“Epsteini” ynë

6 Shkurt 2026, 19:06Editorial Mero Baze

“Epsteini” ynë është i ngjashëm me atë të SHBA-së, por jo i njëjtë. Mes të tjerash, ai është ende i gjallë. Njësoj si Epsteini tashmë edhe më i famshëm, ai josh politikanë shqiptarë riosh, nga këta ambiciozët që duan patjetër të kenë fotografi me politikanë amerikanë. Pak rëndësi ka nëse i gjejnë në kafe, në derë të tualetit apo në rrugë.

Ky është një biznes i madh, fitimprurës, që tani është shtrirë edhe në rajon, tek politikanët shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Madje, nga pak, edhe tek politikanët sllavë të Ballkanit, që vuajnë të njëjtat simptoma inferioriteti.

Shumica e tyre paguajnë shtrenjtë. Brenda Shqipërisë ai e mban pak dorën, sepse pagesat i shkëmben me favore politike nga ana e pushtetit dhe me një histori të pazakontë përballjeje me drejtësinë, që po shkon në vitin e saj të 18-të pa ndëshkim.

Në rajon u rjep miliona që nuk deklarohen askund, por kthehen në fatura OJQ-sh për “konferenca rajonale për paqe dhe stabilitet”.

Ndryshe nga Epsteini amerikan, ky nuk u gjen vajza të reja politikanëve të rajonit. Ai u ofron diçka që ata e dëshirojnë më shumë se seksin: fotografi me politikanë amerikanë dhe lajme për “mbështetjen amerikane” për një tufë politikanësh të dëshpëruar, që nuk ja dalin dot me kryetarët e partive në Shqipëri dhe e projektojnë veten si politikanë ndërkombëtarë.

Edhe te Epsteini amerikan shumica shkonin për influencë politike, pastaj vinte edhe seksi. Te Epsteini ynë, klientët e quajnë seks daljen në foto me politikanë amerikanë.

Ndryshe nga Epsteini i tyre, ata nuk kanë filluar ende të japin mend për politikën botërore — fjala vjen për të ardhmen e NATO-s apo Groenlandën — por “Epsteini” ynë po.

Atij i duhet: sa më shumë të flasë globalisht, aq më shumë rjep lokalisht nga kjo racë politikanësh tanë që duan foto në SHBA.

I përfshirë si agjent rekrutimi në rrjetin e “Mëngjesit të Lutjeve”, me detyrë sigurimin e klientëve fillimisht nga Shqipëria e më pas nga rajoni, ai ka ndërtuar ndoshta biznesin më fitimprurës se të gjithë politikanët shqiptarë kur nuk janë në pushtet. Nuk i deklaron këto para, i kthen në fatura dhe “nder” për fotografi në SHBA dhe, në njëfarë mënyre, u shet politikanëve shqiptarë atë që ata e meritojnë ta paguajnë: inferioritetin e tyre dhe pafuqinë për t’u realizuar si politikanë realë.

“Epsteini” ynë nuk është shumë partizan dhe nuk i fryn kurrë zjarrit të përçarjes politike në vend. Ai flet përgjithësisht për kombin, atdheun, familjen, pronën, demokracinë dhe mbi të gjitha për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit për të mirën e vendit. Kjo është një cilësi e rrallë, e diktuar edhe nga biznesi që ofron për të gjitha palët, kur janë në hall për ndonjë foto.

Fotot janë gjithmonë me kostum e kravatë, në sallone luksoze, por fatkeqësisht zbulojnë lakuriq mjerimin dhe varfërinë e politikës shqiptare, të cilën e mjel si një kope delesh një njeri qesharak, shumë i sigurt kur flet dhe krejt i paqartë se çfarë thotë.

“Epsteini” ynë quhet Fatmir Mediu.

Nuk ka histori rozë aq të mëdha sa Epsteini origjinal, pasi është bërë i famshëm me një histori të zezë që ka varrosur 26 qytetarë shqiptarë bashkë me djalin e kryeministrit. Dhe që prej asaj dite, lutet çdo vit në “Mëngjesin e Lutjeve” në SHBA, që të ketë sa më shumë klientë nga Shqipëria dhe rajoni, të gatshëm të paguajnë për t’u dukur të rëndësishëm dhe pro-amerikanë të vendosur. Si ai.

 

“Epsteini” ynë

 

39 Komente

  1. 1
    1

    No coment....!

    Përgjigjjuni
    1. f
      fatal division

      E ke qendisur Mero! Bjeri derrit eger SB

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turpi nderkombetar

        KRYEVEPER, e persosur.

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cfurku

        Fatja është një virgjëresh me përvojnë e një kurve.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo Mero Baze

          Je i madh o Mero. Neser na trego per ate me te ngushtit e Epsteinit tone, duke filluar nga ish presidenti nongrata, njesoj si ne Usa.... mos harro edhe ndonje oligark si Agron Shehaj, dashnorin e drejtesise se re.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kapo

            Surrati i Fatmir Mediut, është njesoj si piçka e asajë këngëtares nga Korça, që i bleu shtëpi tek Giardino tek Xixa Golem. Surrat piçkë.

            Përgjigjjuni
          2. L
            Ladi

            Nuk i ke lene asnje lloj cipe ne fytyre ketij butaku te pacipe. Je pene e forte.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E bukur

              Haaa foto me qesharak , Gringo qendrone ulur larot e rrethojne.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati 12

                Foto : nje tufe idiotesh dhe legena , njerez pa dinjitet .

                Përgjigjjuni
              2. 1
                19

                Mero kta vetem plumbi i le te qet .pse lodhesh kot po nuk i vrave kta burra kurva aty do i keni dhe 20 vjet me pampersa me shurre .

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazeta ime Tema

                  Ja ja ke gjetur tamam keti Fatmir Mehdiut , duhet te besh nja nje jave pushim Mero , mos shkruaj te lutem dua ta keme kete shkrim per nje jave ne mendje , te lutem .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Keta tipa kerkojne goditje te forte dhe me perjashtim te Mero Bazes asnje njeri tjeter nuk i qendis me mire. Bravo

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      AS

                      Shkrim i mire. Do i sugjeroja autorit te shtonte ne kete shkrim "kontributin e madh" te Fatmir Mediut ne gjetjen e keshilltareve amerikane ne zgjedhjet ne Shqiperi dhe heqjen e non-grata kryetarit te vet.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vjosa

                        E ke qare kete shkrim si gjithmon ZOTI MERO .PO ME KE FLET ? ME SPAKUN ? ATA E THERRASIN AI SHKON BENE NGA NJE SHETITJE DERI NE SPAK DEL JEP NJE KOFERENCE PER GAZETARET DHE KESHTU VAZHDON PATURPESIA E " DREJTESIS SE RE" .

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mane

                          E cfare pastaj? Mediu vazhdon dhe mjele cdo dite para. Gjykatat tona numerojne pulat e fshatit dhe jo kete fshatar qe edhe emrin e ka nderruar. Hajdut,Skuth...hale burre

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alu

                            Fate Eli ESPN ..

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pipi

                              S'ka më bukur. Bravo...

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Aron

                                Shume te ngrehosur duken. Ajo qe nuk kuptohet perse duhet te vene nje brigade nga keta te opozites, se nuk afrojne dhe ndonje gje.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  ENTSOE

                                  Duhet nje film komedi satire me kete Epstein tone, e meriton, skenarin ja ke qendisur ketij vrasesi!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. r
                                    rrema nga amerika

                                    te lumte z.mero baze.fatmir mediu njeri i pa fytyre servil lapanjoz i pa bese duhet te ishte ne burg .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      T

                                      Specie te neveritshem gjithe berishistet, kujtojn keta idiot se nje foto me x ose y kongresmen do i bejne shqiptaret per vete. Shqiptaret kan bredh boten,dhe nuk pjerdhin per fotot e ketyre vemjeve te Saliut si,kerrici,balliu,vokshi dhe mehdi qeni zgjebosur.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        H

                                        Tema beni mire qe e nxirni kete foto,sepse sa me shume dalin me shume neveriten.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          L

                                          Keta jan karagjozat e Sali kriminelit, specie te neveritshem,me vjen per te vjell kur i shikoj.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Y

                                            Bravo Mero per analizen,por kujt ja thua, ketyre lapanjozeve ju eshte trash lekura aqe shume sa nuk e cpon asnje bodec.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Populli

                                              Nuk hyet ne Europe me brek te grisura or shoq

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arma Vlora.

                                                O Zotè njèri mè i shèmtusr se tjetri,gjithè kèta mbetutinat tallin k..., dhe p....., me leket e popullit..u shkèrdhefte motrarat dhe gratè ter Kina.se Neve na bèhet pis.o mbeturina.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Altini

                                                  Shkrim brilant.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vik

                                                    E Ke qare Mero Baze !!!!! Shikoji fytyren ketij njeriu dhe veri noten … Njeri I ndyre , lapanjoz, kurv** , servil , kriminel ……. Po therrasin 26 shpirtra te Gerdecit dhe ky po shkel mbi keto kufoma te pafajshme …. I lire dhe Nuk ka Turp fare …. Por …. Zoti eshte i madh : Vonon por Nuk harron …..per kete karavidhe…

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Elvis

                                                      Hahahaha cfare sharlatanesh.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        Ilir

                                                        Njerëz servilë dhe pa shtyllë kurrizore ,

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. s
                                                          sapa

                                                          Plehrat e PD ok po ku jane te Rilindjes?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bedri Islami

                                                            Edi Edvin Rames ju thyen hundet nga vendimi i Kushtetueses - 4 me 4 - qe do te thote se rrezohet kerkesa e tij per ti qepur nje pelerine mbeshtjellese Ballukes. Tashme Belen e ka nudo ne tryeze te qeverise. Do vazhdoje ta mbaje ashtu a do ta largoje sa nuk eshte vone, kjo varet nga instruktazhet ne vazhdim te Endrush Fuges! Por nje gje ama nuk mohohet - sot rama Edvin a Edi eshte me lakuriq se atehere ne ato fotot nudo te tij ne ate plazhin publik (nese nuk e botoni as me behet vone fare)

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. l
                                                              lexuesi

                                                              hahahaha kushedi si thot ky amerikani,ulur dhe i krekosur,shyqyr qe jane keta idiotet shqipetar qe te dukem se jami rendesishem hahaha.Foto me e shemtuar dhe bastarde nuk gjen.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. R
                                                                Rizi

                                                                Bravo Mero I shkelqyer si shkrim

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. F
                                                                  Fieraku nga Mbrostari

                                                                  Sa per Feti Mediun duhet te shtoje we eshte edhe biznesmen droge, mafie e tokave ne Fier, qe mban karrigen e deputetit pa vota. Edhe menaxheri i tij F. Kajolli asnjehere nuk i ka siguruar dot votat per kete burre legen. Tani eshte dhe mafie fotosh, gjithmone ne mengjesin e lutjeve... Bravo Mero, por lekura e ketij eshte si lekure korkodili, se burrat kane cipe. Ky eshte familje cipeplasurish (nene e moter) dhe humbamenesh( babai, kunati)

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. Q
                                                                    Q. Koculi

                                                                    Kete rradhe , pa asnje lekundje , Po " Te perkufizoj " : Ekzakte ne shenje ! Sepse simbolika e ketij personazhi te tranzicionit berishist , eshte me e erreta , me e shemtuara , me e shpifura dhe me qesharakja e pazareve rrugacerore te paketuara me petkat e shtirjes , hipokrizise per pluralizem , forca politike inekzistente dhe deri ne aktivitetr e veprime kriminale ... Shkurt , kete rradhe Merua ka trokitur forte ne harresen tone idiote , ka vene ne tehun e stigmes se tij , figuren e F. Mediut , te sombolikes me te zeze , por edhe me poshteruese per ne si komb , figuren me sinjifikative qe ka prodhuar modeli BERISHIST . Nje bravo te madhe , per kete rradhe dhe shume here te tjera , Po Jo gjithmone .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. k
                                                                      kris

                                                                      majmunet perfaqesojne shqiperine dhe populli heroik shqiptar paguan.Bravo Niko PrejLeshi

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. S
                                                                        SALQIU

                                                                        MERGATA E QYQEVE.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. N
                                                                          Nastradini

                                                                          Nje pjate pace perpara amerikanit nga keta qe duken si personnel restoranti dhe kompletohet fotografia.

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje