Emërimi i Dashnor Sulës në krye të një agjencie të fuqishme qeveritare që koordinon gjithë inspektoratet e vendit, përtej polemikave për besnikë dhe tradhtarë, tregon më shumë se çfarë po ndodh me opozitën se sa çfarë po ndodh me qeverinë.
Edi Rama, në natyrën e tij të qeverisjes, është kryeministri i parë i Shqipërisë pas vitit 1990 që e ka zhdukur elementin “klasor” partiak nga qeverisja. I vetmi argument që vartësve të Edi Ramës nuk u pi ujë në debate me të është nëse i thonë për dikë që është i PD apo i PS. Ai e ka zhdukur këtë ndarje klasore në administratë, në biznes, madje dhe në shtyp. Është i vetmi kryeministër që ka shkuar në çdo studio, madje dhe në shtëpinë e Sali Berishës te televizioni i djalit të tij.
Ndryshe nga ai, Berisha është kryeministri më “klasor” në Shqipëri, i cili biznesin e ndau në PS dhe PD, duke përndjekur atë që quhej i PS, shtypin akoma më keq, administratën po e po.
Kështu që në këtë pikë, ajo që ka bërë Edi Rama me Dashnor Sulën nuk përbën lajm. Është vazhdimësi e politikës së tij. Falë asaj politike, sot gjithë bizneset e mëdha që dikur Berisha i quante të PD janë komodë me Edi Ramën, administrata përveç prurjeve të reja socialiste të vitit 2013 është pa ndonjë ngjyrë politike, ndërsa shtypi ka më shumë arsye ta sulmojë Edi Ramën kur nuk u shkon në studio sesa kur kapet qeverisja e tij në korrupsion.
Por ndërsa Sula ka marrë sot detyrën në një prezantim alla Rama, ajo që i kishte bërë përshtypje ishte numri i pafund i telefonatave dhe mesazheve që kishte marrë nga opozitarët e qarkut të tij dhe të tjerë në gjithë Shqipërinë që i kujtonin se ishin njerëz të PD. Kjo tregon se sa shumë njerëz ka larguar nga PD Sali Berisha për 35 vjet dhe sa e madhe është partia e heshtur antiberishë në Shqipërinë shqiptare, e cila edhe nëse nuk ndihet komode me qeverisjen e Edi Ramës, vazhdon ta refuzojë Berishën.
Dhe kjo ndodh pikërisht se të gjithë ata që i janë larguar PD u ka mbetur peng mosmirënjohja e Berishës për ta. Ai i ka përdorur dhe flakur njerëzit në funksion të interesit të tij tërësisht familjar dhe pastaj përpiqet t’u shesë moral në publik duke u treguar se kush janë besnikë dhe kush tradhtarë të PD.
Nëse analizon ata që e identifikojnë veten me Dash Sulën në një moment të ri politik të tij me ata që e identifikojnë veten me besnikët e Berishës, kupton se Berisha mbahet në këmbë nga ata besnikë të cilët ai thjesht po i përdor deri në fund të jetës së tij pa pikë mëshire, duke u dhënë si alternativë vetëm të qenit besnikë. Të tjerët që i kanë ikur në heshtje për 35 vjet janë një shumicë e madhe elektorale në vend, e cila ndoshta s’do aktivizohet kurrë e bashkuar nëse nuk del dikush i ndryshëm nga Berisha t’i rikthejë aty ku ishin.
Është diferenca mes një partie që e ka nisur me 70 për qind dhe tani është 28 për qind. Shumica e heshtur antiberishë në Shqipëri, që është e gatshme të mos votojë më qeverinë Rama, është një parti e madhe që vërtitet mes elektoratit gri dhe elektoratit refuzues të Berishës, e cila nuk do ta votojë kurrë opozitën sa të identifikohet me Berishën.
Dhe fakti që Edi Rama përpiqet ta zgjerojë PS drejt qendrës dhe strukturave të PD është pikërisht nga kjo arsye, pasi ai elektorat refuzues i Berishës është elektorati që mund ta refuzojë atë. Nga elektorati i Berishës sundon sa të jetë gjallë.
Ramaduro po e perdore qeshtjen e Hages per ta shpetuar vetveten shpresone qe bahet lluge per ta larguar vemendjen te Problemet qe i ka Ramaduro.
Emërimi i Dashnor Sulës nuk tregon se opozita është në krizë; tregon se Rama është mjeshtër i imazhit. Ai nuk po çmonton sistemin e vjetër të kapjes së shtetit; po e riformaton atë në një model më të sofistikuar, ku fasada e përfshirjes mbulon thelbin e kontrollit. Problemi nuk është nëse Rama është ndryshe nga Berisha. Problemi është se modeli i pushtetit mbetet i njëjtë: i personalizuar, klientelist dhe i orientuar nga mbijetesa politike, jo nga ndërtimi i institucioneve të forta dhe të pavarura. Mero përpiqet ta paraqesë Edi Ramën si një lider “post-klasor”, që ka tejkaluar ndarjet partiake dhe ka krijuar një administratë neutrale, përtej vijave të vjetra politike. Por kjo është më shumë propqgandë sofiste sesa një realitet i provueshëm. Në thelb, Rama nuk është ndryshe nga Sali Berisha; ai është thjesht një kameleon politik, që ka zëvendësuar përmbajtjen me fasadën dhe klasoren e hapur me klientelizmin e sofistikuar. Pretendimi se Rama ka zhdukur elementin klasor nga qeverisja bie ndesh me faktet. Ai nuk e ka zhdukur ndarjen partiake; ai e ka zëvendësuar me një sistem lojaliteti personal dhe klientelist. Në vend të ndarjes PS–PD, sot kemi ndarjen “me Ramën” ose “kundër Ramës”. Administrata publike nuk është bërë neutrale; ajo është bërë e varur nga një qendër e vetme vendimmarrjeje, ku meritokracia shpesh zëvendësohet nga besnikëria dhe interesi. Ndryshe nga Berisha, i cili e ushtronte pushtetin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shpesh konfliktuale, Rama e ushtron përmes kontrollit të burimeve, tenderave dhe projekteve publike. Forma ka ndryshuar, por thelbi i kapjes së shtetit mbetet. Rasti i Dashnor Sulës është simbolikë, jo ndryshim. Emërimi i Dashnor Sulës nuk është provë e hapjes, por e marketingut politik. Rama e përdor këtë lëvizje për të ndërtuar imazhin e liderit që “merr edhe nga opozita” dhe që “nuk pyet për parti”. Në fakt, ky është një operacion fasade për të treguar se ai “u jep hapësirë njerëzve të papërlyer”, në një kohë kur shumë figura të rëndësishme të mazhorancës janë nën hetim nga SPAK ose janë përballur me akuza serioze. Nëse vërtet do të kishte një standard të ri moral, ai do të reflektohej në largimin sistematik të zyrtarëve të dyshuar, (psh Ballukut që po e mbron me çdo mjet), dhe në ndërtimin e një kulture përgjegjshmërie institucionale. Por përzgjedhja selektive e një figure nga opozita nuk e zhbën faktin se sistemi i ngritur është thellësisht i centralizuar dhe i varur nga vullneti i një njeriu të vetëm. Rama ka ndërtuar një sistem që favorizon një rreth të ngushtë biznesesh dhe oligarkësh të lidhur me pushtetin. Tenderat pa garë reale, projektet me “negociim të drejtpërdrejtë” dhe koncesionet e shumëdebatuara tregojnë një model ku konkurrenca shpesh është formale. Rastet që kanë përfshirë figura të afërta me pushtetin, përfshirë çështje që lidhen me tendera të mëdhenj infrastrukturorë apo energjetikë, tregojnë një kulturë ku interesi publik shpesh zbehet përballë interesit të rrjetit klientelist. Hetimet e SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë janë simptomë e një problemi sistemik, jo thjesht devijime individuale. Argumenti se Rama shkon në çdo studio televizive nuk është provë e pluralizmit; është provë e aftësisë së tij për të kontrolluar narrativën. Ai ka ndërtuar një marrëdhënie utilitare me median: kush është i dobishëm për spektakël dhe komunikim, është pjesë e lojës; kush prek thelbin e pushtetit ekonomik dhe klientelist, margjinalizohet. Ndryshe nga Berisha, që shpesh e ndante median në “tonën” dhe “të armikut”, Rama preferon ta përfshijë median në një ekosistem varësie ekonomike përmes reklamave shtetërore, projekteve dhe aksesit selektiv. Rama ka treguar se di të ndryshojë diskurs sipas interesit: herë si reformator europian, herë si lider populist, herë si teknokrat modern, herë si politikan tradicional. Ai e zgjeron PS drejt qendrës jo nga parimi i përfshirjes, por nga kalkulimi elektoral. Ai kërkon të thithë çdo segment gri që mund të rrezikojë pushtetin e tij, jo të ndërtojë një kulturë të re politike. Në këtë kuptim, ndryshimi mes Ramës dhe Berishës është estetik, jo thelbësor. Berisha ishte klasor në mënyrë të drejtpërdrejtë; Rama është klientelist në mënyrë të rafinuar. Berisha e ndante vendin në “tanët” dhe “armiqtë”; Rama e ndan në “të dobishëm” dhe “të panevojshëm”._________________ Shënim: Sidoqoftë, Mero bravo të qoftë për propagandën e sofistikuar, ose sofizmat propagandistike, që me çdo kusht do ta nxjerrësh Ramën siç nuk është në realitet. Vetëm mos ndalo Mero, se nëse i kthehesh kundër Ramës me shkrime do shikosh edhe Ramën e vërtetë. Jo vetëm Ramën, por edhe oligarkët që ai kontrollon, e që çojnë reklama nëpër media.
Dash Sula mbahet mend dhe njihet si prokurori i ndershem dhe profesionist i mire, deputeti i ndershem, familjari i mire dhe i ndershem. Jam e sigurt qe dhe detyren qe sapo mori ( dhe beri shume mire) do ta kryeje si nje jurist i shkelqyer duke respektuar ligjet e shtetit qe i njeh aq mire. Urime dhe suksese Dash Sula
Ajo qe me ka befasuar per mire ishte kur pash nje sekuence televizive nga parlamenti krahu députétve socialiste te gjithe djeme e vajza te reja , spikata dy tre vajza qe ishin vertete xhevair , nje vajze Sara Mile dhe nje tjeter ngriheshin dhe e bene Bufin e kenetes qe nuk dinte ç'te thoshte , disa djeme te rinje qe me nje buzeqeshje ironie tallese kur fliste Bufi kenetes.... PS eshte vertete makineri e rende qe punone shume per perspective..... Shqiperia eshte e vogel dhe nuk e ka luksin e ndarjeve kur qellimi eshte i njejte ndertimi vendit.... PD duhet te ripastrohet ose ti vihet çelsi partise , shikone te njejtat fytyra si Tritan Shehu Fatmir Gerdeci Vangjel Dule Blushi Mul Noka Bardha Kavajes Paloqe Gjekmarkaj cuni Fahri pordhes apo dhendri socialist Kellici Vokshi Ludoviku aristokrat sinqerisht edhe nese je i pa kenaqur nga Rama keta nuk munde ti votoshe
E ke qare. Nuk ke cfare shton
O Mero Baze ke shum tē drejt por sa tē jet Sali Bajga nē ktē der kjo shtēpi do qelbet er.
Dmth parazitët nuk kanë problem se ku infektojnë, mjafton që të parazitojnë gjithsesi.
Z. Mero , konstatimi Juaj : " Rama , kryeministrin I pare dhe I vetem ne histori qe I flakur barrierat klasore . Perballe tij , me nje stoicizem enverian , qendron Sali Berisha qe I mban me kembe dhe I ruan me fanatizem keto barriera ..." Eshte konstatimi me ekzakte sipas leximit horizontal . E megjithate , duke iu referuar ketij leximi , c'pergjigje I duhet dhene faktit ku ti dhe gjithe koleget e tu gazetare ( informues dhe formezues ) Sali Berishen , enveristin e fundit ,kampion , ne ruajtjen e niveleve te viteve 60- 70 , te luftes klasore , e keni refren dhe kryefjale te perditshmerise tuaj se Berisha eshte lideri historike I te djathtes shqiptare , se ai permbysi diktaturen dhe solli demokracine , etj... A thua Mitat Frasherit dhe ato pak familje dhe individe qe perfaqesonin ate te djathte te ravijezuar dhe te zhbere nga koha dhe diktatura , e paska zevendesuar sekretari I Partise se E. Hoxhes , Sali Berisha . KY lloj vleresimi eshte vrasetar dhe ju , sic thote nje ish nxenesit im , Po ne gazeten " Tema " , jeni SICARIO ...