Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

26 Shkurt 2026, 19:13Editorial Mero Baze

Kryeministri Edi Rama mbajti ndoshta fjalimin më të gjatë të jetës së tij për drejtësinë, në përpjekje për të kufizuar pushtetin e drejtësisë që të sillet si pushtet politik, për të kufizuar politikat represive ndaj qytetarëve dhe të drejtave të tyre themelore, si dhe për të hequr drojën e bërjes betejë publike me drejtësinë në emër të mungesës së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Së pari ai u përpoq të mbrojë fabulën e drejtësisë së pavarur e cila duhet të mësohet të mos marrë atributet e pushtetit politik. Duke e ilustruar me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, atë të pezullimit të një zyrtari të lartë, atë të përpjekjes për të caktuar rrogat me vendim gjykate si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që merret me organizimin e Komisioneve parlamentare, ai ilustroi përfshirjen e drejtësisë në organizimin e shtetit, në financa dhe në jetën parlamentare. Kjo ka ndodhur dy muajt e fundit, dhe nuk ka aq shumë lidhje me persona konkretë, por me dëshirën e drejtësisë për të qeverisur vendin. Gjykimi për pezullimin apo jo të një anëtari kabineti nuk ka lidhje me Ballukun, se ajo as e shpëton dhe as fajëson atë, çfarëdo vendimi të jetë, por ka lidhje me faktin se kush vendos për atë që do jetë në kabinet, kryeministri, populli apo gjykata. Dhe Kushtetuta ia ka dhënë popullit dhe kryeministrit atë të drejtë.

Se sa do jenë rrogat e gjyqtarëve, është një çështje e pushtetit ekzekutiv dhe Ministrit të Financave, jo hallexhinjve që marrin rrogat milionëshe si gjyqtarë dhe që shpesh harrojnë t’i marrin se nuk iu duhen.

Se si ndahen komisionet parlamentare apo si e kanë emrin, është çështje banale e Byrosë parlamentare dhe jo e Gjykatës Kushtetuese. Këtu nuk hyn askund Belinda dhe as Rama. Këtu është një pushtet drejtësie që mendon se kanë të drejtë të marrin vendime për çfarëdo gjëje që t’u kërkosh. Dhe këtë e bëjnë në emër të pavarësisë së drejtësisë. Në fakt është në emër të anarkisë së drejtësisë.

Kauza e dytë e Edi Ramës në betejë me drejtësinë, mbetet SPAK-u dhe politika represive e tij. Këtu debati nuk është si do bëjë qeveria betejë me SPAK, por si të vendosen disa rregulla që njerëzit të kenë mundësi të mbrohen kur akuzohen. Dhe të mbrohen në mënyrë proporcionale me fajin që supozohet se kanë.

Politika e SPAK në Shqipëri ka krijuar probleme me moskrijimin e standardeve unifikuese të hetimit, dhe përdorimin e shantazhit dhe paraburgimit, si mjet për të arritur tek objektivi i paravendosur i tyre ndaj një çështjeje. Shumica e hetimeve të SPAK nuk ka nisur nga prova të rëna në dorë të SPAK, por nga dëshira për t’u marrë me çështje që i përzgjedh prokurori dhe pastaj pasi shpërndan fletë-arreste, bastisje shtëpish e shantazhon dëshmitarë, fillon të formojë lëndën për veprën penale.

Beteja me mangësitë e drejtësisë fitohet në emër të halleve të qytetarëve, pasi ata po provojnë mungesën e drejtësisë. Prokurorët tanë, të vetmin model që kanë në kokë është ende hetuesia e komunizmit. Nuk ua heq dot nga goja fjalinë: “unë të hedh hekurat, unë të hedh çelësat në det, unë të bëj të mos shohësh më dritën e diellit”. Për këtë duhet bërë betejë publike, pa asnjë drojë se quhet presion. Të drejtat e njeriut janë shtylla kurrizore e një shoqërie demokratike që e dallon atë nga diktatura. Beteja për to është detyrim, edhe pse në mendjen e prokurorëve e gjyqtarëve tanë ato shkaktojnë të qeshura.

Heqja e kompleksit për betejë publike me shkeljet e të drejtave të njeriut, është një fitore për qytetarët shqiptarë, jo për qeverinë. Nëse heshtim në emër të pavarësisë së drejtësisë, kur SPAK shantazhon apo kufizon të drejtat themelore të njerëzve nën akuzë, i kemi hapur rrugën një sistemi që e kemi përmbysur njëherë dhe jo Evropës.

Së fundmi Edi Rama foli si garant i Reformës në Drejtësi dhe i përsosjes së saj përmes ndryshimeve ligjore nëse lind nevoja.

Zbatimi i deritanishëm i Reformës në Drejtësi ka nxjerrë në dukje plot vrima të zeza të Reformës në Drejtësi, që e bëjnë atë të prodhojë këtë anarki në dhënien e drejtësisë, që të bëjë stok 200 mijë dosje, që të krijojë procedura të tmerrshme vonese duke shkuar deri në Gjykatën e Lartë e duke u rikthyer tek shkalla e parë, duke humbur shpresat se një gjyq mbaron sa të jesh gjallë.

Ndryshimet ligjore duhen së pari për të garantuar të drejtat themelore të qytetarëve që preken nga kjo politikë represive dhe nga korrupsioni i rritur në drejtësi. Dhe për këtë duhet të bëjë betejë me gjykatat më shumë se me SPAK dhe duhet t’i çlirojë ato nga diktati i përgjimeve të SPAK.

Politika represive e SPAK ka rritur çmimin e prokurorëve të rretheve dhe gjyqtarëve kudo në Shqipëri, duke bërë që një punë që zgjidhej me pak lekë tani zgjidhet me pesë herë më shumë. Ky është efekti i parë i Reformës në Drejtësi, rritja e çmimit për të dhënë drejtësi. Ndaj ndryshimet ligjore të propozuara nuk duhet të jenë spontane dhe as me mendtë e atyre që nuk shkohet as në hale.

Ndryshimet duhet të prodhojnë një drejtësi më direkte, për ta bërë fatin e qytetarit më të pavarur nga tekat e një prokurori apo gjyqtari, për të instaluar praktika detyruese për pushtetin e drejtësisë për të respektuar afatet dhe për t’iu dhënë përgjigje në kohë problemeve me drejtësinë.

Ndryshimet nuk duhet të jenë një rast i shpërdoruar. Nëse bëhen duhet të jenë sa më gjithëpërfshirëse, sa më të pranuara dhe mbi të gjitha të forcojnë drejtësinë e re duke shmangur abuzimet. Propozime gjysmake si ato që mbrojnë nga pezullimi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kur askush nuk ka nevojë ta pezullojë, se e arreston, janë banalitet që tregojnë halle personale jo parime. Ndryshe do të prodhojmë një bazë ligjore edhe më të keqe se kjo që kemi bërë, duke mos shpëtuar askënd nga padrejtësia dhe duke e bërë politikën “bashkëvuajtëse dhe bashkëfajtore me drejtësinë”.

52 Komente

  1. G
    Gjin Nua Frroki

    Ku ishe, Hiç gjakundi, e ç’bëre, Asgjë, Tërli e Vërli, Hajde ja fusim një Pordhe dhe Fillojmë nga e para…..Do bëjmë shtet, oh more oh…….

    Përgjigjjuni
    1. b
      bah

      E vertete.Ky ka qene fjalimi me i gjate dhe qellimisht ne menyre djallezore me kontradiktori. Pra Rama na u ankua ne per gjendjen e palo drejtesise qe ai ndertoi.Na u ankua ne qe palo drejtesia e tij po mbyll syte perpara masakrave shteterore te 21 Janarit e Gerdecit. Por ne te njejten kohe u mburr qe eshte merite e tij qe kjo palo drejtesi egziston dhe ai do te vazhdoje ta mbeshtese kete palo drejtesi. Pra ne jemi fajtore qe kjo palo drejtesia egziston pasi zgjodhem nje palo kryeminister qe na doli me frikacak se Fatos Nano. Nuk do jete cudi qe nje dite edhe ky do vishet si grua e do arratiset nga Shqiperia kur Sala ti coje shpellaret e tij mbi tanke tek zyra.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeus

        Me pak fjale nje fjalim prej nje shejtan budallai

        Përgjigjjuni
        1. H
          Homeri

          Nje fjalim prej sharlatani!!!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kallarja kuqe

          Nano kishte ca kishte, topet i kishte hekur, dhe per rrjedhoje tolerancen maximum. Ky dhe ai plaku mere e kane tolerancen 0 dhe friken maximum. Perpeliten te dy se mos bien nga fiku. Te dyve i ka ardh fundi edh prape nuk terhiqen per qamet. Se po rane do ja q… belane.

          Përgjigjjuni
        3. S
          Sokrati

          Duhet Riveting i juristëve: gjykatës-prokuror-avokat dhe dënimi i atyre që përjashtoi vetingu i parë për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe përfitime të paligjëshme

          Përgjigjjuni
          1. E
            Enveri

            Mero, ky ishte artikulli me i dobet i gjithe karrieres tende! Nuk e dija qe ishte kaq naiv, po pse ti shpreson se dicka qe ka lindur e vdekur mund ta permiresojme duke i vene mballoma? Jo i dashur, ti e di qe shefe kuadri e padeklaruar e kesaj drejtesie ishte Argjita Berisha? Ky populli eshte violentuar per vite me rradhe nga i ATI, duhet qe edhe te gjykohet e denohet nga gjyqtaret e tyre plepista? Ne fazen e pare te kesaj drejtesie Kryeministri e perdori kete drejtesi edhe nepernjet atij qe nuk e begenisin as ne hale, Ulsiut, eliminoi kundershtarin e tij te vetem (Erjon Veliaj), mbasi fale Spakut qe nuk e ka ndermend te merret seriozisht me krimet e Vicidolit, me Saliun per alle ai fiton edhe per 100 vjet. Si perfundim, taksirat qe ky populli duhet te duroje akoma Edi Ramen, Saliun me gjithe familjen, Dumanet, Dadot dhe Banet me gjithe koleget e tyre fajdexhinj ...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dhë Pështan Tribune

              Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor....na mallëngjeve o shoku Ymër Gël Baze..spo mbajmë dot lotët. Ai, I gjithëpushtetshmi, hundëploti, zoti i Sure(a)lit , burri I Linditës mund të zvarritet lakuriq në dysheme, të ulërijë si çakall, të tërbohet dhe të kafshojë. Nuk e ndalon dot njeri.. është gjëja më e zakonshme ose më e zakonshme për tu bërë nga Ai. Ka një liri Ai, palloshi suprem, që as socialistët nuk e kanë ëndërruar ndonjëherë.”. Ti pse je I shqetësuar. Pasuria që ke vënë ta siguron që shqetësohesh kot për "vuajtjet" e shokut Edver.

              Përgjigjjuni
            2. p
              poshte komunizmi

              e ke qare o Mero

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Vertet e ka qare. Perpjekje titanike per te mbeshtetur Pallloshin. Mero thote se politika represive e SPAK ka rritur çmimin e prokurorëve të rretheve dhe gjyqtarëve kudo në Shqipëri, duke bërë që një punë që zgjidhej me pak lekë tani zgjidhet me pesë herë më shumë. Pse nuk i denoncon me emra zoti Baze. Nese ke informacion dhe nuk e denoncon, minimalisht nuk i sherben vendit dhe sistemit qe duam te ndertojme. Ne shkrimin tend hidhesh nga dega ne dege. Hallin e ke vetem me SPAK dhe here mallkon 200 mije dosjet stok qe nuk jane te SPAK, here prokurorite dhe gjykatat lokale, here flet si dashnor i lirive dhe te drejtave te njeriut dhe ku, ne nje vend ku 80 % e miletit jane te prirur per korrrupsion. Jo keshtu Mero.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sali Ram (a) Berisha

                https://www.youtube.com/watch?v=HgUhDZc7u28

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Open Al

                  Drejtësi në Shqipëri do të ketë vetëm kur prokurorët dhe gjykatësit të jenë 7 breza qytetarë...sepse nuk mund të japë drejtësi dikush që jeta është treguar e padrejtë me të (kam parasysh këtu ca Spak-istë serioz që dashnoren e parë kishin dhinë ,shtëpi kishin shpellën ndërsa idhulli i tyre ishte ariu)

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kallarja kuqe

                    Gjigand komenti!! E di ku i bie Shupenza? Futu n’google maps edhe e kupton ku ka kalu rinine tjetri. Aty zbret dhia me frena dore nga Mali.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fshatari

                      ???????????????? Oh sa të rallë i kemi qytetarët! Dhe të tillë nuk janë ata që kanë zbritur në qytet as këta tridhjetë vite e as ata të ardhur pas 1944-ës. “Ikëm ne nga fshati por nuk iku fshati prej nesh” Dritëro Agolli

                      Përgjigjjuni
                  2. B
                    Bake

                    Drejtesi ne Shqiperi do kete Kur te mos kete asnje Prokuror dhe Gjyqtar Shqiptar te pakten per 20 vjet sa te qerohen keta PLERAT qe jane sot ne sistemin e drejtesise

                    Përgjigjjuni
                    1. @
                      @.

                      Fiks Bake keta qelbesira kan shkateruar ç’do gje. HAJDUTE

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zeus

                        Drejtesi dhe Shtet te se drejtes plus nje Shtet te zhvilluar do te ket vetem kur 90% e popullsise te mos jet shqipkare!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shvejku...

                          Shqipkar je ti robshkerdhym

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Drejtesia e Saliut po shkaterron shtetin demokrati

                          Bravo, dhe zgjidhja eshte ta japim si shtet drejtesine me koncesion tek Gjermania! Ndryshe Rama mund te jete KM i fundit para se Shqiperia te bjere ne amarki. Plepistat e drejtesise bashke me familjen nongrata do ti permbyse njehere e more, por anarkia do shperbeje edhe shtetin demokratik. Rama duhet te premtoje se, ne rast nevoje, do jete vete ai qe do udheheqe ortekun popullor kunder familjes nongrata dhe drejtesise se re qe defacto eshte prone e kesaj familje antishqiptare te krimbur ne vrasje e korrupasion.

                          Përgjigjjuni
                        3. L
                          Ladi

                          Te lumte Mero, bravo V Bake

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sass

                            SPAK kunder rendit kushtetues,nese nuk ndryne me force qeveria e votuar me 83 mandate fati i shqipetareve eshte ne rrezik,nje prokuror i SPAK kishte shantazhuar nje bissnesman per 1 milion euro imagjinoni se cfare padrejtesie bejne per qytetaret e thjesht,kjo drejtesi duhet zhbere sepse po rrezikon qenjen e shtetit. Cdo nenpunes, kryetar bashkie ,minister apo kushdo tjeter do te merren te pandehur vetem e vetem qe kjo qeveri te bie dhe te fusin vendin ne lufte civile

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlora 97

                              Mire keq ate Spak kemi Fakti qe jan ber gjith qelbsirat bashk kunder tij eshte ogur i mir

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sali hajduti ne Burg!

                                fakti qe Spakun fajdexhi te Argjites e mbeshtesin vetem ata Qim Mut Peka dhe pak debila, eshte ogur fare i mire!

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Landi

                                Rama është aksidentalisht kryeministër sepse thjesht nuk ka asnjë altrnativë tjetër.. Sillet si karagjoz dhe shum herë shfaq shenja skizofrenias.Është tragjikisht i pa aftë të qeverisë.Kabineti i tij është ka wënë dhe është vari lesht.Të gjitha veprat publike të paguara nga taksat e Shqiptarëve prishen brenda vitit të parë të inagurimit..Është thjesht një njeri që merret me "pikturat"zgarravinat e tij dhe nuk merr vesh nga punët publike.Thjesht shikon figurën dhe jo përmbajtjen.Psh. sot na tregonte restaurimin e banjave të Përmetit dhe në vend që të irritohej me cilësinë skandaloze të materialeve dhe punimeve na mburrej si kokosh.Kjo ndodh sepse ai është i pa aftë të ngrejë sisteme kontrolli për cilësinë e veprave me paratë e taksapaguesve shqiptarë.Jam socialist por ky duhet të shkundet mirë sepse në fund Shqiptarët do ta përbuzin për veprimet dhe mos veprimet e tij.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Landi

                                  Spak sot tashmë është e qartë që po funksionon si një bandë kriminale në duart e Sali Berishës.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Londi

                                    Landi, na gajase bythen. Debil.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. C
                                    Castriotas

                                    Shqiptaret e shkrete e kane leshuar veten... Njera pale pret ti bjere damllaja Salise nga natyra, pjesa tjeter pret ti bjere damllaja Edvinit nga Trump... Vete ha miza! Gjynah ky POPULL!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mik....

                                      Te lumte Mero, analize e sakte shteruese, duhet te shkoj ne veshin dhe vemendje e atyre qe duhet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fshatari

                                        Te gjithe bashfajtoret jane bashvuajtes. Ne nje shoqeri ku elitat jane te koruptuara, kriminale dhe koruptuese, te gjithe ne ate shoqeri jane bashkfajtore sepse ndjekin nje elite pa moral dhe jane bashvuajtes, sepse nga krimi, korupsioni dhe te koruptuarit vuan e tere shoqeria. Elitaret e pa moralshem mbase nuk bashkevuajne nga ligji ( si ne Shqiperi) por vuajne si pjese e shoqerise se edhe ata jetojne ne te njejten shoqeri. Kur shemben rruget sepse jane ndertuar me korupsion njesoj vuajme ne fshataret dhe ata elitaret me kollaro, burokratet, te shkolluarit me diplloma e grada, media e edukuesit. ( me apo pa helikoptere) Elitat mund te jene shume me te pasur se ne fshataret por paraja ne Shqiperi nuk te shpeton nga vuatja, dhe ne mergim je mergimtar dhe vuan. Por ne kete shoqeri krimi e korupsioni ne gurpin e bashkevuatesve ne fshataret jemi me te vuajturit se bashkfajsia tone nuk na dha pasuri te zbutim vuatjen, por na beri me te varfer se ndoqem keta qe e quajne veten profesioniste zyrash, profesore me grada e tituj, edukatore apo mediake. Dhe mbi te gjitha jemi fajtore se votuam e brohoritem per politikane qe jane kriminele. ( te gjithe politikanet ne Shqiperi jane bashkfajtore me ne)

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hakiu

                                          Zullumi keputet pre s'trashti,fundin do ta kete dramatik sepse shpresa tek rilindja ishte e madhe,kurse e verteta eshte se krimi ka udheheq dhe po e udheheq shtetin.Qudi nje popull te ter e manipulon haptaz dhe populli i beson dhe duatrokit.Nuk ka zhvillim te mirfillt,bile ka hapa mbrapa ne zhvillim,populli hesht e thote jo seshte e vertet ishalla jam ne ender.Perplasja ne funde do te jet deshprim i madhe per ata qe i kan besu,sherimi edhe me i vshtire,vazhdon tranzicioni edhe 50 vjet tjera,fillojm nga e para,prap njejte,...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            E

                                            Ballistat e Spakut jan mobilizuar te rrezojn qeverin,do ja rruajn bythen ata dhe komunisti Sale kerma.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              ENTSOE

                                              Perfect, zoti Baze!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                ABC-ja

                                                Duhet të shtohen numri duke futur në sistem dhe profesionist që nuk vijnë vetëm nga magjistratura për të marrë fund numri i madh i çështjeve.. Si dhe persona të pa "kontaminuar" nga drejtësia "dje"

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  sali berisha duhet varur ne mes te tiranes

                                                  pa u qeruar nga faqe dheut. sali kerma krimineli i shqiperis te qerohet kjo drejtesi e qelbur

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    P

                                                    Spaku duke u bere pale me Sali qenefin e ka humbur besushmerin te shqiptaret.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Q
                                                      Q

                                                      Spakun e besojne 90% e shqiptareve. Ti P je debil

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. Y
                                                      Y

                                                      Spak haleja dhe Sali haleja jan bashkuar per te rrezuar qeverine,han mut kot,shqiptaret e jane kuptuar lojen e ndyre qe po bejn keta dhe kazanet mediatik ne mbremje.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. W
                                                        W

                                                        Jane mobilizuar te gjithe Gjin Gjonet e Spak-Gjkko kunder Edi Rames dhe qeverise. Keta kriminel po mundohen ti japin oksigjen Sali kermes,asnje levizje per te hetuar krimet e tij,asnje levizje per korupsionin madhor,I konstatuar dhe nga USA

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Luarasi

                                                          Zoti Baze! Duke ju shprehur konsideratën për këtë editorialin, ju sugjeroj që, në b. p. me zotin Manjani të propozoni një draft projekt se ku duhet të ndërhyhet në Kodin e Proçedurës Penale dhe konkretisht si. (Mos harroni që gjyqtarët e të gjitha të mos hetohen nga prokurorët e SPAK, por nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme).

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Sypeshkaqeni i Gerdecit

                                                            Nje gje dihet nga te gjithe qe SPAK dhe pseudogjykatesit e Gj.Posacme (Vasale dhe sherbetore e SPAKut) moren zemer duke perdorur metoda naziste, arrestojne, kecenojne,pergjojne, bejne gjyqe popullore si ne mesjete nepermjet mediave funderina gjobevenese, duke shkaterruar jeten e qytetareve qe mbahen ne paraburgim pa limit dhe pa prova.Dhe viktima kane qene socialistet si jetim qe asnje nuk i del per zot, apo ti mbroje,dhe nga ana tjeter nje SPAK dhe Gj. e Posacme e dhjere dhe e shurruar ne pantallona nuk guxon nga frika te beje drejtesi per kater te vraret ne 21 Janar dhe 28 te vrare ne Gerdec nga babezia dhe korrupsioni i familjes nongrata, mafjoze Berisha .SPAK dhe Gj.e Posacme duhet te shkrihen sa me pare, sa me vone, aq me shume keq do i behet Shqiperise dhe popullit shqiptar.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Drejtesi pa ndikime te jashtme

                                                              Drejtesia ne Shqiperi fillon dhe mbaron me Sali Berishen . Ai eshte e do te ngelet shkaterruesi i gjithckaje ne kete vend , ai eshte autori i mbjelljes te fares se korrupsionit . Ai qen bir qeni vec shkaterrimit te gjithckaje ka bere edhe shume krime te tjera e qe me pasurine qe vuri e ndikimin e tij politik ka mundur qe ti shpetoje ndeshkimit nga drejtesia . Per sa kohe te jete i pa denuar ai maskara per aq kohe do te kete korrpsion e kundravajtje nga te gjithe pushtetaret e te gjitha niveleve sepse e kane perpara modelin Sali . Qe diten e pare qe ky perbindesh do te denohet te jeni te sigurte qe c'do veper e kundraligjeshme po sidomos korrupsioni do te ulet mbi 75 - 80 % se do mendojne njerzit , kur u denua Saliu kjo drejtesi nuk pyet po te ndeshkon .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Pume

                                                                Nga editorialët më të mprehtë e më të ndershëm e patriotikë. Është një kryeshkrim i Meros që e nderon atë edhe për shkakun se ai, Mero, e ka deklaruar që është dashamirës i kreut të qeverisë. Por nuk nguron kurrë të jetë kritik fort i ashpër me njeriun, që prej vitesh përsërit se është ai, që na e ka bërë peshqesh këtë biçim drejtësie. Mjaft prekës dhe frymëzues qëndrimi yt, Mero Baze!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  TARRRAS LALA

                                                                  O Edi Rama po çfar drejtēsie mor pallosh , drejtēsi me analfabet Prençin me 8 klas shkoll e me kursin e plepave tē Sali kriminel hajdut malok bajgēs. Hik mor pallosh se dhe ti bur muti je.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. t
                                                                    tkiu

                                                                    dhiz iz a mirakull ov fridhim sipas saliut ,dhiz iz a mirakull ov integrejshën in jurops sipas ramës.Z Baze ,respekte per krejt politikonët shqyptar, respekte per aftesit e tyre per te tallur b@let me qytetaret e vendit tonë.Mendo pak ,para 35 vitesh parrulla mbizoteruese e saliut dhe rames ishte 'e duam Shqiperine si gjithe Europa',sot pas 35 vitesh na duhet te presim 2030 qe te mund te marrim ndonje sinjal per te trokitur ne deren e europes.Siç na tregoi dje kryeministri ,drejtesia shqiptare eshte ne vitet 1992 ,pra do na duhet te presim edhe 30-40 te tjera qe te fillojë ti vije pak aroma ,drejtesi me standarte perendimore.Po poooo or budallenj ,ta them un ju.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. C
                                                                      Cfurku

                                                                      Shërimi për të cilën duhen të luten komentuesit e Shqupit është shërimi nga injoranca, por kjo do të përbente një problem teper shqetsues për Saliut,ndoshta dhe per ne. Qëndroni kështu siç jeni pa u lutur, vazhdoni të çoni dru në pyll.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Korca

                                                                        Diku afer shtepise sime ne greqi ndoghi nje aksident para disa viteve dhe u demtua nje tabele sinjalistike , kaluan 2 muaj dhe bashkia nuk dukeshe gjekundi ta zvendesonte dhe i them dikujt qe punonte ne administrat atje se cfar ben bashkia kur nuk nderron dot nje tabele sinjalistike . Degjo me tha duhet tender qe ta zvendesojne rregulli europian , kostoja e tabeles tha esht diku ne 120 euro ne ate kohe , dhe nuk ja vlen tha sepse vetem procedurat e tenderit tha kalojne 3 fish koston e tabeles por skemi ca bejm kto jan rregullat . Po mir i them kto 2 muaj qe mungon sinjalistika ktu nse ndodh aksident kush e mban pergjegjesine ? Askush tha sepse ke do fajsoje gjykata kur administrata esht brenda ligjit.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. E
                                                                          Edi

                                                                          Mero, shpjegoju ca rilindjoteve se si duhet ta kuptojne Ramen qe 3 "doreheqje" Beles nuk ja pranon,,,e pas tyre Belen e shkarkon! (por me terma me partishmeri qe ta marre vesh rradakja e tyre e baglosur)

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. R
                                                                            Rilindja e Lenka Cukove

                                                                            Rama e ben lemsh te tijen qeveri, vetem Mero meraqi akoma gje nuk di / Bela e Mamica nga qeveria jane shkarkuar, por ama vegjeton Diella me hard-disk te skaduar /

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. O
                                                                              Opozitar

                                                                              Me pak fjale shpresa qe dashit do ti binin bolet u shua.. po me Tikun ca do behet tani? Une them te mbledh karriget e te iki ne shtepi se qeverin e rrezoi.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. r
                                                                                realisti

                                                                                Jam ne nje mendje me AI se gjykatesit e prokuroret duhet te jene ne rradhe te pare njerez me integritet moral. "Ate qe nuk don t'jua bejne mos u a bej dhe ti te tjereve",eshte parim kryesore qe duhet te kene njerzit po ashtu dhe prokuroret e gjykatesit dhe sidomos gjykatesit. Origjina dhe edukata familjare ka te bejne shume. E kam thene dhe ne nje koment tjeter studentet e magjistratures duhet te perzgjidhen ne menyre qe integritetin moral ta kene te pa negociushem,pastaj vijne cilesite tjera. Sa per pamvaresine e organeve te drejtesise Rama lodhet kot kur thote se ishim ne qe i beme te pamvarur. Jo,jo ata kane qene te pamvarur para Rames.Politika nuk i ngacmonte dhe ata nuk e ngacmonin politiken. Seicila pale bente çfar donte dhe nuk i nderhynin njeratjetres. Ndersa tani ata kane frike se behen te mvarur nga ligji prandaj duan te rrezojne Ramen qe te vijne perseri Saliu me Liken dhe te bejne sikur kane be. Fare e thjeshte,nuk don mend as kalem. "Kush eshte mesuar nuk rrin pushuar" thote Populli.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. q
                                                                                  qyfyre rilindjote

                                                                                  Rama mbledh kabinetin e arnuar rishtaz. Mungojne te shkarkuarit Bela, ai vocrraku Vengu dhe Spiropalja (kjo e fundit po pergatitet te dale serish ne sheshin Skenderbej qe te sokellije jo me "Edi Rama eshte Skenderbeu" por tia marre fort kenges "Edi Rama e mprehu shpaten", me te cilen shpreson se do ja shohe hajrin ne ndonje emerim gjekundi)

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. k
                                                                                    kris

                                                                                    nuk di si ta ndihmoj qeverine ne luften ndaj SPAK.Kur nuk e lufton dot Saliu me Meten cfare duhet te bejme ne votuesit e thjeshte te Rilindjes?

                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                    Lini një Përgjigje