Tre gënjeshtra me të cilat opozita gënjen veten

20 Shkurt 2026, 18:55Editorial Mero Baze

Për të kuptuar gënjeshtrën e parë, mendoni një moment se çfarë i thotë vetes një demokrat sonte kur protesta përfundon dhe kthehet në shtëpi, pasi është bombarduar gjithë ditët e fundit për herë të katërt, që kjo është dita e fundit e qeverisë.

Shumica e atyre dymijë vetëve që janë në bulevard janë të qetë se e dinin që ajo ishte gënjeshtër me shpresë se do mobilizonin të tjerët. Pra ideja se qeveria do rrëzohet te protesta e radhës, është i vetmi mekanizëm sugjestionimi që Berisha ka shpikur me shpresë të rrisë pjesëmarrjen, por jo vetëm zvogëlon.
Përsëritja e kësaj gënjeshtre i bën gjithnjë e më të vogla protestat kundër Edi Ramës.

Kështu që kjo është gënjeshtra e parë nga e cila duhet të heqin dorë kur të lajmërojnë protestën e radhës. Është më mirë të thonë se do dalim një herë në dhjetë ditë në protestë deri më 2029, kush të dojë le të vijë, nuk na intereson. Ndoshta mund të ketë më shumë njerëz se sa vijnë pas gënjeshtrave idiote të përmbysjes çdo dhjetë ditë.

Gënjeshtra e dytë nga e cila duhet të heqin dorë është se tani do fitojmë se Edi Ramën do ta rrëzojnë amerikanët. Dhe kjo nuk ka shumë lidhje me vizitën e Ramës në Uashington. Ajo ishte si një mallkim nga Zoti për gënjeshtrat e Berishës. Por Edi Rama dhe mund të mos shkonte në Uashington, madje dhe mund të ishte në krizë me qeverinë amerikane për arsye politike, por kjo nuk e rrëzon nga pushteti.

Antiamerikanizmi nuk rrëzoi nga froni i PD Sali Berishën, që është një parti antikomuniste e themeluar me ndihmën e SHBA e jo më të rrëzojë Edi Ramën që është kryetar i një partie që deri më 1991 ka pas elektoratin më antiamerikan në botë. Nuk ka funksionuar te PD, nuk funksionon as te PS.

I vetmi rast kur ka funksionuar rrëzimi i një qeverie në Shqipëri me ndihmën e SHBA ka qenë viti 1997, kur SHBA mbështeti protestat popullore për rrëzimin e Berishës. Por dhe ato nuk u bënë aq për shkaqe politike sesa për shkak të skandalit të firmave piramidale. Ai është i vetmi rast kur SHBA fituan autoritet për ndryshimin e pushtetit në Shqipëri, jo për meritat e tyre, por për meritë të shqiptarëve.

Ndaj është mirë që dhe kjo gënjeshtër autosugjestionuese të heqin dorë. Thjesht gënjejnë veten.
Gënjeshtra e tretë nga e cila duhet të heqin dorë është se fitohet dhe me Sali Berishën. Nuk fitohet më kurrë me Sali Berishën. Fitohet ndoshta duke mos e vrarë atë, por jo duke e lënë kryetar dhe duke orientuar pushtetin te klani i tij familjar. Nuk është vetëm Sali Berisha “non grata”, por gjithë familja e tij dhe do jetë njollë e përjetshme.

Askush nuk beson më se një plak 82 vjeçar, i korruptuar dhe vrasës, autokrat dhe me një rreth kriminal publik, mund të bëjë rotacionin politik në Shqipëri. Të gjithë ata që thonë se pa Sali Berishën nuk ka PD, ndoshta kanë të drejtë, por pa Sali Berishën do ketë një opozitë që mund të përmbysë qeverinë. Kush i dhimbset familja Berisha le ta mbajnë Berishën në krye të PD-së dhe le të bëjnë çfarë të duan. Por kush do pushtetin duhet të heqë Sali Berishën. Jo vetëm nga selia e PD por dhe nga mendja.

Pasi të binden të heqin dorë nga këto tre gënjeshtra opozitarët tani mund të bëhen njerëz normalë. Dhe normaliteti fiton.

28 Komente

  1. P
    Populli

    PD e Sali Berishës, që është një parti antikomuniste??????????????????????????????????????????? Uau!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! O tempora, o mores!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Ke numeruar gabim Mero. 1500 ishin protestues , 2000 ishin police !!! Te gjithe funderrinat e politikes 35 vjecare , nuk kane ndenjur dot urte ne opozite. U vlon gjaku te kthehen ne pushtet sepse pushtet do te thote kontroll i korrupsionit qe iu mbush xhepat. Te njejten proteste "paqesore" beri edhe Ajatollahu kur ishte ne opozite , te njejten proteste "paqesore" ben edhe plaku 80 e kusur vjecar......por te dyja palet thone se ne pushtet vihet vetem me vote .....vetem se vota e shqiptareve gjithmone shkon per mbajtjen ose rotacionin e Menaxherit te Korrupsionit !!!!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enveri

        Sistemi kapitalist Ka, vrasje, korrupsion, vjedhje, droge, prostitucion, evazion fiskal, e shume krimet te tjere, qe ne sistemin falimentar diktatorial komunist ku shumica e tyre nuk ekzistonin. Por ne keto 30 vjetet e fundit, ne europe vrasje politike nuk ka pasur, me perjashtim te Shqiperise dhe Maltes!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Molotov Jr. Baraz SALITOV

        Rrofsh POPULL. Do të thosha se dikur, dikur, shumë e shumë kohë që nuk mbahen mënd, një parti demokratike e Shqipërisë, e adhuruar dhe e mirëpritur nga gjithë populli i këtijë vëndi. Por, shumë shpejt, u kuptua që kjo parti nuk ishte gjë tjetër, veçse një DEGË OPERATIVE e ish sigurimit të shtetit, dhe kryetar i kësajë dege të punëve të brëndëshme, u kooptua shoku Salitov Berisha. Kësajë partie, i shkoftë shpirti në parajsë, mbasi ka lindur e vdekur. I përjetshëm kujtimi i sajë.

        Përgjigjjuni
        1. 6
          60 vjeç

          pd eshte nje grumbull qensh

          Përgjigjjuni
        2. M
          Me ne fund ke te drejte Mero

          Po

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kuptoni themelet

            Fiksojeni: PD është një grupim që ka në kurriz 1997-ën, Gërdecin, 21 Janarin, braktisjen e parlamentarizmit.......etj, etj, etj., dhe si e tillë, me apo pa Berishën, nuk vjen kurrë në pushtet!

            Përgjigjjuni
            1. b
              bah

              Neser behen 15 vjet e nje muaj nga masakra shteterore e 21 Janarit. Argitasit SPAKiste vazhdojne te pershurrin mbi gjakun e viktimave, me shprese qe Berisha te beje vrasje te tjera duke akuzuar qeverine dhe keta pastaj te vejne shenje barazimi por duke persekutuar zyrtaret e pushtetit aktual. Te dhjefsha drejtesine e re o Rame ,o Xhafaj,o PS.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lushnje

              Shkurt Z.Mero maloku nuk behet kurē njeri , me arinjte kane jetuar e si arinjte do vdesin , ( kafsh )

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cfurku

                ------------------------------Saliu---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------nuk mund ta thot------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- dot të vërtetën-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------pa i mbaruar gënjeshtrat.----------------

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jetuar 20 shkurtin

                  Opozita ka fjalet ( genjeshtrat) dhe molotovet! Do qeveri teknike qe te vjedhin votat ne te ardhmen qe s'dihet kur ndodhin. Kjo e sotmja nuk shkon sepse I zoti I "kulles" eshte ne fluturim. Kjo perbene turp per malesoret! Te pakten sot nuk duhesh te perdoreshin molotovet! Mund te Benin nje manifestim madheshtor vetem ne sheshin Skenderbej per perkujtuar rrezimin e statuses se Diktatorit! Pas kesaj beso se protesta tjeter do ishte me e madhe. Se bene! Fati I keq I tyre!

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cubi

                    A mor mero xhani,ai u ka hedhur trute e gomarit dhe ata te shkretet kujton se e ka megjithmend. Truri i tyre nuk kap me sikur me i genjyer 15 here ne dit. Ai aty do vdes ne krye te pd.

                    Përgjigjjuni
                    1. c
                      chp

                      nje sugjerim per Meron Ke fituar nje status qe te vendos ne eliten e analisteve shqiptare (ke dhe ti drite-hijet tuajat) Ju duhet te hiqni nga fjalori shprehjet e pista sikur elektorati i PS (PP) ishte me antiamerikani ne bote.. E verteta ishte se vetem ne periudhen e luftes e Vietnamit kishte nje anti-amerikanizem apo ne periudhen e terrorizmit antikomunist 1946-1953 por jo per faj te mbrojtesit por te sulmuesit.. Antiamerikanizmi me i madh eshte 1992-2026 sepse Amerika hapur dhe fshehur solli Berishen nga Beogradi..e mbrojti me Arvizute kur kreu superkrieme dhe po tallen me Non Grata apo Latifet si kaubojsa

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        N

                        Fat i madh qe rreth Saliut grumbullohen llumi llumit,njerez shpellash,qe vendosin Saliun para femijeve dhe para prinderve, keshtu qe nuk bejn asnje rrezik per Edi Ramen.

                        Përgjigjjuni
                        1. j
                          joel shkodra

                          O Baze, pse nuk e boton kritiken time gjuhesore? Apo nuk te pelqen? Po e shkruaj shkurt edhe nje here: Numerori "tre" ka dy gjini: "tre djem - tri vajza". Te gjithe emrat femerore kerkojne "tri". Pra, ne titull duhej: "tri genjeshtra".

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mësuesi

                            Ke të drejtë @Joel, po kjo që vë ti në dukje është një mangësi e vogël në krahasim me deformimet e mëdha që i bëhen gjuhës së folur dhe asaj të shkruar shqipe. Këtu nuk e kam fjalën për njerëzit e thjeshtë dhe të paarsimuar mirë dhe që janë shumica, po për ata publikë, qofshin gazetarë, politikanë apo opinionistë. Sa për një ilustrim të thjeshtë të shqetësimit tënd po shtoj këtu dhe keq përdorimin që i bëhet rëndom përemrit dëftor 'kush' dhe 'cili/cilët', kur kush dhe cili/cila duhen përdorur vetëm për njerëzit, ndërsa për çdo emër tjetër frymor si psh. kafshët dhe jo frymorë si sende, fenomene etj, duhet përdorur vetëm përemri 'cili', sepse nuk duhet shkruar apo thënë 'kush qen' kafshoi kë, në vend të 'cili qen' kafshoi kë,...etj, etj.

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Democraticus

                            Sali Berisha po perpiqet qe te tregoje se nuk jane njesh me Ramen, por sa me shume e shpesh provon, aq me shume deshton! Ata jane nje specie, antishqiptare, njeri serb e tjetri coban! Duan thjeshte te rrjepin vendin dhe ta hedhin ne prehrin e mafies nderkombetare. Por zoti dhe shqiptaret do tjua japin "dekoraten" qe meritojne! Dhe shpejt!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lomi

                              Ti pis nuk ke asnje gje te perbashket me demokracine, ti qe kur del gogoli i Vicidolit me molotovet e tij ne ate sheshin ku vite me pare ka vrare 4 persona, tenton te vesh barazimin midis kriminelit (qe i ka shkarkuar ketij populli te keqiat me te medha) dhe kryeministri te sotshem. Je bure Kurve po aq sa edhe krimineli!

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Emigrant i vjetër

                              Një vrejtje për qeverinë dhe institucionet që janë krijuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë , si Policia dhe ShISh ! Është e disata herë që kryekrimineli përdor në protesta armën vrastare “molotov”dhe fishek zjarrë , të ndaluar për përdorim masiv ! Po si është e mundur që organet e lartpërmëndura nuk janë në gjëndje të zbulojnë organizatorët dhe vendet ku prodhohen apo blihen këto armë ? Kjo është përgjegjësi e madhe , pasi neglizhenca e tyre , krijon prishjen e rendit dhe qetësisë dhe humbjen e besimit tek ‘ta , njëlloj si tek prokurorët dhe gjykatësit e Plepave të kriminelit , që e lënë të lirë këtë kryebandit të krijojë tensione , sa herë shikon se i rrezikohet karrikja . Ai çdo të hënë paraqitet në prokurori si një hajdut ordiner , tallet me Duman , Dado e Bulona , bën miting në derë të prokurorisë sikur i është dhënë ndonjë dekoratë , pavarësisht se është i detyruar të zbatojë një vendim penal dhe nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë . Ai e di se në burg nuk e fut njeri , jo se nuk e e meriton , por se është një plak i rrjedhur e i tharë nga mosha . Po ç’faj ka mileti që të durojë tollovitjet dhe poteret e bandës së tij nëpër Tiranë , policët që digjen me zjarrin e “molotovëve” që krimineli Sali duke u zgërdhirë thotë që i hedh policia . Kjo monstër e pështirë e politikës , bën zullumin në derë të xhamisë dhe ja le dobiçin policisë. Kamerat inteligjente të vendosura gjithandej , besoj se kanë filmuar çdo veprim , ashtu siç filmuan dhe surratin e rrugaçit dhe kryehajdutit të drejtësisë Xhin Xhonit që me proçedura i shpëtoi vetingut dhe e ruajti gjënë e vjedhur këtij mileti . Janë disa gjykatës e prokurorë që për nderet që i kanë bërë kriminelit , i ka bërë deputetë .

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lymi

                                Verejtja tende eshte me vend, por ishte Spak e Gjkko qe i hoqen ketij kriminelit masen arrest shtepie duke e lene te lire te djege Tiranen, me arsyetimin se si lideri i opozites do bente fushaten elektorale.

                                Përgjigjjuni
                              2. e
                                edi rama - Fjale e Rrene

                                Edi Rama me 3 genjeshtra njeheresh kerkon te genjeje Shqiperine - ato 3 doreheqjet imagjinare te Ballukes domethene...

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Na myten shpellaret!

                                  ndersa Saliu kerkon t'u hape syte shqiptareve ... atyre boleve si ty. Ah ah ah

                                  Përgjigjjuni
                                2. K
                                  Kajmakeria e Rilindjes

                                  Cyrbja ai miushi i vogel qe Rilindja e kishte deputet ne 2 legjislatura del sot nga burgu ku beri 2 vjet me gjykim te shkurtuar. Deputeti i Rames u denua per korrupsion kur ishte te Hipoteka ne Durres dhe qe (vini re) ..ndihmonte personat ne kerkim nga Drejtesia ti shpetonin kerkimit !!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. n
                                    na myten kurvat

                                    shko e pregatit molotovat per protesten e ardheshme, po kujdes bythen se mos te digjet!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    A

                                    Dhe korupsioni vazhdon

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      B

                                      se dun me gjet miliardat, i gjajne tek familja Berisha, Zeni dhe Argjita i kane miliardat e vjedhme te ketij populli!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

                                        Komentet alfabetike A, B, C etj, jane te nje anetari te devotshem te partise sone te atashuar te gazeta e Meros.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Noka Junior

                                          Flamuri Noka ka rrahur police, ka djegur karrike, ka ber shurrin te gardhi parlamentit e sa e sa vepra heroike per me e çliru Shqiperine nga diktatori komunist Edi Rama. Mos hani mut mi pergoju Flamurin se ky jau qin nonen edhe grat ne shpi. Rrnoft ikona e demokracis Flamur Noka.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje