Protestat politike në Shqipëri janë shndërruar prej kohësh në ngjarje rutinë, me një koreografi që përsërit vetveten me një precizion gati-gati mekanik. Megjithatë, pati një moment gjatë protestës së fundit që të jepte ndjesinë e diçkaje personale. Nuk ishin flamujt dhe as molotovët apo gazi lotsjellës, madje as standoff-i gjysmë impotent mes një grupi të vogël protestuesish dhe policisë ndërkohë që tubimi kishte përfunduar praktikisht për shumicën e protestuesve. Këto ishin të gjitha pjesë e serisë së përsëritur të protestave që mund t’i ndjekësh në TV pa iu kushtuar shumë vëmendje, ku sipas një skenari të përsosur tashmë, ti di paraprakisht se çfarë do të ndodhë në çdo minutë.
I vetmi moment që dha njëfarë emocioni gjatë protestës së të premtes ishte fjalimi i një të riu 20-vjeçar, i cili në momentin që u ngjit në podium pyeti me mjaft sinqeritet përse fajësojmë Sali Berishën për gjithçka, edhe pse – siç tha ai – për aq sa kujtonte, kryeministër i Shqipërisë ka qenë Edi Rama. Nga shkolla fillore e deri tani, kur ai ka hyrë apo bëhet gati të hyjë në universitet, Rama ka qenë konstantja e vetme politike në vend. Kishte të drejtë sepse në kujtesën e tij të jetuar, koha politike nis me vitin 2013. Dhe pikërisht sepse ishte një argument kaq i sinqertë, është diçka që të mbetet në mendje më gjatë nga çdo gjë tjetër që ndodhi më pas.
Tani, unë i përkas afërsisht një gjenerate para së tijës. Nuk jam mjaftueshëm i vjetër për t’i përkitur brezit të prindërve të tij, por mjaftueshëm për të kujtuar një tjetër lloj permanence. Fëmijëria dhe adoleshenca ime kanë kaluar me portretin e Sali Berishës në ekran, duke dëgjuar fjalime, nga më konfrontueset, deri tek ofendimet e tij personale ndaj kundërshtarëve dhe familjarëve të tyre. Edhe kur Berisha nuk ka qenë në pushtet, figura e tij ka dominuar atmosferën politike, duke u kthyer – në një mënyrë a një tjetër – në pjesë të diskutimeve në tryezat familjare, në vend të bisedave më domethënëse që çdo familje mund të bënte. Politika, pra, ka patur gjithnjë fjalorin dhe kadencën e tij dhe nëse 20-vjeçari i sotëm e përjeton natyrshëm Ramën si zhurmën bezdisëse të sfondit të shtetit, ne të tjerët kemi përjetuar Berishën pikërisht si të tillë.
Por kujtesa nuk është histori. Ajo është vetëm ajo copëz e historisë që ka koinciduar me fëmijërinë apo adoleshencën tonë.
Siç dihet, Sali Berisha ka mbajtur thuajse çdo post pushteti në Shqipërinë e pas 1990-ës: president, kryeministër, udhëheqës opozite, patriark partie. Qeverisja e tij u përball me kolapsin e firmave piramidale dhe dhunën e 1997-ës, për t’u rikthyer sërish në pushtet në 2005 duke ndikuar në formësimin e institucioneve që ende strukturojnë sistemin sot. Madje, edhe gjatë kohëve që ka qenë në opozitë, ai ka qenë gjithmonë një forcë gravitacionale e aftë të përkulë e përthyejë fushën politike rreth tij. Ai është po ashtu një nga figurat më përgjegjëse për standardet politike kaq të ulëta që shumica e shqiptarëve kanë. Vërtet që ta fajësosh atë për gjithçka të keqe që ndodh është joserioze, por të sugjerosh se ai qëndron jashtë arkitekturës së realitetit aktual, do të ishte po aq qesharake.
Dhe janë pikërisht gjurmët e tij kaq të thella në sistem, që e bëjnë të tingëllojë kontradiktore çdo përpjekje për ta trajtuar Berishën si viktimë periferike të rrethanave.
Ajo që e bën shqetësues fjalimin e 20-vjeçarit – dhe të kujtdo të riu tjetër që mund të kish qenë në podium në vend të tij – nuk është zemërimi i tij i drejtë, por orientimi i asaj zemërate. Zemërimi i një të riu në kohët që jetojmë mund të drejtohej nga pabarazia, tek tregu i shtëpive që po lë të pastrehë një gjeneratë të tërë e me gjasë edhe disa të tjera që do të vijnë më pas, mund të drejtohej nga ndotja e ajrit dhe mohimi i të drejtës për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm, nga puna e pasigurt, stanjacioni intelektual i një klase të tërë politike që prej tri dekadash vetëm riciklon veten me produkte gjithnjë e më qesharake. Dhe nëse të gjitha këto tingëllojnë tepër të majta, mund të presësh që ai/ajo të përqafojë një të djathtë edhe më ekstreme ideologjikisht, edhe pse personalisht nuk do e uroja një gjë të tillë. Por, me gjithë kauzat e pafundme që ofrojnë kohët në të cilat jetojmë, energjia u shpenzua tek restaurimi i një figure, gjurmët politike të të cilit në fakt i paraprijnë edhe kujtesës së shumë prej nesh.
Por ndoshta e gjithë kjo nuk është rastësi. Ndoshta kjo është Shqipëria që iu vjen më për shtat të kultivojnë Berisha dhe partia e tij. Një Shqipëri që nuk shkon përtej kujtesës së jetuar, që rrallë herë arrin të lexojë përtej narrativave të trashëguara dhe që akoma më rrallë flet për gjëra që shkojnë përtej sigurisë e komfortit që ofron dhoma e ndenjies e familjes. Thënë ndryshe, një vend ku ndërgjegjja politike transmetohet në trajtën e folklorit, emocionalisht dhe pa u vënë kurrë në dyshim.
Çuditërisht, ndërsa shumë njerëz kërkojnë të duken më të rinj teksa plaken, vetëm Berisha duket se ka aftësinë e veçantë t’i bëjë të rinjtë të tingëllojnë më pleq se ai vetë.
Është ky paragrafi i fundit që thotë gjithshka. Shih deputetët e PD-së! Kë mbylli deputet, Gjonin , i korruptuar deri në palcë, Ndojën, bashkëpunëtor në krime, Hotin, nga familje drogaxhinjsh, Nokën, spiun si veten…e Tabakja flet si ai. Ndonëse mund të flasë e veprojë ndryshe. Nuk guxon se e ngrin si të gjithë që s’janë më. U shkri plaku kur fliste ky 20 vjeçari.
sa e gjate eshte kjo liste. jane te kalbur ne korrupsion fiks si PS qe po i dalin perdite trimat e saj hajdute si muti mbi uje. i ke ne token e vjedhur ne lalez te gjithe trimat e nerishes e vetem ky nuk e ka me vilen. te gjithe qe i shkojne pas berishes me duken hajvane.
... dhe sa më thellë të hysh në Kujtesën e Popullit Shqiptar aq më shumë vërtetohet saktësia e këti shkrimi, aq më shumë krime të Pis Komunistit mesjetar sb...
Edhe Saliu edhe Ajatollahu te zhytyr deri ne gryke jane me gjithe te tjeret zagare qe kane rrotull. Sa here vjen ne pushtet njera pale u turren fondeve publike dhe mbushin xhepat e tyre dhe te zagareve dhe familjareve te tyre.Permendni vetem njerezit e Saliut ...po permendni edhe njerezit e Ajatollahut qe nga 2013 , s'ka fund lista e te korruptuarve.......dhe populli i shkrete rri e ben sehir keta funderrina ...dhe kur vijne zgjedhjet e reja , vota eshte e pavlere, sepse ose mban ne pushtet ose ben rotacion te Menaxherit te korrupsionit !!!!!
Fjalimi i ketij vogelushit do te kish kuptim sikur nga fundi i viteve 90 te kish dale nje tjeter 20 vjecar e te thoshte ; ore pse ja hidhni fajin Enverit dhe komunizmit? Une s'kam njohur as Enverin as PK , njoh vetem Sal Bishen sa kam filluar te hap syte. Thuajini vogelushit te diteve tona qe nje moshatar i tij i viteve 90 s'kish shans te dilte e te fliste kunder idhullit te tij dhe kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Shqiperia po korr ate qe bisha mbolli , korrupsionin dhe banditizmin ne cdo qelize te shoqerise dhe sherimi eshte nje rruge e gjate .
Problemi eshte i thjeshte, kush futet ne PD del me budalla se Berisha, Pra dhe ky 20 vjecari nuk mund te beje perjashtim!
Mos e akuzoni 20 vjeçarin se është axhami.Këtë e shfrytëzon Sali vampiri për interesat e veta. Sali mortja,babai i djajve,e sheh se s'po ka sukses me "kryengitjet paqësore,"i ka vajtur mëndja te ai djali 16 i Nepalit dhe thotë ta provoj,ndoshta do kem sukses.Ky Sali,baba i shejtanave,keqpërdor këtë të ri axhami për interesat personale mbase nuk i dhimbset djali i huaj!
O Armand, Po me kë merresh o vëlla. Ketij kungullit 20 vjeçar ja kane shkruar te tjerët fjalimin. Ky mbaka mend Ramën, por Saliun e paska harruar. Nuk i ka thene njeri ketij kungullit te papjekur që ashtu si Rama që ka 13 vjet ne pushtet, Sali Katunar Komunist Gerdalla ka 35 vjet që djeg Shqipërinë dhe vret shqipetarë? Jam shumë dakord që Rama nuk e meriton te rrijë 16 vjet ne pushtet. Por me kë kerkon t'a zevendesoje ky kungulli? Me Saliun? Me Saliun? Gjynah ky 20 vjeçari se paska lindur koqe.
Një i ri që shkon pas një NO GRATA UNIVERSAL FAMILJARISHT,është shenja më e qartë që ka pësuar trauma dhe pasoja nga faktorë familjarë apo iluzione dominuese të një shoqërie të degraduar.Duhet forza karakteriale dhe intelektuale e Baruk Spinozës që kur ishte 24 vjeç shkruajti "Trattato di emendazione intelektus" duke refuzuar çdo influencë ideollogjike dhe teollogjike të prapambetur dhe dominuese të kohës ku jetonte. Rinia shqiptare është viktimë e opinionit të degraduar se po deshe të bësh pare duhet ose të lëpihesh politikë,të bëhesh trafikant droge,të pushosh në ndonjë drejtori shteti ,etjetj. Ajo shoqëri dhe ai shtet eshte i vdekur moralisht.
Ik ore femije i poshter, ja na pyet ne qe na plaku saliu yt, cfare kemi hequr me plumba e molotove mbi koke 35 vjet.
Nga vinte ky vogelushi rebel se ai nuk dinte te fliste as si duhej , te jepte pershtypjen se vinte nga pakicat sllavo -sebe .
Ky piciruk eshte vetem nje mi laboratori, dhe ate letren e gjyshit fute ...ne xhepin e stergjysh Sali Krimit...
E pava dhe e degjova në lajme fjalimin e ketij shkerdhatucit të vogël. Për tu ngjitur në tribunën e tradhetar-hajdutt-kriminelt Berisha dhe për të kakarisur, ky mami-kurva, nqse banon në Shqiperi, ja kanë dhënë 500 euro dhe një premtim, qê kur të hypim në pushtet, ose ndryshe, kur hallës ti dalin koqet dhe të bëhet xhaxha, ti do punosh në administraten e re të Pe-De-rastisë. Nqse, ky karuc moter-kurva, banon ose studjon jashtë Shqiperisë, i kanë paguar bileten me ardh-shkue atje ku jeton, 500 euro dhe për sa ditë të qendrojë në Pe-De-ristan, byreku, kokaina, hashishi dhe fjetja tek konvikti i LGBTQ-ysë i është garantuar. Ps- Desh harrova : unë ndoshta jam pak fanatik, por nuk është gabim që ta degjojmë diskutimin e ketij pikolo-karucit, sepse me eksperiencen e tij të gjatë në jeten e punës, në jeten sociale, politike dhe gjeostrategjike, ndoshta mund të mësojmë diçka neve populli i vjetruar i Shqiperisë. Paj pa qi nanen Shiqere, ndoshta na meson diçka ky djali, që 99.99.09%, ka mundesi që është kopili im.
Psikopati i shpelles Mavi. Nuk ka psikiater qe u merr ne dore. Put soj edepsezash.
O Pika .... që s'të bie. Të dogji ai i Don Zhuanit ëëë? Eee po Don Zhuan tjetri. E ka të madh atë ..... komentin, komentin desha të thosha. Por ti, veri qepë e kripë. Po nuk dite ta bësh, pyet tët'ëmë. Pse u djeg kaq shumë mor derra, kur shahet Saliu? Po popullit nuk i plasi per Ramën mor kungull, por çfare te bëjë kur ti mban Sali Qenin ne krye te PD?
Ju ndoshta do beheni bashkë,dhe do ndryshoni diçka nga këta gurë që i kanë hyre shoqerisë ne këpucë dhe nuk e lënë të ecë perpara. Ndoshta them se nuk e di sagllam. Sa do që të jeni shofer klasi, të rinje, po u futët ne garë me makine të vitit 1944 ,te Ura e Beshirit do digjni motorin dhe prapë te skrapi do perfundoni. Nuk bënë dot shtepi të re, duke sharë shtepine e fqinjit, hidhni themele të reja për veten tuaj. Hë paç uraten, mos e digjni brezin tuaj si i yni duke shpresuar se Ujku pasi hengri 30 vjetë ne stanin e komunizmit, ka 30 vjetë që po ha edhe si antikomunist.
Cdo kohe do dhe “gjinot” e vete. Po te nxjerresh nje femije ne kete moshe e te flas per pergjegjesite e njerit e te tjetrit eshte te besh teater. Megjithate edhe tetri eshte i pelqyeshem.
Ndjej keqardhje per nje te ri gati minoren qe na flet per Saliun sikur zbriti nga HENA ne token e Shqiptareve si shpetimtari yne ne 20 SHKURT 2026 . KEQ ardhje qe lejon ky i ri te perdoret nga Saliu dhe bandat e tij . Recitoi bukur PJESEN qe i kishin pregatitur Si HUMORIST KA TE ARDHME ME POZAT QE BENTE . KEQARDHJE DHE NEVERI PER TE GJITH ATA QE I VENE PAS NJE KRIMINELI DHE SHKATERRIMTARI TE SHQIPERIS .
Komunisti i veteshpallur antikomunist i thekur Berisha,sa te marre fryme mbi dhe eshte per ashpersimin e luftes ideoligjike primitive si brenda partise qe drejton,dhe kundershtarit politik.
Mbyllje shume e bukur
Njeri mbron Sali 7501-shin tjetri mbron Alibaben me dyzet hajdute, popull i pjerdhur, perfshire gazetarin.
He mor djali mor djali,ty mbarë zoti e suksese....po unë që sot jam pensionist kur kam lindur ai që të nxori ,përdori ty në tribunë ishte sekretar partie(PPSH) ...po sot ai është prap sekretar partie,bile sekretar i parë (kryetar Pdsh ) ...halle,halle kjo dynja,por hall më të madh se Saleiu për Shqipërinë s'ka , suksese djali me gjakun e ri madein Salihui.
Po POR NUK eshte bardh e zi DHE bota NUK u be ne dy dite.....EDI NDERTO DHE SALIU PRISH ,,,.JO DO THOSHTE BJORDI ??? JA FRESKOJME ME PAK SHEMBUJ ,,,, PRISHI SHESHINNSKENDERBEJ DHE E BERI KULLOTE PER DERRAT??? PRISHI NDERTIMIN E ZOGUT TE ZI ,,JO???? DHE E KETHEU ATJE KU ISHTE ,,,5 MELON EURO TE CUARA DEM JO?????? DHE KUDO K ASHTYRE NDERTIME PER MUAJ E VITE .....SPO THEM QE PRISHI SHQIPERINE QE NDERTOI POPULLI 50 VJET ..E COI JO NE ZERO POR NE MONUS 100 PERQIND ,,,,,DESHIRA E SERBISE BEHET REALITET VETEM ME SALEHUN POR EDHE E GREQISE ME BELERIN ETJ....A KA BERE EDI SA DIHET JO POR NUK ESHTE KOMUNIZEM ....KAPITALIZMI BEHET ME KAPITALISTE ME GRUMBULLIM PASURI NE PAK DUAR DHE FMN APO BANKA BOTERORE TE MBYLLIN RUBINETIN PO I PREKE OLIGARKET..
eshte e vertete qe saliut i ka ikur koha Po keta qe jane ne pushte valle pse jane me shume ne burg sa ne qeverisje Mos valle per inat te sime vjere po flem me Millonan?Mos valle ky eshte modeli qe duam ne shqipetaret korupsion vjedhje mashtrim barsaleta patrinozhist frike per buken e gojes Pse duhet te pajtohemi me kete realitet ?Nuk duhet te mendojme qe te jetet nje zqidhje me e mire per ketet popull te vjedhur dhe te shume vuajtur?
Ketij 20 vjeqari me siguri i ka siguruar Sali heqjen e shpenzimeve per studime vetem.per ta lexuar fjalimin e shkruar nga Saliu ne shpellen e Dragobis
Ne nga jugu ketij i themi koqe por me sa di un shkodranet i thone bole.
i indoktrinuar deri ne palce...gjynof...komunizmin sja u solli rama o teveqel...ja u pasoi beriisha.te dy nje soj jane...njeri kake e tjetri mut...por ti atribuosh berishes flamurin e demokracise ne 2026 nga nje 20 vjecar...do te thote se shkerdhatokracia...e pjelle nga keta dy mostra...po sidomos berisha...ka prodhuar njeriun e ri edhe mbas enver hoxhes...nje hibrid midis malokerise ultra komuniste te berishes dhe corapekuqizmit deri ne ekstaze te shalgjatit...ky djale qe zoti ja shtofte jeten...po te kishte bere nje fjalim pa indoktrinim politik...do kishte fituar pike....ne dhjetror te 90...brezi im qe u cua...me vetedije apo pa vetedije...pati ideale qe e dime te gjithe si perfunduan...kurse ky byzequmesht...ka akoma ideal berishen...dhe kur ke ideal berishen do te thote qe edhe 20 vjecaret e sotem jane te humbur sic humbem ne...o cun shko e mso...merr nai master...e shko puno...e krijo familje...sot ska ideale....te kishte ideale ...berisha dhe rama do kishin ikur me kohe nga politika...sot ka status quo politike....dhe komandon leku...skomandon me politika...
Gjithmon ndryshime e thella dhe revulucionet i kane ber njerzit e afert me pushtetin,pra nuk qendron akuza se Berisha ishte komuniste,fundja gjithe te till ishit ne ate kohe.Ky djali eshte shpresa e ketij vendi,i edukuar dhe i paster,i frymzuar dhe me besim ne drejtesi dhe shtet,atdhetar,njeri i lire,besnik ne idealin e tije.Te tille i duhen Shqipnise,je frymzim per rinin djal vetm vazhdo pa frig...
Kete birbon do ta morrim partizon
Sali Karaxhic Berisha qe ne shikim te pare nga ana e jashtme i tregon te gjitha , krimin qe e ka ne gjak , poshtersine , pabesine e gjithcka te keqe qe nuk ja gjen dot asnje krimini sado i poshter qe te jete . Po vec te gjitha te keqiave qe ai maskara ka , eshte treguar edhe shume i zgjuar , psh ka ditur edhe te mbrohet per te gjitha krimet . E para mori pas vehtes kontigjentin me kriminal me te pashkolluar i veshi me imunite i paisi me diplloma universiteti po pa 8 vjecare , hajdute vrases te specializuar , po zuri shoke edhe prokurore qei veshi me petkun si Dumanin i hekurt e ke nuk e zuri dot mik e bleu me para te madhe e kush nuk pranoj parate ja leshoj banden e tij e e coj ne te semes si psh Xhevat Hana i ndiere . Po pervetesoj edhe ate artin e te mbrojturit , mos prit kurre te te sulmojne e te mbrohesh po vetem sulmo gjithnje ne sulm per c'do gje per c'do krim mos e prano po vec sulmo se drejtesia eshte inekzistente DUMDUMANI per kete pune eshte paguar e miku i mire per kohe te keqe i thone fjales . Eshte turpi i madh qe nje shtet ndonse fukara i paguan prokuroret e gjukatesit vertet ne menyre speciale po kur themi kot po kot fare pa bere asnje pune vetem marrin rrogat e shikojne ndonje therrime te vogel , pa se jane vrare e pjekur njerez as duan t'ja dine fare e krimineli Sali qeni gjoja i sulmon , po mesa duket ata edhe i financojne proteststat qe ky maskara i ka ne gjak . Mero po nuk e betove nenen .
CUNO MORE CUNPO BABA E NJEH SALIUN. BABA PO PRET KRAHUN OR BIR VETEM PER SALIUN PER TY NUK E RRUN FARE
Po cfare ishte ky pionieri i Enverit por me sa duket ketij fjalimin qe foli ja ka pregatit keta me shkolle se ky nuk ka mbaruar shkollen tete vjecaren dhe eshte tu mbaruar te mesmen por me cfare kuptova une ky pionieri i Enverit sikur e shante Berishen kur ne nje kohe kur fliste ky Berisha nga halli qeshte per mos i dhene dume qe ky piciruku po e tallte tani dua prej ju komentues a eshte keshtu si po e theme une sepse ashtu mu duke mua.
Po Shqiperia qe perpiqet te kultivoje Rama dhe partia qe ne fakt nuk eshte e tij se ai i mban me dhunen e sharjeve dhe fyerjes e te bandave qe e ushqejne dhe ushqen, eshte ajo qe ti shkrues te beri te ktheheshe nga shume larg e ti sherbeje me demagogji te derdhura ne artikuj e emisione? Koha e Berishes eshte periudhe e zeze se iu vu tritoli themeleve te shtetit, por kiha e Rames qe eshte me e gjate ne pushtet se ajo e Berishes do mbahet mend per largimet “ genocidale” te rreth 1,3 milion shqiptareve, vjedhjes dhe gelltitjes se cdo qindarke dhe prone shteterore, publike e madje dhe private, ndertimit te nje fasade te shemtuar te nje shteti shkarravine dhe te nje qeverie qe funksionon si organizate kriminale dhe shkaterron cdo ze ndryshe, blen cdokend e gjithcka dhe mbron zullumqaret me te paskrupullt te historise 13 vjecare post Berishe. Eshte fatkeqesi qe te rinj te moshes se artikullshkruesit ti kundervihen nje te riu qe edhe pse fatkeqesisht i mbushur me shume shume mllef( per te ardhur keq), tha ne menyren e tij te verteten e zeze qe po perjeton Shqiperia nga nje njeri qe ka ngritur kasten me te urryer dhe shtetin qe ka dale nga cdo kufi te zbatimit te ligjit dhe legjitimimit te paligjshmerise e parregullsise.
Çjan keto injoranta keshtu o popull???????? Si more djali 20 vjeç shkon pas nje te vdekuri. Jan skandale,thot qe eshte edhe student akoma me turp turp i pa degjuar.
Ja gjeten Servilat Mavi edhe djalit. Keta se kane me Berishen. Keto qenie te deformuara thjesht nuk duan fare opozite. Nuk eshte femi, por nje djale i ri, i artikuar, i qarte dhe simpatik. Gollakun qe keni ne krye te qeverise e adhuroni, o derra, o gojehale qe jeni gati te hiding vrere ngado, vetem qe te shpetoni recently tuaj te te korruptuarve e gjysmakeve.
Djali sipas shkrimit del gjysmak sepse njef vetem qeverine Rama , me siguri keshtu e kane orjentuar nuk eshte i lexuar ? Qe te dalesh ne podium dhe te flasesh pse shajne kriminelin sali duhet te ishte i pregatitur qe nga periudha e vitit 1990 -te e deri me sot . Ai me te vertete djale i ri 20 vjec por i pa formuar per moshen ? Luften dhe ndertimin e vendit pas clirimit ne aksione kjo moshe u hodh edhe me te rinj 14 vjec por ishte tjeter brez me i formuar dhe me puntor ? Djali kishte informacion vetem per qeverine Rama , prandaj Ai fjalim ishte i stisur nga ata qe i dhane te drejten e fjales dhe keshtu nuk mund ta maresh ne konsiderate ? Une Po ta kisha femijen tim nuk do ta lejoja ta perdornin tellallet e saliut se marin me qafe brezin , i mesojne parazit duke i shperblyer pa punuar ...!!!!
Ti idjot i ripjelljes! Mbaj vesh: Ramën në pushtet e mbani ju berishistët, por ti nuk mundesh ta kuptosh dot kurrë këtë se nuk ke kapacitet. Qënie tê deformuara, ka socialistê sa tê duash. Por nuk janë 100% siç janë në elektoratin e PD-së. Po ta shpjegoj; Ne kushtet e diktaturës të votoje për diktatorin Hoxha, në mos me hir në mos me pahir eshte e justifikuar( Të kujtoj qê edhe Saliu juaj ka votuar për të). Por në kushtet e demokracisê kur njerëzit e kanê informimin 360° Tê votosh pêr Sali Berishên dhe ta kesh atë busull orientimi, duhet të jesh miop politik ose injorant. Shkurt qënie e deformuar, sikurse ti akuzove komentuesit që shanin 20-vjeçarin që kishte lindur plak i deformuar, kjo jo për faj të tij por të familjes së tij gjysmake nga trutë. Por ju dumbabistët modernë mos u mërzisni, se rrugên pêr në pushtet e keni shume te gjatê, por shumë.
Mire Saliu, por po te kujtoj se edhe E. Rama ka votuar per Enverin. Dhe te gjithe qe jane mbi 60 vjeç.
Po! Por e thashe që në krye të herës që janë të mirkuptuar. Por ata që votojnë akoma për Sali komunistin, që eshte zi më zi se Enveri ata nuk i kuptoj fare.Janë ata që thotë artikullshkruesi që të rinjtë dumbabistë të PD-së janë plakur bashke me Sali komunistin.
O ti shpellari ridhjerjes nuk eshte se ja gjeten djalit,por per djalin qe eshte akoma pa u rritur te vrapoj mbas llumit te kombit te mbledhur pran shqupit eshte shum gjynah. Nuk jemi per korrupsinin,ta luftojm me shum force bile. Ti mir e ke se e ke me te degjuar çeshte korrupsioni se di çfar eshte realisht. Korrupsioni eshte pasoj e sistemit dhe nuk mbaron asnjeher vetem se zbutet her pas here. Edhe pd e famshme e di kete pune,jo se i dhimset shqiperia por i jan thare burimet prandaj bertet. Me keqardhje mund te them se shqupi aty ne bulevard e ka punen deri ne vitin 2033 te pakten duke genjyer demokratet e thjesht.
Haxhi Qamilët janë një mallkim i Shqipërisë! Sali Pyka është Haxhi Qamili i kohëve që jetojmë bile shumë më keq se ai i pari, ai e gjeti shpejt fundin, ky ka mbi 35 vjet që vazhdon rrugën e Haxhi Qamilit dhe se ka gjetur asgjë!
Mi ngu Ramen të qon në ????, të qon në beligrad e rusi , të qonë në pansllavizem, në Open Ballkan… Ta q* Ram gabbeli i shypnisë krejt granimin he pis mashkell …haaa
O, njerez, majtas e djathtas, lart e poshte, merrni fryme thelle!!! Cfare faji ka djali ne fjale?! Po sikur fajin ta kete Y-ni i babait!!!! ")
Mbyllja e ketij shkrimi eshte nje perlat me te bukur qe kam lexuar ,për përshkrimin e Salës dhe PD-së. Ai 20 vjeçari të pyesë prindërit për Berishën. Nqs ata janë me Berishên ai ska për ta kuptuar kurrë pse populli e urren kaq shumë atin shpirtêror tê familjes së tyre. Eshte ajo qê u tha në fund të shkrimit që këta të rinj që i shkojnë nga prapa komunistit plak, plaken si ai mendojnë si ai flasin si ai sillen si ai, thjesht nuk do qytetërohen kurrë. Fatkeqësi për veten e tyre dhe per Shqipërinë.
Sali pazari dhe edvin skizofreni jane asete publike e kombetare kur te vihen para drejtesise se vertete, qe te na shpjegojne se cfare pazaresh kane me armiqte e Shqiperise, ku i kane parate e vjedhura, cfare premtimesh u kane bere plehrave te botes ne kurriz te tokave, jetes dhe te ardhmes se shqiptareve! Sa u takon protestuesve te Sali pazarit, me duken si kafshe te ikura nga kopshti zoologjik! Shqiperia sot nuk ka as opozite, por as pozite. Kemi ca kuislinge, hajdute dhe tradhtare, iniorante dhe te babezitur ne dy gjysmat e PPSH.
"Suksesi" i madh i Rames i arritur ne ate Bordin e Trump - Shqiperia do dergoje bij nenash si Mish per Top atje ne Gaza per te ruajtur "Paqen" (atje ku armepushimet shkelen nga 10 here ne dite e ku viktimat nuk numerohen me) Te na rroje Rama ky Sulltan i mire qe mendon e punon vetem per interesa nderkombetare e per Paqe mbareboterore.
Tirana, meqe nuk ka para per te paguar Trumpin per Bordin e Paqes (siç kane paguar disa shtete te tjera), dergon ushtare ne Gaza. Pra, ushtaret jane ne vend te parave.
Paska lënë "gjurmë" fjalimi i një të riu "demokrat" të paguar, për ta verbuar! Fatkeqësi kombëtate të bredhësh pas një plaku, që i ka provuar të gjithë postet e pushtetit, që ca ia dha politika dhe ca ia dha pushteti përmes dhunës dhe vjedhjes më 26 maj 1996... Po çfarë ka thënë konkretisht ky djalë, që po e verbojnë lakenjtë e saliut me saliun në krye! Një tufë idiotësh me diploma të blera tek "Kristali" dhe tek "Plepat në Durrës" etj e ndjekin kriminelin e dënuar nga bota, por jo nga dreqësia shqiptare, që quhet "Drejtësi e reformuar", pa asnjë ndryshim në ngjashmëri të plotë me bandat e Qamil Haxhiut të Kavajës, duke kërkuar të vijnë në pushtet me forcën e dhunës, me bombat "molotov", me shantazh, kërcënime, me shpifje ne arrestime, me propagandë antishqiptare, me portale të qelbur dhe me të gjitha mënyrat e llumit! E mbajnë fjalimin plotë premtime për "të mirën" e popullit përpara godinës së Kryeministrisë dhe sa mbaron llapaqenëria, tundet flamuri kombëtar nga kryellapaqeni dhe nis hedhja e bombave kundër godinës dhe policisë në krye të detyrës! Fajin, që s'mund të vijnë dot në pushtet ua ka GODINA, fasada e godinës, policia në krye të detyrës?! Kjo është vetvrasja e saliut, vetvrasja e partisë, vetvrasja e elektoratit dhe verbimi i fëmijëve dhe atyre të rinjve që gënjehen me 10 mijë lekë, me 20 mijë leke, apo me premtime nesër, kur të piqen fiqtë... Populli është më i mençur se çdo politikan veç e veç dhe të gjithl bashkë! Vlerësimi i popullit sipas mençurisë së tij të pagabueshme është vendimtari dhe banda qamiliste e verbuar pas saliSloganit nuk arrin ta kuptojë këtë gjë, mbasi ca para gjingjomi, saliKatrani ua kanë errësuar sytë e ballit dhe ata të mendjes. Një parti e përçarë nga shpirtligësia e liderit, nga rrjedhja e tij si matuf, nga krimet e panumërtë, nga konfliktet e brendshëm, nga devijimi i votave brenda partisë bandë, nuk mund të vijë kurrë në pushtet. Këtë e ka vulosur mençuria e popullit, por problemi qëndron tek "Drejtësia e Reformuar": si mund të lihet i lirë një armik i demokracicë, që vret njerëz, vjedh pasuri kolosale publike për veten dhe fëmijët, shpif për kundërshtarin politik, udhëheq bandat për destabilizimin dhe pasigurinë e jetës dhe kurrë nuk i ka njohur zgjedhjet e drejta, të lira dhe demokratike? Shpallja jo e ligjëshme e kesaj partie destabilizuese është më se e argumentuar dhe normale. Pëdë është formacion privat antidemokratik, destabilizues dhe korruptiv nën drejtimin e një krimineli të konfirmuar...
Ne kohen e komunizmit u caktu dita e Enverit dhe kjo per te mos lane popullin rehat diteve te diela quhej dita e qofte largut ku cda te diele duhej te dilje ne pune per pastrim, realizim plani pa pages, e turli punesh qe njerezit te mos munde te kundershtonin i thonin dita e enverit, kete e pervetsoi qoftelargu tjeter biri i qoftelargut enver per interesat e tija personale e familjare. Mbajeni ju demokrate qoftelargun Sali e sherbeni se e meritoni nje Shpellare te tille, nje kriminel te tille, nje hajdut e mafjoz te tille, hallall ta keni kete qoftelagun pra.