Një miku im gazetar në Kosovë më dërgoi sot një video që më dëshpëroi. Disa “patriotë” shqiptarë në Kosovë ndalonin makina me targa serbe dhe u ngjisnin me zor flamuj shqiptarë në xham.
Festa e pavarësisë së Kosovës vjen sivjet në kulmin e një ndarjeje mes SHBA dhe Evropës, në pikën e vdekjes së politikës transatlantike, dhe ushqimi i vetëm me të cilin ushqehen sot njerëzit në Kosovë është nacionalizmi primitiv që siguron vota, por jo të ardhmen e Kosovës.
Viktima e parë e “botës së re” që lind është vdekja e politikës transatlantike dhe Kosova është fëmija jetim i këtij divorci.
Sot, pas 27 vitesh liri, falë politikës transatlantike, Kosova vazhdon të mbetet me njohje të paplota, me mungesë anëtarësimi në OKB dhe me një dialog të pafund me Serbinë, që është kthyer në një mekanizëm të lodhjes së procesit të pavarësisë së Kosovës.
Suksesi ushtarak i politikës transatlantike më 1999 nuk u përkthye në një sukses politik. Dialogu pa fund është shprehje e një procesi të rrezikshëm që e ka lënë Kosovën në një zonë gri të sovranitetit.
Edhe pse më 1999 të gjithë besonim se Kosova do të ishte fëmija model i politikës transatlantike, me kalimin e viteve ajo humbi objektivin e saj dhe sot është një objekt i menaxhimit të krizave dhe tensioneve periodike etnike nga Perëndimi.
E gjithë kjo erdhi se Kosova u bë viktimë e ndarjeve brenda Perëndimit, sidomos ndarjeve evropiane.
Në vitin 2018, Shtëpia e Bardhë filloi një proces të rishikimit të marrëveshjes Kosovë–Serbi, e cila në fund përfundoi me një projekt-marrëveshje që propozonte një njohje reciproke Serbi–Kosovë, një amnisti të përhershme për aktorët e luftës së Kosovës nga të dy palët dhe një shkëmbim territori.
E vërteta është se SHBA qëndroi fort pas marrëveshjes dhe zgjoi Evropën nga gjumi. Në një takim në Tiranë me përfaqësues të ambasadës së SHBA në atë kohë, ku unë merrja pjesë, zëvendësambasadorja në detyrë na mbajti një fjalim duke cituar këshilltarin e sigurisë John Bolton që fliste për një “shkatërrim të ri krijues në Kosovë”.
Marrëveshja nuk u bë kurrë publike, por e propozuar nga Shtëpia e Bardhë dhe e negociuar me disa kancelari perëndimore po nga SHBA, ajo ngjalli një alarm jo të pajustifikuar në Bruksel, por edhe tek transatlantikët e SHBA në atë kohë në opozitë, çka bëri që të motivohej prokurori anti-Trump Jack Smith të priste flet-arrestin për Presidentin Hashim Thaçi dhe drejtues të tjerë të UÇK-së duke i çuar në Hagë.
Arsyeja përse ata shkuan në Hagë nuk ishin krimet e luftës, të cilat ende nuk po verifikohen, por krisja e politikës transatlantike. Ata janë dëshmorët e parë të kësaj krize.
Me rikthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, kjo marrëveshje nuk është rikthyer më në tryezë, por normalizimi i raporteve Serbi–Kosovë po.
Nuk është e sigurt nëse Shtëpia e Bardhë do ta realizojë objektivin e saj, por në kushtet e vdekjes së politikës transatlantike, nëse SHBA nuk merr përsipër Kosovën, aty do të ndërhyjnë aktorë të tretë, do të rritet ndikimi rus në Serbi, mund të rritet depërtimi ekonomik i Kinës dhe si reaksion, fryma populiste nacionaliste në Kosovë, që do t’ia bëjë edhe më keq varrin Kosovës.
Ajo shërben sot si bazë elektorale për Albin Kurtin, por nuk mund të jetë një karburant që mban në lëvizje udhëtimin e Kosovës në histori. Kosova nuk është vetëm problem dypalësh me Serbinë, por ilustrimi i vetëm i suksesshëm i arkitekturës euro-atlantike në Ballkan. Ajo nuk vdes duke ikur vetëm, por merr me vete gjithçka ka bërë Perëndimi për të dhe për veten e tij.
Në kushtet e vdekjes së politikës transatlantike, klasa politike në Kosovë nuk duhet të veprojë apo të mendojë se si të bëjë betejë me veset e reja të Perëndimit, por si të mos bëhet armike e tij. Rreziku është se Kosova tani nuk është më një projekt strategjik i Perëndimit, por një dosje e bezdisshme diplomatike e tij. Dhe kjo është shumë e rrezikshme.
E di që nuk është shumë evropiane shkuarja e Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë në Bordin e Paqes, por refuzimi do të ishte një luks i madh për një komb të vogël proamerikan si Shqipëria. Përkundrazi, kjo pjesëmarrje le të jetë një sinjal për Evropën nëse do t’i përmbahet arsyeve përse e çliroi Kosovën apo jo. Dhe natyrisht, nëse SHBA e bën këtë vetëm dhe pa Evropën, duhet t’i jemi mirënjohës për jetë.
Kosova është sot një fëmijë i lënë rrugëve nga divorci mes SHBA dhe Evropës. Ata që egzaltohen sot në Prishtinë duke ndaluar makina me targa serbe e duke ngjitur sipër flamuj shqiptarë janë pasojat e një fëmije jetim të lënë rrugëve, që në finale vrasin veten.
E lexova me vemendje,kinse "patriotet" e medhenj qe ju kundervun peojektit te Thacit me administraten Trump para 5-6 vjetesh do e kerkojn ate projekt, po nuk da ta gjejn me. Kam frike se do e pesojn,jo plotesisht po pjeserisht,si mos firmosjen nga Arafati mereveshjen qe ju ofroj Klintoni ne fund te mandatit.Sot Palestina do ishte ne OKB dhe me territor 40% me shume se sa ka sot.
Në shqip, do të kuptohej më mirë, në se do ta thoshit “KOSOVA SI FËMIJË KOPIL”….. i mbarsjes së KURVËS Europë, me DAJË Samin….
Shkrimet ogurzeza per Kosoven, per patriotet "primitive" kosovare, per te ardhmen e erret bere normale qekur monstra Rama i nguli thiken pas shpine asaj me marreveshjen e fshehte antikombetare me Vucic per ndarjen e Kosoves, duke vazhduar me marreveshjen tjeter antikombetare, Ballkanin e Hapur, duke kulmuar me te qenit i pari shtet ne Europe, Shqiperia e monstres Rama qe i vinte sanksione Kosoves e duke e mbyllur me etiketimin e gjithe politikaneve kosovare si "gomere". Qe atehere pra, shkarrashkrimet si ky i mesipermi, qe fshihen pas nje kinse "dhembshurie" per Kosoven, jane pothuaj te perditshme ne mediat e regjimit socialist ne Shqiperi. Nje nder faktoret kryesore se pse lideret e UCK-se po denohen me nga gjysemshekulli burg ne Hage, eshte plani famezi Rama-Vucic i ndarjes se Kosoves. Deshmitar i dores se pare, ish-diplomati u shquar suedez Karl Bildt, do te deklaronte ne Reuters, se pas tentativave Vucic-Thaci per ndarje te Kosoves, fshihej Edi Rama, i cili e nxiste ne prapaskene; duke qene ne fakt ay i pari qe i pat shkuar ne mendje nje krim i tille ndaj kombit. E gjitha kjo, natyrisht, me nxitjen dhe mbeshtetjen e monstres Sorros dhe fondacionit te tij me seli ne Beograd. Padyshim, qe kjo nuk mund ta pranohej, prandaj edhe e arrestuan ne menyre demonstrative ne aeoroport. Sot Thaci i shkrete e bashke me te shoket e tij vuajne pasojen e kesaj aventure antikombetare te nisur nga Rama-Vucic dhe Fondacioni Sorros. Sikur te mos mjaftonte kjo, edhe bashibozuket e Rames pas shpine duke u tallur me ta... Te keqen e madhe qe monstra Rama i ka bere Kosoves keto 13 vite, jane po aq te medha sa i ka bere Shqiperise, dhe te tilla qe do ta japin efektin e vertete me vone. Me shume te drejte gazetari i shquar gjerman, Michael Martens e konsideron Raman si , citoj: "Kryeministri me i mire qe ka patur Serbia pas Pashicit" mbyll citimin. Keshtu, sado te lehe qeneria mediatike qe ushqehet prej tij, kjo njolle eshte aq e madhe sa do t'i mbete perjete; jo thjeshte si njolle turpi, por si njolle tradhetie kombetare.
Dole prape ne skene ti kopili Berishovicit.
Me fal or Skopion, por urrejtja jote per Ramen i ka rrenjen ne sherbimin qe ti i ben serbit. Rama asnjehere nuk ka pasur platforme per Kosoven por ka mbeshteur platformen amerikamne te "shkembimit te territoreve", qe nuk ka te beje me "ndarje" te Kosoves. Ky propozim amerikan presupozonte kufijte ne baza etmnike, ku Presheva dhe Bujanovci ti kalonin Kosoves, ne shkembim te veriut te Mitrovices. Per mendjen time kjo do ishte zgjidhje e mire sepse presupozonte rolin njeri dhe jo "histori" ne kete mesele....Nejse...Serbi ne asnje menyre nuk ishte me kete platforme sepse mendon qe Kosova eshte "djepi" i Serbise. Ai si "dhelper" qe eshte hodhi ne sulm spiunet ne Kosove e tij per te kundershtuar kete plaforme dhe ja ku jemi sot...I dashur Skypion, nje nga keta idjote qe bene dhe po bejne punen e serbit je edhe ti. Me dashje apo pa dashje nuk kerkoni "marreveshje" me serbin per ndarje te territoreve, por shisni idjotesine tuaj ne sy te popollit te prapambetur te Kosoves si heroizem kalorsiak qe do i "cini nonen serbit"...Per mendjen time ata qe nuk degjojne Ameriken jane ose spiune te serbit ose jane spiune per here te dyte te serbit....
Bravo Mero! Tash eshte koha qe Rama e Osmani tia prezantojne Presidentit Trump kombi shqiptar si 'femije jetim' qe ghithnje eshte gati te perqafoje Ameriken deri ne fund. Ata duhet tia sqarojne keshilltareve te z.Trump se shqiptaret, si kombi me pro-amerikan ne Bote, e ka lidhur fatin dhe ekzistencen e tij me popullin amerikan. Shqiptaret e shohin se Evropa eshte ne dekadence, shqiptaret e duan Evropen nderkohe qe ajo ben sikur e don. Rama e Osmani duhet ti kerkojne Presidentit Trump te shqyrtoje bashkimin e kombit shqiptar ne nje shtet te vetem, e per kete shqiptaret jane gati per cfaredo sakrifice qe qe do na kerkonte Usa!
Kësaj i thonë "bjeri legenit se i bie mirë" ja ke marë dorën!
Edi Ramoviqi dhe Hashim Danilloviqi jan dy hajdute qe hiqen si patriote po jane vetem hajdute te popullit te vet. Eshte patetike kjo telefonata e publikuar mes tyre. Totalisht e panevojshme, mund te ishte fare mire private mes dy njerezve qe kane vjedh per vite te tera popullin e vet. Per fat te keq duhet ta pranojme qe Marksi kishte te drejte kur thosh se Shqipetaret jane nje popull kusaresh qe nuk dine te bejne shtet e as meritojne te kene shtet. Pas mbi 113 vjeteve pavaresi e kemi treguar tashme. Kemi kryeminister Ali babain me 40 hajdute dhe vlkaun e tij Hajnshim kriminelin e Serbices qe ka vra shqiptar.
Svetllana bravo...na mbushe mendjen po edhe na mallëngjeve! Tani ik merr rrogën edhe mos u bej merak per ne shqiptaret se kemi SHBA mbi tokë dhe Zotin në qiell ...gjithmonë me vete!
Ta qift nonen Albin Kurti e krejt Kosova o grek muti.
Cfare shkrimi Mero!
Tru shpelaret kosovare rojne tere frike nga armiqte qe krijon Delirant Albini .E po iku ai kosova pushtohet
Me mire jetim se republike kopile e kopilash sic e keni ju edvinistet e salistet vllehogrek e serboboahnjak! Mos i qaj hallin Kosoves apo pse ju jugoenveristet donit ta fusnit ne xhep dhe Kosoven e ta shtrydhnit sic po shtrydhni prej 80 vitesh veriun, ju tradhtare e parazite, hipokritr e injorante!
Sapuni me i fundit per djathe i Rames per rilindjotet - Balluku me ka dorezuar 3 here doreheqjen (ashtu tek per tek pa pranine e deshmitareve, madje as Beles vete...)
Nese Rama pra Shqiperi do te mbanin qendrim te forte pro Kosoves keto 13 vjet, duke shmangur puthjet e panevojshme me Vucic, presioni do ishte shume I madh pro Kosoves. Por qebdrimi Tiranes beri qe Kosova te shihej si femije i veshtire. Kaq kuptoj une.
Normal..vetem kritika kunder Kosoves e Albinit. Te dukej si i paanshem dhe parimor e te fitonte pike. Cdo gje ne funksion te vetes. Perendimoret kane menduar we persa dhe vellai i kritikon ashper keta jane gabim.
Fiks Teodor. Fiks.
Ne krye te Kosoves ka shume Shqiperi, fatmiresisht. Kryeminister Albin, me shume se gjysma e emrit Albania.... (Alb), presidente Vjosa, lume ne Jug te Shqiperise dhe kryetare kuvendi Albulena, vendbeteja me e madhe e Gjergj Kastriotit ne Kurbin, Veri te Shqiperise... I ka mbledhur zoti me dore??
Femije 25 vjec. Femije qe per 25 vjet shfrytezoj prinderit e pasur per te pasuruar politikanet dukeu bere qefin prinderve, ne vend qe te fuqizohej vete e te dilte ne jete e pavarur. Tani qe prinderit divorcohen femija 25 vjecar eshte ne hall. Kush do te paguaj? me ke prind duhet te lidhet qe te fitoj akoma si femije parazit? Keshtu beri edhe 120 vjet me pare ( kur u lidh me Baben) dhe perfundoj ne jetimoren e keqe Serbe. Mos u cuditni po te ndodhe e njejta.
Fshatari, je serb a vlleh? Apo enverist?!
As Serb as Vleh e as Enverist. Jam thjesht nje fshatar Shqiptar. Te pakten me thuaj nga e nxore kete konkluzion. Une e thashe nga e nxora konkluzionin se Kosova eshte nje femije 25 vjecare e varur nga prinderit qe tani po divorcohen dhe femija mund te mbetet rrugeve, se kurre nuk u be e pavarur ( megjithese ne moshen madhore)
Ky femije "Jetim" eshte njeqind vjet para Shqiperise persa i takon shtetit funksjonal dhe ka nje Drejtues qe Shqiperia do ja kishte lakmi persa i perket pastertise morale!
Zotni mero syne e ke ke albini mjafto