A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si "presidente e SHBA" në Kosovë

22 Shkurt 2026, 20:09Editorial Mero Baze

Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot procesin e konsultimit me opozitën rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Është një proces formal në kushtet e një ndarjeje të thellë mes opozitës së përçarë dhe pushtetit të konsoliduar të Albin Kurtit.

Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme për të shmangur shkuarjen e Kosovës për herë të tretë për thuajse një vit e gjysmë në zgjedhje, duke konfirmuar nga njëra anë shumicën e qëndrueshme të Albin Kurtit dhe nga ana tjetër paqëndrueshmërinë e konsoliduar të Republikës së Kosovës, e cila prej më shumë se një viti vazhdon të bëjë zgjedhje pa ndryshuar asgjë.

Gjithë debati është a do zgjidhet një president në marrëveshje me opozitën, apo do tentohet të zgjidhet një president i Albin Kurtit përmes pazarave me individë nga opozita.

Proceduralisht, Kosovës i duhet një kuorum prej 80 vetësh në dy raundet e para të votimit për presidentin dhe në raundin e tretë i duhet një minimum prej 61 votash për t’u zgjedhur. Albin Kurti i ka votat për të zgjedhur presidentin në raundin e tretë.
Gjithë sekreti është a do t’i grumbullojë 30 nënshkrime për Vjosa Osmanin që ajo të hyjë në garë apo këtë do t’ia lërë opozitës, duke dhënë sinjal që nuk e do Vjosa Osmanin presidente.

E gjithë çfarë Vjosa Osmani ka prodhuar në mandatin e saj si presidente është qëndrimi i ndryshëm me Albin Kurtin vetëm në raport me SHBA. Dhe së fundmi në Uashington ajo mori një mbështetje të re nga presidenti Trump, i cili i përmendi se “nëse keni një problem me Serbinë, më telefono”, një sinjal që ajo është njeriu i tyre në Kosovë.

Kështu që situata bëhet dhe më provokuese për Albin Kurtin. Atij i duhet të pranojë një presidente të SHBA në Kosovë, e cila bëhet edhe më provokuese kur merr mbështetje dhe nga Edi Rama.

Për këtë arsye bisedimet me opozitën janë formale. Ato po bëhen vetëm se Albin Kurti nuk e ka ndarë mendjen ta bëjë apo jo Vjosën presidente. Nëse ai do ta kishte ndarë mendjen, i mblidhte 30 nënshkrime dhe nëse dështon në dy raundet e para, në raundin e tretë e zgjidhte presidente.

Opozita nga ana e saj është e përçarë dhe në këtë pikë, jo rreth Osmanit por rreth të ardhmes së tyre. Ramush Haradinaj ka kërkuar të bëhet president, por ende nuk ka një konsensus për të nga PDK dhe LDK. Kjo i krijon më shumë hapësirë Albin Kurtit të shmangë bojkotin e dy seancave të para si e vetmja mënyrë që të dështojnë zgjedhjen e presidentit.

Kështu që tani më shumë se sa një test për të zgjedhur presidentin, procesi i zgjedhjes së presidentit është një test për raportet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Fraksioni politik i Vjosa Osmanit brenda qeverisë Kurti nuk është me të. Donika Gërvalla do të ishte e lumtur që ajo të mos zgjidhej presidente.

Albin Kurti po ashtu do të ishte i lumtur të zgjidhte dikë nga familja Jashari që dhe të duket qeveri patriotike dhe të mos ketë më ndërmjetës për të folur me Uashingtonin dhe Brukselin përveç vetes. Kështu që i gjithë ky proces nuk është aq shumë një proces për të zgjedhur Vjosa Osmanin, por një proces i Albin Kurtit që po tenton të heqë qafe ndërmjetësit e tij me Uashingtonin dhe Brukselin, me qëllim që ata të flasin vetëm me atë.

Dhe që të jemi të qartë, nëse shkohet në zgjedhje të reja, që do të ishte skandal, nuk shkohet aq shumë për shkak të opozitës, por për shkak të mosdurimit që Albin Kurti ka për Vjosa Osmanin, e cila po përpiqet t’i imponohet si presidente e SHBA në Kosovë. Dhe kjo ia ngre nervat pasi ai bashë kundër SHBA e ka fituar atë shumicë që ka.

 

24 Komente

  1. a
    arvanitasi

    poshte sllavo komunistat

    Përgjigjjuni
    1. x
      x

      Ore duan ushqim ripjellesit, se nuk ngeli 1 rruge e vetme ,1 ure e vetme, 1 tunel i vetem ndertuar nga rilindja pa u care shembur shkateruar. O mero ,po qeverise shtetin ,me makuterine e nje pushtusi, me legene fejsbuku te tipit zeqine heret e vone cdo propagande do te iki per lesh. Mero ka rene shteti i tere o mero mavria qe meresh me bolet e albinit! Ndertoi saliu rrugen e kombit me tunele e ura asnje dem, ndertoi rrugen dhe tunelin e elbasanit asnje dem, ndertoi rrugen e vlore asnje dem. Ripjellja nderkohe: rruga korce erseke per lesh, rruga e arbrit 13 vjet ,pervec skarpatave qe kane filluar te shemben, brenda tunelit futet uje dhe anet kane filluar plasariten. Rruga thumane kashar po ece mbi 100 km/ore mund te ikesh ne cdo moment per lesh. Rruga qukes qafe plloce e gjitha e pa qendrushme. bllokohet trafiku i gjithe juglindjes se shembet ura sepse rruga e re eshte skandal. tuneli i llogarse fut uje, sepse sipas grekut nuk kane vendosur hekur. rruga nga vlora ne pocem per lesh. Rruga nga vlora per himare nga kuci per lesh. Nderkohe qe rruget qe saliu la rrugeve jo vetem qe jane nja 10 here me te lira se rruget e ripjelljes, po jane 10 here me te sigurta, dhe me e rrendesishmja nuk eshte prishur asnjera O MERO MAVRIA, ME GJITHE MAVRITE E RIPJELLJES QE SHTETIN E KUJTONI VETEM FEJSBUK.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Enveri

        Poshte Venizellos e Dobrolovici!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardanet e LVV do ti bien murit amerikan me koke

        Kurti duhet te beje kujdes se per shumicen e tij nuk pjerdh as Usa e as BE. Per Kosoven Usa e BE bashkohen vetem ne faktin we nuk e duan Kurtin! Prandaj Kurti duhet te mendohet mire, sepse nuk ka kthim pas po e beri gabim edhe kesaj here! Sikur edhe 30 vite te fitoje si KM, Kurti nok do mundet te flase direkt me Ameriken. Dhe pa Usa, Kosova eshte e mbaruar.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhemilja nga Kurveleshi

          Çka po e mundon Edi Ramçn? Nëse beson në pafajësi - pse kërkon ndërhyrje politike? Pse jo apel? Pse jo argument? Pse “aman, në emër të Zotit, bëj diçka”? Çfarë do të thotë “bëj diçka”? Ta marrë Trumpi gjykatën në telefon? T’u thotë gjyqtarëve: mbylleni rastin? Çfarë është kjo kërkesë e tij? Që presidenti amerikan t’i thotë gjykatës: “Lirojeni Thaçin, se po ma kërkon Rama”? Dhe gjykata të përgjigjet: “Po, shef”? A është kjo dashuri e tij? Frikë e tij? Interes? Pse i bërtet drejtësisë? Po mbron një njeri apo po mbron një marrëveshje që nuk po thuhet? Nëse ka pasur projekt për amnisti reciproke, le të thotë. Nëse s’ka pasur - pse kaq panik? Pse kërkon ndihmën e Trumpit publikisht? Pse jo në mënyrë diskrete, në kanale diplomatike? Nëse është çështje serioze shtetërore, zakonisht trajtohet në heshtje. Kur bëhet publike, bëhet për publikun. Pra: Nëse Gjykata e Hagës është e padrejtë. Pse nuk kërkon procedurë ligjore? Pse nuk kërkon apel? Pse nuk kërkon ekspertizë? Pse nuk kërkon gjykatë mbi gjykatën? Pse s’kërkon: rishqyrtim, mekanizma ndërkombëtarë - çfarëdo që parashikon rendi juridik? Pse kërkon Trumpin? Më e çuditshmja: guximi për ta trajtuar Trumpin si një lloj diktatori me telefon, si “bandit” që ndërhyn në gjykatë dhe e rregullon drejtësinë me urdhër. Po çfarë po kërkon realisht? Dhe pse pikërisht Trumpi? Kur Trump ishte kandidat i republikanëve për president të SHBA-së, Edi Rama e quajti Trumpin “turpi i njerëzimit”. Dhe u lut: “Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trumpin për president.” Tani po e shfrytëzon antipatinë e Trumpit ndaj Jack Smithit si trampolinë emocionale. “Aman, për inat të Jack Smithit, bëhu budalla!” Dhe pyetja që nuk po bëhet: A ka pasur ndonjëherë një projekt politik për një marrëveshje Kosovë-Serbi, ku krimet do të “amnistoheshin” reciprokisht në emër të stabilitetit? Në atë marrëveshjen fantazmë, që s’e pa kush: a ka pasur diskutime për “mbyllje kapitujsh” pa drejtësi të plotë? A është kjo arsyeja e këtij nervozizmi? Në vitin 2018, Shtëpia e Bardhë filloi një proces rishikimi të marrëveshjes Kosovë-Serbi. U bë një projekt-marrëveshje që propozonte: • njohje reciproke Kosovë-Serbi; • një amnisti të përhershme për aktorët e luftës nga të dy palët; • një shkëmbim territori. Pra, është panik. Çfarë paniku është ky që e shtyn një kryeministër të sulmojë një gjykatë ndërkombëtare dhe vendet që e kanë mbështetur atë? Edi Rama ka ardhur me helikopter në Prishtinë për ta bindur Hashim Thaçin ta votojë Gjykatën Speciale. Çka kërkon tash? T’i shpallë pafajësinë me dekret? Kush? Pse? Nëse gjykata është e padrejtë - a luftohet me fyerje? Nëse është e drejtë - pse frika? A është kjo mbrojtje politike? Solidaritet personal? Çka është? Çka po e mundon Edi Ramën? Dhe çka fiton duke e bërë veten sharlatan botëror, kur e di se askush s’e merr seriozisht, përveç folkloristëve shqiptarë që me protesta i bashkojnë ata që i ndau gjykata? Dhe këtu fillojnë pyetjet e bezdisshme: A është kjo magjepsje politike? A është kjo nevojë për të qenë “hero” në një histori që s’është e tij? Apo thjesht frikë nga heshtja - frikë se mos populli, për një çast, fillon të dëgjojë gjykatën? Sepse ka një gjë që tingëllon keq: kur je i sigurt në pafajësi, zakonisht nuk kërkon ndërhyrje - kërkon prova. Pra, çka fiton Edi Rama? Kur punonte për ndarjen e Kosovës, Vuçiqin e quante “vëlla”. Atëherë kur Hashim Thaçi gjunjëzohej para pllakës përkujtimore të serbëve të vrarë, me mbishkrimin: “U vranë nga terroristët e UÇK-së”! Sepse këtu nuk është çështje “dashurie” për Thaçin. Këtu është çështje interesi: “A e mban në mend kur t’putha - shkova! Pikë më së pari - unë i mjeri. Në Tiranë ushtar qëllova. S’pate besë e më tradhtove.” P.S. “Nëse ky është fundi, do të thotë nuk ishte dashuri.” - varg serb AUTOCENSURË: E lashë pa e shkruar kallëzuesin.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sllavo Komunistet Turko Mongole

            Kimete Berisha

            Përgjigjjuni
            1. C
              Chemili

              Xhemile moj xhemile,,, po oyet kola po ku je,,,, me bagti n’male t’Tepelenes,,, pse ja fut si kau peles….

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bureto

              Varësisht nevojave politike për diversion nga alias "patriotë" në Shqipëri dhe Kosovë, rëndom në vend të togfjalëshint "shkëmbim territoresh", përdoret togfjalëshi "ndarje e Kosovës", që nënkupton Veriun e saj për t'ia kaluar atë medemek Serbisë?! Kjo djallëzi i atribuohet në mënyrë konsistente veçanërisht dyshes Thaçi-Rama, kur dihet botërisht se i pari që e hodhi këtë ide ishte Riçard Grenell, i dërguari i posaçëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, i Presidentit Tramp gjatë mandatit të parë. Kjo është e vërteta, dhe në kushtet kur kufiri Kosovë-Serbi eshtë ende i pa definuar, shkëmbimi i territoreve mund të bëjë sens, nëse kjo do lindtte nga një marrëveshje dypalëshe e negociuar, nën mbikqyrjen e Uashingtoit dhe Brukselit. E pea kjo, nëse do lipsej, kurrsesi nuk nënkupton ndarjen e Kosovës sipas oreksit të Serbisë. Këtë deri më sot nuk e ka thënë askush, si nga shqiptarët ashtu dhe nga ndërkombëtarët, përveç zërave andej dhe këndej kufirit që duan të mbjellin urrejtje dhe përçarje midis vëllezërve për qëllime politike. Nëse ky është qëllimi, Zoti i mallkoftë.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqipnja nga Prekazi

                O zonja Xhemile nga Kurveleshi keni shkruar gjithë kete çarçaf per te na treguar se nuk jeni vetem kundër Edi Rames (dhe për këtë keni arsyet tuaja e askush nuk mund t'ju kërkoj llogari)por dhe kundër UÇK-së e Kosovës.Prokuroret e Hages nuk kane kërkuar as me pak dhe as me shume se sa te paraqesin UÇK -ën organizatë terroriste dhe krijimin e shtetit te Kosoves te paligjshëm.Tamam ate qe thotë Beogradi.Kjo fshihet pas gjithë atyre pytjeve që ju gjoja ju i drejtoni Edi Rames e qe jeni munduar ti veshni me vello dipllomatike ,juridike e te një morali fallcoNe mes reshtash te çarçafit tuaj nuk është vështirë te shquhet tmerri qe ju ka përfshirë se mos valle gjykata i shpall te pafajshëm komandante e UCK-së.

                Përgjigjjuni
                1. Çashtu per zotin oj Xhemile çashtu

                  çashtu. Zoti te falte !

                  Përgjigjjuni
                2. H
                  Haqiu

                  Flamur Noka ka rrahur police, ka djegur karrike, ka ber shurrin te gardhi parlamentit e sa e sa vepra heroike per me e çliru Shqiperine nga diktatori komunist Edi Rama. Mos hani mut mi pergoju Flamurin se ky jau qin nonen edhe grat ne shpi. Rrnoft ikona e demokracis Flamur Noka.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pinikio

                    Xhemilee! Mbështeti këmbët mirë në tokë,mbushu thellë me frymë,këthjellohu,mundohu të kuptosh qartë ç’flasin të tjerët,natën e mirë.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kris

                      Na bere te qeshim o Mero me mbeshtetjen qe rilindasi Edvin i jep Vjosa Osmanit Vjosa e meriton vete dhe thesi me kashte i rilindasit nuk vlen fare ne kosove,me ate mund te ushqehen vetem hajdutet rreth tij

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Istitucioni është i rëndësishëm jo individi

                        Po ku është problemi se kë do zgjedhi Kurti presidente A i ka fituar zgjedhjet Amerikanët po e duan Vjosën dhe po nuk e zgjodhi Kurti le ta marin në Amerik në depattamentin e Shtetit Istitucioni është i rëndësishëm Jo individi

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Castriotas

                          Edvini nuk po le gje pa bere te percaje Kosoven, te percaje Albin e Vjosa osmanin! Synon kalimin e vjoses nepermjet turli lloj shantazhesh e aludimesh qe ta kaloje ate jo ne krahun e uck, por te hashim serbit! Tentoi te perdore dhe Trump per kete ceshtje! Por e ka kot! Ti je turpi, tradhtia, hainia, inioranca, semundja, e shkuara e larget e koherave....! Kosova, Albin e Vjosa te kontriboje dhe ne spastrimin e Tiranes nga tradhtia, ESHTE dhe ne te miren e tyre, te Kosoves e shqiptarise. Zoti bekofte e mbrofte Shqiptsret nga gjarperinjte e edenit....!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Por mor po

                            Vjosa eshte gjak dardan, pse ajo ti ka fajet pse shemben rruget tek ne apo pse ajo ka shume me shume popullaritet se cdo president e politikan qe ne kemi patur !!! Mesoni pak nga Dardanet si behet e drejtohet shteti !

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bero Maze

                              A do te mundet Edi Rama te heqe qafe Bela Ballukun apo do merret ne qafe prej saj, kjo eshte ceshtja!

                              Përgjigjjuni
                              1. ⠀⣠⣶⣿⣿⣿⣷⣤⡀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⢀⣾⡿⠋⠀⠿⠇⠉⠻⣿⣄⠀⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⢠⣿⠏⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠙⣿⣆⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⢠⣿⡏⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠸⣿⣆⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⢸⣿⡄⠀⠀⠀⢀⣤⣀⠀⠀⠀⠀⣿⡿⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠻⣿⣶⣶⣾⡿⠟⢿⣷⣶⣶⣿⡟⠁⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡏⠉⠁⠀⠀⠀⠀⠉⠉⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⠀⡀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⠀⠀⠀ ⠀⠀⢀⡇⠀⠀⣿⡇⠀⢀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⣿⡇⠀⢸⠀⠀⠀ ⠀⠘⡆⠀⠀⠀⣿⡇⠀⠀⢣⠀⠀⠀⢯⡀⣿⡗⢏⠀⠀⢠⠒ ⠒⠒⡕⠄⡀⠀⣿⡇⠀⠀⣸⣿⠀⠀⠐⠆⣿⡇⠀⠓⡤⠈⡆ ⠀⡸⠀⡄⠈⠁⣿⡇⢀⣴⣿⠇⠀⠴⠀⠀⣿⡇⠉⠁⢀⢠⠃ ⠀⠉⠁⢀⣠⣴⣿⣷⣿⠟⠁⠀⠀⠀⠀⠀⣿⣧⣄⡀⠀⠀⠀ ⠀⢀⣴⡿⠛⠉⠁⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠄⠀⢀⠈⠉⠙⢿⣷⣄⠀ ⢠⣿⠏⠀⠀⠄⠀⠀⠈⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠙⣿⣆ ⣿⡟⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠁⠀⠐⠀⠀⢹⣿ ⣿⣇⠀⠀⠀⠄⠀⠀⢸⣿⡆⠀⠀⠁⠀⠀⠀⡀⠀⠂⠀⢸⣿ ⢹⣿⡄⠀⠀⠀⠀⠂⠀⢿⣷⠀⠀⠀⠀⠁⠀⠀⠀⠀⢀⣾⡿ ⠀⠻⣿⣦⣀⠁⠀⠀⠀⠈⣿⣷⣄⡀⠀⠀⠀⠀⣀⣤⣾⡟⠁ ⠀⠀⠈⠛⠿⣿⣷⣶⣾⡿⠿⠛⠻⢿⣿⣶⣾⣿⠿⠛⠉⠀⠀

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shkumbin

                                  Plera Kurti dhe zgardaballa GËRDALLA bëjnë ligjin në Kosovë....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Teqiu

                                    ????

                                    Përgjigjjuni
                                  2. U
                                    USA citizen

                                    Si ka mundesi qe vllehet ne shqiperi, sipas censusit zyrtar te vete Edvinit ne 2023,jane 2500 vete, me pak se 0.1 perqind e popullsise dhe kane pothuaj gjithe pushtetin ne Shqiperi? Mos e quajne vete si kopile te Romes ketu dhe BE per kete shkak na i dashka e mbeshtetka? Por ky eshte APARTEJD!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nikua pe Korce

                                      O Mero lepiresi i Rames! Lere Kosoven se i zgjidhin vete ata hallet e tyre, nuk kane nevoje per mendte e tua. Merru me Juglindjen o idiot! Se ka dite qe eshte bllokuar tere qarku, nga rruget e asaj karaputanes qe deri para pak kohe nuk e permendje dot, kurse tani e mbron edhe me shume se c'mbroje Lal Zdromsin. Nese ke kellqe dhe nuk je i tredhur nga Rama-Balluku (megjithese dyshoj fort se je), bej nje shkrim dhe kerkoi llogari kesaj qeverie, se si brenda harkut kohor te me pak se 3-4 muajve, ato rruget e ndertuara me aq propagande nga Rama-Balluku, jane zene, shembur, shkaterruar dhe e kane bllokuar gjithe rajonin e Juglindjes te pakten 3 here. Dil fol per kete! Dil po pate kellqe dhe kerkoji llogari Kryeministrit. Po te jesh burre tamam, dil dhe kerkoja pergjegjesine Ballukut pikerisht per kete deshtim fatal. Sikur e pafajshme te jete ne te gjitha akuzat e tjera te SPAK-ut, ajo kurve duhet ta jape doreheqjen vetem per kete gje! E disata here qe bllokohet qarku, dhe nuk mban asnjeri pergjegjesi. Pale, kemi edhe nje palo-korcar, qe e turperon Korcen si Niko Pe Leshi, qe gjysem fjale nuk thote per katastrofat qe ndodhin nje pas nje. Parti hajdutesh! Parti kellirash! Edhe publikoji komentet, mos i fshi si skuth!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fshatari

                                        As Albini nuk e heq dot Vjosen e as Vjosa nuk e heq dot Albinin dhe as populli nuk heq do asnjerin apo te dy. Sepse Kosova nuk eshe nje vend me vete, i lire, e mos varum. Kosova eshte nje krahine autonome ne varesi te shteteve qe pas luftes per pavarsi me Serbine, ja besuan sigurimin e vendit atyre vendeve. Kosova kaloj nga krahine autonome e Serbise ne krahine autonome te NATO's, dhe si ne kohen kur ishte krahine autonome e serbise, ku Sebia vendoste drejtuesit e saj edhe sot njesoj. Perfitimi nga e gjitha kjo eshte se kaluam nga nje varsi e keqe ne nje varesi me te mire, por prape nuk jemi te pavarur te vendosim per udheheqesit tane. Pra cdo debat eshte i kote

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Për më të mirën

                                          Mero je brilant në shkrimet që bënë por Vjosa nuk do zgjidhet presidente për shkak të momentit dhe konjukturave të çastit Është në momentin e keq të sajin për sa i përket zgjedhjeve në Kosovë

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje