Pashë një reagim të Ylli Manjanit kundër Komisionit parlamentar që organizon dëgjesa qytetare dhe tenton të monitorojë institucionet e drejtësisë. E bashkuar me lajmet se institucionet kryesore të drejtësisë e refuzojnë këtë kontroll, situata duket edhe më kaotike.
Në të vërtetë, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, në kuptimin e zbatimit të ligjeve, duhet të bëhet në Kuvend, por jo nga Kuvendi. Mekanizmat e monitorimit të drejtësisë te ne formalisht janë të ngritur. Ato janë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pastaj Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioni i Emërimeve në Drejtësi etj.
Raportimi i tyre në Kuvend dhe aprovimi apo mosaprovimi i punës së tyre janë kontroll parlamentar.
Por detyra kryesore e Parlamentit sot nuk është të verifikojë a zbatohet si duhet Reforma në Drejtësi, por si ta korrigjojë atë që nuk shkon te reforma në drejtësi.
Në këtë aspekt mendoj se SPAK apo GJKKO bëjnë mirë që refuzojnë të bashkëpunojnë me këtë institucion, pasi mungesa e drejtësisë sot nuk vjen nga defekte formale të këtyre institucioneve si orari i punës apo disiplina, por nga defekte thelbësore.
Problemi kryesor është se reforma në drejtësi ka prodhuar drejtësi jofunksionale dhe një superstrukturë jofunksionale të sistemit, që prodhon mijëra dosje stok, çështje të pagjykuara, ndërvarje burokratike mes institucioneve të drejtësisë që shkaktojnë vakanca dhe mosplotësim kuadri në shumë hallka të sistemit dhe si rrjedhojë mungesë drejtësie për qytetarët shqiptarë.
Sot ne kemi një sistem gjyqësor shumë herë më të korruptuar, me tarifa korrupsioni të shumëfishuara, ku për një dosje për t’u afruar afati i gjykimit paguhen deri 30 mijë euro, ku 200 mijë dosje presin në radhë. Ne kemi një hartë të re gjyqësore në vend që ka shkaktuar centralizim kriminal dhe rritje pazaresh, si dhe kosto ekstra të qytetarëve që kanë punë me drejtësinë, që tani duhet të flenë edhe lulishteve të Tiranës për të pritur ditën e gjyqit që shtyhet sa herë i dhemb dhëmballa një avokati apo koka një gjyqtareje.
Sistemi i menaxhimit të dosjeve është korrupsion më vete dhe ato shtyhen në pafundësi, kur një gjyqtar lëviz dhe ia lë dosjen dikujt tjetër duke shkuar sërish në fund të stokut.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që duhet të kontrollojë sistemin, bën thirrje të mos bëhet presion mbi gjyqtarët e prokurorët, njësoj sikur të ngrihej kryetari i Kontrollit të Shtetit e të thoshte: mos mi shqetësoni ministrat dhe zyrtarët që vjedhin se u prishni terezinë.
Kjo betejë e ka të rëndësishëm dimensionin e saj moral dhe i vetmi dimension moral mbi të cilin duhet korrigjuar reforma është beteja për t’u dhënë qytetarëve drejtësi. Rastet skandaloze të politikanëve të lartë që përballen me drejtësinë dhe hakmarrjen politike janë vetëm sinjale që na mbërrijnë neve në vesh se çfarë drejtësie kemi bërë.
Zëri i njerëzve të pambrojtur nga drejtësia është i vështirë të arrijë deri tek ne, nëse nuk shikojmë prokurorë si Olsi Dado që quajnë krim faktin që merr avokatë, apo gjyqtarë si këta të Gjykatës Kushtetuese, që puerpiqen gjatë si të mos japin përgjigje. Kjo vjen mes të tjerash ngaqë formula që kemi bërë për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese është si me ata këshilltarët e gjykatave të fshatrave dikur, që i zgjidhnin nga fshatarët më të dalluar në kooperativë.
Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese që ndoshta edhe kufirin më të ulët të moshës ta ketë 60 vjeç, që të vijnë nga sistemi i drejtësisë me një background të pakundërshtueshëm dhe të mos kenë më halle të tjera në jetë, përveç përkushtimit që t’i lënë vendit një histori të mbrojtjes së Kushtetutës.
Sistemi korrigjohet aty ku ka lindur me defekt, në Parlament. Opozita, nëse është dakord që kjo është reformë e mirë në drejtësi dhe është penduar që e ka sulmuar, le të mos e votojë ose të mos marrë pjesë në këtë histori. Por Edi Rama duhet të përballet me atë që ka bërë.
Në këtë aspekt, të monitorosh këtë Reformë në Drejtësi nga Parlamenti se si funksionon, është të bëhesh roje i një vendi ku ndodh krimi dhe ti të kujdesesh që vrasësit të punojnë mirë.
Ky sistem drejtësie që kemi prodhuar nuk ka nevojë për t’u monitoruar që të funksionojë mirë. Ky duhet ndryshuar. Se ky me të vetën mirë po punon. Secili prokuror apo gjykatës shikon punët e veta, është tërësisht i pavarur, por edhe i papërgjegjshëm në raport me ligjin dhe me objektivin e dhënies së drejtësisë.
Kështu që këta nuk duhen monitoruar a e bëjnë mirë punën, por duhen detyruar të bëjnë punën që duhet për t’u dhënë drejtësi qytetarëve shqiptarë dhe për të vendosur standarde evropiane në drejtësi.
Të gjithë ata që mendojnë se kjo e rrëzon Edi Ramën nga pushteti, nëse e bën, janë duke e marrë më qafë opozitën, siç e morën vite më parë kur i thoshin që Reforma në Drejtësi nuk duhet mbështetur se po e bën Edi Rama për vete. Tani, siç e shikoni, ai nuk e ka bërë as për vete as për shqiptarët, por ka përfunduar në një republikë inkuizicioni, ku një grusht gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë siguruar prej Reformës vetëm pavarësinë nga politika dhe kanë shtuar korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë.
Kush i lë këta të mbretërojnë dhe i legjitimon si një republikë e re, mund të fitojë mbështetjen e ca prokurorëve dhe gjyqtarëve, por kurrë të shqiptarëve.
Opozita ka arsye të gëzohet nëse Edi Rama bën paqe me këtë situatë, jo nëse bën luftë për ta korrigjuar atë. Nëse bën paqe dhe i lë shqiptarët në dorë të këtij sistemi, ai është përgjegjës për humbjen e shpresës për drejtësi në Shqipëri dhe duhet të ikë jo si viktimë e drejtësisë, por si autor i gjenocidit të drejtësisë mbi shqiptarët. Nëse bën betejë, të paktën është duke i kthyer borxhin që u ka shqiptarëve për këtë drejtësi që ka bërë.
Mosplotesim kuadri? Dumani ne mengjez ankohet se nuk kane pesonel e ne dreke shkon e merr nje rroge te dyte si keshilltar per drejtesine ne Kosove. Kane 15 vjet e me shume qe zvarritin masakrat shteterore te 21 Janarit e te Gerdecit por paskan kohe te bejne dy pune e te marrin dy rroga.
Mero, nje drejtesi qe funksionon keq duhet spastruar nga banda e Saliut komunist me nje rivetim dhe hetim serioz, nese ti kete spastrim e quan korrigjim, dakort; ndryshe thuaje me troc qe populli qe te ndjek ta kuptoje me mire. Asnje nuk duhet te punoje ne drejtesi nese nuk zotohet se nuk do frikesohet te hetoje e gjykoje kedo qe perceptohet si berishist i terbuar, duke filluar nga vete Saliu.
Eh , cfare reagimi qe po behet per Belen ! U ngrit ne kembe qeveria , analistet , gazetaret , media....po te drejte kane , sic thoshte edhe nje "meme" e Beles ne facebook : "...ua , per 300 apartamente dhe 2 jahte po me ndeshkoni , sikur kam vjedhur gjithe Shqiperine une !!!"......nejse , mua po me vjen vertet keq per Lalin e shkrete , nuk e can me bythen njeri per te tani , as PS e askush tjeter , vetem Meroja me ndonje shkrim !!!......o moj Bela , mjere kush do ta ndaje qeline me ty !!!!!!
Eeee me te lumte! Je burre i mençur. Po ashtu edhe nje gazetar i rralle dhe i zoti qe nuk ke shok ne Shqiperi
Eeee me te lumte! Je burre i mençur. Po ashtu edhe nje gazetar i rralle dhe i zoti qe nuk ke shok ne Shqiperi
Pervecse shkarkimit nga kryeministri, kush me thote se ne cfare menyre tjeter qerohet nje minister i korruptuar, jo vetem ne syte e popullit, por akuzohen nga drejtesia? Se etike, DMTH DOREHEQJE, ne kete vend nuk paska! Pse u pezulloka puna, kur.mund te emerosh menjehere minister te ri dhe kur te dale i pafajshem ai tjetri, te rikthehet, biles me lart??!!
Me vendim te kuvendit, se ka imunitet ngaqe eshte i zgjedhur i popullit, ne kundershtim me prokurorin apo gjykatesin karrigen e kane zone me nje cop dipllome, qe nganjehere nuk e kane si ky dadoja qe paska qene noter, apo dumani opgj, pra pa magjistrature te mbaruar!!! Po e kapi me presh ne dore ( lek) e fut direkte nburg dhe kerkesen e bo mrapa. Kurse pezullim kshu kot ska. Duhet me vendim kuvendi ! Qarte?
Bravo veçanërisht për paragrafin e fundit.
Bravo Mero ! Te lumte per artikullin! I ke nxjerre kesaj far Reforme ne Drejtesi, UJIN e ZI ! Te lumte e bravo te qofte!
Rama dhe megalomania e tij prej delirit solli kete drejtesi qe po varros vete ate . Reformen ne drejtesi duhet ta benin juriste me peshe dhe eksoerience te madhe por dhe ndershmeri te larte ligjore dhe jo juriste politikane qe mediokriteti nuk mund te lejonte me teper sec dhe.Por jo te emerohen nga shoket dhe miqte e tyre me refirmen.Gjykate dhe prokurori pa kontroll sjell inkuzivion social .E vetmja rruge per te vendosur sovrani eshte zgjedhjet nga populli si ne USA te prokuroreve dhe gjykatesve dhe njerezit nuk ankohen me ,se vet i kane zgjedhur
Analizen e ke bere mire Mero,po ketu duhen thene disa gjera pertej analizes, troc dhe thjesht,e verteta lakuriq sic eshte. Ne Spak-Gjkko eshte krijuar nje grup i shumices berishiste qe nuk ka asnje ndryshim nga Gestapoja hitleriane e Herman Geringut shqiptar,Saliut.
Nuk behet stan me lepuj,qe te behet drejtesi me fundrinat berishiste si Dumani,Dado,Prenci,Bano,tartabiq Pellumbi etj etj zagar te Sali kriminelit.
Kemi vendosur ish barinjt e dhive te na ndajn shapin nga sheqeri,pra te japin drejtesi.Nuk ka asnje mundesi qe keta lopcar si Dumanet,Dadot,Prencet etj pa formim qytetar te bejn drejtesi. Primitivi nga natyra eshte inatci dhe i lig.
Kendpamje shume interesante. Po vetem kjo kategori mund te beje policin dhe prokurorin. Te tjeret jo.
Mendim i kopsitur. Shume sakte!
Ma hongsh karin.
Armiq te medhenj paska kjo Shqiperi e Madhe. Me te Keqinjte jane te brendshmit.
Me pelqen analiza,por me shume me pelqejn konkluzionet e avokat Idajet Beqirit,qe tha sot te Dudushi,Spak-Gjkko jan kthyer ne seksione te PD,ose te Saliut.
Edhe ate pak pune qe kishte bere Spaku,Dumani ne tre vjet e zhberi,e ktheu haptazi,se fshehur ishte,ne grup te strukturuar kriminal ne sherbim te Sali kriminelit.
Populli ka kohe qe kerkon prioritet: DREJTESI, PRODHIM INDUSTRIAL dhe LUFTE KUNDER KRIMIT TE ORGANIZUAR. - - - - - - - Askush nuk e degjon por fokusohen ne turizem, ndertime pa leje, dhe pushime nga puna per pushtetaret qe zbatojne detyrat. - - - - - - Dashi kapet nga briret komandant.
Ku ka drejtesi qe ju ben balle ketyre,ca per vjedhje,ca per vrasje,a nuk sheh qe me kaq pak keta dolen te gjithe per burg?!Ketu do nja 200 vjet te zbulohet njeher ckane ber kta deri tani,lere me cdo bejne mbrapa.E njohim dhe ne se si funksionon sistemi,nuk mendoj se ka nevoje te lexojne,shumica e ne qe kemi jetuar ne Shqiperi e kemi fare te qarte se cfare ka bere administrata e ketyre 35 viteve demokraci.Nga ai vesh mos u lodhni kot se nuk ju degjon kush.
Jack Smithit duhet ti ngritet busti per shpetimin e Kosoves. Pak janë 45 vjet burg per Hashim Danilloviqin qe e qarmatosi UQK,e ndaloi FSK ne veri e u mundua ta ndaj Kosoven. Ja qifsha grun nzuz te pidhit.
Kto ka than edhe Sali Berisha. E ka dijt se UÇK asht organizatë kriminale. Edhe Adem Jashari po të ishte kan gjallë 45 vjet burg kishe mu dënua.
A ka media ne kete vend lesh qe nuk e merr ne goje Ramen ose Berishen?
Po pra, deri kur kjo DREJTESI burgoste ne shtepi Saliun, merrte zvarre ne bulevard Meten, burgoste "per blerje votash'' Belerin ...ishte "fundi i pandeshkueshmerise" ishte "shansi i fundit per Drejtesi"!! Por kur po ajo DREJTESI burgos Veline pas gjithe Drejtoreve te tij hajdute e kur kerkon te burgose dhe Emblemen e vjedhjeve me tenderat Bela-ne e Rames, atehere ajo DREJTESI duhet arnuar e qepur me fije pushteti e sipas oreksit te tij! Nuk mbetet tjeter pastaj vetem te deklarohet serish Republike Popullore SOCIALISTE e Shqiperise si dikur me Diktature Proletariati ne nenet e para te korigjuara.
Mero ky Ylli ka qene minister ne kulmin e reformes. Vitet 2015-2017. Nese nuk kerkon falje te mos flasi. Po fare...me e bukura eshte kur u kerkon llogari atyre we nuk kishin gje ne dore me ate kohe...gjyqtareve dhe prokuroreve. Shqiperia ka sfide te hyje ne BE. Nese konfliktohemi me BE nuk ja vlen po fare te nderhyme ne ligje. Nuk nderhyer ne ligje cdo 3 vjet. Se na futen brenda Lalin e Beqen.
Cfare turpi qe mbroni hajdutet
Në shtetin e rrumpallës hajduti bërtet kapeni hajdutin. Por populli nuk është koqe që të mos e kuptoj si qëndron e vërteta.
Përkundrazi. Nuk po mbrojmë fare hajdutët. Në burg dhe sa më shpejt bile. Por pasi të jenë futur në burg më parë ata që kanë vrarë në bulevard dhe Gërdec! A e kuptove?!
Pavarsia ka si kusht të domosdoshëm përgjegjsinë maksimale të institucionit. Ideja se një prokuror i pavarur është një ëngjëll i zbritur nga qielli është një tjetër ide utopistë dhe idetë utopiste në këtë vend kanë rezultuar vrastare. Asnjë institucion dhe sidomos ai individual nuk mund të funksionojë pa kontroll.Tani na duhet një SPAK tjetër për gjykatësit dhe për aq sa është e nevojshme edhe për prokurorët.
Këtu është e kotë të komentosh, këta zgjedhin të shfaqin vetëm komentet që i bëjnë hosana politikës së tyre editoriale, komentet kundër i çensurojnë. Tema është njëjtë me "Zërin e Popullit" të periudhës më të errët komuniste. Por dhe Zërit të Popullit i merr të keqen, sepse ai organ, faqen tre të saj ja kushtonte dobësive që shfaqeshin brënda vëndit dhe funksionimit të partisë, kur në këtë fletushkë kurrë nuk ke vërejtje për Qeverinë dhe PS, këtu e keqja shikohet vetëm tek kundërshtari politik.
Xhezo, i merr te keqen "Zerit te Popullit" ti!!!! Ajo gazete, edhe pse nga zeri i popullit u be "Zeri i partise", qe bente edhe gjema, por prap se prap ngeli gazet. .. Keta te sotmit ne media vizive e te shkruar, jane bere,,pa ndonje perjashtim te madh, "Zeri i Djallit". .. . . . . . . . . $ . . . . . . . . . . Sa del, zbulohet nje Korrupsion dhe i korruptuar, del nje media ne mbrojtje te hapur... Del nje korrupsion i ri, fap del media tjeter ne krah. . . . .Therret SPAK Saline dhe Malltezet, shqyhet Syri" me taborr per ti mbojtur, .......Ndalon SPAK dhe GJKKO Ilir meten dhe Moniken, ve "Kujen" News 24, Ndalon SPAK Veliajn, Terbohen tek gazeta Dita . . . . . . Kerkohet Mase pe Znj Balluku, Gazeta TemA, me ymer Abazin eshte gati ti ve flaken Drejtesise dhe Shqiperise. .. . .Korrupsioni ka fytyre dhe emer ne shqiperi, dhe mbas cdo fytyre Korruptive eshte nje Media(Po qe se mund te quhen te tilla) . . . . . . . . . .$ . . . .. . . Kjo eshte e turpshme . . . .Kjo eshte e Frikshme . . . . . . Kjo eshte e turpeshme
Po more , ZMero , domosdo qe ka nevoje per here te shikohey e te rishikohet per t' iu afruar perfektes , si cdo etnitet , si cdo marrdhenie njerezore ne kete Bote . Po kush duhet ta beje kete korrigjim , kete perqasje ndaj se mires ? Urtia njerezore , ndershmeria e saj qe , ne heshtje , kontribuon ( kur e degjojne ) nen catine e institucioneve apo sundimtaret e Olimpit tone ogurzi ? E ngaqe keto korrektime I bejne keta te fundi , punet na shkojne vaj...!!!
Z. Smokthina , censura dhe autocensura Jane becinjte tane ( e kupton Besoj emrin. " Beci " sic I thone ne Laberi ) , qe na ndjekin si hije ... Ato Jane pjese , Mbase , e natyres njerezore , Po per ne shqiptaret Jane natyra vete , natyre skllavi .
Në një koment që dërgova për këtë editorial i bëja vërejtje Mero Bazes për deklarime të papërgjegjshme. Këta nuk e botojnë. Pse? Unë kurrë nuk fyej, vrejtje bëja. Këtu nga nuk e shajnë Meron dhe ai i boton pa më të voglin hezitim, sepse e di që sharjet nuk kanë efekt politik, përkundrazi, bëjnë mirë për të. Por po ti bësh vrejtje esenciale politike, ai nuk t'a boton. Kjo vërtetë është e turpshme. Ja, le t'a botojnë komentin dhe të shohë gjithkush ku është mungesa e etikës në të.
Te drejte ke o mero, po kjo drejtesia e re pse nuk merret me pasurine e Belind Kllicit qe u be miljoner ne opozite ? Apo se ka miq te fort ne drejtesi ky dhe del foto me trampin
Qendrimi i GJK-se,pafuqia e saj per t'iu zbatuar vendimi unifikues,fuqia e SPAK-ut dhe pafuqia GJKKO-s(qe sillet si notere e SPAK-ut) dhe veprime te tjera kerkojne detyrimisht nderhyrje ne legjslacion.Pervec turmave te irituara dhe nxitura nga PD-ja dhe Z.Berisha,askush nuk kerkon qe shfajesohet Znj.Balluku apo Z.Erion Velia.(Aktualisht me gjithe lincimin e bere nga turmat,PD-ja e nga Z.Berisha,akuza nuk eshte denim,ata prezumohen te pafajshem me ligj).Plotesimet e nevojshme mund te jene edhe per ndonje perfaqesues te PD-s qe sot vjell vrer.
Drejtesi funksionale e qe ta quaje dhe Mero Drejtesi, duhet qe ajo te atashohet brenda ne Kryeministri / per te qene Drejtesi reale pra e thene ashtu anes e anes , duhet qe SPAK te jete nje ministri ne kete qeveri te Rames /