Ilir Beqaj po shkon 20 muaj në burg, ndërsa sot nisi të gjykohet çështja e sterilizimit për të cilën, kur ka nisur, ai u la i lirë me detyrim paraqitjeje. Prokuroria kishte dyshimet se Ilir Beqaj mund të akuzohej për shpërdorim detyre, një akuzë e rëndomtë që tani është kthyer si neni 55 për agjitacion e propagandë për çdo punonjës të shtetit. Por ndërsa dosja shkoi në GJKKO në seancën paraprake, një gjyqtare kamikaze me orientim të fortë politik urdhëroi SPAK që ndaj tij të shtohet dhe akuza për korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal.
Që ta bëjmë të qartë, gjyqtari paraprak është në parim një gjyqtar që filtron lëndën, mos ka akuza të tepërta, madje ka dhe të drejtë ta anulojë akuzën. Ky është rasti i parë në drejtësinë shqiptare që një gjyqtare kamikaze për shërbime politike urdhëron prokurorinë speciale, e cila është vetë boll represive, të shtojë akuza për korrupsion, pa gjetur asnjë transaksion financiar apo përfitim në dobi të ministrit, dhe akuzën akoma më qesharake që quan ministrin grup kriminal sepse ka bashkëpunuar me zëvendësministrin dhe vartësit e tjerë të tij, që e ka detyrë funksionale. Po të mos bashkëpunojë dënohet për shpërdorim detyre.
Për hir të së vërtetës, të dy prokurorët në seancën paraprake kanë deklaruar se ata nuk kanë gjetur më shumë se sa shpërdorim detyre në veprimtarinë e ministrit, por sot në gjykatë, kur u pyetën nga trupa gjykuese pse e kanë shtuar këtë akuzë, u justifikuan dhe nuk kanë shumë faj, se gjykata i urdhëroi ta shtonin dhe vendimi i gjykatës prevalon.
Pra në gjithë botën, në çdo sistem drejtësie, ka prokurorë që ngrenë akuza dhe gjykata që i filtrojnë ato, kurse ne kemi arritur në një sistem drejtësie që gjykata ngre akuza dhe prokuroria duhet të gjejë fakte që të mbështesë gjykatën. Në çdo sistem drejtësie, gjykata e prezumon të pafajshëm çdo të akuzuar dhe i lë barrën e provës prokurorisë, kurse tek drejtësia jonë e re, gjykata përcakton se përse akuzohet dhe i lë detyrë prokurorisë të gjejë fakte që të ilustrojë dëshirat e gjyqtares.
Sot, kur filloi gjykimi në themel i çështjes, avokatët e Beqajt u shprehën se gjatë kësaj seance mësuan se akuza ndaj të mbrojturit prej tyre është ngritur nga gjykata dhe jo prej organit kompetent, SPAK-ut. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj dhe anëtarë Irena Gjoka e Erjon Çela, pasi u tërhoqën për të marrë vendim, konstatuan se qartësimi i akuzës është një element i rëndësishëm për garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Trupi gjykues i la detyrë prokurorëve që të përgatisin me shkrim argumentet ku mbështesin akuzat e reja, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në formën e bashkëpunimit të posaçëm, dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Pra, kronologjikisht ka ndodhur që ministri është përfshirë në hetime për shpërdorim detyre dhe rrugës një gjyqtare ka menduar se “ai qen meriton më shumë”, dhe ka detyruar SPAK t’i shtojë akuza ende pa asnjë fakt, të cilat i bëhen prezente në seancën e parë të gjyqit në themel.
Ndërkohë, koncesioni për të cilin gjykohet ka përfunduar, qeveria thotë se është koncesioni më i suksesshëm në shëndetësi, i ka kursyer shtetit miliona euro nga shmangia e infeksioneve në operacione dhe ka shmangur dhjetëra vdekje që vinin nga procesi skandaloz i gjendjes në të cilat ishin spitalet deri më 2013 dhe se tani një kompani shtetërore do të vazhdojë të njëjtën punë.
Ministri nuk është në akuzë as për korrupsion as për grup kriminal nga SPAK, se të jesh i akuzuar për korrupsion duhet të gjesh së paku 500 euro korrupsion që i ka përfituar ministri nga ky koncesion, ose nëse është grup kriminal, duhet që ministrit t’i gjesh lidhje me persona përtej zyrës së tij, jo vartësit e vet.
Sidoqoftë, duke krijuar një drejtësi pa asnjë standard, ku gjyqtarët janë në garë me prokurorët kush të jetë më represivë dhe më arbitrarë, situata ka mbërritur kur gjyqtari sillet si prokuror dhe prokurori i gjorë duket si avokat i pafuqishëm kur thotë që nuk gjeta prova por më urdhëroi gjykata.
Një nga arsyet përse ky proces ka degraduar në këtë gjendje është dhe fakti se Ilir Beqaj nuk është një figurë simpatike politike dhe është një ish-ministër i harruar nga PS. Por të mos qenit politikan popullor nuk është vepër penale. Penalizimi i vetëm është që nuk zgjidhesh deputet dhe ministër, siç dhe ka ndodhur me të, por jo të masakrohesh nga urrejtja e një gjyqtareje.
Tani pyetja lind: Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi ta bëjë këtë marrëzi? A nuk kemi të drejtë të gjithë tani të themi që ajo është pjesë e ndonjë grupi kriminal apo e korruptuar, pasi përdor detyrën e saj dhe fuqinë që i jep ligji për të hakmarrje politike ose në interes të të tretëve? Natyrisht që kemi dhe nuk duhet lënë deri tek hamendjet.
Gjykatsja eshte shoqe e ngusht e argites dhe ka ber ate qe ka urdheruar familja non grata pamvarsisht se çfar thot ligji.Tani kuptoheni se kush eshte grup i strukturuar kriminal
Ore , se ne te gjithe artikujt shumica e artikuj-shkruesve dhe komentuesve shprehen : " Gjykatat dhe prokurorite i ka kapur Saliu"....edhe Rama kendon te njejten kenge por jo te drejtperdrejte por te kamufluar paksa.....atehere cilen shihni si rrugezgjidhje ? Po prisni te na lere shendene Saliu qe te zgjidhet ? Po ku i dihet kur ndodh kjo ? Pse nuk beni ndonje artikull apo komente per rrugedaljet ligjore nga kjo situate ?? Apo hajde te vazhdojme te shajme SPAK dhe GJKKO dhe te presim sa te shuhet kandili i plakut Mere ?? !!!!!
Pse Spak e Gjkko kane imunitet ndaj shkeljes se ligjeve? Nepunesit e thjeshte per nje shkelje ligji shkojne direkt ne paraburgim, keta zoterinjte e Spak e Gjkko-se jo, Tirana digjet dhe keta lirojne djegesit! E atehere ne do t'i shajme deri sa t'iu plasin trute, mbasi jane rrugace e bandita!
Ore shajini , po a zgjidhet gje me sharje ???
Figure, rrugedalja eshte kollaj meqe pyete. Shqiperia u detyrua te kopjoj italine me mani pulite, dhe meqe e filloi ashtu le ta bej si italia dhe mos presi, nje referendum ku pyetet populli, a duhet ndare gjykatesi nga prokurori? Dhe a do lejohet prokurori te hetoj dhe pergjoj gjykatesin? Ndiqe pak ate qe po ndodh ne itali, dhe do shofesh gallate, se tani ka ndru menje edhe Di pietro. Eshte si me dal neser Altin Dumani edhe te thote lene se ja kena fut kot, duhet me e ndryshu kete pune. Halli eshte qe ne itali erdhi Meloni, dhe ndryshoi muzika, ne shqiperi eshte Dulla i ri, me plakun mere, dhe sdun me zbrit nga kali as njoni e as tjetri, ene do hajne mut shqiptaret deri sa te vdesi nenjoni nga kta te dy si puna ajatollahut. Ne nderkohe e vetmja gjo qe ka ngel, eshte versioni Meros qe denoncon …lleqet qe bejne kta karallojt e drejtesise edhe fjala e qytetarit qe duhen ta shperndaj lajmin qe kur te vij hera tjeter me hedh voten mos e japin pet 50 mij lek. Asnjonit nga ketyre mostrave. Terqeta
Respekte "Kallarja e kuqe" .....Po mire , ja u bene keto referendume qe thua ti , dhe u vendos ashtu si duhet per keto ceshtje qe shtron ti........por ne fund te fundit njerezit nuk u nderruan , do jene po ata njerez te pergojuar edhe ketu ne Tema si njerez te Saliut....e thene ndryshe keto metoda qe thua nuk i nderrojne njerezit e drejtesise "se kapur nga Berisha"....dhe keta njerez , po dhane ndonje vendim qofte edhe i drejte sipas ligjit , prape do paragjykohen si njerez te Saliut.....sa per voten , vota s'ka vlere ne Shqiperi , kujtdo t'ia japesh thjesht po nderron "padrinon e korrupsionit".........duhen njerez idealista e jo lekista qe tju japin drejtim puneve...po ku ti gjesh njerez te tille....ndoshta drejtesine per ca kohe duhet ta bejne te huajt , ashtu si ca ndeshje te rendesishme futbolli ku FSHF therret arbiter te huaj , dhe ai as nuk e rruan per askend , po eshte per karton te kuq jep te kuq , po ishte penallti jep penallti ......ose te pakten VAR-i i gjyqesorit te jete i huaj !!!!!...Turtjeta !!!
Na dole nga Korca me duket????. Une e permenda me siper qe ne itali erdhi Meloni, dhe mani pulite ne itali ka ndodhur ne 1990, me pak fjale te ne na bie rradha ne 2050! Gjykates te huaj te bejne punen tende nuk ndodh! Thjesht duhet gjet sistemi check and balance, sic e kane gjithe vendet e europes, nuk ke nevoje me shpik, kopjo naj gjo nga vende ku funksionon kjo drejtesia e shkrete. Pastaj edhe dicka e rrendesishme, keta po zgjedhin gjykates kushtetues nga 40 vjec, ne gjithe vendet e botes jane nga 60 e lart, se 40 vjec do me bo kariere, 60 e lart ke kry pune, edhe eshte mosha qe mund ti japesh dicka mbrapsht vendit tend. Prandaj them referndum se duhet ndryshohen shume gjera, jo vetem fasade.
Nje nga zgjidhjet eshte zgjedhje te parakoheshme me kete kod zgjedhor, dhe duke parê katandisjen e PD te fitoje 2/3 e parlamentit te ndryshoje ligjet kushtetuese,pastej gjithe gjykatesit dhe prokuroret qe dihen që janê me orientim pro ajatollah sali berishes dhe qe kane shkelur ligjet, dhe ti zevendesoje me te rinj te shkolluar ne perendim. Pastaj gjithe kete grup te strukturuar kriminal ne drejtesi ta nxjerre para gjyqit dhe ti numeroje edhe çorapet, jo mê brekët. Me te vetet te meret drejtesia e re.
Aha , dmth ti propozon te heqim gjykatesit dhe prokuroret e El Sali bin Berisha dhe ne vend te tyre te veme ata te El Edi bin Rama .....dmth nga shiu te biem ne bresher dhe pastaj ketu te Tema do behet feste , kurse te gazetat qe jane me Saliun , do fillojne te shajne gjykatesit dhe prokuroret qe i ka kapur Rama.....sa llogjike e bukur , thjesht do ndryshojne ata qe shajne drejtesine !!!!
Po ti mor pall ke fillu punë te gazeta tema?
Jo , si gjithmone atje te semafori.......menaxhoj tet eme dhe tet moter !!!
Zoteri, se keshtu si shkruani ju, nuk mund te komunikojme, zgjidhja eshte: parlamenti qe ka votuar populli duhet te ribeje kushtetuten e Shqiperise sepsé nuk mund te thuhet ne kushtetuten qe deputeti nuk mban pergjegjesi per ate qe thote dhe ben, sepsé kjo do te thote se deputetet jane njerez te çmendur, se e ka bere Sabriu me Arbenin atehere qe te mos prekeshin vête, te ndryshoje komplet kodin pénal dhe te ja çoje popullit per référendum. Kjo eshte demokratike plotesisht dhe eliminohen edhe bandant e prokuroreve dhe gjykatesve qe duhet tu ndalohet per jeté ushtrimi i kesaj detyre kriminale qe bejne sot
O Sali Ram ( trapi)...sa për drejtëshkrim të vë notë 10 se nuk bën gabime.Po sa për llogjikën e të shprehurit meriton 2, as 4 .Mos ta heq llogjikën se anon nga e djathta dhe nuk ecën drejt nga pesha se mban dhe Saliun në kurriz ?
Ke te drejte , por sot motra dhe moma jote nuk erdhen se ia kishin "dhene" nje tjetri , keshtu qe mbeta pak i stresuar , dhe stresi ka gjithmone efekte....u thuaj pak te mos mungojne ditet e tjera......o patronazhist i El Edi bin Rama !!!!
REFERENDUM si ne Itali, per t'u vene fre ketyre gjykatesve e prokuroreve POLITIKE dhe ARROGANTE te verbuar nga zelli politik e INJORANCA profesionale . Nuk ka rruge tjeter, jo ligje jo parlamenti jo leshi jo persheshi... duhet t'ua vendose POPULLI kapistallin ketyre... sabotuesve te drejtesise reale.
Gjykatesja ka emer quhet Fjorela Davidhi.Eshte e njejta gjykatese qe i hoqi masen e arrestit Berishes dhe vonoi fillimin e gjykimit te ceshtjes Partizani deri pas zgjedhjeve te Majit. Komplet e korruptuar moralisht , e komplet politikisht e aneshme.Pa asnje lidhje me konceptin e drejtesise.Kjo eshte " drejtesia e re" per te cilen Rama u betua se edhe 100 here po te kthehej mbrapsht perseri Davidhin do na kishte dhene.Drejtesia per te cilin ai eshte krenar qe do ja u lere trashegimi brezave te ardhshem.
Eshte per konsum
Kuvendi duhet te shkrije drejtesine e re me ligj, dhe ne emer tepopullit, te shpalle te pafajshem kedo qe eshte hetuar apo denuar nga Drejtesia Speciale me procedura fashiste. Nderkohe ne burg te shkojne te gjithe qe kane hetuar apo denuar ne emer te drejtesise te re. Po ashtu, Kuvendi duhet te miratoje nje rrezolute per ti thene BE: Fuck You per drejtesine e re kriminale qe na instalove! Shqiptaret, kudo jetojne, duhet vetem te mirembajne aleancen strategjike me Ameriken, Italine dhe Turqine.
Po ca BE thua ti o flori, po kane interesa vete keta legenat ketu, pse nga Brukseli eshte Altin Dumani? E di ti ku bie shupenza? Atje zbret dhia malin me frena dore o mik. Dhe ligjin e votun 140 deputet si gamor, ca BE thua. Kta jane ca mostra qe i bejne vete te gjitha, vetem mua mos me hy gjembe ne kembe thone. Edhe pastaj dihet pazari si puna e Thacit, vete e ngriti vete e hongri i pari
Hajahhaaaaa....Po ai qe tha e bera une. Noc rrokun tha. Hahahaaaa. Shko fli shko.jane te thella kto pune.
Pirdh o Mero pirdh. Kete vend e ka mare perupia. Desh te bente drejtesi piktori, por harroi se ai stan ate bulmet ka. Nuk behet muti marmalate me vendim parlamenti.keta deshen drejtesi te re me sherbetoret e familjes berisha.
Eh mer Xhixh mashtrusi. Piktori desh me bo drejtesi vetem sa me denu Salen, Liken, Mediun etj. Harruan kta se drejtesia duhet te merret se pari me korrupsionin ne ket vend te superkorruptuar. Dhe korrupsionin e bon ai qe ka pushtetin, qe bon tenderat, koncesionet etj etj. Pushtetin e ka piktori tash e 13 vjet dhe natyrisht se pari do hetojm ket periudhe dhe ate qe vjen me pas. Ato qe jan bo pishman per drejtesin e re sot, dun me na kthy ke padrejtesia e Tik Llalles. Lejeni drejtesine e re ta pastroj ket vend nga llumi i do krahu. Duhet me u harru nga te gjith koncepti ec ta marrim pushtetin me u pasuru.
O Labi qe e ke koken si bytha e Mero Baze Gelbazes o lumadh, po rrite intelligjencen o hajvani i labêrise se nuk shk9het me mendjen e Moero Mutit as ne hale?!
Grup i mirëfilltë i strukturuar kriminal , është familja e kriminelit të shpallur non grata nga miqtë euroatlantikë , Sali Ram Berisha i Viçidolit . Ai është kapobanda i drejtësisë dhe i kupolës së PD-së . Pa u qërruar kjo kalbësirë nga politika , ky vend do vazhdojë të lëngojë .
Avokati të bëjë padi ndaj gjyqtares për shpërdorim detyre po aty në sallë. Prokurorin e ka aty përballë. Të shohim si do reagojë.
"nuk duhet lënë deri tek hamendjet", po kush do i kontrolloje shkeljet e gjyqtares, askushi? Ky eshte shtet bordello i gjyqtareve dhe prokuroreve, ne Shqiperi te gjithe duhet te pergjigjen para ligjit, pervec organeve te drejtesise, te gjithe mund te arrestojne me akuzen per "Shperdorim detyre", pervec organeve te drejtesise edhe kur shkelin ligjin, pra te vetmit qe kane imunitet ndaj shkeljeve te ligjit, jane ata qe kane per detyre te zbatojne ligjin, imunitet per te cilin nuk behet fjale as ne Kushtetute e as ne Kodin Penal!
"Trupi gjykues i la detyrë prokurorëve që të përgatisin me shkrim argumentet ku mbështesin akuzat e reja, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në formën e bashkëpunimit të posaçëm, dhe “grup të strukturuar kriminal”. Meqe po krahasohesh me boten (ate demokratike) trupi gjykues jo vetem qe e liron ne vend te akuzuarin per mungese te akuzave te reja por kallezon edhe per ndjekje penale/ displinore prokuroret ose te denon pasi ne bote kjo quhet "contempt of court" ose shqip "mosperfillje per gjyqsorin". Ndersa keta gjykatesit i luten prokuroreve per te sqaruar akuzat ndersa i akuzuari rri ne qeli deri sa prokuroi dhe gjykata te merren vesh me njeri tjetrin si ta formulajne akuzen. Te vesh duart ne kok eshte pak.
Ti mire e ke, po kujt ja the, keta jane bo ca mostra, ku ligji vlen vetem si term per maliqin. Me pak fjale bejne si duan vete, dhe cfare duan vete.
Nuk e di por me sa shoh ai veting nuk duhej të merrej me pasurinë e këtyre banditëve, por me moralin dhe vendimet gjyqësore të së kaluarës të tyre. Sepse pasurinë shumica e tyre ditën ta fshihnin. Këta gjyqtarë e prokurorë qenkan së pari zuzarë me gjithë kuptimin e fjalës. I mbetet qeverisë të gjejë antibiotikun e duhur pa u infektuar përfundimisht ai popull.
Vetingu ishte nje deshtim sepse askush nga ata gjykates e prokuror qe u perjashtuan nga drejtesia se nuk justifikuan pasurine nuk u hetua apo tu ishin sekuestruar pasurite. Rames i ka ikur gjuha, nuk e permend me.
Drejtesia jone eshte dhier fund e krye e duhet te pergjigjet per kete deformim te qellimshem. Sot perfundon edhe afati ligjor I arrestit te Saliut,per te cilen drejtesia s'guxon te nxjerre ze, sepse zvarritja e proceseve te tij eshte e qellimshme. Te pjerdhca mu ne drejtesi o Edi Rama
Kur je minister dhe vjedh bashke me shoket mbi 120 milion euro sigurisht qe grup i strukturuar kriminal je! Pak e ka Boll mbrojtet hajdutet! Nga mengjesi ne darke duke i qare hallin Ballukit, veliajt, beqjas, rames, bashkim ulajt! Si ju mban dheu o plehra
Keta jane plehra. Po ata që ke ne tribune kur shkon ne miting nuk jane plehra? Ata jane plehra dhe vrases. Ata jane misherimi i çdo të këqije që mund të ketë nje njeri. Si ju mban dheu o të mjerë plehra
O ti neser avazi! Po une nuk eshte se duke share keta plehrat ne pushtet qenkam mitingash i sali berishes o te keqen! Plehra dhe ata. Mut njeri, shurre tjetri! I bashkon deshira per te vjedhur shqiptaret! E paske problem te mendosh qe ka njerez qe nuk jane as me saliun as me ramen me sa duket
Pra organizata kriminale e SPAK po ju thote troq shqipetareve se per nje gje elementare do te ju kalbim ne burg,dhe nuk ju lejojme avokat per tu mbrojtur. Deri kure do te vazhdojne keta kriminel qe te tallen me fatin e njeriut te pafajshem. Reforma ne drejtesi eshte krimi me i madh qe i ka bere partia socialiste ne keto 35 vite shqiperis. Atij institucioni duhet vene qelesi dhe asnje i burgosur mos te pranoj te shkoj ne sallen e gjygjit.
------------Gjyqëtarët në Shqipëri-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- janë të vetmit persona-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- që nuk ndëshkohen--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------për injorancën e tyre------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ndaj ligjit.--------------------------------------------
SPAK dhe GJKKO jane thjeshte vellezerit siameze te gjyqit te Hages per udheheqesit e luften e UÇK .
Kthetrat e Salikermes jane ngulur thelle ne segmente te rendesishem ne gjyqesor dhe prokuri.
Me ç'shohim të gjithë organet e drejtësisë së re, I paska kapur Berisha.......... . Sepse Berisha në atë periudhë kur plotësoheshin me gjyqtarë e prokurorë këto organe, punonte..... . Ndërsa Rama paska bërë gjumë...... . Më keq e gjeçin....
Shqiperise i duhet DREJTESI per te bere shqiptaret te barabarte perpara ligjit dhe per te pergjegjshem per thyerjen e tij. - - - - - - Shqiperise i duhet PRODHIM INDUSTRIAL per te punesuar shqiptaret, per t'i mbajtur brenda vendit qe te kontribojne per te. - - - - - - - Shqiperise i duhet LUFTE kunder krimit, dhunes, dhe korrupsionit masiv. - - - - - - - Ka 35 vite qe Shqiperia po shkon ne drejtim te kundert: cdonjeri kerkon t'a vjedhe, t'e mendoje vetem per familjen dhe jo per vendin (kush do mendoje per vendin?), te beje "politike" por te mos e caje koken per cfare ndodh perreth. Ne Shqiperi nuk shkon perpara i ndershmi, punetori pa fjale, dhe mendimtari. Ne Shqiperi shkon perpara hajduti, trimi, dhe mafjozi.
Lajtmotivi kryesor i nisjes se reformes ne drejtesi ishte ,fundi I pandeshkueshmërise.Ende sot nuk e kemi kuptuar cilët ishin aktoret e ketyre ngjarjeve me pandeshkueshmëri 1992-2014 ,1-cili duhej ndeshkuar ? 2-cili duhej ta ndeshkonte? 3- cili nuk e ka kryer detyren duke lejuar per rreth 22 vite pandeshkueshmërine???4-per cilën arsye eshte lejuar pandeshkueshmeria : frika ,interesi monetar ???
Thuaje më shkoqur atë që e dimë ne të gjithë që e njohim që RUDINA PALLOJ është një militante e thekur e PD dhe Sali Berishës. Është urgjente të vihet dorë. Kjo drejtësi po merr devijacione të rrezikëshme e po kthehet në një organizatë kriminale . Përvec të pak rasteve kur po dënon me të drejtë figura për korrupsion nga PS, në shumicën e rasteve po vepron e organizuar nga militantë brenda SPAK dhe GJKKO për tëgoditur masivisht ministra, deputetë, k/ bashkie nga PS dhe hesht për dosjen e 21 janarit, zvarrit gjygjin e Gërdecit, hesht për grushtin e shtetit të shtator 1998, etj sepse i takojnë Berishës e PD. Turp i madh, arrestohet kryetari bashkisë kryeqytetit duke u nisur nga një letër anonime, arrestohet zv. ministrja për një arkë peshk, gjykata urdhëron prokurorinë që ti shtojë akuzë tjetër Beqajt etj, etj. EDI RAMA dhe ju DEPUTETË të PS jeni naivë apo bëni vetë. Po zbatojnë atë që këta juristë militantë flasin në koridoret e Spak dhe Gjkko që do ta shkrijmë fare PS e do ti fusim të gjithë në burg. Përse heshtni ? Apo siguroheni që do tju votojnë gjithmonë shumica e qytetarëve shqiptarë. Keni frikë një gërdallë nongrada ??? QËROHUNI ATËHERE spurdhjakë.
Ka dështuar SHKOLLA..!! ka dështuar drejtësia, ka dështuar shoqëria. Një drejtësi që paguhet shtrenjtë tani me vone do paguhen më shtrenjtë viktimat e kësaj drejtësie... Shiko konkurrimet, shiko shkolla e magjistratures gjithçka fallco. NË NJË VEND KU DIPLOMA BLIHET ME LEKË.. AI VEND DO VUAJ GJATË OSE TË VDES!!
Deshtimi i sotem i cdo institucioni tregon ate qe i kane bere Shqiperise 35 vjet Rama dhe Berisha! Dhe gszetaret e portal haleve si Mero Baze. Jo rastesisht i vetmi institucion qe funksionon dhe sulmohet si nga rama dhe nga berisha por dhe nga hale gazetaret, eshte SPAK!! Perse? Sepse funksionon! Prandaj bravo SPAK. Mos shih as majtas as djathtas! Hajdutet nuk kane ngjyre
Bravo te qofte SPAK qe nuk heton liderin e krimit Sali Vuk Karaxhixhin!
Sa me shume kohe kalon dhe te vertetat dalin ne pah verteton bindjen time se Ilir Beqja eshte arrestuar padrejtesisht. Sa per shperdorimin e detyres, çdo funksionar apo nenpunes civil prokuroria dhe gjykata mundet ta fusin kur te doje brenda se,per veprim apo mosveprim,i gjindet fare kollaj nje akuze. Un kam punuar ne kohen e Beqajt ne shendetesi,drejtoja Urgjencen e Durresit prej vitesh, dhe ne takimet e punes qe kishim gjithmone me ka lene pershtypjen e nje ministri te pergjegjshem dhe te angazhuar per punen e tij i cili donte te bente me patjeter diçka per te cilen shendetesia dhe populli kishte aq shume nevoje. E para ishte organizimi i Urgjence3s Mjeksore qe ishte nje gangrene. Deri ne ate kohe dikush qe pesonte inmfarkt miokardi munde te merrje ndihmen e duhur vetem ne rast se ndodhej ne Tirane dhe perpara ores 12.Nqs i ndodhte pas ores 12 te drekes nuk kishte mundesi te perfitonte nga shteti sherbimin e duhur por duhet te i drejtohej klinikave private. Pa mbushur vitin si misnister Z.Beqja filloj organizimin e Urgjences Mjeksore Kombetare.Gjeti nje profesionist shume te zotin,poatriot dhe te perkushtuar si Skender Bratja dhe keshtu bene te mundur qe plot nje vit pasi mori mandatin e ministrit filloj Qendra Kombetare e Urgjences Mjeksore dhe infarktet trajtoheshi 24 ore ne 24 qe nga Konispoli e ne Vermosh. Dhe jo vetem Infarktet por gjithe urgjencat mjeksore. Dhe kjo fal merites se ktij Ministri dhe Dr. Skender Bratajt dhe natyrisht kryeministrit. Dalim tek Sterilizimi,ne mjeket e dijme se si ishte sterilizimi ne Shqiperi ne at'kohe,ishte faqja e zeze e shtetit qe e kishte lene ne at'gjendje. Dhe tani dua te tregoj nje bisede qe pata me nje fshatar "demokrat" te thekur qe fliste per Beqajn,sikur ai te ishte gdhire dhe ngrysur çdo dit me ministrin dhe ne dy fjale qe thoshte te treten e kishte vjedhje e korrupsion duke perdorur nje fjalor te peshtire. Dhe kur i thoja une punet e mira qe kishte bere ai terbohej me keq. Nuk dija se çfar argumenti tjeter te perdorja dhe mu kujtua lopa qe derdh koven e qumshtit. I thashe mir more po ti a e there lopen se te derdhi nje here koven e qumeshtit! Ai ngeli dhe nuk dinte çfar te me thoshte por u detyrua te pranonte se jo,nuk e ther as nuk e mallkoj. Un ju them ktyre prokurorevete dhe gjyqtareve(sidomos gjykatesve qe shtojne akuza meporosi te politikes)te SPAK-ut,po ju perse doni ta "therni" kur as nuk jeni te bindur qe ka bere korrupsion? Aq shume jeni ne borxh me politiken?!! Un e dije se keni inat te madh me Edi Ramen por mos e nxirrni inatin me zotin Beqaj,po te mundeni suljuni Atij seAi don me ju be te varur nga ligji se deri tani keni qene te pavarur nga ligji por, dhe nga politika.Politika bente çfar donte dhe ju benit çfar donit dhe nuk i nderhynit njeri tjetrit.Tani eshte ndryshe,por nuk ju a ka fajin Zoti Beqja,mos i bini ne qafe kot.
Lil Beqos i kane lene vetem akuzen e zhvatjes se nja 200 mije Euro fonde nga BE, se sa per ato qindra milione Euro te avulluara me firme te Beqes neper ato Koncesionet (kupto- vjedhjet)e Shendetesise...ato nuk ja kane ngarkuar ne kurriz qe mos ta palosin fare me dysh gallofin.
Fajin nuk e ka as Spak as Gjkko e as ju llafazanet me fantazi te shfrenuar dhe vesin e shpifjes, fajin e ka Beqja qe kur ishte minister beri me privatin ate qender moderne sterilizimi me parametra nderkombetar, mbasi ju race qenash meritoni te vdisni si qena duke ulerritue nga dhimbjet qe shkaktojne infeksionet si ne kohen e Sali mortjes!
Akuza per shperdorim detyre nuk duhet te egzistoj.Ajo eshte paaftesi ne pune dhe per ate largohesh nga puna jo denim ne burg.Edhe Merua ngre dyshime per Znj Davidhi (gjyqtaren) e sipas meje kjo gjyqtare per dyshime te arsyeshme duhet te shkoj pas hekurave.Po pse akuzohet Z.Ilir Beqia?As prokuroria nuk e di.ne mendimin tim Z.Beqia ka bere nje krim te rende.Ai veproi me force qe pacienteve te mos u rrezikohej jeta.1-Qe urgjenca kombetare te ishte e gateshme ne cdo kohe. 2_Qe pacientet gjate kryerjes te operacineve te mos u rrezikohej jeta.3-QE populli te kryente kontrollin e shendetit si kudo ne bote e shteti it ndihmonte.Natyrisht gjera te mira e sociale.Por keto veprime te tij bien ndesh me kapitalin privat.Klinikat private te shteteve te huaja kane ardhur per tu pasuruar me jeten e shqiptareve dhe jo te mbeteshin pa pune.Kjo ishte rruga e prishjes te cdo gjeje qe kishim.Ky "krim" qe beri Z.Beqai eshte i rende dhe nuk mund te mos denohet.Ti sherbesh popullit eshte krim qe nuk falet lehte dhe sidomos kur prish interesat e "miqve "tane nga bota kapitaliste e konsoliduar.Kete gje e di mire K/ministri yne,qe kerkoj te vendoste vetulla e nxorri edhe syte.
Mero pyet,kush e urdheroj gjyqtaren Palloj, kjo dihet, shurra njihet borerisht si kamikaze e tij,prandaj ate vendim do merte.