9 antare mungonte nuk kishte pse zhvillohesh seanca , hapni konkurs per zevendesimin e tyre duke vleresuqr profesionalizmin dhe jo militantizmin. Rama duhet te punoje si kryeminister dhe jo si minister i jashtem ose te largohet nga posti kryeministerit dhe te mbaje postin e ministrit te jashtem , ky njeri qendrone 6 dite ne 7 jashte shtetit ......shoku je votuar per pune jo per te udhetuar. Seanca e E.Veliaj ishte katastrofe ku prokurori i thoshte qendro ne burge se ke paguar avokat amerikan. Rreforoni SPAK ose shkriheni fare , perallat me amerikane e europiéen tregojani Bufit komunist jo populli. Fraza ( kur flet drejtesia ne heshtim ) eshte te pranoshe bashkfajsine.....ne drejtesi nuk nderhyet kur ajo punone por jo kur gabone. Parlamenti pozite - opozite duhet te mblidhet dhe regulloje gabimet e drejtesise.
Nga sot e tutje une nuk i bindem me ligjeve dhe urdherave te qeverise qe kam votuar, por do te njohe e do ti bindem vetem urdherave te SPAK-ut, Ta gezojme dhe rrofte republika e SPAK-ut ! Tani e tutje mos na therrisni me te marrim pjese ne votime.
Gjykatesit dhe prokuroret ne shqiperi nuk jan asgja tjeter vecse nje grup kriminal politik qe nen drejtimin e sali serbit jan kunder shqiperis turp
Shume mire,pse faktikisht e ndritet ju sic jeni te gjithe bashke per 35 vite.Mbase behet me vertet nje republike e tille te pakten tiu fusin njeher brenda te gjitheve bashke,ne fund te fundit ne populli i thjesht as i kemi par ato dyer as nuk mendoj se do i shohim ndonjeher,keshtu qe pune te mbare ketyre prokuror e gjykates e sa me shume politikan futshin brenda!
Plarent kusari, thuaju ministrave hajdutë që të mos vjedhin dhe atëherë nuk ka necojë që ti shkarkojë kush, sepse me hajdutët po merret vetëm SPAK
ja dhe ky hajduti i tenderit te uniformave ....vetem ne shqiperi hajduti tregon ligjet......
Paska fol dhe ky hajduti
Uuuuu hajdut po nga e di ti qe ky eshte hajdut, apooooo hidhe balte mbi cilin do
Foli hajduti…
Mos ma prek republiken se ben namin Ndreca me Mriken.
Plarent je ne konflik interesi je ne Konflikt te paster interesi.Jep llogari nje here pastaj shkruaj.Ke degjuar ndonje vend tjeter ne bote qe zv/kreminsitri te kete kaq shume akuza dhe te mos jap dorheqjen.Per cfare republike flet kur ti vete je pjese e qeverise se Hajduteve.
Po ka, SHBA presidenti aktual dhe Kr. Bashkise New York, Izraeli me Kryeminsitrin, Italia me ish KM Berluskonin. Asnje nga keta nuk u arrestua apo pezullua gjate hetimit e gjykimit e as nuk dha doreheqje. Tani me thuaj ti nje vend ne bote ku nje gjyqtar bashke me nje prokuror ka te drejte te pezulloje 1, 2 ministra apo edhe gjithe qeverine. Me thuaj nje vend ne bote, pervec Turqise se Er..Tugrulit, ku Kr Bashkise se Kryeqytetit arrestohet dhe mbahet ne burg ende pa gjykim.
Shteti ndodhet në vdekje klinike. Pyetja është a mund ti bëhet veting shtetit dhe a duhet populli të votojë për partitë apo për gjykatësit? Kjo lemeri nuk është parë as dëgjuar. Kjo është sikur ti caktivizosh sistemin imunitar një njeriu. Është SIDA e aplikuar në Inditucionet e Shtetit. Ja ku na coi reforma në drejtësi nga papërgjegjsia e votuar e politikanëve tek papërgjegjsia e PAVOTUAR e gjygjtarëve ëngjellor shqiptar.
Është koha që mxhoranca të marrë përgjegjsinë për situatën e krijuar. Shteti është më i rëndësidhëm se pushteti. Është koha që maxhorancë të rrezikujë pushtetin për të mbrojtur shtetin. Në Itali qeveria po lufton që me ligj ministrat të përjashtohen fare nga hetimi gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si ministra, sepse për pezullim ose aq më keq për arrestim nuk bëhet fjalë, është e përjashtuar me ligj. Kjo situatë e krijuar u duhet sqaruar edhe ndërkombëtarëve, duhet edhe ata të heqin dorë nga populizmi. Maxhoranca e la në forë ta mbrojë pavarsinë e saj me ligje të qarta dhe të argumentuar. Costi quel che costi. Me cdo cmim. Unë prandaj e kam vutuar Edi Ramën.