Betejat populiste me kauza gjysmë të ndershme

12 Shkurt 2026, 20:25Editorial Mero Baze

Sot para Kuvendit ishin bërë bashkë dy grupe protestuesish, përfaqësues të banorëve të Durrësit që u prishen shtëpitë nga projekti i rikapitalizimit të qendrës historike dhe disa banorë të fshatit Rrjoll në Shkodër që pretendojnë se resorti që do të ndërtohet në Velipojë është në pronë të tyre.

Është pak diabolike kjo përpjekja për të përzier dy çështje që janë tërësisht të ndryshme dhe në thelb njëra kërkesë legjitime për pronën dhe tjetra një traditë e re shqiptare për të gjobitur çdo investim që nis me njerëz që kërkojnë pjesën e tyre.

Banorët e Durrësit kanë të drejtë të dëmshpërblehen me çmim tregu ose t’u garantohet banesa si pronë e patundshme si formë alternative. Këtë ua garanton Kushtetuta. Madje dhe ata që kanë probleme me dokumentacionin duhet të diskriminohen pozitivisht dhe të trajtohen si gjithë qytetarët. Është një çështje që nuk duhet të ketë debat. Interesi publik i ka nxjerrë nga shtëpia dhe qeveria duhet t’u japë atë që meritojnë në kohën e duhur, jo kur të vdesin.

Kurse kjo historia e Rrjollit është si gjithë këto historitë e protestave që nxiten nga OJQ apo portale për të gjobitur investuesit.

Nuk dua të hyj në legjitimitetin e pronës në Rrjoll, pasi njëra palë e ka pronën të regjistruar prej vitesh, kurse ata që pretendojnë se e kanë, nuk e kanë të regjistruar kurrë. Por sulmi nuk është ndaj pronarit të tokës, që ata pretendojnë se ua ka marrë si “myslyman”, por ndaj investimit. Domethënë, duke sulmuar investitorin, nga disa si lidhje e Berishës e nga disa si “oligark” i Ramës, duket qartë që këtu nuk kemi të bëjmë me çështje prone por çështje gjobe.

Për çështje prone sulmohet pronari që ka tokën, nëse munden. Me të mund të shkojnë në gjyqe a në kanun po deshën. Aty e kanë pasur dhe e kanë. Investitori ka kontratë me pronarin legjitim. Sulmi mbi kantierin e punës tregon se nuk kemi konflikt prone por gjobë mbi investimin. Se edhe nëse investimi anulohet, tokën nuk e marrin këta që protestojnë, por e ka ai që e ka. 

Tani, me sa duket, ngaqë nuk u funksionoi shumë ky debat mbi pronarin, pasi futën në mes dhe kishat e xhamitë, kanë nxjerrë në skenë “ambientalistët” që thonë se aty nuk duhet të ndërtohet se është kënetë.

E njëjta histori u shfaq dhe në Vlorë, sapo u shfaq Ivanka Trump. Të gjithë u kujtuan befas që një biznesmen problematik vlonjat që jeton në SHBA e paska marrë këtë tokën në mënyrë të padrejtë 30 vjet më parë. Këto tridhjetë vjet shumica e bizneseve në Vlorë kanë ndërtuar mbi tokat e tij, që nga Palasa deri në Vlorë. Sapo shfaqet një biznes i madh i rëndësishëm, shfaqen dhe titujt që na kujtojnë se ky tipi që ua ka shitur tokën e ka marrë padrejtësisht para 30 vjetëve.

Të njëjtat skena inkurajohen kur ndërtohen parqe fotovoltaike, TEC-e dhe gjithmonë janë katër-pesë ambientalistë që u mbushin mendjen fshatrave që këtë që po bën ky biznesmeni mund ta bënit ju. Dhe ata dalin me protesta me pankarta në duar.

Ky është një keqpërdorim i paskrupullt i njerëzve të varfër ndonjëherë dhe të pashpresë nga një tufë hienash mediatike dhe OJQ grabitëse, kryesisht këta që flasin në emër të mjedisit, të cilët në fakt po krijojnë një psikozë antikapitaliste në vend dhe një urrejtje për biznesin, sikur ai është e keqja e madhe e Shqipërisë.

Të vetmit njerëz që punojnë në këtë vend janë biznesmenët. Ata janë 24 orë nën shantazhin e hajdutëve të qeverisë, nën shantazhin e një administrate të korruptuar, nën presionin e pagave të rritura dhe detyrimeve fiskale, nën shantazhin e gjobaxhinjve të medias, nën shantazhin e OJQ spekulative në emër të ekspertizës dhe janë ndërkohë të vetmit që mbajnë Shqipërinë gjallë.

Urrejtja ndaj kapitalit është një sirenë alarmi për një Shqipëri të traumatizuar nga nxitja e një klime mbytëse për bizneset që mbajnë në këmbë kapitalizmin shqiptar. Dhe kur shikon që urrejtjen ndaj kapitalit përpiqen ta kthejnë në kapital politik edhe disa politikanë të rinj që duan t’i dalin zot të “djathtës” shqiptare, e kupton ç’ka bërë komunizmi në trutë e njerëzve në këtë vend.

Nuk di se si do reagojë kjo shoqëri sikur në vend të mos kishte më investime, të mos kishte hidrocentrale të rinj, parqe fotovoltaike, ndërtime, fabrika të reja, linja prodhimi që ndihmojnë ekonominë shqiptare etj. Do ishim një vend skëterrë, me rroga 100 dollarë në muaj, dhe jo me 1 mijë dollarë në muaj mesatarisht sa janë tani.

Por lajm i mirë është që kjo klimë është te një rreth i kufizuar OJQ-sh dhe portalesh dhe nuk është një reagim i shoqërisë shqiptare. Por nëse kjo gjë kthehet në modë, atëherë jemi shumë afër klimës së vitit 1944–1945, kur premtimi për t’u shtypur kokën pronarëve na çoi në një Shqipëri ku ishim të gjithë të barabartë, në mjerimin tonë.

Dhe akoma më e ligë është kjo përpjekja për t’u dukur gjysmë të ndershëm, pra duke bashkuar kauzën e disa qytetarëve që vërtet qeveria u ka borxh pronën e tyre të marrë për interes publik, me kauzën e dikujt që mendon se i takon një tokë që s’ka mundur ta marrë kurrë. Kështu bëhen pis edhe ata që kanë të drejtë, por nuk bëhen dot të drejtë ata që duan të bëjnë pis gjithçka.

16 Komente

  1. S
    Shqiptar

    Bravo,si gjithmon i sakt!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Mero do te hedh ne gjyq se me ke vjedhur mendimet ose me pergjon telefonin :). Me te ndryret nga te gjithe qe ke listuar jane MEDIAT. Ne fakt cdo njeri qe ka dy pare tru kete konstaton:_______________________" Të vetmit njerëz që punojnë në këtë vend janë biznesmenët. Ata janë 24 orë nën shantazhin e hajdutëve të qeverisë, nën shantazhin e një administrate të korruptuar, nën presionin e pagave të rritura dhe detyrimeve fiskale, nën shantazhin e gjobaxhinjve të medias, nën shantazhin e OJQ spekulative në emër të ekspertizës dhe janë ndërkohë të vetmit që mbajnë Shqipërinë gjallë. Urrejtja ndaj kapitalit është një sirenë alarmi për një Shqipëri të traumatizuar nga nxitja e një klime mbytëse për bizneset që mbajnë në këmbë kapitalizmin shqiptar. "

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kush ka paguar taksën?!

      Në përgjithësi shkrimi qëndron. Problemi është nëse këta pronarët e rinj që duan të ndërtojnë resorte a paguajnë taksa?! Dhe si është raporti i taksës me madhêsinë e tokës së "xanun"? Ai pronari që e ka pasur këtë tokë psh në Rrjoll a i ka paguar taksat shtetit rregullisht?! Se e kujt është toka zgjidhet kollaj: kush ka paguar taksat për të ai është pronari. Kapitalizmi është taksë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kallarja kuqe

        Ke kurse online per tipa si puna jote qe nuk marin vesh nga ekonomia, dhe aq me pak nga taksat. Nqs ai rrobi do investoj 50 milion euro, sipas teje kush do i bej punimet, furnizimet, etj? Pa taksa jane keto? Kapitalizmi eshte takse per te shperndare mireqenie o mik, jo per gjobe, kuptove?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjeniu me kallare

          E kuptova që t'i qënke gjeni! Po 50 milionëshi çfarë hyn këtu?! Po investimet, furnizimet etj?! Mos do të thuash. që këto mundësojnë mospagimin e taksave?! Ku e ke mësuar këtë lloj ekonomie?! Te Kristali?! Gjeni or gjeni qënke!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Replike to kollarja......!

            Kollarja e kuqe , e ke kuptuar gabim punen e takeses se TOKES ? Atij pronari qe eshte njohur PRONA paguan takes vit per vit , nje nga ata jam edhe une kam qe nga viti 1996 e deri me sot paguaj takse ? Neser te vij invesitori te me mare token se ka miljonat dhe mua te me nxjer jasht pa gje , si è kupton ti ? Shkrimi i Meros nuk flet per ato lloj taksash qe komenton ti ? Je kryrkeput gabim duke shkelur mbi te drejten e pronarit ?

            Përgjigjjuni
        2. X
          Xhek

          Mero Baze me paragrafin per biznesmenet i ke thene te tera dhe je i pari qe thua te verteten per luften qe bejne biznesmenet ne Shqiper ( dua te perjashtoj ketu ata qe merren me droge dhe pune te pista ) se dhe keta jane nje tjeter hall i madh per ne qe e kemi ngritur punen me mund dhe sakrifica.

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Sa te jete pisi I madh I Vicidoliit, pis do te behet CDO gje qe ndertohet dhe zhvillohet ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Endri

              Jo mor zoteri se nje pis nuk te ben pis.Mijera pisa,trafikante,hajduter vrases ,qe i kane shpetuar drejtesise,ata te bejne pis.Sa kohe nuk ka drejtesi,do kete pisa.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Ardian

              Tani e prishe fare o Mero ... Kam tërë jetën që të lexoj dhe mezi pres shkrimet e tua..por duhet ta dish që biznesi i flak vetë kalbësirat..QOFSHIN OJQ apo mtq.. Biznesi i vërtetë nuk do tja dijë për qentë që lehin.. Mos e harxho lapsin për ata. Mbaje lapsin për figura që duan të hanë në emër të biznesit.. Sepse biznes gatuar me politikë...është ndjenjë e gishtit të ngjyer me mjaltë.. Ka më shumë alle shqipëria.....

              Përgjigjjuni
              1. Çelo Mezani

                Në kokë…????????

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Biznesmeni I mesem

                  OJQ = Hajdut modern

                  Përgjigjjuni
                  1. *
                    *

                    Po qe se kauzat janë gjysmë të ndershme, duhet dalë e sqaruar mileti. Një kërkesë, është e drejtë të shtrohet, por të sqarohet me durim, ndaj ka pushtet vendor, deputet, qeveri, por edhe diç që mund të përfitohej në të mirë të komunitetit (sidomos kur i jepet për investim privatit, kapitalistit dhe kjo nuk ka të bëjë me urrejtje të kapitalizmit; le të bëjë edhe ai ndonjë të mirë publike), pastaj, popull janë në fund të fundit, natyrisht dhe influencohen, po ndoshta edhe me të padrejtë, me shpresë se mund të përfitojnë diç nga prona e "përbashkët", në këtë shoqëri kapitaliste që na shpëtoi nga të barabartë më "varfëri", në të lumtur të diferencuar të atyre që u pasuruan duke "shitur çmçakiz", dmth duke vjedhur të përbashkëtën e "varfërisë" të barabartë. Kurse dokrrat me kapitalistë të zemëruar, që mbajnë miletin me bukë, duke e shpëtuar nga mjerimi i barazisë, s'është veç një tautologji, dhe aq më shumë me rrezikun se do ta ngrejnë kapitalin e tyre nga shqipëria dhe do t'a degdisin në firifistun nga pakënaqësia që kanë ndaj pagave me 1000 € në muaj, pa përmendur psh se duhet ti paguajnë për punë të barabartë, njëlloj me të punësuarit në vendet më të përparuara të europës ( i shfrytëzojnë, o Mero kapitalisti, nuk u bëjnë sevap). E nëse nuk e gjejnë ngushëllimin nga kapitalistët vendas, do të shkojnë ta gjejnë gjetkë në botë. Në fund të fundit të punësuar tek kapitalisti janë; njëlloj të shfrytëzuar; e si mund ta duan?!, por edhe nuk kanë ç'bëjnë hëpërhë. Janë të detyrur të shiten dhe të punojnë më shumë për të tjerët. Pa vëndin, dihet, do të investojnë ata që kanë, të "ndershëm" apo të "pandershëm"; ai që ka fuqinë ekonomike: atëhere shteti (ekonomi, fabrika, miniera, hidrocentrale, etj...art, kulturë, shkolla, shkencë, nga içi në vend industrialo-agrar- jo në mjerim); sot kapitalisti, privati, (pallate bosh, restorante, rezorte, ndonjë fabrikë pije alkoloke; i dustrinë nxjerrëse na e kanë të huajt...), mënyrë qeverisje janë. Sa për pagën, nga 100$ në muaj atëhere, në 1000$ në muaj sot, pas 35 vjetësh nuk kemi lëvizur asnjë qindarkë, mos është më pak se kur "vuanim" nga mjerimi i barazisë, kur kemi patur nga 10 ÷ 100 fishimin e çmimeve dhe fuqinë blerëse të monedhës vendase, të asaj e kësaj kohe. pa le çvlerësimin e dollarit në këta 35 vjet. Nuk do ishte më mirë të trejtoheshin problemet shoqërore pa politizime me kapitalizma dhe pa kur vuanim për bukën e gojës? Po në gjithë atë ekonomi, kush punonte dhe për kë punonte, kur nuk i kishim këta kapitalistët. Të mirat matetale, me aq sa kishim në magje, ku shkonim, ku fluturonin?! Për të mirën e atyre që i prodhonin, shkonte gjithçka. Mos ishte më mirë para 1945; ç'thua o Meto. Tua japim kapitalistëve, vakëfet e shtetit, o po si, të investojnë, të fitojnë, po, por, të bëjnë diç edhe për komunitetin; por edhe shteti të marë atë rentën e tij dhe kjo në përpjestim me të mirën që përftohet: fitim më i madh edhe taksa më të mëdha, (që të kompesohet gjithçka, që nga vlerësimi i pronës e deri tek reabilitimi i midisit. Haka tek i zoti.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Abc

                      Ju keni nje te drejte kur flisni per bizneset shqiptare, te cilat kane sakrifikuar gjithçka per tu ndodhur aty ku jane, por me pronaret e medhenj te tokes druaj se ka diçka qe nuk shkon. Ne 1990 krejt tokat ishin prone e shtetit. Shteti demokratik i Saliut, i Fatosit, i Ilirit e tj asnjehere nuk u soll si pronar i tyre, t'jua dorezonte me verbal ishpronareve ate pjese qe ishte e tyre ligjerisht, nje pjese ta vinte ne dispozicion te bizneseve qe prodhonin, paguanin njerez dhe kontribute qofte edhe duke jua dhuruar per nevoja zhvillimi, pastaj te inventarizonte, e administronte te vetat(publiket). Keshtu ndodhi qe ne qytete me kerkese te larte, shumica e ndertuesve te paguanin 30% te investimit gjasme pronareve. Po qe se prona publike do te administrohej siç duhet shteti do te perfitonte 30% e shumices se ndertimeve, nje pasuri jo e vogel e cila u pervetesua nga gjasme pronaret e shkathet. Per çudi asnje nepunes shteti nuk eshte me shtetin, te tere jane me gjasme pronaret. Bej letrat, paguaj nen dore dhe perpara. Tani vijme te keta "pronaret e medhenj". Qofsha i gabuar por per mua keta jane grabites te medhenj te pasurise publike. Na nxjerrin tani letrat e dekadave te shkuara. Ata qe duhet ti denconin neper kadastra, kane marre pjesen dhe jane zhdukur. Sa pasuri te tjera publike jane pervetsuar nga kriminele e administratore kadastre do ti shohim ngadale-ngadale. Qeverria duhet te kerkoje ndihme nga vende partnere me tradita ne administrimin e pasurive publike dhe te krijoje zyre te veçante qe te ndjeke deri ne fund keta "çifligare", duke i ndjekur penalisht e t'ju kthehet shqiptareve çka eshte e shqiptareve. Eshte turp t'ju qepesh bizneseve te vogla e te mesme per me shume taksa e kontribute, ndersa te lejosh kriminele e bandite te vjelin apo te shesin pasurite publike, ne veçanti krejt Vijen Bregdetare.

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        drejtesi e munguar

                        Z.Mero,shkrimi juaj na thote per te drejte te qytetareve te Duresit dhe te pa drejte te atyre te Rrjollit. Nuk dua te futem ne hollesi por po ju them se :A jane demshperblimet qe marrin pronaret e shtepive nga invesimi qe qytetari te mos i cenohet jeta?Ne "diktature" kur te merrej shtepia per tu ndertuar dicka,shteti te siguronte banese dhe jo sa kishe por per cdo kurore(te martuar apo dhe beqar Pas 1990-tes ata ish pronare ne qytete i gezuan apartamentet qe morren dhe morren edhe token,kur ishte mundesia).Sot shteti ta prish shtepine dhe te le ne mes te kater rrugeve.Sa per ate se protestuesit nxiten nga OJQ-t se prona eshte me zot e i zoti e ka dhene me duket jo normale.Mendoj se shteti i ka te gjitha mundesit per ti sqaruar gjerat dhe nxitesit te perballen me ligjin.Sido ta kethejme eshte detyre e shtetit te veproj dhe jo te bej sehir.

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Iliri

                          Po biznesi investon dhe zhvillon Ataj jane heronjte e dites Po mekatet e tyre kush i amortizon se ne Shqiperi nok ka asnje filter per ta

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje