Albin Kurti po përpiqet të përdorë lavdinë e familjes Jashari në Kosovë për të hequr nga gara për president Vjosa Osmanin, duke kandiduar në mënyrë të njëanshme një pjesëtar të familjes Jashari në emër të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për të zgjedhur presidentin në dy raundet e para duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë 61 vota. Albin Kurti i ka votat për president për raundin e tretë dhe i mjafton vetëm qëndrimi në sallë i partive opozitare për kuorum për ta zgjedhur atë.
Nëse ai i jep nënshkrimet Vjosa Osmanit dhe ajo hyn në bisedime me nënshkrimet me partitë e tjera, ndoshta i bën votat edhe qysh në raundin e parë. Por nëse nuk i bën votat, mund të sigurojë kuorumin më shumë se kushdo tjetër pa marrëveshje politike për raundin e tretë.
Albin Kurti, me sa duket, do që ta fusë Kosovën përsëri në zgjedhje dhe të detyrojë opozitën të votojë kundër një anëtari të familjes Jashari, që ka humbur dhe për kryetar komune e jo më për president.
Nëse ai do ta zgjidhë krizën politikisht, ai duhet t’i ofrojë opozitës presidentin dhe të bien bashkërisht dakord për emrin. Dhe nëse ai është i betuar kundër Vjosa Osmanit, le të propozojë opozita figura të tjera intelektuale që e nderojnë Kosovën së paku në arenën ndërkombëtare dhe çlirojnë raportet me Perëndimin.
Albin Kurti në fakt po shkon te familja Jashari jo për ta bërë president, por për t’ia hequr asaj statusin e familjes konsensuale në Kosovë dhe për ta kthyer në plaçkë elektorale për llogari të vet.
Sakrifica sublime e familjes Jashari për lirinë e Kosovës është pjesë e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së saj dhe nuk shpërblehet me poste politike. Askush nga ata nuk u vra që pas 27 vjetësh t’u bënte dikush djalin president. Kjo është një skemë malinje e Albin Kurtit për t’i deheroizuar jasharët dhe për t’i bërë edhe ata pjesë të baltës politike në Kosovë.
Kështu që pas disa ditësh Kosova mund të mos ketë president as nga familja Jashari, por do ketë një shije të hidhur për keqpërdorimin e tyre nga Albin Kurti. Kosova mund të hyjë për herë të tretë brenda vitit në zgjedhje, vetëm se Albin Kurti ka më shumë qejf të shijojë rezultatin pas zgjedhjeve se sa përgjegjësinë për të qeverisur. Kështu Kosova do të jetë përditë e më joserioze në sytë e botës dhe ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës gjithnjë e më të baltosur për shkak të Albin Kurtit.
Eshte koha e rrufjaneve politike o Mero djali
Albon Kurti vertet mund te kete njemije e nje te zeza. Vecse nuk eshte sharlatan!!!
Eshte akoma ma keq, eshte i shitun tek shkjau!
O lepurush ,Albini jo sharlatan që është ,po dhe koqe kandari.Të tjerë derdhën gjak për Kosovën dhe Albini vodhi frytet.
Analize exelente. Po sikur Usa ta shpalle nongrata Kurtin, a mos perseri LVV do ta rivotoje ate? Nese po, atehere kot qe presim orej dardanevevti bashkohen Shqiperise, sepse ata nuk meritojne jo vetem Republiken e dhuruar nga Usa, por as krahinen ne Serbine.
Varu hebet! S'ja vlen te merresh me talibanin Kurti. Le te nxjerrin syte, derisa ja lane Kosoven ne dore nje trapi.
Nëse pësëri mbahen zgjedhjet humbësit më të mëdhenj do të jenë Albin Kurti dhe LDK ja,sepse në rast se formon parti politike Vjosa Osmani atëherë një pjesë e elektoratit që tani është me Vv (të cilët janë ish votues të LDK së ) do ti badhkohen Vjosës ,por asaj do ti bashkohen edhe një pjesë e votuesve të LDK së dhe Albini nuk do ta arrijë kurrë më rezultstin e zgjedhjeve të fundit.
Familja Jashari mos te pranoj te keqperdoret.
Për fatë të keqë disa nga pasardhësit e kësaj familje kanë rënë në ujra të pistë.Politika intimiduese e LDK dhe VV bënë punën e vetë!
Sali berisha e Albin kurti i te njejtes rrace, kopila Serb.
Fiks ashtu eshte. Mjafton fakti qe jane jetegjate ne politike. Nje jo-spiun nuk e mbaron mandatin. Investojne 'komshinjte' dhe levizin gjithcka qe te lergohet. Ndersa plaçka e tyre rri gjithe kohes ne pushtet, edhe pse "i shan" gjithe diten ata.
Mero, jam me ty por nuk eshte faji Albinit; eshte faji i atij...Jasharit qe pranon kurtin ta propozoje. Ja ku e ke ne Tirane qe djeg çdo dite Tiranene dhe nuk i hyne as gjemb ne kembe as hu ne b... sepse Klodiani e Duamani jane pastruesit e brekeve te tij.
Familja Jashar,eshte emblematike,e pa krahasueshme me asnje familje ne historin Shqiptare por edhe ate botrore.Kjo familje edhe pse ka pasur gjitha mundesit nga partit gjoja te luftes nuk ka pranu te manipulohet,eshte distancu dhe mban qendrim te drejte lidhur me problemet kryesore te vendit sidomos qendrimin ndaj serbis,ndryshe nga shumica e komandantve te luftes te cilet per 20 vjet kane pas qendrim servil me nderombetare,kane perfitu duke mbajtur pushtetin,kane vjedhur popullin dhe Kosoven,po ashtu edhe te perulur ndaj serbis.Per 20 vjet kane ber leshime ndaj serbis gati sa Kosoven e ben te pa funksiunushem dhe te Deshtum.Albini i ktheu dinjitetin popullit dhe Kosoves.Familja e pertrire e Jasharve,eshte ne anen e drejte,anen e shtetit dhe dinjitetit,jo ne anen e komandantve kontrabandist injorant deri ne neveri.Familja Jashari,eshte ajri,nderi,krenaria,jeta e Kosoves dhe kombit Shqiptar,eshte emocion,por sot duhet pare interesin e shtetit te Kosoves ne arenen nderkombetare sidomos me USA,ky interes eshte Vjosa Osmani,per momentin vetem Vjosa eshte ajo qe ndihmon Kosoven.Familja Jashari,ka realitetin ne anen e saj,realitetin e te qenurit ikone e Kosoves,koha e Jasharve kurr nuk zbehet,ajo familje po kontribon edhe permes formave tjera,besoj do ti japin Kosoves president e udheheqesa ku do jemi krenar.
Po filluat me biografi si ne kohen e Enverit ( si te pari ashtu dhee ketyre te dyve qe mbajne peng historine) dihet fundi Historise
Nuk mund te pritet gje nga Albishti, çdo gje e keqe eshte ne natyren dhe qendrimet e tij antishqiptare!
Pse je kaq malinj njeri? Nuk te del e keqja me DOKTORIN dhe kapesh me Albinin,po shko mer njeri jeto paqe me veten, megjithese aq shume mekate ke.
Ore lere kete, po kam tre dite qe shkruaj dhe komentoj, dhe nuk i publikojne, se kam 3 DITE QE KERKOJ LLOGARI PER BLLOKIMIN E JUGLINDJES!
E drejte????????
Niko te kerkojme falje ,por ke shkrojtur si Vrenozi andaj te kane ngateruar.Niko a i din ato varrgjet ku thuhet: Qj Dudi,moj Dudi ,ku ta ve une e ku pjerrdh ti.
Nese e bejne nje nga familja Jashari po i mbyllin dhe gozhden e fundit UCK dhe heroi kryesor del ALBIN KURTI dhe lufta qe u vrane qindra njerez te pafajshem u be kot dhe faji eshte i perendimit